Sipas të dhënave të KQZ, Bashkia Mat ka shënuar numrin më të lartë të pjesëmarrësve në votim, me 39.23%.
Në këtë Bashki ka tre kandidat, Altin Bojni i PS, Eduart Brahilika dhe Suzana Pasha të pavarur.
Numërohen 8 nga 47 kuti:
Altin Bojni 1481
Eduart Brahilika 581
Suzana Pasha 131
MAT/ Numërimi drejt fundit, kandidati socialist kryeson me 68% të votave! I pavaruri i opozitës 27%
Bashkia e Matit është e vetmja ku po vijon numërimi. PS kryeson në të vetmen bashki në veri të vendit që shkoi në zgjedhje të pjesshme.
Kandidati i PS, Altin Bojini numëron 7018 vota ose 67.81%, ndërsa rivali i tij, kandidati i pavarur i mbështetur nga PD ka Eduart Brahilika ka marrë 27.02% ose 2797 vota.
Ndërkohë, kandidatja Suzana Pasha që sfidoi partinë e saj PS-në, duke kandiduar si e pavarur deri më tani rezulton me 5.17% ose 535 vota.







