Tag: sylvinho

  • “Futbollistët sot e kanë mendjen te rrjetet sociale”, Sylvinho thirrje lojtarëve: Është shansi juaj, lëreni shpirtin në fushë

    “Futbollistët sot e kanë mendjen te rrjetet sociale”, Sylvinho thirrje lojtarëve: Është shansi juaj, lëreni shpirtin në fushë

    Shqipëria pret Serbinë në “Arenën Kombëtare”, në atë që quhet dueli më i zjarrtë i Grupit K, në kualifikueset e Botërorit 2026.

    Tekniku i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, i ka bërë thirrje ekipit të tij që lojtarët të japin shpirtin në fushë, pasi është shansi i tyre në këto 90 minuta të tregojnë aftësitë që kanë.
    “Unë kam luajtur ndeshje të mëdha përgjatë karrierës time, por e kam bërë këtë gjë 15 vite më parë, kur rrjetet sociale nuk ishin një gjë kaq e madhe sa sot. Në kohën time ishte më e lehtë. Me këtë gjeneratën e re, duket sikur janë më të fokusuar te rrjetet sociale. Mesazhi im është që në këto 90 minuta keni mundësinë të bëni diçka të mirë dhe të lini shpirtin në fushë.
    E thashë dhe më parë, të dyja skuadrat janë të përgatitura. Kur flasim për futbollin, flitet në fushë. Nga ana tjetër, edhe ata dhe ne kemi lojtarë të mirë. Ata kanë një trajner të shkëlqyer dhe ne kemi një trajner shumë të mirë. Kështu që do të flasim vetëm me futboll”, tha Sylvinho.

    Top Channel

  • “90 minuta janë shumë…”, Sylvinho para sfidës me Serbinë: Rrugëtimi drejt Botërorit është i shpejtë, por futemi në ndeshje për 3 pikët

    “90 minuta janë shumë…”, Sylvinho para sfidës me Serbinë: Rrugëtimi drejt Botërorit është i shpejtë, por futemi në ndeshje për 3 pikët

    Shqipëria dhe Serbia masin forcat të shtunën në orën 20.45, në kuadër të ndeshjes kualifikuese të Botërorit. Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho doli në konferencë për shtyp, në prag të këtij takimi të rëndësishëm, ku preku tema të ndryshme.
    ” Mendimi për Kombëtaren e Serbisë- “ Mitroviç, Vlahoviç dhe Joviç, janë lojtarë të fortë fizikisht, Serbia është një skuadër e fortë. Por edhe ne kemi lojtarë të fortë, Brojën, Manaj, Uzunin, Nedim Bajramin për të cilët jam shumë krenar, presim një ndeshje shumë të bukur.
    Dëgjova edhe trajnerin e Serbisë dhe të gjithë duan fitoren, rrugëtimi drejt Botërorit është shumë i shpejtë, por futemi në ndeshje për 3 pikët, shpresojmë të kemi një ndeshje të bukur nesër. Në 90 minuta mund të ndodh gjithçka, janë shumë të gjata“, deklaroi ai.

  • Formacioni kundër Serbisë, Sylvinho ka fare pak dilema për 11-shin kuqezi

    Formacioni kundër Serbisë, Sylvinho ka fare pak dilema për 11-shin kuqezi

    6 Qershor 2025

    19:48

    Telesport

    Trajneri Sylvinho sot ka dilemat e fundit sa i përket formacionit për ndeshjen me Serbinë.
    Me skemën e konsoliduar tashmë, 4-3-3, vendin e sigurt në formacion e kanë Tomas Strakosha, Berat Gjimshiti dhe Mario Mitaj.
    Krahu i djathtë ka balotazh mes Hysajt dhe Balliut. Me Gjimshitin, në qendër të mbrojtjes, pritet të luajë Ismajli.
    Mesfusha nuk pritet të ketë surpriza. Do të luajnë Ramadani, Asllani dhe Laci. Në sulm, Broja të luajë nga krahu i djathtë, me Bajramin në të majtë, ndërsa Rei Manaj me shumë mundësi do të jetë pyka.

  • ‘Krenar për Kombëtaren’, Sylvinho para përballjes me Serbinë: Futemi për të marrë tre pikët

    ‘Krenar për Kombëtaren’, Sylvinho para përballjes me Serbinë: Futemi për të marrë tre pikët

    Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, ka deklaruar në konferencën për shtyp një ditë para ndeshjes ndaj Serbisë se skuadra e tij është e përgatitur dhe synon fitoren. Së bashku me kapitenin Berat Gjimshiti, ai foli për rëndësinë e përballjes që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”.
    Sylvinho vlerësoi kundërshtarin si një ekip të fortë me lojtarë individualisht të talentuar, por theksoi se edhe Shqipëria ka futbollistë cilësorë që po kalojnë një fazë tranzicioni pozitiv. Ai përmendi emra si Armando Broja, Myrto Uzuni, Kristjan Malaj dhe Nedim Bajrami si shembuj të progresit dhe angazhimit brenda skuadrës.
    Trajneri u shpreh optimist për atmosferën dhe shpreson që ndeshja të jetë e bukur, por theksoi se ekipi i tij do të hyjë në fushë me objektivin e qartë për të marrë tre pikët dhe për të vazhduar garën për kualifikim drejt Kupës së Botës.
    Deklarata e Sylvinjos:
    Serbia është një ekip i fortë dhe këtë ne e dimë ka lojtarë shumë të fortë dhe individualistë, por nga ana tjetër edhe ne kemi lojtarë shumë të mirë si Broja, Uzuni, Malaj, Bajrami për të cilët unë jam shumë krenarë. Është një ekip shumë i mirë të cilët po bëjnë një tranzicion shumë të shpejtë. Nesër ujë shpresoj që të kemi një ndeshje të bukur. Të gjithë përgatisin një ndeshje të bukur për ta fituar.
    Dëgjova dhe trajnerin e kundërshtarit i cili po përgatiti po ashtu për të pasur një ndeshje të bukur. Shpresoj që ne të dhurojmë një ndeshje të bukur 90 minuta janë shumë të gjata dhe mund të ndodhë çdo dhe kualifikimi drejt Botërorit është shumë i shpejtë dhe ne presim se si do të shkojë. Por, ne futemi për të marrë tre pikët.

  • Nesër sfida me Serbinë, Sylvinho: Ekipi është i fortë, por edhe ne kemi lojtarë të mirë

    Nesër sfida me Serbinë, Sylvinho: Ekipi është i fortë, por edhe ne kemi lojtarë të mirë

    Trajneri i ekipit kuqezi, Sylvinho dhe kapiteni Berat Gjimshiti kanë folur për mediet në ‘Arenën Kombëtare’ para ndeshjes kundër Serbisë. Kapiteni Berat Gjimshiti u ndal te fokusi në këtë duel.
    “Duhet të mendojmë vetëm për fushën dhe të marrim pikët. Sytë e një kombi te ju? Vetëm me paraqitjen në fushë në 100 përqind, ky është mesazhi, të bëjmë më të mirën në fushë. Kemi pasur kohë dhe e kemi studiuar kundërshtarin që është shumë i fortë, ama edhe ne kemi lojën tonë”, tha kapiteni.

    Nga ana tjetër, tranjeri tha se ekipi serb është i fortë, por nënvizoi që djemtë kuqezi janë të mirë. “Dëgjova edhe trajnerin e Serbisë dhe të gjithë duan fitoren, rrugëtimi drejt Botërorit është shumë i shpejtë, por futemi në ndeshje për 3 pikët, shpresojmë të kemi një ndeshje të bukur nesër. Në 90 minuta mund të ndodh gjithçka, janë shumë të gjata”, deklaroi ai. Ky duel luhet të shtunën e 7 qershorit në orën 20:45 dhe vlen për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës.

  • “E kam në mendje formacionin”, Sylvinho: Nesër pres një gjë të bukur

    “E kam në mendje formacionin”, Sylvinho: Nesër pres një gjë të bukur

    6 Qershor 2025

    19:14

    Telesport

    Sylvinho, në konferencën e sotme për shtyp një ditë para ndeshjes me Serbinë, deklaroi se e ka në mendje formacionin që do të provojë në “Air Albania”.
    Mes të tjerash, tekniku i kombëtares kuqezi u shpreh: “Serbët janë ekip i fortë. Kanë lojtarë të mirë si Mitroviç, Joviç, por edhe ne kemi lojtarë shumë të mirë. Nesër shpresojmë të kemi një ndeshje të bukur. Të gjithë trajnerit e përgatisin ndeshjen për ta fituar”.
    “Shpresoj të dhurojmë një ndeshje të bukur. 90 minuta janë të gjata dhe mund të ndodhë çdo gjë. Të shohim si do të shkojë rrugëtimi drejt Botërorit, por ne futemi në fushë për tri pikët”.
    “Shumë trajnerë ankohen për situatën e lojtarëve pas sezonit. Ka qenë një kalendar i ngjeshur, por kemi bërë 5-6 ditë të mira trajnim. E kam në mendje një formacion që mund ta hedh nesër në fushë, por që nesër do të vendosim”.

  • Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve

    Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve

    Një ndeshje futbolli, e cila i vlen Kombëtares drejt ëndrrës për Botërorin 2026. Por, nëse përballja e 7 qershorit po përgatitet me kujdes maksimal, që gjithçka të shkojë më së miri në fushë dhe në tribuna, mediat serbe e kanë shfrytëzuar qetësinë për të përgjuar në mënyrë sekrete përgatitjet e kuqezinjve.
    Gazeta Kurir publikoi pamje video dhe fotografi nga stërvitja me dyer të mbyllura e Kombëtares. Edhe pse sipas rregullit asnjë media nuk duhet të jetë e pranishme në seancë pas 15 minutave të para, gazetarët serbë u pozicionuan në distancë për të vëzhguar taktikat e Sylvinho-s.
    Bëhet fjalë për seancën e së enjtes, e cila është zhvilluar në ambientet e Shtëpisë së Futbollit. Përveç pamjeve nga lartësia, por edhe fotografive nga jashtë rrethimit, serbët siguruan edhe pamje nga poshtë fushës.
    Gjatë përgjimeve të stërvitjes, drejtuesi i stolit ishte angazhuar edhe vetë mes futbollistëve. Serbët nuk kanë dhënë detaje për atë që kanë kuptuar nga taktika, por ndoshta Sylvinho duhet të mendojë të ndryshojë planet.
    Tv Klan

  • Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

    Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

    Mbeten për t’u përcaktuar detajet e fundit, por Sylvinho duket se ka zgjedhur futbollistët që do të hedh si titullarë ndaj Serbisë.
    Duke iu referuar seancave të fundit stërvitore dhe asaj që braziliani e stafi i tij kanë aplikuar në fushë, skema nuk pritet të ndryshojë, me një rreshtim 4-2-3-1 që do të tentojë të godas kundërshtarët që në minutat e para.
    Balotazhi për portën fitohet nga Strakosha, me portierin që pavarësisht minutave të munguara është një garanci për kombëtaren tonë.
    Me shiritin e kapitenit në krah, Berat Gjimshiti do rreshtohet para tij, së bashku me njërin mes Ismajlit dhe Ajetit. Ndërkaq, në krahë pritet të veprojnë Hysaj dhe Mitaj. Qendra e mesit të fushës do të jetë totalisht nga Serie A, me Asllanin dhe Ramadanin që do “dublojnë” shpesh njëri-tjetrin, teksa në ndihmë pritet të jetë njëri mes Qazim Laçit dhe Nedim Bajramit.
    Pikëpyetje të vogla përsa i përket sulmit. Arbër Hoxha pritet të gradohet titullarë së bashku me Asanin, ndërsa në majën e sulmit, Sylvinho do të vendos Armando Brojën. Klan News

  • Sylvinho nuk ka dilema, ky pritet të jetë formacioni i Shqipërisë ndaj Serbisë

    Sylvinho nuk ka dilema, ky pritet të jetë formacioni i Shqipërisë ndaj Serbisë

    5 Qershor 2025

    19:19

    Telesport

    Kur na ndajnë edhe dy ditë nga ndeshja e shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për eliminatoret për Kupën e Botës 2026, duket se trajneri Sylvinho nuk ka dilema dhe e ka gati formacionin që tani.
    Porta do i besohet sërish Thomas Strakoshës, qendra e mbrojtjes do jetë Berat Gjimshiti që do mbajë edhe shirtin e kapitenit dhe Arlind Ajeti, ky i fundit do të lërë sërish në stol Ardian Ismajlin. Qendërmbrojtësi i cili sezonin e fundit luajti me Bodrum në Superligën turke është më i preferuar nga Sylvinho sesa Ismajli.
    Në krahun e majtë do luajë Mario Mitaj, ndërsa në të djathtin Elseid Hysaj është më i avantazhuar sesa Ivan Balliu, ndaj shkodrani pritet të jetë titullar.
    Qendra e mesushës shtë e ajo e zakonshmja e ndeshjeve të fundit, Kristian Asllani-Ylber Ramadani- Qazim Laçi. Në krahë do luajnë Jasir Asani dhe Nedim Bajrami, ndërsa në majë të sulmit pritet të jetë Armando Broja.

  • Sylvinho: Serbia ndeshje jo si gjithë të tjerat, por ne do të luajmë me zemër!

    Sylvinho: Serbia ndeshje jo si gjithë të tjerat, por ne do të luajmë me zemër!

    Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka publikuar sot listën me 27 futbollistët e grumbulluar për dy ndeshjet miqësore të qershorit, përkatësisht ndaj Serbisë më 7 qershor dhe Letonisë më 10 qershor.
    Gjatë një konference për shtyp, trajneri brazilian foli gjerësisht për zgjedhjet e tij, gjendjen fizike të lojtarëve, emocionet që sjell përballja me Serbinë dhe rëndësinë e të dyja takimeve. Trajneri e përshkroi këtë fazë si një moment delikat për shkak të përfundimit të sezonit futbollistik, ku shumë lojtarë vijnë me nivele të ndryshme lodhjeje.

    “Ky është një moment shumë i vështirë dhe i veçantë i datave FIFA. Disa lojtarë kanë mbaruar sezonin prej ditësh, disa janë ende në ritëm, disa të tjerë vijnë të lodhur. Është thelbësore të punojmë mirë gjatë këtyre dhjetë ditëve për të arritur formën optimale”, u shpreh Sylvinho
    Trajneri vlerësoi maksimalisht rëndësinë e ndeshjeve, sidomos asaj me Serbinë, duke nënvizuar karakterin emocional dhe fizik të kësaj sfide.
    “Janë dy ndeshje shumë të rëndësishme dhe përballje me kundërshtarë fizikisht shumë të fortë. Na duhet përqendrim maksimal dhe bashkëpunim nga të gjithë lojtarët. Serbia nuk është një ndeshje si gjithë të tjerat, e di mirë historinë, por ne duhet të fokusohemi te loja, të ruajmë identitetin tonë dhe të luajmë me zemër dhe shpirt”, tha ai.
    Silvinjo theksoi se të gjithë 27 lojtarët do të kenë rol kyç dhe i dërgoi një mesazh të qartë skuadrës: “Na duhen të gjithë. Këto janë ndeshje ku shpenzohet shumë energji, ndaj çdo element është i rëndësishëm.”
    Me një qëndrim të matur por entuziast, trajneri kuqezi shprehu besim se Shqipëria do të jetë gati për sfidat e qershorit, duke theksuar se skuadra ka potencial dhe shanse për të bërë një paraqitje dinjitoze.