Tag: sundimit

  • Meta: Indeksi i Sundimit të Ligjit 2025, përgatitur nga World Justice Project, konfirmon dështimin e thellë të Reformës në Drejtësi

    Meta: Indeksi i Sundimit të Ligjit 2025, përgatitur nga World Justice Project, konfirmon dështimin e thellë të Reformës në Drejtësi

    Nga Ilir Meta-
    Indeksi i Sundimit të Ligjit 2025, përgatitur nga World Justice Project, konfirmon dështimin e thellë të Reformës në Drejtësi dhe “suksesin” e Ramaformës që e ka renditur Shqipërinë edhe pas Vietnamit komunist, sa i përket sundimit të ligjit.

    Shqipëria sot renditet më keq se një dekadë më parë në çdo tregues kryesor, nga lufta kundër korrupsionit, drejtësia penale e civile, nga rendi e siguria, te respektimi i të drejtat themelore, rënia e lirë është evidente.

    Nga vendi i 78-të sa i përket përhapjes së korrupsionit në vitin 2015, tani me krijimin e SPAK-ut jemi në vendin e 105 në botë, duke konfirmuar dështimin e plotë të kësaj strukture në luftën kundër korrupsionit.

    “Sukseset” e Ramaformës përputhen plotësisht me bindjen dhe perceptimin e përgjithshëm të shqiptarëve, të cilët nisur nga kjo situatë e rëndë, gjithmonë e më shumë po largohen nga vendi, në mungesë jo vetëm të shpresës por edhe të drejtësisë.
    Kjo gjendje është alarmante dhe shumë e rëndë sepse drejtësia nuk po funksionon, shteti ligjor është në rënie të lirë dhe pasojat ndihen në çdo aspekt të jetës.
    Shqipëria ka nevojë urgjente për rivendosjen e besimit në drejtësi, barazisë para ligjit dhe ndëshkimin real të korrupsionit në çdo nivel.

  • Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

    Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

    Në renditjen e përgjithshme të Indeksit të Sundimit të Ligjit 2025 (World Justice Project), Shqipëria renditet në vendin e 87 nga 143 vende, duke u ngjitur me dy pozicione krahasuar me vitin e kaluar, kur mbante vendin e 89.
    Megjithatë, vendi mbetet ndër të fundit në Ballkan, duke lënë pas vetëm Serbinë (vendi 96). Në rajon, Mali i Zi performon më mirë, duke u renditur në vendin e 55, pasuar nga Kosova (vendi 59) dhe Maqedonia e Veriut (vendi 64).
    Indeksi ndërtohet në bazë të tetë faktorëve kryesorë, që matin funksionimin e institucioneve, respektimin e të drejtave dhe forcën e shtetit ligjor në praktikë.
    Kufizimet ndaj Pushtetit të Qeverisë – vendi 105 (nga 106 në vitin 2024): Ky faktor mat në çfarë mase pushteti ekzekutiv — pra qeveria dhe liderët politikë — janë të kufizuar nga ligji, institucionet e pavarura dhe mekanizmat e kontrollit demokratik. Në këtë tregues, Shqipëria renditet e 105-ta nga 143 vende.
    Mungesa e Korrupsionit – vendi 105 (nga 107): Ky tregues mat në çfarë mase pushteti publik ushtrohet pa abuzime për përfitime private. Shqipëria renditet në vendin e 105, duke shënuar një përmirësim të lehtë krahasuar me një vit më parë.
    Qeverisje e Hapur – vendi 78 (nga 79): Ky tregues mat se sa transparente, të përgjegjshme dhe të përfshira janë institucionet publike në raport me qytetarët. Shqipëria renditet në vendin e 78, duke ruajtur një pozicion të ngjashëm me vitin e kaluar.
    Të Drejtat Themelore – vendi 68 (nga 68): Ky faktor mat në çfarë mase të drejtat dhe liritë bazë të individit respektohen dhe mbrohen nga shteti. Shqipëria ka ruajtur të njëjtën renditje, në vendin e 68.
    Rendi dhe Siguria – vendi 55 (nga 54): Ky tregues mat në çfarë mase shoqëria është e sigurt, e mbrojtur dhe funksionon pa dhunë apo krim. Shqipëria ka zbritur me një vend, duke u renditur e 55-ta.
    Zbatimi i Rregulloreve – vendi 111 (nga 114): Ky tregues mat sa mirë zbatohen ligjet dhe rregulloret në praktikë, nëse autoritetet i ndjekin, kontrollojnë dhe zbatojnë rregullat në mënyrë të drejtë, të qëndrueshme dhe pa ndikime politike apo korruptive. Shqipëria është ngjitur me tre pozicione, në vendin e 111.
    Drejtësia Civile – vendi 99 (nga 101): Ky tregues mat në çfarë mase njerëzit kanë qasje të drejtë, të barabartë dhe efektive për të zgjidhur mosmarrëveshjet civile përmes sistemit gjyqësor. Shqipëria është përmirësuar me dy vende, duke u renditur e 99-ta.
    Drejtësia Penale – vendi 82 (nga 92): Ky është një ndër dimensionet më të rëndësishme të indeksit, që mat në çfarë mase sistemi penal është i drejtë, efektiv, i paanshëm dhe i pavarur, duke siguruar që krimet të hetohen dhe ndëshkohen sipas ligjit, pa abuzime dhe pa shkelje të të drejtave të njeriut. Shqipëria është ngjitur me 10 vende, në vendin e 82.
    Rritja e autoritarizmit thellon recesionin global të sundimit të ligjit
    Recesioni global i sundimit të ligjit është përshpejtuar gjatë vitit 2025. 68% e vendeve kanë pësuar rënie në nivelin e sundimit të ligjit në vitin 2025, krahasuar me 57% një vit më parë.
    “Përkeqësimi i qëndrueshëm i sundimit të ligjit ishte ngadalësuar vitet e fundit. Këtë vit, megjithatë, po shohim një përmbysje të fortë: më shumë vende po përkeqësohen dhe më pak po përmirësohen,” tha Alejandro Ponce, Drejtor Ekzekutiv i WJP.
    Hendeku midis përmirësimeve dhe rënieve të sundimit të ligjit po zgjerohet. Gjatë vitit të fundit, vendet që janë përmirësuar kanë pasur një rritje mesatare të pikëzimit prej 0.52%; ndërsa ato që janë përkeqësuar, një rënie mesatare dy herë më të madhe: 1.07%. Ky ndryshim thekson se ndërtimi i institucioneve të qëndrueshme të sundimit të ligjit është një proces i gjatë dhe i përsëritur, ndërsa shembja e tyre mund të ndodhë shpejt.
    Zgjerimi i prirjeve autoritare – kryesisht përmes reduktimit të hapësirës civile dhe dobësimit të mekanizmave të kontrollit dhe balancimit – ka qenë shtysa kryesore pas këtij përkeqësimi, me rënie të thella në faktorët që matin Kufizimet ndaj Pushtetit të Qeverisë, Qeverisjen e Hapur dhe të Drejtat Themelore.
    ndeksi tregon se sistemet gjyqësore po humbasin terren përballë ndërhyrjeve të pushtetit ekzekutiv, me një rritje të ndikimit politik në sistemet e drejtësisë. Treguesit që matin nëse gjyqësori kufizon pushtetin ekzekutiv dhe nëse drejtësia civile dhe penale janë të lira nga ndikimi i papërshtatshëm qeveritar ranë përkatësisht në 61%, 67% dhe 62% të vendeve.
    Në një kuptim më të gjerë, drejtësia civile është dobësuar në 68% të vendeve. Kjo rënie pasqyron vonesa më të gjata, alternativa më pak efektive ndaj gjykatave (si ndërmjetësimi), dhe ndërhyrje më të mëdha të qeverisë.
    Në krye të renditjes globale qëndrojnë Danimarka, Norvegjia, Finlanda dhe Suedia, të cilat ruajnë pozitat tradicionale si vendet me nivelin më të lartë të sundimit të ligjit në botë./Monitor

  • Sundimi i ligjit/ Shqipëria përmirëson pozicionin, por mbetet ndër të fundit në Ballkan

    Sundimi i ligjit/ Shqipëria përmirëson pozicionin, por mbetet ndër të fundit në Ballkan

    Në renditjen e përgjithshme të Indeksit të Sundimit të Ligjit 2025 (World Justice Project), Shqipëria renditet në vendin e 87 nga 143 vende, duke u ngjitur me dy pozicione krahasuar me vitin e kaluar, kur mbante vendin e 89. 
    Megjithatë, vendi mbetet ndër të fundit në Ballkan, duke lënë pas vetëm Serbinë (vendi 96). Në rajon, Mali i Zi performon më mirë, duke u renditur në vendin e 55, pasuar nga Kosova (vendi 59) dhe Maqedonia e Veriut (vendi 64). 
    Indeksi ndërtohet në bazë të tetë faktorëve kryesorë, që matin funksionimin e institucioneve, respektimin e të drejtave dhe forcën e shtetit ligjor në praktikë. 
    Kufizimet ndaj Pushtetit të Qeverisë – vendi 105 (nga 106 në vitin 2024): Ky faktor mat në çfarë mase pushteti ekzekutiv, pra qeveria dhe liderët politikë, janë të kufizuar nga ligji, institucionet e pavarura dhe mekanizmat e kontrollit demokratik. Në këtë tregues, Shqipëria renditet e 105-ta nga 143 vende. 
    Mungesa e Korrupsionit – vendi 105 (nga 107): Ky tregues mat në çfarë mase pushteti publik ushtrohet pa abuzime për përfitime private. Shqipëria renditet në vendin e 105, duke shënuar një përmirësim të lehtë krahasuar me një vit më parë. 
    Qeverisje e Hapur – vendi 78 (nga 79): Ky tregues mat se sa transparente, të përgjegjshme dhe të përfshira janë institucionet publike në raport me qytetarët. Shqipëria renditet në vendin e 78, duke ruajtur një pozicion të ngjashëm me vitin e kaluar. 
    Të Drejtat Themelore – vendi 68 (nga 68): Ky faktor mat në çfarë mase të drejtat dhe liritë bazë të individit respektohen dhe mbrohen nga shteti. Shqipëria ka ruajtur të njëjtën renditje, në vendin e 68. 
    Rendi dhe Siguria – vendi 55 (nga 54): Ky tregues mat në çfarë mase shoqëria është e sigurt, e mbrojtur dhe funksionon pa dhunë apo krim. Shqipëria ka zbritur me një vend, duke u renditur e 55-ta. 
    Zbatimi i Rregulloreve – vendi 111 (nga 114): Ky tregues mat sa mirë zbatohen ligjet dhe rregulloret në praktikë, nëse autoritetet i ndjekin, kontrollojnë dhe zbatojnë rregullat në mënyrë të drejtë, të qëndrueshme dhe pa ndikime politike apo korruptive. Shqipëria është ngjitur me tre pozicione, në vendin e 111. 
    Drejtësia Civile – vendi 99 (nga 101): Ky tregues mat në çfarë mase njerëzit kanë qasje të drejtë, të barabartë dhe efektive për të zgjidhur mosmarrëveshjet civile përmes sistemit gjyqësor. Shqipëria është përmirësuar me dy vende, duke u renditur e 99-ta. 
    Drejtësia Penale – vendi 82 (nga 92): Ky është një ndër dimensionet më të rëndësishme të indeksit, që mat në çfarë mase sistemi penal është i drejtë, efektiv, i paanshëm dhe i pavarur, duke siguruar që krimet të hetohen dhe ndëshkohen sipas ligjit, pa abuzime dhe pa shkelje të të drejtave të njeriut. Shqipëria është ngjitur me 10 vende, në vendin e 82. 
    Rritja e autoritarizmit thellon recesionin global të sundimit të ligjit 
    Recesioni global i sundimit të ligjit është përshpejtuar gjatë vitit 2025. 68% e vendeve kanë pësuar rënie në nivelin e sundimit të ligjit në vitin 2025, krahasuar me 57% një vit më parë. 
    “Përkeqësimi i qëndrueshëm i sundimit të ligjit ishte ngadalësuar vitet e fundit. Këtë vit, megjithatë, po shohim një përmbysje të fortë: më shumë vende po përkeqësohen dhe më pak po përmirësohen,” tha Alejandro Ponce, Drejtor Ekzekutiv i WJP. 
    Hendeku midis përmirësimeve dhe rënieve të sundimit të ligjit po zgjerohet. Gjatë vitit të fundit, vendet që janë përmirësuar kanë pasur një rritje mesatare të pikëzimit prej 0.52%; ndërsa ato që janë përkeqësuar, një rënie mesatare dy herë më të madhe: 1.07%. Ky ndryshim thekson se ndërtimi i institucioneve të qëndrueshme të sundimit të ligjit është një proces i gjatë dhe i përsëritur, ndërsa shembja e tyre mund të ndodhë shpejt. 
    Zgjerimi i prirjeve autoritare, kryesisht përmes reduktimit të hapësirës civile dhe dobësimit të mekanizmave të kontrollit dhe balancimit, ka qenë shtysa kryesore pas këtij përkeqësimi, me rënie të thella në faktorët që matin Kufizimet ndaj Pushtetit të Qeverisë, Qeverisjen e Hapur dhe të Drejtat Themelore. 
    Indeksi tregon se sistemet gjyqësore po humbasin terren përballë ndërhyrjeve të pushtetit ekzekutiv, me një rritje të ndikimit politik në sistemet e drejtësisë. Treguesit që matin nëse gjyqësori kufizon pushtetin ekzekutiv dhe nëse drejtësia civile dhe penale janë të lira nga ndikimi i papërshtatshëm qeveritar ranë përkatësisht në 61%, 67% dhe 62% të vendeve. 
    Në një kuptim më të gjerë, drejtësia civile është dobësuar në 68% të vendeve. Kjo rënie pasqyron vonesa më të gjata, alternativa më pak efektive ndaj gjykatave (si ndërmjetësimi), dhe ndërhyrje më të mëdha të qeverisë. 
    Në krye të renditjes globale qëndrojnë Danimarka, Norvegjia, Finlanda dhe Suedia, të cilat ruajnë pozitat tradicionale si vendet me nivelin më të lartë të sundimit të ligjit në botë./Marrë nga Monitor.al 
     
     
     

  • Sundimi i ligjit, Shqipëria përmirëson pozicionin, por mbetet ndër të fundit në Ballkan

    Sundimi i ligjit, Shqipëria përmirëson pozicionin, por mbetet ndër të fundit në Ballkan

    Në renditjen e përgjithshme të Indeksit të Sundimit të Ligjit 2025 (World Justice Project), Shqipëria renditet në vendin e 87 nga 143 vende, duke u ngjitur me dy pozicione krahasuar me vitin e kaluar, kur mbante vendin e 89.Megjithatë, vendi mbetet ndër të fundit në Ballkan, duke lënë pas vetëm Serbinë (vendi 96). Në rajon, Mali i Zi performon më mirë, duke u renditur në vendin e 55, pasuar nga Kosova (vendi 59) dhe Maqedonia e Veriut (vendi 64).Indeksi ndërtohet në bazë të tetë faktorëve kryesorë, që matin funksionimin e institucioneve, respektimin e të drejtave dhe forcën e shtetit ligjor në praktikë.Kufizimet ndaj Pushtetit të Qeverisë – vendi 105 (nga 106 në vitin 2024): Ky faktor mat në çfarë mase pushteti ekzekutiv — pra qeveria dhe liderët politikë — janë të kufizuar nga ligji, institucionet e pavarura dhe mekanizmat e kontrollit demokratik. Në këtë tregues, Shqipëria renditet e 105-ta nga 143 vende.Mungesa e Korrupsionit – vendi 105 (nga 107): Ky tregues mat në çfarë mase pushteti publik ushtrohet pa abuzime për përfitime private. Shqipëria renditet në vendin e 105, duke shënuar një përmirësim të lehtë krahasuar me një vit më parë.Qeverisje e Hapur – vendi 78 (nga 79): Ky tregues mat se sa transparente, të përgjegjshme dhe të përfshira janë institucionet publike në raport me qytetarët. Shqipëria renditet në vendin e 78, duke ruajtur një pozicion të ngjashëm me vitin e kaluar.Të Drejtat Themelore – vendi 68 (nga 68): Ky faktor mat në çfarë mase të drejtat dhe liritë bazë të individit respektohen dhe mbrohen nga shteti. Shqipëria ka ruajtur të njëjtën renditje, në vendin e 68.Rendi dhe Siguria – vendi 55 (nga 54): Ky tregues mat në çfarë mase shoqëria është e sigurt, e mbrojtur dhe funksionon pa dhunë apo krim. Shqipëria ka zbritur me një vend, duke u renditur e 55-ta.Zbatimi i Rregulloreve – vendi 111 (nga 114): Ky tregues mat sa mirë zbatohen ligjet dhe rregulloret në praktikë, nëse autoritetet i ndjekin, kontrollojnë dhe zbatojnë rregullat në mënyrë të drejtë, të qëndrueshme dhe pa ndikime politike apo korruptive. Shqipëria është ngjitur me tre pozicione, në vendin e 111.Drejtësia Civile – vendi 99 (nga 101): Ky tregues mat në çfarë mase njerëzit kanë qasje të drejtë, të barabartë dhe efektive për të zgjidhur mosmarrëveshjet civile përmes sistemit gjyqësor. Shqipëria është përmirësuar me dy vende, duke u renditur e 99-ta.Drejtësia Penale – vendi 82 (nga 92): Ky është një ndër dimensionet më të rëndësishme të indeksit, që mat në çfarë mase sistemi penal është i drejtë, efektiv, i paanshëm dhe i pavarur, duke siguruar që krimet të hetohen dhe ndëshkohen sipas ligjit, pa abuzime dhe pa shkelje të të drejtave të njeriut. Shqipëria është ngjitur me 10 vende, në vendin e 82.Rritja e autoritarizmit thellon recesionin global të sundimit të ligjitRecesioni global i sundimit të ligjit është përshpejtuar gjatë vitit 2025. 68% e vendeve kanë pësuar rënie në nivelin e sundimit të ligjit në vitin 2025, krahasuar me 57% një vit më parë.“Përkeqësimi i qëndrueshëm i sundimit të ligjit ishte ngadalësuar vitet e fundit. Këtë vit, megjithatë, po shohim një përmbysje të fortë: më shumë vende po përkeqësohen dhe më pak po përmirësohen,” tha Alejandro Ponce, Drejtor Ekzekutiv i WJP.Hendeku midis përmirësimeve dhe rënieve të sundimit të ligjit po zgjerohet. Gjatë vitit të fundit, vendet që janë përmirësuar kanë pasur një rritje mesatare të pikëzimit prej 0.52%; ndërsa ato që janë përkeqësuar, një rënie mesatare dy herë më të madhe: 1.07%. Ky ndryshim thekson se ndërtimi i institucioneve të qëndrueshme të sundimit të ligjit është një proces i gjatë dhe i përsëritur, ndërsa shembja e tyre mund të ndodhë shpejt.Zgjerimi i prirjeve autoritare – kryesisht përmes reduktimit të hapësirës civile dhe dobësimit të mekanizmave të kontrollit dhe balancimit – ka qenë shtysa kryesore pas këtij përkeqësimi, me rënie të thella në faktorët që matin Kufizimet ndaj Pushtetit të Qeverisë, Qeverisjen e Hapur dhe të Drejtat Themelore.Indeksi tregon se sistemet gjyqësore po humbasin terren përballë ndërhyrjeve të pushtetit ekzekutiv, me një rritje të ndikimit politik në sistemet e drejtësisë. Treguesit që matin nëse gjyqësori kufizon pushtetin ekzekutiv dhe nëse drejtësia civile dhe penale janë të lira nga ndikimi i papërshtatshëm qeveritar ranë përkatësisht në 61%, 67% dhe 62% të vendeve.Në një kuptim më të gjerë, drejtësia civile është dobësuar në 68% të vendeve. Kjo rënie pasqyron vonesa më të gjata, alternativa më pak efektive ndaj gjykatave (si ndërmjetësimi), dhe ndërhyrje më të mëdha të qeverisë.Në krye të renditjes globale qëndrojnë Danimarka, Norvegjia, Finlanda dhe Suedia, të cilat ruajnë pozitat tradicionale si vendet me nivelin më të lartë të sundimit të ligjit në botë.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Shuplakë nga BE për Edi Ramën, komisionerja Marta Kos paralajmëron se ndërhyrjet politike në gjyqësor, presioni ndaj…

    Shuplakë nga BE për Edi Ramën, komisionerja Marta Kos paralajmëron se ndërhyrjet politike në gjyqësor, presioni ndaj…

    Ndërkohë që kryeministri Edi Rama vazhdon të përshkruajë hapjen e kapitujve të negociatave me Bashkimin Evropian si një “arritje historike” dhe të paraqesë Shqipërinë si një shembull për progresin e vendit, Brukseli dërgon një mesazh tjetër, të prerë dhe pa kompromis. Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, tregon realitetin. Sipas saj, ndërhyrjet politike në gjyqësor, presioni ndaj SPAK dhe kontrolli mbi mediat janë probleme reale që kërcënojnë seriozisht rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit. Për BE-në, nuk ka rëndësi numri i kapitujve të hapur në tryezat e negociatave; vlera vendimtare mbetet respektimi i ligjit dhe pavarësia e institucioneve, dhe këto janë pika ku Shqipëria ende dështon. Ndërsa propaganda e qeverisë mundohet të prezantojë çdo hap përpara si triumf historik, Brukseli është i qartë: progresi i dukshëm formal nuk mund të maskojë shkeljet e vazhdueshme të standardeve të sundimit të ligjit
    Çfarë tha Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian?
    Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian (BE), Marta Kos, tha ditën e djeshme se blloku mbetet i shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në vendet kandidate në Ballkan, Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut, edhe pse ka pasur përparim të dukshëm në këtë fushë. “Ndërhyrja në procedurat gjyqësore, trysnia mbi zyrtarët që hetojnë korrupsionin dhe politizimi i rregullatorëve të medias po vazhdojnë, gjë që është e papranueshme”, tha Kos në një konferencë për media. Ajo i bëri këto komente pas një mbledhjeje të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, ku ministrat nga disa shtete anëtare dhe vende kandidate biseduan për sundimin e ligjit në BE. Danimarka mban tani presidencën e Këshillit dhe ministrja e saj për Çështjet Evropiane, Marie Bjerre, theksoi se sundimi i ligjit në BE është tani vlera e saj më e rëndësishme. Bjere tha se gjatë diskutimit, ministrat diskutuan gjendjen e sundimit të ligjit në vendet e Ballkanit Perëndimor, duke iu referuar raportit të publikuar mbi këtë temë nga Komisioni Evropian (KE) në korrik të këtij viti.
    Në diskutimin e Këshillit të BE-së morën pjesë edhe ministrat për integrimin evropian të Serbisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, të cilët nuk komentuan mbi rezultatin e bisedimeve, raportoi agjencia e lajmeve Beta. Kos shtoi se anëtarët e BE-së mbështeten në sundimin e ligjit, i cili përfshin një gjyqësor të pavarur, zgjedhje dhe media, dhe se vendet që synojnë anëtarësimin, por nuk mund të garantojnë një nivel të caktuar të sundimit të ligjit, nuk mund të anëtarësohen. Ajo deklaroi gjithashtu se vendet e Ballkanit Perëndimor janë tani “në qendër të procesit të zgjerimit” dhe se sundimi i ligjit u garanton atyre liri dhe forcë në atë proces. “Është e qartë se nëse kandidatët nuk respektojnë zbatimin e sundimit të ligjit në vendet e tyre, ata nuk do të jenë në gjendje të jenë anëtarë të Unionit”, tha Kos. Kos nuk e përmendi Kosovën kur foli për vendet e Ballkanit Perëndimor. Kosova bëri kërkesë për anëtarësim në Bashkimin Evropian në dhjetor të vitit 2022, por kërkesa e saj nuk është shqyrtuar ende, dhe si rrjedhojë ajo është vendi i vetëm në Ballkan që ende nuk e ka statusin e vendit kandidat. Derisa vende të tjera të Ballkanit kanë ngecur në rrugën drejt integrimit në BE, Shqipëria këtë javë i hapi edhe disa kapituj, duke e çuar në 28 nga 33 gjithsej numrin e kapitujve të hapur.

  • BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri

    BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri

    Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian (BE), Marta Kos, ka thënë të martën se blloku mbetet i shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në vendet kandidate në Ballkan, Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut, edhe pse ka pasur përparim të dukshëm në këtë fushë.
    “Ndërhyrja në procedurat gjyqësore, trysnia mbi zyrtarët që hetojnë korrupsionin dhe politizimi i rregullatorëve të medias po vazhdojnë, gjë që është e papranueshme”, tha Kos në një konferencë për media.
    Ajo i bëri këto komente pas një mbledhjeje të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, ku ministrat nga disa shtete anëtare dhe vende kandidate biseduan për sundimin e ligjit në BE.
    Danimarka mban tani presidencën e Këshillit dhe ministrja e saj për Çështjet Evropiane, Marie Bjerre, theksoi se sundimi i ligjit në BE është tani vlera e saj më e rëndësishme.
    Bjere tha se gjatë diskutimit, ministrat diskutuan gjendjen e sundimit të ligjit në vendet e Ballkanit Perëndimor, duke iu referuar raportit të publikuar mbi këtë temë nga Komisioni Evropian (KE) në korrik të këtij viti.
    Në diskutimin e Këshillit të BE-së morën pjesë edhe ministrat për integrimin evropian të Serbisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, të cilët nuk komentuan mbi rezultatin e bisedimeve, raportoi agjencia e lajmeve Beta.
    Kos shtoi se anëtarët e BE-së mbështeten në sundimin e ligjit, i cili përfshin një gjyqësor të pavarur, zgjedhje dhe media, dhe se vendet që synojnë anëtarësimin, por nuk mund të garantojnë një nivel të caktuar të sundimit të ligjit, nuk mund të anëtarësohen.
    Ajo deklaroi gjithashtu se vendet e Ballkanit Perëndimor janë tani “në qendër të procesit të zgjerimit” dhe se sundimi i ligjit u garanton atyre liri dhe forcë në atë proces.
    “Është e qartë se nëse kandidatët nuk respektojnë zbatimin e sundimit të ligjit në vendet e tyre, ata nuk do të jenë në gjendje të jenë anëtarë të Unionit”, tha Kos.
    Kos nuk e përmendi Kosovën kur foli për vendet e Ballkanit Perëndimor.
    Kosova bëri kërkesë për anëtarësim në Bashkimin Evropian në dhjetor të vitit 2022, por kërkesa e saj nuk është shqyrtuar ende, dhe si rrjedhojë ajo është vendi i vetëm në Ballkan që ende nuk e ka statusin e vendit kandidat.
    Derisa vende të tjera të Ballkanit kanë ngecur në rrugën drejt integrimit në BE, Shqipëria këtë javë i hapi edhe disa kapituj, duke e çuar në 28 nga 33 gjithsej numrin e kapitujve të hapur.
    Ndërkohë, Bjere dhe Kos folën gjithashtu për vendosjen e sanksioneve shtesë ndaj Rusisë, dhe arritën në përfundimin se nevojitet një mbështetje më e fortë evropiane për Ukrainën, si dhe një rezistencë më e fortë ndaj Rusisë.
    “Rusia është një kërcënim për BE-në. Ne duhet të tregojmë vendosmëri dhe të ushtrojmë presion shtesë mbi të”, tha Bjere.
    Nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, vetëm Serbia nuk i është bashkuar sanksioneve të BE-së kundër Rusisë.
    Zyrtarët e lartë të Serbisë vazhdojnë të mbajnë marrëdhënie të ngushta me Kremlinin, pavarësisht thirrjeve nga Brukseli se Serbia është e detyruar, si vend kandidat për anëtarësim në BE, të përafrojë gradualisht politikën e saj të jashtme dhe të sigurisë me atë të Bashkimit Evropian./ REL

  • Integrimi/ BE paralajmëron Shqipërinë: Pa sundim të ligjit, asnjë kapitull nuk hapet

    Integrimi/ BE paralajmëron Shqipërinë: Pa sundim të ligjit, asnjë kapitull nuk hapet

    Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian (BE), Marta Kos, tha sot se blloku mbetet i shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në vendet kandidate në Ballkan, Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut, edhe pse ka pasur përparim të dukshëm në këtë fushë.
    “Ndërhyrja në procedurat gjyqësore, trysnia mbi zyrtarët që hetojnë korrupsionin dhe politizimi i rregullatorëve të medias po vazhdojnë, gjë që është e papranueshme”, tha Kos në një konferencë për media.
    Ajo i bëri këto komente pas një mbledhjeje të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, ku ministrat nga disa shtete anëtare dhe vende kandidate biseduan për sundimin e ligjit në BE.
    Danimarka mban tani presidencën e Këshillit dhe ministrja e saj për Çështjet Evropiane, Marie Bjerre, theksoi se sundimi i ligjit në BE është tani vlera e saj më e rëndësishme.
     
     
    Bjere tha se gjatë diskutimit, ministrat diskutuan gjendjen e sundimit të ligjit në vendet e Ballkanit Perëndimor, duke iu referuar raportit të publikuar mbi këtë temë nga Komisioni Evropian (KE) në korrik të këtij viti.
    Në diskutimin e Këshillit të BE-së morën pjesë edhe ministrat për integrimin evropian të Serbisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, të cilët nuk komentuan mbi rezultatin e bisedimeve, raportoi agjencia e lajmeve Beta.
    Kos shtoi se anëtarët e BE-së mbështeten në sundimin e ligjit, i cili përfshin një gjyqësor të pavarur, zgjedhje dhe media, dhe se vendet që synojnë anëtarësimin, por nuk mund të garantojnë një nivel të caktuar të sundimit të ligjit, nuk mund të anëtarësohen.
    Ajo deklaroi gjithashtu se vendet e Ballkanit Perëndimor janë tani “në qendër të procesit të zgjerimit” dhe se sundimi i ligjit u garanton atyre liri dhe forcë në atë proces.
    “Është e qartë se nëse kandidatët nuk respektojnë zbatimin e sundimit të ligjit në vendet e tyre, ata nuk do të jenë në gjendje të jenë anëtarë të Unionit”, tha Kos.
    Kos nuk e përmendi Kosovën kur foli për vendet e Ballkanit Perëndimor.
    Kosova bëri kërkesë për anëtarësim në Bashkimin Evropian në dhjetor të vitit 2022, por kërkesa e saj nuk është shqyrtuar ende, dhe si rrjedhojë ajo është vendi i vetëm në Ballkan që ende nuk e ka statusin e vendit kandidat.
    Derisa vende të tjera të Ballkanit kanë ngecur në rrugën drejt integrimit në BE, Shqipëria këtë javë i hapi edhe disa kapituj, duke e çuar në 28 nga 33 gjithsej numrin e kapitujve të hapur./REL

  • BE pezullon takimet zyrtare me Kurtin

    BE pezullon takimet zyrtare me Kurtin

    Kosova E Enjte, 28 Gusht 2025 18:47
    Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë ka njoftuar se përfaqësuesit e lartë të BE-së dhe të shteteve anëtare do të përmbahen përkohësisht nga mbajtja e takimeve me kryeministrin në detyrë dhe ministrat brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, deri në formimin e një qeverie me mandat të plotë. Në letrën e dërguar institucioneve kosovare, BE-ja thekson se ky hap është në pajtim me vendimin e Gjykatës Supreme dhe synon të sigurojë qëndrueshmëri institucionale dhe respektim të sundimit të ligjit.
    ”Në interes të qëndrueshmërisë institucionale dhe respektimit të sundimit të ligjit, vizitorët e nivelit të lartë nga Shtetet Anëtare të BE-së dhe institucionet e BE-së kanë pezulluar takimet me Kryeministrin në detyrë dhe ministrat brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, derisa të jetë në funksion një Qeveri me mandat të plotë”. Ky vendim riafirmon angazhimin tonë parimor ndaj sundimit të ligjit, llogaridhënies demokratike dhe integritetit institucional”,-thuhet në letër.

    Bashkimi Evropian thekson gjithashtu se vendimi synon të shmangë pasiguri dhe keqinterpretime, siç ndodhi gjatë vizitës së fundit të Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen. Në të njëjtën kohë, BE-ja konfirmon gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë me autoritetet kosovare në fushat kyçe, duke theksuar se kontakti institucional nuk do të ndërpritet.
    “Ne shpresojmë që një qeveri me mandat të plotë të formohet pa vonesa, në mënyrë që të mund të rifillojmë bashkëpunimin e plotë dhe të thellojmë marrëdhëniet politike e ekonomike me Kosovën”,-përfundon letra.

  • Ardhja e Osmanëve dhe fundi i sllavizimit

    Ardhja e Osmanëve dhe fundi i sllavizimit

    Pikënisja e çfarëdo studimi të historisë së shtetit osman dhe të sundimit osman në truallin shqiptar dhe atë evropian, duhet të jetë çështja e legjitimitetit të tij. Shteti osman ka lindur në një proces starndard të shtetndërtimit dhe është ngritur në një perandori me synime universale, në një proces poashtu standard të perandorindërtimit. Në këtë proces, zgjerimi territorial dhe shtrirja e sundimit osman është realizuar me synimet dhe me mjetet adekuate për këso procese, duke përfshirë respektimin e legjitimitetit të bartësve të pushtetit, qofshin dhe vasalët, mjetet politike e diplomatike të përshtatshme për realizimin e synimeve, luftën e armatosur dhe misionin fetar. Mjete të ngjashme kanë përdorur para saj e përdorin edhe sot, edhe shtete e perandori të tjera. Në këtë kontekst, Perandoria Osmane jetëgjatësinë dhe efikasitetin e pushtetit të vet, krahas legjitimitetit që buron nga natyra e tij standarde për kohën e vet, më së shumti ia dedikon aftësisë së pushtetarëve të saj që të gjejnë zgjidhje pragmatike për problemet me të cilat shteti i tyre është ballafaquar, e jo ndonjë misioni fetar. “Butësia e pazakonshme, madje edhe për një shtet mysliman, me të cilën sunduesit e parë osmanë trajtonin nënshtetastit e tyre dhe rëndësia e madhe që u jipej kanuneve, të cilat i përshtateshin trajtimit të “popullit të librit” dhe që përfshiheshin në sheriatin, kishin si synim që rajatë të ishin të kënaqur me pozitën e tyre si prodhues. Kjo shpjegon faktin që fshatarët europianë e pranuan me lehtësi sundimin osman dhe ndikuan në modelin e konvertimit të tyre.”1.Zgjidhjet pragmatike për problemet fetare, sociale, gjeopolitike e gjeostrategjike kanë dominuar mbi çfarëdo ideologjish, edhe në raste paqeje e edhe në raste luftërash. Pra, Perandoria Osmane nuk ka qenë një shtet fanatikësh fetarë 2 që do të shkonin nga luftërat në luftëra, për ta përhapur Islamin, sikundër mund të dëgjohet në ndonjë rast, por ka qenë një shtet që ka respektuar rregulla standarde në arenën ndërkombëtare, duke përfshirë edhe respektimin e traktateve të paqes e edhe aleancat në luftë. 3)Në këtë sfond duhet të vendoset edhe diskutimi i historisë së prezencës osmane në trojet shqiptare, mbi të cilat para sundimit osman, janë alternuar për shtatëmbëdhjetë shekuj sundimi romak, sundimi bizantin, bullgar, anzhuin, serb, venedikas, etj. Rrjedhimisht, pozicioni nga i cili mund të ndriçohet më drejt çështja e sundimit osman në territoret shqiptare, nuk është diskutimi i legjitimitetit të atij sundimi, gjë që është shndërruar në një lloj klisheje të ideologjisë dhe historiografisë militante shqiptare dhe veçmas të islamofobisë.4 Sipas kësaj klisheje të cilin antropologu Xhek Gudi e ka quajtur “amnezi strukturale”, vlerësimi për të kaluarën bëhet duke u bazuar në qëndrimin ideologjik të tashëm. Sipas këtij interpretimi, pesë shekujt e sundimit osman shihen duke u nisur nga fakti i ekzistimit të kombit shqiptar dhe të shtetit shqiptar, të rrethimit të tashëm gjeopolitik dhe gjeostrategjik në Ballkan dhe në Europë, nga vlerësimi ideologjik i nocioneve Europë/Azi* dhe nga epërsia e vlerave kulturore perëndimore në kohën tonë. Ndërsa, të gjitha këto gjëra nuk kanë ekzistuar në këtë formë e në këtë përmasë në shekujt XV-XIX*, të cilët janë shekujt e sundimit osman në territoret e banuara me shqiptarë.5.Për mendimin tonë, krahas mosdiskutimit në mënyrë të veçantë të legjitimitetit të shtetit osman dhe të sundimit të tij, aplikimi i një analize krahasuese ndërmjet gjendjes që kanë pasur shqiptarët, kur osmanët kanë ardhur në Ballkan dhe gjendjes që ata kanë pasur, kur Osmanët, nën presionin e Fuqive evropiane, janë detyruar të lëshonin territore të banuara me shqiptarë, në favor të fqinjve ballkanikë dhe kur më në fund, në Luftën e Parë ballkanike, praktikisht u dëbuan nga Ballkani, jep mundësi të mëdha të trajtimit objektiv dhe të ndershëm të kësaj çështjeje.Në këtë mes njëri nga treguesit më të rëndësishëm të natyrës së një sundimi, pa asnjë dyshim është perspektiva demografike, fetare dhe kulturore e popullit të pushtuar./sunduar. Nëse gjatë një periudhe pushtimi/sundimi ndodhë zvogëlimi numerik i një popullsie dhe tkurrja territoriale, atëherë kemi të bëjmë me procese asimilimi dhe kolonizimi dhe në atë rast kemi të bëjmë me ngulfatje të zhvillimit të popullit të pushtuar/sunduar. Dhe e kundërta, nëse ndodh rritja demografike e një popullsie, përqafimi i një besimi fetar të qëndrueshëm dhe zgjerimi territorial i hapësirës ku ai jeton, atëherë kemi të bëjmë me një sundim që ka krijuar kushte më të favorshme të zhvillimit të atij populli.Në rastin konkret, nëse krahasohet gjendja demografike e shqiptarëve në fundin e sundimit serb dhe në fundin e sundimit osman, ajo zbulon qartë se në rastin e parë, pra të sundimit treshekullor serb, pati një zvogëlim demografik dhe një tkurrje ose më saktë shpërbërje territoriale, ndërsa në periudhën e sundimit osman pati një rritje demografike dhe zgjerim të madh të territoreve në të cilat ata jetuan. Në të vërtetë, sa i përket periudhës së sundimit mesjetar serb, arbanasët (shqiptarët), përmenden në Zakonikun e car Dushanit vetëm si barinj shtëtitës, bashkë me vllehët, ndërsa prezenca e tyre si etnitet në jetën fetare, shoqërore, ekonomike të Serbisë mesjetare, nuk ndihet fare. Numri i tyre, në trevat e larta të Kosovës së sotme e të Maqedonisë së sotme, ka ardhur duke u zvogëluar, aq sa të përmenden vetëm si barinj shtëtitës, të cilëve nuk duhej t’u zihej kullosa, nëse ata e kishin zënë më parë. Ndërsa, një numër i konsiderueshëm i tyre kishin lëvizur drejt Greqisë, duke populluar tokat e atjeshme greke, të pushtuara nga serbët.Krahas tkurrjes demografike, nën presionin e kolonizimit të tokave të tyre me serbë, kishte ndodhur edhe asfiksia e plotë e identitetit fetar latin të shqiptarëve. Kufizimet që parashihte për të krishterët e ritit latin Zakoniku i car Dushanit ishin të lemerishme. Por, edhe para Zakonikut të tij, trendi asimilues në planin etnik dhe konvertues në planin konfesional, kishte qenë i ngjashëm. Në fakt, prej vitit 1196 6 kur ndodhi pushtimi i plotë i Kosovës së sotme nga Serbia mesjetare e deri në vitin 1389, shqiptarët i ishin ekspozuar një sundimi plotësisht konvertues në planin fetar dhe asimilues në atë etnik. Natyrisht, kulminacioni u arritë kur Dushani u shpall car i serbëve e grekëve, pra duke mos përmendur askund shqiptarët . Zakoniku i tij, edhe pse mohonte shqiptarët si konstituentë të perandorisë së tij, u imponua si ligj edhe për të gjithë shqiptarët që jetonin në shtetin serb. Termat e Zakonikut të tij, zbulojnë qartë ndalimin e katolicizmit përkatësisht përndjekjen e besimtarëve të doktrinës latine dhe të herezisë bogumile. Ligji i car Dushanit që në nenin e parë e afirmon synimin e “pastrimit” të fesë së krishtere (të ortodoksisë), nga herezia latine: “1. Për krishterimin: pikë së pari për krishterimin. Në këtë mënyrë të pastrohet krishterimi.” 7 Në pajtim me idenë kryesore, të pastrimit të krishterimit, në disa nene, veçmas në nenet 6,7, 8 dhe 10, urdhërohen masa kundër herezisë latine përkatësisht për kthimin me dhunë të të gjithë njerëzve në ortodoksi:6. Për herezinë latine:Dhe për herezinë latine, që i kanë kthyer të krishterët në bogumilë, të kthehen sërish në krishterim, nëse gjendet dikush që dëgjon dhe nuk kthehet në krishterim, të dënohet ashtu si shkruan në ligjin e etërve të shenjtë.7. Për herezinë latine:Dhe të nxjerrë Kisha e Madhe protopopët në të gjitha qytetet dhe në të gjitha sheshet, që të kthejnë krishterët nga herezia latine, ata që janë kthyer në fenë latine,dhe t’u jipet urdhër i shenjtë dhe të kthehet secili në krishterim.8. Për popin latin:Edhe popi latin, nëse gjendet, duke kthyer të krishterët në fenë latine, të dënohet sipas ligjit të etërve të shenjtë.10 Për heretikun:Dhe nëse ndokush gjendet si heretik, duke jetuar në mesin e të krishterëve, të damkoset nëpër fytyrë dhe të dëbohet, ndërsa kush do ta fshehte, edhe ai të ndëshkohet. 8Me zbatimin e këtij ligji rigoroz të Dushanit edhe në trevat shqiptare, pasojat për identitetin fetar dhe etnik të shqiptarëve kanë qenë serioze, sepse ato e kanë sforcuar asimilimin e tyre në serbë. “Duke marrë para sysh mbisundimin e serbëve ortodoksë, si edhe të gjuhës serbe në Kosovën mesjetare, ka arsye të mendohet se rrjedha e përgjithshme e asimilimit ka qenë në favorin e serbëve, me disa dallime të vogla. Konkluzioni kryesor duhet të jetë se, pa marrë para sysh se në ç’shkallë ka qenë asimilimi, ai është bërë: shumë veta të cilët iu nënshtruan këtij procesi, duhet të kenë lënë gjuhën e tyre shqipe dhe janë bërë serbë”. 9 Prandaj, ardhja e osmanëve në Ballkanin e sotëm, i ka gjetur shqiptarët e shekullit të XIV, në grahmat e fundit të asimilimit të tyre etnik, fetar dhe kulturor dhe të kolonizimit të tokave të tyre nga sllavët.Në kontekst të këtij realiteti të hidhur të raporteve ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në shekujt XI-XIV, edhe sa i përket ngjarjes kulmore, Betejës së Kosovës të vitit 1389, si ngjarje që e fillon rënien e sundimit serb dhe e fillon instalimin e sundimit osman, nuk mund të kuptohet se si mund të kenë qasje të njëjtë shqiptarët dhe serbët, sepse arsyet e serbëve për të vajtuar disfatën e tyre janë reale, por arsyet e shqiptarëve, për ta trajtuar me të njëjtat terma atë betejë, nuk janë racionale. Sipas mitologjisë serbe, gjaku i car Llazarit, i cili e ka “shenjtëruar tokën serbe të Kosovës”, është gjak i cili simbolizon serbizmin e Kosovës dhe prezencën e përhershme të Serbisë në Kosovë. Ata thonë se car Llazari e ka humbur pushtetin tokësor, por e ka fituar pushtetin qiellor. Kjo mitologji është produkt i Kishës Ortodokse Serbe dhe i nacionalizmit ortodoks serbomadh, prandaj me asgjë nuk lidhet me të vërtetat shqiptare.Nga pikëpamja shqiptare, ajo betejë ose roli i saj duhet të shikohet në mënyrë kritike, e jo romantike. Shqiptatët nuk mund t’u konkurrojnë serbëve për t’ua marrë primatin në rolin që kanë pasur në Betejën e Kosovës. Prandaj, kur shqiptarët flasin për ardhjen e osmanëve në Ballkan, në këtë rast duhet të flasin për ardhjen e tyre në territoret, të cilat kanë qenë të sunduara prej serbëve. Më saktë, këto territore kanë qenë të sunduara nga Llazar Hrebellanoviçi,(pjesa lindore e Kosovës me Novobërdën si qendër), nga Vuk Brankoviçi (me Prishtinën si qendër) dhe nga Toma Preluboviçit, (ky i fundit në Epir). Ata ishin sundimtarë në mbeturinat e dinastisë serbe, e cila filloi të fragmentohej pas vdekjes së Uroshit në Betejën e Maricës, (1371), me ç’rast u shua trashëgimia nemanjide. Kjo është pika të cilën duhet ta kemi gjithmonë parasysh, sepse kur kanë ardhur Osmanët në Ballkan, nuk ka pasur një shtet shqiptar, ose mbretëri shqiptare, të cilën ata ta kenë prishur, por ka pasur popull shqiptar që ka qenë i pushtuar prej serbëve dhe në një proces të thelluar asimilimi fetar e kolonizimi etnik.Pas çmontimit të sundimit serb, që filloi më 1389, procesi i sllavizmit të shqiptarëve ndërpritet dhe një pjesë e madhe e tyre fillojnë e kalojnë në fenë islame. “Ajo që duhet kuptuar mirë nga ky përvijim i përciptë i ligjit muslimano-osman është se ligji osman nuk ishte i centralizuar për të gjithë territorin, por ishte në praktikë, një ligj i veçantë territorial, pasi feja, profesioni,vendbanimi, gjendja shoqërore dhe seksi i çdo individi përcaktonin ligjin subjekt i të cilit ishin” 10Kalimi i hershëm në Islam i shqiptarëve, para së gjithash ka qenë i motivuar si ikje nga autoriteti i dhunshëm i Kishës Ortodokse Serbe dhe asaj Greke. Meqë Kisha Serbe e kishte fituar autonominë në vitin 1219, autoriteti i saj kishte përfshirë edhe shqiptarët ortodoksë të gjendur nën sundimin serbë së paku që nga viti 1196. Përndryshe, sundimi osman nuk provokoi ndonjë presion ndaj kishës ortodokse serbe e aq më pak ndaj asaj greke, i cili do t’i shtrëngonte besimtarët e tyre që të konvertoheshin në fenë islame. Përkundrazi, toleranca ndaj Kishës ortodokse ishte shumë e madhe. “Pushtetet e reja që i dha Kishës ortodokse Mehmeti II bënin në fakt që ajo të ishte një shtet brenda shtetit. Me kalimin e kohës hierarkët filluan ta konsiderojnë veten si sundues dhe mbrojtës de facto të të krishterëve dhe njëkohësisht si të vetmin organ për t’u përballur me pushtetin qendror. Kisha i kreu këto detyra me një shkathtësi të madhe. Jeta e popujve të krishterë të Ballkanit varej po aq nga efikasiteti i autoriteteve kishtare sa dhe nga ato osmane. Kjo shpjegon faktin që dallimet e ndryshmet midis tyre, si psh ajo me mitropolitët e Ohrit e të Pejës, u zhvilluan në një shkallë të gjerë brenda për brenda kishës. 11Edhe pse Kisha ortodokse praktikisht ishte shtet në shtet, shqiptarët me shumicë e braktisën atë. Arsyeja ishte e thjeshtë: meqë nuk kishin arritur të kishin një kishë të veten, ata e pranuan me shumicë Islamin, në përpjekjet e tyre që të ruanin përkatësinë etnike, duke iu shmangur asimilimit etnik në serbë, i cili imponohej përmes konvertimit fetar në ortodoksi. “Kështu “kombi” ose mileti grek do të përfaqësohej dhe do të drejtohej tanimë nga Patriarkana e Stambollit. Mosmarrëveshjet midis grekëve do të zgjidheshin nga gjyqet ortodokse. Së fundi, u lejua ushtrimi i lirë i veprimtarisë fetare. Në të vërtetë ky status i përgjigjej gjendjes që kishin zakonisht bashkësitë e krishtera në vendet myslimane, por vendosja e kësaj situate në shkallë shtetërore dhe njohja e rëndësisë së Patriarkanës përbënin një ngjarje me rëndësi.” 12Ëshë e qartë se autoriteti aq i madh i kishës greke e më vonë edhe të asaj serbe, mbetej me fuqi gllabëruese ndaj shqiptarëve, prandaj kalimi i tyre në Islam ishte më shumë ikje nga ajo politikës gllabëruese se sa si pasojë e ndonjë politike konvertuese të osmanëve. Po qe se do të kishin osmanët politika koherente të konvertimit fetar të të sunduarve, ato do t’u drejtoheshin edhe popujve të tjerë e jo vetëm shqiptarëve. E vërteta është se ata shqiptarë që ngelën nën ombrellën e Kishës Ortodokse serbe, me kohë u asimiluan në serbë.Nga ana tjetër, përmes kompaktësimit etnik të motivuar nga ndarja e qartë prej serbëve e grekëve, rrritja e popullsisë shqiptare gjatë periudhës së sundimit osman është evidente si edhe zgjerimi territorial, i cili arriti të përthekonte edhe tërë Shqipërinë bregdetare, Greqinë veriore, Maqedoninë e sotme dhe Kosovën e sotme po edhe Serbinë e sotme, deri në afërsi të Beogradit. Ky ka qenë në fakt një ekspansion demografik i shqiptarëve, i pari dhe i vetmi në historinë e tyre, pas tkurrjes tragjike të ilirëve. Po të mos u mirreshin shqiptarëve territoret e tyre në të cilat jetonin në periudhën e sundimit osman nga Fuqitë e Mëdha Europiane në Kongresin e Berlinit dhe po të mos përligjej okupimi i territoreve shqiptare nga ana e shteteve fqinje pas Luftërave ballkanike dhe pas Luftës së Parë Botërore, gjë që provokoi eksodin tragjik të shqiptarëve drejt Turqisë, shteti kombëtar shqiptar do të mund të ishte territorialisht disa herë më i madh se sa është Shqipëria e sotme dhe vetë kombi shqiptar do të ishte numerikisht disa herë më i madh nga sa është sot. Përfundimisht, mund të konstatojmë se shqiptarët hynë në shekullin XIV nën Perandorinë Osmane si një popull i pushtuar, i defaktorizuar, në një proces të asimilimit etnik e fetar nga serbët, ndërsa në fillim të shekullit XX, kur dolën prej Perandorisë Osmane, ishin një komb i konsoliduar, që ishte i aftë të luftojë për shtetin e vet kombëtar, në një rrethim ballkanik dhe evropian shumë armiqësor. (SHENJA, shtator 2012)

    Milazim Krasniqi

    SHËNIME

    1. Peter F. Sugar, Europa Juglindore nën sundimin osman, 1354-1804, Dituria, Tiranë, 2007, fq. 542. “Në shekullin e pesëmbëdhjetë asnjë shtet tjetër evropian nuk i kish trajtuar hebrejtë aq mirë sa osmanët.” (po aty, fq.59)3. Këtu po citojmë vetëm tre shembuj të sjellë nga Historia e Perandorisë Osmane, të redaktuar nga Robert Mantrani, ku shihet ajo natyrë legjitime e shtetit osman, e përthyer në marrëveshje me shtete e shtetarë europianë të kohës:a) “ Sipas traktatit që kishte pranuar të bënte me ta sulltani më 20 shkurt 1424, bizantinët i kishin kthyer osmanëve territoret e Marmarasë dhe të brigjeve të Detit të Zi (me përjahstim të Misivrisë dhe Terkosit) dhe ishin zotuar të paguanin sërish tribut (haraç) “ (fq.75b) Osmanët kishin bërë një marrëveshje të mirë për ta me Venedikun. Republika e drobitur nga shtatë vjet luftë dhe e shqetësuar ëpr mbrojtjen e interesave të saj ekonomike, e kërkonte paqen, prandaj dhe po e respektonte me reptësi asnjajësinë” (fq. 79)c) Marrëveshja e përfunduar më 12 qershor 1444 u miratua nga Vladislavi në fund të korrikut. Me këtë akt njihej sovraniteti osman në Bullgari dhe Vllahi, si dhe i kthehej Serbia Brankoviqit. Të dy palët ndërluftuese zotoheshin reciprokisht të mos e kalonin Danubin. Armëpushimi parashikohej ëpr dhjetë vjet, veçse, në këtë rast mund të bëhej pyetja se s atë sinqerta ishin të dy palët në këto zotime. Vlladisllavi e theu shumë shoetj zotimin tij”. (fq.81)4. Derisa po shkruhej ky tekst, u botua edhe ky artikull skandaloz i një autori me ngarkesë kleronacionaliste(Gjon Keka), që shpreh atë frymë militante të ideologjisë kombëtare me elemente të oislamofobisë së maskuar. “Duke ditur se sikur perandoria e errët otomane gjatë sundimit të saj të egër e barbar ndaj kombit shqiptar pesëqind e ca vjet e cila me anë të ideologjisë së saj të errët dhe planeve satanike shkaktoj gjenocid ndaj kombit shqiptar, poashtu edhe pushtimi i egër serb me anë të ideologjisë dhe planeve të saj të errëta shkaktoj gjenocid ndaj popullit të Kosovë dhe disa nga popujve tjera të gadishullit ilirik. Gjenocid që i bënë këta pushtues të egër dhe barbar kombit shqiptar ishte një ndër krimet më të mëdha dhe një ndër tragjeditë më të rënda të historisë së gadishullit ilirik, por edhe një nga kohët më të errëta që përjetoj ky rajon e sidomos kombi shqiptar si komb i lashtë evropian dhe me një civilizim të lartë. Siç mësojmë qëllimi i këtyre pushtueseve barbar ishte që në mënyrë sistematike të shfaros kombin shqiptar, kulturën e tij burimore, historinë e tij, të vërtetat e tij të lashta si dhe civilizimin e lartë evropian të kombit shqiptar si njëri ndër kombet më të vjetra të gadishullit ilirik dhe evropian.” (ëëë.telegrafi.com , 6 maj 2011)5. Vetë kombi shqiptar filloi të formohej në gjysmën e dytë të shekullit XIX, shteti shqiptar u formua në decenien e dytë të shekullit XX, kur edhe ndodhi largimi i Perandorisë Osmane nga zotërimet e saj ballkanike, Europa e bashkuar filloi të profilizohej vetëm pas Luftës së Dytë Botërore dhe u funksionalizua vetëm në fundin e shekullit XX, Europa dhe Azia interpretohen si koncepte rivale qytetërimore vetëm nën optikën e orientalizmit kolonialist, ndërsa çështja e vlerave kulturore gjithnjë është më shumë perceptim se sa një sistem i sigurtë i matjes së tyre të vërtetë. Prandaj, edhe kur hulumtohet dhe vlerësohet periudha e sundimit osman të shekujve XIV- XIX, mbi shqiptarët, këto vlera të përftuara më të shumtën e rasteve pas sundimit osman, nuk mund të jenë baza e vlerësimit korrekt shkencor.6. Noel Malkolm, Kosova një histori e shkurtër, Dukagjini, Pejë, fq.7. http//bosnahistorija.16.forumer.com/a/dusanov-zakonik_post786.html (17 prill.2011)8. Po aty9. Noel Malkolm vepër e cituar, fq. 5310. Peter F. Sugar, Europa Juglindore nën sundimin osman, 1354-1804, Dituria, Tiranë, 2007, fq. 1911 Po aty, fq, 5712. Robert Mantrani, Historia e Perandorisië Osmane, Dituria, Tiranë, 2007, fq 93

    LITERATURAHistoria e popullit shqiptar, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore, Prishtinë. 1979Peter Sugar, Europa Juglindore nën sundimin osman (1354-1804), Dituria, Tiranë, 2007Robert Mantran, Perandoria Osmane, Historia e perandorisë osmane, Dituria, Tiranë, 2004Evlia Çelebi, Shqipëria 350 vjet më parë, Horizonte, 2000, TiranëEqrem bej Vlora, Kujtime Franc Babinger, Mehmet PushtuesiHalil Inalgjik, Perandoria OsmaneSrbija i Albanci, Çasopis za kritiko znanosti, Lubljana, 1989)Nexhip Alpan, Nesip Kaçi, Shqiptarët në Perandorinë OsmaneIbrahim efendi Manzur, Ali Pasha dhe koha e tij Mark Mazover, Ballkani, Skanderbeg booksMehdi Frashëri, Probleme shqiptare Noel Malkolm, Kosova një histori e shkurtër Nyraj Bozbora, Shqipëria dhe nacionalizmi shqiptar në Perandorinë Osmane Peter Bartl, Muslimanët shqiptarë në lëvizjen për pavarësi kombëtare (1878-1912)Marre nga: www.zeriislam.com

  • Rrjedhime historike dhe kulturore të sundimit osman ndër shqiptarë – Prof. Dr. Milazim Krasniqi

    Rrjedhime historike dhe kulturore të sundimit osman ndër shqiptarë – Prof. Dr. Milazim Krasniqi

    Nga Prof. Dr. Milazim KRASNIQI PhD – Universiteti i Prishtinës

    Pikënisja e çfarëdo studimi të historisë së shtetit osman dhe të sundimit osman në truallin shqiptar dhe atë evropian, duhet të jetë çështja e legjitimitetit të tij. Shteti osman ka lindur në një proces starndard të shtetndërtimit dhe është ngritur në një perandori me synime universale, në një proces poashtu standard të perandorindërtimit. Në këtë proces, zgjerimi territorial dhe shtrirja e sundimit osman është realizuar me synimet dhe me mjetet adekuate për këso procese, duke përfshirë respektimin e legjitimitetit të bartësve të pushtetit, qofshin dhe vasalët, mjetet politike e diplomatike të përshtatshme për realizimin e synimeve, luftën e armatosur dhe misionin fetar. Mjete të ngjashme kanë përdorur para saj e përdorin edhe sot, edhe shtete e perandori të tjera. Në këtë kontekst, Perandoria Osmane jetëgjatësinë dhe efikasitetin e pushtetit të vet, krahas legjitimitetit që buron nga natyra e tij standarde për kohën e vet, më së shumti ia dedikon aftësisë së pushtetarëve të saj që të gjejnë zgjidhje pragmatike për problemet me të cilat shteti i tyre është ballafaquar, e jo ndonjë misioni fetar. “Butësia e pazakonshme, madje edhe për një shtet mysliman, me të cilën sunduesit e parë osmanë trajtonin nënshtetastit e tyre dhe rëndësia e madhe që u jipej kanuneve, të cilat i përshtateshin trajtimit të “popullit të librit” dhe që përfshiheshin në sheriatin, kishin si synim që rajatë të ishin të kënaqur me pozitën e tyre si prodhues. Kjo shpjegon faktin që fshatarët europianë e pranuan me lehtësi sundimin osman dhe ndikuan në modelin e konvertimit të tyre.”1.

    Zgjidhjet pragmatike për problemet fetare, sociale, gjeopolitike e gjeostrategjike kanë dominuar mbi çfarëdo ideologjish, edhe në raste paqeje e edhe në raste luftërash. Pra, Perandoria Osmane nuk ka qenë një shtet fanatikësh fetarë 2 që do të shkonin nga luftërat në luftëra, për ta përhapur Islamin, sikundër mund të dëgjohet në ndonjë rast, por ka qenë një shtet që ka respektuar rregulla standarde në arenën ndërkombëtare, duke përfshirë edhe respektimin e traktateve të paqes e edhe aleancat në luftë. 3)

    Në këtë sfond duhet të vendoset edhe diskutimi i historisë së prezencës osmane në trojet shqiptare, mbi të cilat para sundimit osman, janë alternuar për shtatëmbëdhjetë shekuj sundimi romak, sundimi bizantin, bullgar, anzhuin, serb, venedikas, etj. Rrjedhimisht, pozicioni nga i cili mund të ndriçohet më drejt çështja e sundimit osman në territoret shqiptare, nuk është diskutimi i legjitimitetit të atij sundimi, gjë që është shndërruar në një lloj klisheje të ideologjisë dhe historiografisë militante shqiptare dhe veçmas të islamofobisë.4 Sipas kësaj klisheje të cilin antropologu Xhek Gudi e ka quajtur “amnezi strukturale”, vlerësimi për të kaluarën bëhet duke u bazuar në qëndrimin ideologjik të tashëm. Sipas këtij interpretimi, pesë shekujt e sundimit osman shihen duke u nisur nga fakti i ekzistimit të kombit shqiptar dhe të shtetit shqiptar, të rrethimit të tashëm gjeopolitik dhe gjeostrategjik në Ballkan dhe në Europë, nga vlerësimi ideologjik i nocioneve Europë/Azi* dhe nga epërsia e vlerave kulturore perëndimore në kohën tonë. Ndërsa, të gjitha këto gjëra nuk kanë ekzistuar në këtë formë e në këtë përmasë në shekujt XV-XIX*, të cilët janë shekujt e sundimit osman në territoret e banuara me shqiptarë.5.

    Për mendimin tonë, krahas mosdiskutimit në mënyrë të veçantë të legjitimitetit të shtetit osman dhe të sundimit të tij, aplikimi i një analize krahasuese ndërmjet gjendjes që kanë pasur shqiptarët, kur osmanët kanë ardhur në Ballkan dhe gjendjes që ata kanë pasur, kur Osmanët, nën presionin e Fuqive evropiane, janë detyruar të lëshonin territore të banuara me shqiptarë, në favor të fqinjve ballkanikë dhe kur më në fund, në Luftën e Parë ballkanike, praktikisht u dëbuan nga Ballkani, jep mundësi të mëdha të trajtimit objektiv dhe të ndershëm të kësaj çështjeje.

    Në këtë mes njëri nga treguesit më të rëndësishëm të natyrës së një sundimi, pa asnjë dyshim është perspektiva demografike, fetare dhe kulturore e popullit të pushtuar./sunduar. Nëse gjatë një periudhe pushtimi/sundimi ndodhë zvogëlimi numerik i një popullsie dhe tkurrja territoriale, atëherë kemi të bëjmë me procese asimilimi dhe kolonizimi dhe në atë rast kemi të bëjmë me ngulfatje të zhvillimit të popullit të pushtuar/sunduar. Dhe e kundërta, nëse ndodh rritja demografike e një popullsie, përqafimi i një besimi fetar të qëndrueshëm dhe zgjerimi territorial i hapësirës ku ai jeton, atëherë kemi të bëjmë me një sundim që ka krijuar kushte më të favorshme të zhvillimit të atij populli.

    Në rastin konkret, nëse krahasohet gjendja demografike e shqiptarëve në fundin e sundimit serb dhe në fundin e sundimit osman, ajo zbulon qartë se në rastin e parë, pra të sundimit treshekullor serb, pati një zvogëlim demografik dhe një tkurrje ose më saktë shpërbërje territoriale, ndërsa në periudhën e sundimit osman pati një rritje demografike dhe zgjerim të madh të territoreve në të cilat ata jetuan. Në të vërtetë, sa i përket periudhës së sundimit mesjetar serb, arbanasët (shqiptarët), përmenden në Zakonikun e car Dushanit vetëm si barinj shtëtitës, bashkë me vllehët, ndërsa prezenca e tyre si etnitet në jetën fetare, shoqërore, ekonomike të Serbisë mesjetare, nuk ndihet fare. Numri i tyre, në trevat e larta të Kosovës së sotme e të Maqedonisë së sotme, ka ardhur duke u zvogëluar, aq sa të përmenden vetëm si barinj shtëtitës, të cilëve nuk duhej t’u zihej kullosa, nëse ata e kishin zënë më parë. Ndërsa, një numër i konsiderueshëm i tyre kishin lëvizur drejt Greqisë, duke populluar tokat e atjeshme greke, të pushtuara nga serbët.

    Krahas tkurrjes demografike, nën presionin e kolonizimit të tokave të tyre me serbë, kishte ndodhur edhe asfiksia e plotë e identitetit fetar latin të shqiptarëve. Kufizimet që parashihte për të krishterët e ritit latin Zakoniku i car Dushanit ishin të lemerishme. Por, edhe para Zakonikut të tij, trendi asimilues në planin etnik dhe konvertues në planin konfesional, kishte qenë i ngjashëm. Në fakt, prej vitit 1196 6 kur ndodhi pushtimi i plotë i Kosovës së sotme nga Serbia mesjetare e deri në vitin 1389, shqiptarët i ishin ekspozuar një sundimi plotësisht konvertues në planin fetar dhe asimilues në atë etnik. Natyrisht, kulminacioni u arritë kur Dushani u shpall car i serbëve e grekëve, pra duke mos përmendur askund shqiptarët . Zakoniku i tij, edhe pse mohonte shqiptarët si konstituentë të perandorisë së tij, u imponua si ligj edhe për të gjithë shqiptarët që jetonin në shtetin serb. Termat e Zakonikut të tij, zbulojnë qartë ndalimin e katolicizmit përkatësisht përndjekjen e besimtarëve të doktrinës latine dhe të herezisë bogumile. Ligji i car Dushanit që në nenin e parë e afirmon synimin e “pastrimit” të fesë së krishtere (të ortodoksisë), nga herezia latine: “1. Për krishterimin: pikë së pari për krishterimin. Në këtë mënyrë të pastrohet krishterimi.” 7Në pajtim me idenë kryesore, të pastrimit të krishterimit, në disa nene, veçmas në nenet 6,7, 8 dhe 10, urdhërohen masa kundër herezisë latine përkatësisht për kthimin me dhunë të të gjithë njerëzve në ortodoksi:

    6. Për herezinë latine:

    Dhe për herezinë latine, që i kanë kthyer të krishterët në shijim të bukës pa tharm (azimstvo), të kthehen sërish në krishterim, nëse gjendet dikush që dëgjon dhe nuk kthehet në krishterim, të dënohet ashtu si shkruan në ligjin e etërve të shenjtë.

    7. Për herezinë latine:

    Dhe të nxjerrë Kisha e Madhe protopopët në të gjitha qytetet dhe në të gjitha sheshet, që të kthejnë krishterët nga herezia latine, ata që janë kthyer në fenë latine, dhe t’u jipet urdhër i shenjtë dhe të kthehet secili në krishterim.

    8. Për popin latin:

    Edhe popi latin, nëse gjendet, duke kthyer të krishterët në fenë latine, të dënohet sipas ligjit të etërve të shenjtë.

    10 Për heretikun:

    Dhe nëse ndokush gjendet si heretik, duke jetuar në mesin e të krishterëve, të damkoset nëpër fytyrë dhe të dëbohet, ndërsa kush do ta fshehte, edhe ai të ndëshkohet. 8

    Me zbatimin e këtij ligji rigoroz të Dushanit edhe në trevat shqiptare, pasojat për identitetin fetar dhe etnik të shqiptarëve kanë qenë serioze, sepse ato e kanë sforcuar asimilimin e tyre në serbë. “Duke marrë para sysh mbisundimin e serbëve ortodoksë, si edhe të gjuhës serbe në Kosovën mesjetare, ka arsye të mendohet se rrjedha e përgjithshme e asimilimit ka qenë në favorin e serbëve, me disa dallime të vogla. Konkluzioni kryesor duhet të jetë se, pa marrë para sysh se në ç’shkallë ka qenë asimilimi, ai është bërë: shumë veta të cilët iu nënshtruan këtij procesi, duhet të kenë lënë gjuhën e tyre shqipe dhe janë bërë serbë”. 9 Prandaj, ardhja e osmanëve në Ballkanin e sotëm, i ka gjetur shqiptarët e shekullit të XIV, në grahmat e fundit të asimilimit të tyre etnik, fetar dhe kulturor dhe të kolonizimit të tokave të tyre nga sllavët.

    Në kontekst të këtij realiteti të hidhur të raporteve ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në shekujt XI-XIV, edhe sa i përket ngjarjes kulmore, Betejës së Kosovës të vitit 1389, si ngjarje që e fillon rënien e sundimit serb dhe e fillon instalimin e sundimit osman, nuk mund të kuptohet se si mund të kenë qasje të njëjtë shqiptarët dhe serbët, sepse arsyet e serbëve për të vajtuar disfatën e tyre janë reale, por arsyet e shqiptarëve, për ta trajtuar me të njëjtat terma atë betejë, nuk janë racionale. Sipas mitologjisë serbe, gjaku i car Llazarit, i cili e ka “shenjtëruar tokën serbe të Kosovës”, është gjak i cili simbolizon serbizmin e Kosovës dhe prezencën e përhershme të Serbisë në Kosovë. Ata thonë se car Llazari e ka humbur pushtetin tokësor, por e ka fituar pushtetin qiellor. Kjo mitologji është produkt i Kishës Ortodokse Serbe dhe i nacionalizmit ortodoks serbomadh, prandaj me asgjë nuk lidhet me të vërtetat shqiptare.

    Nga pikëpamja shqiptare, ajo betejë ose roli i saj duhet të shikohet në mënyrë kritike, e jo romantike. Shqiptatët nuk mund t’u konkurrojnë serbëve për t’ua marrë primatin në rolin që kanë pasur në Betejën e Kosovës. Prandaj, kur shqiptarët flasin për ardhjen e osmanëve në Ballkan, në këtë rast duhet të flasin për ardhjen e tyre në territoret, të cilat kanë qenë të sunduara prej serbëve. Më saktë, këto territore kanë qenë të sunduara nga Llazar Hrebellanoviçi,(pjesa lindore e Kosovës me Novobërdën si qendër), nga Vuk Brankoviçi (me Prishtinën si qendër) dhe nga Toma Preluboviçit, (ky i fundit në Epir). Ata ishin sundimtarë në mbeturinat e dinastisë serbe, e cila filloi të fragmentohej pas vdekjes së Uroshit në Betejën e Maricës, (1371), me ç’rast u shua trashëgimia nemanjide. Kjo është pika të cilën duhet ta kemi gjithmonë parasysh, sepse kur kanë ardhur Osmanët në Ballkan, nuk ka pasur një shtet shqiptar, ose mbretëri shqiptare, të cilën ata ta kenë prishur, por ka pasur popull shqiptar që ka qenë i pushtuar prej serbëve dhe në një proces të thelluar asimilimi fetar e kolonizimi etnik.

    Pas çmontimit të sundimit serb, që filloi më 1389, procesi i sllavizmit të shqiptarëve ndërpritet dhe një pjesë e madhe e tyre fillojnë e kalojnë në fenë islame. “Ajo që duhet kuptuar mirë nga ky përvijim i përciptë i ligjit muslimano-osman është se ligji osman nuk ishte i centralizuar për të gjithë territorin, por ishte në praktikë, një ligj i veçantë territorial, pasi feja, profesioni,vendbanimi, gjendja shoqërore dhe seksi i çdo individi përcaktonin ligjin subjekt i të cilit ishin” 10

    Kalimi i hershëm në Islam i shqiptarëve, para së gjithash ka qenë i motivuar si ikje nga autoriteti i dhunshëm i Kishës Ortodokse Serbe dhe asaj Greke. Meqë Kisha Serbe e kishte fituar autonominë në vitin 1219, autoriteti i saj kishte përfshirë edhe shqiptarët ortodoksë të gjendur nën sundimin serbë së paku që nga viti 1196. Përndryshe, sundimi osman nuk provokoi ndonjë presion ndaj kishës ortodokse serbe e aq më pak ndaj asaj greke, i cili do t’i shtrëngonte besimtarët e tyre që të konvertoheshin në fenë islame. Përkundrazi, toleranca ndaj Kishës ortodokse ishte shumë e madhe. “Pushtetet e reja që i dha Kishës ortodokse Mehmeti II bënin në fakt që ajo të ishte një shtet brenda shtetit. Me kalimin e kohës hierarkët filluan ta konsiderojnë veten si sundues dhe mbrojtës de facto të të krishterëve dhe njëkohësisht si të vetmin organ për t’u përballur me pushtetin qendror. Kisha i kreu këto detyra me një shkathtësi të madhe. Jeta e popujve të krishterë të Ballkanit varej po aq nga efikasiteti i autoriteteve kishtare sa dhe nga ato osmane. Kjo shpjegon faktin që dallimet e ndryshmet midis tyre, si psh ajo me mitropolitët e Ohrit e të Pejës, u zhvilluan në një shkallë të gjerë brenda për brenda kishës. 11

    Edhe pse Kisha ortodokse praktikisht ishte shtet në shtet, shqiptarët me shumicë e braktisën atë. Arsyeja ishte e thjeshtë: meqë nuk kishin arritur të kishin një kishë të veten, ata e pranuan me shumicë Islamin, në përpjekjet e tyre që të ruanin përkatësinë etnike, duke iu shmangur asimilimit etnik në serbë, i cili imponohej përmes konvertimit fetar në ortodoksi. “Kështu “kombi” ose mileti grek do të përfaqësohej dhe do të drejtohej tanimë nga Patriarkana e Stambollit. Mosmarrëveshjet midis grekëve do të zgjidheshin nga gjyqet ortodokse. Së fundi, u lejua ushtrimi i lirë i veprimtarisë fetare. Në të vërtetë ky status i përgjigjej gjendjes që kishin zakonisht bashkësitë e krishtera në vendet myslimane, por vendosja e kësaj situate në shkallë shtetërore dhe njohja e rëndësisë së Patriarkanës përbënin një ngjarje me rëndësi.” 12

    Ëshë e qartë se autoriteti aq i madh i kishës greke e më vonë edhe të asaj serbe, mbetej me fuqi gllabëruese ndaj shqiptarëve, prandaj kalimi i tyre në Islam ishte më shumë ikje nga ajo politikës gllabëruese se sa si pasojë e ndonjë politike konvertuese të osmanëve. Po qe se do të kishin osmanët politika koherente të konvertimit fetar të të sunduarve, ato do t’u drejtoheshin edhe popujve të tjerë e jo vetëm shqiptarëve. E vërteta është se ata shqiptarë që ngelën nën ombrellën e Kishës Ortodokse serbe, me kohë u asimiluan në serbë.

    Nga ana tjetër, përmes kompaktësimit etnik të motivuar nga ndarja e qartë prej serbëve e grekëve, rrritja e popullsisë shqiptare gjatë periudhës së sundimit osman është evidente si edhe zgjerimi territorial, i cili arriti të përthekonte edhe tërë Shqipërinë bregdetare, Greqinë veriore, Maqedoninë e sotme dhe Kosovën e sotme po edhe Serbinë e sotme, deri në afërsi të Beogradit. Ky ka qenë në fakt një ekspansion demografik i shqiptarëve, i pari dhe i vetmi në historinë e tyre, pas tkurrjes tragjike të ilirëve. Po të mos u mirreshin shqiptarëve territoret e tyre në të cilat jetonin në periudhën e sundimit osman nga Fuqitë e Mëdha Europiane në Kongresin e Berlinit dhe po të mos përligjej okupimi i territoreve shqiptare nga ana e shteteve fqinje pas Luftërave ballkanike dhe pas Luftës së Parë Botërore, gjë që provokoi eksodin tragjik të shqiptarëve drejt Turqisë, shteti kombëtar shqiptar do të mund të ishte territorialisht disa herë më i madh se sa është Shqipëria e sotme dhe vetë kombi shqiptar do të ishte numerikisht disa herë më i madh nga sa është sot. Përfundimisht, mund të konstatojmë se shqiptarët hynë në shekullin XIV nën Perandorinë Osmane si një popull i pushtuar, i defaktorizuar, në një proces të asimilimit etnik e fetar nga serbët, ndërsa në fillim të shekullit XX, kur dolën prej Perandorisë Osmane, ishin një komb i konsoliduar, që ishte i aftë të luftojë për shtetin e vet kombëtar, në një rrethim ballkanik dhe evropian shumë armiqësor.

    SHËNIME

    1. Peter F. Sugar, Europa Juglindore nën sundimin osman, 1354-1804, Dituria, Tiranë, 2007, fq. 54

    2. “Në shekullin e pesëmbëdhjetë asnjë shtet tjetër evropian nuk i kish trajtuar hebrejtë aq mirë sa osmanët.” (po aty, fq.59)

    3. Këtu po citojmë vetëm tre shembuj të sjellë nga Historia e Perandorisë Osmane, të redaktuar nga Robert Mantrani, ku shihet ajo natyrë legjitime e shtetit osman, e përthyer në marrëveshje me shtete e shtetarë europianë të kohës:

    a) “ Sipas traktatit që kishte pranuar të bënte me ta sulltani më 20 shkurt 1424, bizantinët i kishin kthyer osmanëve territoret e Marmarasë dhe të brigjeve të Detit të Zi (me përjahstim të Misivrisë dhe Terkosit) dhe ishin zotuar të paguanin sërish tribut (haraç) “ (fq.75

    b) Osmanët kishin bërë një marrëveshje të mirë për ta me Venedikun. Republika e drobitur nga shtatë vjet luftë dhe e shqetësuar ëpr mbrojtjen e interesave të saj ekonomike, e kërkonte paqen, prandaj dhe po e respektonte me reptësi asnjajësinë” (fq. 79)

    c) Marrëveshja e përfunduar më 12 qershor 1444 u miratua nga Vladislavi në fund të korrikut. Me këtë akt njihej sovraniteti osman në Bullgari dhe Vllahi, si dhe i kthehej Serbia Brankoviqit. Të dy palët ndërluftuese zotoheshin reciprokisht të mos e kalonin Danubin. Armëpushimi parashikohej ëpr dhjetë vjet, veçse, në këtë rast mund të bëhej pyetja se s atë sinqerta ishin të dy palët në këto zotime. Vlladisllavi e theu shumë shoetj zotimin tij”. (fq.81)

    4. Derisa po shkruhej ky tekst, u botua edhe ky artikull skandaloz i një autori me ngarkesë kleronacionaliste(Gjon Keka), që shpreh atë frymë militante të ideologjisë kombëtare me elemente të oislamofobisë së maskuar. “Duke ditur se sikur perandoria e errët otomane gjatë sundimit të saj të egër e barbar ndaj kombit shqiptar pesëqind e ca vjet e cila me anë të ideologjisë së saj të errët dhe planeve satanike shkaktoj gjenocid ndaj kombit shqiptar, poashtu edhe pushtimi i egër serb me anë të ideologjisë dhe planeve të saj të errëta shkaktoj gjenocid ndaj popullit të Kosovë dhe disa nga popujve tjera të gadishullit ilirik. Gjenocid që i bënë këta pushtues të egër dhe barbar kombit shqiptar ishte një ndër krimet më të mëdha dhe një ndër tragjeditë më të rënda të historisë së gadishullit ilirik, por edhe një nga kohët më të errëta që përjetoj ky rajon e sidomos kombi shqiptar si komb i lashtë evropian dhe me një civilizim të lartë. Siç mësojmë qëllimi i këtyre pushtueseve barbar ishte që në mënyrë sistematike të shfaros kombin shqiptar, kulturën e tij burimore, historinë e tij, të vërtetat e tij të lashta si dhe civilizimin e lartë evropian të kombit shqiptar si njëri ndër kombet më të vjetra të gadishullit ilirik dhe evropian.” (http://xn--cdaaa.telegrafi.com/ , 6 maj 2011)

    5. Vetë kombi shqiptar filloi të formohej në gjysmën e dytë të shekullit XIX, shteti shqiptar u formua në decenien e dytë të shekullit XX, kur edhe ndodhi largimi i Perandorisë Osmane nga zotërimet e saj ballkanike, Europa e bashkuar filloi të profilizohej vetëm pas Luftës së Dytë Botërore dhe u funksionalizua vetëm në fundin e shekullit XX, Europa dhe Azia interpretohen si koncepte rivale qytetërimore vetëm nën optikën e orientalizmit kolonialist, ndërsa çështja e vlerave kulturore gjithnjë është më shumë perceptim se sa një sistem i sigurtë i matjes së tyre të vërtetë. Prandaj, edhe kur hulumtohet dhe vlerësohet periudha e sundimit osman të shekujve XIV- XIX, mbi shqiptarët, këto vlera të përftuara më të shumtën e rasteve pas sundimit osman, nuk mund të jenë baza e vlerësimit korrekt shkencor.

    6. Noel Malkolm, Kosova një histori e shkurtër, Dukagjini, Pejë, fq.

    7. http//bosnahistorija.16.forumer.com/a/dusanov-zakonik_post786.html (17 prill.2011)

    8. Po aty

    9. Noel Malkolm vepër e cituar, fq. 53

    10. Peter F. Sugar, Europa Juglindore nën sundimin osman, 1354-1804, Dituria, Tiranë, 2007, fq. 19

    11 Po aty, fq, 57

    12. Robert Mantrani, Historia e Perandorisië Osmane, Dituria, Tiranë, 2007, fq 93

    LITERATURA

    Historia e popullit shqiptar, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore, Prishtinë. 1979

    Peter Sugar, Europa Juglindore nën sundimin osman (1354-1804), Dituria, Tiranë, 2007

    Robert Mantran, Perandoria Osmane, Historia e perandorisë osmane, Dituria, Tiranë, 2004

    Evlia Çelebi, Shqipëria 350 vjet më parë, Horizonte, 2000, Tiranë

    Eqrem bej Vlora, KujtimeFranc Babinger, Mehmet Pushtuesi

    Halil Inalgjik, Perandoria Osmane

    Srbija i Albanci, Çasopis za kritiko znanosti, Lubljana, 1989)

    Nexhip Alpan, Nesip Kaçi, Shqiptarët në Perandorinë Osmane

    Ibrahim efendi Manzur, Ali Pasha dhe koha e tijMark Mazover, Ballkani, Skanderbeg books

    Mehdi Frashëri, Probleme shqiptareNoel Malkolm, Kosova një histori e shkurtërNyraj Bozbora, Shqipëria dhe nacionalizmi shqiptar në Perandorinë OsmanePeter Bartl, Muslimanët shqiptarë në lëvizjen për pavarësi kombëtare (1878-1912)