Tag: superiore

  • Egnatia shkruan historinë, mposht Vllazninë 4-0 dhe ngre titullin e dytë në Superiore!

    Egnatia shkruan historinë, mposht Vllazninë 4-0 dhe ngre titullin e dytë në Superiore!

    Egnatia e Rrogozhinës është kampione e Kategorisë Superiore për të dytin vit radhazi.
    Skuadra e Edlir Tetovës triumfoi bindshëm 4-0 në finale ndaj Vllaznisë në ndeshjen e luajtur në Arenën Kombëtare.
    Heroi i finales ishte Redi Lushkja, i cili realizoi 2 gola, një në minutën e 6 dhe një në të 49-n, ndërsa goli që vulosi titullin u shënua në fund nga Leo Melo, por nuk u mbyll me kaq pasi në sekondat e fundit realizoi edhe Ujka.
    Ndërkohë, shumë pak për Vllazninë në këtë finale, e cila nuk arriti të paktën të kënaqte mijëra tifozë shkodranë që kishin mbushur stadiumin me shpresën e rikthimit të titullit.
    Ky është titulli i dytë radhazi që shkon në Rrogozhinë

  • “Dëshiroj përfaqësim sa më dinjitoz në Europë”, Duka uron Egnatian për titullin: Një sezon fantastik i mbyllur me emocione në “Arenën Kombëtare”

    “Dëshiroj përfaqësim sa më dinjitoz në Europë”, Duka uron Egnatian për titullin: Një sezon fantastik i mbyllur me emocione në “Arenën Kombëtare”

    “Abissnet Superiore” ka ulur siparin mbrëmjen e sotme. Egnatia është shpallur kampione e Shqipërisë për të dytin sezon radhazi. Rrogozhinasit kanë mposhtur Vllazninë me shifrat 0-4 në finalen e “final four”-it, duke arritur kështu një tjetër sukses madhor. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka uruar klubin Egnatia për titullin kampion përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”. Duka gjithashtu ka shprehur dëshiën e tij për një përfaqësim sa më dinjitoz nga ekipet shqiptare më Europë.
    “Urime ekipit të Egnatias për fitimin e titullit kampion në Abissnet Superiore! Një sezon fantastik, me beteja të shumta deri në momentet e fundit në kampionatin e rregullt dhe i mbyllur me një finale me emocione në “Arenën Kombëtare”. Përgëzime për fituesit dhe për të gjitha ekipet garuese, duke nisur nga Vllaznia finaliste e deri tek ekipi i fundit që garoi në Abissnet Superiore për të arritur objektivat e veta.
    Urime lojtarëve të Egnatias, stafit teknik, drejtuesve dhe tifozëve që ndoqën dhe mbështetën skuadrën e tyre në këtë rrugëtim të përmbyllur me trofe. Dëshiroj shumë një përfaqësim sa më dinjitoz të ekipeve tona në kupat e Europës në vazhdim, që do të ishte edhe shpërblimi më i madh për punën e bërë gjatë gjithë sezonit futbollistik”, ka shkruajtur Armand Duka./Sport Ekspres/

  • Duka urim special për Egantian kampione 2024/ 2025

    Duka urim special për Egantian kampione 2024/ 2025

    Urime ekipit të Egnatias për fitimin e titullit kampion në Abissnet Superiore!Një sezon fantastik, me beteja të shumta deri në momentet e fundit në kampionatin e rregullt dhe i mbyllur me një finale me emocione në “Arenën Kombëtare”.

    Përgëzime për fituesit dhe për të gjitha ekipet garuese, duke nisur nga Vllaznia finaliste e deri tek ekipi i fundit që garoi në Abissnet Superiore për të arritur objektivat e veta. Urime lojtarëve të Egnatias, stafit teknik, drejtuesve dhe tifozëve që ndoqën dhe mbështetën skuadrën e tyre në këtë rrugëtim të përmbyllur me trofe.

    Dëshiroj shumë një përfaqësim sa më dinjitoz të ekipeve tona në kupat e Europës në vazhdim, që do të ishte edhe shpërblimi më i madh për punën e bërë gjatë gjithë sezonit futbollistik..

    Vazhdo leximin

  • Egnatia shkruan historinë, mposht Vllazninë 3-0 dhe ngre titullin e dytë në Superiore!

    Egnatia shkruan historinë, mposht Vllazninë 3-0 dhe ngre titullin e dytë në Superiore!

    Egnatia e Rrogozhinës është kampione e Kategorisë Superiore për të dytin vit radhazi.
    Skuadra e Edlir Tetovës triumfoi bindshëm 3-0 në finale ndaj Vllaznisë në ndeshjen e luajtur në Arenën Kombëtare.
    Heroi i finales ishte Redi Lushkja, i cili realizoi 2 gola, një në minutën e 6 dhe një në të 49-n, ndërsa goli që vulosi titullin u shënua në fund nga Leo Melo. Ndërkohë, shumë pak për Vllazninë në këtë finale, e cila nuk arriti të paktën të kënaqte mijëra tifozë shkodranë që kishin mbushur stadiumin me shpresën e rikthimit të titullit.
    Ky është titulli i dytë radhazi që shkon në Rrogozhinë.

  • Partizani përmbys Dinamon, “demat e kuq” marrin vendin e 3-të në “Abissnet Superiore”

    Partizani përmbys Dinamon, “demat e kuq” marrin vendin e 3-të në “Abissnet Superiore”

    Ka përfunduar sot derbi për vendin e 3-të dhe të 4-t të “Abissnet Superiores”. Sfida mes Dinamos dhe Partizanit ka përfunduar me shifrat 1- në favor të “demave të kuq”. Dinamovitët kaluan të parët në epërsi, duke gjetur shumë shpejt rrugën e rrjetës.
    Ishte Dejvi Bregu ai që zhbllokoi shifrat në minutën e 16 të takimit. Por në minutën e 38 Malaj ktheu sërish baraspeshën, ndërsa në të 46-n Guxhufi përmbysi shifrat në ato përfundimtare, 1-2. Partizani renditet kështu i 3-ti në “Abissnet Superiore”, ndërsa Dinamo në vendin e 4-t./Sport Ekspres/

  • “Abissnet Superiore” U-21, Apolonia shpallet kampione e edicionit 2024/2025

    “Abissnet Superiore” U-21, Apolonia shpallet kampione e edicionit 2024/2025

    Apolonia U-21 është ekipi kampion i kampionatit “Abissnet Superiore” U-21. Vendi i parë u vendos në ndeshjen e javës së fundit ndaj Bylisit, e cila përfundoi me një barazim 1-1.
    Ky barazim ishte vendimtar, pasi fierakët arritën të mbyllin edicionin me një pikë më shumë se kundërshtarët e tyre, duke grumbulluar 50 pikë dhe duke renditur të parët në tabelë, ndërsa Bylisi përfundoi i dyti me 49 pikë.
    Të dy golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e dytë. Apolonia zhbllokoi rezultatin përmes Erald Maksutit, ndërsa Bylisi barazoi në fundin e takimit me Aurel Markun, dhe sfida përfundoi 1-1.
    Pas ndeshjes, u zhvillua ceremonia e dorëzimit të titullit kampion nga FSHF, ku Kryetari i Shoqatës Rajonale të Futbollit Fier, Ilias Haxhiraj, i dorëzoi trofeun dhe medaljet futbollistëve të Apolonisë.

  • Tirana mbron Superioren me vuajtje…

    Tirana mbron Superioren me vuajtje…

    Abissnet Superiore play off:

    Tirana-Pogradeci 1-0 (Hysenllari aut 90′)

    Tirana dhe Pogradeci luajtën këtë pasdite takimin final për biletën e fundit Abissnet Superiore 2025/2026. Fitoi mes drithmash skuadra bardheblu e cila falë një goditje me kokë të Zharmuni në minutën e 90-të dhe devijimit të Hysnllarit arriti të fitojë 1-0.

    Përgjithëshisht një finale e denjë. Përpos supermacisë së Tiranës në 90′ ishte Pogradeci ai që mbi tre-katër herë iu afrua ndjeshëm golit të epërsisë.

    Në fund takimi mbyllet mes kaosit, aty ku lojtarë të të dyja skuadrave u përfshinë në një zënkë masive por pati dhe civilë që u futën në vorbullën e dhunës.

    Sidoqoftë bardheblutë fituan këtë duel dhe qëndrojnë mes më të mirave të futbollit shqiptar.

    Vazhdo leximin

  • Vërshëllima e arbitrit çliron bardheblutë, një autogol në fund të ndeshjes mban Tiranën në “Abissnet Superiore”

    Vërshëllima e arbitrit çliron bardheblutë, një autogol në fund të ndeshjes mban Tiranën në “Abissnet Superiore”

    Tirana mbetet pjesë e “Abissnet Superiores”. Bardheblutë kanë mposhtur sot Pogradecin në “play out”-in e luajtur në “Elbasan Arena”. Ndeshja u vendos në minutat e fundit të saj. Ishte një autogol i Hysenllarit në minutën e 90 ai që i dha fitoren ekipit më të titulluar në futbollin shqiptar.
    Pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit kryesor të takimit, lojtarët dhe tifozët e Tiranës kanë mundur të çlirohen tërësisht nga presioni dhe t’i gëzohen qendrimit në “Abissnet Superiore”./Sport Ekspres/

  • Tirana mbetet në Kategorinë Superiore, mund në “Play Out” Pogradecin

    Tirana mbetet në Kategorinë Superiore, mund në “Play Out” Pogradecin

    Tirana ia doli të shmangte rënien nga Kategoria Superiore, pas një fitoreje minimale 1-0 ndaj Pogradecit në finalen e “play-out”-it, të zhvilluar në “Elbasan Arena”.
    Pavarësisht luftës së fortë në fushë dhe rasteve të shumta nga të dy skuadrat, fati foli për bardheblutë në minutën e 89-të, kur një devijim i pafat i Hysenllarit, pas një goditjeje të Jarmounit, përfundoi në rrjetën e portierit Stanic.

    Kjo fitore e lejon Tiranën të qëndrojë në elitën e futbollit shqiptar edhe për sezonin e ardhshëm, ndërsa Pogradeci e mbyll ëndrrën e rikthimit, duke u kthyer në Kategorinë e Parë.
    Pas vërshëllimës finale, tensioni mes lojtarëve kulmoi me përplasje fizike, çka detyroi arbitrin të ndëshkonte dy prej tyre me karton të kuq.