Tag: superiore

  • Vora debuton në Superiore, një autogol i jep avantazhin Partizanit në pjesën e parë (video)

    Vora debuton në Superiore, një autogol i jep avantazhin Partizanit në pjesën e parë (video)

    Partizani dhe Vora po përballen në “Arenën e Demave”, në ndeshjen e vlefshme për javën e parë në Superiore. Kjo është një ndeshje historike për Vorën, pasi kjo është hera e parë që luan në Superiore.
    Partizani i drejtuar nga Mladen Milinkoviç, e nisi me këtë formacion zyrtar: Qirko, Preka, Sembene, Martinez, Buxhelaj, Qokthi, Mehmeti, Ismaili, Gudjufi, Xhudah, Isgandarli.
    Vora e drejtuar nga Arjan Bellai, e nisi me këtë formacion zyrtar: Ruçi, Zuna, Shehi, Repaj, Vrapi, Dalipi, Hasaj, Bardhi, Kasalla, Karrica, Luis Felipe.
    Debutuesit rezistuan vetëm 9 minuta, pasi Partizani gjeti avantazhin falë një autogoli. Paulo Buxhelaj kroson në zonë nga goditja e dënimit, Serjan Repaj i pafat, dërgon topin në portën e tij. Në minutat e mbetura nuk pati ndryshim të rezultatit. Partizani e mbyll pjesën e arë në avantazh 1-0. SHIKOAUTOGOLIN

  • Bylis-Tirana pa fitues, në mbrëmje radha e Elbasani-Flamurtari

    Bylis-Tirana pa fitues, në mbrëmje radha e Elbasani-Flamurtari

    U zhvillua në orën 17:00 ndeshja e javës së parë të edicionit të 87-të Abissnet Superiore mes bylisit dhe Tiranës. Shifrat përfundimtarë 0-0 duke i’u dhënë nga një pikë skuadrave në këtë start kampionati.

    Përgjithësisht një duel i luftuar me raste e ritëm por goli nuk mbrriti asnjëherë. Në fund bylis mbeti me një lojtar më pak teksa Mustafa u largua me të kuq.

    Ndërkaq në mbrëmje 20:00 takimi AF Elbasani- Flamurtari. Ndeshje e cila premton shumë por dhe shton kureshtjen e prezantimit të skuadarve me vlonjatët që rikthehen pas 5 edicioneve në Superiore.

    Vazhdo leximin

  • Nisja e “Abissnet Superiore”, mesazhi i presidentit Duka: Suksese të gjitha skuadrave, le të nisë spektakli i futbollit shqiptar!

    Nisja e “Abissnet Superiore”, mesazhi i presidentit Duka: Suksese të gjitha skuadrave, le të nisë spektakli i futbollit shqiptar!

    Në prag të edicionit të 87-të të “Abissnet Superiore”, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, me anë të një mesazhi në rrjetet sociale, i uroi suksese dhjetë klubeve pjesëmarrëse, duke e cilësuar sezonin e ri si një kapitull të mbushur me sfida dhe emocione.
    Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar nënvizoi rëndësinë e profesionalizmit dhe respektit në fushë. Gjithashtu, ai theksoi se FSHF do të vijojë t’u japë mbështetje maksimale klubeve për zhvillimin e talenteve dhe përmirësimin e infrastrukturës.

    Presidenti Duka pati edhe një mesazh të veçantë për tifozët, të cilët i ftoi të jenë forca kryesore e atmosferës në stadiume, gjithmonë në frymën e Fair-Play.
    Mesazhi i Presidentit të FSHF, Armand Duka, në prag të edicionit të 87-të të “Abissnet Superiore 2025-2026”:
    Sot hapet një kapitull i ri i futbollit shqiptar me nisjen e edicionit të 87-të të Kategorisë “Abissnet Superiore 2025-2026”. Çdo fillim sezoni është një moment shprese dhe ambicieje, ku ekipet, trajnerët, lojtarët dhe tifozët hyjnë në një udhëtim të ri, të mbushur me plot sfida dhe emocione.
    Së pari, dëshiroj t’u uroj të gjitha skuadrave pjesëmarrëse një sezon të suksesshëm, të mbushur me rivalitet sportiv, profesionalizëm dhe respekt në fushën e lojës. Jam i bindur se çdo klub do të japë maksimumin për të arritur objektivat e tij dhe për të kontribuar në rritjen e futbollit tonë.
    FSHF mbetet e vendosur të mbështesë rritjen e klubeve në çdo aspekt, duke i inkurajuar ato të investojnë në zhvillimin e talenteve, në përmirësimin e infrastrukturës dhe në rritjen e profesionalizmit. Jam krenar për përparimin që ka bërë futbolli ynë në vitet e fundit, por jam po aq i bindur se rruga përpara kërkon edhe më shumë punë, bashkëpunim dhe vizion.
    Gjithashtu, dua të shpreh mirënjohje për çdo futbollist, trajner, arbitër dhe punonjës që kontribuon në organizimin dhe mbarëvajtjen e këtij kampionati. Secili prej jush është pjesë e mozaikut të futbollit shqiptar dhe çdo përpjekje individuale shndërrohet në një arritje kolektive.
    Një mesazh i veçantë shkon për tifozët, që janë zemra e futbollit. Ju ftoj të vazhdoni ta bëni të jashtëzakonshme atmosferën në stadiume, por gjithmonë duke respektuar vlerat dhe frymën e Fair-Play. Është përgjegjësi e përbashkët të tregojmë se futbolli shqiptar di të promovojë kulturë sporti dhe krenari kombëtare.
    Përpara kemi një sezon të ri që premton rivalitet, emocione dhe histori të reja. Jam i bindur se, me përkushtim dhe pasion, do të përjetojmë së bashku një kampionat të denjë për traditën dhe të ardhmen e futbollit shqiptar.
    Në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit, ju uroj një sezon të mbushur me suksese dhe momente të paharrueshme.
    Le të nisë spektakli i futbollit shqiptar!

  • Rikthehet Kategoria Superiore! Çfarë surprizash sjell debutimi i sezonit 2025/26?

    Rikthehet Kategoria Superiore! Çfarë surprizash sjell debutimi i sezonit 2025/26?

    Pritjes i erdhi fundi. Kategoria Superiore kthehet në fushë për sezonin 2025/2026 që nis këtë mbrëmje nga “Loro Boriçi” me ndeshjen Vllaznia-Egnatia në orën 20:00.
    Në fakt, kjo sfidë është një “déjà vu” e finales së edicionit të kaluar. Atëherë ishte skuadra nga Rrogozhina që triumfoi për të mbrojtur titullin kampion, por që nga ajo ditë shumë gjëra kanë ndryshuar.
    Për këtë arsye, ndeshja që do të hapë kampionatin elitar të futbollit në vend do të tregojë shumë edhe për garën e gjatë për trofeun e Superiores.
    Pa u goditur ende topi i parë, favoritët duket se do të jenë sërish ata të sezonit të shkuar, përveç Egnatias dhe Vllaznisë, në vijën e parë qëndrojnë edhe Partizani me Dinamo City.
    Të katërta këto skuadra vijnë në sezonin e ri pas aventurave krejt të ndryshme në Kupat e Europës.
    Pas Partizanit, me radhë u eliminuan Vllaznia dhe Egnatia, ndërsa dinamovitët duhet të luajnë edhe sfidën e kthimit në play off e Conference League.
    Për këtë arsye, debutimi i të besuarve të Ilir Dajës në kampionatin e ri me ndeshjen në transfertën e Teutës është shtyrë për në fillim të muajit të ardhshëm.
    Krejt I ndryshëm diskutimi për Partizanin, që pas zhgënjimit në Europë dhe ndryshimeve që pasuan atë në pankinë dhe skuadër kërkon të tregojë menjëherë forcën me sfidën e së dielës kundër debutuesve të Vorës.
    Prapa katër favoritëve duken skuadrat e tjera, përfshirë edhe Tiranën. Bardheblutë kanë shumë të panjohura, pas revolucionit të radhës në merkato, ku është ndërruar thuajse e gjithë skuadra e vjetshme.
    Por përveç titullit kampion, ashtu si në sezonin e shkuar një garë e fortë pritet të jetë edhe ajo për mbijetesën.

  • Starton kampionati, Vllaznia- Egnatia kartolina e mirëseardhjes së edicionit të 87-të

    Starton kampionati, Vllaznia- Egnatia kartolina e mirëseardhjes së edicionit të 87-të

    Me Vllaznia- Egnatia në program këtë mbrëmje në orën 20:00 në “Loro Boriçi” merr udhë edicioni i 87-të i Kategorisë Superiore që vijon të njihet me emrin ‘Abissnet Superiore’. Kalendari “kokëfortë”, ka vendosur që në fillim dy nga skuadrat pretendente për titull në takimin hapës i cili pritet të jetë dhe kartolina më e mirë e mundshme e futbollit shqiptar për t’i dhënë’ ‘goditjen’ e parë topit 2025/26.

    Ndërkohë nesër më 23 gusht radha e dy takimëve të tjera të javës së parë. Në orën 17:00 në “Adush Muça” të Ballshit, Bylis me Mirel Josën në timon, pret Tiranën e një tjetri trajneri debutures si Vangjel Mile.

    Pak orë më vonë (20:00) në “Elbasan Arena” AF Elbasani- Flamurtari me vlonjatët që rikthehen në Superiore pas 5 viteve mungesë. Ndeshja Partizani-Vora mbyll javën e parë të dielën në orën 20:00. Takimi luhet në “Arena e Demave”. Sakaq Teuta- Dinamo është shtyrë në 5 shhator pas një vendimi të FSHF-së.

    Vazhdo leximin

  • Nisja e “Abissnet Superiore”, mesazhi i Presidentit Duka: Suksese të gjitha skuadrave. Le të nisë spektakli i futbollit shqiptar!

    Nisja e “Abissnet Superiore”, mesazhi i Presidentit Duka: Suksese të gjitha skuadrave. Le të nisë spektakli i futbollit shqiptar!

    Në prag të edicionit të 87-të të “Abissnet Superiore”, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, me anë të një mesazhi në rrjetet sociale, i uroi suksese dhjetë klubeve pjesëmarrëse, duke e cilësuar sezonin e ri si një kapitull të mbushur me sfida dhe emocione.

    Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar nënvizoi rëndësinë e profesionalizmit dhe respektit në fushë. Gjithashtu, ai theksoi se FSHF do të vijojë t’u japë mbështetje maksimale klubeve për zhvillimin e talenteve dhe përmirësimin e infrastrukturës.

    Presidenti Duka pati edhe një mesazh të veçantë për tifozët, të cilët i ftoi të jenë forca kryesore e atmosferës në stadiume, gjithmonë në frymën e Fair-Play.

    Mesazhi i Presidentit të FSHF, Armand Duka, në prag të edicionit të 87-të të “Abissnet Superiore 2025-2026”:

    Sot hapet një kapitull i ri i futbollit shqiptar me nisjen e edicionit të 87-të të Kategorisë “Abissnet Superiore 2025-2026”. Çdo fillim sezoni është një moment shprese dhe ambicieje, ku ekipet, trajnerët, lojtarët dhe tifozët hyjnë në një udhëtim të ri, të mbushur me plot sfida dhe emocione.

    Së pari, dëshiroj t’u uroj të gjitha skuadrave pjesëmarrëse një sezon të suksesshëm, të mbushur me rivalitet sportiv, profesionalizëm dhe respekt në fushën e lojës. Jam i bindur se çdo klub do të japë maksimumin për të arritur objektivat e tij dhe për të kontribuar në rritjen e futbollit tonë.

    FSHF mbetet e vendosur të mbështesë rritjen e klubeve në çdo aspekt, duke i inkurajuar ato të investojnë në zhvillimin e talenteve, në përmirësimin e infrastrukturës dhe në rritjen e profesionalizmit. Jam krenar për përparimin që ka bërë futbolli ynë në vitet e fundit, por jam po aq i bindur se rruga përpara kërkon edhe më shumë punë, bashkëpunim dhe vizion.

    Gjithashtu, dua të shpreh mirënjohje për çdo futbollist, trajner, arbitër dhe punonjës që kontribuon në organizimin dhe mbarëvajtjen e këtij kampionati. Secili prej jush është pjesë e mozaikut të futbollit shqiptar dhe çdo përpjekje individuale shndërrohet në një arritje kolektive.

    Një mesazh i veçantë shkon për tifozët, që janë zemra e futbollit. Ju ftoj të vazhdoni ta bëni të jashtëzakonshme atmosferën në stadiume, por gjithmonë duke respektuar vlerat dhe frymën e Fair-Play. Është përgjegjësi e përbashkët të tregojmë se futbolli shqiptar di të promovojë kulturë sporti dhe krenari kombëtare.

    Përpara kemi një sezon të ri që premton rivalitet, emocione dhe histori të reja. Jam i bindur se, me përkushtim dhe pasion, do të përjetojmë së bashku një kampionat të denjë për traditën dhe të ardhmen e futbollit shqiptar.

    Në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit, ju uroj një sezon të mbushur me suksese dhe momente të paharrueshme.

    Le të nisë spektakli i futbollit shqiptar!

    Vazhdo leximin

  • “Asist” për Dinamon, FSHF merr vendimin për ndeshjen e parë të ‘Nëndetëses’ në Superiore

    “Asist” për Dinamon, FSHF merr vendimin për ndeshjen e parë të ‘Nëndetëses’ në Superiore

    Ndeshja e javës së parë të Kategorisë Superiore mes Teutës dhe Dinamos nuk do të zhvillohet sipas kalendarit fillestar.
    Klubi durrsak ka pranuar kërkesën e “bluve” për shtyrjen e takimit, ndërsa vendimi është tashmë i zyrtarizuar nga FSHF.
    Sipas axhendës së re, përballja do të luhet në stadiumin “Niko Dovana”, më 5 shtator në orën 17:00. Arsyeja e ndryshimit lidhet me angazhimin e Dinamos në Europë, ku skuadra e trajnerit Ilir Daja po lufton për një vend në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, aty ku do të ndeshet me skuadrën e Jagiellonias.
    Pjesëmarrja e Dinamos në “play-off” e bën këtë përballje të veçantë, pasi për herë të parë pas shumë vitesh, klubi kryeqytetas është kaq pranë rikthimit në arenën europiane, gjë që nuk ndodhte që nga Skënderbeu në vitin 2017.

  • “Abissnet Superiore” / Ndeshja Teuta – Dinamo  shtyhet për në 5 shtator

    “Abissnet Superiore” / Ndeshja Teuta – Dinamo shtyhet për në 5 shtator

    Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ndeshja Teuta – Dinamo City, e vlefshme për javën e parë të kampionatit “Abissnet Superiore”, nuk do të zhvillohet ditën e diel, më 24 gusht, por më 5 shtator, në orën 17:00, në stadiumin “Niko Dovana”.

    Kjo shtyrje vjen pas kërkesës së klubit Dinamo City, për shkak të angazhimit në fazën play-off të UEFA Conference League, ndërsa dakordësimi është arritur edhe me klubin e Teutës, i cili ka shprehur mirëkuptim për situatën dhe ka pranuar që ndeshja të luhet në një datë tjetër.

    Dinamo City do të zhvillojë ndeshjen e parë në play-off të Conference League ndaj Jagiellonia më 21 gusht, ndërsa sfida e kthimit do të luhet më 28 gusht.

    Vazhdo leximin

  • Vllaznia- Egnatia të premten, Superioria e gjitha në fushë

    Starton këtë fundjavë edicioni i 87-të i futbollit superior në Shqipëri

    Ditët ecin shpejt dhe Abissnet Superiore por Kategoria e Parë këtë fundjavë i japin startin futbollistik edicionit 2025/2026. Në Superiore ndeshja e parë, ajo që ‘trumbeton’ me forcë startin zhvillohet në tempullin e futbollit verior, Shkodër.

    Vllaznia do të presë të premten pikërisht Egnatian me të cilën diskutoi finalen e titullit kampion gjatë majit të kaluar. Shkodranët me shumë ndryshime në staf e kontigjent pritet të nisin me objektivë madhorë këtë sezon ndaj përballë rivalit kryesor në garë, do të kërkojnë maksimumin. Në anën tjetër Egnatia. Si gjithë këto vite të fundit e denjë për të sulmuar të dy trofetë. Takimi hapës luhet të premtën me fillim orën 20:00 ndërsa sipas traditës pritet edhe ceremonia e startit nga drejtues të FSHF.

    Ndërkaq të shtunën; Bylis- Tirana në Ballsh (17:00) dhe AF Elbasani- Flamurtari (20:00). E diela ofron dy takimet e fundit të javës së parë me Partizani- Vora dhe Teuta- Dinamo Siti. Të dyja takimet kanë si orar startues orën 20:00.

    Abisnet Superiore 2025/26, java e parë 22 gusht-24 gusht.

    E premte:

    Vllaznia- Egnatia 20:00

    E shtunë:

    Bylis- Tirana 17:00

    AF Elbasani- Flamurtari 20:00

    E diel:

    Partizani- Vora 20:00

    Teuta- Dinamo Siti 20:00/Sportiim.al/

  • Rivalitet, emocione dhe duele të mëdha, të premten nis sezoni i 87-të i “Abissnet Superiore”

    Rivalitet, emocione dhe duele të mëdha, të premten nis sezoni i 87-të i “Abissnet Superiore”

    Të premten nis edicioni i 87-të i kampionatit më të rëndësishëm të futbollit shqiptar, “Abissnet Superiore”.
    Sezoni i ri hapet me përballjen mes dy skuadrave finaliste të “Final Four”-it të vitit të kaluar, duke sjellë menjëherë emocion dhe rivalitet.
    Ky sezon shënon rikthimin e Flamurtarit pas 5 vitesh mungesë. Vlonjatët janë përgatitur me afrime të rëndësishme në merkato dhe investime në stadium, për të qenë gati për një rikthim të fortë në elitë.
    Një tjetër risi është debutimi historik i Vorës në Superiore. Pas një sezoni mbresëlënës në Kategorinë e Parë, ku dominoi kampionatin, skuadra kryeqytetase do të provojë veten përballë më të mirëve.
    Kampionati i ri pritet të sjellë edhe një garë të fortë për titullin. Kampionët në fuqi të Egnatias, ashtu si edhe rivalët e tjerë, janë përforcuar në merkato për të qenë gati për të arritur objektivat sezonalë.
    Ndërkohë, Dinamo City vijon rrugëtimin europian dhe është shumë pranë një momenti historik për klubin dhe për futbollin shqiptar.
    Rivalitet i madh, emocione të forta dhe duele të zjarrta do të shoqërojnë çdo javë të edicionit të ri të “Abissnet Superiore”. Një kampionat që premton të jetë më i fortë se kurrë më parë.