Fillimi i sezonit është gjithnjë e më afër. Para nisjes së Premier League, Liverpool-i do të përballet me Crystal Palace në “Community Shield”, një trofe që “Reds” duan ta fitojnë dhe t’ia dedikojnë Diogo Jotës, i cili humbi jetën tragjikisht pak javë më parë në një aksidenti rrugor.
Kujtimi i tij është ende shumë i gjallë, veçanërisht te bashkëlojtarët. Para miqësores ndaj Athletic Bilbao, kapiteni Virgil van Dijk ka folur për atmosferën emocionale në dhomën e zhveshjes: “Është ende surreale, është e çuditshme të rikthehemi të luajmë futboll pa të”.
Për herë të parë pas ndarjes nga jeta të Diogo Jota, Liverpool-i do të zbresë në fushën e “Anfield” për një miqësore luksi kundër Athletic Club. Dy skuadra me histori të pasur në futboll, një ndeshje që pritet të sjellë emocione të forta për lojtarët e trajnerit Arne Slot.
Van Dijk ka folur për faqen zyrtare të klubit: “Është ende pak surreale, por po bëjmë më të mirën tonë si skuadër dhe të gjithë po përpiqemi të japim maksimumin për ta përballuar këtë moment shumë të vështirë. Me gjithçka që ka ndodhur, është e çuditshme ta vazhdosh punën, të luash futboll. Diogo nuk do ta harrojmë kurrë, natyrisht, por duhet të përpiqemi të nderojmë kujtimin e tij. Kjo është ajo që përpiqemi të bëjmë çdo ditë”.
Diogo Jota nuk harrohet, asnjëherë, as për një moment. Tani që, fatkeqësisht, nuk është më, mendimet shkojnë te familja e tij, bashkëshortja Rute dhe dy fëmijët e vegjël: “Rute dhe fëmijët janë gjëja më e rëndësishme në këtë moment. Ne nuk duhet ta harrojmë kurrë këtë, nuk mund ta imagjinojmë dhimbjen që po përjetojnë.
Duhet të kujdesemi për familjen e tij dhe për prindërit e Diogo, kjo është më e rëndësishmja. Nuk mund ta imagjinojmë dhimbjen e tyre, duhet ta nderojmë dhe ruajmë trashëgiminë e tij, jo vetëm tani, por sa më gjatë të jetë e mundur, sepse këtë e meriton”.
Tag: surreale
-

Virgil van Dijk kujton Diogo Jota: Të luajmë futboll pa të është surreale, nuk do ta harrojmë kurrë
