Tag: superiore

  • “Janë 4 stadiume të reja që do të rindërtohen”, Armand Duka flet edhe për Superioren: Lufta më e ashpër për mbijetesë

    “Janë 4 stadiume të reja që do të rindërtohen”, Armand Duka flet edhe për Superioren: Lufta më e ashpër për mbijetesë

    Presidenti i FSHF-së, Armand Duka në një prononcim për mediat ka analizuar fazën finale të kampionatit “Abisnet Superiore, duke vlerësuar garën e fortë që po bëhet si sa i përket pjesëmarrjes në Final 4 ashtu edhe në luftën për mbijetesë.
    Kreu i qeverisë së futbollit foli gjithashtu edhe për rëndësinë e investimeve në infrastrukturë dhe nevojën e madhe që ka shtimi i terreneve dhe fushave të futbollit, veçanërisht sa i përket terreneve stërvitore. Gjithashtu ai nënvizoi edhe rëndësinë që kanë projektet e reja për rindërtimin e katër stadiumeve të reja dhe implementimin e projektit të FSHF “100 fushat”.
    Analiza e Abissnet Superiore – “Çdo kampionat në fazën e fundit bëhet vërtetë emocionues, interesant sepse ndahen ato vendimet e kontributit të një viti, kështu që ka vërtetë më shumë garë, më shumë impenjim sidomos nga skuadrat që pretendojnë për më shumë nga ky kampionat.
    Nuk mund të parashikoj asgjë, gjëja që është më e parashikueshme nga të gjitha është që pothuajse katër skuadrat që do të marrin pjesë në Final 4 në stadiumin Arena Kombëtare janë të përcaktuara, mbase me ndonjë diskutim mes Partizanit dhe Elbasanit, ndërkohë që thuajse kanë siguruar vendet Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo.
    Tashmë fatkeqësisht në fund të kampionatit jo të gjithë janë të gëzuar me rezultatet, por duhet të jemi të gëzuar me lojën dhe kontributin që kanë dhënë gjatë vitit”.
    Gjithë garat kanë emocionet specifike, kanë emocione për të qenë pjesë e Final 4, ka emocione për të qenë kampionë apo emocionet e veta për të siguruar mbijetesën. Lufta më e ashpër për momentin duket sikur është në fundin e tabelës, ku renditja është shumë e ngjeshur nga vendi i 6-të deri në vendin e 10-të, janë diferenca të vogla”.
    Investimet në infrastrukturë – “Investimet janë një nga kolonat kryesore për zhvillimin e futbollit dhe për këtë ne jemi përqendruar shumë që kjo të ndryshojë pozitivisht. Investimet e përbashkëta të bëra për futbollin në Shqipëri janë vërtetë shumë, por duhen akoma më shumë. Projektet që ne kemi dhe po vazhdojmë të implementojmë janë të shumta, sepse vazhdon projekti ‘100 fushat’ sepse sëmundja kryesore e jona është fusha e stërvitjes, dhe jo ajo e lojës.
    Në një lloj mënyre infrastruktura e zhvillimit të aktivitetit, sidomos të kampionatit Abissnet Superiore është në nivele të kënaqshme. Janë bërë disa stadiume në Shqipëri, janë në projekt për t’u rindërtuar tre stadiume të reja dhe i është shtuar edhe një projekt i katërt tashmë me stadiumin “Selman Stërmasi”, që besoj do ta çojë në një stad më të lartë e më të pranueshëm nivelin e stadiumeve dhe infrastrukturës sportive për futbollin e luajtur.
    Janë projekte që do të vazhdojnë, asnjëherë nuk mund të themi që janë mjaftueshëm, sepse sa më shumë shtohet numri i futbollistëve dhe interesi për futbollin, aq më shumë duhen ambiente më të përshtatshme për të pasur aktivitete me nivel më të mirë organizimi dhe me kushte më të mira për spektatorët. Mbetet sfidë për klubet, por edhe për FSHF-në që këto stadiume të reja të rikonstruktuara të mbushen, po me njerëz kaq të mirë që ta mbështesin futbollin”.

  • Vlora dhe Vora në ‘këmbë’, gati festa e ngjites në Superiore

    Vlora dhe Vora në ‘këmbë’, gati festa e ngjites në Superiore

    Flamurtari dhe Vora në prag feste për ptomovimin në Superiore

    Java e 31-të e kampionatit të 77-të në Kategori të Parë do të zhvillohet e gjitha këtë të shtunë me fillim orën 15:00.

    Kryendeshja e kësaj xhiroje figuron ajo që luhet në stadiumin “Flamurtari” ndërmjet Flamurtarit vendas dhe Besës së Kavajës. Ty dyja skuadrat e traditës në futbollin shqiptar janë në kërkim të biletës së dytë që të ngjit menjëherë në fund të edicionit aktual në Superiore.

    Sidoqoftë festa bëhët gati të zhvillohet në Vorë. Skuadra e Arian Bellait do të takohet me Burrelin dhe bluve nga periferia e Tiranës mund t’ju mjaftojë një pikë për të realizuar për herë të parë në histori ëndrrën e të bërit pjesë e elitës së futbollit shqiptar.

    Duel i ndezur parashikohet edhe në Peshkopi teksa Korabi dhe Kastrioti duelojnë për t’i shpëtuar fazës play out. Me Erzenin dhe Valbonën të zbritur në Kategori të Dytë, Apolonia dhe Pogradeci pritet të kalojnë pa probleme.

    Kategoria e Parë, java e 31:

    15:00

    Vora- Burreli

    Flamurtari- Besa

    Korabi- Kastrioti

    Kukësi- Lushnja

    Valbona- Pogradeci

    Erzeni- Apolonia (në Lekaj, Kavajë)

    Vazhdo leximin

  • Pragderbi Tirana-Partizani, skuadrat karikohen për duelin e madh të së hënës

    Pragderbi Tirana-Partizani, skuadrat karikohen për duelin e madh të së hënës

    Adriatik BALLA
    Java e 33-të e Kategorisë Superiore do të luhet në dy ditë, të dielë e të hënë, dhe pritet me mjaft interes edhe për faktin se në këtë xhiro do të ketë një duel derbi interesant midis Tiranës dhe Partizanit, e ara skuadër në vend të fundit dhe e rrezikuar të bjerë nga kategoria, kurse të kuqtë në pozita më të mira në top-4 të renditjes dhe njëherësh shumë pranë finales së Kupës së Shqipërisë. Kjo do të jetë një javë vendimtare për Tiranën të cilës i duhen pikët që t’i ikë vendit të fundit dhe të shpresojë mbijetesën. Në të vërtetë do të jetë një derbi ku statistikat nuk kanë vlerë, sepse skuadrat kanë objektiva krejt të ndryshëm, ku “demat e kuq” fokusohen tek trofetë, kurse bardheblutë ëndërrojnë të mbeten në elitë e të mos përsëritet makthi i përjetuar vite më parë kur skuadra ra nga kategoria.
    Biletat
    Stadiumi pritet të ketë rreth 10000 tifozë në sfidën derbi mes Tiranës dhe Partizanit. Deri dje në mbrëmje, sipas informacioneve nga klubi bardheblu ishin shitur rreth 2500 bileta. Një numër i mirë, duke pasur parasysh se takimi luhet ditën e hënë dhe përpara janë edhe 4 ditë. Tirana është kthyer përsëri të luajë në këtë impiant, siç bëri edhe dy ditë më parë kur priti Bylisin. Që tani kanë dalë në shitje biletat për këtë sfidë, ku pritet të ketë në fluks të madh tifozësh për shkak të rëndësisë që merr ky derbi jo thjesht si një ndeshje e luftuar me dy skuadra e tifozeri që kanë një rivalitet historik. Tirana kërkon t’i largohet fundit të tabelës, ndërsa Partizani të ruajë vendin në “Final 4”, ndaj çdo rezultat nga ky duel mund të jetë vendimtar për fatin e të dyja skuadrave.
    Superiore/ Java 33 pritet me interes prej derbit Tirana-Partizani
    Java e 33-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet të dielën dhe të hënën. Gara është bërë tepër interesante në javët e fundit, pasi ekipet po luftojnë për objektivin e mbijetesës dhe për një vend në “Final 4”. Dy takimet e para të së dielës janë Laçi – Skënderbeu dhe Bylis – Vllaznia, të dyja në orën 15:00. Po të dielën, në orën 18:00, do të zhvillohet edhe ndeshja Dinamo City – Teuta. Ditën e hënë janë programuar dy sfidat e fundit të javës. Në orën 17:00, Egnatia do të presë në shtëpi AF Elbasanin. Ndërsa mbrëmja do të kulmojë me një nga sfidat më të rëndësishme në historinë e futbollit shqiptar; derbin e kryeqytetit, Tirana – Partizani. Ky takim do të luhet në stadiumin “Arena Kombëtare”, në orën 20:00.
    Laçi i pret “biletën” Skënderbeut: Do të humbisni!
    Një nga duelet e forta të kësaj jave do të jetë ajo mes Laçit dhe Skënderbeut. Klubi kurbinas premton spektakël dhe fton tifozët të vijnë se hyrja është falas. “Ndeshja e radhës për ekipin tonë është si një finale. Të dielën luajmë përballë Skënderbeut duke nisur prej orës 15:00. Hyrja në tribunën përballë do të jetë falas. Mos mungoni në mbështetje të çunave bardhezi për të marrë një fitore me vlerë përballë atyre që dinë të marrin 3 pikët vetëm duke iu hapur portën”, shkruhej në këtë postim. Një aludim i hapur për tolerime ndaj korçarëve, gjë që do të bëjë edhe më të ndezur atmosferën në stadium në një sfidë që mund të rezultojë vendimtare për fatin e mbijetesës në Superiore.

  • Finale në Vlorë, Vora bën gati festën e promovimit

    Finale në Vlorë, Vora bën gati festën e promovimit

    Flamurtari rikthehet në Superiore nëse mund Besën në Vlorë. Për kavajasit shansi i fundit e biletës direkte.

    Kategoria e Parë është ajo që nis e para zhvillimet futbollistike të fundjavës në dy nivelet më të larta në vend.

    Në radhë java e 31-të e kampionatit inferior e cila do të zhvillohet e gjitha nesër (e shtunë). Kryendeshja e kësaj xhiroje figuron ajo që luhet në stadiumin “Flamurtari” ndërmjet Flamurtarit vendas dhe Besës së Kavajës. Ty dyja skuadrat e traditës në futbollin shqiptar janë në kërkim të biletës së dytë që të ngjit menjëherë në fund të edicionit aktual në Superiore.

    Sidoqoftë festa bëhët gati të zhvillohet në Vorë. Skuadra e Arian Bellait do të takohet me Burrelin dhe bluve nga periferia e Tiranës mund t’ju mjaftojë një pikë për të realizuar për herë të parë në histori ëndrrën e të bërit pjesë e elitës së futbollit shqiptar.

    Ajo që mban “peng” është Besa. Në dy takimet direkte janë arritur dy barazime 1-1 ndërsa sfida e fundit mes tyre zhvillohet javën tjetër. Ky tregues por dhe numri i njëjtë i diferencës së golave (+31), ndal për një çast “shampanjën. E gjitha kjo nëse Vora barazon nesër me matjanët në shtëpi. Ndryshe llogaritë nuk kanë asnjë vlerë pasi Vora në rast suksesi, do të ishte matematikisht e promovuar me dy javë nga fundi.

    Ndërkohë po nesër edhe duelet e tjera; Korabi-Kastrioti, Kukësi- Lushnja, Valbona- Pogradeci dhe Erzeni- Apolonia. /Sportiim.al/

    Kalendari i javës së 33-të Abissnet Superiore dhe ai i 31-të në Kategori të Parë.

    Vazhdo leximin

  • Abissnet Superiore: Egnatia nuk fal as Bylisin, Elbasani zhyt Tiranën në fund

    Abissnet Superiore: Egnatia nuk fal as Bylisin, Elbasani zhyt Tiranën në fund

    Janë luajtur sot dy ndeshjet e fundit të javës së 32-të për Abissnet Superiore. Në “Adush Muça” në Balls, Egnatia fitoi me shifrat 0-2. Në pjesën e parë mungoi goli, ndërsa në 45-minutat e dyta rrogozhinasit shënuan dy herë.
    Serinë e golave e hapi Regi Lushkja në minutën e 48-të, i cili dërgoi topin në rrjetë pas një krosimi të bukur në krah nga Fernandes. Goli i dytë erdhi në minutën e 72-të pas një kundërsulmi të shpejtë, Serxho Ujka asiston bukur për Saliou Guindo, i cili e ka mjaft të lehtë të dërgojë topin në portën e ballshiotëve.
    Në “Elbasan Arena”, verdheblutë fituan në frymën e fundit ndaj Tiranës. Bardheblutë kaluan të parët në avantazh me Pergjonin në minutën e 11-të dhe e mbyllën pjesën e parë në avantazh. Në pjesën e dytë, fillimisht Elbasani barazon shifrat në minutën e 72-të me Kristi Qose, i cili shënon me kokë. Përmbysja e madhe erdhi në minutat shtesë, ku sërish ishte protagonist ish-mesfushori i Kombëtares, Qose, që shënoi golin e dytë dhe të fitores së madhe për vendasit.
    Pas kësaj fitoreje, Elbasani ringjall shpresat për vendin e katërt, pasi ndodhet vetëm 4 pikë larg Partizanit, ndërsa Tirana renditet e fundit me 32 pikë. Duhen edhe 4 javë nga përfundimi i këtij sezoni në Superiore.

  • Përfundon java e 32-të në Superiore/ Egnatia kryeson, Tirana në fund të tabelës

    Përfundon java e 32-të në Superiore/ Egnatia kryeson, Tirana në fund të tabelës

    Këtë të hënë u zhvilluan dy ndeshjet e fundit të vlefshme për javën e 32-të në Kategorinë Superiore, duke sjellë ndryshime në renditjen e kampionatit.
    Egnatia ka konsoliduar pozitat në krye të tabelës me 58 pikë, duke u shkëputur me katër pikë nga ndjekësja më e afërt, Dinamo, e cila ka 54 pikë. Në vendin e tretë renditet Vllaznia me 52 pikë, ndërsa Partizani mban vendin e katërt me 47 pikë.
    Elbasani pozicionohet në vendin e pestë me 43 pikë, ndërsa skuadrat e tjera janë në luftë për mbijetesë.
    Renditja aktuale pas javës së 32-të:Egnatia – 58 pikëDinamo – 54 pikë
    Vllaznia – 52 pikëPartizani – 47 pikëElbasani – 43 pikëTeuta – 34 pikëLaçi – 33 pikëSkënderbeu – 33 pikëBylis – 33 pikëTirana – 32 pikë
    Me vetëm disa javë të mbetura nga përfundimi i sezonit, gara për titullin kampion dhe mbijetesën mbetet e hapur, me ekipet në fund të tabelës që po luftojnë për të shmangur rënien nga kategoria.

  • Superiore/ Skënder Gega rikthehet me fitore te Partizani, Dinamo “mbytet” në Korçë, nuk ka gola në Vllaznia-Teuta (Rezultatet & Renditja)

    Superiore/ Skënder Gega rikthehet me fitore te Partizani, Dinamo “mbytet” në Korçë, nuk ka gola në Vllaznia-Teuta (Rezultatet & Renditja)

    Partizani ka mposhtur Laçin me rezultatin 1-0 në stadiumin “Arena e Demave”. Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 32-të të Superiores dhe të kuqtë dalin nga kriza e rezultateve, falë golit të Elekes në pjesën e parë.

    Kjo ishte dhe ndeshja e debutimit për Skënder Gegën, pas rikthimit në familjen e kuqe. Partizani ndodhet në vendin e katërt me 7 pikë më tepër se Elbasani, që përballet nesër me Tiranën.
    Laçi mbetet në krizë me trajnerin Françesko Moriero. Aktualisht mban vendin e parafundit në renditjen e Superiores.
    Skënderbeu mori një fitore të madhe duke mposhtur 4 -1 Dinamon.
    Heroi i kësaj sfide ishte Nasr i cili realizoi tripletë dhe Nikaj që nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Goli i vetëm për Dinamon u realizua nga Qardaku në minutën e 9-të.
    Pas kësaj fitore, korçarët i largohen vendit të 10-të dhe ngjiten në të 7-in, ndërsa blutë mbeten në vendin e dytë.
    Ndeshja e sotme mes Skënderbeut dhe Dinamos në Superiore ka dhuruar një tjetër çudi mes këtyre dy skuadrave në sezonin aktual duke prishur në mënyrë të dukshme garën në kompeticionet kombëtare.
    Kujtojmë që në çerekfinalet e Kupës, pasi kishte fituar 2-0 ndeshjen e parë ndaj Dinamos, Skënderbeu luajti të dytën në fushën e vet me lojtarët e akademisë, duke ia dhuruar paraprakisht bluve kalimin në gjysëmfinale me disa gola qesharakë të pësuar në fund, që gjithsesi nuk shmangën kohët shtesë mes dy ekipeve.
    Sot, Dinamo duket se ktheu borxhin, pasi luajti ndeshjen në Korçë me futbollistë që kanë qenë kryesisht zëvendësues, duke ulur në stol emra të rëndësishëm si Itodo, Zabërgja apo Gudiabi.
    Një vendim i klubit kryeqytetas që padyshim mund të ndikojë garën për mbijetesë në Superiore e që shton edhe më shumë zërat për aleanca e marrëveshje mes skuadrave në fundin e kampionatit.
    Sa i përket takimit të fundit mes Vllaznisë dhe Teutës, golat ishin ato që munguan, me të dyja ekipet që u ndanë me nga një pikë.
    REZULTATET:
    PARTIZANI 1-0 LAÇI
    SKËNDERBEU 4-1 DINAMO
    VLLAZNIA 0-0 TEUTA
    RENDITJA:

    Top Channel

  • Zgjidhet formacioni më i mirë i javës së 31 në Superiore, Ilir Daja është mbi të gjithë

    Zgjidhet formacioni më i mirë i javës së 31 në Superiore, Ilir Daja është mbi të gjithë

    Pas përfundimit të javës së 31-të të kampionatit “Abissnet Superiore”, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur 11-shen dhe trajnerin më të spikatur të kësaj jave.
    Portieri më i mirë i javës është përzgjedhur Klevi Totoshi i skuadrës së AF Elbasanit, ndërsa vija e mbrojtjes përbëhet nga katërshja: Fabjan Përndreca (KF Bylis), Naser Aliji (Dinamo City), Sigitas Olberkis (AF Elbasani) dhe Arsid Kruja (Teuta).
    Sakaq, mesfusha përbëhet nga tre lojtarët: Arli Përgjoni (KF Bylis), Fjoart Jonuzi (Dinamo City) dhe Regi Lushkja (Egnatia).
    Në majën e sulmit është i vendosur Rrok Toma i Teutës, ndërsa krahët përbëhen nga Ildi Gruda (Vllaznia) dhe Baton Zabërgja (Dinamo City).
    Trajneri më i spikatur i kësaj jave është Ilir Daja. Skuadra që ai drejton, Dinamo City mposhti 1-0 Partizanin në “Elbasan Arena”. Goli më i bukur i javës është përzgjedhur ai i Regi Lushkjas (Egnatia) ndaj Vllaznisë.

  • Pritës, Laçi e Tirana nuk përfitojnë

    Pritës, Laçi e Tirana nuk përfitojnë

    Abissnet Superiore, java e 31:

    Laçi- AF Elbasani 0-1 (Shabani (a) 37′)

    Tirana- Bylis 2-2 (F. Përgjoni 40′, Zharmuni (p) 76′ / A. Përgjoni 26′, 82′ Ilieski 82′)

    Laç:

    Ndeshja Laçi- Elbasani hapi këtë pasdite takimet e javës së 31 Abissnet Superiore. Në një terren të shoqëruar me reshje shiu, të dyja skuadrat tentuan që në fillim të shkonin te goli. Vendasit e Morieros i’u afruan dy tre herë golit në pjesën e parë por dy sulmuesit Bullari e sidomos Traore gabuan topa efektivë. Në të 37′-ën një këndore nga e majta për verdheblutë devijohet lehtë nga mesfushori Shabani dhe topi shkon në rrjetë 0-1.

    Në fraksionin e dytë megjithë lëvizjet e shumta nga kurbinasit, situata mbeti po ajo teksa elbasanasit të kushtëzuar nga 5 mungesa sot, arritën të largohen nga Laçi me tri pikë.

    Tiranë:

    Tirana u rikthye në Arena Kombëtare për të pritur Bylis një takim i cili shihej si mundësi ideale e bardhebluve për të marrë tri pikë. Në fakt Tirana e nisi ndeshjen në sulm duke kërkuar golin por ai erdhi me gjuajtjen e parë të ballshiotëve të cilët shënuan me A. Përgjonin. Reagimi i Tiranës erdhi në fundin e pjesës së parë teksa kapiteni Florian Përgjoni shënoi në minutën e 40.

    Në pjesën e dytë, ishte Tirana që kaloi e para në avantazh, pas një penalltie të akorduar me VAR që shkaktoi polemika aq sa drejtuesit e skuadrës ballshiote tërhoqën ekipin për disa minuta. Pas golit të shënuar nga penalltia me Zharmuni, Bylisi reagoi shpejt dhe gjeti barazinë me Ilieskin, duke çuar në shifrat 2-2 . Fundi ishte në këto shifra duke lënë Tiranën në pozicion të vështirë në zonën e rrezikut të rënjës.

    Vazhdo leximin