Tag: superiore

  • Lëvizje në Kategorinë Superiore, ish-mbrojtësi i Barcelonës firmos në Shqipëri

    Lëvizje në Kategorinë Superiore, ish-mbrojtësi i Barcelonës firmos në Shqipëri

    Klubet e Kategorisë Superiore vazhdojnë të jenë aktive në merkaton e verës. Teuta ka prezantuar tri afrime të para: portieri Gentian Selmani dhe mbrojtësi Florian Përgjoni, të dy të ardhur nga Tirana, si dhe rikthimin e Harallamb Qaqit nga Elbasani.
    Në anën tjetër, Tirana ka zëvendësuar Selmanin me Angelos Tafas, portier me eksperiencë në kampionatin shqiptar. Kryeqytetasit kanë shtuar edhe mesfushorin Kleandro Lleshi nga Laçi, si dhe më herët Patsatsia dhe sulmuesin Serge Tabekou.
    Egnatia ka prezantuar mbrojtësin spanjoll Guillem Jaime, i rritur në akademinë e Barcelonës. 26-vjeçari ka firmosur një kontratë dyvjeçare dhe do të jetë pjesë e skuadrës në ndeshjet europiane. Lëvizjet e shumta tregojnë një fazë intensive përgatitjesh në prag të sezonit të ri.

  • FSHF platformë për të shpëtuar klubet, 3 mln euro duke nisur nga viti 2026

    FSHF platformë për të shpëtuar klubet, 3 mln euro duke nisur nga viti 2026

    Adriatik BALLA
    Për dy ditë me radhë FSHF zhvilloi asamblenë e zakonshme vjetore, e në vijim të saj edhe mbledhjen e Komitetit të saj Drejtues, ku mori disa vendime të rëndësishme. Natyrisht, vendimi që pritej për ndryshimin e formulës së garës në Superiore nuk ndodhi. Ndërkohë, ka një vendim të rëndësishëm për rritjen e cilësisë në kampionat, pasi FSHF ndërhyn me një ndihmesë financiare të rëndësishme për të mbajtur “gjallë” klubet. Nga ana tjetër, lojtarët e Kombëtares vijojnë të paraqiten mirë me ekipet e tyre e ku padyshim Kristjan Asllani i bën tifozët krenarë me paraqitjet e tij për Interin. Ai po ia merr pak nga pak vendin mesfushorit të njohur turk, Hakan Çalhanoglu.
    Investimi për klubet
    Federata Shqiptare e Futbollit ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm për zhvillimin e futbollit profesionist në vend, duke vendosur për një rritje të konsiderueshme të mbështetjes financiare për klubet e “Abissnet Superiore” dhe Kategorisë së Parë. Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, njoftoi këtë vendim, duke e konsideruar si një hap të rëndësishëm, me të ardhurat që do të vijnë nga komercializimi. “Do të rrisim me 30% të ardhurat nga komercializimi dhe, në vitin 2026, do të shpërndajmë 3 milionë euro për klubet e Kategorisë Superiore dhe të Parë, si mbështetje direkte financiare për përmirësimin e funksionimit të tyre”, u shpreh Presidenti Duka gjatë fjalës së tij në Asamble. Mbështetja financiare do të shpërndahet gjatë periudhës ndërmjet dy asambleve dhe përbën një hap të rëndësishme për rritjen e standardeve në menaxhimin e klubeve, rritjen e cilësisë së garës dhe krijimin e kushteve më të mira për lojtarët, trajnerët dhe stafet teknike.
    Asllani bën krenar Shqipërinë me paraqitjet e tij tek Interi
    Kristjan Asllani ishte sërish titullar në radhët e Interit në fitoren 2-0 ndaj River Plejt, duke konfirmuar besimin e stafit teknik në mesfushorin shqiptar. Ai ka qenë titullar në të tria ndeshjet e fazës së grupeve dhe ka dhënë një tjetër paraqitje të qëndrueshme, duke rrezikuar me një goditje nga jashtë zonës në pjesën e parë të sfidës. Me këtë fitore, Interi siguroi kalimin në fazën tjetër të turneut veror, dhe Asllani nuk e fshehu kënaqësinë për këtë arritje. “Objektivi ynë ishte që të mos pësonim gol dhe në momentin që mbyllëm ndeshjen pa pësuar, them se ia kemi arritur qëllimit. Zhvilluam një ndeshje të mirë, por kjo sfidë u kthye në një betejë. Ishte një ndeshje shumë e ngarkuar. Në fillim ishim pak në vështirësi, por më pas gjithçka u zgjidh dhe ne arritëm të dominojmë. Jemi të lumtur që vazhdojmë më tej”, tha mesfushori i Kombëtares shqiptare pas ndeshjes. Forma e mirë që po kalon Asllani dhe aktivizimi i rregullt në radhët e zikaltërve, janë sinjale pozitive jo vetëm për të ardhmen e tij tek Interi, por edhe për Kombëtaren shqiptare që llogarit shumë te potenciali i tij në mesin e fushës.

  • Risia e FSHF/ Rrit mbështetjen financiare me 3 milionë euro për klubet e “Abissnet Superiore” dhe Kategorisë së Parë

    Risia e FSHF/ Rrit mbështetjen financiare me 3 milionë euro për klubet e “Abissnet Superiore” dhe Kategorisë së Parë

    Federata e Futbollit ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm për zhvillimin e futbollit profesionist në vend, duke vendosur për një rritje të konsiderueshme të mbështetjes financiare për klubet e “Abissnet Superiore” dhe Kategorisë së Parë.
    Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, njoftoi këtë vendim, duke e konsideruar si një hap të rëndësishëm, me të ardhurat që do të vijnë nga komercializimi.
    “Do të rrisim me 30% të ardhurat nga komercializimi dhe, në vitin 2026, do të shpërndajmë 3 milionë euro për klubet e Kategorisë Superiore dhe të Parë, si mbështetje direkte financiare për përmirësimin e funksionimit të tyre”, – u shpreh Presidenti Duka gjatë fjalës së tij në Asamble.
    Mbështetja financiare do të shpërndahet gjatë periudhës ndërmjet dy asambleve dhe përbën një hap të rëndësishme për rritjen e standardeve në menaxhimin e klubeve, rritjen e cilësisë së garës dhe krijimin e kushteve më të mira për lojtarët, trajnerët dhe stafet teknike.

  • Risia e FSHF/ 3 milionë euro për klubet e “Abissnet Superiore” dhe Kategorisë së Parë

    Federata e Futbollit ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm për zhvillimin e futbollit profesionist në vend, duke vendosur për një rritje të konsiderueshme të mbështetjes financiare për klubet e “Abissnet Superiore” dhe Kategorisë së Parë.

    Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, njoftoi këtë vendim, duke e konsideruar si një hap të rëndësishëm, me të ardhurat që do të vijnë nga komercializimi.

    “Do të rrisim me 30% të ardhurat nga komercializimi dhe, në vitin 2026, do të shpërndajmë 3 milionë euro për klubet e Kategorisë Superiore dhe të Parë, si mbështetje direkte financiare për përmirësimin e funksionimit të tyre”, – u shpreh Presidenti Duka gjatë fjalës së tij në Asamble.

    Mbështetja financiare do të shpërndahet gjatë periudhës ndërmjet dy asambleve dhe përbën një hap të rëndësishme për rritjen e standardeve në menaxhimin e klubeve, rritjen e cilësisë së garës dhe krijimin e kushteve më të mira për lojtarët, trajnerët dhe stafet teknike./FSHF/

    Vazhdo leximin

  • Miratohen datat e nisjes së kompeticioneve kombëtare për sezonin 2025-2026, ja se kur fillon Superiorja

    Miratohen datat e nisjes së kompeticioneve kombëtare për sezonin 2025-2026, ja se kur fillon Superiorja

    Është miratuar kalendari i kompeticioneve kombëtare për sezonin futbollistik 2025-2026.
    Kampionati “Abissnet Superiore” do të nisë më 23 gusht 2025 dhe do të përfundojë më 24 maj 2026. Në të njëjtën datë do të startojë edhe kampionati i Kategorisë së Parë.
    Ndërkohë, Kategoria e Dytë do të nisë më 27 shtator 2025 dhe do të mbyllet më 18 prill 2026.
    Superkupa e Shqipërisë do të luhet më 28 dhjetor 2025.
    Kupa e Shqipërisë do të nisë më 1 tetor 2025, ndërsa finalja e madhe është planifikuar të luhet më 13 maj 2026.
    Kampionati i vajzave do të fillojë më 27 shtator dhe do të mbyllet më 31 maj 2026.
    Gjithashtu janë përcaktuar edhe datat për të gjitha kampionatet e moshave, të cilat do të nisin në muajin shtator dhe do të përfundojnë në maj 2026.
    Datat e nisjes së kampionateve kombëtare 2025-2026:
    Abissnet Superiore: 23.08.2025 – 24.05.2026
    Kategoria e Parë: 23.08.2025 – 02.05.2026
    Kategoria e Dytë: 27.09.2025 – 18.04.2026
    Superkupa e Shqipërisë: 28.12.2025
    Kupa e Shqipërisë: 01.10.2025 – 13.05.2026
    Kampionati i Vajzave: 27.09.2025 – 31.05.2026
    U-21 Superiore: 01.10.2025 – 25.05.2026
    U-19 Superiore: 14.09.2025 – 10.05.2026
    U-18 Superiore: 14.09.2025 – 10.05.2026
    U-17 Superiore: 14.09.2025 – 10.05.2026
    U-16 Superiore: 21.09.2025 – 23.05.2026
    U-15 Superiore: 21.09.2025 – 23.05.2026
    U-14 Superiore: 21.09.2025 – 23.05.2026
    U-13 Superiore: 14.09.2025 – 10.05.2026
    Kategoria e Parë U-19: 21.09.2025 – 10.05.2026
    Kategoria e Parë U-17: 21.09.2025 – 10.05.2026
    Kategoria e Parë U-16: 28.09.2025 – 23.05.2026
    Kategoria e Parë U-15: 28.09.2025 – 23.05.2026
    Kategoria e Parë U-14: 28.09.2025 – 23.05.2026
    Kategoria e Parë U-13: 28.09.2025 – 23.05.2026

  • Kur nisin kampionatet? Federata publikon datat zyrtare

    Kur nisin kampionatet? Federata publikon datat zyrtare

  • Miratohen datat e nisjes së kompeticioneve kombëtare për sezonin 2025-2026

  • FSHF publikon kalendarin e sezonit të ri, zbulohet data kur do të nisë Superliga dhe kompeticionet e tjera

    FSHF publikon kalendarin e sezonit të ri, zbulohet data kur do të nisë Superliga dhe kompeticionet e tjera

    Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar kalendarin e sezonit të ri 2025-2026 për të gjitha kategoritë. Abissnet Superiore do të nisë më 23 gusht 2025 dhe do të përfundojë më 24 maj 2026. Në të njëjtat data do të zhvillohet edhe Kategoria e Parë.
    Kategoria e Dytë do të nisë më 27 shtator 2025 dhe do të mbyllet më 18 prill 2026.
    Superkupa e Shqipërisë do të luhet më 28 dhjetor 2025, ndërsa Kupa e Shqipërisë do të fillojë më 1 tetor 2025 dhe do të përfundojë me finalen më 13 maj 2026.
    FSHF ka përcaktuar gjithashtu edhe datat e kampionateve të moshave dhe të kampionatit të vajzave, të cilat do të zhvillohen sipas kalendarit të mëposhtëm:
    Abissnet Superiore: 23.08.2025 – 24.05.2026
    Kategoria e Parë: 23.08.2025 – 02.05.2026
    Kategoria e Dytë: 27.09.2025 – 18.04.2026
    Superkupa e Shqipërisë: 28.12.2025
    Kupa e Shqipërisë: 01.10.2025 – 13.05.2026
    Kampionati i Vajzave: 27.09.2025 – 31.05.2026
    U-21 Superiore: 01.10.2025 – 25.05.2026
    U-19 Superiore: 14.09.2025 – 10.05.2026
    U-18 Superiore: 14.09.2025 – 10.05.2026
    U-17 Superiore: 14.09.2025 – 10.05.2026
    U-16 Superiore: 21.09.2025 – 23.05.2026
    U-15 Superiore: 21.09.2025 – 23.05.2026
    U-14 Superiore: 21.09.2025 – 23.05.2026
    U-13 Superiore: 14.09.2025 – 10.05.2026
    Kategoria e Parë U-19: 21.09.2025 – 10.05.2026
    Kategoria e Parë U-17: 21.09.2025 – 10.05.2026
    Kategoria e Parë U-16: 28.09.2025 – 23.05.2026
    Kategoria e Parë U-15: 28.09.2025 – 23.05.2026
    Kategoria e Parë U-14: 28.09.2025 – 23.05.2026
    Kategoria e Parë U-13: 28.09.2025 – 23.05.2026

  • “I urojmë suksese në të ardhmen”! Rënia në Play Out dhe mbijetesa në fund, Tirana fillon revolucionin në Superiore 

    “I urojmë suksese në të ardhmen”! Rënia në Play Out dhe mbijetesa në fund, Tirana fillon revolucionin në Superiore 

    Tirana ka kaluar një sezon shumë të vështirë në Superiore. Bardheblutë përfunduan në Play Out duke luajtur me Pogradecin për një vend në elitën e futbollit shqiptar. Në fund, kryeqytetasit fituan në shifrat 1-0 falë një goli të realizuar në minutat e fundit. 
    Ndërkohë te Tirana kanë filluar punën për të pasur disa ndryshime në ekip për sezonin tjetër. Një për ndryshimeve ishte edhe heqja e drejtorit sportiv. Kështu kryeqytetasit kanë njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me konsensus me Agim Ibrahimin, duke i uruar sukses në të ardhmen. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ 

  • “Aliji nuk ka dhënë një krosim, nuk ka bërë një gol”! Sulçe: Kur shoh Ndrecën, më duket si Robert Carlos në Superiore 

    “Aliji nuk ka dhënë një krosim, nuk ka bërë një gol”! Sulçe: Kur shoh Ndrecën, më duket si Robert Carlos në Superiore 

    Naser Aliji ka luajtur me Shqipërinë në dy ndeshjet e fundit pas mungesës së Mitajt. Performanca e këtij lojtari ishte pozitive, për kundër faktit që nuk mund të ndihmonte në fazën sulmuese si Mario dhe nuk kishte të njëjtën siguri në mbajtjen e topit dhe driblimet e zakonshme që jemi mësuar t’i bëjë Mitaj. Në emisionin “Max Sport” që transmetohet në “EuroNeës Albania”, moderatori Altin Sulçe ka bërë një krahasim mes këtyre futbollistëve, por jo shumë për t’i vendosur ata në një krahasim sa për faktin që tregon kjo histori se edhe të tjerë lojtarë të Superiores mund të performojnë mirë te Shqipëria. 
    “Aliji luajti te Shqipëria, duke parë Ndrecën në Superiore, ka bërë super super super performancë, unë Alijin nuk e kam parë fare. Luajti me Anglinë Aliji, shkëlqyer. Atëherë, eksperimenti tregoi se kali ndonjëherë nuk e di fuqinë e tij, e lidhin. Kjo tregon se disa lojtarë të Superiores mund të paraqiten në mënyrë fantastike në Kombëtare. Se unë përshembull kur shoh Alijin në Superiore, më duket shumë normal, nuk kam parë ndonjë krosim apo ndonj gol të tij, ndërsa Ndreca godet si Roberto Carlos”, tha Sulce. /Sport Ekspres/