Tag: superiore

  • ABISSNET SUPERIORE 34, mbyllen pjesët e para! Elbasani dhe Vllaznia bëjnë detyrën! Skënderbeu po fiton në “finale” ndaj Tiranës

    ABISSNET SUPERIORE 34, mbyllen pjesët e para! Elbasani dhe Vllaznia bëjnë detyrën! Skënderbeu po fiton në “finale” ndaj Tiranës

    12 Prill 2025

    16:18

    Telesport

    Luhet sot java e 34-të e Abissnet Superiore dhe të gjitha ndeshjet luhen në të njëjtin orar. Në “Elbasan Arena”, vendasit po përballen me Bylis. Verdheblutë zhbllokuan rezultatin me ish-mesfushorin e Kombëtares tonë, Kristi Qose, i cili shënoi me kokë pas asistit të Bledar Lilës. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Elbasanin.
    Në “Loro BoriçI”, Vllaznia po përballet me Dinamon. Shkodranët gjetën golin me Klint Qaton në minutën e 26-të. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për të zotët e shtëpisë.
    Në Korçë luhet për mbijetesë, Skënderbeu përballet me Tiranën. Vendasit gjetën golin në minutën e 35-të me të zakonshmin Saleh Nasr. Korçarët e mbyllin në avantazh 1-0 pjesën e parë.
    Në dy sfidat e tjera, Partizani-Egnatia dhe Teuta-Laçi, mungoi goli dhe 45-minutat e para u mbyllën 0-0.

  • Java e 34, live…

    Java e 34, live…

    Abissnet Superiore:

    Xhiro e 34 me 5 duele të nxehta. Të 10 skuadrat duan pikët maksimale.

    Sportiim.al do përditësojë në kohë reale me rezultatet teknike.

    Java e 34:

    Starti në 15:30

    Partizani- Egnatia 0-0

    Teuta-Laçi 0-0

    Skënderbeu -Tirana 0-0

    Vllaznia -Dinamo 0-0

    Elbasani -Bylis 0-0

    Vazhdo leximin

  • Kategoria e Parë si një film dramatik, Burreli për notën 10, Flamurtari dhe Besa e kthejnë në aromë Superiore

    Kategoria e Parë si një film dramatik, Burreli për notën 10, Flamurtari dhe Besa e kthejnë në aromë Superiore

    Kategoria e Parë ka tërhequr jo pak vëmendje në këtë sezon pasi ishin disa ekipe të cilat konkurruan në nivele më të larta dhe që i dhanë hijeshi kampionatit. Vora ishte niveli tjetër duke e mbyllur kampionatin përpara kohe, aktualisht vendi i parë dhe pasi e mori ingranazhin me pak vonesë, nuk e ndali kurrë hapin e saj.
    Por gjithë drama është bërë nga Flamurtari dhe Besa e Kavajës. Në fillim Besa e nisi me fitore radhazi, ndërsa më pas la jo vendin e parë, por edhe të dytin. Flamurtari që ka bërë shumë investime në këtë sezon, sërish e ka vendosur veten në rrezik për t’u ngjitur në Superiore.
    Vlonjatët kishin një diferencë të konsiderueshme nga Besa, ndërsa edhe në ato pak momente kur vlonjatët po gabonin, gabonte edhe Besa. Më pas ishte Burreli që i dha hijeshi kampionatit që përtej renditjes së vendit të 4, pasi ndali në barazim Besën, një javë më vonë ndali në barazim edhe Flamurtarin, duke luajtur drejtë dhe pa asnjë manovër, pavarësisht se vendin në Play Off e ka të siguruar.
    Dhe në fund Besa e fitoi finalen e madhe me Flamurtarin duke iu afruar tani me vetëm 1 pikë vendit të dytë. Në dy ndeshjet e fundit, Flamurtari ndeshet me Erzenin në shtëpi dhe me Vorën në transfertë. Fitorja me Erzenin duket e marrë pa luajtur ende duke ditur formën e dobët të kësaj skuadre dhe vendin e fundit në renditje.
    Por ndeshja e fundit do të jetë Vora-Flamurtari. Nëse Vora fiton ose merr barazim me Flamurtarin, Besa do të ishte automatikisht në Superiore dhe vlonjatët do të dështonin për të mos u ngjitur direkt në Superiore, por për të kaluar nga Play Offi. Megjithatë po të njëjtin kalendar ka thuajse edhe Besa që në fillim pret në shtëpi Vorën dhe më pas ndeshet me Valbonën në transfertë. Diferenca e vetme është fakti se Besa do ta pres në shtëpi Vorën, ndërsa Flamurtari jashtë. /Sport Ekspres/
     
     

  • “Abissnet Superiore”/ Përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së 33 në Superiore, Bledi Shkëmbi zgjidhet trajneri ideal

    “Abissnet Superiore”/ Përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së 33 në Superiore, Bledi Shkëmbi zgjidhet trajneri ideal

    Derbi kryeqytetit Tirana – Partizani uli siparin e javës së 33-të të “Abissnet Superiore”. Bardheblutë triumfuan me rezultatin 3-0, ndërsa këtë javë fituan edhe AF Elbasani, Skënderbeu dhe Bylis. Vetëm një ndeshje u mbyll në barazim, Dinamo City – Teuta 1-1.
    Trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 33-të. Në portë është gardiani i Teutës, Elton Vata.
    Në krahët e mbrojtjes janë dy futbollistët e AF Elbasanit, Bledar Lila dhe Klevis Kasa. Ndërsa qendra e mbrojtjes është e përbërë nga Elvis Prençi (Skënderbeu) dhe Mahamadou Dembélé (Tirana).
    Në mesfushë janë Baton Zabërgja (Dinamo City), Xhoeli Macolli (Teuta) dhe Victor Da Silva (Bylis).
    Në krahët e sulmit janë Walid Jarmouni (Tirana) dhe Blaise Tsague (AF Elbasani). Ndërsa në majën e sulmit është Bismark Charles (Skënderbeu).
    Trajneri më i mirë i javës është tekniku i Tiranës, Blendi Shkëmbi.

  • ABISSNET SUPERIORE: Mbeten edhe 3 javë nga fundi! Luhet për vendin e katërt dhe mbijetesën

    ABISSNET SUPERIORE: Mbeten edhe 3 javë nga fundi! Luhet për vendin e katërt dhe mbijetesën

    7 Prill 2025

    22:11

    Telesport

    Me derbin Tirana-Partizani, e fituar 3-0 nga bardheblutë është mbyllur edhe java e 33-të për këtë sezon të Abissnet Superiore. Tani mbeten edhe 3 javë nga fundi i sezonit të rregullt.

    Në këto 3 javë të mbetura, gara do të jetë për vendin e katërt mes Partizanit dhe Elbasanit, të kuqtë kanë një pikë më shumë se verdheblutë. Treshja e parë nuk ndryshon, Egnatia dhe Dinamo e kanë siguruar zyrtarish pjesëmarrjen në “Final Four”, Vllaznisë i duhet vetëm një fitore për të siguruar zyrtarisht vendin në fazën finale.
    Gara e vërtetë do të jetë për pjesën tjetër të tabelës, ku 5 ekipe do garojnë deri në fund për mbijetesë. 2 të fundit do përfundojnë në Kategorinë e Parë, vendi i tetë shkon në Play-off.

  • Skënderbeu fiton garën e fundtabelës me Laçin, Bylis i merr 3 pikë Vllaznisë, Teuta barazon me Dinamon

    Skënderbeu fiton garën e fundtabelës me Laçin, Bylis i merr 3 pikë Vllaznisë, Teuta barazon me Dinamon

    Adriatik BALLA
    Java e 33-të e Kategorisë Superiore nisi dje me duele interesante që kanë vlerë për fatet e sezonit, por edhe me surpriza të shumta në rezultate, duke dëshmuar se ekipet favorite në duelet klasike në fundtabelë u fituan nga skuadrat më pak të kuotuara. Surprizë ishte fitorja e Skënderbeut në Laç, përballë kurbinasve vendas, si dhe humbja e Vllaznisë përballë Bylisit, ku ballshiotët me trepikëshin e marrë i largohen sadopak fundit, duke hedhur një hap drejt mbijetesës. Pasdite vonë u luajt një tjetër duel interesant, ai mes Dinamos dhe Teutës, duel që përfundoi me shifrat e barabarta 1-1, rezultat që komplikon situatën e Teutës në fundin e tabelës (vendi i tetë).
    Skënderbeu fiton derbin e fundtabelës me Laçin, kurbinasit drejt Kategorisë së Parë
    Skënderbeu ka fituar një “finale” për mbijetesën në transfertë ndaj një rivali direkt si Laçi dhe për momentin e sheh veten në pozita pak më të favorshme për të siguruar mbijetesën në Superiore. Në sfidën e luajtur në stadiumin e kurbinasve, skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka goditi në momentin e duhur në dy pjesët e ndeshjes me anë të Bismark, ndërsa goli i Kordeiro nuk i mjaftoi ekipit vendas që krijoi më shumë volum loje, por pa arritur të çante mbrojtje e ngjeshur të korçarëve. Kësisoj, Skënderbeu merr një bonus të rëndësishme për mbijetesën, ndërsa Laçi sheh gjithnjë e më afër rënien në Kategorinë e Parë.
    Vllaznia humb dhe e mbyll me 10 lojtarë, Bylis shkon me 3 pikë në shtëpi
    Krahas fitores së papritur të Skënderbeut në Laç, ndodhi një tjetër rezultat befasues ditën e djeshme në kuadër të xhiros së radhës në Superiore. Kështu, Bylis ka mposhtur Vllazninë me rezultatin 1-0, në ndeshjen e vlefshme për raundin e 33-të. Goli i vetëm i sfidës u shënua nga Da Silva. Ishte fillimi i pjesës së dytë, kur braziliani tundi rrjetën përballë ish-skuadrës së tij. Vllaznia vuajti nga 23-të, pasi Bajrami u largua me karton të kuq. Kuqeblutë mbeten në vendin e tretë, ndërsa janë dhe 3 javë për t’u luajtur. Bylisi në anën tjetër, që u rikthyer te fitorja në momentin e duhur, del nga zona e ftohtë. Për omentin pozitat e ballshiotëve me 36 pikë, katër më shumë se vendi i fundit që mbahet nga Tirana duken komode, por mbijetesa nuk është arritur ende, pasi janë në lojë edhe tre xhiro të tjera.
    Derbi Tirana-Partizani
    Sot do të luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme sezonale për Tiranën, derbi me Partizanin. Në të vërtetë është një ndeshje që do të thotë shumë për bardheblutë që ndodhen në vend të fundit në renditje. Një fitore do t’i ndihmonte ata të afroheshin me skuadrat e tjera dhe të mbanin gjallë ëndrrën e mbijetesës, por një humbje do ta zhyste Tiranën keqas në vend të fundit dhe do ta bënte skuadrën më të ekspozuar për të rënë nga kategoria. Një tjetër duel që luhet këtë të hënë është Egnatia-Elbasani. Janë dy skuadra që e kanë siguruar mbijetesës, madje rrogozhinasit duan tani titullin, kurse elbasanasit luftojnë për të fituar e për tu futur në top-4, duke shpresuar kështu t’ia marrin këtë pozicion Partizanit që ka 4 pikë më shumë.
     

  • Abissnet Superiore: Dinamo dhe Teuta ndahen në barazim në “Elbasan Arena”, një pikë që nuk kënaq asnjë nga dy ekipet

    Abissnet Superiore: Dinamo dhe Teuta ndahen në barazim në “Elbasan Arena”, një pikë që nuk kënaq asnjë nga dy ekipet

    6 Prill 2025

    20:14

    Telesport

    Ka përfunduar dhe ndeshja e tretë e programuar për sot për javën e 33-të të Abissnet Superiore. Në “Elbasan Arena” u përballën Dinamo me Teutën, ndeshje e përfunduar në barazim 1-1.
    “Djemtë e Detit” gjetën të parët golin me Gjinollarin në minutën e 18-të, ndërsa Dinamo barazoi me të zakonshmi Zabërgja në fillim të pjesës së dytë. Rezultati përfundimtar 1-1.
    Kjo pikë nuk është se kënaq asnjërin nga të dy ekipet. Teutës i duhej fitorja për të shpëtuar nga zona e ftohtë, ku aktualisht renditet në vendin e tetë me 35 pikë. Dinamos i duhej fitorja për të siguruar vendin e dytë dhe për të qenë më të qetë javët e mbetura.

  • Abissnet Superiore: Bylisit i mjafton 1 gol për të marrë 3 pikët ndaj Vllaznisë, Skënderbeu fiton në transfertë dhe i shpëton fundit

    Abissnet Superiore: Bylisit i mjafton 1 gol për të marrë 3 pikët ndaj Vllaznisë, Skënderbeu fiton në transfertë dhe i shpëton fundit

    6 Prill 2025

    17:09

    Telesport

    Janë luajtur 2 ndeshjet e para për javën e 33-të të Abissnet Superiore. Në “Adush Muça”, Bylis fitoi 1-0 ndaj Vllaznisë. Golin e fitores për ballshiotët e shënoi një ish-i shkodranëve, braziliani Da Silva në minutën e 47-të. Me këtë fitore, bylis ngjitet në vendin e shtatë me 36 pikë, ndërsa Vllaznia mbetet e treta me 52 pikë.
    Në sfidën tjetër, Laçi u mposht 1-2 në fushën e vetë nga Skënderbeu. Korçarët gjetën të parët golin në minutën e 19-të me Bismark, i cili përfitoi nga një gabim i vendasve. Vendasit barazuan shifrat me Kordeiro-n në minutën e 39-të pas asistit të Ledio Tresës. Goli i fitores së madhe për Skënderbeun do të vintë në minutën e 83-të, ku goditja e Bismark devijohet nga Lleshi dhe përfundon në portën e mbrojtur nga Dobjani.
    Fitorja e dytë rresht për Skënderbeun, i cili tashmë renditet në vendin e gjashtë me 36 pikë, ndërsa kurbinasit i kanë vështirësuar shumë punët vetes me këtë humbje dhe renditen në vendin e 9-të me 33 pikë.

  • Vora në Superiore për herë të parë në histori, Besa triumfon në Vlorë

    Vora në Superiore për herë të parë në histori, Besa triumfon në Vlorë

    Vora futet në histori, skuadra e Bellait ngjitet si kampione e Kategorisë së Parë në sofrën e futbolit shqiptar.

    Javë dramatike ajo e luajtur për llogari të xhiros së 31-të këtë pasdite në Kategori të Parë. Në Vlorë Flamurtari bie në ‘finalen’ me Besën 0-2 ndërsa komplikon ndjeshëm objektivin e ngjitjes në Superiore. Nga ana tjetër kavajasit do të luajë gjithçka në dy javët e fundit duke mbajtur një “vesh” nga ecuria e vlonjatëve. Diferenca tani mes tyre vetëm një pikë.

    Vora- Burreli 2-0

    Flamurtari- Besa 0-2

    Korabi- Kastrioti 1-0

    Kukësi- Lushnja 1-2

    Valbona- Pogradeci 1-2

    Erzeni- Apolonia 1-5 (në Lekaj, Kavajë)

    Vazhdo leximin

  • KATEGORIA E PARË | Historike! Vora shpallet kampione dhe ngjitet në Superiore. Besa trondit Flamurtarin (RENDITJA)

    KATEGORIA E PARË | Historike! Vora shpallet kampione dhe ngjitet në Superiore. Besa trondit Flamurtarin (RENDITJA)

    Kategoria e Parë është duke shkuar drejt fundit teksa kanë mbetur edhe dy javë për të mbyllur kështu sezonin dhe për të nisur më pas fazën e playoff për ngjitje dhe playout për rënie nga kategoria.
    Vora ka siguruar një vend të parë historik dhe matematikisht është ekipi kampion i kësaj kategorie teksa me fitoren e sotme 2-0 ndaj Burrelit, skuadra bardhekaltër jo vetëm që ka blinduar vendin e parë matematikisht, pasi Flamurtari sot u mund në Vlorë nga Besa, por gjithashtu do të luajë sezonin tjetër për herë të parë në Abissnet Superliga.
    Një sezon për t’u mbajtur mend për trajnerin Arjan Bellaj, ish-futbollist i Shqipërisë dhe shumë skuadrave, por me eksperiencë në stoli pasi drejtoi dy sezone Bylis përpara se të shkonte te Vora, ku me shumë mundësi do të konfirmohet edhe sezonin tjetër në Superiore.
    FESTA – VIDEO
    Një nga çelësat e suksesit të Vorës, Manfredas Ruzgis. 28-vjeçari i kombetares se Lituanisë shënoi 24 gola të rëndësishëm për të ndihmuar ekipin e tij, shpresoj që të mos largohet dhe të luajë në Abissnet Superiore sezonin e ardhshëm.
    I pyetur pas ndeshjes, Bellaj u shpreh: “Në radhë të parë dua t’i jap të gjitha përgëzimet dhe fjalët më të mira për futbollistët, janë ato që na pasqyrojnë punën tonë, gjithçka në fushën e lojës. E kanë bërë nga dita e parë dhe deri sot, duke qëndruar në krye të tabelës dhe duke merituar ngjitjen në Superligë. Më kënaq, vjet e shijova Bylisin, këtë vit dolëm kampion.
    Vazhdimi në Superiore? Kam folur me presidentin, do flasim në vijim. Të mbarojmë këto dy ndeshje, stërvitjen. Ëshë një kohë e madhe dhe nuk duhet të qëndrojnë futbollistët kaq gjatë.
    Unë përgëzoj futbollistët, por nuk dua të harroj stafin, drejtorin teknik, punëtorëet që i kemi çdo ditë që na shërbejnë që të mos u mungojë lojtarëve asgjë dhe që të jemi të gjithë të kënaqur.
    Përqindjen më të madhe e ka presidenti që ofron këto kushte dhe mundësinë që të bashkëpunojmë një president me një trajner si unë. Është kënaqësi, që në fillim kemi menduar të mos marrim kapterë por ushtarë. Të gjithë e kanë treguar, kemi marrë çuna të rinj 23-vjeçare që kanë dëshur të rriten e vrapojnë. Pastaj janë futbollistët e stafit, janë futbollistët që kanë duruara, janë munduar e kanë sakrifikuar për këtë ditë.”
    Sakaq, drama ishte ne Vlore. Aty ku kuqezinjtë e drejtuar nga Pollozhani, që mori vendin e Agostinelit përpara dy javësh, humbën duelin direkt ndaj Besës së Kavajës, që me meritë fitoi 0-2 në stadiumin “Flamurtari” dhe tashmë në dy javët e mbetura do të shpresojë të kapë vendin e dytë që është vetëm 1 pikë larg (ku ndodhet Flamurtari).

    Pikërisht verdhezinjtë do të kenë javën e ardhshme ndeshjen ndaj Vorës kampione dhe që ka siguruar gjithçka, ndërsa Flamurtari do të luajë ndaj Erzenit (që ka rënë nga kategoria) por që në ndeshjen e fundit do të shkojnë në Vorë.
    Ne garen playoff, Pogradeci ka marre nje fitore te rendesishme dhe ndodhet aty, pas Burrelit qe ka siguruar me kohe, ndersa edhe Apolonia mori nje fitore bindese, ashtu si Lushnja qe fut ne siklet edhe me shume Kukesin, tashme e treta nga fundi dhe qe rrezikon qendrimin ne kategori.