Ish-deputeti socialist Petro Koçi, një nga figurat më të vjetra dhe më të njohura të familjes socialiste që nuk u kandidua në zgjedhjet e 11 majit 2025, ka reaguar sot me një postim në rrjetin social Facebook.
Ky reagim ka ardhur pas publikimit të lajmit se zv/kryeministra Belinda Balluku ishte vendosur nën akuzë të re nga SPAK dhe GJKKO kishte vendosur masat e pezullimit nga detyra dhe bllokimit të pasaportës për të mos dalë jashtë vendit.
Balluku ishte edhe drejtuese politike e qarkut të Fierit për këto zgjedhje parlamentare, aty ku Koçi për më shumë se dy dekada ishte ligjvënës.
Teksa shkruan pa përmendur emrin e numrit dy të qeverisë, Koçi thekson se këto që ndodhin janë probleme të gjithëpushtetshmërisë së deleguar nga lartë, që e kthen “engjëllin në djall”.
“Imagjino se çfarë ndodh kur djalli maskohet si engjëll”, thekson ish-deputeti.
Postimi i plotë i Petro Koçit:
“Gjithepushtetshmeria e deleguar, sidomos nga lart, edhe se shijojn si magjike, e kthen edhe vete engjellin ne djall.
Imagjino cfare ndodh kur djalli maskohet si engjell qysh ne krye te heres apo kur shpirti, pertej luksit ne dukje, sundohet nga provincializmi.
Arrihet deri aty sa pinjolle te familjeve qe na kane derrmuar dhe shqyer votat e PS ne vitet fashiste te qeverisjes Berisha te zgjidhen si deputete socialiste.
Dita kur mendon se ligji eshte pengese per shpalosjen e suksesshme te personalitetit tend eshte dita e verifikimit se korrupsioni te ka mberthyer dhe te ka tjetersuar.
Nese nuk ja ke nisur punes me hile qysh ne fillim”.
Tag: sundohet
-

Petro Koçi për Ballukun: Kur shpirti, përtej luksit në dukje, sundohet nga provincializmi