Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, Rudi Vata analizoi për Report Tv dy barazimet e fundit të kuqezinjve në fushatën kualifikuese të Kupës së Botës 2026, ndaj Serbisë dhe Letonisë.
Me gazetarin Andi Kapxhiu, Vata tha nga Skocia se në sistemin e drejtimit të futbollit në Shqipëri ka nivel amatorësh, gjë që relfektohet më pas në rezultatet e ekipit. Sipas Vatës cikli i Armand Dukës në krye të FSHF-së ka përfunduar.
Sa i takon çështjes së trajnerit, Rudi Vata shtoi se nuk është më ai Sylvinho i parë, pasi diçka ka ndryshuar në entuziazëm edhe falë amatorizmit të FSHF-së dhe njerëzve të punësuar prej saj. Sipas tij “më Shqipëri ka nivele amatoreske që nuk të lënë të ecësh, të mbajnë në gropë. Gropa të thith”.
“-Dy pikë në dy ndeshje dhe paraqitja e Kombëtares?
Kjo Shqipëri aktuale ka shumë lojtarë të mirë, por nuk po bën skuadër, ky është problemi. Na duhet një mentalitet botëror. Ne kemi mbetur në një nivel. Falë djemve që janë rritur në Evropë mundësitë tona janë të mëdha, sepse po shkon Uzbekistani në Kupën e Botës.
Kur erdhi Sylvinho, ia doli të bënte një skuadër, kurse sot nuk po funksionon si e tillë. Grupi nuk e ka këtë harmoni dhe energji pozitive. Mungojnë edhe golat spektakolarë, që ndodhin një herë në një dekadë. Gola që u shënuan nga Asani, Asllani dhe Bajrami. Nuk u vendos asnjë shkallë tjetër mbi këtë gjë që u bë në Evropian.
Jemi një vend me shumë probleme sociale dhe kultura e mentaliteti i njerëzve është i tillë që pompohet shpejt, pastaj nuk arrijmë të analizojmë gjërat konkrete. Duke analizuar performancat e lojtarëve këtë sezon, dy pikët në fundin e sezonit janë normale. Nuk jemi stabilizuar si Kombëtare, kemi lojtarë që nuk luajnë rregullisht. Nuk kemi emra që janë në Europa League apo Champions League. Ne kemi futbollistë të mirë, por jo dominantë në klubet e tyre. Përveç Gjimshitit dhe deri diku Ismajli, lojtarë të tjerë nuk janë dominantë dhe as titullarë.
Skuadrat e rëndësishme, përshembull Serbia ka lojtarë të Champions League si nivel, ka kampiona dhe kapitenë në klubet ku luajnë. Ne jemi të brishtë dhe për të sistemuar gjërat duhen profesionistë, gjë që Shqipërisë i mungojnë. Nuk mundemi ne që të presim vetëm nga trajneri apo stafi teknik që të bëjnë mrekulli. Ata janë përgjegjës për rezultatin, por ka shumë gjëra që luhen pas skene me përgatitjet. Futbollistët duhet të menaxhohen në mënyrë profesionale nga profesionistë të vërtetë. Hendeku është kur bashkohen amatorët me profesionistët.
Hendeku më i madh është i njerëzve që mendojnë që e njohin futbollin, mendojnë se e kuptojnë dhe nuk e kanë provuar në nivele të larta, por janë të gatshëm të japin mendime apo të marrin vendime.
-Harmonia e grupit, kishte një tjetër në Euro 2024. Sot një tjetër frymë, kush na e prish harmoninë?
Menaxhimi i futbollistëve në mënyrë individuale është i vështirë. Unë po shoh që çdo gjë lihet në dorë të Sylvinhos. Ai ka 25 karaktere. Ka emra që luajnë në Serie A, një lloj kulture ndryshe nga futbollisti që luan në Turqi apo Kroaci. Ka futbollistë që luajnë në Spanjë apo Angli të cilët kanë një tjetër mentalitet, ndryshe edhe nga ai italian.
Nuk e di kush është drejtori teknik, ajo urë lidhëse mes lojtarëve dhe trajnerit. Ka qenë Bushi dikur. Mund të ketë staf, por s’kanë kapacitetet profesionale që të menaxhojnë lojtarë si Broja, Bajrami. Kemi Asanin, Ramadanin dhe Bajramin që nuk luajnë. Kanë qenë titullarë absolutë dhe nuk janë pjesë e ekipit bazë. Energjia e trye nuk mund të jetë e njëjtë. Janë çereku i ekipit. Ka keqmenaxhim, duhet staf profesionist me burra që kanë personalitet. Ish-futbollistë që kanë një karrierë me meritokraci. Nuk bëhen këto punë me qoka dhe lidhje. Kjo nuk kuptohet në futbollin modern dhe në Shqipëri janë gjëra që ndodhin.
Unë e kuptoj vështirësinë e trajnerit. Nuk është Sylvinho i mëparshëm, ai që kishte atë entuziazëm. Diçka ka ndryshuar. Edhe firma për rinovimin ishte disi e vonuar. Shumë gjëra nuk u menaxhuan në mënyrë serioze dhe këto më pas sjellin edhe rezultatet që kemi sot.
Shumë përgjegjësi ka trajneri, por më shumë ka sistemi. Siç ka aplikuar Sylvinho, edhe shumë trajnerë të tjerë kanë aplikuar për këtë vend. Trajnerin e ka zgjedhur sistemi. Trajneri është i gabueshëm, por ajo që nuk kuptoj si këta që kanë ndërtuar sistemin nuk marrin kurrë përgjegjësi. E kalojnë topin nga trajneri dhe stafi sepse ata marrin shuma të tilla (paga) që i detyrojnë të na çojnë në Botëror. Nuk ndodh kështu.
Asnjë trajner, duke u futur në ambinetin e Federatës Shqiptare të Futbollit, profesionalisht nuk rritesh në një ambient amatorësh. Diçka e tillë mund të ndodhë kur shkon te Spanja, Gjermania apo Italia. Duke parë ecurinë e trajnerëve tanë të Kombëtares në këto dy dekadat e fundit, asnjë nuk ka bërë hap para kur është larguar nga Shqipëria. Ose ka mbetur ku ka qenë, ose është zhdukur nga tregu. Unë kështu di t’i bëj llogaritë. Asnjë nuk u rrit. Kjo është pyetja. Ata punojnë në një ambient të vështirë.
Në aspektin e arrogancës, ky ambient me këta lidera të nënshtrojnë dhe të shkelin me këmbë, se mendojnë se duke të dhënë rrogën duhet të jesh loja jonë. Trajnerët me personalitet dhe ambicie nuk vijnë të punojnë në Shqipëri. Nuk mundet të kemi pritshmëri prej këtyre trajnerëve. S’e kuptoj pse njerëzit dalin në konkluzione se me këta trajnerë që kemi pasur mund të bëjmë gjëra të mëdha. Duhet kohë të rritesh në këtë zanat dhe na duhet kohë si ekip.
-Ky sistem nga Armand Duka kryesohet. Cilat janë përgjegjësitë e tij?
Duka ka difekte të mëdha dhe më vjen keq që nuk ia thonë ata që ka pranë. Duhej kohë më parë t’ia thoshin. Njeriu kur mbush moshën 60 vjeçe fillojnë i bien bateritë. Më pas të mungojnë edhe idetë e zhvillimi. Edhe cikli i Dukës ka mbaruar, s’mund të jesh ti uzurpator i një institucioni sepse je ti i fuqishëm me politikën nga dy anët. Ky është sport dhe fitohet me djersë, punë dhe sakrifica. Duka duhet të kuptojë që është konsumuar, ka dhënë atë që ka dhënë, por duhet të vijnë njerëz me ide të reja, me ambicie dhe vizion.
Që dinë të trajtojnë tifozët, sepse nuk mundesh ti të krijosh konflikte ma ata që të vijnë të mbështesin. Nëse ndërton këto marrëdhënie, energjia vdes, tifozët vijnë të mbështesin futbollistët që kanë nevojë për ta në tribuna. Ndërkohë ky i largon nga stadiumi, kush ia jep të drejtën?!
-Pesë pikë në katër ndeshje. Sa shanse kemi për vendin e dytë dhe e ardhmja e trajnerit?
Varet nëse do ia dalim të bëjmë një skuadër deri në shtator dhe si do jetë ecuria e futbollistëve. Pse nuk grumbullohet Anis Mehmeti, kush e ka në dorë ta marrë?! Na duhet harmonia në grup dhe çdo vendimarrje ka efekt në ekip. Duhet menaxhim në ekip dhe futbollistët do dilnin më mirë.
Ka një ngërç që kalohet me durim dhe maturi. Secili të marrë përgjegjësitë e tij. Ne duam të sulmojmë trajnerin, në rregull, e bëjmë. Do marrim një tjetër dhe sërish problemet do jenë të njëjta. Na duhet ilaçi për zgjidhje, sepse problemet këtu po fshihen me gënjeshtra. Profesionistët e vërtetë merren vesh vetëm me shikim. Në Shqipëri ka nivele amatoreske që nuk të lënë të ecësh, të mbajnë në gropë. Gropa të thith.
Unë mendoj se Sylvinho dhe stafi i tij janë profesionistë, sepse kanë luajtur në nivele të larta në Champions League. Por, energjia e amatorëve të mban poshtë. Futbolli shqiptar ka shumë shumë probleme”, tha Rudi Vata.
Tag: sylvinho
-

Rudi Vata: Sylvinho s’është më i njëjti, ‘u thith’ nga gropa. FSHF është zaptuar nga amatorët, cikli i Dukës ka mbaruar
-

Sylvinho apo De Biasi? Ja kush ka statistikat më të mira në 26 ndeshjet e para me Kombëtaren
Pas çdo epoke të re në Kombëtaren shqiptare të futbollit, një nga mënyrat më të mira për të vlerësuar punën e trajnerëve është analiza statistikore e 26 ndeshjeve të tyre të para. Më poshtë, një krahasim mes trajnerëve më të rëndësishëm të viteve të fundit: Gianni De Biasi dhe Sylvinho.
Gianni De Biasi (26 ndeshjet e para, periudha 2012–2014)Sipas statistikave të paraqitura, në 26 ndeshjet e para në krye të Shqipërisë, De Biasi regjistroi :
Fitore: ~10
Barazime: ~5
Humbje: ~11
Përqindje fitoreje: ~38.9%
Në këtë periudhë, mes rezultateve të spikatura ishin fitoret historike në kualifikueset e Botërorit ndaj Qipros dhe Norvegjisë, si dhe fitore ndaj Portugalit në eliminatoret e Euro 2016 .
Sylvio “Sylvinho” Mendes (26 ndeshjet e para, prej mars 2023 …)
Në 26 ndeshjet e para, mund të përllogariten ~14 fitore, 6 barazime, ~6 humbje, duke treguar një performancë të qëndrueshme dhe pozitive.
Sylvinho ka regjistruar rezultate pozitive në Nations League dhe ka siguruar kualifikimin për Euro 2024 – një sukses historik për trajnerin brazilian dhe Kombëtaren tonë.
Sylvinho, në 26 ndeshjet e tij të para, ka ritëm fitues dukshëm më të lartë (~54%), me rezultate pozitive në kompeticionet zyrtare. -

“FSHF është zaptuar nga amatorët, cikli i Dukës ka mbaruar”, Rudi Vata flet për Kombëtaren: Sylvinho s’është më i njëjti, ‘u thith’ nga gropa
Me gazetarin Andi Kapxhiu, Vata tha nga Skocia se në sistemin e drejtimit të futbollit në Shqipëri ka nivel amatorësh, gjë që relfektohet më pas në rezultatet e ekipit. Sipas Vatës cikli i Armand Dukës në krye të FSHF-së ka përfunduar.
Sa i takon çështjes së trajnerit, Rudi Vata shtoi se nuk është më ai Sylvinho i parë, pasi diçka ka ndryshuar në entuziazëm edhe falë amatorizmit të FSHF-së dhe njerëzve të punësuar prej saj. Sipas tij “më Shqipëri ka nivele amatoreske që nuk të lënë të ecësh, të mbajnë në gropë. Gropa të thith”.
“-Dy pikë në dy ndeshje dhe paraqitja e Kombëtares?
Kjo Shqipëri aktuale ka shumë lojtarë të mirë, por nuk po bën skuadër, ky është problemi. Na duhet një mentalitet botëror. Ne kemi mbetur në një nivel. Falë djemve që janë rritur në Evropë mundësitë tona janë të mëdha, sepse po shkon Uzbekistani në Kupën e Botës.
Kur erdhi Sylvinho, ia doli të bënte një skuadër, kurse sot nuk po funksionon si e tillë. Grupi nuk e ka këtë harmoni dhe energji pozitive. Mungojnë edhe golat spektakolarë, që ndodhin një herë në një dekadë. Gola që u shënuan nga Asani, Asllani dhe Bajrami. Nuk u vendos asnjë shkallë tjetër mbi këtë gjë që u bë në Evropian.
Jemi një vend me shumë probleme sociale dhe kultura e mentaliteti i njerëzve është i tillë që pompohet shpejt, pastaj nuk arrijmë të analizojmë gjërat konkrete. Duke analizuar performancat e lojtarëve këtë sezon, dy pikët në fundin e sezonit janë normale. Nuk jemi stabilizuar si Kombëtare, kemi lojtarë që nuk luajnë rregullisht. Nuk kemi emra që janë në Europa League apo Champions League. Ne kemi futbollistë të mirë, por jo dominantë në klubet e tyre. Përveç Gjimshitit dhe deri diku Ismajli, lojtarë të tjerë nuk janë dominantë dhe as titullarë.
Skuadrat e rëndësishme, përshembull Serbia ka lojtarë të Champions League si nivel, ka kampiona dhe kapitenë në klubet ku luajnë. Ne jemi të brishtë dhe për të sistemuar gjërat duhen profesionistë, gjë që Shqipërisë i mungojnë. Nuk mundemi ne që të presim vetëm nga trajneri apo stafi teknik që të bëjnë mrekulli. Ata janë përgjegjës për rezultatin, por ka shumë gjëra që luhen pas skene me përgatitjet. Futbollistët duhet të menaxhohen në mënyrë profesionale nga profesionistë të vërtetë. Hendeku është kur bashkohen amatorët me profesionistët.
Hendeku më i madh është i njerëzve që mendojnë që e njohin futbollin, mendojnë se e kuptojnë dhe nuk e kanë provuar në nivele të larta, por janë të gatshëm të japin mendime apo të marrin vendime.
-Harmonia e grupit, kishte një tjetër në Euro 2024. Sot një tjetër frymë, kush na e prish harmoninë?
Menaxhimi i futbollistëve në mënyrë individuale është i vështirë. Unë po shoh që çdo gjë lihet në dorë të Sylvinhos. Ai ka 25 karaktere. Ka emra që luajnë në Serie A, një lloj kulture ndryshe nga futbollisti që luan në Turqi apo Kroaci. Ka futbollistë që luajnë në Spanjë apo Angli të cilët kanë një tjetër mentalitet, ndryshe edhe nga ai italian.
-Kush duhet ta bëjë këtë?
Nuk e di kush është drejtori teknik, ajo urë lidhëse mes lojtarëve dhe trajnerit. Ka qenë Bushi dikur. Mund të ketë staf, por s’kanë kapacitetet profesionale që të menaxhojnë lojtarë si Broja, Bajrami. Kemi Asanin, Ramadanin dhe Bajramin që nuk luajnë. Kanë qenë titullarë absolutë dhe nuk janë pjesë e ekipit bazë. Energjia e trye nuk mund të jetë e njëjtë. Janë çereku i ekipit. Ka keqmenaxhim, duhet staf profesionist me burra që kanë personalitet. Ish-futbollistë që kanë një karrierë me meritokraci. Nuk bëhen këto punë me qoka dhe lidhje. Kjo nuk kuptohet në futbollin modern dhe në Shqipëri janë gjëra që ndodhin.
Unë e kuptoj vështirësinë e trajnerit. Nuk është Sylvinho i mëparshëm, ai që kishte atë entuziazëm. Diçka ka ndryshuar. Edhe firma për rinovimin ishte disi e vonuar. Shumë gjëra nuk u menaxhuan në mënyrë serioze dhe këto më pas sjellin edhe rezultatet që kemi sot.
-Përgjegjësia e trajnerit?
Shumë përgjegjësi ka trajneri, por më shumë ka sistemi. Siç ka aplikuar Sylvinho, edhe shumë trajnerë të tjerë kanë aplikuar për këtë vend. Trajnerin e ka zgjedhur sistemi. Trajneri është i gabueshëm, por ajo që nuk kuptoj si këta që kanë ndërtuar sistemin nuk marrin kurrë përgjegjësi. E kalojnë topin nga trajneri dhe stafi sepse ata marrin shuma të tilla (paga) që i detyrojnë të na çojnë në Botëror. Nuk ndodh kështu.
Asnjë trajner, duke u futur në ambinetin e Federatës Shqiptare të Futbollit, profesionalisht nuk rritesh në një ambient amatorësh. Diçka e tillë mund të ndodhë kur shkon te Spanja, Gjermania apo Italia. Duke parë ecurinë e trajnerëve tanë të Kombëtares në këto dy dekadat e fundit, asnjë nuk ka bërë hap para kur është larguar nga Shqipëria. Ose ka mbetur ku ka qenë, ose është zhdukur nga tregu. Unë kështu di t’i bëj llogaritë. Asnjë nuk u rrit. Kjo është pyetja. Ata punojnë në një ambient të vështirë.
Në aspektin e arrogancës, ky ambient me këta lidera të nënshtrojnë dhe të shkelin me këmbë, se mendojnë se duke të dhënë rrogën duhet të jesh loja jonë. Trajnerët me personalitet dhe ambicie nuk vijnë të punojnë në Shqipëri. Nuk mundet të kemi pritshmëri prej këtyre trajnerëve. S’e kuptoj pse njerëzit dalin në konkluzione se me këta trajnerë që kemi pasur mund të bëjmë gjëra të mëdha. Duhet kohë të rritesh në këtë zanat dhe na duhet kohë si ekip.
-Ky sistem nga Armand Duka kryesohet. Cilat janë përgjegjësitë e tij?
Duka ka difekte të mëdha dhe më vjen keq që nuk ia thonë ata që ka pranë. Duhej kohë më parë t’ia thoshin. Njeriu kur mbush moshën 60 vjeçe fillojnë i bien bateritë. Më pas të mungojnë edhe idetë e zhvillimi. Edhe cikli i Dukës ka mbaruar, s’mund të jesh ti uzurpator i një institucioni sepse je ti i fuqishëm me politikën nga dy anët. Ky është sport dhe fitohet me djersë, punë dhe sakrifica. Duka duhet të kuptojë që është konsumuar, ka dhënë atë që ka dhënë, por duhet të vijnë njerëz me ide të reja, me ambicie dhe vizion.
Që dinë të trajtojnë tifozët, sepse nuk mundesh ti të krijosh konflikte ma ata që të vijnë të mbështesin. Nëse ndërton këto marrëdhënie, energjia vdes, tifozët vijnë të mbështesin futbollistët që kanë nevojë për ta në tribuna. Ndërkohë ky i largon nga stadiumi, kush ia jep të drejtën?!
-Pesë pikë në katër ndeshje. Sa shanse kemi për vendin e dytë dhe e ardhmja e trajnerit?
Varet nëse do ia dalim të bëjmë një skuadër deri në shtator dhe si do jetë ecuria e futbollistëve. Pse nuk grumbullohet Anis Mehmeti, kush e ka në dorë ta marrë?! Na duhet harmonia në grup dhe çdo vendimarrje ka efekt në ekip. Duhet menaxhim në ekip dhe futbollistët do dilnin më mirë.
Ka një ngërç që kalohet me durim dhe maturi. Secili të marrë përgjegjësitë e tij. Ne duam të sulmojmë trajnerin, në rregull, e bëjmë. Do marrim një tjetër dhe sërish problemet do jenë të njëjta. Na duhet ilaçi për zgjidhje, sepse problemet këtu po fshihen me gënjeshtra. Profesionistët e vërtetë merren vesh vetëm me shikim. Në Shqipëri ka nivele amatoreske që nuk të lënë të ecësh, të mbajnë në gropë. Gropa të thith.
Unë mendoj se Sylvinho dhe stafi i tij janë profesionistë, sepse kanë luajtur në nivele të larta në Champions League. Por, energjia e amatorëve të mban poshtë. Futbolli shqiptar ka shumë shumë probleme”, tha Rudi Vata. -

Rikthim pas në renditje! A po e çon Sylvinho kombëtaren në krizë?
Me Sylvinho-n në stol, Shqipëria u kualifikua me spektakël në “Euro2024”, por që nga ai moment fantastik, kuqezinjtë kanë humbur shumë nga shkëlqimi që i dhuroi braziliani. Nga një bekim për vendin tonë, pas më shumë se dy vitesh, Shqipëria rikthehet në pikën zero, rikthehet në të kaluarën ku e kishim shumë të vështirë të “thyenin” ekipe si Letonia, rikthehen sërish dyshimet e forta mbi mënyrën se si po menaxhohet një grup me shumë cilësi.
Në momentin kur Sylvinho zbarkoi në Tiranë gjeti një përfaqësuese të përçarë, në proces tranzicioni, afroi në përfaqësuese element si Jasir Asani, Mitaj, Daku etj, arriti t’i marrë më të mirën lojtarëve si Asllani, Bajrami etj, por sot historia është ndryshe. Pas “Euro2024”, të gjithë prisnin një ekip më të pjekur, më të fortë, por ndodhi krejtësisht e kundërta, Shqipëria nisi një rënie të lirë, ku fillimisht ra në Ligën C në Ligën e Kombeve, ndërsa po vijon me një fushatë kualifikuesesh në Botëror aspak pozitive, ku në 4 ndeshjet e para ka marrë vetëm 5 pikë. Shumë zhgënjyese 2 barazimet e fundit, kundër Serbisë dhe Letonisë, që vendosin menjëherë në pikëpyetje të fortë këtë rrugëtim, për të mos thënë që tani duhet më shumë se një mrekulli.
Kjo paraqitje e dobët e Shqipëria pritet të reflektohet edhe në renditjen mujore të FIFA, ku Shqipëria humbet edhe dy pozicione të tjera, për tu renditur në vendin e 68-të. Edhe në renditjen e FIFA, Sylvinho rikthehet në pikën zero, aty ku e gjeti Shqipërinë, ndërsa maksimumi në drejtimin e tij ka qenë vendi i 59-të. -

Opinion / Shqipëria e futbollit në qorrsokak, kombëtare pa identitet, trajner pa guxim…
Dy ndeshjet e fundit të kombëtares shqiptare në eliminatoret e Botërorit 2026 kanë ngritur më shumë dyshime sesa dhanë përgjigje. Barazimi ndaj Serbisë në shtëpi, në një atmosferë të zjarrtë, dhe më pas ndalesa zhgënjyese në Riga kundër Letonisë modeste, kanë ndezur alarmin. Kombëtarja është futur në një qorrsokak, ku mungojnë idetë, qartësia dhe mbi të gjitha guximi për të marrë vendimet e duhura.
Në qendër të kësaj historie si “lakmues” qëndron një emër; Rey Manaj. Humbja e penalltisë ndaj Serbisë ishte momenti që e thelloi ndarjen mes tij dhe tifozëve. Në vend që trajneri Sylvinho ta ulte në stol për t’i dhënë një sinjal skuadrës dhe opinionit publik, bëri të kundërtën: e aktivizoi si titullar sërish ndaj Letonisë, madje e gradoi edhe kapiten.
Një “bast” i rëndë dhe i pakuptueshëm në sytë e publikut, sidomos kur alternativa si Broja, qendërsulmues natyral, i rrezikshëm dhe shumë më i rrezikshëm, u detyrua të luajë në një pozicion që vetë ka pranuar se nuk është ai i duhuri për të, anësor i djathtë. Kjo është simptomë e një problemi më të thellë; Sylvinho duket se po ngulmon më shumë te preferencat e veta sesa te performanca.
Pikëpyetje edhe më të mëdha lindën me mungesën e Elseid Hysajt në ndeshjen e Rigës. Shkodrani kishte fituar penalltinë ndaj Serbisë dhe ishte një nga më aktivët, por u la në stol pa asnjë arsye të qartë, duke sjellë konfuzion në zgjedhjet e trajnerit.Për më tepër, mbrojtja me Kumbullën dhe Ismajlin ndaj Letonisë dështoi rëndë. Pa Gjimshitin dhe Ajetin, mbrojtja ra në nivelin e një skuadre pa personalitet, duke përsëritur gabime amatoreske dhe vënë në vështirësi Strakoshën, që u detyrua të priste edhe një penallti.
Mesfusha? E mbipopulluar me lojtarë të ngjashëm, por pa asnjë ide të qartë sesi të ndërtohej loja në 20 metrat e fundit. Asllani, Shehu, Laçi, të gjithë futbollistë punëtorë, por pa i dhënë dot frymëmarrje skuadrës në Riga.
Dhe sërish, vendimet e trajnerit Sylvinho, më saktë zëvendësimet e tij, meritojnë analizë. Daku, një tjetër sulmues që ka treguar se mund të sjellë pështjellim në mbrojtjet kundërshtare, u fut shumë vonë në lojë, ndërsa aktivizimi i Muçit, më shumë një lëvizje për “t’u mbyllur gojën” kritikëve, rezultoi pa ndikim.
E vetmja pikë drite në këtë errësirë ishte Thomas Strakosha. Portieri kuqezi ka fituar me meritë fanellën e titullarit, duke bërë dy pritje decizive në këto dy ndeshje. Sidoqoftë, portieri nuk e fiton i vetëm një betejë, sidomos kur ekipi para tij shpërdoron pa kujdes gjithçka ndërton.Nga pikëpamja matematikore, shpresat e kualifikimit në Botëror nuk janë zyrtarisht të shuara, por realisht Shqipëria në këto dy ndeshje ka humbur terrenin dhe, më keq akoma, ka humbur momentin psikologjik. Serbia na ka ende përpara (me një pikë më pak se ne), por ka luajtur dy ndeshje më pak se kuqezinjtë. Anglia nuk diskutohet për vendin e parë, të paktën në letër. Praktikisht, gara për vendin e dytë, që do të na çonte në “play off”, është kthyer në një mal të pakalueshëm.
Në fund, fjalët e presidentit Duka “nuk ka mbaruar asgjë” tingëllojnë më shumë si kapje pas fijes së kashtës sesa si besim i bazuar në fakte. Ajo që ka mbaruar realisht është iluzioni për një kombëtare që nuk di të marrë përgjegjësi në momentet e rëndësishme.
Ka ardhur koha që Sylvinho dhe stafi i tij të bëjnë një analizë të thellë. Nuk mjafton më të thuhet “do të kthehemi më të fortë në shtator”. Kthimi kërkon ide, guxim, riorganizim dhe ndoshta një tjetër qasje me lojtarët që kemi në dispozicion. Kualifikimi kalon vetëm nga vendimet e guximshme dhe nga heqja dorë prej preferencave personale të tipit “Manajn e njoh që tek Interi…”Ndryshe, ky edicion do të jetë një tjetër dështim i bujshëm i kombëtares, me kosto të konsiderueshme financiare, jo vetëm sportive. Dy ndeshjet e qershorit treguan qartë një të vërtetë të hidhur: kjo kombëtare është pa identitet, pa ide dhe, më keq akoma, e drejtuar nga një trajner që nuk ka as guximin dhe as aftësinë për të marrë vendime të mëdha në momente decizive.
Barazimi në Tiranë ndaj Serbisë ishte një autogol psikologjik. Kishim shansin ta mbyllnim praktikisht garën për vendin e dytë, e kishim ndeshjen në dorë, me atë penallti në favor. Çfarë ndodhi? Rey Manaj, një sulmues që gjithmonë është marrë me shumë bujë e pak gola, dështoi në mënyrën më spektakolare të mundshme.Dhe në vend që të shkonte në stol, në vend që Sylvinho të tregonte karakter, Manaj u bë titullar sërish, madje kapiten ndaj Letonisë. Një vendim që nuk ka asnjë justifikim sportiv, logjik apo edhe moral. Rezultati? Një tjetër barazim zhgënjyes, ndaj një Letonie që as vetë nuk e besonte se mund të nxirrte pikë.
Çfarë mesazhi dha trajneri me këtë zgjedhje? Se dështimi nuk ndëshkohet, por shpërblehet. Se kapiteni nuk është më figura e sakrificës dhe lidershipit, por i preferencave personale të trajnerit. Manaj në fushë dhe Hysaj në stol janë diagnoza më e mirë e kësaj kakafonie në kampin kuqezi… -

“Sylvinho po mëson zanatin”, ish-kapiteni i Kombëtares: Trajneri po gabon në momente të rëndësishme
Ish-kapiteni i Kombëtares, Rudi Vata, në një lidhje direkte me studion e “Ditarit” me Loneta Prognin, komentoi barazimin 1-1 të Shqipërisë në transfertë me Letoninë.
“Në letër, Shqipëria është ekip shumë më i fortë, por Letonia ka një trajner të shkollës italiane dhe taktikisht është shumë e organizuar. Sot shumë gjëra nuk shkuan siç duhet dhe energjia e ekipit mungonte. Nëse pretendon të shkosh në Botëror, duhet t’i fitosh ndeshje me ekipe si Letonia. Mendoj se jemi ende kombëtare e vogël, nuk jemi gati për të shkuar në Botëror”, deklaroi Rudi Vata.
Më tej, Vata kritikoi Sylvinhon: “Mendoj se si futbollist ai ka arritur nivelet më të larta të profesionalizmit, por të jesh trajner është diçka krejt tjetër. Sylvinho ka gabuar sigurisht, është trajner i ri që po mëson zanatin. Eksperiencën po e merr me Shqipërinë. Po gabon në momente të rëndësishme, por ai është trajneri i Shqipërisë në fund të fundit. Duhet të marrë përgjegjësitë. Nëse në Europian në dërgoi Sylvinho, përgjegjësi ka që nuk po na dërgon në Botëror. Por, unë mendoj se problemi i futbollit shqiptar nuk është trajneri, por mentaliteti. Futbollistët i kemi, por duhet të dish t’i menaxhosh futbollistët. Ne nuk kemi staf mjaftueshëm. Nuk mjafton vetëm trajneri i Kombëtares dhe stafi i tij. Kemi mangësi profesionistësh”. -

“Sylvinho duhet të ikë”, Ledio Pano i ashpër me teknikun e Kombëtares: Ai nuk është trajner
Tepër i ashpër ka qenë legjenda e futbollit shqiptar Ledio Pano me trajnerin e Kombëtares shqiptare, Sylvinho, pas barazimit 1-1 që Shqipëria mori me ekipin modest të Letonisë, duke zbehur drejt zeros shpresat edhe për një vend të dytë në grup në eliminatoret e botërorit.
Pano nuk e cilëson Sylvinhon si një trajner dhe e bën përgjegjës kryesor për të dyja rezultatet e fundit. Sipas tij, braziliani e ka humbur mbështetjen dhe duhet të largohet.
“Kjo kombëtare nuk më bind. Pritshmëritë janë të mëdha. Shumë lojtarë luajnë në Itali, por nuk po tregojnë vlerat, ose ne presim dicka më shumë nga ata. Cilësia e tyre tregohet dhe nga minutazhi i paktët ku ata luajnë dhe në ekipet e tyre. Ishte një ndjeshje që ne duhet ta fitonim në Letoni. Bëmë shumë gabime në kuptimin e mëndjes, sepse me topin ne luajtëm, e mbajtëm atë, por në zona që nuk i hyjnë në punë askujt. Në eliminatoret për Evropianin, Sylvinho bëri mirë.
Por kontradiktat me të nisën me listat e Evropianit. Mendoj se ai nuk e ka më mbështetjen e tifozerisë shqiptare dhe mendoj që ka ardhur koha të ndahet. Një pjesë të përgjegjësisë e ka dhe ai. Duhet ta lexojë ndeshjen dhe të bëjë ndryshime. Vonohet sepse nuk është trajner. Ai mund të jetë një seleksioner. Ai po mëson dorën. Do të doja të ndryshonte. Një trajner nuk mund të hedhë të njëjtët lojtarë”, tha Pano. -

Sylvinho: Futbolli nuk të fal, luajtëm vetëm pjesën e dytë ndaj Letonisë
Shqipëria nuk arriti më shumë se një barazim në transfertën ndaj Letonisë (barazimi i gjashtë në po kaq përballje mes dy kombëtareve në fjalë), duke u ndalur 1-1 në “Skonto Stadium” të Rigës. Një rezultat që lë shije të hidhur, jo vetëm për mënyrën si erdhi, por edhe për faktin se kuqezinjtë humbën një mundësi të mirë për të konsoliduar pozitat në renditje. Pas ndeshjes, trajneri Sylvinho doli në prononcim për mediat, ku nuk e fshehu zhgënjimin e tij për mënyrën si e nisi skuadra ndeshjen:
“Futbolli nuk të fal, në pjesën e parë kemi gabuar goxha në qarkullimin e topit. Ndërkohë, vlen që jemi përmirësuar në pjesën e dytë të ndeshjes. Duhet të futemi në fushë me një qëndrim më ndryshe, sepse futbolli luhet 90 minuta”.
Trajneri brazilian theksoi se skuadra e tij e la veten peng të gabimeve elementare. Sipas Sylvinho, 45 minutat e para ishin praktikisht të shpërdoruara: “Më shumë gabime kemi bërë në pjesën e parë, kemi shpërdoruar shumë. Laçi ishte shumë i lodhur, duhej zëvendësim i detyruar. Futbolli është i tillë, ku luan me tre sulmues dhe nuk fiton, luan me një sulmues dhe fiton. Kemi shpërdoruar 45 minuta”.
Duke iu përgjigjur pyetjeve për objektivat e Shqipërisë tashmë, Sylvinho ishte shumë i qartë; nuk mjaftojnë emrat në letër për të arritur suksesin: “Objektiv, vendi i dytë? Nëse teorinë, pra ato në letër nuk i hedh në fushë, edhe po të ishim ekip si Gjermania apo Brazili, përsëri nuk e kapnim dot objektivin. Sigurisht që ne u futëm në fushë për fitoren”.
Megjithatë, trajneri vlerësoi reagimin e skuadrës në pjesën e dytë, ku Shqipëria tregoi më shumë karakter dhe dëshirë për ta ndryshuar fatin e ndeshjes: “Bëmë shumë gabime në pjesën e parë, në të dytën ekipi po shtynte para për të shënuar gol.
E theksoj se nuk është formacioni, por qasja e lojtarëve që kanë në fushën e lojës, ajo që bën diferencën. Qasja ishte e gabuar, pjesa e parë gjithashtu. Mund të pësonim edhe një gol nga penalltia, ku mund të ishim në disavantazh, por Strakosha e bëri mjaft mirë punën e tij”. -

Formacionet zyrtare/ Sylvinho ndryshime të mëdha në mbrojtje ndaj Letonisë
Kombëtarja shqiptare zbret sot në fushë për sfidën e katërt në kuadër të kualifikueseve të Kampionatit Botëror 2026, ku do të përballet me Letoninë në “SSkonto Stadion” të Rigës. Pas barazimit 0-0 ndaj Serbisë në “Arenën Kombëtare” tre ditë më parë, kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht fitoren për të ruajtur pozitat në zonën kualifikuese dhe për të konsoliduar vendin e dytë në grup.
Trajneri Sylvinho ka bërë disa ndryshime në formacion, kryesisht në repartin e mbrojtjes. Ismajli dhe Kumbulla zëvendësojnë Gjimshitin dhe Ajetin, ndërsa Elseid Hysaj e nis nga stoli, me Ivan Balliun që starton si titullar. Pjesa tjetër e ekipit mbetet e pandryshuar në krahasim me sfidën ndaj Serbisë.Në këtë ndeshje, shiritin e kapitenit e mban sulmuesi Rey Manaj, i cili kërkon të lërë pas vetes zhgënjimin nga penalltia e humbur në ndeshjen e fundit dhe të udhëheqë skuadrën drejt fitores.
Takimi do të drejtohet nga arbitri turk Umut Meler, i ndihmuar nga bashkëkombësit e tij Kerem Ersoy dhe Ibrahim Çaglar Uyarcan. Gjyqtari i katërt do të jetë Oguzhan Çakir, ndërsa në sistemin VAR do të asistojnë dy gjyqtarë gjermanë: Harm Osmers dhe Daniel Schlager.
Shqipëria synon të marrë maksimumin e pikëve në këtë përballje të rëndësishme, për të vazhduar rrugën drejt një kualifikimi historik në Botërorin 2026. -

3 ndryshime nga ndeshja me Serbinë, Sylvinho na befason sërish me formacionin zyrtar ndaj Letonisë
10 Qershor 2025
19:31
Telesport
Shqipëria luan sonte ndaj Letonisë në transfertë në ndeshjen e radhës për kualifikueset për Kupën e Botës 2026. Kjo është ndeshja e katërt për kuqezinjtë në këtë edicion, ku deri tani regjistrojnë 1 humbje ndaj Anglisë, 1 fitore ndaj Andorrës dhe 1 barazim ndaj Serbisë.
Sot, Shqipërisë i bën punë vetëm fitorja, asnjë rezultat tjetër. Në rast se kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho duan të mbajnë ende gjallë shpresat për vendin e dytë, duhen me patjetër të fitojnë sot.
Përsa i përket formacionit zyrtar, Sylvinho ka bërë 3 ndryshime nga ndeshja me Serbinë, duke zgjedhur modulin 4-3-3. Dy ndryshime kanë qenë të detyrueshme në qendrën e mbrojtjes, ku mungon Berat Gjimshiti për shkak kartonash dhe Arlind Ajeti për shkak dëmtimi. Në vend të tyre do luajnë Marash Kumbulla dhe Ardian Ismajli.
Surprizë mund të quhet lënia në stol e Elseid Hysaj, i cili shkëlqeu ndaj Serbisë. Në vendin e shkodranit do luajë Ivan Balliu. Mario Mitaj në krahun e majtë.
Treshja e mesfushës: Qazim Laçi, Julian Shehu dhe Kristian Asllani. Treshja e sulmit: Arbër Hoxha dhe Armando Broja në krahë, Rei Manaj, i cili mban edhe shirtin e kapitenit në qendër.