Tag: sunny

  • Dua Lipa, nga skena e Sunny Hill tek pushimet buzë bregdetit shqiptar

    Dua Lipa, nga skena e Sunny Hill tek pushimet buzë bregdetit shqiptar

    Pas performancës spektakolare në festivalin Sunny Hill në Prishtinë javën e kaluar, superylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa, ka ndarë me fansat disa momente relaksi nga bregdeti shqiptar.Në fotot e publikuara në Instagram, ajo shfaqet me një set veror elegant në të bardhë, duke shkëlqyer nën diellin e gushtit dhe duke e shoqëruar postimin me përshkrimin: “Vitamin Sea”.

    Vetëm pak ditë më parë, Dua ndezi atmosferën para mijëra adhuruesve në vendlindjen e saj, ku u prit me ovacione dhe emocione të jashtëzakonshme.Edhe pse karriera e saj është në kulmin e suksesit ndërkombëtar, këngëtarja vazhdon të ruajë një lidhje të ngrohtë me vendin e origjinës – një arsye më shumë pse është kaq e dashur për shqiptarët kudo./KultPlus.com

  • Dua Lipa: Ejani me mua, prapa skenave të festivalit  “Sunny Hill”

    Dua Lipa: Ejani me mua, prapa skenave të festivalit  “Sunny Hill”

    Ylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa, ka publikuar së fundmi një video ekskluzive në platformën e saj Service95, ku sjell momente të veçanta nga prapaskenat e edicionit të sivjetshëm të Sunny Hill Festival 2025, i mbajtur në Prishtinë.

    Në këtë rrëfim vizual, ajo flet me emocion për rikthimin në vendlindje dhe për përgatitjet intensive që kanë paraprirë natën e parë të festivalit, ku ajo performoi para publikut vendas në një atmosferë magjike. E rrethuar nga familja dhe ekipi i saj, Dua ndan një histori personale që fillon nga koncerti i saj i parë në Prishtinë, në vitin 2016, deri te zhvillimi i një festivali me përmasa ndërkombëtare.

    “Koncerti im i parë në Prishtinë ishte në vitin 2016. Po bëja një turne në Europë dhe mendova: nëse po performoj nëpër kontinent, patjetër duhet të kthehem edhe në shtëpi dhe të jap një koncert,” rrëfen ajo në video. “Me ndihmën e babait tim, e organizuam si një koncert bamirësie për Fondacionin Sunny Hill.”

    Ajo thekson se suksesi i atij eventi u kthye në shtysë për të krijuar diçka më të madhe, një festival që sot sjell në Kosovë emra të njohur të muzikës botërore dhe artistë nga mbarë rajoni.

    “Ishte një ide shumë e madhe, madje paksa frikësuese, por e ndërtuam me familjen. Donim të sillnim një imazh ndryshe për Kosovën, më pozitiv, plot jetë, kulturë dhe energji të reja.”

    Videoja përfshin momente intime përpara se ajo të ngjitej në skenë: ngrohjet vokale, përgatitjet me grupin dhe atmosferën elektrizuese pas kuintave. Një nga pjesët më prekëse është kur ajo tregon për një mysafir shumë të veçantë atë mbrëmje:

    “Sonte do të këndoj një këngë në shqip, dhe do të kem në skenë babain tim. Ai është frymëzimi im më i madh.”

    Për Duan, ky rikthim në Prishtinë është më shumë se një koncert, është një kthim në rrënjë, një “homecoming” emocional, ku ndan skenën me babanë e saj, Dukagjin Lipa, një ish-muzikant dhe një nga figurat kyçe në organizimin e festivalit.

    Në fund të videos, ajo shpreh mirënjohjen për gjithçka që është arritur deri tani, me shpresën që Sunny Hill të vazhdojë të rritet dhe të bëhet një pikë referimi kulturore për rajonin.

    “Ka gjithmonë një energji të veçantë në Kosovë gjatë verës. Tani është edhe më shumë. Dhe unë e dua këtë, sidomos kur jam pjesë e saj me familjen time.”/Service95/KultPlus.com

  • Edis për Sunny Hill Festival: “Faleminderit Prishtinë për mikpritjen magjike”

    Edis për Sunny Hill Festival: “Faleminderit Prishtinë për mikpritjen magjike”

    Këngëtari i njohur turk, Edis, ishte një nga yjet më të ndritur të Sunny Hill Festival 2025, duke sjellë një performancë të zjarrtë që elektrizoi publikun në zemër të Prishtinës.

    I njohur për stilin unik dhe karizmën në skenë, Edis krijoi një lidhje të veçantë me publikun, duke bërë që mijëra të pranishëm të këndonin dhe kërcehnin bashkë me të. Emocionet e tij u reflektuan edhe në postimet pas koncertit, ku ndau mirënjohjen për përvojën e veçantë që përjetoi në Kosovë.

    Artisti falënderoi posaçërisht Dua Lipën dhe Dukagjin Lipën për organizimin dhe për faktin që po e bëjnë këtë festival një pikëtakim ndërkombëtar të muzikës moderne. Ai e cilësoi Prishtinën si një qytet që rrezaton dashuri dhe energji pozitive, duke lënë të hapur mundësinë për rikthim.

    Sunny Hill Festival vazhdon të afirmohet si një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore në rajon, që bashkon artistë të mëdhenj dhe publik të zjarrtë nga e gjithë bota./KultPlus.com

  • Sogojeva: Prishtina fitoi 22 milionë euro të hyra nga Festivali Sunny Hill

    Sogojeva: Prishtina fitoi 22 milionë euro të hyra nga Festivali Sunny Hill

    Sunny Hill Festival 2025 shënoi një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore dhe muzikore në Kosovë, duke e vendosur sërish Prishtinën në qendër të vëmendjes ndërkombëtare.

    Ky festival, i cili tashmë është kthyer në një simbol të fuqishëm të identitetit urban dhe rinor të vendit, jo vetëm që solli yje botërore në skenën kosovare, por gjithashtu solli të hyra për Prishtinën.Përvec imazhit global, kosovarët fituan edhe para nga të huajt që erdhën ta kënaqin shpirtin me muzikë. Dhe atë jo pak, raporton Klan Kosova.

    Madje një pjesë e fitimeve shkoi edhe në rajon.

    Nëse dikush e përjetoi më së shumti fluksin e festivalit, ishin taksistët që ditë e natë përshkuan rrugët, duke bartur turistë nga e gjithë bota për në Bërnicë.

    Hysen Sogojeva nga Oda e Hotelerise e Turizmit thotë se përfitimet sillen nga 22 milionë euro.“Përmbi 22 milionë sillet që veç Prishtina i ka fitu këtu kanë fitu të gjithë, nuk ka fitu veç Prishtina me Hotele por të gjithë, ai i ushqimit ai i gastronomisë, ai i veshmbathjes”, tha ai.

    Sipas Odës, Sunny Hill tashmë ka emrin e një eventi që sjell më së shumti të ardhura financiare.

  • Prishtina përfitime ekonomike nga Sunny Hill

    Prishtina përfitime ekonomike nga Sunny Hill

    Festivali Sunny Hill ka sjellë më shumë se muzikë në Prishtinë, ka sjellë para, imazh ndërkombëtar dhe jetë për ekonominë lokale. Sipas përllogaritjeve të bëra nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit, përfitimi ekonomik vetëm për kryeqytetin është mbi 22 milionë euro. Festivali u zhvillua për tri net me radhë në Prishtinë.  Yjet botërore si Dua Lipa, Shawn Mendes, DJ Peggy Gou dhe Anitta, që kanë mbi 210 milionë ndjekës të përbashkët në rrjetet sociale, e kthyen për disa ditë Kosovën në qendër të vëmendjes globale.Miliona adhurues të tyre, ndonëse jo fizikisht, e kanë dëgjuar emrin e Kosovës përmes këtij festivali.Por përtej famës, festivali solli ndikim konkret në jetën ekonomike të Prishtinës e disa qyteteve tjera të Kosovës.Taksistët përshkonin pa pushim rrugët drejt Bërnicës, ndërsa hotelet, restorantet dhe dyqanet ishin të mbushura përplot.“Përfitime kanë pasur të gjithë – jo vetëm hotelet, por edhe gastronomia, ushqimi dhe shitësit e veshmbathjeve”, deklaroi Hysen Sogojeva nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit.Sipas tij përfitimet sillen nga 22 milionë euro.“Përmbi 22 milionë sillet që veç Prishtina i ka fitu këtu kanë fitu të gjithë, nuk ka fitu veç Prishtina me Hotele por të gjithë, ai i ushqimit ai i gastronomisë, ai i veshmbathjes”.Edhe sipas Dukagjin Lipës, organizator i festivalit, vetëm për një javë, Prishtina arkëton rreth 20 milionë euro. Këto të dhëna, sipas tij janë të bazuara në matjet e një kompanie britanike, që vlerëson ndikimin ekonomik të eventeve të mëdha.“Nuk ka biznes në Kosovë që ia sjell Prishtinës 20 milionë euro për një javë”, – u shpreh Lipa, duke theksuar se promovimi që Dua Lipa i bën vendit nuk mund të blihet me para.Ai tha se rreth 45% e pjesëmarrësve janë nga jashtë, përfshirë edhe diasporën, duke shtuar kështu ndikimin e festivalit në turizëm dhe në ndërkombëtarizimin e imazhit të Kosovës.Për më tepër, organizatorët e vlerësojnë shumë edhe sjelljen e publikut.“Që nga viti 2016, kur kemi filluar me koncertin e parë të Duas, nuk kemi pasur asnjë incident. Kjo është mburrje për Kosovën. E kemi rininë më të mirë që kam hasur ndonjëherë”.Edhe ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë, Hajrulla Çeku thotë se me zhvillimin e këtij festivali çdo vit Prishtina bëhet skenë ndërkombëtare.“Me vizionin e Dua Lipës dhe përkushtimin e ekipit të saj, Sunny Hilll ka krijuar një hapësirë ku muzika, arti dhe rinia jonë bashkohen me energjinë e botës. Çdo vit, Prishtina bëhet skenë ndërkombëtare, ku Kosova shihet, dëgjohet dhe vlerësohet për atë që është: e talentuar, krijuese dhe e hapur për botën. Dua është shembulli më i mirë se si dashnia për vendin mund të shndërrohet në veprim me ndikim të jashtëzakonshëm. Faleminderit, Dua Lipa. Faleminderit Sunny Hill Festival. Kosova është më e ndritshme edhe falë jush”, shprehet Çeku në rrjete sociale.Sunny Hill Festival është një nga ngjarjet më të mëdha muzikore dhe kulturore në Kosovë dhe në rajon, i cili zhvillohet çdo vit në Prishtinë. Themeluar nga Dua Lipa, artistja shqiptare me famë botërore, dhe babai i saj Dukagjin Lipa, festivali ka për qëllim të sjellë yje ndërkombëtarë në zemër të Ballkanit, duke promovuar Kosovën si një qendër të rëndësishme artistike dhe turistike.Festivali mbledh mijëra pjesëmarrës nga Kosova, rajoni dhe diaspora, duke sjellë ndikim të madh në ekonominë lokale, turizëm, gastronomi dhe kulturë. Përveç muzikës live nga emrat më të njohur botërorë dhe vendorë, Sunny Hill shërben edhe si platformë për promovimin e të rinjve, artit modern dhe kreativitetit urban.Sunny Hill është më shumë se një festival – është një lëvizje kulturore që lidh Prishtinën me botën dhe e bën Kosovën një destinacion atraktiv për artdashësit ndërkombëtarë.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Prishtina përfitoi mbi 22 milionë euro nga Sunny Hill

    Prishtina përfitoi mbi 22 milionë euro nga Sunny Hill

  • Pas ”Sunny Hill Festival”, Dua Lipa nis pushimet në Ksamil: Arrita në kohë për këtë perëndim të mrekullueshëm

    Pas ”Sunny Hill Festival”, Dua Lipa nis pushimet në Ksamil: Arrita në kohë për këtë perëndim të mrekullueshëm

    ”Sunny Hill Festival” në Prishtinë për 3 ditë, u bë kryefjalë në mbarë Europën dhe jo vetëm. Pas këtij suksesi, Dua Lipa ka treguar ka udhëtuar drejt vendit tonë, ku nisur edhe pushimet në jugun magjik, në Ksamil.
    Pas një performance të fuqishme në natën e parë të festivalit, që këtë vit mblodhi yje dhe adhurues të muzikës nga mbarë bota, artistja shqiptare ka zgjedhur qetësinë dhe bukurinë natyrore të rivierës.

    ”Arrita në shtëpi në kohë për këtë perëndim të mrekullueshëm të diellit”, shkroi ajo. Herë pas here artistja promovon bukuritë dhe vlerat e Kosovës dhe Shqipërisë në botë, trashëgiminë, gjuhën dhe identitetin e saj.

    Dua ka folur shqip në emisione ndërkombëtare, ka sjellë motive shqiptare në performancat e saj dhe ka përdorur ndikimin e saj për të treguar historinë dhe bukurinë e vendeve të saj të origjinës.

  • Pas përmbylljes së Festivalit Sunny Hill, Dua Lipa nis pushimet në jug të Shqipërisë

    Pas përmbylljes së Festivalit Sunny Hill, Dua Lipa nis pushimet në jug të Shqipërisë

    Pas një përmbylljeje të suksesshme të edicionit të pestë të Festivalit Sunny Hill, Dua Lipa nis pushimet në Shqipëri.

    Pas një performance elektrizuese në natën e parë të festivalit muzikor më të rëndësishëm në rajon, Sunny Hill, që edhe këtë vit është prezantuar para publikut me artistë të njohur botëror, Dua Lipa ka zgjedhur të relaksohet në brigjet e bukura të jugut të Shqipërisë.

    Këngëtarja me famë botërore lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram, duke e shoqëruar me një fotografi të jashtëzakonshme, ku të shfaqura janë perëndimi i diellit, ujërat e kristalta, dhe një shpat i bukur mali.

    “Arrita në shtëpi me kohë për këtë perëndim të mrekullueshëm të diellit”, është mbishkrimi i artistes së njohur.

    Prezenca e saj e shpeshtë në hapësirat shqiptare si dhe angazhimi për të promovuar pasuritë natyrore dhe kulturore të vendit e ka shndërruar atë në një ambasadore kulturore të Kosovës dhe Shqipërisë.

    Gjatë vizitës së fundit në Kosovë, Duas i është dhënë shtetësia e Kosovës me dekret presidencial nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani./ KultPlus.com

  • Peggy Gou ndez Prishtinën në natën finale të Sunny Hill – ‘Uau, Kosovë!’

    Peggy Gou ndez Prishtinën në natën finale të Sunny Hill – ‘Uau, Kosovë!’

    Festivali Sunny Hill e mbylli natën e fundit me një shpërthim energjie dhe muzike elektronike, falë një prej emrave më të spikatur të skenës ndërkombëtare, Peggy Gou. Performanca e saj jo vetëm që ngriti në këmbë mijëra të pranishëm në skenën C4, por edhe la një jehonë të veçantë që do të mbahet mend gjatë.

    E njohur për stilin e saj të veçantë si DJ dhe producente, artistja me origjinë koreano-jugore ofroi një set hipnotizues, me ritme që depërtuan deri në palcë dhe një prezencë skenike që rrëmbeu publikun që nga momenti i parë. Momenti kulmor i mbrëmjes erdhi me “(It Goes Like) Nanana”, kënduar në kor nga të gjithë të pranishmit, nën shiun që vetëm shtoi intensitetin e përjetimit, transmeton KultPlus.

    Por ishte reagimi i saj pas performancës që rrëmbeu vëmendjen dhe zemrat e publikut. Në një postim në Instagram, Peggy shkroi:“Uau, Kosovë! @sunnyhillfestival është hera ime e parë këtu, çfarë turme! Faleminderit që vallëzuat në shi, faleminderit familjes Lipa për ftesën.”

    Kjo performancë dhe ky reagim i Peggy Gou janë një dëshmi më shumë e ndikimit që Sunny Hill Festival ka fituar në nivel ndërkombëtar, jo vetëm si një platformë për artistë të mëdhenj, por si një përvojë e paharrueshme për ta. Prishtina nuk ishte vetëm një ndalesë në turin e saj, ishte një kujtim i gjallë, i denjë për një “Uau, Kosovë!” që mbeti në mendjet e të gjithëve./KultPlus.com

  • Prishtina bëhet skenë ndërkombëtare me “Sunny Hill Festival”, Dua Lipa dhuron një performancë të veçantë në festival

    Prishtina bëhet skenë ndërkombëtare me “Sunny Hill Festival”, Dua Lipa dhuron një performancë të veçantë në festival

    Këngëtarja Dua Lipa, që ka një karrierë të suksesshme muzikore si dhe të tjerë emra të mëdhenj të muzikës botërore dhe shqiptare u ngjitën në skenën e “Sunny Hill Festival”. Edicioni i këtij viti u hap fuqishëm nga ylli me famë ndërkombëtare Dua Lipa, e cila u rikthye në vendlindje për të sjellë për herë të parë në Prishtinë turneun e saj “Radical Optimism”. Festivali u zhvillua për tri net me radhë në Prishtinë, ku Hajrulla Çeku ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë thotë se me zhvillimin  e këtij festivali çdo vit Prishtina bëhet skenë ndërkombëtare.  “Me vizionin e Dua Lipës dhe përkushtimin e ekipit të saj, Sunny Hilll ka krijuar një hapësirë ku muzika, arti dhe rinia jonë bashkohen me energjinë e botës. Çdo vit, Prishtina bëhet skenë ndërkombëtare, ku Kosova shihet, dëgjohet dhe vlerësohet për atë që është: e talentuar, krijuese dhe e hapur për botën. Dua është shembulli më i mirë se si dashnia për vendin mund të shndërrohet në veprim me ndikim të jashtëzakonshëm. Faleminderit, Dua Lipa.
    Faleminderit Sunny Hill Festival. Kosova është më e ndritshme edhe falë jush”, shprehet Çeku në rrjete sociale. Në natën e parë të festivalit në skenë bashkë me Duan u ngjit edhe babai i saj Dukagjini me këngën “Era”, këngë e cila erdhi si  një surprizë për publikun. Për festivalin për herë të parë në Kosovë erdhi dhe ylli global i muzikës pop, Shawn Mendes, fitues i “MTV Europe Music Aëards”, i cili ka mbushur me qindra mijëra fansa arenat më të mëdha të botës si “O2” në Londër dhe “Madison Square Garden” në New York. Në listën e artistëve përfshihen edhe emra të mëdhenj të skenës ndërkombëtare si: Artssassin, Bookie, Deezy, Sainté, Sienna Spiro, Skream, Sugar Rush, Tommy Gold, etj, që sollën stile të ndryshme si hip-hop, alt-pop, dubstep dhe house në një miks unik festiv. Festivalit iu bashkuan dhe artistë të njohur shqiptarë si: Ledri Vula, Lyrical Son, MC Kresha, Era Istrefi, etj. Festivali këtë vit u zhvillua nga data 1 deri më 3 gusht.