Tag: superiore

  • Superiore, ky është formacioni & trajneri më i spikatur i javës së 3-të

    Superiore, ky është formacioni & trajneri më i spikatur i javës së 3-të

    Pas përfundimit të javës së 3-të të “Abissnet Superiore”, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur 11-shen më të spikatur të javës, sipas skemës 4-2-3-1.
    Portieri i javës është përzgjedhur Angelo Tafas i Tiranës. Në katërshen e mbrojtjes rreshtohen Lorenc Trashi i ekipit të Flamurtarit, Elmando Gjini i Vllaznisë, Eljon Sota i Egnatias dhe Albi Doka i skuadrës së Teutës.

    Para vijës së mbrojtjes rreshtohen Sherif Kallaku i Vllaznisë dhe Xhuljo Tabaku i Vorës. Sakaq, në mëbshtetje të vijës ofensive janë dy futbollistët e Elbasanit, Fatjon Bunjaku dhe Ibrahima Diallo si edhe mesfushori i Egnatias, Flamur Ruçi.
    Në majën e sulmit spiakti sulmuesi i Vllaznisë, Bekim Balaj.
    Si trajner i javës është përzgjedhur tekniku shkodran, Edi Martini. Vllaznia e drejtuar nga Martini fitoi 4-1 ndaj Partizanit në “Loro Boriçi”.
    © BalkanWeb

  • Superiore/ Elbasani mposht Dinamon dhe merr kreun e klasifikimit, Teuta mjaftohet me barazim ndaj Vorës

    Superiore/ Elbasani mposht Dinamon dhe merr kreun e klasifikimit, Teuta mjaftohet me barazim ndaj Vorës

    Kategoria superiore ka mbyllur javën e tretë të përballjeve. Elbasani e mbylli në krye të klasifikimit javën me fitore me rezultat minimal ndaj Dinamos ndërsa Teuta dhe Vora e mbyllën me barazim në sfushën e durrsakëve.

    Ndeshja në Elbasan Arena ishte mjaft e luftuar, por pa vendasit triumfues në fund. Goli i fitores për elbasanllinjtë erdhi nga shqiptari i Kosovës Fajton Bunjaku në minutën e 51-të duke i siguruar kështu kreun e klasifikimit në javën e tretë të Kategorisë superiore Elbasanit.
    Ndërkohë Teuta dhe Vora u mjaftuan me nga një pikë në fushën e durrsakëve. Goli i avantazhit për vendasit erdhi nga një autogol i Dajan Shehit, por “dhurata” e mysafirëve nuk mjaftoi për t’i dhënë 3 pikëshin vendasve pasi në minutën e 77-të Xhuljo Tabaku gjeti rrjetën, duke i siguruar Vorës 1 pikë që e vendos atë në vendin e 5-të në klasifikim.
    REZULTATET

    RENDITJA

    Top Channel

  • KAT. SUPERIORE: Dinamo bie në Elbasan, Vora bën surprizën ndaj Teutës pretendente

    KAT. SUPERIORE: Dinamo bie në Elbasan, Vora bën surprizën ndaj Teutës pretendente

    Kanë përfunduar dy sfidat e fundit për javën e tretë të Kategorisë Superiore. Në “Niko Dovana”, Teuta pretendente nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj Vorës, debutuese në Superligë.
    Sfida u zhbllokua në minutën e 32-të. Pas një goditjeje këndi, Vasilis Zogos godet me kokë, por Dajan Shehi i pafat dërgon topin po me kokë në portën e tij.
    Barazimi i Vorës do të vinte në minutën e 75-të, ku Xhuljo Tabaku do të barazonte me kokë pas krosimit nga goditja e këndit. Pak minuta më pas, Jurgen Vrapi merr kartonin e dytë të verdhë dhe lë Vorën me 10 lojtarë. Pavarësisht se minutat e mbetura, Vora luajti me një lojtar më pak, rezultati nuk ndryshoi deri në fund, 1-1.
    Në sfidën tjetër, Elbasani fitoi 1-0 ndaj Dinamo City në “Elbasan Arena”. Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0. Momenti kryesor ishte në minutën e 25-të, Naser Aliji pengon Diallo brenda zonës dhe arbitri kryesor i takimit jep penallti dhe karton të verdhë për mbrojtësin e “Bluve”. Ndërhyn VAR, arbitri Ditmir Grimçi shkon të shohë pamjet në ekran dhe ndryshon vendim. Anullon penalltinë, pasi ndërhyrja ishte bërë jashtë zonës së rreptësisë dhe ndëshkon Alijin direkt me karton të kuq.
    Në fillim të pjesës së dytë, verdheblutë gjetën golin me Fation Bunjakun, i cili dërgoi topin në rrjetë, me një goditje të saktë, pas një aksioni të nisur nga rivënia anësore. Rezultati final, Elbasani 1-0 Dinamo. Renditja aktuale në Superiore pas 3 javëve është si më poshtë:

  • Superiore/ Tirana barazon me trajnerin e ri në stol, Egnatia merr tre pikët e para, fitore në “frymën” e fundit për Vllazninë kundër Partizanit

    Superiore/ Tirana barazon me trajnerin e ri në stol, Egnatia merr tre pikët e para, fitore në “frymën” e fundit për Vllazninë kundër Partizanit

    Kategoria Superiore ka luajtur tre ndeshjet e para të javës së tretë. Roberto Bordin barazoi në debutimin e tij me Tiranën që ndau pikët me Flamurtarin.

    Sfida e luajtur në “Selman Stërmasi” nisi mjaft mirë për bardheblutë të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 6’ me Tabekou. Barazimi erdhi në pjesën e dytë, falë një goli të Bourard.
    Në takimin tjetër të orës 16:00, kampionët e Egnatias morën fitoren e parë të sezonit, duke mundur 0-1 Bylisin falë një goli të Ruçit në minutën e 56’.
    Në kryesfidën e javës të luajtur në Shkodër, nuk kishte fitues. Vllaznia mundi 4-1 Partizanin në “Loro Boriçi”. Në minutën e 26’, Isgandarli kaloi në avantazh të kuqtë, por baraspesha erdhi nga Balaj pas 10 minutash. Në minutat e fundit shkodranët tundën dhe dy herë të tjera rrjetën me Balajn, Hakajn dhe Bismark.
    Kështu Vllaznia ngjitet momentalisht në vendin e parë me 6 pikë.

    Top Channel

  • Rikthehet “Abissnet Superiore”, sfidat e javës së tretë luhen në fundjavë

    Rikthehet “Abissnet Superiore”, sfidat e javës së tretë luhen në fundjavë

    Kampionati “Abissnet Superiore” rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e javës së tretë. 5 takimet e kësaj jave do të luhen të ndara në dy ditë.
    Të shtunën do të luhen tre përballje. Bylis – Egnatia dhe Tirana – Flamurtari do të luhen të dyja në orën 16:00. Sakaq, në stadiumin “Loro Boricci” në ora 19:00 do të zhvillohet ndeshja Vllaznia – Partizani.
    Të hënën do të luhen edhe dy sfidat e tjera të javës së 3-të, në ora 19:00. Teuta do të presë Vorën në stadiumin “Niko Dovana” ndërsa Elbasani do të përballet me Dinamo City-n në “Elbasan Arena”.
    JAVA 3
    Bylis – Egnatia, 13.09.2025  16:00
    Tirana – Flamurtari, 13.09.2025 16:00
    Vllaznia – Partizani, 13.09.2025 19:00
    Teuta – Vora, 14.09.2025 19:00
    AF Elbasani – Dinamo City, 14.09.2025 19:00

  • Superiore / Ndeshja Teuta – Dinamo City do të luhet më 17 shtator

    Superiore / Ndeshja Teuta – Dinamo City do të luhet më 17 shtator

    Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ndeshja e prapambetur e javës së parë të Superiores, Teuta – Dinamo City, nuk do të zhvillohet më 5 shtator, siç ishte planifikuar fillimisht.
    Të dyja klubet kanë gjetur mirëkuptimin për të zhvendosur ndeshjen më 17 shtator, në orën 15:00, pasi Dinamo City ka dy lojtarë të grumbulluar me ekipet Kombëtare të Shqipërisë dhe Kosovës, së bashku me dy anëtarë të stafit të klubit.

  • Abissnet Superiore / Ndeshja Teuta – Dinamo City do të luhet më 17 shtator

    Abissnet Superiore / Ndeshja Teuta – Dinamo City do të luhet më 17 shtator

    Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ndeshja e prapambetur e javës së parë të “Abissnet Superiore”, Teuta – Dinamo City, nuk do të zhvillohet më 5 shtator, siç ishte planifikuar fillimisht.

    Të dyja klubet kanë gjetur mirëkuptimin për të zhvendosur ndeshjen më 17 shtator, në orën 15:00, pasi Dinamo City ka dy lojtarë të grumbulluar me ekipet Kombëtare të Shqipërisë dhe Kosovës, së bashku me dy anëtarë të stafit të klubit./FSHF/

    Vazhdo leximin

  • Abissnet Superiore/ Përzgjidhet formacioni & trajneri më i mirë i javës së dytë të kampionatit

    Abissnet Superiore/ Përzgjidhet formacioni & trajneri më i mirë i javës së dytë të kampionatit

    Java e dytë e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll mbrëmjen e së dielës me sfidën Dinamo City – Vllaznia, që përfundoi me fitoren 3-1 të dinamovitëve. Pas përfundimit të ndeshjeve, trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave kanë përzgjedhur edhe formacionin më të spikatur të javës, në skemën 4-2-3-1.
    Në portë spikati këtë javë gardiani i Egnatias, Mario Dajsinani. Dyshen e qendrës së mbrojtjes e përbëjnë titullarët e Dinamo City-t, Naser Aliji dhe Ledio Beqja, ndërsa në krahë janë vendosur David Atanaskoski i Partizanit dhe Henri Zuna i Vorës.
    Para mbrojtjes rreshtohen Bakary Goudiaby (Dinamo City) dhe Xhoele Macolli (Teuta), ndërsa në mbështetje të sulmit janë lojtarët Bernard Karrica (Vora), Martins De Souza Wallisson (Bylis) dhe Ibrahima Sory Diallo (Elbasan).
    Sakaq, në majën e sulmit spikati sulmuesi i Flamurtarit, Erald Maksuti.
    Trajneri i javës është shpallur Arjan Bellaj, pas fitores 3-1 që skuadra e tij, Vora, arriti ndaj Tiranës.

  • Vora ‘keqtrajton’ Tiranën në Laç, Skënderbeu ndalet në Lushnje

    Vora ‘keqtrajton’ Tiranën në Laç, Skënderbeu ndalet në Lushnje

    Abissnet Superiore, Java 2:Vora – Tirana 3-1 (Karrica 35’ pen, 47’’, Zuna 69’/ Paradinjo 85’)

    Vora ka regjistruar fitoren e parë historike në Abissnet Superiore ku debuton këtë sezon. Në një “miniderbi” përballë bardhebluve të Tiranës, të besuarit e Bellajit dhuruan spektakël në stadiumin e Laçit ku luajtën si pritës.

    Golin e parë të takimit e solli Karrica me anë të një 11-metërshi kur luhej minuta e 35’-të, ndërsa pak minuta nga starti i së dytës realizoi po ai për të dyfishuar shifrat. Gjithçka do të vulosej 20 minuta nga fundi falë Zunës që mposhti për të tretën herë portierin Tafas.

    Nga ana tjetër bardheblutë e Miles u shfaqën pa shumë ide dhe entuziasëm në fushë ku të vetmen gjurmë e la Paradinjo me një gol mjaft të bukur realizuar nga një goditje dënimi.

    Kështu, Vora feston fitoren e parë në Laç dhe merr pikët e para në kampionat, ndërsa Tirana duket se vazhdon me formën e sezonit të shkuar ku pas dy javësh të luajtura ka vetëm një pikë të grumbulluar.

    Kategoria e Parë, Java 2:Lushnja – Skënderbeu 1-1 (Korreshi 69’/ Ukici 8’)

    Në “Roza Haxhiu”, Lushnja dhe Skënderbeu mbyllën 1-1 ndeshjen e javës së dytë në Kategori të Parë. Vendasit e panë vetën në vështirësi teksa korçarët kaluan shpejt në avantazh me Ukiçin për 0-1.

    Ekipi vendas i cili rikthehet të luajë në “Roza Haxhiu” pas 7 muajsh arriti të barazojë me Korreshin në pjesën e dytë duke e ruajtur këtë rezultat deri në fund./Sara Gjidaj/

    Vazhdo leximin

  • Vora mund Tiranën! Fitore historike për ekipin e ngjitur në Superiore, ia dalin me bardheblutë

    Vora mund Tiranën! Fitore historike për ekipin e ngjitur në Superiore, ia dalin me bardheblutë

    Vora ka marrë fitoren e parë në Superiore duke mundur Tiranën në shifrat 3-1. Një fitore historike për ekipin e sapongjitur në elitën e futbollit shqiptar, që mund kështu një skuadër me histori si ajo e bardhebluve.
    Dy golat e parë kanë ardhur nga Karrica që në fillim me një penallti në minutën e 35 dhe në të 47 me një goditje të saktë, mposhti portierin kundërshtar. Zuna do të dërgonte shifrat në 3-0, ndërsa Eliton ngushtoi diferencat në fund për Tiranën. /Sport Ekspres/