Tag: sylvinho

  • “Luajtën thjesht për të mos humbur”, Mavraj kritikon trajnerin Sylvinho?

    “Luajtën thjesht për të mos humbur”, Mavraj kritikon trajnerin Sylvinho?

    8 Qershor 2025

    10:07

    Telesport

    Ish-mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, ka reaguar mbrëmë pas barazimit 0-0 të Shqipërisë ndaj Serbisë në Air Albania.
    Me një mesazh të shkurtër në rrjetet sociale, ai kritikoi faktin që Shqipëria nuk luajti për fitore.
    “Ndeshje të tilla luhen për t’i fituar me çdo kusht, jo thjesht për të mos humbur. Faleminderit”, shkroi Mavraj në faqen e tij zyrtare në Instagram.
    Ky reagim i Mavrajt duket si kritikë ndaj trajnerit Sylvinho, i cili ndoshta nuk rriskoi sa duhej.

  • “Krenar për të gjithë”, Sylvinho: Për Manajn vendosa unë, Broja s’kishte më oksigjen

    “Krenar për të gjithë”, Sylvinho: Për Manajn vendosa unë, Broja s’kishte më oksigjen

    Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka folur me emocione dhe krenari pas barazimit 0-0 ndaj Serbisë në “Air Albania”, më 7 qershor 2025. Në një deklaratë të gjatë për mediat, ai vlerësoi përpjekjen e lojtarëve, angazhimin psikologjik dhe forcën e karakterit të skuadrës, ndërsa pranoi se rezultati ishte zhgënjyes krahasuar me lojën e zhvilluar.
    “Unë si gjithmonë marr çdo përgjegjësi,” tha Sylvinho në fillim të deklaratës, duke iu referuar penalltisë së humbur nga Rey Manaj. Ai theksoi se vendimi për ta vendosur Manajn si ekzekutues ishte i tij dhe se gabime të tilla ndodhin edhe te lojtarët më të mëdhenj.
    “Manaj ka shumë ndeshje me kombëtaren dhe e respektoj, është një nga ata që luajnë me zemër. Gaboi, ndodh. Por ka bërë një paraqitje shumë të bukur,” tha trajneri brazilian, duke shtuar se është krenar për gjithë skuadrën dhe për përkrahjen nga publiku shqiptar.
    Sylvinho foli hapur edhe për sfidat fizike që përballoi ekipi gjatë ndeshjes, duke përmendur lodhjen dhe mungesën e ritmit të disa lojtarëve:
    “Për Brojën është i njëjti problem, që është gjithmonë i dëmtuar. Sa kohë ka që nuk luan 90 minuta? Ishte i lodhur. Në pjesën e dytë bëri një shkëputje, por nuk kishte më oksigjen.”
    Ai vlerësoi gjithashtu kontributin e Manajt, i cili pavarësisht një gripi që e mbajti larg stërvitjes për dy ditë, zhvilloi një ndeshje të fortë. “Edhe Hoxha ishte i vdekur,” shtoi ai, duke theksuar se lodhja ishte e përgjithshme për shumë lojtarë, por sërish ekipi dha maksimumin.
    Trajneri kuqezi nënvizoi me krenari faktin se tashmë Shqipëria ka një grup të gjerë dhe cilësor lojtarësh për të zgjedhur:
    “Një vit më parë kishim 14-15-16 lojtarë. Sot kemi 22-23. Është bukur kur trajneri kundërshtar pyet: kush luan? Uzuni, Asani apo Broja? Hoxha, Muçi apo Bajrami? Kjo është shumë e rëndësishme për strategjinë tonë.”
    Ai theksoi se ndryshimet në mesfushë dhe në krahë kanë sjellë energji të reja në ekip dhe vlerësoi hyrjet nga stoli si vendimtare për ruajtjen e intensitetit në nivele të larta.
    Në lidhje me dëmtimin e Berat Gjimshitit, Sylvinho deklaroi se situata e tij do të vlerësohet ditën pas ndeshjes. Megjithatë, ai përmendi me entuziazëm Adrian Bajramin, një qendërmbrojtës i ri që po shkëlqen: “Ai po çmend, po luan shumë mirë. Do të shkojë në SHBA për të luajtur me Benfikën në Botëror.”
    Sylvinho shtoi se “kemi 5 qendërmbrojtës dhe kjo është shumë e mirë për zgjedhje”.
    Sylvinho theksoi se ndonëse rezultati nuk ishte ai që pritej, loja e treguar ishte një dëshmi e rritjes së skuadrës:
    “Kemi bërë një ndeshje shumë të bukur. Ishte një ndeshje shumë e vështirë, por lojtarët dhanë gjithçka. Jam krenar për ta.”
    Pavarësisht mungesës së fitores, Kombëtarja shqiptare konfirmoi se është në rrugën e duhur, me një ekip që lufton, rritet dhe bashkëjeton si një trup i vetëm – një sinjal i qartë se ëndrra për një tjetër kualifikim të madh mbetet e gjallë.

  • Asani në stol, Hoxha dhe Shehu nga minuta e parë. Sylvinho na surprizon me formacionin zyrtar (foto)

    Asani në stol, Hoxha dhe Shehu nga minuta e parë. Sylvinho na surprizon me formacionin zyrtar (foto)

    7 Qershor 2025

    19:29

    Telesport

    Shqipëria përballet me Serbinë sot në “Arenën Kombëtare”, ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Për kuqezinjtë kjo është ndeshja e tretë për këtë edicion. Ndeshjen e parë në grup e humbëm 2-0 ndaj Anglisë, në ndeshjen e dytë fituam 3-0 ndaj Andorrës. Për Serbinë kjo është ndeshja hapëse për këtë edicion kualifikuesesh.
    Ndërkohë janë publikuar dhe formacionet zyrtare të dy kombëtareve për sfidën e sotme dhe ka jo pak surpriza te kuqezinjtë. Sylvinho na ka befasuar vërtet këtë herë dhe ka përdorur modulin 4-1-3-2.
    Qendra e mbrojtjes do jetë Gjimshiti-Ajeti, në krah Hysaj dhe Mitaj. Julian Shehu e nis nga minuta e parë sonte para katërshes mbrojtëse, treshja e mesfushës vjen po ashtu me ndryshime, Asllani, Laci dhe Arbër Hoxha. Ndërsa në sulm do luajmë me dyshen Manaj-Broja.

  • 4 lojtarët që do ta ndjekin nga tribuna ndeshjen Shqipëri-Serbi

    4 lojtarët që do ta ndjekin nga tribuna ndeshjen Shqipëri-Serbi

    Tirana është kuqezi, me qindra e mijëra shqiptarë të ardhur nga Kosova, Maqedonia dhe më së shumti nga Diaspora. Sakaq trajneri Sylvinho ka bërë zgjedhjet e tij për përballjen ndaj Serbisë, duke lënë jashtë listës zyrtare të ndeshjes katër futbollistë nga grupi fillestar prej 27 lojtarësh.
    Sipas rregullores së UEFA-s, vetëm 23 emra lejohen të jenë pjesë e protokollit për ndeshjen, dhe nga kjo listë kanë mbetur jashtë Mario Dajsinani, Medon Berisha, Adrian Bajrami dhe Adrion Pajaziti. Mungesa e Medon Berishës konsiderohet surprizë, pasi mesfushori i Serie A ka qenë pjesë e pankinës në ndeshjet e kaluara ndaj Anglisë dhe Andorrës. Po ashtu, edhe Adrion Pajaziti, që ka marrë minuta në dy ndeshjet e para kualifikuese, nuk do të jetë në dispozicion për këtë përballje të rëndësishme.

    Portieri Mario Dajsinani, që u grumbullua për herë të parë nga Sylvinho për këtë cikël, nuk do të ketë mundësi të jetë alternativë në portë, ndërsa mbetet të presë një rast tjetër për të debutuar në një ndeshje zyrtare. Adrian Bajrami, i cili nuk ka arritur ende të fitojë minuta nën drejtimin e trajnerit brazilian, mbetet gjithashtu jashtë.

  • Sylvinho e ka “harruar”, anësori kuqezi mbështet kuqezinjtë: Paçi fat. Me këmbë të mbarë

    Sylvinho e ka “harruar”, anësori kuqezi mbështet kuqezinjtë: Paçi fat. Me këmbë të mbarë

    7 Qershor 2025

    17:24

    Telesport

    Edhe pse do donte shumë të ishte pjesë e ekipit për sfidën e sotme Shqipëri-Serbi, por prej disa kohësh është lënë në harresë nga trajneri Sylvinho, Arbnor Muja, ka shprehur mbështetjen për lojtarët e Kombëtares.
    “Një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e vendit tonë. Paçi fat. Me këmbë të mbarë”, shkruan anësori i majtë në një postim të tijin në rrjetet sociale.

    Kujtojmë se Muja luan në Superligën turke me Samsunspor, ku ka pasur perfomanca të mira këtë sezon, duke ndihmuar ekipin tij të kualifikohet për herë të parë në grupet e Europa League, por kjo nuk ka mjaftuar që 26-vjeçari të fitojë besimin e Sylvinho-s.

  • “Nëse Sylvinho do që të fitojë ndaj Serbisë, duhet të luajë pa Asanin. Duhen Broja, Daku dhe Bajrami dhe fitojmë 1-0”

    “Nëse Sylvinho do që të fitojë ndaj Serbisë, duhet të luajë pa Asanin. Duhen Broja, Daku dhe Bajrami dhe fitojmë 1-0”

    7 Qershor 2025

    16:21

    Telesport

    Kur mbeten edhe pak orë nga ndeshja e shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, emocionet sa vijnë e shtohen. Njëri prej shumë shqiptarëve që nuk i fsheh dot emocionet për sfidën e sotme është edhe Altin Rraklli.
    Ish-sulmuesi i Kombëtares, ka folur në një intervistë për “Sport News” në News 24 për sfidën e sotme si dhe ka treguar këshillën e vetme që ka për trajnerin Sylvinho, nëse braziliani do që të fitojë ndaj Serbisë.
    “Kjo  është nga ato ndeshje që duhet fituar me çdo kusht. Fitorja do të na japë shanse të mëdha për kualifikimin, ndërsa barazimi në anën tjetër nuk është dështim, por do ta bëjë shumë të vështirë mundësinë për të zënë vendin e dytë në grup.
    Për mendimin tim, duhet të luajmë me 3 sulmues sonte, ky është moduli ideal për ne. E di dashurinë që Sylvinho ka për Asanin, por nëse do të fitojë ndaj Serbisë, duhet të luajë me Brojën në majë të sulmit dhe me Dakun dhe Bajramin në krah. Kam besim te kjo treshe dhe jam i sigurt që me këtë modul, ne fitojmë 1-0”, tha Rraklli.

  • “Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

    “Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

    Ndërkohë që ora e përballjes mes Shqipërisë dhe Serbisë po afrohet, atmosfera në kampin kuqezi është tejet e ngrohtë dhe e mbushur me emocione. Prej më shumë se dhjetë ditësh, kjo ndeshje ka qenë në qendër të vëmendjes jo vetëm për rëndësinë sportive, por edhe për ngarkesën historike që e shoqëron.
    Si në Shqipëri, Kosovë dhe diasporë, pritshmëritë janë të larta dhe entuziazmi i tifozëve është i jashtëzakonshëm.
    I ftuar në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, gazetari sportiv Erald Kodheli theksoi përqendrimin maksimal të lojtarëve dhe stafin teknik për këtë përballje, ndërsa vlerësoi qasjen serioze të trajnerit Sylvinho përballë një kundërshtari të fortë si Serbia, e cila hyn në këtë përballje pas sukseseve në Nations League.
    Ndeshja pritet të zhvillohet në një atmosferë elektrizuese, ku mbështetja e tifozëve kuqezinj në stadium do të jetë një armë shtesë për ekipin tonë kombëtar.
    Erald Kodheli: Ka të paktën dhjetë ditë, dy javë që përflitet dhe atmosfera është e jashtëzakonshme. Të gjithë e presin me padurim, të gjithë shqiptarët në të gjithë shqiptarinë në fakt.
    Aldo: Dje dolën trajnerët në intervistë thanë gjë?
    Erald Kodheli: Të dy u treguan të kujdesshëm, trajneri i Serbisë madje në një shenjë ndoshta për të shfaqur qetësi, e nisi me përshëndetjen në shqip dhe mbylli në shqip. Shumë të qetë edhe ata, por shumë të qetë edhe në krahun tonë që na intereson, të gjithë janë të përqendruar tek ndeshja. Trajneri Sylvinho që e ka studiuar shumë mirë ekipin kundërshtar. Duhet të themi që luajmë kundër një rivali jo vetëm në grup, por mbi të gjitha një skuadre shumë të vështirë ka mundur Austrinë në Play Off-in e Nations League. U kualifikuan për herë të parë në Ligën A dhe do të luajnë mes ekipeve më të mira. Kanë mundur Zvicrën. Është një kundërshtar i fortë dhe këtë nuk mund ta mohojmë.
    Aldo: Plus historiku jonë me Serbinë…
    Erald Kodheli: Historiku jonë me Serbinë është ai që është dhe këtë gjë nuk mund që ta mohojmë. Emocionet janë shumë të mëdha. Nuk mund ta harrojë askush tetorin e vitit 2011.
    Aldo: Serbia vjen me zero pikë, kjo do të thotë që ata bëjnë ndeshjen më të lehtë apo më të vështirë?
    Erald Kodheli: Ata e kanë ndeshjen e parë në grup dhe kualifikueset përgjithësisht është e rëndësishme që t’i nisësh mirë, me një rezultat të mirë dhe mundësisht me fitore dhe ata do të luajnë për një rezultat të mirë. Por skuadra jonë ka motivimin sepse luan përballë një kundërshtari, që për historinë tonë e njohim rëndësinë që ka kjo ndeshje. Por, mbi të gjitha luajmë mes entuziazmit të tifozëve tanë. Ka qenë një garë e paparë për të siguruar biletat në stadium. Të gjitha ata që do të jenë në stadium do të jenë entuziastë dhe do ta mbështesin kombëtaren, megjithatë kjo ndeshje kërkon pak nacionalitet.
    Më tej gazetari u ndal pak edhe tek formacioni që trajneri Sylvinho mund të zgjedhë. Sipas tij trajneri e ka gjithmonë një baza, dhe është i qartë në formacionin titullar. Megjithatë ka një dilemë, për mbrojtjen, se kush do të luajë krah kapitenit Gjimshiti.
    Aldo: Kemi marrë ndonjë emër të informacionit, ndonëse baza dihet?
    Erald Kodheli: Gjithmonë trajneri Sylvinho e ka një bazë. Përgjithësisht në punën e tij ai e ka të qartë se çfarë formacioni titullar do të hedhë në fushën e lojës. Ka shumë pak dilema.
    Aldo: Ku konstatojnë dilemat?
    Erald Kodheli: Në mbrojtje në qendër të mbrojtjes. Kush do të luajë krah kapitenit Gjimshitit. Kemi tre lojtarë të tjerë të jashtëzakonshëm. Është Ardian Ismajli, Marion Mitaj kthehet në formacion pas dëmtimit do të luajë në krahun e majtë ndërkohë që Elseid Hysa pritet që të rreshtohet nga e djathta. Isamili duket i avantazhuar përballë Ajetit dhe Kumbullës, pra janë tre lojtarë për një vend./tvklan.al

  • Sfida me Serbinë, Sylvinho sakrifikon katër futbollistë

    Sfida me Serbinë, Sylvinho sakrifikon katër futbollistë

    Katër futbollistë nuk do të kenë mundësi për të tentuar të marrin minuta ndaj Serbisë. Rregullat e UEFA-s kanë kushtëzuar teknikun Sylvinho dhe stafin e tij, duke sakrifikuar kështu futbollistë të prespektivës dhe tepër të talentuar për një përballje të tillë.
    Mario Dajsinani, Medon Berisha, Adrian Bajrami dhe Adrion Pajaziti do e ndjekin këtë duel nga shkallët e stadiumit kombëtar. Gardiani i Egnatias nuk ka fituar balotazhin kundrejt emrave si Strakosha, Kastrati dhe Sherri.
    Edhe në mbrojtje konkurenca është e lartë dhe ai që largohet ishte Bajrami, kjo ndikuar edhe nga hapësirat e pakta që ka gjetur te Benfika. I treti i sakrifikuar Adrion Pajaziti, me fantazistin që gjithashtu ka rival për vendin në fushë me Ramadanin, Asllani dhe Bajrami, por dhe zbulimi i këtij viti në urdhërat e teknikut Sylvinho, Juljan Shehu.
    Një befasi mund të quhet mungesa e mesfushorit të Leçes, Medon Berisha, i cili në ndeshjet e muajit mars ndaj Anglisë dhe Andorrës qëndroi në stol.
    Kombëtarja shqiptare gjendet në vendin e dytë në grup me 3 pikë pas dy ndeshjeve, ndërsa Serbia e fundit, por pa zhvilluar ende asnjë takim.

  • Shqipëri–Serbi ndez “Arena Kombëtare”, Sylvinho zgjedh “11 luanët” kuqezinj për duelin e zjarrtë

    Shqipëri–Serbi ndez “Arena Kombëtare”, Sylvinho zgjedh “11 luanët” kuqezinj për duelin e zjarrtë

    Mbrëmja e sotme në “Arena Kombëtare” pritet të jetë e mbushur me emocione, tension dhe krenari kombëtare, teksa Shqipëria përballet me Serbinë në kualifikuesen e grupit përkatës të Botërorit 2026.
    Një përballje historike, plot antagonizëm dhe simbolikë. Dueli më i rëndësishëm i Grupit K vjen në një klimë elektrizuese, mes masave të forta të sigurisë dhe mobilizimit të jashtëzakonshëm të Policisë së Shtetit për të shmangur çdo incident të mundshëm.
    Trajneri Sylvinho e ka mbyllur seancën e fundit stërvitore dhe ndonëse ka preferuar të ruajë sekretin deri një orë para ndeshjes, burime pranë ekipit kuqezi zbulojnë formacionin e mundshëm titullar për këtë përballje të zjarrtë.

    🟥 Formacioni i mundshëm i Shqipërisë (4-3-3):
    🧤 Porta: Thomas Strakosha
    🛡️ Mbrojtja: Elsaid Hysaj (djathtas), Berat Gjimshiti (qendër), Arlind Ajeti (qendër), Mario Mitaj (majtas)
    Mesfusha: Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Qazim Laçi
    Sulmi: Armando Broja (krah), Mirlind Daku (qendër), Arbër Hoxha (krah)
    Sylvinho ka përzgjedhur një treshje sulmuese dinamike dhe fizike, me Brojën e shpejtë në të djathtë, Hoxhën teknik në të majtë dhe Dakun në majë, si “luani i betejës”. Në stol mbeten emra si Bajrami, Asani dhe Manaj, ky i fundit me shqetësime fizike në stërvitje.
    Atmosfera është e ndezur, tribunat do të jenë plot. Shqipëria kërkon jo vetëm pikët, por një fitore me peshë historike dhe emocionale. Nën shikimin e Europës, në një stadium “të blinduar”, kuqezinjtë do të përpiqen të shkruajnë një tjetër faqe krenarie.
     

  • Shqipëri–Serbi/ Sylvinho gati me formacionin për duelin vendimtar të Botërorit 2026

    Shqipëri–Serbi/ Sylvinho gati me formacionin për duelin vendimtar të Botërorit 2026

    Shqipëria do të përballet me Serbinë në sfidën më të rëndësishme të Grupit K, në kuadër të Kualifikueseve për Kupën e Botës 2026. Trajneri Sylvinho ka përfunduar përgatitjet dhe ka konfirmuar se formacioni titullar është gati, por do të bëhet publik vetëm një orë para ndeshjes.
    Sipas raportimeve, rreshtimi pritet të jetë 4-3-3. Në portë do të jetë Thomas Strakosha, ndërsa mbrojtja do të përbëhet nga Berat Gjimshiti dhe Arlind Ajeti, me Elseid Hysaj në të djathtë dhe Mario Mitaj në të majtë.
    Mesfusha do të mbështetet në treshen e njohur Ylber Ramadani, Kristjan Asllani dhe Qazim Laçi. Në sulm, Sylvinho ka planifikuar një ndryshim të madh: Armando Broja dhe Arbër Hoxha në krahë, ndërsa Mirlind Daku pritet të jetë në qendër të repartit ofensiv, duke lënë jashtë treshen Bajrami-Asani-Manaj. Veçanërisht Rey Manaj ka shfaqur probleme fizike gjatë seancave të fundit.
    Trajneri brazilian ka lënë të kuptohet se ekipi është në formë dhe i vendosur për një rezultat pozitiv ndaj një kundërshtari të drejtpërdrejt për kualifikim. Ndeshja do të luhet mbrëmjen e nesërme, ndërsa pritet me interes të madh nga tifozët shqiptarë.