Tag: surprizë

  • Kidda dhe reperi francez në një projekt unik, me Edon Zhegrovën në rol surprizë

    Kidda dhe reperi francez në një projekt unik, me Edon Zhegrovën në rol surprizë

    Showbiz E Hënë, 25 Gusht 2025 17:09
    Bashkëpunimi i ri i Kidda-s me reperin francez ZKR nuk është i rastësishëm. Futbollisti kosovar Edon Zhegrova, i cili do të shfaqet në klip, luan aktualisht për ekipin francez Lille, duke lidhur në mënyrë natyrale dy kulturat, muzikën shqiptare dhe franceze.
    Ky projekt vjen pas suksesit të Kidda-s me Kidën dhe Dardanin dhe pritet të tërheqë vëmendje jo vetëm në Kosovë dhe Shqipëri, por edhe në skenën ndërkombëtare. Klipi do të publikohet gjatë javës së fundit të gushtit, duke ngritur pritshmëritë për një projekt me energji të veçantë dhe elemente surprizë.

    Për fansat, ky kombinim simbolizon një lidhje unike mes sportit dhe muzikës, ku Zhegrova dhe ZKR sjellin një dimension të ri bashkëpunimi artistik dhe ndërkombëtar.

  • “Zvarritja e gjyqit nuk është më surprizë”/ Meçe për dosjen “Partizani”: Po tejkalohen të gjitha afatet ligjore

    “Zvarritja e gjyqit nuk është më surprizë”/ Meçe për dosjen “Partizani”: Po tejkalohen të gjitha afatet ligjore

    Vijon zvarritja e gjyqit ndaj Berishës. Edhe në seancën e dytë për aferën “Partizani” avokatet shkuan me një strategji të qartë.
    Analisti Arben Meçe në një intervistë tha se zvarritja e gjyqit të Berishës, tashmë nuk aspak surprizë. Më tej nënvizoi se me dosjen “Partizani” po tejkalohen të gjitha afatet ligjore.
    “Artifica e përdorur sot është një absurditet i madh. Të arrijë një person që ka status të pandehur tashmë dhe të rrëzojë gjithë sistemin, të dali individi dhe të kundërshtojë prezencën e institucionit, çfarë mund të thuash? Kjo është një gjë që duhet dalluar mirë në pozicionin politik e ligjor. Berisha kur nuk njohu vendimin e SPAK e procedura. Berisha ka hapur një precedent tjetër që thotë nuk njoh Kushtetuesen. Të bëhen ankimime të kësaj natyre që të goditet rendi kushtetues, më duket absurde. Por mendoj që sistemi ynë i drejtësisë do të mbajë një qëndrim ndaj këtij precedenti”, tha ai.

  • Barcelona rinovon kapitenin, publikohet vendimi për transferimin surprizë

    Barcelona rinovon kapitenin, publikohet vendimi për transferimin surprizë

    Barcelona ka njoftuar zyrtarisht rinovimin me Sheznin. Portieri polak ka firmosur kontratën e re deri në vitin 2027.
    Shezni ishte transferimi surprizë i katalanasve në sezonin  e kaluar. Portieri Ter Shtegen u dëmtua dhe Barça i mbushi mendjen Sheznit për të vazhduar.
    Jo vetëm kaq, pasi 35-vjeçarit i është kthyer dëshira për të vazhduar edhe më tej. Në anën tjetër, Ter Shtegen duket gjithmonë e më larg kampionëve të Spanjës.
    Transferimi i Joan Garsias dhe më pas rinovimi me Sheznin, tregojnë se për portierin gjerman nuk do të ketë hapësira.

  • LISTA E EGNATIAS/ Emër surprizë në Champions, mësoni 21 futbollistët e gatshëm kundër kampionëve të Islandës

    LISTA E EGNATIAS/ Emër surprizë në Champions, mësoni 21 futbollistët e gatshëm kundër kampionëve të Islandës

    Egnatia do të presë Breidablik, më 8 korrik ora 21:00. Ndeshja për turin e parë të Ligës së Kampioneve do të luhet në “Arena Egnatia”.
    Është mësuar edhe lista me 21 lojtarët e gatshëm në dispozicion të Edlir Tetovës. Emri surprizë mund të konsiderohet Ildi Gruda, sulmuesi me të cilin Vllaznia pretendon se është nën kontratë.

    Fati e vendosi Egnatian përballë kampionëve të Islandës. Një kundërshtar që vlerësohet më pak se rrogozhinasit në treg.
    Lojtarët e Egnatias të gatshëm për Breidablik: Gruda, Aleksi, Alijev, Bakajoko, Dajsinani, Duka, Fangaj, Guindo, Kuka, Lushkja, Fernando, Ndreca, Poçi, Melo, Ruçi, Selmani, Sota, Ujka, Uotlai, Xhemajli, Jahaja

  • Operacion surprizë në Fier/ Policia ‘zbarkon’ në zyrat e kompanisë, në pranga drejtuesit kryesorë (Emrat)

    Operacion surprizë në Fier/ Policia ‘zbarkon’ në zyrat e kompanisë, në pranga drejtuesit kryesorë (Emrat)

    Një operacion i befasishëm i Policisë së Fierit ka çuar sot në arrestimin e dy drejtuesve të kompanisë së njohur të naftës, “Bankers Petroleum”.
    Në pranga kanë rënë CEO aktual me kombësi kineze Hongping Xiao, si dhe ish-drejtuesi i saj, Leonidha Çobo.

  • Asnjë surprizë nga Kosova, dështon për herë të 35 konstituimi i Kuvendit

    Asnjë surprizë nga Kosova, dështon për herë të 35 konstituimi i Kuvendit

    Kuvendi i Kosovës ka dështuar për herë të 35 që të konstituohet.
    Deputetët nuk arritën që të gjenin zgjidhje për zhbllokimin e këtij ngërçi.
    Përpjekja e radhës për konstituimin e Kosovës, do të jetë brenda 48 orëve të ardhshme, pra të hënë më datë 23 Qershor.

  • Xabi Alonso i prerë, iu bën dalje 3 yjeve të Real Madridit

    Xabi Alonso i prerë, iu bën dalje 3 yjeve të Real Madridit

    9 Qershor 2025

    20:12

    Telesport

    Xabi Alonso nuk humb kohë dhe prej ditësh ka nisur nga puna për të projektuar ekipin për sezonin e ri. Tekniku spanjoll ka filluar të marrë vendimet e para, të cilat do shkaktojnë jo pak trazira. Tre lojtarë të rëndësishëm nuk përshtaten në planet e Alonso-s dhe largimi i tyre nga klubi duket se është çështje e mbyllur. Për dy emrat e parë nuk është ndonjë surprizë e madhe, sepse janë përfolur prej kohësh për një largim të mundshëm nga Reali.
    Bëhet fjalë për Fran Garcia dhe David Alaba. I pari nuk ka bindur aspak drejtuesit me perfomancat e tij, ndaj nuk është çudi që të largohet. I dyti ka vuajtur shumë nga dëmtimet, që e kanë penguar të tregojë potencialin e tij të vërtetë. Po ashtu problem është edhe rroga e majme që ai merr, 22 milionë euro në sezon. Kjo është edhe një tjetër arsye e fortë për largimin e tij.
    Emri i tretë është disi surprizë, bëhet fjalë për Aurelien Tchouameni, për të cilin klubi madrilen pagoi 80 milionë euro te Monaco, por francezit i mungon qëndrueshmëria gjatë gjithë sezonit dhe pikërisht për këtë arsye Alonso ka kërkuar largimin e tij.
    Trajneri i ri i “Los Blancos” dëshiron të ndërtojë një ekip të përshtatur sipas nevojave të tij dhe nuk është i gatshëm të presë shumë gjatë. Këto largime jo vetëm që do t’i lejojnë atij të lirojë hapësirë ​​në skuadër, por edhe në buxhet, gjë që është thelbësore për t’u përforcuar në pozicionet e tjera më të nevojshme.

  • Xabi Alonso i prerë, iu bën dalje 3 yjeve të Real Madridit. Mes tyre, edhe lojtari 80 milionë eurosh

    Xabi Alonso i prerë, iu bën dalje 3 yjeve të Real Madridit. Mes tyre, edhe lojtari 80 milionë eurosh