Tag: surpriza

  • 45′ e para: Surpriza vjen nga “Camp Nou”, festa e Liverpool shkon dëm. Chelsea dhe Tottenham “ok”

    45′ e para: Surpriza vjen nga “Camp Nou”, festa e Liverpool shkon dëm. Chelsea dhe Tottenham “ok”

    Kanë përfunduar pjesët e para të takimeve të mbrëmjes në Champions League, të vlefshme për javën e gjashtë. Në Bergamo, Chelsea është duke fituar 0-1 ndaj Atalantës, pas golit të Joao Pedro në minutën e 25-të. Braziliani shënoi pas asistit të marrë nga kapiteni Reece James. Arbitri fillimisht e anulloi duke dyshuar për pozicion jashtë loje, ndërhyn VAR, goli quhet i rregullt.
    Surpriza vjen nga “Camp Nou”, aty ku Barcelona po mundet 0-1 nga Eintracht Frankfurt. Pas një kundërsulmi perfekt dhe asistit të marrë nga Nathaniel Broën, sulmuesi 23-vjeçar, Ansgar Knauff, pasi depërtoi bukur në zonë, u tregua më i shpejtë se mbrojtësit katalanas dhe dërgon topin në rrjetë në minutën e 21-të, duke përfituar dhe nga një zënie në befasi e mbrojtjes katalanase.
    Në supersfidën e mbrëmjes, Inter-Liverpool, mungoi goli në pjesën e parë në “San Siro”. Të kuqtë gjetën rrjetën me Ibrahima Konate, pas një goditjeje këndi, por goli u anullua pas ndërhyrjes së VAR, për prekje të topit me dorë nga Virgil van Dijk.
    Në Eindhoven, pjesa e parë mes PSV dhe Atletico Madridit është mbyllur 1-1. Holandezët gjetën të parët avantazhin me golin e Guus Til në minutën e 10-të, “Colchoneros” barazojnë shifrat me të zakonshmin Julian Alvarez.
    Në sfidat e tjera, Tottenham po fiton 1-0 ndaj Slavia Prague, falë një autogoli. Marseille është duke fituar në transfertë 1-2 ndaj Royale Union SG. Mungon goli në sfidën e fundit, Monaco-Galatasaray.
    SHIKOGOLAT

  • Mbyllet faza e audicioneve në AGT, nga e hëna e ardhshme nisin netët gjysmëfinale të spektaklit

    Mbyllet faza e audicioneve në AGT, nga e hëna e ardhshme nisin netët gjysmëfinale të spektaklit

    Pas javësh të mbushura me emocione, surpriza dhe performanca të larmishme, faza e audicioneve të sezonit të dytë të Albania’s Got Talent kanë përfunduar zyrtarisht. Dyzet  konkurrentë kaluan në fazën e përzgjedhjeve duke marrë “po”-n vendimtare nga juria, e do të bëhen gati për netët gjysmëfinale.
    Mbrëmja e së hënës mbylli një prej etapave më të rëndësishme të formatit, një rrugëtim sa i bukur aq dhe sfidues ku çdo të javë ndjeheshin emocionet e garës.
    Nata e fundit e audicioneve përzgjedhëse startoi me zërin e ëmbël të Luna Nergutit. Muzika dhe arti ishin në fokus të kësaj puntate.  Grupi “Teuta dance studio” tundën skenën me kërcimin e tyre ndërsa Roani  i dha jetë tingujve të baterisë.

    Po ashtu edhe këtë mbrëmje juria u tregua e drejtpërdrejtë me komentet e saj. Katër po-të e tyre i rrëmbyen prestigjatori Klesti Koxha , Roani me potencën e tij në skenë, apo dhe gjeniu 8-vjeçar Eidi Krasniqi.
    Konkurrentët kanë hyrë tashmë në garën e vërtetë. Nata e parë gjysmëfinale do të mbahet më datë 8 dhjetor, në një puntatë e plot surpriza, nga ku do të përzgjidhen vetëm dy prej talenteve për të vijuar rrugën drejt finales së madhe./vizionplus.tv

  • Surpriza, fat dhe mundësi të reja! Këto janë 4 shenjat fatlume të horoskopit për vitin 2026

    Surpriza, fat dhe mundësi të reja! Këto janë 4 shenjat fatlume të horoskopit për vitin 2026

    Viti 2026 pritet të sjellë energji të reja dhe ndryshime të mëdha për disa nga shenjat e zodiakut. Sipas parashikimeve astrologjike të Collective World, ky vit do të shënojë një periudhë rilindjeje dhe fillimesh të reja, ku e kaluara lihet pas dhe hapet një kapitull i ri plot mundësi.
    Për katër shenja në veçanti, 2026-a do të jetë një vit suksesi, dashurie dhe transformimi të brendshëm.
    Peshorja
    Për Peshoret, viti 2026 do të jetë periudha e vetëdijes dhe ekuilibrit të vërtetë. Pas kohësh pasigurie dhe dyshimi, ata do të gjejnë forcën për të marrë vendime të guximshme. Në planin profesional dhe personal, do të hapen mundësi të reja. Mos kini frikë të veproni, dështimet e së kaluarës do të shndërrohen në shkallë drejt suksesit dhe harmonisë që kërkoni.
    Shigjetari
    Ky vit sjell zgjim shpirtëror dhe fillime të reja për Shigjetarët. Pas sfidave që kanë përjetuar, më në fund do të ndihen sikur kanë në dorë fatin e tyre. Sekreti i suksesit, dëgjoni intuitën dhe mos kini frikë të rrezikoni, ëndrrat që dukeshin të paarritshme janë më pranë se kurrë.
    Bricjapi
    Pas shumë përpjekjesh dhe lodhje, më në fund vjen shpërblimi. Viti 2026 sjell për bricjapët një frymë të re dhe energji pozitive. Karriera do të njohë rritje të ndjeshme, ndërsa edhe në aspektin personal do të ketë surpriza të këndshme. Përqafoni të renë me guxim dhe mos u mbyllni ndaj mundësive që ju ofron universi.
    Ujori
    Për ujorët, 2026-a do të jetë viti i rilindjes dhe qartësisë shpirtërore. Pas një periudhe paqartësie, ujorët do të gjejnë drejtimin e duhur. Shumë ujorë do të fillojnë projekte të reja ose do të ndryshojnë karrierën e tyre, ndërsa veçantia e tyre do të bëhet forca e tyre më e madhe.

  • Shqipëria kërkon “play off” dhe dhuratën nga Londra, Silvinjo publikon formacionin zyrtar, vjen me surpriza në sulm

    Shqipëria kërkon “play off” dhe dhuratën nga Londra, Silvinjo publikon formacionin zyrtar, vjen me surpriza në sulm

    Shqipëria luan fatin e saj për play off-in e Botërorit 2026, me kuqezinjtë që ndeshen në transfertë kundër Andorrës.
    Silvinjo e ka bërë zgjedhjen e tij, duke hedhur në fushë lojtarët që i besoi dhe në duelin kundër Serbisë, me një ndryshim në sulm.
    Nga porta do e nisë Strakosha, ndërsa mbrojtja është e përbërë nga Hysaj, Gjimshiti, Ajeti dhe Mitaj. Në mesfushë janë përzgjedhur Asllani, Shehu dhe Laçi më i avancuar, ndërsa në sulm, Broja dhe Hoxha, që cilësohet si surpriza e vetme e kësaj 11-she, do të mbështesin Rey Manajn në qendër.
    Drejtësi në këtë takim do të vendosë rumuni Horațiu Feșnic, i cili do të mbështetet nga bashkëkombësit e tij Valentin Avram dhe Alexandru Cerei në krahë, ndërsa i katërt Rares Vidican. VAR-i gjithashtu është i përbërë nga rumunë, me Ovidiu Haţegan dhe Adrian Costreie.
    Formacionet zyrtare:
    Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti (C), Ajeti, Mitaj, Asllani, Laçi, Shehu, Broja, Hoxha, Manaj.

    Trajner: Silvinjo

  • Mbrëmja nis me surpriza në Champions, Karabagu ndal Çelsin

    Mbrëmja nis me surpriza në Champions, Karabagu ndal Çelsin

    Mbrëmja e sotme ka nisur me surpriza në Ligën e Kampionëve. Pas fitores së Pafosit kundër Vijarealit, edhe Karabaku ka befasuar Çelsin. Blutë e Londrës janë larguar vetëm me një barazim 2-2 nga Azerbajxhani.
    Anglezët gjetën rrugën e rrjetës që minutën e 16 të takimit falë golit të shënuar nga Estevao. Por kur dukej se ndeshja do të bëhej gjithnjë e më e lehtë për Çelsin, e kundërta ndodhi. Andradja barazoi shifrat në minutën e 29, ndërsa 10 minuta më vonë Jankoviçi përmbysi rezultatin në favor të Karabakut. Ishte Garnaçua ai që me golin e tij në minutën e 53-të i dha në fund skuadrës londineze në këtë transfertë./Sport Ekspres/

  • Liverpool-Real, Alexander Arnold e nis nga stoli. Te PSG-Bayern, nuk ka vend për surpriza

    Liverpool-Real, Alexander Arnold e nis nga stoli. Te PSG-Bayern, nuk ka vend për surpriza

    Janë publikuar formacionet zyrtare të sfidave të mbrëmjes në Champions League, të vlefshme për javën apo raundin e katërt. Vëmendja padyshim do të jetë në “Anfield” dhe në “Parc des Princes”.
    Në “Anfield”, Liverpool do të përballet me Real Madrid, një sfidë që pritet të jetë spektakolare. Përsa i përket formacioneve zyrtare, surpriza  evetme mund të quhet lënia në stol e Alexander Arnold dhe krahun e djathtë do ta mbulojë Federico Valverde.
    LIVERPOOL XI: Mamardashvili; Bradley, Konaté, Van Dijk, Robertson; Gravenberch, Mac Allister; Salah, Szoboszlai, Wirtz; Ekitike.
    REAL MADRID XI: Courtois; Fede Valverde, Militao, Huijsen, Carreras; Camavinga, Tchouaméni; Arda Güler, Bellingham, Vinicius; Mbappé.
    Një tjetër sfidë spektakolare pritet të jetë edhe ajo në Paris, ku do të ndeshen kampionia në fuqi e Europës, PSG, dhe ekipi më në formë i momentit, Bayern Munich.
    PSG XI: Chevalier; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Nuno Mendes; Zaïre-Emery, Vitinha, Fabián Ruiz; Kvaratskhelia, Dembélé, Barcola.
    BAYERN MUNICH XI: Neuer; Stanisic, Tah, Upamecano, Laimer; Kimmich, Pavlovic; Olise, Gnabry, Luis Díaz; Kane.

  • Albania’s Got Talent nis me surpriza

    Albania’s Got Talent nis me surpriza

    Ka startuar mbrëmja e tretë e Albania’s Got Talent në telvizionin kombëtar Vizion Plus. Një mbrëmje ku emocionet, surprizat por mbi të gjitha adrenalina do të jenë prezente në çdo moment.
    Një mbrëmje e cila nis që në fillim me surpriza, ku këtë natë treshes së përherëshme Agron Llajak, Adelina Ismaili dhe Kastro Zizo do t’i bashkohet Elsa Lila, e cila zëvendëson një tjetër legjendë si Ledina Çelo.
    Nën momerimin e talientit Isli Islami, 11 talente do të kërkojnë të bindin jurinë për të kaluar në raundin tjetër, por pse jo duke synuar direkt Golden Buzzer për të prekur menjëherë finalen e madhe, ku do të luhet për 20 mijë euro.

    Ju ftojmë ta ndiqni spektaklin LIVE në televizionin e mbarëshqiptarëve Vizion Plus.
    Për ju që nuk kemi mundësi ta ndqini në ekranin kombëtar, mund ta shihni spektaklin në likun e YouToube

  • LIVE/ Albania’s Got Talent nis me surpriza

    LIVE/ Albania’s Got Talent nis me surpriza

    Ka startuar mbrëmja e tretë e Albania’s Got Talent në telvizionin kombëtar Vizion Plus. Një mbrëmje ku emocionet, surprizat por mbi të gjitha adrenalina do të jenë prezente në çdo moment.
    Një mbrëmje e cila nis që në fillim me surpriza, ku këtë natë treshes së përherëshme Agron Llajak, Adelina Ismaili dhe Kastro Zizo do t’i bashkohet Elsa Lila, e cila zëvendëson një tjetër legjendë si Ledina Çelo.
    Nën momerimin e talientit Isli Islami, 11 talente do të kërkojnë të bindin jurinë për të kaluar në raundin tjetër, por pse jo duke synuar direkt Golden Buzzer për të prekur menjëherë finalen e madhe, ku do të luhet për 20 mijë euro.

    Ju ftojmë ta ndiqni spektaklin LIVE në televizionin e mbarëshqiptarëve Vizion Plus.
    Për ju që nuk kemi mundësi ta ndqini në ekranin kombëtar, mund ta shihni spektaklin në likun e YouToube

  • Capello është i bindur: Roma do të jetë surpriza e këtij sezoni në Serie A

    Capello është i bindur: Roma do të jetë surpriza e këtij sezoni në Serie A

    3 Nëntor 2025

    13:14

    Alfred Lleshi

    Roma u largua nga “San Siro” me humbjen e tretë në këtë kampionat, pas suksesit 1-0 të Milanit. Ndeshje e vështirë për skuadrën e Gasperinit, që krijoi shumë, por nuk konkretizoi, ndërsa penalltia e humbur nga Dybala rezultoi vendimtare. Megjithatë, Fabio Capello vlerësoi paraqitjen dhe shpirtin luftarak të verdhekuqve:
    “Roma në vendet e larta rastësisht? Jo, ndaj Milanit tregoi se e meriton. Është skuadër që ka në ADN atë që kërkon Gasperini; vendosmëri, dëshirë dhe sakrificë. Edhe Soulé e Dybala vrapuan, e presuan lart kundërshtarin. Kjo është shenja e futbollit të Gasperinit. Sipas meje, kjo Romë do të jetë surpriza e sezonit”.
    Megjithatë, Capello bëri edhe një vërejtje taktike: “Gasperini mund të fuste një sulmues më herët. Krijoi shumë krosime dhe topa të lartë, por mungonte një goditës i vërtetë. Ndryshe nga ndeshjet e tjera, Roma nuk ishte kurrë vërtet e rrezikshme në këto situata, edhe sepse Milani ishte përgatitur mirë në këtë drejtim. Në përgjithësi, skuadra verdhekuqe më pëlqeu shumë”.

  • “Ka surpriza gjatë rrugës”/ Zv.kryeministrja në SPAK, reagon ashpër Çollaku: Balluku do të përballet me..

    “Ka surpriza gjatë rrugës”/ Zv.kryeministrja në SPAK, reagon ashpër Çollaku: Balluku do të përballet me..

    Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në një emision televiziv, ka folur për hetimin e SPAK ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke zbuluar detaje të reja mbi shtrirjen e këtij procesi.
    Sipas Çollakut, hetimi ka avancuar përtej çështjes së njohur të ‘2 milionëshit’ dhe ka përfshirë elementë që lidhen me buxhetin e shtetit dhe me paratë që vijnë nga trafiku i kokainës.
    ‘SPAK deri më tani nuk ka dhënë pak, sepse kjo është një çështje shumë komplekse. Prokurorisë së posaçme do i duhet të takohet me subjektin që e ka marrë nën hetim dhe do e ketë më tepër së të pandehur, dhe pasi të ja bëjë të ditura akuzat, unë jam tërësisht i bindur se, do të kemi një njoftim zyrtar edhe më të detajuar se për çfarë është thirrur Belinda Balluku,’ u shpreh Çollaku.
    Gazetari theksoi se ajo që është bërë publike deri më tani është vetëm ‘një paradhomë e gjithë historisë Balluku’.
    ‘Hetimi i SPAK ka hyrë në buxhetin e shtetit dhe në paratë e trafikut të kokainës. Pra, ka dy degëzime kjo histori. Buxheti në një masë të madhe është i kriminalizuar, këto para kanë ardhur nga trafiku dhe do ta lidhim edhe me shumë qëndrime të Dumanit, që lidhen me raportimet e djeshme në Kuvend, që ka tekst dhe kontekst dhe na çojnë drejt mesazheve të qarta se çfarë do të ndodhë,’ vijoi Çollaku.
    Në përfundim, gazetari la të kuptohet se në këtë hetim priten zhvillime të tjera të rëndësishme:
    ‘Sepse ka surpriza gjatë rrugës,’ deklaroi gazetari Basir Collaku.