Egnatia po shfaqet si ekipi më i fortë i momentit në Superiore dhe kjo nuk është rastësi. Pas një nisjeje të dobët të sezonit, bardhëjeshilët kanë arritur të kapin vendin e parë në klasifikim, me pikë të barabarta me Vllazninë, duke treguar karakter dhe përkushtim.
SYNIMI I TETORIT – Në tre ndeshjet që do të zhvillohen gjatë muajit tetor, kampionët kanë një qëllim të qartë, të grumbullojnë sa më shumë pikë. Këto tre sfida do të mbyllin fazën e parë të kampionatit dhe Egnatia dëshiron ta përfundojë këtë periudhë në krye të tabelës. Ndërkohë që kjo nuk do të jetë një detyrë e lehtë, kampionët kanë disa avantazhe.
Dy prej këtyre ndeshjeve zhvillohen në shtëpi, ku prania e tifozëve dhe terreni i njohur mund të bëjnë diferencën, ndërsa një ndeshje zhvillohet në transfertë, e cila gjithmonë përbën një sfidë më të madhe.
© BalkanWeb
Tag: superiore
-

Egnatia, ekipi i momentit në Superiore, tetori vendimtar për rrogozhinasit!
-

Java e 6-të e “Abissnet Superiore”, Tirana fiton derbin. Triumfojnë edhe Vllaznia, Egnatia, Dinamo & Teuta
Java e 6-të e “Abissnet Superiore” u mbyll mbrëmjen e sotme me ndeshjen Teuta – Bylis. Durrsakët fituan në “Niko Dovana” me rezultatin minimal 1-0, falë golit vendimtar të Daniel Wotlai.
Po sot, Egnatia mori fitoren e katërt radhazi, pasi mposhti Vorën në Laç me rezultatin minimal 1-0.Me të njëjtin rezultat, 1-0, triumfoi edhe Vllaznia në “Loro Boriçi” ndaj AF Elbasanit. Shkodranët udhëheqin kampionatin me 13 pikë, po aq sa Egnatia në vendin e dytë.
Dinamo City mposhti Flamurtarin në “Selman Stërmasi” me rezultatin 2-0, ndërsa Tirana fitoi derbin e kryeqytetit ndaj Partizanit me rezultatin e thellë 3-0 në “Air Albania”.
Img 7612© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
-

Teuta mjaftohet me një autogol ndaj Bylis, Egnatia shumë e fortë për Vorën
5 Tetor 2025
18:56
Telesport
Janë luajtur sot dy ndeshjet e fundit të javës së gjashtë të Abissnet Superiore. Në “Niko Dovana”, Teuta ka fituar 1-0 ndaj Bylis, falë një autogoli. Në minutën e 62-të, Wotlai gjuan drejt portës pas një aksioni të shpejtë, por goditja e tij devijohet në rrjetë nga mesfushori i Bylis, Marin Abazaj.
Protesta nga ballshiotët, të cilët pretendojnë për një faull gjatë aksionit, por për arbitrin dhe VAR është çdo gjë në rregull. Përfundimisht, durrësakët fitojnë 1-0.
Më herët, në stadiumin e Laçit, u përballën Vora dhe Egnatia. Për kampionët në fuqi mjaftoi goli i Flamur Ruçit në minutën e 18-të, i cili shënoi me kokë pas asistit të Xheferson.
Renditja në Superiore pas gjashtë javëve të para është si më poshtë: -

Vora-Egnatia në Laç, mbyll Teuta me kolonën zero humbje…
Nga Erga Kenga
Vora-Egnatia dhe Teuta- Bylis janë dy sfidat përmbyllëse të javës së 6-të sot në Abissnet Superiore. E ndarë në tri ditë,, kjo javë përpos derbit Partizani- Tirana 0-3 (të premten), luajti dje dy takimet e tjera ndërsa vëmendja e madhe ishte te Vllaznia- AF Elbasani. Shkodranët dominuan totalisht në pjesën e parë por fituan ngushtë 1-0. Tri pikë mori dhe Dinamo në përballjen me Flamurtarin duke shënuar dy herë e ruajtur portën e tyre të paprekur.
Ndërkaq sot në orën 14:00 në stadiumin “Laçi” zhvillohet ndeshja Vora- Egnatia. Skuadra nga periferia e Tiranës pritëse në Laç, i ka fituar të dyja shtëpiaket në Kurbin (me Tiranën 3-1 dhe Flamurtarin 1-0) ndërsa sot do të ketë provën e madhe me Egnatian e Rrogozhinës.
Pak më vonë, në “Niko Dovana”, sfida e fundit përpara se Superioria të ndalë për dy javë për shkak të angazhimit të Kombëtares me ndeshjet ndaj Serbisë dhe Jordanisë. Përballë do të jenë Teuta dhe Bylis. Paraqitjet dinjitoze të skuadrave e bëjnë këtë duel mjaft të luftuar. Durraskët e Dobit figurojnë e vetmja skuadër në Superiore e cila ende nuk e ka provuar shijen e humbjes.
Abissnet Superiore, java e 6-të:
14:00
Vora- Egnatia (në Laç)
17:00
Teuta- Bylis
Të luajtura:
Partizani- Tirana 0-3
Vllaznia-AF Elbasani 1-0
Dinamo Siti- Flamurtari 2-0/ Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-

Vllaznia udhëheq “Abissnet Superiore”-n, Elbasani dorëzohet në “Loro Boriçi”
Është luajtur sot dueli për vendin e parë të “Abissnet Superiore”-a. Vllaznia është përballur me Elbasanin në ndeshjen e vlefshme për javën e 6 të kampionatit shqiptar. Sfida ka përfunduar me shifrat e ngushta 1-0 në favor të kuqebluve.
Goli i vetëm u shënua në minutën e 41-të të takimit. Jago e dërgoi topin në rrjetën e verdhebluve për t’i dhënë kështu fitoren Vllaznisë. Tashmë shkodranët udhëheqin kampionatin me 13 pikë të grumbulluara, ndërsa fill pas tyre vjen Elbasani me 2 pikë më pak./Sport Ekspres/ -

Dinamo fiton dhe merr vendin e dytë në Superiore, Flamurtari ngec në vendin e fundit me dy pikë
Kjo e nisje e sezonit në Superiore është e tmerrshme për Flamurtarin. Shumë pritshmëri për një rikthim ndryshe të vlonjatëve, por duket se po luhet e njëjta muzikë. Pas gjashtë javëve kampionat, Flamurtari nuk njeh forcë reagimi duke mos marrë ende fitoren e parë dhe duke numëruar 2 pikë, për të mbajtur vendin e fundit.
Dinamo ka arritur të fitojë në shifrat 2-0 falë golave të shënuar nga Guindo dhe Nani. Sulmuesi arriti të realizojë në fundin e pjesës së parë, ndërsa Nani shënoi golin e dytë në minutën e 74. Vlen të theksohet se Flamurtari luajti me 10 lojtarë pasi Veiga bëri një ndërhyrje të gabuar në minutën e 31, ndërsa Farruku në të 81, do të ndëshkohej me të kuq te Dinamo për të barazuar numrin e lojtarëve në fushë. /Sport Ekspres/ -

Vllaznia kërkon kreun, Flamurtari për t’u matur me favoritët e Dinamos
Futbolli shqiptar luan sot në dy nivelet më të larta të tij Superiore dhe Kategori të Parë 6-të takime. Dy i përkasin Abissnet Superiore ndërsa katër të tjera te inferiorët.
Në Superiore aty ku dhe vëmendja është më e madhe, të dyja takimet si ai i Shkodrës ku përballen Vllaznia dhe AF Elbasani në 19:00 ashtu dhe ai i “Selman Stërmasi”-t teksa takohen Dinamo Siti-Flamurtari (15:30) vlejnë jo vetëm pozicionin e kreut (Vllaznia- Elbasani) por dhe për qasjen e këtyre skuadrave pas 6-të javëve të para.
Në “Loro Boriçi” pritet spektakël në fushë e shoqëruar me treguesit teknikë që për të dyja skuadrat përbën thelbin e takimit kryesor të ditës.
Te Dinamo kërkohet vijimësi ndërsa te vlonjatët prej javësh është ngritur alarmi për mungesë pikësh. Në fakt, e gjitha nën morinë gjithëpërfshirëse të performancave me tifozë të shtuar. Një trend mjaft legjitim për produkin futboll.
Abissnet Superiore, java e 6-të:
Sot:
Dinamo Siti-Flamurtari 15:30 (në “Selman Stërmasi”)
Vllaznia- AF Elbasani 19:00
Nesër:
Vora- Egnatia 14:00 (në Laç)
Teuta- Bylis 19:00
Luajtur të premten
Partizani- Tirana 0-3 (në “Air Albania”)/Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-

ABISSNET SUPERIORE: Rezultatet e javës së pestë, ja si ndryshon renditja
28 Shtator 2025
21:23
Telesport
Java e pestë e Abissnet Superiore u mbyll mbrëmjen e sotme.
Vllaznia fitoi 2-0 ndaj Vorës në “Loro Boriçi”, ndërsa Egnatia triumfoi 2-1 në transfertë ndaj Flamurtarit në Vlorë.
Pas këtyre triumfeve të rëndësishme, Vllaznia dhe Egnatia ngjiten në kuotën e 10 pikëve, një më pak se AF Elbasani i vendit të parë.
Bylisi mori tre pikë të rëndësishme duke mposhtur Partizanin 3-1 në Ballsh, ndërsa Dinamo City triumfoi 2-1 ndaj Tiranës në kryeqytet.
Nga ana tjetër, AF Elbasani dhe Teuta nuk shënuan asnjë gol dhe e mbyllën sfidën 0-0.
Ja renditja pas pesë javëve të para: -

Një brazilian i prish festën Flamurtarit, Vllaznia 1 pikë larg kreut
Abissnet Superiore, java e 5-të:
Vllaznia- Vora 2-0
Flamurtari-Egnatia 1-2
U luajtën dy ndeshjet e fundit të javës së pestë në Superiore. Në Shkodër Vllaznia falë një penalltie të shënuar nga i zakonshmi bekim balja dhe një tjetër realizuar nga Murataj i dhanë tri pikë kuqebluve të martinit që tani e shohin vetën një pikë larg elbasanit kryesues.
Ndërkaq me rikthimin e tij në stadiuminin e rikonstruktuar Flamurtari u duk shumë pranë një barazimi të merituar përballë Egnatias dhe publikut të tij të shumtë. Fillimisht një penallti e shndërruar në gola nga Albaneze për rrogozhinasit dhe më pas barazimi i Todorovskit pak minuta nga fundi për vendasit. Por në fund teksa Flamurtari la shumë hapësirë prapa, Leo Melo me një prekje përpara Aleksoksit e dërgoi topin në rrjetë. Egnatia ngjitet në vend të tretë me 10 pikë (aq sa Vllaznia) ndërsa Flamurtari së bashku me Tiranën mbajnë dy vendet e fundit me nga 2 pikë secili./Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-

Vlora shndërrohet në festë, Vllaznia pret Vorën simpatike
Ecuria jo e mirë në katër javë e Flamurtarit në Superiore përgjatë sezonit aktual, nuk i ul pritshmëritë për një duel luftarak sot ndaj Egnatias në Vlorë për xhiron e 5-të Abissnet Superiore.
Fakti që Flamurtari riktheheht të luajë në stadiumin e tij të rikonstruktuar e mbështetur nga politikat lehtësuese të klubit me hyrjen falas, shton indirekt oreksin që pikërisht sot në ‘inagurimin’ e radhës të impiantit në jug të Shqipërisë, skuadra të japë përgjigjet që të gjithë presin në Vlorë. Përballë do të ketë kampionët në fuqi të Egnatias në një test vërtetë force. Rrogozhinasit vijnë pas dy fitoreve radhazi dhe pritet të bëjnë maksimumin sot për të ngjitur shkallët drejt kreut.
Ndërkaq në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës Vllaznia e Edi Martinit do të takohet për herë të parë në histori me Vorën e Arjan Bellait. Kuqeblutë edhe pse kanë disa probleme në organikë, pritet të tentojnë tri pikë shtëpiake për të ulur me një pikë diferencën me Elbasanin kryesues. Në anën tjetër Vora debutuese në Superiore e ka kthyer garën e saj në garë me ‘vetën’. Skuadra ka po aq pikë sa dhe rivali i sotëm dhe nuk është çudi që dhe përballë një emri të madh si Vllaznia të tentojë befasinë.
Abissnet Superiore, java e 5-të:
Ora 19:00
Flamurtari- Egnatia
Vllaznia- Vora
Luajtur të shtunën:
Bylis- Partizani 3-1
Tirana- Dinamo 1-2
AF Elbasani- Teuta 0-0/ Sportiim.al/
Vazhdo leximin