Tirana U-13 u shpall zyrtarisht skuadra kampione në kampionatin ‘Abissnet Superiore U-13’ për edicionin futbollistik 2024/2025.
Bardheblutë e vegjël vulosën suksesin e tyre pasditen e së hënës në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Apolonisë, që u mbyll me barazimin 2-2.
Tirana U-13 e mbylli sezonin me 57 pikë të grumbulluara në 27 ndeshje, duke regjistruar 18 fitore, 6 humbje dhe vetëm 3 barazime.
Pas përfundimit të sfidës, Federata e Futbollit organizoi ceremoninë e dorëzimit të medaljeve dhe trofeut të kampionit, ku legjenda e futbollit shqiptar, Sulejman Demollari nderoi bardheblutë e vegjël me kupën dhe medaljet e merituara.
Tag: superiore
-

“Abissnet Superiore U-13”, Tirana fiton kampionatin dhe ngre lart kupën për sezonin 2024/2025
-

“Çfarë prisni të bëj tani, a doni t’ia marr këngës?”! Flamurtari u ngjit në Superiore, Sinan Idrizi: Po ia nis me Tumankuqen dhe e mbyll me këngë labe
Flamurtari është rikthyer në Superiore pas 5 sezoneve. Vlonjatët janë rikthyer në vendin që i takon, në elitën e futbollit shqiptar. Ndërkohë Sinan Idrizi ishte i ftuar në emisionin “Max Sport” që transmetohet në “EuroNeës”, ku jo vetëm që ka komentuar këtë ngjitje në Superiore, por është shprehur i sigurt se Flamurtari do të kthehet menjëherë duke thënë fjalën e tij në elitë që në sezonin e ardhshëm, pa diskutuar më histori mbijetese apo rënie.
“Kaluam një kalvar të gjatë mundimesh dhe tani jemi aty ku e kemi merituar të jemi. 5 vite jashtë Superiores, ishte një ëndërr e keqe e tej zgjatur. Jam përpjekur të bëj punën time dhe të respektoj Flamurtarin. Gjithë dështimet i marrë unë përsipër, suksesi i takon këtyre djemëve. Flamurtari i ri do të rris konkurrencën dhe cilësinë. Të jeni të sigurt se Flamurtari do të jetë i denjë për të konkurruar në nivelet e elitës së futbollit shqiptar dhe do të jemi vlerë e shtuar, këtë e them me përgjegjësi të plotë. Flamurtari do të jetë një lokomotivë e elitës së futbollit shqiptar, për këtë të jeni të sigurt, ka shumë ndryshe nga para 5 vitesh”, tha Idrizi.
I pyetur nga moderatori Altin Sulce për ftohtësinë e tij në deklaratë edhe pas këtij momenti emocionues, batuta e Idrizit nuk mund të mungonte. “Sinqerisht nuk e di se çfarë mund të bëj tani dhe se çfarë prisni. A doni t’ia marr këngës? E nis në fillim me Tumankuqen dhe pastaj e mbyll me këngë labe”, tha Idrizi. /Sport Ekspres/? -

Kategoria e Parë/ Vora kurorëzohet kampione, Kastrioti dhe Kukësi rrezikojnë rënien
Vora është kurorëzuar sot kampione e Kategorisë së Parë për sezonin 2024/2025 duke siguruar njëkohësisht edhe ngjitjen në “Abissnet Superiore” sezonin e ardhshëm.Së bashku me Vorën në edicionin e ardhshëm pjesë e kampionatit elitar të Shqipërisë do të jetë edhe skuadra e Flamurtarit që e mbylli këtë sezon në vendin e dytë.
Të dy skuadrat kanë dominuar kampionatin gjatë gjithë sezonit, me garën për vendin e parë që u vendos vetëm në javën e parafundit, kur Vora siguroi matematikisht titullin kampion.Edhe gara për vendin e dytë ishte tepër e fortë, me Flamurtarin që siguroi ngjitjen në Superiore pikërisht në javën e fundit, falë fitores 0-1 në transfertë ndaj Vorës.
Me këtë rezultat, vlonjatët arritën në kuotën e 75 pikëve, duke lënë pas me një pikë Besën e vendit të tretë, që fitoi 1-3 ndaj Valbonës.
Në fund të takimit Vora – Flamurtari u organizua edhe ceremonia për kurorëzimin e ekipit kampion nga Federata e Futbollit ku i pranishëm ishte Zv. Presidenti i FSHF-së, Lutfi Nuri, i cili i dorëzoi titullin kampion ekipit të Vorës.
Sa i takon verdikteve të Kategorisë së Parë, katër skuadrat e renditura nga vendi i 3-të e deri në vendin e 6-të do të përballen me njëra-tjetrën në play-off për të përzgjedhur skuadrën që më pas do të luajë finalen me skuadrën e renditur në vendin e tetë në kategorinë “Abissnet Superiore”.
Besa-Apolonia dhe Burreli-Pogradeci janë dy çiftet që do të përballen më 24 prill me dy fitueset e këtyre sfidave që do të duelojnë për të një vend në finalen e play-off.
Kukësi dhe Kastrioti janë dy ekipet që play-out që do të luhen gjithashtu fundjavën e ardhshme. Kukësi përballet me Orikun dhe Kastrioti luan ndaj Luzit. Skuadrat që triumfojnë në këto dy finale sigurojnë të drejtën për të marrë pjesë në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm.
Sakaq, KF Valbona dhe Erzeni janë renditur në vendin e 11-të dhe 12-të dhe bien automatikisht në në Kategorinë e Dytë. -

Flamurtari ngjitet në Superiore, Vora feston titullin
Flamurtari i Vorës rikthehet në Abissnet Superiore për sezonin 2025/2026.
Në sfiden e fundit luajtur sot në Vorë, kuqezinjtë e Artim Pollozhanit fituan 0-1 me një gol të Ememe në të 33′.
Vazhdo leximin
-

Mbyllet Kategoria e Parë/ Flamurtari kthehet në Superiore pas 5 sezonesh, nuk ka festë për Besën e Kavajës, Apolonia lë jashtë Lushnjen
Sot janë mbyllur edhe ndeshjet e javës së fundit në Kategorinë e Parë. E gjithë vëmendja ishte padyshim te dy ndeshjet Vora-Flamurtari dhe Valbona-Besa e Kavajës. Megjithatë vlonjatët fituan 0-1 ndaj Vorës falë golit të Ememe, duke nxjerrë kështu të pavlefshme fitoren e Besës së Kavajës ndaj Valbonës, 1-3. Me këtë fitore, Flamurtari ngjitet zyrtarisht në Superiore pas 5 vitesh mungese, ndërsa Vora shpallet kampione.
Ndërkohë Besa nuk merr dot më shumë se vendi i 3, për të shkuar në Play Off dhe pasi nuk u arrit ëndrra e ndaljes së Flamurtarit nga Vora. Një tjetër finale direkte ishte ajo mes Apolonisë dhe Lushnjes sa i përket ekipit të fundit që do të merrte vendin e Play Off. Apolonisë i mjaftonte fitorja dhe barazimi, ndërsa Lushnja kërkonte fitoren për ta kaluar në renditje. Në fund një barazim 0-0 që e nxjerr Apoloninë në Play Off dhe e lë Lushnjen në vendin që nuk të con askund, duke pritur vitin tjetër të Kategorisë së Parë. /Sport Ekspres/Vora 0 – 1 Flamurtari (Ememe 33′)
Apolonia 0 – 0 Lushnja
Erzeni 2 – 3 Kastrioti (Isteri 27′, Tahiri 63′ / Lushaku 52′, Musaj 70′,81′)
Valbona 1 – 3 Besa (Vidrica 77′ / Migone 54′, Greca 68′, Nonato 75′)
Korabi 3 – 0 Pogradeci (Disha 35′, Marku 43′, 53′)
Kukësi 1 – 2 Burreli (Paloka 3′, Ferruku 50′)
-

Klubi historik rikthehet pas 5 vitesh në Superiore, Besa do provojë nga play-off
20 Prill 2025
16:50
Telesport
Sapo kanë përfunduar ndeshjet e fundit për këtë sezon për Kategorinë e Parë dhe tashmë janë mësuar të gjitha verdiktet. Flamurtari ka fituar në transfertë 0-1 ndaj Vorës dhe tashmë siguron rikthimin direkt në Superiore pas 5 vitesh.
Vora nga ana tjetër e ka “prerë biletën” dy javë më parë për në Superiore. Besa fitoi në transfertë 0-3 ndaj Valbonës, por kavajasit do të provojnë shansin për t’u ngjitur në Superiore përmes play-offit.
Përveç Besës, tre ekipet e tjera që shkojnë në play-off janë Burreli, Pogradeci dhe Apolonia. Fituesi mes këtyre katër ekipeve do të përballet në “finalen” në fund me vendin e tetë në Superiore, ekipi që fiton do luajë në “elitë” sezonin e ri.
Kastrioti dhe Kukësi shkojnë në play-out ku do të kërkojnë të qëndrojnë ende në Kategorinë e Parë. Valbona dhe Erzeni prej kohësh dihet që do të luajnë sezonin e ri një nivel më poshtë, pra në Kategorinë e Dytë. -

Abissnet Superiore: Elbasani dhe Partizani “finale” në javën e fundit, Tirana drejt Kategorisë së Parë
U luajtën sot ndeshjet e javës së 35-të në Abissnet Superiore, java e parafundit e sezonit të rregullt. Të pesta sfidat u luajtën në të njëjtin orar. Në asnjë prej ndeshjeve nuk është shënuar gol në 45 minutat e para.
Në “Elbasan Arena”, Elbasani-Vllaznia, pjesa e dytë nisi me gol. Shkodranët gjetën golin me Bekim Balaj në minutën e 47-të, pas asistit të Esat Mala. Barazimi i vendasve do të vinte në minutën e 80-të, ku Gjoni dërgoi me kokë topin në rrjetë. Rezultati përfundimtar 1-1.
Në “Adush Muça” në Ballsh, goli i parë dhe i vetëm në sfidën mes Bylis dhe Partizanit do të vinte në minutën e 67-të, ku Përndreca do të shënonte një supergol me roveshatë pas krosimit nga goditja e këndit.
Në “Arenën Kombëtare”, Tirana u përball me Teutën. Në minutën e 68-të, bardheblutë kishin shansin e artë për të kaluar në avantazh, por Jarmounu gabon nga pika e bardhë e penalltisë, goditja e tij ndalet nga portieri i Teutës, Tafas, i cili ishte po ai që shkaktoi 11-metërshin duke penguar sulmuesin e bardhebluve.
Tiranën e “ndëshkon” ligji i pashkruar i futbollit: po nuk shënove, do të pësosh. Teuta gjeti golin në minutën e 80-të me Mario Beshiraj, i cili nuk festoi në shenjë respekti duke qenë se ka veshur më parë fanellën e bardhebluve.
Në sfidën mes Laçit dhe Dinamos, goli i parë i takimit do të vinte në minutën e 77-të. Vendasit gjetën golin me Kordeiro, kujtojmë se “Blutë” luajtën me një lojtar më pak 25 minutat e fundit, pas ndëshkimit me dy kartonë të verdhë të Goudiaby.
Në sfidën e fundit, Egnatia-Skënderbeu u mbyll në barazim pa gola. Përsa i përket renditjes, Elbasani dhe Partizani do të përcaktojnë ekipin e fundit që do të shkojë në “Final Tour”. Të dyja ekipet do të përballen në javën e fundit në “Arenën e Demave”.
Teuta me fitoren e sotme ka siguruar qëndrimin në Superiore, ndërsa 4 ekipet e tjera do garojnë deri në minutën e fundit në javën e fundit. Tiranës i duhet me patjetër fitorja ndaj Dinamos dhe të shpresojë që Bylis të fitojë ndaj Skënderbeut. -

Abissnet Superiore java e 35-të: Asnjë gol në 45-minutat e para në të pesta ndeshjet
19 Prill 2025
16:22
Telesport
Po luhen sot ndeshjet e javës së 35-të në Abissnet Superiore, java e parafundit e sezonit të rregullt. Të pesta sfidat luhen në të njëjtin orar, në 45 minutat e para kanë munguar golat.
Në asnjë prej ndeshjeve nuk është shënuar gol. Në “Elbasan Arena”, Elbasani-Vllaznia 0-0. Në “Adush Muça” në Balls, Bylis-Partizani 0-0. Në “Egnatia Arena”, Egnatia-Skënderbeu 0-0.
Edhe në dy sfidat e tjera, Tirana-Teuta dhe Laçi-Dinamo po ashtu mungoi goli. Mungesa e golit në pesë ndeshje, tregon më së miri nivelin e Superiores, që nga java në javë po lë për të dëshiruar. -

Superiore/ Java e 35-të në kohë reale
Abissnet Superiore me javën e parafundit. E gjitha në oën 15:30. ‘Sportiim.al’ do përditësojë në kohë reale rezultatet teknike.
———————————————————————-
Bylis- Partizani 0-0
Egnatia-Skënderbeu 0-0
Laçi- Dinamo 0-0
Tirana- Teuta 0-0
AF Elbasani- Vllaznia 0-0
Vazhdo leximin
-

Superiore e “ngatërruar”
Java e 35-të në Superiore do të zhvillohet e gjitha sot në orën 15:30. Luhet për vendin e parë (100 milion të vjetra) për zonën ‘Final Four’ dhe zonën e ftohtë të tabelës.
Partizani përballet në Ballsh me Bylis dhe është i detyruar të bëjë tri pikë për të mos vënë në diskutim vendin e katërt që të përfshin në fazë finale për titull kampion. Po ashtu Elbasani ndjekës me një pikë më pak teksa pret Vllazninë në ‘Elbasan Arena’.
Për Dinamon duket e lehtë transferta e Laçit me kurbinasit që duken të dorëzuar për të mbajtur kategorinë. Nga ana e saj Egnatia pret korçarët që kurrësesi nuk duhen konsideruar inferiorë.
Në përgjithësi një betejë më vete ajo mes Tiranës, Bylisit, Skënderbeut e Teutës për të mos shoqëruar eventualisht bardhezinjtë një ligë më poshtë.
Sot e shtunë 19 prill 2025
Ora 15:30
Bylis- Partizani
Egnatia-Skënderbeu
Laçi- Dinamo
Tirana- Teuta (në ‘Arena Kombëtare’)
AF Elbasani- Vllaznia /Sportiim.al/
Vazhdo leximin