Sektori i Arbitrimit, në bashkëpunim me Departamentin e Garave, organizoi një takim me klubet e Abissnet Superiore dhe Kategorisë së Parë lidhur me ndryshimet në rregulloren e lojës për sezonin 2025-2026.
Abissnet Superiore rikthehet më 22 gusht, ndërsa Kategoria e Parë do të startojë një ditë më pas. Në këtë takim, që u zhvillua në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, morën pjesë kapitenët e ekipeve, zv.kapitenët, drejtorët sportivë dhe personat përgjegjës për median.
Ndryshimet kryesore të prezantuara përfshijnë kohën e posedimit të topit nga portieri që nuk duhet të kalojë mbi 8 sekonda, prekjen e dyfishtë të lojtarit që godet penalltinë dhe komunikimin direkt midis arbitrit dhe kapitenit gjatë ndeshjes.
Takimi synoi të informojë klubet mbi rregullat e reja dhe të sigurojë zbatimin korrekt të tyre në kampionat.
Tag: superiore
-

FSHF organizon takim me klubet e Abissnet Superiore & Kategorisë së Parë, prezantohen ndryshimet në rregulloren e lojës
-

Abissnet Superiore nis më 22 gusht, Komisioni i Ligave dhe Garave përcakton kalendarin për 2 javët e para të kampionatit
Sezoni i ri i kampionatit “Abissnet Superiore” 2025-2026 do të nisë më 22 gusht me supersfidën Vllaznia – Egnatia. Komisioni i Ligave dhe Garave ka përcaktuar kalendarin për dy javët e para, ndërsa të premten, në orën 20:00, në “Loro Boriçi” do të zhvillohet edhe ceremonia e hapjes së edicionit të ri.
Java e parë e “Abissnet Superiore” do të mbyllet të dielën, më 24 gusht. Ndërsa java e dytë është programuar të luhet të shtunën dhe të dielën, më 30 dhe 31 gusht.Abissnet Superiore 2025-2026
JAVA 1E premte, 22 gushtVllaznia – Egnatia, 20:00, Loro Boriçi
E shtunë, 23 gushtBylis – Tirana, 17:00, Adush MuçaAF Elbasani – Flamurtari, 20:00, Elbasan Arena
E diel, 24 gushtPartizani – Vora, 20:00, Arena e DemaveTeuta – Dinamo City, 20:00, Niko Dovana
JAVA 2E shtunë, 30 gushtFlamurtari – Bylis, 17:00, Stadiumi FlamurtariPartizani – Teuta, 20:00, Arena e DemaveEgnatia – AF Elbasani, 20:00, Arena Egnatia
E diel, 31 gushtVora – Tirana, 17:00, Stadiumi LaçiDinamo City – Vllaznia, 20:00, Elbasan Arena -
Përcakohet kalendari për sezonin e ri në Superiore, fillon në 22 gusht me Vllaznia-Egnatia
Sezoni i ri i kampionatit “Abissnet Superiore” 2025-2026 do të nisë më 22 gusht me supersfidën Vllaznia – Egnatia. Komisioni i Ligave dhe Garave ka përcaktuar kalendarin për dy javët e para, ndërsa të premten, në orën 20:00, në “Loro Boriçi” do të zhvillohet edhe ceremonia e hapjes së edicionit të ri.
Java e parë e “Abissnet Superiore” do të mbyllet të dielën, më 24 gusht. Ndërsa java e dytë është programuar të luhet të shtunën dhe të dielën, më 30 dhe 31 gusht.
Abissnet Superiore 2025-2026
JAVA 1E premte, 22 gushtVllaznia – Egnatia, 20:00, Loro Boriçi
E shtunë, 23 gushtBylis – Tirana, 17:00, Adush MuçaAF Elbasani – Flamurtari, 20:00, Elbasan Arena
E diel, 24 gushtPartizani – Vora, 20:00, Arena e DemaveTeuta – Dinamo City, 20:00, Niko Dovana
JAVA 2E shtunë, 30 gushtFlamurtari – Bylis, 17:00, Stadiumi FlamurtariPartizani – Teuta, 20:00, Arena e DemaveEgnatia – AF Elbasani, 20:00, Arena Egnatia
E diel, 31 gushtVora – Tirana, 17:00, Stadiumi LaçiDinamo City – Vllaznia, 20:00, Elbasan Arena -

ZYRTARE/ Dinamo zbulon surprizën e madhe në merkato, sjell në Superiore lojtarin me përvojë ndërkombëtare
Bernard Berisha rikthehet në “Abissnet Superiore”. Dinamoja ka prezantuar goditjen e madhe në merkato. Klubi dinamovit ka njoftuar sportdashësit përmes faqes zyrtare në “Facebook” se ka arritur marrëveshjen me Berishën. Ky i fundit është një vlerë e shtuar për Dinamon, teksa vjen në Superiore me një përvojë të madhe si në Rusi, ashtu edhe me përfaqësuesen e Kosovës.
“Bernard Berisha vishet blu! Bernard Berisha është lojtari më i ri i Dinamo City. Presidenti Adrian Bardhi, ka bërë surprizën e radhës, duke arritur të bindë futbollistin kosovar për të veshur fanellën blu.
Sulmuesi i njohur sjell eksperiencë ndërkombëtare te “Nëndetësja” jonë… Ai ka luajtur me përfaqësuesen e Kosovës dhe në Rusi. Berisha gjithashtu e njeh mjaft mirën futbollin shqiptar, pasi më parë ka veshur fanellën e Besës dhe Skënderbeut. Ai vjen si një vlerë e shtuar për skuadrën dhe trajnerin Ilir Daja”, ka njoftuar klubi Dinamo./Sport Ekspres/ -

Kategoria e Parë/ Rivalizim i shtuar, të gjitha pjesëmarrëset me të kaluar në ‘Superiorie’
Krahas Abissnet Superiore, më 23 gusht, do të startojë edhe Kategoria e Parë. Një kampionat i cili këtë edicion pritet të jetë ndër më të paparashikuarit. Me 12 skuadra dhe tre faza, dy vendet e para të cilat proshojnë ekipet që ngjiten, 4 të tjerat që shkojnë në play off (për të përcaktuar ekipin që përballet me të 8-ën e Superiores) dy të tjerat që zbresin dhe po aq që shkojnë në play out, e kthejnë niveline dytë në një “Superiore” më vete.
Në fakt termi “Superiore” qëndron plotësisht pasi nëse marrim të mirëqenë faktin se dhe AF Luftëtari me emrin e vjetër Luftëtari e ka provuar (madje me sukses) elitën, i bie që të gjitha këto ekipe të kenë luajtur së paku një herë në Kategorinë Superiore.
Përpos emrave të njohur si Skënderbeu, Laçi, Kukësi, Besa, Kastrioti, Apolonia edhe të tjerat si Lushnja, Burreli, Pogradeci, Korabi dhe Iliria, e kanë shijuar Superioren. Pa shtuar këtu faktin që të gjitha skuadrat po ‘godasin’ fort këtë merkato vere duke e bërë të paparashikueshëm edicionin sportiv 2025/2026./Sportiim.al/
-

Pas Skënder Gegës zyrtarizohet trajneri serb, Partizani gjen teknikun e ri në Superiore
Partizani ka gjetur trajnerin e ri në Superiore. Ekipi i të kuqëve mbylli bashkëpunimin pak ditë më parë me Skënder Gegën, teksa ky i fundit kërkoi që të largohej. Ndërkohë kryeqytetasit nuk janë vonuar dhe kanë gjetur një trajner serb.
Mladen Milinkovic është rikthyer në Shqipëri, por këtë herë te Partizani. Më parë Milinkovic ka drejtuar Luftëtarin dhe Kukësin, ndërsa aventura e tij e fundit ishte në Malin e Zi me Buducnostin. /Sport Ekspres/ -

Shembulli/ Si do të funksionojë skema me Final Four për sezonin e ri në Superiore? I jepet vlerë sezonit të rregullt, ja sesi bëhet ndarja
Ky sezon i ri do të ketë një ndryshim të vogël të skemës së Final Four në Superiore. Nëse më parë 36 javët i shërbenin katër ekipeve të para vetëm për të hyrë në finalet e mëdha, tani çdo pikë e marrë prej tyre do të ketë vlerë. Kjo pasi u vendos që Final Four të mos bëhet me zerim pikësh, por me përgjysmim pikësh. Për këtë arsye në emisionin Max Sport që transmetohet në EuroNews është dhënë një shembull në një situatë hipotetike kur pas 36 javësh, do të kishim këtë renditje:
Vllaznia 72 pikëEgnatia 68 pikëPartizani 66 pikëElbasani 60 pikë
Në skemën me Final Four, me përgjysmim pikësh, situata do të ishte kjo:
Vllaznia 36 pikëEgnatia 34 pikëPartizani 33 pikëElbasani 30 pikë
Pra nëse në panoramën e parë ka një diferencë mes Vllaznisë dhe Elbasanit në 12 pikë, e paarritshme, në Final Four, kjo diferencë shkurtohet në vetëm 6 pikë, duke e afruar shumë rivalitetin. Një skemë që edhe sipas gazetarit Eno Skarco është më e vlefshme dhe më e mirë sesa zerimi i pikëve, pasi në fund të fundit 36-javët vlejnë për dicka, edhe pse për të, skema normale e titullit kampion të vendosur pas 36 javësh do të ishte idealja. /Sport Ekspres/
?
-

“Abissnet Superiore 2025/2026”, kalendari i plotë
Është hedhur shorti për kalendarin e kampionatit “Abissnet Superiore” për sezonin 2025/2026.
Në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” ishin të pranishëm përfaqësuesit e klubeve të kampionatit “Abissnet Superiore” dhe përfaqësues të medias.
Ceremonia e shortit u drejtua nga shefi i Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani, dhe java e parë premton menjëherë emocione, pasi goglat rezervuan përballjen finale të sezonit të kaluar në “Abissnet Superiore”.
Java e parë e kampionatit “Abissnet Superiore”, sezoni 2025–2026:
Partizani – VoraTeuta – Dinamo CityVllaznia – EgnatiaAF Elbasani – FlamurtariBylis – Tirana
Kampionati “Abissnet Superiore” do të ngrejë siparin më 23 gusht.
Më poshtë gjeni kalendarin e plotë me të gjitha sfidat:
Kalendari i kampionatit Abissnet Superiore sezoni 2025-2026
Vazhdo leximin
-

Analiza/ ‘Final Four’ me tjetër qasje dhe pak ndryshim, zgjidhja është gjetkë…
Dje pasi klubet u njohën më herët me skemën e re ‘Final Four’, në ambientet e FSHF u hodh shorti për Abissnet Superiore 2025/2026. Në fakt, kalendari merret i mirëqenë edhe pse derbi Partizani-Tirana për të disatën herë ndeshën në xhiron e 6-të (?). Por tema është diku gjetkë…
‘Final 4’ ndryshoi qasje dhe pas dështimit për dy edicione radhazi, tani do të luhet në tre javë. Për të dhënë verdiktet kryesore të kampionatit të 87-të në Superiore. Dhe rregulli i përgjysmimit të pikëve nuk duket dhe aq i ‘mençur’. Nëse pas 36-të javëve ekipi kryseses futet në ‘Finale’ me mbi 9 pikë, i bie që të luajë ‘miqësore’ e të delegojë pozicione nga vendi i dytë deri te i katërti. Po ashtu dhe nëse ekipi i katërt ka pak pikë dhe s’mund të garojë. Pasoja e madhe do ishte luajtja pa…tifozë.
E vetmja alternativë që mund të mbajë gjallë këtë format shtesë, lidhet me atë që ‘Sportiim.al’ ka sugjeruar që kur ‘Final Four’ ishte në gjenezë. Vendi i parë pavarësisht pikëve të grumbulluara në 36 javë të futet në garë me 3 pikë. Vendi i dytë me 2, i treti me 1 dhe vendi i katërt me 0 pikë. Këtu do të kishte garë, njerëz më shumë në tribuna e ajo çka është thelbësore në ndeshjet e futbollit, do prodhonte verdikte më të pastra. Sidoqoftë, formula e re, krahasuar me të vjetrën duket më premtuese, paçka se edhe këtë radhë duhet të pritet. /Isuf Myrtaj- Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-

Hidhet shorti për Abissnet Superiore 2025/2026 dhe Kategorinë e Parë, ja kalendari i plotë
Është hedhur shorti për kalendarin e kampionatit “Abissnet Superiore” për sezonin 2025/2026.
Në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” ishin të pranishëm përfaqësuesit e klubeve të kampionatit “Abissnet Superiore” dhe përfaqësues të medias.
Ceremonia e shortit u drejtua nga shefi i Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani, dhe java e parë premton menjëherë emocione, pasi goglat rezervuan përballjen finale të sezonit të kaluar në “Abissnet Superiore”.
Java e parë e kampionatit “Abissnet Superiore”, sezoni 2025–2026:
Partizani – VoraTeuta – Dinamo CityVllaznia – EgnatiaAF Elbasani – FlamurtariBylis – Tirana
Kampionati “Abissnet Superiore” do të ngrejë siparin më 23 gusht.
Më poshtë gjeni kalendarin e plotë me të gjitha sfidat:
Kalendari i kampionatit Abissnet Superiore sezoni 2025-2026
Departamenti i Garave në FSHF hodhi sot shortin e kampionatit të Kategorisë së Parë për sezonin 2025-2026.
Të pranishëm në hedhjen e shortit ishin përfaqësuesit e 12 klubeve pjesëmarrëse të këtij edicioni, të cilët kanë mësuar nga goglat kundërshtarët që do të kenë përballë gjatë këtij edicioni.
Në këtë edicion të ri, që do të ngrejë siparin më 23 gusht 2025 dhe është planifikuar të mbyllet më 2 maj 2026 do të marrin pjesë 12 skuadra që do të garojnë në tre faza dhe do të luhen në total 33 javë.
Në kampionatin e ‘Kategorisë së Parë’ do të marrin pjesë këto ekipe: Skënderbeu, Burreli, Iliria, Laçi, Kukësi, Apolonia, Luftëtari, Korabi, Besa, Kastrioti, Pogradeci, Lushnja.
Kalendari i javës së parë të kampionatit “Kategoria e Parë”:
Skënderbeu-Burreli
Iliria-Laçi
Kukësi- Apolonia
Luftëtari-Korabi
Besa-Kastrioti
Pogradeci-Lushnja
Më poshtë edhe kalendari i plotë me të gjitha ndeshjet:
Kalendari Kategoria e Pare sezoni 2025-2026