Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e javës së 8-të të kampionatit amator FSHF Sunday League.
Në Grupin A, Alpha CrossFit 9X9 regjistroi fitoren e 8-të radhazi, pasi mundi FC Confucius 2-0 dhe kryeson me pikë të plota, 24. Fitore në këtë grup regjistruan edhe Barrikada, Tigres, Luminesen, Immi, Happy Dent Center, FC Mallakastra dhe Friends Team.
Barrikada dhe Tigres ndjekin me nga 21 pikë, tre më pak se kryesuesit Alpha Cross Fit.
Në Grupin B, Dajti mposhti thellë Jata Market 7-1 dhe kryeson renditjen me 22 pikë.
FC Domja, M&D, Legjendat TT, Ju Ar Plast, Coca Cola Tepelena dhe Albamer fituan gjithashtu ndeshjet e tyre.
I vetmi takim që u mbyll në barazim ishte Primo MFC – Vila-L, me rezultatin 2-2. Në këtë grup, Domja renditet e dyta me 19 pikë, ndërsa ATS dhe M&D kanë nga 17 pikë.
Tag: sunday
-

Sunday League/ Alpha CrossFit kryeson Grupin A, Dajti në krye të Grupit B
-

Mbyllet java e tretë e “FSHF Sunday League”, garë e fortë dhe ekipe me pikë të plota në të dy grupet
Është mbyllur java e tretë e kampionatit amator “FSHF Sunday League”. Në Grupin A, Alpha Cross Fit, Three Lions, Barrikada dhe Luminesen regjistruan suksesin e tretë radhazi dhe numërojnë nga 9 pikë të plota.
Fitore këtë javë arritën edhe Dymbëdhjeta, IMMI, FC Tigres dhe Futura Dent.
Në Grupin B, pas përfundimit të javës së tretë, ekipi i Domjes kryeson renditjen me 9 pikë, pasi siguroi fitoren e tretë radhazi me rezultatin 1-0 ndaj skuadrës Vila L.
Triumfe regjistruan gjithashtu ATS, Dajti, Primo MFC, Raiffeisen Bank, Jata Market dhe FB Passion, ndërsa ndeshja M&D – Albamer u mbyll në barazim 0-0.
Kampionati vijon me intensitet të lartë, pjesëmarrje të gjerë dhe atmosferë sportive, duke sjellë çdo javë emocione dhe konkurrim mes ekipeve amatore. -

Kryeministri polak Donald Tusk për “The Sunday Times”: Nuk pres një paqe të qëndrueshme në Ukrainë
Bota E Diel, 26 Tetor 2025 16:43
Kryeministri polak Donald Tusk nuk pret një paqe të qëndrueshme në Ukrainë për sa kohë që presidenti rus Vladimir Putin është në pushtet, tha ai për gazetën britanike “The Sunday Times”.
Konflikti rrezikon të shndërrohet në një “luftë të përjetshme” nëse nuk ndodh diçka drastike në Rusi, tha ai në intervistën e botuar sot.“Tani pyetja kryesore është sa viktima do të shohim”, tha Tusk. “Nuk kam asnjë dyshim se Ukraina do të mbijetojë si shtet i pavarur”, u shpreh Tusk.
Sipas kreut të qeverisë polake, Rusia po përballet me vështirësi të thella ekonomike, jo më pak edhe si rezultat i sanksioneve të reja amerikane kundër kompanive ruse të naftës.
Megjithatë, rusët kanë një avantazh të madh ndaj Perëndimit dhe sidomos Evropës: “Ata janë të gatshëm të luftojnë… në kohë lufte, kjo është absolutisht çështja thelbësore”, tha Tusk.
Tusk paralajmëroi Britaninë e Madhe që të mos i nënshtrohet “iluzionit të ëmbël” se lufta kundër Ukrainës është larg.
Rusia mund të arrijë çdo kryeqytet evropian, përfshirë Londrën, me raketa balistike me mbushje bërthamore.
“Ne tashmë jemi të ekspozuar ndaj sulmeve masive në hapësirën kibernetike”, shtoi Tusk. -

FSHF Sunday League/ Zhvillohet java e dytë e kampionatit amator
Janë zhvilluar të gjitha ndeshjet e javës së dytë të kampionatit amator FSHF Sunday League, me duele interesante dhe shumë gola në të dy grupet.
Në Grupin A, skuadrat Luminesen, Alpha Cross Fit 9×9, Three Lions 9×9 dhe FC Confucius morën fitoret e dyta radhazi, duke u shkëputur në krye të renditjes pas paraqitjeve të mira në këtë fillim sezoni. Fitore arritën gjithashtu FC Tigres, Immi dhe FC Implant Swiss, ndërsa vetëm një ndeshje u mbyll në barazim, Barrikada – Antigonean 0-0.
Në Grupin B, ekipet M&D, Legjendat TT, VILA-L dhe FC Domja siguruan fitoret e radhës në kampionat. Edhe Jata Market, FC Storm dhe Coca-Cola Tepelena triumfuan në sfidat e tyre, ndërsa ndeshja FC Dajti – ATS përfundoi në barazim 1-1.
-

Luhet java e parë e FSHF Sunday League, sezoni i ri nis me gola dhe spektakël
Ka startuar edicioni i shtatë i kampionatit të futbollit amator “Sunday League Albania”, teksa java e parë nisi menjëherë me gola dhe spektakël.
Në Grupin A, Luminesen mposhti Implant Swiss me rezultatin 4-1, ndërsa Tirana e Re fitoi 3-0 ndaj Dymbëdhjetës. Fitore regjistruan gjithashtu FC Confucius, Three Lions 9×9, Alpha Cross Fit 9×9, Barrikada dhe Antigonea në ndeshjet e tyre. Vetëm një sfidë u mbyll në barazim pa gola, Immi – Friends Team 0-0.
Në Grupin B, Dajti triumfoi bindshëm 5-0 ndaj FC Vibes, ndërsa Domja fitoi 5-2 përballë Elso. Edhe ATS, VILA-L, Legjendat TT dhe M&D e nisën me fitore edicionin e ri. Dy ndeshje u mbyllën në barazim, PRIMO MFC – Raiffeisen Bank 0-0 dhe Jata Market – Coca Cola Tepelena 1-1. -

Sunday League Albania, hidhet shorti i edicionit të 7-të. Ja kalendari i plotë
Është hedhur shorti i edicionit të shtatë të kampionatit të futbollit amator “Sunday League Albania”, që do të nisë më 29 shtator.
Shorti i kampionatit u hodh në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” nga drejtuesi i Departamentit të Futbollit Amator, Jurgen Demneri dhe specialistët e këtij departamenti, ndërkohë që të pranishëm ishin përfaqësues të shumtë të ekipeve pjesëmarrëse në këtë kampionat.
Në sezonin e shtatë të kampionatit 9×9 në Tiranë do të marrin pjesë 32 skuadra, të ndara në dy grupe, A dhe B.
Në grupin A bëjnë pjesë: Luminesen, Dymbëdhjeta, FC Confucius, Three Lions, Immi, Alpha Crossfit, FC Tigres, Antigonea, Mallakastra, Barrikada, Futura Dent, Friends Team, Happy Dent Center, FC Messer, Tirana e Re, Implant Swiss.
Në grupin B bëjnë pjesë: FC Dajti, ATS, ELSO, Primo, Vila-L, Legjendat TT, MD, Jata-Market, Coca-Cola, FB Passion, Juar Plast, Albamer, Raiffaisen Bank, FC Domja, FC Storm, FC Vibes.
Edicioni i shtatë pritet të sjellë më shumë rivalitet mes ekipeve, ndeshje të forta dhe përballje të mëdha që do të mbajnë gjallë emocionet e këtij kampionati gjatë gjithë sezonit.
Më poshtë gjendet edhe kalendari i plotë për të dyja grupet:
KALENDARI FSHF SUNDAY LEAGUE GRUPI A
KALENDARI FSHF SUNDAY LEAGUE GRUPI B -

“Anglia ka mbaruar”, Sunday Times: Shqiptarët po kthehen vullnetarisht. Paguhen me mijëra paund nga shteti
Këto pamje tregojnë dëbimin e përjavshëm të shqiptarëve pa dokumente nga Anglia për në Shqipëri me avionë charter, paguar nga Ministria e Brendshme, Home Office.
Krahas tyre gazeta Sunday Times të cilës i referohet Top Channel, i kushton një shkrim të gjatë shqiptarëve të cilët vullnetarisht kthehen dhe marrin nga qeveria angleze shumën e 1.200 stërlinave.Gazetari Richard Assheton ka udhëtuar drejt Kukësit dhe sjell historinë e kthimit vullnetar të 32-vjeçarit, Ardit Shehu.
“Ky shqiptar, azili i të cilit u refuzua, na deklaroi me një theks të rëndë londinez: ‘Bro, tani Anglia është e mbaruar’”.
Kështu nis artikulli Sunday Times.Kjo thuhet në artikull sepse Britania e Madhe dhe Shqipëria kanë bashkëpunuar në një skemë riatdhesimi të përshpejtuar që ka zmbrapsur fluksin e mbërritjeve me gomone që në vitin 2022 arriti në gati 13.000 persona.
Sipas Sunday Times të Londrës që nga marrëveshja mes Rishi Sunak dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama në vitin 2022, Britania ka deportuar mbi 13,000 shqiptarë.
Kjo është afërsisht trefishi i numrit të atyre që deportoheshin gjatë viteve 2010. Shqiptarët janë tani kombësia më e deportuar dhe mbërritjet e tyre me varka të vogla kanë rënë me 95%.
“Policia, sa herë që flasim [në rrugë] na ndalon”, ka thënë një shqiptarë në një kafene në Kukës . “E di? Për të arrestuar shqiptarët, vetëm shqiptarët.”
Ai kishte jetuar në Barking në lindje të Londrës dhe kishte punuar me para në dorë në të zezë, në kantier ndërtimi, por u deportua gjashtë muaj më parë, tha ai.
Ervin Hoxha, ministri i Brendshëm ka deklaruar për Sunday Times: “Përpjekjet tona të përbashkëta e kanë kthyer këtë çështje në një histori suksesi.” Ai tha se Shqipëria ishte “mirënjohëse” ndaj Britanisë për bashkëpunimin.
Edval Zoto, i cili deri vitin e kaluar drejtonte një projekt të financuar nga Britania si pjesë e marrëveshjes për kthimet dhe përpiqej të bindte njerëzit nga Kukësi të mos emigronin drejt Britanisë, tha se: “Nuk mendoj se Rama po e përdor këtë marrëveshje për përfitim politik… përveç ruajtjes së marrëdhënieve të mira me Britaninë”. -

“Anglia ka mbaruar”/ Sunday Times, shqiptarët kthime vullnetare nga shteti ishull, zbulohet sa para marrin
Këto pamje tregojnë dëbimin e përjavshëm të shqiptarëve pa dokumente nga Anglia për në Shqipëri me avionë charter, paguar nga Ministria e Brendshme, Home Office.
Krahas tyre gazeta Sunday Times të cilës i referohet Top Channel, i kushton një shkrim të gjatë shqiptarëve të cilët vullnetarisht kthehen dhe marrin nga qeveria angleze shumën e 1.200 stërlinave.
Gazetari Richard Assheton ka udhëtuar drejt Kukësit dhe sjell historinë e kthimit vullnetar të 32-vjeçarit, Ardit Shehu.
“Ky shqiptar, azili i të cilit u refuzua, na deklaroi me një theks të rëndë londinez: ‘Bro, tani Anglia është e mbaruar’”.
Kështu nis artikulli Sunday Times.Kjo thuhet në artikull sepse Britania e Madhe dhe Shqipëria kanë bashkëpunuar në një skemë riatdhesimi të përshpejtuar që ka zmbrapsur fluksin e mbërritjeve me gomone që në vitin 2022 arriti në gati 13.000 persona.
Sipas Sunday Times të Londrës që nga marrëveshja mes Rishi Sunak dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama në vitin 2022, Britania ka deportuar mbi 13,000 shqiptarë.
Kjo është afërsisht trefishi i numrit të atyre që deportoheshin gjatë viteve 2010. Shqiptarët janë tani kombësia më e deportuar dhe mbërritjet e tyre me varka të vogla kanë rënë me 95%.
“Policia, sa herë që flasim [në rrugë] na ndalon”, ka thënë një shqiptarë në një kafene në Kukës . “E di? Për të arrestuar shqiptarët, vetëm shqiptarët.”
Ai kishte jetuar në Barking në lindje të Londrës dhe kishte punuar me para në dorë në të zezë, në kantier ndërtimi, por u deportua gjashtë muaj më parë, tha ai.
Ervin Hoxha, ministri i Brendshëm ka deklaruar për Sunday Times: “Përpjekjet tona të përbashkëta e kanë kthyer këtë çështje në një histori suksesi.” Ai tha se Shqipëria ishte “mirënjohëse” ndaj Britanisë për bashkëpunimin.
Edval Zoto, i cili deri vitin e kaluar drejtonte një projekt të financuar nga Britania si pjesë e marrëveshjes për kthimet dhe përpiqej të bindte njerëzit nga Kukësi të mos emigronin drejt Britanisë, tha se: “Nuk mendoj se Rama po e përdor këtë marrëveshje për përfitim politik… përveç ruajtjes së marrëdhënieve të mira me Britaninë”.Top Channel
-

Fiksimi i Mbretit Charles me gjelbërimin ndikon te kopshtarët e tij: Nga 12 të punësuar në pronën e Gloucestershire, 11 janë larguar
Sipas atyre që punojnë për Mbretin Charles të Britanisë së Madhe, sovrani mund të jetë një shef jashtëzakonisht kërkues, me kërkesa të vazhdueshme dhe specifike që nuk përcillen gjithmonë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Për më tepër, një e metë po aq e pakëndshme është se ai nuk paguan mirë, aq sa nga dymbëdhjetë kopshtarët me kohë të plotë të punësuar në pronën Gloucestershire, për të cilat Charles është veçanërisht krenar, njëmbëdhjetë kanë dhënë dorëheqjen së fundmi.
Pse mungojnë shënimet me emrat e magnolive të tij të dashura? Si ka mundësi që u tha azalea e tij e preferuar? Dhe kush guxoi t’i priste delfiniumet e tij të dashura, duke e privuar nga një nga momentet e tij të preferuara të verës? E gjitha rrjedh nga pasioni – sigurisht – dhe për Charlesin, kopshti Highgrove, i cili është hapur për publikun që nga viti 1996, është një xhevahir në kurorën e tij.
Gjatë 45 viteve, ai e ka transformuar plotësisht atë, falë punës së kopshtarëve, por edhe punës së tij personale. Deri vonë, ai mund të mburrej se kishte mbjellë vetë çdo pemë dhe shkurre. Ai e do aq shumë saqë para se të bëhej mbret, siguroi që të mund të vazhdonte ta shijonte edhe pse në fakt do t’i kalonte Princit William.
Javën e kaluar, ai priti të parin “Samit të Harmonisë”, në të cilin mbreti, për të promovuar filozofinë e tij të jetës – harmoninë midis njerëzve dhe natyrës – ftoi përfaqësues të popujve indigjenë, specialistë të mjekësisë holistike dhe artizanë.
Sipas Sunday Times, harmonia në Highgrove prishet herë pas here. Mbreti ka zakon të inspektojë kopshtet dhe të shënojë mendimet, sqarimet dhe kritikat me të kuqe në shënime që mund të kërkojë t’ia përcillen stafit. “Pozicioni i tij”, i tha një kopshtar Sunday Times në mënyrë anonime, “është unik dhe shprehja e një mendimi të ndryshëm, ose t’i thuash se gabon, është e vështirë dhe e rrezikshme”, veçanërisht pasi mbreti nuk mund ta kontrollojë gjithmonë zemërimin e tij.
Kopshtari që i vuri gabim emrin një luleje në prani të Charles – “Mos më lejoni ta shoh më kurrë këtë njeri”, thuhet se tha me zë të lartë mbreti, duke shkaktuar shkarkimin e tij – ose kopshtari që shkroi gabim një bimë japoneze në një dokument të përgatitur për sovranin. “JO!” shkroi Charles, duke nënvizuar vazhdimisht fjalën e gabuar me të kuqe.
“Shpërthimet e vogla të acarimit” të Charlesit — siç i përshkroi një nga punonjësit e tij në një libër nga Tom Quinn — tani janë të famshme. Kush mund ta harrojë zhgënjimin e Charlesit me një bojë gjatë kurorëzimit të tij, apo shpërthimin e tij kur pa një stilolaps që nuk po funksiononte siç duhet? “Ai menjëherë pendohet dhe harron gjithçka” , shpjegojnë zyrtarët e pallatit, duke shtuar se që kur u martua me Camillan, ai në fakt ka qenë shumë më i qetë.
Pastaj është çështja e pagave. Gjysma e kopshtarëve, sipas Sunday Times, fitojnë pagën minimale të lejuar me ligj. Charles, sipas gazetës, e di këtë, megjithatë ai nuk ka propozuar një zgjidhje, edhe pse Highgrove Gardens është ndër më të vizituarit në botë dhe, falë pjesërisht një game të gjerë mallrash që variojnë nga reçelet te peshqirët e kuzhinës e deri te çorapet prej kashmiri, është ndër pronat më fitimprurëse, me një të ardhur vjetore prej 6 milionë paundësh.
-

FSHF nis organizimin e sezonit të ri të “Sunday League Albania”, hapen regjistrimet për ekipet pjesëmarrëse
Departamenti i Futbollit Amator në FSHF ka nisur organizimin për sezonin e ri 2025–2026.
Në kampionatin më popullor, FSHF Sunday League, janë hapur regjistrimet, teksa ekipet tradicionale që marrin pjesë prej vitesh kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Ndërkohë, regjistrimet vijojnë të jenë të hapura edhe për disa ditë, dhe të gjitha ekipet e interesuara mund të kontaktojnë në adresën e email-it: jdemneri@fshf.al .
Ky do të jetë sezoni i shtatë i kampionatit të futbollit amator “Sunday League Albania”, që organizohet nga Departamenti i Futbollit Amator në FSHF, dhe që çdo vit njeh rritje në cilësi, organizim dhe numër pjesëmarrësish.
FSHF vijon të mbështesë dhe promovojë futbollin amator si një pjesë të rëndësishme të zhvillimit të sportit në vend.