Java e 8-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll pasditen e së shtunës me dy sfidat e fundit Partizani – Egnatia dhe Teuta – Flamurtari.
Trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin e javës, sipas skemës 1-4-2-3-1.
Në portë është gardiani i Partizanit, Pano Qirko.
Katërshja e mbrojtjes formohet nga Bekim Maliqi (Dinamo City), Marcelino Preka (Partizani), Gomes Ferreira (Teuta) dhe Andrey Yago (Vllaznia).
Përpara mbrojtjes janë Albano Aleksi (Egnatia) dhe Ibrahim Abbas (AF Elbasani).
Dejvi Bregu i Dinamo City-t, Ergis Arifi i Teutës dhe Diallo i AF Elbasanit mbështesin në majën e sulmit Bekim Balajn e Vllaznisë.
Trajneri më i mirë i javës së 8-të është përzgjedhur tekniku i Vllaznisë, Edi Martini. Vllaznia e tij triumfoi në klasiken e futbollit shqiptar ndaj Tiranës me rezultatin 3-1 dhe për kuqeblutë ishte fitorja e katërt radhazi në kampionat.
Tag: superiore
-

Abissnet Superiore/ Përzgjidhet trajneri dhe formacioni më i mirë i javës së 8-të
-

Java e tetë e Abissnet Superiore, fitojnë Vllaznia, Dinamo City, Teuta dhe AF Elbasani
Java e 8-të e “Abissnet Superiore” u mbyll sot me dy duelet e fundit, Partizani – Egnatia dhe Teuta – Flamurtari.
Në “Arenën e Demave”, sfida Partizani – Egnatia u mbyll pa gola, 0-0. Teuta triumfoi në “Niko Dovana” ndaj Flamurtarit me rezultatin 3-2.Të premten, Vllaznia fitoi klasiken e futbollit shqiptar ndaj Tiranës në “Loro Boriçi” me rezultatin 3-1. Për kuqeblutë kjo ishte fitorja e katërt radhazi në kampionat.
AF Elbasani u rikthye te fitorja në “Elbasan Arena”, pasi mposhti Bylisin 2-1.
Dinamo City triumfoi ndaj Vorës në “Arenën e Demave” 2-0.
Pas përfundimit të javës së 8-të, Vllaznia udhëheq kampionatin me 19 pikë. -

Vllaznia nuk i ndahet vendit të parë, situata në Superiore pas javës së tetë
25 Tetor 2025
19:40
Telesport
Java e 8-të e “Abissnet Superiore” u mbyll sot me dy duelet e fundit, Partizani – Egnatia dhe Teuta – Flamurtari.
Në “Arenën e Demave”, sfida Partizani – Egnatia u mbyll pa gola, 0-0. Teuta triumfoi në “Niko Dovana” ndaj Flamurtarit me rezultatin 3-2.
Të premten, Vllaznia fitoi klasiken e futbollit shqiptar ndaj Tiranës në “Loro Boriçi” me rezultatin 3-1. Për kuqeblutë kjo ishte fitorja e katërt radhazi në kampionat.
AF Elbasani u rikthye te fitorja në “Elbasan Arena”, pasi mposhti Bylisin 2-1.
Dinamo City triumfoi ndaj Vorës në “Arenën e Demave” 2-0.
Pas përfundimit të javës së 8-të, Vllaznia udhëheq kampionatin me 19 pikë. -

ABISSNET SUPERIORE: 5 gola mes Teutës dhe Flamurtarit, “paqe” mes Partizanit dhe Egnatias
Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të javës së tetë për Abissnet Superiore. Në “Niko Dovana” janë shënuar 5 gola në sfidën Teuta-Flamurtari, ku në fund durrësakët fituan me shifrat 3-2.
Goli i parë do të vinte në minutën e 17-të, ku Gabriel Gomes do të kalonte në avantazh Teutën me një gol të bukur pas një goditjeje nga distanca. Në minutën e 29-të, Ergis Arifi dyfishoi shifrat për Teutën, duke përfituar nga një gafë e mesfushorit të Flamurtarit, Hamzi Ramani, i cili humbi topin.
Në fund të pjesës së parë, u shënuan edhe dy gola të tjerë. Fillimisht, Lorenc Trashi ngushtoi shifrat për Flamurtarin duke ekzekutuar në mënyrë perfekte një goditje anësori dënimi, por reagimi i durrëskave ishte i shpejtë, duke gjetur golin e tretë me Muço Boçi.
Në fillim të pjesës së dytë, Vasilios Zogos merr dy kartonë të verdhë të shpejtë dhe lë Teutën me 10 lojtarë. Në minutën e 56-të, Bolzan ngushton shifrat sërish për Flamurtarin, me një gol të bukur nga brenda zonës. Rezultati nuk ndryshon deri në fund, Teuta fiton 3-2.
Në ndeshjen tjetër të luajtur në “Arenen e Demave”, Partizani dhe Egnatia u ndanë në barazim pa gola. Partizani e mbylli ndeshjen em 10 lojtarë, pasi Besar Gudjufi mori dy kartonë të verdhë dhe u largua nga fusha në minutat e fundit. -

Java e 8-të e Abissnet Superiore luhet të premten & të shtunën, spikat klasikja e futbollit shqiptar Vllaznia – Tirana
Java e 8-të e “Abissnet Superiore” do të luhet të premten dhe të shtunën.
Vora – Dinamo City do të jetë ndeshja hapëse e kësaj jave, që do të luhet të premten në ora 14:00.
Dy takimet e tjera të së premtes do të luhen në ora 17:00, ku spikat klasikja e futbollit shqiptar, Vllaznia – Tirana, që do të luhet në “Loro Boriçi”. Në të njëjtën orë do të luhet edhe ndeshja AF Elbasani – Bylis.
Të shtunën do të luhen dy përballjet e tjera të javës së 8-të. Partizani pret Egnatian në shtëpi, ndërsa Flamurtarin e pret transferta kundër Teutës në Durrës. Të dyja sfidat do të luhen në orën 17:00.
ABISSNET SUPERIORE – JAVA 8
E premte, më 24 tetorVora – Dinamo City 14:00Vllaznia – Tirana 17:00AF Elbasani – Bylis 17:00
E shtunë, më 25 tetorPartizani – Egnatia 17:00Teuta – Flamurtari 17:00 -

Super Vllaznia, 12 gola në 7 javë dhe askush nuk shënon më shumë
Goli ka qenë “kryefjala” e skuadrës së Vllaznisë në këtë kampionat, me shkodranët që kanë shënuar më shumë se kushdo tjetër në Superiore. Ku ekipi i Martinit ka gjetur golin 12 herë në 7 javë të zhvilluara deri më tani në Superiore.
Me ekipe si Egnatia, Dinamo dhe Vora të cilat ndjekin kuqeblutë përsa i përket shënimit të golave, me 3 skuadrat e sipërpërmendura të cilat kanë shënuar nga 7 herë deri më tani në këtë sezon. Ajo që bën përshtypje tek Vllaznia nuk është vetëm se kuqeblutë kanë sulmin më të mirë, por edhe fakti se skuadra ka gjetur golin në çdo javë dhe ndaj çdo kundërshtari. Kështu Vllaznia ka 16 pikë në 7 javë, duke siguruar kështu 5 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje.Edhe në duelet ku 9 herë kampionët e vendit nuk kanë marrë pikët e plota, skuadra sërish ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës. Konkretisht në humbjen 3-1 ndaj Dinamos, që ngelet edhe disfata e vetme. Dhe po ashtu edhe në barazimin 1-1 ndaj Teutës në transfertën e javës së 4-ët të edicionit. Në këtë mënyrë Vllaznia është e vetmja skuadër që ka gjetur golin në çdo raund të kampionatit. Me Balajn që patjetër ngelet lideri i golave tek kuqeblutë, por edhe në Superiore.
Ku sulmuesi numëron 4 rrjeta deri më tani, teksa tek skuadra e Martinit po ashtu kanë shënuar edhe Gurishta, Jago, Bajrami, Hakaj, Murataj, Bismark dhe Mala. E pavarësisht se asnjë nga futbollistët kuqeblu nuk shënoi në ndeshjen e fundit ndaj Bylis. Për këtë “menduan” mallakastriotët, të cilët me një autogol bënë që 3 pikët të shkonin në favor të Vllaznisë. Me shkodranët që ruajtën ritmin e fitoreve, por edhe të shënimit të golave në çdo duel të Superiores deri më tani.© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
-

Abissnet Superiore/ Kjo është 11-shja më e mirë & trajneri më i spikatur i javës së 7-të
Pas përfundimit të javës së 7-të të “Abissnet Superiore”, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të spikatur të javës, sipas skemës 4-3-3.
Aldo Teqja i Dinamo City-t mbajti të paprekur portën në ndeshjen kundër Egnatias. Mbrojtja përbëhet nga këtërshja: Edison Ndreca (Egnatia), Melos Bajrami (Vllaznia), Saliou Sembene (Partizani), Rimal Haxhiu (Tirana).
Irgi Kasalla i Vorës dhe Xhoele Maçolli i Teutës përbëjnë krahët e mesfushës dhe në qendër qëndron futbollisti i Vllaznisë, Ardit Krymi.
Në sulm rreshtohen tre futbollistët: Bernard Karrica (Vora), Vusal Isgandarli (Partizani), Ibrahima Diallo (AF Elbasani).
Trajneri më i mirë i javës së 7-të është përzgjedhur Arjan Bellai i Vorës, pas fitores 1-2 në transfertë kundër Elbasanit. -

Më të mirët 2024-2025 / FSHF & Abissnet nderojnë futbollistët dhe trajnerët më të spikatur në kampionatet U15, U16, U17, U18, U19 & U21
Federata Shqiptare e Futbollit dhe kompania “Abissnet”, sponsor zyrtar i kampionatit “Abissnet Superiore”, zhvilluan sot në “Shtëpinë e Futbollit” një event të veçantë për të nderuar më të mirët e sezonit 2024-2025 në kampionatet U15, U16, U17, U18, U19 dhe U21.
Lojtarët më të spikatur në secilën grupmoshë u përzgjodhën si pjesë e formacionit të vitit, ndërsa trajnerët më të mirë u vlerësuan për kontributin e tyre në zhvillimin e futbollistëve të rinj. Në total u shpërndanë 72 trofe për futbollistët dhe trajnerët më të spikatur.Aktivitetin e përshëndeti Ardi Behari, përgjegjës i departamentit të skautizimit, edukimit dhe ekipeve kombëtare në FSHF, i cili i uroi suksese të gjithë fituesve dhe nënvizoi rëndësinë e promovimit të talentit të ri në futbollin shqiptar.
Një përshëndetje mbajtën edhe Tomas Menkshi, Menaxher i Kontratës së Sponsorizimit pranë Abissnet sh.a., i cili shpalli emrat e fituesve, dhe Megi Lipo, Menaxhere e Promocionit pranë kompanisë, e cila iu dorëzoi të gjithë fituesve trofeun e veçantë.
Ky event shënoi një moment të veçantë për të njohur dhe vlerësuar talentin e të rinjve që po japin një kontribut të madh në zhvillimin e futbollit në vendin tonë.
Më poshtë, të gjithë fituesit e kampionateve “Abissnet Superiore” U15, U16, U17, U18, U19 dhe U21:
“Abissnet Superiore” U15
Formacioni më i mirë 2024-2025: Rei Shpuza (GK, Vllaznia), Briseld Mesiti (Partizani), Nikolas Gjoni (Vllaznia), Rejan Caslli (Tirana), Sebastian Gjeka (Vllaznia), Robin Muharremi (Teuta), Sorxherd Ajazi (Tirana), Arber Vllasi (Teuta), Rahul Hahaj (Tirana), Joan Hidri (Partizani), Teodor Shani (Apollo).
Trajneri më i mirë: Akil Jakupi (Tirana)
“Abissnet Superiore” U16
Formacioni më i mirë 2024-2025: Samuel Koçi (GK, Apolonia), Dion Vata (Partizani), Kledio Ruci (Tirana), Arjol Lataj (Partizani), Orges Halili (Vllaznia), Petro Marku (Shënkolli), Eris Kurtulaj (Vllaznia), Alvin Mahmutaj (Apolonia), Elson Himallari (Partizani), Etrit Gjuzi (Teuta), Denis Matraku (Tirana).
Trajneri më i mirë: Algert Hurdha (Partizani)
“Abissnet Superiore” U17
Formacioni më i mirë 2024-2025: Klaus Qefalia (GK, Partizani), Henri Sinani (Tirana), Kristian Agolli (Skënderbeu), Frensi Mali (Partizani), Osman Myrta (Partizani), Arkan Nikaj (Vllaznia), Grei Kuqi (Teuta), Lorik Caka (Vora), Ergit Hyka (Partizani), Samuel Zito (Vora), Romarjo Sulo (Apolonia).
Trajneri më i mirë: Aldo Duro (Partizani)
“Abissnet Superiore” U18
Formacioni më i mirë 2024-2025: Etem Xhemali (GK, Apolonia), Andi Kajolli (Apolonia), Ramiz Ndoi (Teuta), Ernesto Marqeshi (Tirana), Kevis Shyti (Tirana), Aleksander Mucaj (Partizani), Serxho Vogli (Tirana), Neid Banushi (Partizani), Emiljano Mihana (Tirana), Mateo Kurtaj (Teuta), Ajdi Rreceku (Dinamo).
Trajneri më i mirë: Matias Qirixhi (Tirana)
“Abissnet Superiore” U19
Formacioni më i mirë 2024-2025: Aizak Babe (GK, Tirana), Fabian Perndreca (Bylis), Diallo Amdy (Partizani), Idris Quan Alaba (Apolonia), Xhesild Kapllanaj (Vllaznia), Bjorni Duka (Dinamo), Chukwunye Emmanuel (Skënderbeu), Glenis Belloj (Elbasani), Nebi Qokthi (Partizani), Skerdi Xhixho (Skënderbeu), Elmorin Deda (Tirana).
Trajneri më i mirë: Edmir Osmanllari (Skënderbeu)
“Abissnet Superiore” U21
Formacioni më i mirë 2024-2025: Arber Jata (GK, Vora), Jord Çelkupa (Dinamo), Rejmond Marinaj (Vora), Gledjan Pusi (Vllaznia), Enea Topi (Apolonia), Skerdi Puqja (Besa), M. Nazir Yakubu (Apolonia), Ensar Tafili (Vllaznia), Devit Demircani (Teuta), Xheis Rushiti (Vora), A. Ibrahim Akibu (Bylis).
Trajneri më i mirë: Eldiano Topi (FK Vora)
© BalkanWeb -

Më të mirët 2024-2025 / FSHF e Abissnet nderojnë futbollistët dhe trajnerët më të spikatur në kampionatet U15, U16, U17, U18, U19, U21
Federata Shqiptare e Futbollit dhe kompania “Abissnet”, sponsor zyrtar i kampionatit “Abissnet Superiore”, zhvilluan sot në “Shtëpinë e Futbollit” një event të veçantë për të nderuar më të mirët e sezonit 2024-2025 në kampionatet U15, U16, U17, U18, U19 dhe U21.
Lojtarët më të spikatur në secilën grupmoshë u përzgjodhën si pjesë e formacionit të vitit, ndërsa trajnerët më të mirë u vlerësuan për kontributin e tyre në zhvillimin e futbollistëve të rinj. Në total u shpërndanë 72 trofe për futbollistët dhe trajnerët më të spikatur.
Aktivitetin e përshëndeti Ardi Behari, përgjegjës i departamentit të skautizimit, edukimit dhe ekipeve kombëtare në FSHF, i cili i uroi suksese të gjithë fituesve dhe nënvizoi rëndësinë e promovimit të talentit të ri në futbollin shqiptar.
Një përshëndetje mbajtën edhe Tomas Menkshi, Menaxher i Kontratës së Sponsorizimit pranë Abissnet sh.a., i cili shpalli emrat e fituesve, dhe Megi Lipo, Menaxhere e Promocionit pranë kompanisë, e cila iu dorëzoi të gjithë fituesve trofeun e veçantë.
Ky event shënoi një moment të veçantë për të njohur dhe vlerësuar talentin e të rinjve që po japin një kontribut të madh në zhvillimin e futbollit në vendin tonë. Më poshtë, të gjithë fituesit e kampionateve “Abissnet Superiore” U15, U16, U17, U18, U19 dhe U21:

Vazhdo leximin