Java përmbyllëse e kampionatit “Kategoria e Parë” do të zhvillohet të dielën, ku të gjashtë ndeshjet do të luhen njëkohësisht në orën 15:00.
Skuadra e Vorës e ka siguruar tashmë ngjitjen në “Abissnet Superiore” për sezonin e ardhshëm, ndërkohë që kjo javë do të jetë vendimtare për përcaktimin e ekipit të dytë që do të ngjitet automatikisht në elitë, si edhe për katër skuadrat që do të marrin pjesë në fazën play-off.
Flamurtari, që aktualisht renditet në vendin e dytë me 72 pikë, do të luajë në transfertë ndaj Vorës kampione. Një fitore ndaj Vorës do t’i siguronte vlonjatëve kalimin automatik në Superiore për edicionin e ardhshëm. Sakaq, edhe Besa e Kavajës luan një sfidë shumë të rëndësishme të dielën kundër Valbonës. Kavajasit renditen të tretët me 71 pikë në kampionat, një më pak se Flamurtari. Për Besën, vetëm tre pikët mbajnë shpresat gjallë për ngjitje direkte, në pritje të një hapi fals nga Flamurtari.
Ndërkohë, takimi mes Apolonisë dhe Lushnjës do të përcaktojë skuadrën e katërt që do të ketë të drejtën të luajë ndeshjen e “play-out”-it kundër vendit të tetë të “Abissnet Superiore”, për të siguruar një vend në elitë për sezonin e ardhshëm.
Sakaq, në takimet e tjera të javës Erzeni do të përballet me Kastriotin, Kukësi do të luajë ndaj Burrelit ndërsa Korabi do të presë në shtëpi ekipin e Pogradecit.
Java e 33-të e kampionatit “Kategoria e Parë”
Apolonia – Lushnja, 20.04.2025 15:00
Erzeni – Kastrioti, 20.04.2025 15:00
Vora – Flamurtari, 20.04.2025 15:00
Kukësi – Burreli, 20.04.2025 15:00
Korabi – Pogradeci, 20.04.2025 15:00
Valbona – Besa, 20.04.2025 15:00
Tag: superiore
-

Java e fundit e “Kategorisë së Parë” luhet e gjitha të dielën në orën 15:00
-

Gara për golashënuesin më të mirë të sezonit në Abissnet Superiore”, gjithçka e hapur para fundit të kampionatit
Kampionati “Abissnet Superiore” ka hyrë në fazën më vendimtare, teksa kanë mbetur edhe dy javë nga përfundimi i kampionatit të rregullt.
Gara është tepër e fortë, si për kreun e renditjes, për zonën “Final Four”, ashtu edhe për mbijetesën. Po aq interesante mbetet edhe dueli për golashënuesin më të mirë të sezonit.
Bekim Balaj, sulmuesi i Vllaznisë, kryeson me 15 gola, ndërsa ndiqet nga afër nga Regi Lushkja i Egnatias, me 14 realizime. Duket se gara për “Këpucën e Artë” do të vijojë deri në fund mes këtyre dy emrave, por pas tyre qëndrojnë gjithashtu Peter Itodo i Dinamo City, Walid Jarmouni i Tiranës dhe Baton Zabergja, po i Dinamo City, që kanë realizuar nga 12 gola secili.
Gjithçka mbetet e hapur për titullin e golashënuesit më të mirë të sezonit, në prag të dy javëve të fundit të kampionatit të rregullt dhe fazës “Final Four”. -

Abissnet Superiore/ Java e 35-të luhet të shtunën, gara ende e hapur për vendin e parë, Final Four dhe mbijetesën
Edicioni i 86-të i kampionatit Abissnet Superiore po i afrohet fundit, ndërsa të shtunën do të zhvillohen pesë ndeshjet e javës së parafundit. Të gjitha takimet do të luhen në të njëjtën orë, 15:30, duke garantuar shumë emocione në çdo stadium.
Egnatia, Dinamo City dhe Vllaznia kanë siguruar tashmë biletat për në fazën “Final Four”, ndërsa gara për vendin e mbetur, për qëndrimin në kampionat dhe vendin e parë vazhdon ende.
Bylis përballet me Partizanin, ndërsa Egnatia do të presë në shtëpi Skënderbeun. Përballje e fortë pritet këtë javë mes AF Elbasanit dhe Vllaznisë në Elbasan, teksa Dinamo City do të udhëtojë drejt Laçit këtë të shtunë për ndeshjen e radhës, me laçianët që luftojnë për mbijetesën. Tirana do të përballet me Teutën, një takim i vështirë, ku të dyja skuadrat duan fitoren.
Java e 35-të pritet të jetë një nga më vendimtaret e sezonit, teksa do të qartësohen dilema për fazën “Final Four” dhe për fatin e skuadrave në fund të tabelës -

A do të vijë në Superiore tani? Situata e pazakontë, një gol i shënuar e heq Armando Sadikun nga ekipi në Indi
Një situatë tërësisht e pazakontë është ajo e Armando Sadikut në Indi. Sulmuesi shqiptar ishte pjesë e Fc Goa, por si për çudi, kontrata e tij është shkëputur menjëherë me klubin indian. E gjitha kjo vjen vetëm pak ditë pas golit të shënuar kundër Bengaluru.
Një gol i shënuar që i prish punë Sadikut dhe kjo jo pasi tundi rrjetën, por pasi festoi në mënyrë të ekzagjeruar duke i treguar organet gjenitale kundërshtarëve. Pas kësaj skene ka ardhur edhe njoftimi zyrtar i ndërprerjes së bashkëpunimit të Armando Sadikut.
Nuk mund të jetë një rastësi fakti që ka ndodhur kaq shpejt dhe shumëkush e lidh këtë vendim të klubit me festimin e sulmuesit shqiptar. Ndërkohë tani ka ardhur koha që Sadiku të jap kontributin e tij edhe në Superiore pasi e shkroi emrin në historinë e Shqipërisë me golin e shënuar në Europianin e Francës kundër Rumanisë. /Sport Ekspres/ -

Besa pret Vorën, Flamurtari e mban larg me një … pikë
Me dy javë nga epilogu, dilema e madhe lidhet me skuadrën e dytë që shoqëron Vorën në Abissnet Superiore.
Java e 32-të ose e parafundit në Kategori të Parë zhvillohet e gjitha sot në orën 15:00.
Me Vorën e promovuar në Superiore që nga java e kaluar, bileta e dytë ende për t’u përcaktuar. Flamurtari apo Besa? Diferenca është vetëm një pikë.
Vlonjatët presin Erzenin ndërsa kavajasit përballen në Kompleksin Partizani si zot shtëpie me Vorën.
Sfidë mjaft interesante pritet të luhet edhe në Fushë Krujë mes Kastriotit dhe Apolonisë.
FLAMURTARI-ERZENI 15:00
BESA-VORA (“Arena e Demave”) 15:00
BURRELI-VALBONA 15:00
POGRADECI-KUKËSI 15:00
KASTRIOTI-APOLONIA 15:00
LUSHNJA-KORABI (Në Plug
Vazhdo leximin
-

ABISSNET SUPERIORE: Mbyllet java e 34-të, “bileta” e fundit mes Partizanit dhe Elbasanit! Skënderbeu dhe Tirana mjaftohen me 1 pikë
U luajt sot java e 34-të e Abissnet Superiore, të gjitha ndeshjet u zhvilluan në të njëjtin orar. Në “Elbasan Arena”, vendasit bënë detyrën në shtëpi duke mposhtur 1-0 Bylis. Verdheblutë zhbllokuan rezultatin me ish-mesfushorin e Kombëtares tonë, Kristi Qose, i cili shënoi me kokë pas asistit të Bledar Lilës.
Në “Loro Boriçi”, Vllaznia mposhti 3-0 Dinamon. Shkodranët shënuan në pjesën e parë me Klint Qaton në minutën e 26-të, ndërsa në pjesën e dytë dyfishuan shifrat me Kevin Dodaj në minutën e 64-të dhe në fund trefishuan shifrat me Bekim Balaj.
Në Korçë, në një sfidë që vlente sa një “finale” për të dyja ekipet, Skënderbeu dhe Tirana u ndanë në barazim 1-1. Vendasit gjetën golin në minutën e 35-të me të zakonshmin Saleh Nasr, pas gafës së Kolës. Bardheblutë barazuan shifrat në fillim të pjesës së dytë në minutën e 52-të me supergolin e Ndrecës nga goditja e dënimit.
Në “Arenën e Demave”, Partizani mposhti Egnatian 1-0. Të kuqtë gjetën golin në minutën e 62-të me Albers Keko nga pika e bardhë e penalltisë.
Teuta mposhti Laçin në “Niko Dovana” 1-0. “Djemtë e Detit” fituan me rezultatin e ngushtë falë një penalltie të ekzekutuar saktë nga Matias Lloci, por shumë e kontestuar nga kurbinasit.
Përsa i përket renditjes, Egnatias dhe Dinamos në “Final Four”, i bashkohet zyrtarisht edhe Vllaznia. Ndërsa “bileta” e fundit do të diskutohet mes Partizanit dhe Elbasanit. Të kuqtë kryesojnë me një pikë më shumë se verdheblutë.
Me fitoren e sotme ndaj rivalit direkt, Teuta shkëputet nga fundi dhe renditet momentalisht në vendin e gjashtë, por sërish është në zonën e rrezikut. Pika e marrë sot në Korçë, nuk shpëton asnjë nga të dy ekipet.
Skënderbeu i shtati me 37 pikë, Tirana e teta me 36 pikë. Dy vendet e fundit mbyllen me bylis dhe Laçin. Mbeten edhe 2 javë nga përfundimi i sezonit të rregullt në Superiore. -

ABISSNET SUPERIORE 34′: Mbyllen pjesët e para, Elbasani dhe Vllaznia bëjnë detyrën! Skënderbeu po fiton në “finale” ndaj Tiranës
12 Prill 2025
16:18
Telesport
Luhet sot java e 34-të e Abissnet Superiore dhe të gjitha ndeshjet luhen në të njëjtin orar. Në “Elbasan Arena”, vendasit po përballen me Bylis. Verdheblutë zhbllokuan rezultatin me ish-mesfushorin e Kombëtares tonë, Kristi Qose, i cili shënoi me kokë pas asistit të Bledar Lilës. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Elbasanin.
Në “Loro BoriçI”, Vllaznia po përballet me Dinamon. Shkodranët gjetën golin me Klint Qaton në minutën e 26-të. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për të zotët e shtëpisë.
Në Korçë luhet për mbijetesë, Skënderbeu përballet me Tiranën. Vendasit gjetën golin në minutën e 35-të me të zakonshmin Saleh Nasr. Korçarët e mbyllin në avantazh 1-0 pjesën e parë.
Në dy sfidat e tjera, Partizani-Egnatia dhe Teuta-Laçi, mungoi goli dhe 45-minutat e para u mbyllën 0-0. -

LIVE SUPERIORE 34′: Tirana barazon shifrat në Korçë me një supergol të Ndrecës (video)
12 Prill 2025
16:46
Telesport
Po luhen ndeshjet e javës së 34-të në Superiore. Në Korçë, Skënderbeu dhe Tirana po përballen në një ndeshje që është si “finale” për të dy ekipet. Vendasit gjetën golin në minutën e 35-të me të zakonshmin Saleh Nasr. Korçarët e mbyllin në avantazh 1-0 pjesën e parë.
Ndërkohë, reagimi i bardhebluve ka ardhur direct në fillim të pjesës së dytë, ku kanë barazuar shifrat me Akile Ndrecën në minutën e 52-të, i cili ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi. SHIKOGOLIN
Në ndeshjet e tjera, vazhdojnë ende rezultatet e pjesës së parë. Elbasani 1-0 Bylis 57′, Partizani-Egnatia 0-0 55′, Vllaznia-Dinamo 1-0 60′, Teuta-Laçi 0-0 58′. -

Java e 34-të e Abissnet Superiore nis me emocione dhe gola në pjesët e para
Sfidat e javës së 34-të në Abissnet Superiore po zhvillohen njëkohësisht, duke sjellë emocion që në minutat e para në disa prej stadiumeve kryesore të vendit.
Në “Elbasan Arena”, skuadra vendase ka kaluar në avantazh ndaj Bylisit falë një goli me kokë nga Kristi Qose, ish-mesfushori i Kombëtares. Asisti erdhi nga Bledar Lila, me verdheblutë që mbyllën pjesën e parë në epërsi 1-0.Në Shkodër, Vllaznia është duke udhëhequr ndaj Dinamos. Goli i vetëm i pjesës së parë u realizua nga Klinti Qato në minutën e 26-të, duke i dhënë avantazhin vendasve para pushimit.
Në Korçë, një duel vendimtar për mbijetesën po luhet mes Skënderbeut dhe Tiranës. Korçarët kaluan në epërsi në minutën e 35-të me golin e radhës të sulmuesit të tyre kryesor, Saleh Nasr. Edhe kjo sfidë u mbyll 1-0 në 45-minutat e para.
Ndërkohë, në dy takimet e tjera – Partizani ndaj Egnatias dhe Teuta përballë Laçit – munguan golat dhe pjesët e para u mbyllën pa rrjeta të tundura, 0-0. -

“Abissnet Superiore në rreze X”, FSHF organizon sesion trajnimi
Federata e Futbollit, në kuadër të javëve të fundit të kampionatit “Abissnet Superiore” dhe në prag të fazës Final Four, do të organizojë një sesion trajnimi me fokus tek elementët taktikë, përgatitja fizike dhe teknike, si dhe momentet e personazhet kyç të gjithë sezonit.
Ky event do të mbahet më 30 prill, në ambientet e “Arenës Kombëtare”.Trajnimi do të titullohet “Abissnet Superiore në rreze X” dhe do të përmbajë prezantime nga specialistët e Drejtorisë Teknike dhe Departamentit të Skautizmit në FSHF, si më poshtë:
•Alarico Rossi – Kampionati shqiptar vs kampionatet europiane
•Iris Selimi – Ritmi i lojës: një element vendimtar
•Xhoen Tugu – Elementët taktikë të kampionatit
•Endi Cuci – Sa të rëndësishme janë goditjet standarde?
•Erion Meta – Të dhëna dhe karakteristika të portierëve në Abissnet Superiore
•Ardi Behari – Abissnet Superiore: një kampionat për të rinjtë?
•Ervin Bulku – 11-shja më e mirë e kampionatitKy trajnim është i hapur për specialistët e angazhuar në futbollin shqiptar, por edhe për të apasionuarit që dëshirojnë të thellohen në prapaskenat e asaj që ndodh përtej fushës së lojës.
Kostoja e pjesëmarrjes është 20 € dhe të interesuarit mund të regjistrohen duke kontaktuar në adresën e emailit: drejtoria.edukimit@fshf.al