Tag: surprizë

  • Kandidate për Tiranën? Edlira Çepani: E pashë si vazhdimin e vizionit të Gertit

    Kandidate për Tiranën? Edlira Çepani: E pashë si vazhdimin e vizionit të Gertit

    Edlira Çepani e ka cilësuar si një surprizë e bukur përfolja e emrit të saj si një nga kandidatet e mundshme për bashkinë e Tiranës nga ana e opozitës. E ftuar në “Goca dhe gra”, ajo tha se kur e dëgjoi emrin e saj të përflitej për garën e Tiranës, ishte e papritur, por surprizë e bukur.
    “Nuk e kisha konsideruar më parë, kam disa vite që merrem me politikë sepse punoj me vajza dhe gra nga forcat politike, por vetë nuk e kisha menduar. Ishte një surprizë e bukur. E vlerësova që më propozuan. Kjo ishte një nga kërkesat e njerëzve, kam përshtypjen. Ishte një shtysë nga njerëzit emrit im”, u shpreh ajo.
    Por nëse do ta kishin propozuar, a do të kandidonte?
    “Në momentin që ta kërkojnë dhe njerëzit të shtyjnë, duhet respektuar”, tha ajo, duke shtuar se e pa si një realizim edhe të vizionit të bashkëshortit të saj, Gert Bogdani, që u nda parakohe nga jeta.
    “Pashë dhe si një realizim i vizionit të Gertit për bashkinë e Tiranës. Unë i kam dhënë një premtim kur jeta na ndau në mënyrë të padrejtë, që do ta vazhdoj misionin e tij. Ai do të më kishte mbështetur nëse do të kandidoja”, tha ajo.

  • Emërimi surprizë brenda qeverisë ‘Rama’/ Ironizon deputeti: Tradhtarë në dispozicion, ca speca dhe domate që janë…

    Emërimi surprizë brenda qeverisë ‘Rama’/ Ironizon deputeti: Tradhtarë në dispozicion, ca speca dhe domate që janë…

    Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka komentuar emërimin surprizë brenda qeverisë ‘Rama’, ku zëvendësministre e Brendshme është emëruar Silva Caka, që ishte pjesë e Partisë së Lirisë.
    I ftuar në një program televiziv, Balliu e cilësoi Cakën si ‘tradhtare në dispozicion’.
    “Këta i quaj tradhtarë në dispozicion. Ka në çdo parti të tillë. Ka njerëz që shiten dhe nuk shiten. Unë refuzoj që të bëhem palë me një qeverie që bëhet palë me kriminelët. Ka pak rëndësi se çfarë oferte vjen. Në raste të tilla ku ke tradhtarë në dispozicion, i bie që nuk kanë besuar asnjë germë që kanë thënë. Vjedhin dhe këta ca lekë dhe vazhdojnë shqiptarët që nuk besojnë. Dhe kur shoh parazitë që bëjnë heroin aty në fb. Ata janë në të vërtetë ca speca dhe domate që janë në shitje nga Rama dhe Belinda.”, tha ai.
    Por çfarë paralajmëron kjo lëvizje? Deputeti theksoi se; “Le të fokusohemi se ku është siguria e jetës sot në Shqipëri?! Ne jemi një vend që mungon siguria”.

  • Lëvizje ‘surprizë’ në qeverinë ‘Rama 4’/ Kryeministri emëron 3 zv.ministre të reja, ish-deputetja e Metës…

    Lëvizje ‘surprizë’ në qeverinë ‘Rama 4’/ Kryeministri emëron 3 zv.ministre të reja, ish-deputetja e Metës…

    Emërim surprizë në qeverinë Rama! Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka emërohet zv.Ministre e Brendshme. Kjo është një lëvizje surprizë që vjen nga kabineti i ri qeveritar ‘Rama 4’. Aktualisht Caka ka qenë anëtare e këshillit bashkiak të Tiranës, nën siglën e Partisë së Lirisë, ndërsa pak ditë më parë kishte dhënë dhe dorëheqje.
    Gjithashtu mësohet se si zëvendësministre e Shëndetësisë është emëruar Eugena Tomini, e cila e ka mbajtur dhe më përpara këtë detyrë. Ndërkohë ish-deputetja e Partisë Socialiste, Edona Bilali është emëruar zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.
    Kujtojmë se Caka ishte e para në listën e Partisë së Lirisë, si kandidate për deputete në zgjedhjet e 11 majit.
    Pak kohë më parë, një tjetër lëvizje e bujshme ishte dhe ajo e Endrit Brahmllarit, i cili iu bashkua Partisë Socialiste.

  • UEFA bën ndryshimin surprizë, njofton vendin e ri për kualifikueset e Botërorit

    UEFA bën ndryshimin surprizë, njofton vendin e ri për kualifikueset e Botërorit

    Tani është zyrtare. Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë, takim ky i vlefshëm për kualifikueset e botërorit nuk do luhet në Beograd.
    UEFA ka bërë me dije se sfida do të luhet në në “Gradski stadion Dubočica” në Leskovac me 11 tetor.
    Zhvendosja nga Beogradi bëhet me synimin për të shmangur problemet dhe trazirat, në një përballje që shpeshherë i ka kaluar kufijtë e futbollit. Si Serbia, ashtu edhe Shqipëria, janë në garë për një vend në Botëror.

  • Oficerët amerikane zbarkojnë në Bjellorusi, vëzhgojnë nga afër stërvitjen ushtarake me Rusinë

    Oficerët amerikane zbarkojnë në Bjellorusi, vëzhgojnë nga afër stërvitjen ushtarake me Rusinë

    Bjellorusia është përballur me një surprizë të pakëndshme teksa oficerë të ushtrisë amerikane kanë mbërritur gjatë stërvitjeve të përbashkëta ushtarake me Rusinë, të quajtura “Zapad-2025”, të cilat nisën të premten në të dy vendet. Ministri bjellorus i Mbrojtjes, Viktor Hrenin, u tha oficerëve amerikanë se ata mund të shihnin “çdo gjë që i intereson”, duke i ftuar të lëviznin lirshëm në terrenin e stërvitjes.
    Prania e tyre u paraqit si surprizë nga Ministria e Mbrojtjes bjelloruse, e cila theksoi pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga 23 vende, përfshirë dy anëtarë të NATO-s, Turqinë dhe Hungarinë. Në një video zyrtare, dy oficerë amerikanë shihen duke falënderuar Hreninin dhe duke i shtrënguar dorën, ndërsa refuzuan të flisnin për mediat.
    Kjo vizitë shihet si një tjetër shenjë e ngrohjes së marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Minskut, ndonëse Bjellorusia mbetet aleate e ngushtë e Rusisë dhe ka lejuar përdorimin e territorit të saj për pushtimin e Ukrainës në vitin 2022, shkruan A2 CNN.
    Javën e kaluar, përfaqësuesi i presidentit amerikan Donald Trump, John Cole, zhvilloi bisedime në Minsk me presidentin Aleksandër Lukashenko. Si rezultat, Lukashenko pranoi të lirojë 52 të burgosur, mes tyre gazetarë dhe figura të opozitës. Në këmbim, SHBA lehtësuan sanksionet ndaj kompanisë ajrore kombëtare Belavia, duke i mundësuar blerjen e pjesëve të këmbimit për flotën e saj Boeing.
    Trump ka shprehur synimin për të rihapur së shpejti ambasadën amerikane në Minsk dhe për të ringjallur marrëdhëniet ekonomike e tregtare me Bjellorusinë, duke forcuar njëkohësisht lidhjet e tij me Lukashenkon, i cili vijon kontaktet e rregullta me Vladimir Putinin.

  • Ronaldo kërkon transferimin surprizë nga Barcelona, edhe pse merkato për katalanasit është mbyllur

    Ronaldo kërkon transferimin surprizë nga Barcelona, edhe pse merkato për katalanasit është mbyllur

    12 Shtator 2025

    18:39

    Telesport

    Pas transferimit të Ingo Martinez, Al-Nassr po planifikon të bëjë një goditje tjetër surprizë te Barcelona. Duke qenë se merkato në Arabinë Saudie mbyllet më 23 shtator, Al-Nassr ka piketuar Marc Bernal, mesfushorin difensiv të Barcelonës, si një objektiv të madh për këto ditë të mbetura të merkatos.
    18-vjeçari konsiderohet si një lojtar me të ardhme të madhe dhe duket e vështirë që Barcelona të heq dorë prej tij. Mesa duket Bernal është një zgjedhje tjetër e Cristiano Ronaldo-s, pasi me kontratën e re ylli portugez jo vetëm që është lojtari më i paguar në botë, por ka dhe të drejtën e vendimarrjes në klub, sidomos lëvizjeve në merkato.
    Ende nuk dihet shifra që Al-Nassr ofron për talentin e Barcelonës, por dihet që klubet arabe nuk kursehen aspak kur vjen puna te merkato.

  • Qeveria e re, Dudushi: Surprizë interesante Diella, shpresoj që kryeministri të mbajë premtimet

    Qeveria e re, Dudushi: Surprizë interesante Diella, shpresoj që kryeministri të mbajë premtimet

    Për Alban Dudushin, qeveria e re që Rama shpalli sot, është ‘qeveria Rama 2.0’.
    I ftuar në studion e Top Story, gazetari dhe analisti tha se kryeministri ka zgjedhur një qeverisje me bazë të gjerë. Si një surprizë interesante në këtë kabinet të ri, Dudushi evidenton Diellën, ministren e parë me inteligjencë artificiale, e cila do të jetë përgjegjëse për prokurimet publike.
    “Më doli parashikimi… është një qeveri Rama, me një ndryshim, është Rama 2.0, opozitar me Ramën e mëparshëm siç tha dhe vetë. Ka një qeverisje me bazë të gjerë. Ka ministra që i ka pasur, dhe ka sjellë edhe disa të rinj.
    Më pëlqeu shumë dhe Diella, e cila është po ashtu ministre dhe do të merret me prokurimet.
    Tha po ashtu se shtrin dorën e bashkëpunimit me opozitën. Uroj që këtë herë zoti Rama t’i mbajë premtimet e tij me të vërtetë”, u shpreh Dudushi.
     

  • Qeveria “Rama 4”, Këlliçi: Asnjë surprizë, Rama u bë mburojë e atyre që kanë probleme me SPAK

    Qeveria “Rama 4”, Këlliçi: Asnjë surprizë, Rama u bë mburojë e atyre që kanë probleme me SPAK

    Qeveria “Rama 4” ishte tema e këtij fillim sezoni të Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
    I ftuar në studio nënkryetari i grupit parlamentar të PD, Belind Këlliçi, tha se nuk sheh as një surprizë në zgjedhjet e kryeministrit Edi Rama.
    Sipas tij Rama edhe këtë herë zgjodhi të bëhej mburojë e atyre që kanë probleme me SPAK.

    Pjesë nga biseda:
    Borakaj: Si tu duk kabineti i ri Rama sot?
    Këlliçi: Nuk është se ka surprizë. Këtë sistem e mabn në këmbë një individ i vetëm, Edi Rama. Ikin apo vinë ministra, a ka ministra me IA, a ka ministra që kanë probleme me SPAK, këto janë çështje periferike, për sa kohë që personi që mban këtë ngreghinë në këmbë ëhstë Edi Rama. Sot nuk kemi parë ndonjë rifreskim të qeverisë sa i përket figurave, kemi parë përforcim të pushtetit të Belinda Ballukut, tregon se nivelet e korrupsionit do të jetë të pahasura deri më sot. Duke parë se çfarë ka ndodhur sot, ku sot përfundoi dhe kapitulli i fundit i Bashkisë së Tiranës, ku u shkarkua kryebashkiaku, i cili sipas burimeve informale kishte refuzuar dorëheqjen, pritej të dobësosheshin klanet e tjera brenda PS. Perosant që sot janë me dosje të rënda hetimore në SPAK, duke nisur nga kreu i grupit parlamentar Taulant Balla, ku janë bërë publike përgjime të SKY ku flitet për lidhjet e Ballës me grupin e Elbasanit do të çonin në një logjikë normale që do të kishte mënjanim të Taulant Ballës. Duke rikthyer atë në grupin parlemantar duket se Rama ka vendosur të bëhet mburojë e tyre. Rama ka qenë prej vitesh në një one man show, është për të ardhur keq që edhe Ministri i ri i Drejtësisë, u shtang kur dëgjoi emrin. Është për të ardhur keq që sot askush nuk dinte çfarë do të ndodhte. Këtu nuk ka vlerësim, karriere, vlerësim performance.
     

  • Fotot nga Asambleja/ Lëvizjet “surprizë” të Edi Ramës në kabinetin e ri qeverisës, ministrat që e pritën me befasi detyrën e re

    Fotot nga Asambleja/ Lëvizjet “surprizë” të Edi Ramës në kabinetin e ri qeverisës, ministrat që e pritën me befasi detyrën e re

    Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot ‘armatën’ e tij për mandatin e katërt, me të cilin do të synojë të arrijë qëllimet dhe objektivat, me sytë drejt BE.

    Prezantimi i emrave të ministrave të rinj, kryetarit të Kuvendit dhe kreut të Grupit Parlamentar, por dhe propozimin për kryetaren e re të bashkisë së Tiranës apo paralajmërimet për ngritje komisionesh të reja, numri një i socialistëve i bëri gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS.
    Rama erdhi me disa lëvizje surprizë në ‘pasqyrën’ e qeverisë së tij në këtë mandat të katërt, ku disa prej emrave që morën poste, mbetën të befasuar.
    Ogerta Manstirliu e priti thuajse e përlotur propozimin e Ramës për të kandiduar për kryetare e bashkisë së Tiranës.
    Po kaq i befasuar ishte edhe ministri i ri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, e po ashtu edhe Andi Salla, i cili do të lërë bashkinë e Cërrikut dhe do të drejtojë ministrinë e Bujqësisë.
    Për këtë të fundit Rama tha se ka bërë një punë shumë të mirë, në një bashki shumë të vogël, e që duhet marrë shembull, vlerësime në fakt që kreu i qeverisë i ka bërë edhe më parë.
    Jo më pak e surprizuar ishte edhe Albana Koçiu, e cila nga ministria e Shëndetësisë, do t’i besohet drejtimi i një dikasteri ‘sfidues’, Ministria e Brendshme.
    Kjo do të jetë hera e parë që kjo ministri do të drejtohet nga një grua, ndërsa gjatë prezantimit të Koçiut, Rama tha se ky dikaster nuk është vetëm për Policinë, por edhe për shumë fusha dhe agjenci të tjera që i ka nën mbikëqyrje, që do duhet të marrin vëmendjen që meritojnë.

    Top Channel

  • Bora Zemani rikthehet në ekran me një surprizë

    Bora Zemani rikthehet në ekran me një surprizë

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA