Tag: sydney

  • Filmi i ri “Christy” pati performancë të dobët në kinema, reagon Sydney Sweeney!

    Filmi i ri “Christy” pati performancë të dobët në kinema, reagon Sydney Sweeney!

    Aktorja e njohur amerikane, Sydney Sweeney, ka reaguar pas rezultateve të filmit të saj të fundit, “Christy”, një dramë biografike për boksieren e famshme, Christy Martin. Filmi, i cili u lansua më 7 nëntor në mbi 2,000 kinematë amerikane, arriti të fitojë 1.3 milion dollarë në javën e tij të parë të premierës, duke u renditur në vendin e 11-të mes filmave të tjerë të shfaqur atë fundjavë. Megjithatë, ndonëse shifrat nuk ishin ato që priteshin, audienca ka reaguar pozitivisht, me një vlerësim 99% në Rotten Tomatoes.

    Në një postim emocionues në rrjetet sociale, Sweeney shprehu krenarinë e saj për këtë projekt dhe për ekipin që e krijoi atë. Ajo theksoi se ky film përfaqëson mbijetesën, guximin dhe shpresën dhe se ka ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit për dhunën në familje. “Ky film është një nder i madh për mua. Jam krenare për këtë histori që treguam dhe për mundësinë për të përfaqësuar dikë si Christy Martin, një grua kaq e fortë dhe e qëndrueshme,” shkroi aktorja.
    Sweeney beson se arti nuk është gjithmonë për shifra, por për ndikimin që lë tek të tjerët. Ajo e mbylli postimin duke falenderuar publikun për mbështetjen dhe duke shtuar se nëse filmi ka ndihmuar një grua të bëjë hapin e parë drejt sigurisë, atëherë ata e kanë arritur qëllimin e tyre.
    “Christy” tregon historinë e boksieres Christy Martin, një gruaje që luftoi për t’u bërë një nga boksierët më të njohur në botë, duke sfiduar normat dhe presionet shoqërore.

  • Sydney Sweeney tregon transformimin ekstrem fizik për rolin në “Christy”

    Sydney Sweeney tregon transformimin ekstrem fizik për rolin në “Christy”

    Aktorja amerikane Sydney Sweeney është treguar e hapur për ndryshimet drastike që trupit të saj iu desh të përjetonte para dhe pas xhirimeve të filmit biografik “Christy”, ku ajo interpreton boksieren e njohur Christy Martin. Për t’u futur në formën fizike të kampiones së boksit, Sweeney shtoi mbi 30 kilogramë përmes një regjimi të rreptë ushqimor dhe stervitjeje intensive me fokus në forcë.
    Filmi i regjisorit David Michôd përfundoi xhirimet dhe vetëm shtatë javë më vonë, Sweeney duhej të ishte gati për dy projekte krejt të ndryshme: filmin “The Housemaid” dhe sezonin e tretë të “Euphoria”. “Duhej të isha shumë strikte me veten,” tregon 28-vjeçarja për People, duke kujtuar procesin e shpejtë të humbjes së peshës.
    Gjatë përgatitjes për rolin, ajo konsumonte sasi të mëdha ushqimi, proteina dhe kreatinë, çka i shkaktonte fryrje. “Kur e ndërpreva gjithçka, muskujt filluan të bien shumë shpejt. Muskujt janë gjëja e parë që humbet para yndyrës, brenda dy javësh rashë dukshëm,” shpjegon ajo. Pjesën tjetër të peshës e humbi përmes një diete shumë të pastër dhe sasisë së madhe të kardios.
    Sweeney e pranon se një transformim i tillë mund të mos përsëritet. “Ky mund të jetë rasti i vetëm që e sfidoj trupin tim kaq shumë për një rol,” thotë ajo, edhe pse falë metabolizmit të mirë dhe një jete aktive, i është dashur më pak kohë për të rikthyer formën.
    “Christy” është tashmë në kinema, ndërsa “The Housemaid”, ku Sweeney luan krah Amanda Seyfried, pritet të shfaqet më 19 dhjetor.

  • Çfarë tha Sydney Sweeney pasi Donald Trump e quajti reklamën e saj “më të nxehtën që ekziston”?

    Çfarë tha Sydney Sweeney pasi Donald Trump e quajti reklamën e saj “më të nxehtën që ekziston”?

    Aktorja e njohur Sydney Sweeney është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë jo për një rol në film, por për një fushatë reklamuese që mori përmasa politike. Bashkëpunimi i saj me markën American Eagle, i menduar si një reklamë e thjeshtë për xhinse, përfundoi në një debat publik pasi vetë Donald Trump vendosi të komentonte mbi të.
    Reklama kishte sloganin “Sydney Sweeney ka xhinse të shkëlqyera”, një lojë fjalësh mes “xhinseve” dhe “gjeneve”, që disa e konsideruan provokuese dhe me nënkuptime të diskutueshme. Por ndërsa kritikat nisën të shpërndaheshin në rrjet, Trump ndërhyri në mënyrën e tij karakteristike, duke e lavdëruar aktoren.
    Në rrjetin e tij Truth Social, ish-presidenti shkroi:

    “Sydney Sweeney, një republikane e regjistruar, ka reklamën më të nxehtë që ekziston! Xhinset po fluturojnë nga raftet. Shko merri, Sydney!”

    Ky reagim ndezi një valë të re polemikash, duke e kthyer një fushatë mode në një çështje politike.
    Në një intervistë për GQ, Sweeney reagoi për herë të parë ndaj komenteve të Trump, duke e përshkruar situatën si “surrealiste”.

    “Bëra një reklamë për xhinse. Reagimi ishte padyshim një surprizë, por unë thjesht i dua xhinset. Është e vetmja gjë që vesh çdo ditë të jetës sime,” – tha aktorja me qetësi.

    Ndërkohë, Sweeney po përgatitet për projektin e saj të ardhshëm në sezonin e katërt të serialit “The White Lotus”, i cili do të zhvillohet në Francë dhe pritet të rikthehet në ekranet e HBO në fund të vitit 2026.

  • U sulmua nga peshkaqeni në Sydney, humb jetën sërfisti nga Greqia

    U sulmua nga peshkaqeni në Sydney, humb jetën sërfisti nga Greqia

    Një sërfist humbi jetën tragjikisht pasi u sulmua nga një peshkaqen në ujërat e Sydney-t.

    57-vjeçari Mercury Psilakis ishte emigrant grek dhe sërfist me përvojë, sipas mediave greke.
    Ai pësoi lëndime të rënda nga sulmi në plazhin Dee Why pak pas orës 10:00 të mëngjesit të së shtunës me orën lokale, ndërsa po bënte sërf me miqtë rreth 100 metra larg bregut. Ai u nxor në breg nga miqtë, por humbi një sasi të madhe gjaku dhe nuk mundi të mbijetojë.
    Dy pjesë të dërrasës së tij të sërfit janë dërguar për ekzaminim, njoftoi policia.
    Deri më tani, nuk është përcaktuar se cila specie peshkaqeni kreu sulmin, që i detyroi autoritetet të mbyllin disa plazhe sot.
    Ky është sulmi i parë fatal nga një peshkaqen në qytetin më të populluar të Australisë që nga vdekja e një instruktori 35-vjeçar britanik të zhytjes në shkurt të vitit 2022 në Little Bay. Sulmi i mëparshëm vdekjeprurës nga një peshkaqen në Sydney u regjistrua në vitin 1963.

    Top Channel

  • Çift i ri në industri! Scooter Braun dhe Sydney Sweeney janë në një lidhje

    Çift i ri në industri! Scooter Braun dhe Sydney Sweeney janë në një lidhje

    Alarm për çift të ri… Scooter Braun dhe Sydney Sweeney janë në një lidhje. Burimet e TMZ tregojnë se Scooter dhe Sydney janë takuar me njëri-tjetrin dhe kanë qenë në takime të shumta.
    Siç tha një burim, “Sydney sapo i ka dhënë fund një lidhje dhe po bën atë që bëjnë gratë në të 20-at, po del me dikë.” 
    Sydney dhe Scooter ndezën për herë të parë thashethemet për një lidhje disa muaj më parë, kur u panë së bashku në Venecia të Italisë në qershor gjatë dasmës së Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez, ku të dy ishin ndër të ftuarit e famshëm.
    Ata u takuan në dasmë, megjithëse nuk është e qartë se kur filluan të dilnin bashkë.
    Sydney ishte më parë e fejuar me Jonathan Davino, por, siç u raportua fillimisht, në janar ata u ndanë. Scooter ishte i martuar me Yael Cohen, ata ishin burrë e grua për rreth 7 vjet dhe kanë 3 fëmijë së bashku por u ndanë dhe finalizuan divorcin e tyre në shtator 2022.
    Sydney është 27 vjeç dhe Scooter është 44 vjeç, por diferenca në moshë prej 17 vitesh nuk është aq e re për të… ish-i fejuari i saj Jonathan është 42 vjeç.
    Përveçse është një drejtues diskografik dhe personi përgjegjës për zbulimin e Justin Bieber, Scooter është i njohur edhe për zenken e tij të gjatë me Taylor Swift në lidhje me shitjen e pronës së saj, të cilën ajo e bleu së fundmi.

  • Incident në Sydney, një makinë hyn me forcë në portën e konsullatës ruse

    Incident në Sydney, një makinë hyn me forcë në portën e konsullatës ruse

    Policia australiane njoftoi sot se është arrestuar një burrë që përplasi makinën e tij në portën e konsullatës ruse në Sydney.

    Deklarata tha se burri i arrestuar akuzohej për vepra të shumta penale, përfshirë shkatërrimin e pronës dhe posedimin e një thike, raporton Reuters.

    Në një video të publikuar nga një dëshmitar okular, një anëtar i policisë shihet duke e urdhëruar shoferin të largohet menjëherë nga automjeti, i cili ndodhej në ambientet e konsullatës në Woollahra, një periferi të Sidneit.

    Policia lokale konfirmoi se oficerët e policisë iu përgjigjën një thirrjeje për ndihmë nga konsullata ruse dhe u përpoqën të flisnin me një burrë në një makinë jashtë ndërtesës së konsullatës, por ai më pas e përplasi makinën në portën e përparme.

  • Sydney Sweeney në krizë: Dy dështime radhazi në kinema pas skandalit me reklamat e xhinseve

    Sydney Sweeney në krizë: Dy dështime radhazi në kinema pas skandalit me reklamat e xhinseve

    Ylli i serialit Euphoria, Sydney Sweeney, po kalon një periudhë të vështirë profesionale. Dy filmat e saj më të fundit, Eden dhe Americana, nuk kanë arritur pritshmëritë në arkë dhe kanë marrë kritika të përziera. Eden, një thriller i mbijetesës me regji nga Ron Howard dhe buxhet 50 milionë dollarë, debutoi me vetëm 1 milion fitime në 664 kinema amerikane, duke marrë 55% vlerësime pozitive në Rotten Tomatoes. Në të luajnë edhe Ana de Armas dhe Jude Law.
    Ndërkohë, Americana, komedi krimi ku Sweeney luan përkrah këngëtares Halsey, pati një debutim të dobët me 500 mijë dollarë fitime kundrejt buxhetit 9 milionësh. Regjisori Tony Tost e cilësoi filmin një “perlë të fshehur” që mund të vlerësohet më shumë me kalimin e kohës.
    Këto dështime pasojnë pas polemikës me reklamën e markës American Eagle, ku Sweeney u përfshi në një spot që disa kritikuan për elemente të diskutueshme historike. Megjithatë, sondazhet treguan se shumica e publikut e priti pozitivisht fushatën.
    Pavarësisht sfidave, Sweeney mbetet një nga aktoret më të kërkuara në Hollywood. Ajo ka përfunduar xhirimet e filmit biografik mbi boksieren Christy Martin dhe këtë verë nis punën si producente dhe aktore në Scandalous!. Projekti i ardhshëm përfshin edhe thrillerin I Pretended to Be a Missing Girl, një film sci-fi për Amazon MGM dhe adaptimin e videolojës OutRun nga Michael Bay.

  • A po merr pjesë Sydney Sweeney në “Djalli vesh Prada 2”?

    A po merr pjesë Sydney Sweeney në “Djalli vesh Prada 2”?

    Fansat e “The Devil Wears Prada” janë të emocionuar për mundësinë që aktorja Sydney Sweeney të jetë pjesë e vazhdimit të filmit të njohur. Ajo u pa të mërkurën, më 6 gusht, në setin e “The Devil Wears Prada 2” në New York City, duke shtuar dyshime mbi një rol sekret të mundshëm në projektin e shumëpritur.
    Sweeney, 27 vjeçe, u pa duke dalë nga një karavan, duke mbajtur një kapuç që mbulonte pjesën më të madhe të fytyrës së saj, ndërsa një dëshmitar filmoi momentin. Kjo ngacmoi spekulime se ajo mund të jetë duke luajtur një personazh të ri, i cili nuk është zbuluar ende.
    Vazhdimi i filmit të suksesshëm të vitit 2006 do të kthejë aktorët legjendarë si Anne Hathaway, Meryl Streep, Emily Blunt dhe Stanley Tucci, dhe është duke u xhiruar aktualisht në qytetin e Nju Jorkut.
    Përveç aktorëve të origjinës, në projekt do të marrin pjesë edhe emra të tjerë të njohur si Kenneth Branagh, Lucy Liu, Justin Theroux, B. J. Novak, Simone Ashley, Rachel Bloom dhe shumë të tjerë. Po ashtu, këngëtarja Ciara dhe modelja Ashley Graham janë parë gjithashtu në setin e filmit, duke ngritur edhe më shumë kuriozitet për atë se çfarë mund të presim nga ky vazhdim.

  • Sydney Sweeney ngjall spekulime për një rol në “The Devil Wears Prada 2”

    Sydney Sweeney ngjall spekulime për një rol në “The Devil Wears Prada 2”

    Sydney Sweeney është në qendër të vëmendjes pasi u pa në setin e filmit të shumëpritur “The Devil Wears Prada 2”, duke ndezur spekulime për një rol të ri sekret në këtë vazhdim të filmit kult të vitit 2006.

    Aktorja 27-vjeçare, e njohur për rolet e saj në serialet “Euphoria” dhe “The White Lotus”, u fotografua më 6 gusht teksa dilte nga një karavan në një set në New York City, e veshur me kapuq që i mbulonte pjesën më të madhe të fytyrës. Një dëshmitar i pranishëm filmoi momentin, duke rritur edhe më tej dyshimet për përfshirjen e saj në film.

    Vazhdimi i filmit legjendar, i cili po xhirohet aktualisht në New York, do të rikthejë kastin origjinal: Anne Hathaway, Meryl Streep, Emily Blunt dhe Stanley Tucci, ndërsa në projekt do të përfshihen edhe emra të rinj dhe të njohur si Kenneth Branagh, Lucy Liu, Justin Theroux, B. J. Novak, Simone Ashley, Rachel Bloom, si dhe yje nga bota e muzikës dhe modës si Ciara dhe Ashley Graham.

    Përfshirja e kaq shumë figurave të njohura ka shtuar entuziazmin rreth filmit, i cili pritet të jetë një rikthim madhështor në botën e modës, intrigës dhe karrierës, që “The Devil Wears Prada” solli në mënyrë ikonike në ekran gati dy dekada më parë./KultPlus.com

  • Nga një fjali në reklamë, në një deklaratë të Trump-it: “Shko, bjeru Sydney!”

    Nga një fjali në reklamë, në një deklaratë të Trump-it: “Shko, bjeru Sydney!”

    Një reklamë e re nga kompania “American Eagle” ka ndezur një debat të zjarrtë në Shtetet e Bashkuara dhe në qendër të gjithçkaje është aktorja Sydney Sweeney.
    Në spotin televiziv, Sweeney dëgjohet duke thënë: “My jeans are blue” (Xhinset e mia janë të kaltërta), ndërsa slogani që shoqëron reklamën është: “Sydney Sweeney has great jeans”, që në anglisht mund të tingëllojë si “genes” (gjene), duke hapur një fushë të tërë interpretimesh.
    Disa e kanë parë si një lojë fjalësh të zgjuar. Të tjerë kanë shkuar shumë më larg, duke e interpretuar si një mesazh me nuanca raciste, madje duke e lidhur me ideologji të së djathtës ekstreme.
    Në këtë valë polemikash, ish-presidenti Donald Trump vendosi të ndërhyjë me një postim ku e mbështet haptazi aktoren:
    “Sydney Sweeney, një republikane e regjistruar, e bëri reklamën më të nxehtë të kohëve të fundit. Shko, bjeru, Sydney!”
    Komentet e tij vetëm sa kanë shtuar zhurmën rreth reklamës, që nga një spot për xhinse, është kthyer në temë kombëtare.