Në “Elbasan Arena” u luajt finalja e “play-out” mes Tiranës dhe Pogradecit, për të përcaktuar ekipin që do të luajë në Superiore sezonin ardhshëm. Liqenorët vinin në këtë finale, pasi mposhtën në play-off në Kategorinë e Parë, fillimisht 0-1 Burrelin dhe më pas po me të njëjtin rezultat Besën.
Ndërsa Tirana arriti vetëm në javën e fundit të renditej në vendin e 8-të në sezonin e rregullt të Superiores, duke përfunduar kështu në “play-out”. Sigurisht që bardheblutë vinin si favoritë në këtë përballje, por fusha e lojës tregoi që Pogradeci ishte një kundërshtar që nuk duhej nënvlerësuar aspak.
Në minutën e 16-të, liqenorët bëjnë një zëvendësim të detyruar. Në minutën e 22-të, Tirana i afrohet golin me Jarmouni, por goditja e sulmuesit përfundon ngjitur me shtyllën.
Në minutën e 38-të Tirana do të gjente golin, ku mesfushori i bardhebluve Soler do të “tundte” rrjetën me një goditje të fuqishme nga distanca. Por festa e bardhebluve shkon dëm, pasi ndërhyn VAR dhe anulohet goli për faull të Geldi Micit. Pjesa e parë mbyllet në barazim 0-0. SHIKOGOLIN E ANULLUAR
Në pjesën e dytë, bardheblutë ishin më aktiv dhe e kërkuan më shumë golin, por rezultati u zhbllokua vetëm në minutën e 90-të, ku Hysenllari i pafat dërgon topin në portën e tij. Pas një harkimi të Gjumsit në zonë për Jarmouni, topi i goditur nga sulmuesi i Tiranës përplaset në trupin e mbrojtësit të Pogradecit dhe përfundon në rrjetë. SHIKOAUTOGOLIN
Në minutat e mbetura, Pogradeci provoi të barazonte shifrat po nuk ia doli. Në fund nuk munguan as tensionet, ku në minutën e 97-të pati një përplasje mes lojtarëve të të dy ekipeve. Arbitri kryesor i takimit ndëshkon me të kuq Ndrecën për Tiranën dhe Razën për liqenorët. Tirana fiton përfundimisht 1-0 dhe qëndron në Superiore për sezonin e ardhshëm.
Tag: superiore
-

Gol në frymën e fundit, Tirana fiton ndaj Pogradecit dhe qëndron në Superiore (video)
-

“Abissnet Superiore” Play-Out / Tirana – Pogradeci do të luhet më 4 maj në “Elbasan Arena”
Ndeshja finale e play-out-it mes Tiranës dhe Pogradecit do të zhvillohet më 4 maj në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 18:00.
Ky takim do të përcaktojë skuadrën që do të luajë në kampionatin “Abissnet Superiore” për edicionin e ardhshëm futbollistik.
Tirana e mbylli kampionatin në vendin e 8-të pas 36 javësh garë, ndërsa Pogradeci arriti në fazën play-out pasi mposhti fillimisht Burrelin me rezultatin 1-0 dhe më pas kaloi Besën, gjithashtu me fitoren 1-0.
-

‘Final Four’ dhe mbijetesa, ja axhenda e futbollit shqiptar
Muaji maj nis me ndeshje të nivelit të lartë sezonal në Abissnet Superiore.
Do të zhvillohet faza Final Four me Egnatia- Partizani dhe Vllaznia- Dinamo të cilat do të diskutojnë gjysmëfinalet e garës për të siguruar finalen e titullit kampion 2024/2025.
Takimi i parë me gjithë aktivitetin (hiq takimin për vendin e tretë) që luhet në ‘Arena Kombëtare’ në Tiranë, i takon duelit Vllaznia-Dinamo Siti i parashikuar nga Sektori i Garave të startojë të dielën në orën 20:00. Një ditë më vonë, radha e sfidës Egnatia- Partizani po në orën 20:00.
Ndërkaq finalja për vendin e 3/4 spostohet për në Elbasan Arena’. Ai ofron skuadrat për këtë vend më datën 9 maj dhe ka si orar starti orën 19:00.
Finalja e titullit kampion është përcaktuar të luhet më 12 maj ora 20:00 në Arena Kombëtare.
Sidoqoftë, përtej impenjimit për të gjetur kampionen e re, Superioria ka në axhendë edhe një duel mjaft të rëndësishëm. Tirana do të takohet me Pogradecin në Elbasan këtë të diel me orën e stabilizuar sot 18:00. Finalja vlen biletën e 10 të Kategorisë Superiore 2025/2026.
Vazhdo leximin
-

Bileta e 10-të Superiore, Tirana-Pogradeci në orën 18:00 në Elbasan
Bardheblutë e presin Pogradecin në ‘Elbasan Arena’ të enjten ora 18:00 në tentativë për të ruajtur Superioren.
Tirana dhe Pogradeci do të diskutojnë biletën e fundit të Abissnet Superiore 2025/26. Pas dilemave të shumta, dy klubet kanë rënë dakord për ndryshimin e orës, pasi fillimisht ishte programuar në orën 19:00 ndërsa tani ora është fiksuar për në 18:00.
Tirana e mbylli kampionatin e Superiores në vendin e tetë. Nga ana tjetër sfidanti i Kategorisë së Parë Pogradeci ka fituar dy sfidat e “play-off” ndaj Burrelit 0-1 (Krasniqi) dhe Besës po 0-1 (Alidema)./Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-

Kampionatet e moshave U-19, U-18 dhe U-17 ulin siparin: triumfojnë Skënderbeu, Tirana dhe Partizani!
28 Prill 2025
20:46
Telesport
Janë mbyllur kampionatet e moshave në Shqipëri, teksa ka pasur tre fitues të ndryshëm në 3 grupmosha të ndryshme, nga Abissnet Superiore U-19, te Abissnet Superiore U-18 dhe së fundmi, Abissnet Superiore U-17.
Skuadra e Skënderbeut U-19 është shpallur kampione e ‘Abissnet Superiore’ për sezonin futbollistik 2024/2025. Korçarët fituan ndaj 2-1 Partizanit në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”, në një ndeshje vendimtare që përcaktoi fatin e kampionatit.
KF Tirana U-18 gjithashtu u shpall zyrtarisht kampione e kampionatit “Abissnet Superiore” për grupmoshën U-18 në edicionin 2024/2025. Në takimin e fundit kundër Apolonisë , bardheblutë fituan me rezultatin 4-0.
Partizani U-17 sonte u shpall kampion i Shqipërisë për sezonin 2024-2025 në “Abissnet Superiore” për grupmoshën U-17 falë barazimit 3 – 3 të arritur në përballjen finale ndaj rivalëve të Tiranës, duke ruajtur kryesimin me 41 pikë. Kjo ka mjaftuar që në kompleksin sportiv “Skënder Halili” të fitojnë titullin kampion. Ky është titulli i dytë radhazi.
-

Pogradeci i lë të gjithë pa fjalë, heq Besën e Kavajës dhe gjen Tiranën në finale
Pogradeci nuk ndalon me befasitë. Pasi mundi surprizën e këtij sezonit në Kategorinë e Parë, Burrelin, sot Pogradeci luajti finalen e Play Off ndaj Besës.
Pavarësisht se këta të fundit u renditën në vendin e 3, afër ngjitjes direkte në Superiore, Besa gaboi në fund.
Pogradeci e mundi 0-1 falë golit të Alidemaj nga goditja e dënimit në minutën e 14. Ky gol mjaftoi që Pogradeci të fitojë Play Off e Kategorisë së Parë dhe tani do të përballet me Tiranën, për të përcaktuar se kush do të luajë në Superiore sezonin e ardhshëm. /Sport Ekspres/ -

Superioria jep verdiktet, Partizani kap Final Four, bien Laçi e Skënderbeu
U luajtën sot ndeshjet e javës së fundit në Superiore. Partizani mundi 2-0 Elbasanin në duelin direkt për vendin e katërt e cila konvertohet në Final Four ku do të ketë mundësi të luftojë për titullin kampion.
Tirana i’a del të fitojë përballë Dinamos në Rrogozhinë 0-2 dhe kap zonën play out. Vllaznia ndalet në barazim me Laçin duke ruajtur vendin e dytë. Kurbinasit rrëzohen nga Superioria pas 16 edicionëve radhazi.
Bie dhe Skënderbeu i cili u mposht nga Bylis 1-2. Ndërkaq Teuta thyen Egnatian 2-1.
Java e 36-të Abissnet Superiore
Shifrat:
Partizani -AF Elbasani 2-0
Vllaznia -Laçi 1-1
Skënderbeu -Bylis 1-2
Teuta -Egnatia 2-1
Dinamo Siti-Tirana 0-2
Vazhdo leximin
-

Verdiktet e fundit në Abissnet Superiore/ Partizani në “Final Four”. Tirana në “Play Out”, Skënderbeu bie nga kategoria
Kanë përfunduar sot ndeshjet e javës së fundit të sezonit në Abissnet Superiore, duke përcaktuar të gjitha verdiktet përfundimtare.
Partizani siguroi një vend në “Final Four” pas fitores 2-0 ndaj Elbasanit në “Arenën e Demave”. Marcelino Preka zhbllokoi rezultatin në fundin e pjesës së parë, ndërsa Eleke vulosi triumfin në minutën e 87-të. Përveç të kuqve, në “Final Four” do të marrin pjesë edhe Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo.Tirana fitoi derbin ndaj Dinamos me rezultatin 0-2, duke siguruar një vend në “play-out”. Rafael shënoi në minutën e 29-të, ndërsa Jarmouni dyfishoi shifrat në fund të sfidës me penallti. Bardheblutë do të përballen me fituesin e çiftit Besa-Pogradeci për të vendosur fatin e tyre në Superiore.
Skënderbeu u mund në shtëpi 1-2 nga Bylis dhe sezonin e ardhshëm do të luajë në Kategorinë e Parë, duke u bashkuar me Laçin, i cili barazoi 1-1 ndaj Vllaznisë në Shkodër dhe e mbylli kampionatin në vendin e fundit.
Në takimin tjetër, Teuta mposhti Egnatian 2-1 në “Niko Dovana”, mbyllur sezonin me një fitore. -

Abissnet Superiore/ 90 minuta lojë për të vendosur fatin e një edicioni futbollistik, 6 skuadra luajnë për gjithçka
Vetëm një ditë nga fundi, kampionati “Abissnet Superiore” për edicionin 2024/2025 hyn në pikën më të nxehtë. E diela pritet të jetë vendimtare për fatin e disa skuadrave, si për fazën “Final 4” ashtu edhe për mbijetesën në elitë.
Partizani dhe AF Elbasani janë në një përballje të drejtpërdrejtë për vendin e katërt, i cili garanton pjesëmarrjen në fazën “Final 4” për këtë edicion. Të dyja ekipet ndodhen në kuotë të barabartë, me nga 50 pikë pas 35 javësh kampionat. Elbasani mban momentalisht vendin e katërt falë avantazhit në ndeshjet direkte, ku ka fituar 1 ndeshje dhe dy të tjerat kanë përfunduar në barazim. Partizani vjen në këtë ndeshje me avantazhin e fushës, pasi sfida e nesërme do të luhet në “Arenën e Demave”. Për skuadrën e drejtuar nga Skënder Gega vlen vetëm fitorja dhe çdo rezultat tjetër e lë jashtë garës për titull.
Jo vetëm kaq pasi fundjava do të përcaktojë gjithashtu se cilat skuadra do të bien nga kategoria dhe cilat do të luftojnë për qëndrimin përmes play-off-it. Laçi, Tirana, Skënderbeu dhe Bylisi janë katër ekipet që janë në zonën e nxehtë.
Laçi dhe Tirana kanë nga 36 pikë dhe ndodhen vetëm një hap larg rënies nga kategoria. Laçjanët do të luajnë në transfertë ndaj Vllaznisë në “Loro Boriçi”, ndërsa bardheblutë përballen me Dinamo City-n në “Arena Egnatia”. Për të dyja ekipet, gabimi nuk është një opsion, pasi vetëm fitorja dhe tri pikët i mbajnë gjallë shpresat për të qëndruar në elitë. -

Shumë finale dhe java e fundit, ja ndeshjet emocionuese që na presin në Superiore
Java e fundit e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet e gjitha ditën e diel, në orën 15:30. Kjo javë pritet të jetë vendimtare për disa prej skuadrave, pasi do të përcaktohet ekipi i katërt që do të marrë pjesë në fazën “Final Four”, ekipet që do të bien nga kategoria, si edhe skuadra që do të luajë në ndeshjen e “play-out”-it.
Vllaznia pret Laçin në Shkodër, ndërkohë që një nga sfidat më interesante të javës është ajo mes Partizanit dhe AF Elbasanit, ku një prej këtyre skuadrave do të sigurojë vendin në katërshen e parë.
Të tjera takime të rëndësishme do të zhvillohen po ashtu të dielën. Dinamo City do të përballet me Tiranën, me bardheblutë që kërkojnë me çdo kusht fitoren. Në ndeshjen Skënderbeu – Bylis, të dyja skuadrat do të luftojnë për tri pikët, ndërsa Egnatia do të presë Teutën në “Arena Egnatia”. Rrogozhinasve iu mjafton barazimi për të vulosur përfundimisht vendin e parë në renditje pas 36 javësh kampionat.