Tag: superiore

  • Superiore/ Ky është formacioni & trajneri më i spikatur i javës së 4-t

    Superiore/ Ky është formacioni & trajneri më i spikatur i javës së 4-t

    Pas përfundimit të javës së 4-t të kampionatit “Abissnet Superiore”, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë bërë përzgjedhjen e 11-shes më të spikatur të kësaj jave sipas formacionit 3-4-3 si edhe trajnerit më të mirë.
    Spikati në portë këtë javë gardiani i AF Elbasanit, Martin Janacek.

    Treshja e mbrojtjes përbëhet nga Arbenit Xhemajli i Egnatias, Dajan Shehi i Vorës dhe Aurel Marku i Bylisit.
    Në mesfushë spikatën Kristi Qose i Elbasanit, Mccarthy Ofori i skuadrës së Bylisit, Esat Mala i Vllaznisë dhe Irgi Kasalla i Vorës.
    Sakaq, vija e sulmit përbëhet nga dy sulmues të Egnatias, Alessandro Albanese dhe Nikola Buric. Treshen e sulmit e plotëson Fatjon Bunjaku i Elbasanit.
    Trajneri i javës është përzgjedhur tekniku i Elbasanit, Ivan Gvozdenović.
     
    © BalkanWeb

  • “Abissnet Superiore”/ Ky është formacioni & trajneri më i spikatur i javës së 4-t

    “Abissnet Superiore”/ Ky është formacioni & trajneri më i spikatur i javës së 4-t

    Pas përfundimit të javës së 4-t të kampionatit “Abissnet Superiore”, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë bërë përzgjedhjen e 11-shes më të spikatur të kësaj jave sipas formacionit 3-4-3 si edhe trajnerit më të mirë.
    Spikati në portë këtë javë gardiani i AF Elbasanit, Martin Janacek.
    Treshja e mbrojtjes përbëhet nga Arbenit Xhemajli i Egnatias, Dajan Shehi i Vorës dhe Aurel Marku i Bylisit.
    Në mesfushë spikatën Kristi Qose i Elbasanit, Mccarthy Ofori i skuadrës së Bylisit, Esat Mala i Vllaznisë dhe Irgi Kasalla i Vorës.
    Sakaq, vija e sulmit përbëhet nga dy sulmues të Egnatias, Alessandro Albanese dhe Nikola Buric. Treshen e sulmit e plotëson Fatjon Bunjaku i Elbasanit.
    Trajneri i javës është përzgjedhur tekniku i Elbasanit, Ivan Gvozdenovi?.

  • Vora vijon me fitore, Dinamo ngec ‘keq’, Vllaznia nuk menaxhon fitoren

    Vora vijon me fitore, Dinamo ngec ‘keq’, Vllaznia nuk menaxhon fitoren

    Abissnet Superiore, Java 4:Vora – Flamurtari 1-0 (Luis Felipe 12’ pen)Dinamo – Bylis 0-0

    Teuta- Vllaznia 1-1 (Mala 24’/Beshiraj 90+6′)

    Java e katërt Abissnet Superiore ka vijuar këtë të dielë me dy përballjet e orës 16:00 dhe një në orën 19:00. Vorakët debutues në Superiore regjistruan fitoren e dytë si pritës në Laç, ndërsa dinamovitët u ndalën në mënyrë surprizuese nga ballshiotët.

    Vora e mbylli pjesën e parë në avantazh përballë Flamurtarit falë penalltisë së fituar nga Kasalla dhe kthyer në gol nga Luis Felipe në minutën e 12’-të të takimit. Sakaq, 45 minutat e para përfunduan me rrjeta të paprekura në “Selman Stërmasi” aty ku Dinamo City dhe Bylis u ndeshën me njëra – tjetrën.

    Asgjë nuk ndryshoi dhe në pjesë e dyta ku vlonjatët u përpoqën të reagonin por nuk gjetën dot rrugën për të tundur rrjetën e Ruçit. Sakaq, në kryeqytet mallakastriotët u detyruan të luanin me një lojtar më pak që prej minutës së 68’-të pas ndëshkimit të Peraltës.

    Kështu, pas këtij 3 pikëshi Vora vijon ngjitjen dhe përkohësisht pozicionohet e dyta me 7 pikë, Dinamo City mbetet në kuotën e 4 pikëve, 3 numëron Bylis ndërsa 1 më pak ka Flamurtari i vendit të parafundit në tabelë.

    Në mbrëmje u mbyll gjithçka sa i përket kësaj jave të katërt me sfidën Teuta – Vllaznia. Edhe ktëu shifrat finalë ishin 1-1. Më parë shënoi Vllaznia me Esat Malën në 24′ ndërsa në minutën e 6′-të shtesë Beshiraj barazoi për Teutën./Sara Gjidiaj/

    Vazhdo leximin

  • Vllaznia “dorëzohet” në shtesë, Teuta i shpëton humbjes në frymën e fundit

    Vllaznia “dorëzohet” në shtesë, Teuta i shpëton humbjes në frymën e fundit

    21 Shtator 2025

    21:07

    Telesport

    Ka përfunduar ndeshja e fundit e javës së katërt në Abissnet Superiore, Teuta-Vllaznia, e luajtur në “Niko Dovana”, e cila registroi shifrat 1-1.
    Goli i shkodranëve ërdhi në minutën e 24-të, pas një aksioni model dhe në fund ishte goditja plot klas e Esat Malës në kufijtë e zonës së rreptësisë, që përfundoi në rrjetë.
    Në këtë sfidë nuk munguan kartonët e shumtë të verdhë, por në minutat e fundit shkodranët u ndëshkuan edhe me karton të kuq. Erdenis Gurishta la fushën e lojës pas dy kartonëve të verdhë. Barazimi i durrëskave erdhi me Mario Beshiraj në minutën e 90+5. Rezultati final 1-1.
    Më poshtë gjeni renditjen në Superiore, pas 4 javëve të para.

  • Superiore/ Dinamo-Bylis ndajnë pikët, Vora “zhyt” më keq Flamurtarin

    Superiore/ Dinamo-Bylis ndajnë pikët, Vora “zhyt” më keq Flamurtarin

    Kategoria Superiore zbriti në fushë edhe këtë të dielë, për të zhvilluar disa nga ndeshjet e javës së katërt.
    Sfida mes Dinamos dhe Bylisit, që u luajt në “Selman Stërmasi”, mbaroi me barazim pa gola.
    Në minutat e fundit të pjesës së parë, te dinamovitët provoi Dejvi Bregu, por pa rezultat.
    Në fund të dyja skuadrat morën nga një pikë, pavarësisht rasteve.
    Ndërkohë në ndeshjen tjetër, Vora mundi 1-0 Flamurtarin, duke e thelluar më tej krizën e vlonjatëve që vuajnë në vend të parafundit.

  • Sinan Idrizi e kishte paralajmëruar! Vora mund Flamurtarin dhe në vendin e 2 në Superiore, Dinamo ngec me Bylisin e 10 lojtarëve

    Sinan Idrizi e kishte paralajmëruar! Vora mund Flamurtarin dhe në vendin e 2 në Superiore, Dinamo ngec me Bylisin e 10 lojtarëve

    Përpara se të fillonte ky kampionat, ky sezon, në një intervistë për emisionin “Skaner”, Sinan Idrizi kishte paralajmëruar befasinë që do të bënte Vora në Superiore: “Vlorës hiqi një L dhe bëhet Vora. Ajo do të jetë befasia e këtij sezoni, ka një president që është i cmendur për futbollin”, tha Idrizi.
    Sot Vora është përballur pikërisht kundër Flamurtarit dhe ka fituar në shifrat 1-0. Goli i Da Silvës në minutën e 13 vendosi historinë e këtij takimi. Me këtë fitore, Vora renditet në vendin e dytë me 7 pikë, ndërsa Flamurtari në vendin e parafundit me dy pikë. Nga krahu tjetër Bylisi ka marrë një pikë të cmuar në transfertë ndaj Dinamos, 0-0. Bylisi luajti me 10 lojtarë për shumë kohë pasi në të 68 Peralta do të ndëshkohej me karton të kuq pas goditjes të palejuar ndaj Bruno Ditës. /Sport Ekspres/
     
     

  • Në juglindje ka një derbi të ndezur, Laçi pritës në Peshkopi, Besa provë force në Burrel

    Në juglindje ka një derbi të ndezur, Laçi pritës në Peshkopi, Besa provë force në Burrel

    Dita e sotme e premte 19 shtator ofron tre ndeshje të javës së 4-ët në Kategori të Parë. Supersfida zhvillohet në “Gjorgji Kyçyku” të Pogradecit ndërmjet vendasëve me të njëjtin emër dhe fqinjëve të Skënderbeut. Nëse korçarët shihen vërtetë si skuadër që pritet të jetë favorite për t’u rikthyer në Superiore, zhvillimet e fundit në kampin liqenor i’a rrisin kuotat skuadrës së Ardian Memës për t’a tentuar dhe njëherë një biletë elite.

    Ndërkohë në “Liri Ballabani” një tjetër ballfaqim interesant e me pritshmëri të lartë. Burreli vendas dhe Besa e Kavajës i kanë domosdoshmëri pikët në këtë kampionat ku diferencat janë thuajse të pallogaritëshme. Së paku në atë që është shfaqur në tre javë të luajtura.

    Sakaq, Laçi që sikundër Skënderbeu, konsiderohet favorit i madh për t’u ngjitur në Abissnet Superiore, e ka dërguar ndeshjen e tij shtëpiake me Korabin në Peshkopi. Arsyet lidhen me fushën e tyre që me gjasë deri në fund të vitit kalendarik do të shfrytëzohet edhe nga Vora. Kurbinasit “vendas” në verilindje do të duhet të bëjnë sot pa lojtarin kryesor Ledio Tresa por dhe mesfushorin Orgi Cena. Të dy me probleme fizike.

    Java do të kompletohet nesër (e shtunë) ndërsa në fushë do të jenë përballë: Lushnja- AF Luftëtari, Iliria- Kukësi dhe Apolonia- Kastrioti. Të gjitha takimet e këtij raundi startojnë në orën 16:00. /Erga Kenga/

    Kategoria e Parë, java e katërt:

    16:00

    Pogradeci- Skënderbeu

    Laçi- Korabi (në Peshkopi)

    Burreli- Besa

    Nesër:

    Lushnja- AF Luftëtari

    Apolonia- Kastrioti

    Iliria- Kukësi

    Vazhdo leximin

  • Superiore në dy ditë, ndeshja e javës zhvillohet në “Arena e Demave”

    Superiore në dy ditë, ndeshja e javës zhvillohet në “Arena e Demave”

    Abissnet Superiore rikthehet të luhet në fundjavë. Të shtunën janë në program dy takime ndërsa tre të tjerat luhen të dielën. Përjashto takimin e Laçit aty ku Vora pret Flamurtarin në orën 16:00 të gjitha takime e kësaj xhiroje të katërt nisin në orën 19:00.

    Kryesfida e javës zhvillohet të shtunën në ‘Arena e Demave’ ndërmjet Partizanit dhe Elbasanit ndërsa të dielën ato që tërheqin më shumë janë takimet Vora- Flamurtari dhe Teuta- Vllaznia.

    Java e 4-ët:

    Të shtunën:

    Egnatia- Tirana 19:00

    Partizani- AF Elbasani 19:00

    Të dielën:

    Vora- Flamurtari 16:00

    Dinamo Siti- Bylis 19:00

    Teuta- Vllaznia 19:00/Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Superiore, java e 4-t luhet të shtunën & të dielën

    Superiore, java e 4-t luhet të shtunën & të dielën

    Java e katërt e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet e gjitha këtë fundjavë. Të shtunën do të luhen dy takime ndërsa të dielën tre ndeshjet e tjera.
    Partizani do të presë Elbasanin në stadiumin “Arena e Demave” ndërsa në Rrogozhinë do të luhet takimi Egnatia – Tirana. Të dyja ndeshjet janë programuar të luhen në ora 19:00.

    Vora – Flamurtari dhe Dinamo City – Bylis do të luhen të dielën në ora 16:00. Ndeshja përmbyllëse e javws, Teuta – Vllaznia do të luhet në ora 19:00.
    JAVA 4
    Partizani – AF Elbasani, 20 shtator, ora 19:00
    Egnatia – Tirana, 20 shtator, ora 19:00
    Vora – Flamurtari, 21 shtator, ora 16:00
    Dinamo City – Bylis, 21 shtator, ora 16:00
    Teuta – Vllaznia, 21 shtator, ora 19:00
    © BalkanWeb

  • “Abissnet Superiore”, ky është formacioni & trajneri më i spikatur i javës së 3-të

    “Abissnet Superiore”, ky është formacioni & trajneri më i spikatur i javës së 3-të

    Pas përfundimit të javës së 3-të të “Abissnet Superiore”, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur 11-shen më të spikatur të javës, sipas skemës 4-2-3-1.
    Portieri i javës është përzgjedhur Angelo Tafas i Tiranës. Në katërshen e mbrojtjes rreshtohen Lorenc Trashi i ekipit të Flamurtarit, Elmando Gjini i Vllaznisë, Eljon Sota i Egnatias dhe Albi Doka i skuadrës së Teutës.
    Para vijës së mbrojtjes rreshtohen Sherif Kallaku i Vllaznisë dhe Xhuljo Tabaku i Vorës. Sakaq, në mëbshtetje të vijës ofensive janë dy futbollistët e Elbasanit, Fatjon Bunjaku dhe Ibrahima Diallo si edhe mesfushori i Egnatias, Flamur Ruçi.
    Në majën e sulmit spiakti sulmuesi i Vllaznisë, Bekim Balaj.
    Si trajner i javës është përzgjedhur tekniku shkodran, Edi Martini. Vllaznia e drejtuar nga Martini fitoi 4-1 ndaj Partizanit në “Loro Boriçi”.