Tag: sylvinho

  • Sylvinho “peshkon” vetëm Bajramin/ Mbrojtja pritet të formatohet

    Sylvinho “peshkon” vetëm Bajramin/ Mbrojtja pritet të formatohet

    Ashtu siç edhe pritej, Sylvinho ka lënë sërish në tribuna tre futbollistë kuqezi për duelin me Letoninë. Portieri Mario Dajsinani dhe dy mesfushorët, Medon Berisha dhe Adrion Pajaziti, nuk do të kenë mundësi të zbresin mbrëmjen e sotme në fushën e lojës.
    Referuar sfidës së shkuar me Serbinë, ai që përfiton është vetëm Adrian Bajrami, i cili federohet për shkak të pezullimit të Berat Gjimshitit. Madje, mbrojtësi mund të “gradohet” edhe titullar ndaj Letonisë, kjo duke parë edhe gjendjen e Arlind Ajetit.
    31-vjeçari u stërvit i diferencuar në seancën e fundit, me Sylvinhon që do të presë deri në momentet e fundit për të parë situatën e mbrojtësit.
    Kjo mund të ndryshojë planet e teknikut për formacionin që do të hedhë në fushën e lojës. Në varësi të situatës, qendra e mbrojtjes do të jetë totalisht e ndryshme nga ajo e së shtunës. Ismajli dhe Kumbulla janë kandidatë për t’u aktivizuar si titullarë.
    Dyshja ka qenë së bashku në fushë edhe në duelin e tetorit të shkuar kundër Republikës Çeke, përballje ku qëndruan në fushë për 90 minuta në atë humbje 2-0. Klan News

  • “Jemi këtu për të fituar”/ Përballja me Letoninë, trajneri Sylvinho shpreh “artilerinë” e rëndë: Fitorja detyrim

    “Jemi këtu për të fituar”/ Përballja me Letoninë, trajneri Sylvinho shpreh “artilerinë” e rëndë: Fitorja detyrim

    Këtë herë diskutimi është ndryshe, kjo pasi Shqipëria zbret në fushën e lojës me stofin e një ekipi favorit, nuk kanë asnjë dyshim për këtë kompanitë e basteve pasi një fitore e mundshëm e kuqezinjve vlerësohet me koeficientin 1,80.
    “Është një sfidë e vështirë, por jemi këtu për të fituar”, kështu u shpreh Sylvinho në vigjilje të sfidës me Letoninë, një ndeshje ku 3 pikët janë detyrim. Objektivi Botëror kalon nga Riga, një transfertë që në letër, nëse i referohemi të shkuarës, është jo pak e vështirë, kjo pasi në 4 përballje nuk kemi fituar asnjë herë.
    Sylvinhoi udhëtoi në këtë transfertë pa kapitenin Berat Gjimshiti, i skualifikuar, por mos prezenca e tij nuk pritet të jetë një problem shqetësuar pasi Ismajli dhe Kumbulla ofrojnë garanci. Trajneri i Shqipërisë nuk ka pasur shumë kohë të punojë me grupin, por kjo është një ndeshje që është përgatitur prej kohësh.
    Sigurisht, pas Serbisë, Sylvinho ka dhe një ide më të qartë mbi formën e grupit, ajo ishte një ndeshje ku kuqezinjtë zhvilluan një 90-minutësh thuajse perfekt, për këtë arsye nuk priten ndryshime të mëdha.
    Në krahun e djathtë të mbrojtjes, ka një balotazh mes Hysajt dhe Balliut, me këtë të fundit që po projektohet si titullar pasi kjo është një ndeshje ku Shqipëria do të shoh më shumë drejt sulmit.
    Sylvinho pritet të sakrifikojë një nga tre mesfushorët e tij, me shumë mundësi Laçin për t’i dhënë ekipit më tipare sulmuese ku Bajrami projektohet nga minuta e parë në rolin e fantazistit. Dilemë më vete mbetet edhe qendra e sulmit, por trajneri beson shumë tek Rey Manaj, i mbështetur nga dyshja Arbër Hoxha, Armando Broja në krah.

  • “Dorë” italiane te Letonia, Sylvinho: Ka nisur numërimi mbrapsht

    “Dorë” italiane te Letonia, Sylvinho: Ka nisur numërimi mbrapsht

    Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, ka vlerësuar punën që ka bërë kolegu i tij te Letonia, skuadër me të cilën Shqipëria do të ndeshet të martën në mbrëmje në kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Ai shtoi se ndeshja është tepër e rëndësishme, për të dy skuadrat.
    “Ka nisur tashmë numërimi mbrapsht. Nuk e di a është vendimtare, por shumë e rëndësishme. Letonia ka një trajner italian, Paolo Nicolato, luajnë në mënyrë të kodifikuar. Letonia ka lojtarë të gjatë dhe mund të luajë në disa mënyra. Nuk e di se si do të përkthehet termi “i kodifikuar” te trajneri, por nesër do flas vetë me të në fushë”, tha braziliani në konferencë për mediat.
    I pyetur se cili do të jetë kapiten nesër, duke qenë se mungon për shkak dëmtimi Berat Gjimshiti, Sylvinho tha: “Varet, nëse luan një lojtar, zgjidhet ai. Nëse nuk luan, do jetë një tjetër”. Në mungesë të Gjimshitit, kapiten i Shqipërisë ka qenë Hysaj, ndërsa në disa raste edhe Ardian Ismajli. Duket se braziliani nuk e ka ndarë ende mendjen nëse të martën do të luajë Balliu apo shkodrani që fitoi penalltinë kundër Serbisë.
    Sylvinho iu përgjigj edhe pyetjes për mundësinë e përdorimit të Mario Mitajt në mesfushë, duke parë aftësitë e tij me topin. “Është lojtar shumë teknik. Por  nuk është e lehtë. Në Kombëtare nuk ke kohë për të parë lojtarin. Nuk kemi kohë për të provuar. Ai është mbrojtës i majtë, ka shumë cilësi dhe jep më të mirën në kombëtare dhe klubin ku luan. Kështu që do të vazhdojë kështu për momentin”, tha braziliani.
    Pas barazimit 0-0 të shtunën ndaj Serbisë, Shqipëria renditet në vend të dytë në grupin kualifikues për Kupën e Botës, me 4 pikë. Sfida e radhës për kuqezinjtë është ajo në Riga kundër Letonisë të martën në 20:45.

  • “Ndeshja e dytë është më e vështirë”, Sylvinho: Nuk kemi vendosur ende për formacionin

    “Ndeshja e dytë është më e vështirë”, Sylvinho: Nuk kemi vendosur ende për formacionin

    Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, në konferencën për shtyp, para ndeshjes që do luhet të martën Shqipëri- Letoni në Rigan, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit.

    Ai deklaroi se nuk ka vendosur ende për formacionin, teksa nënvizoi se ka shumë lojtarë të mirë për të zgjedhur.
    “Ndeshja e dytë është më e vështirë, këtë e thonë edhe trajnerë të tjerë. Ne nuk e kemi vendosur ende për formacionin. Kemi një lloj avantazhi, duke qenë se kemi shumë lojtarë që mund të zgjedhim në pozicione të ndryshme. Kemi Muçin, Pajazitin, Asllanin apo Dakun. Manaj ka përvojë, është përvojë, e njoh prej shumë vitesh. Ka shumë personalitet. Marr unë përgjegjësinë”, u shpreh ai.

    “Në futboll ka gjithmonë presion, kemi edhe 5 ndeshje të tjera, futbolli nuk të jep kohë. Na duhen pikë, Letonia ka mundur Andorrën, nuk mund të them vendimtare, por si ndeshje kjo është e rëndësishme”, shtoi trajneri.
    /vizionplus.tv

  • “Kam folur me Manaj, marr unë përgjegjësinë”, Sylvinho para Letonisë: Për formacionin nuk kam vendosur ende

    “Kam folur me Manaj, marr unë përgjegjësinë”, Sylvinho para Letonisë: Për formacionin nuk kam vendosur ende

    Formacioni anti Letoni nuk është përcaktuar ende. Kështu tha trajneri i Kombëtares, Sylvinho, në një konferencë për media nga Riga.
    “Ndeshja e dytë është gjithmonë pak më e vështirë, për shkak të rikuperimit. Nuk kemi vendosur ende për formacionin. Të nesërmen mund të kemi një ide më të qartë”, tha trjaneri brazilian, shkruan A2 CNN.
    Ai iu rikthye edhe një herë zgjedhjes së Rey Manajt për të gjuajtur penalltitë në kombëtare, siç bëri kundër Serbisë, të cilën e humbi. “Manaj është titullar i kësaj skuadre. E njoh që kur ishte një djalë 17-vjeçar tek Inter. Ka shumë personalitet. Ua kam thënë të gjithëve, përgjegjësia për të zgjedhur atë që gjuan penalltitë është e imja”, shtoi Sylvinho

  • Trajneri Sylvinho: I kënaqur me lojën, por jo me rezultatin

    Trajneri Sylvinho: I kënaqur me lojën, por jo me rezultatin

    Para mbi 20 mijë tifozëve të pranishëm në stadiumin “Air Albania”, rasti më i mirë ishte një penallti e Rei Manajt, e gabuar nga sulmuesi i Kombëtares. Megjithatë, trajneri Sylvinho është shfaqur i kënaqur me atë që treguan futbollistët në fushë.
    Derbi i Ballkanit mes Shqipërisë dhe Serbisë u mbyll pa gola. Sfida e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, që kishte shumë presion te të dy ekipet, bëri që të ndanin nga një pikë në fund.
    “E kam unë përgjegjësinë për penalltinë, kam zgjedhur Manaj. Penalltia gjithmonë është diçka e vështirë. Provuam në stërvitje me Asllanin, Uzunin, Bajramin, Asanin, por në fund vendosëm për Manajn. Gjithsesi, Rei luajti mjaft mirë, ashtu si edhe e gjithë skuadra. Jam i zhgënjyer për rezultatin, por jam krenar për lojtarët.”
    Vetë lojtarët mendojnë se e meritonin fitoren.
    “Barazimi është keqardhje. Po të shikosh ndeshjen sot, besoj që jam i lumtur dhe njëkohësisht i mërzitur. Me atë penallti, nëse do të realizohej, ndeshja do të përfundonte 2 ose 3-0”, tha Berat Gjimshiti.
    “Përgëzoj të gjithë çunat që lanë shpirtin në fushën e lojës. Besoj se e meritonim fitoren, i meritonim 3 pikët. Po futbolli, ky është”, u shpreh Julian Shehu.
    “Kemi pasur raste për gola. Besoj se vetëm goli na ka munguar, pasi në të gjithë aspektet e lojës kemi qenë të bukur”, shtoi Armando Broja. Shqipëria ruan vendin e dytë me 4 pikë pas 3 ndeshjeve, ndërsa të martën do të luajë në fushën e Letonisë.

  • Kapiteni Gjimshiti lë kombëtaren/ Sylvinho nis të mendojë direkt për zëvendësuesin

    Kapiteni Gjimshiti lë kombëtaren/ Sylvinho nis të mendojë direkt për zëvendësuesin

    Sipas rregullave, kapiteni Berat Gjimshiti do të mungojë në ndeshjen kundër Letonisë, pasi ka plotësuar numrin e kartonëve. Lajm i keq për kombëtaren.
    Ai u ndëshkua me karton të verdhë në ndeshjen e djeshme me Serbinë (0-0) në “Air Albania”, kështu që në vend të tij duhet të luajë një qendërmbrojtës tjetër.
    Për zëvendësimin e tij, Sylvinho ka lënë të kuptohet se alternativat nuk mungojnë dhe se nuk është i shqetësuar. “Kemi pesë qendërmbrojtës, përfshirë edhe Adrian Bajramin, që po luan shumë mirë”, tha Sylvinho për mediat.

  • Sylvinho: Më zhgënjen vetëm rezultati! Stojkovic vlerëson pikën dhe përgëzon tifozët shqiptarë: Ishin fantastikë

    Sylvinho: Më zhgënjen vetëm rezultati! Stojkovic vlerëson pikën dhe përgëzon tifozët shqiptarë: Ishin fantastikë

    Shqipëri-Serbi nuk mund të ishte kurrsesi vetëm një ndeshje futbolli. Ata që e deklaronin këtë gjë në të dyja kampet, e bënin thjesht për formalitet dhe për të mos i hedhur benzinë zjarrit, sepse në fakt një përballje mes dy kombeve që kanë një të shkuar me një mijë e një probleme, nuk mund të konsiderohej normalitet. Masat shumë të forta të sigurisë, me prezencën e mbi 2 mijë efektivëve në terren, përfshirë antiterrorin dhe forcat RENEA, blindimin e ekipit kundërshtar dhe ndalimin e pjesëmarrjes së tifogrupeve shqiptarë në stadium përmes mosdhënies së biletave të dedikuara, ishin pjesë e një agjende që synonte neutralizimin e çdo incidenti. E megjithatë, ultrasit e Kombëtares e kishin gjetur zgjidhjen.

    Ata ishin pozicionuar jashtë stadiumit, duke e kthyer sheshin para Piramidës në një mini-stadium përmes një organizimi elektrizues.
    Stadiumi, ndryshe nga sa pritej, nuk ishte plot; mungonin 2 mijë tifozë. Simbolet e UÇK-së ishin “kafshatë e ndaluar për t’u përtypur”, dhe kush i kishte, u nxor jashtë me forcë. Asnjë banderolë apo koreografi, ndërsa të vetmet mjete për të shfryrë inatin ishin gotat plastike me birrë apo pije freskuese, të cilat në ndonjë rast kishin në shënjestër lojtarët miq, të cilët nuk lanë rast për të provokuar apo simuluar… E megjithatë, asgjë nuk krahasohej me çka ndodhi 11 vite më parë në Beograd – gjë të cilën u kujdes ta evidentonte në konferencën për shtyp edhe trajneri Dragan Stojković:

    “Atmosfera ishte fantastike. I përgëzoj tifozët shqiptarë për këtë. Do të doja të kishim një atmosferë si kjo edhe ne.”
    Më pas, një koment edhe për rezultatin:
    “Shqipëria ka një skuadër të mirë dhe me cilësi. Një barazim ishte rezultati më realist. Kjo pikë është më e ëmbël për ne se për ta. Që të fitosh ndeshjen, duhet të shënosh. Nuk mund të krijosh 10-15 raste. Nëse ke një, dy, tre raste, duhet t’i shfrytëzosh. Ky barazim është më i këndshëm për ne se për Shqipërinë.”
    Nga ana tjetër, Sylvinho mori përsipër vendimmarrjen për goditësin e penalltisë, Rei Manaj, i cili e gaboi.
    “Për fat të keq, jam i zhgënjyer pak nga rezultati, por skuadra ishte shumë mirë. Ka qenë një ndeshje shumë e vështirë, u munduam të shfrytëzonim një kundër një sulmuesit me mbrojtësit. Jam krenar për lojtarët, për të gjithë. Nuk është e lehtë të bësh ndeshje në këtë nivel. Për fat të keq, rezultati na zhgënjen, por ishte një ndeshje shumë e bukur.”
    Takimin e radhës, Shqipëria do ta ketë të martën në transfertë kundër Letonisë.
    /vizionplsua.tv

  • Gjimshiti lë kombëtaren, Sylvinho nis të mendojë direkt për zëvendësuesin

    Gjimshiti lë kombëtaren, Sylvinho nis të mendojë direkt për zëvendësuesin

    8 Qershor 2025

    12:52

    Telesport

    Lajm i keq për kombëtaren. Sipas rregullave, kapiteni Berat Gjimshiti do të mungojë në ndeshjen kundër Letonisë, pasi ka plotësuar numrin e lejuar të kartonëve.
    Ai u ndëshkua me karton të verdhë në ndeshjen e djeshme me Serbinë (0-0) në Air Albania, kështu që në vend të tij duhet të luajë një qendërmbrojtës tjetër.
    Për zëvendësimin e tij, Sylvinho ka lënë të kuptohet se alternativat nuk mungojnë dhe se nuk është i shqetësuar.
    “Kemi pesë qendërmbrojtës, përfshirë edhe Adrian Bajramin, që po luan shumë mirë”, tha braziliani për mediat.

  • “Manajn e caktova unë për penalltinë”, Sylvinho pas barazimit me Serbinë: Jam krenar për ekipin

    “Manajn e caktova unë për penalltinë”, Sylvinho pas barazimit me Serbinë: Jam krenar për ekipin

    Pas përfundimit të sfidës mes Shqipërisë dhe Serbisë, trajneri i kuqezinjve, Sylvinho, doli në konferencë për shtyp ku analizoi paraqitjen e ekipit të tij. I zhgënjyer për rezultatin përfundimtar, tekniku brazilian u shpreh krenar për performancën dhe përkushtimin e lojtarëve, duke e cilësuar këtë si një nga ndeshjet më të mira të kombëtares në dy vitet e fundit.

    “Jam i zhgënjyer që nuk morëm tre pikët, por shumë krenar për mënyrën se si luajtëm. Ekipi tregoi karakter, qetësi dhe nivel të lartë ndaj një kundërshtari të fortë fizikisht. Lojtarët që hynë nga stoli bënë gjithashtu shumë mirë”, tha Sylvinho.
    Ai theksoi progresin e skuadrës në aspektin e përbërjes dhe konkurrencës së brendshme: “Në fillim kishim vetëm 15-16 lojtarë në nivel, tani kemi të paktën 22-23. Kjo është një arritje e madhe për ne.”

    Jasir Asani mbeti sërish jashtë fushës në barazimin ndaj Serbisë, duke mos luajtur asnjë minutë për të dytën ndeshje radhazi, çka ngjalli dyshime mbi rolin e tij në ekip. I pyetur në konferencën për shtyp, trajneri Sylvinho theksoi se Asani mbetet një lojtar i rëndësishëm dhe se mungesa e minutave nuk lidhet me probleme personale, por me konkurrencën e fortë brenda grupit.
    Sa i përket vendimit për ekzekutuesin e penalltisë, Sylvinho deklaroi se ishte zgjedhja e tij që Manaj të gjuante, duke përmendur statistika të mëparshme dhe besimin që ka te sulmuesi.
    “Ishte zgjedhja ime që Manaj të gjuante penalltitë. Kam shënimet për ndeshjet e fundit. Ndaj Andorrës ishte po ashtu Manaj, ndaj Anglisë ishte Bajrami, ndaj Ukrainës ishte Jasir Asani. Unë kam shumë respekt për vendin, për njerëzit. Ju keni një vend shumë të bukur, keni një histori të bukur, me zemër dhe me shpirt. Kam dy vite që jetoj këtu. Më pëlqen shumë qyteti ku jetoj. Unë dhe Doriva kemi zgjedhur të jetojmë këtu, madje e diskutoj dhe me trajnerë të tjerë këtë vendim. Mua më pëlqejnë shumë lojtarët teknikë, më çmendin. Por Kombëtarja është e hapur. Jemi vazhdimisht duke u përmirësuar. Jemi në rrugën e duhur. Por nuk do të kemi kurrë një Shqipëri të Sylvinhos, është Shqipëria e vendit tuaj dhe e shqiptarëve. Shijojeni këtë Kombëtare, sepse besoj që dhe ju jeni krenarë për atë që kanë bërë lojtarët sot.”, tha trajneri.
    Trajneri e mbylli deklaratën me fokusin tashmë të zhvendosur te sfida e radhës kundër Letonisë, më 10 qershor: “Duhet të grumbullojmë pikë. Ndeshja e ardhshme do të jetë po aq e vështirë. Nuk fituam, por as Serbia nuk mori më shumë se ne. Ne ishim më pranë fitores.”
    /vizionplus.tv