Tag: sulmuesit

  • Inter i “tregon derën” sulmuesit veteran, gati transferimi në Arabi për të mbyllur karrierën

    Inter i “tregon derën” sulmuesit veteran, gati transferimi në Arabi për të mbyllur karrierën

    4 Qershor 2025

    10:23

    Telesport

    Pasi dështoi të fitojë trofe këtë sezon me skuadrën e Inter, sulmuesi Marko Arnautovic duket se do t’i japë fund përvojës së tij me klubin “zikaltër” pa tërhequr shumë vëmendje.
    Kontrata e sulmuesit austriak skadon më 30 qershor, por ai nuk do të marrë pjesë në Botërorin e klubeve që nis së shpejti. Tek Inter kanë vendosur që të mos ia rinovojnë kontratën, duke parë edhe moshën e tij, 36 vjeç.
    Në të ardhmen e tij, sipas mediave austriake, duket se është Serbia, pasi sulmuesi ka një ofertë nga Crvena Zvezda. Por nuk mungojnë edhe disa propozime nga Arabia Saudite, ndaj pritet që Arnautovic të vendosë së shpejti.
    Me fanellën e Inter, në dy sezonet e fundit, ai luajti 62 ndeshje në total, duke realizuar edhe 14 gola në të gjitha turnetë.

  • Dy ditë pasi fituan Champions League, PSG nxjerr në shitje dy sulmuesit e njohur: Presim oferta

    Dy ditë pasi fituan Champions League, PSG nxjerr në shitje dy sulmuesit e njohur: Presim oferta

    2 Qershor 2025

    20:10

    Telesport

    Pas triumfit historik në Champions League, PSG ka nisur direkt përgatitjet për të bërë gati ekipin për sezonin e ardhshëm, ku synimi madhor është mbrojtja e trofeut të fituar të shtunën ndja Interit.
    Mediat franceze bëjnë me dije se PSG ka vendosur të “spastrojë” ekipin me lojtarët që nuk janë në planet e Luis Enrique, me qëllim për të krijuar hapësirën e duhur për nënshkrimet e reja. Dy lojtarët e parë që kanë dalë në shitje dhe PSG pret tani ofertat e duhura janë dy sulmuesit: Goncalo Ramos dhe Lee Kang-in.
    Sulmuesi portugez ka shënuar 18 gola dhe ka dhënë 6 asiste këtë sezon, por nuk ka arritur dot të fitojë një vend titullari dhe nuk është në planet e Luis Enrique për sezonin e ri. Për 23-vjeçarin ka interes të madh nga Liverpool, kampioni i Premier League është i gatshëm të paguajë deri në 55 milionë euro për kartonin e portugezit.
    Koreani Lee Kang-in ka shënuar vetëm 6 gola këtë sezon dhe ka dhënë 6 asiste, shifra të pamjaftueshme për Luis Enrique, ndaj është nxjerrë në shitje. Kontrata e të dy sulmuesve mbaron në vitin 2028, por nëse vijnë ofertat e duhura, PSG është e gatshme t’i lërë të lirë këtë verë.

  • Chelsea feston kualifikimin në Champions me një super transferim, 100 mln euro për një top sulmues

    Chelsea feston kualifikimin në Champions me një super transferim, 100 mln euro për një top sulmues

    Chelsea arriti të sigurojë një vend për në Champions League për sezonin e ri vetëm në javën e fundit, ku fitoi në transfertë 0-1 ndaj rivalit direkt Nottingham Forest dhe duke e mbyllur përfundimisht në vendin e katërt.
    Për të “festuar” kualifikimin në Champions, drejtuesit e Chelsea-s po mendojnë t’i bëjnë “dhuratë” trajnerit Enzo Maresca, një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim. “The Athletic” raporton se Chelsea është vënë në ndjekje të sulmuesit francez të Eintracht Frankfurt, Hugo Ekitike.
    22-vjeçari ka shënuar 22 gola në 45 ndeshje këtë sezon duke ngjallur interesin e shumë klubeve të mëdha, mes tyre edhe Chelsea. Me formën e treguar këtë sezon po ashtu është rritur edhe vlera në treg e sulmuesit francez.
    Eintracht Frankufrt është i gatshëm të heq dorë prej tij, vetëm për shifrën 100 milionë euro, një shifër shumë e majme, por klubi i Bundesligës e justifikon këtë çmim me moshën e re të sulmuesit si dhe me pritshmëritë e mëdha ndaj tij.
    Në anën tjetër, “Blutë e Londrës” mund të propozojnë një plan pagese të shpërndarë në kohë, siç kanë bërë edhe në marrëveshje të tjera më parë. Po ashtu para se të transferojnë Ekitike, Chelsea e ka të nevojshme të bëjë disa largime në repartin e sulmit, i cili është shumë i populluar, por këtë sezon nuk ka qenë aspak efektiv, ndaj kërkohet transferimi i një sulmuesi që të jetë i aftë të bëjë diferencën.
    Kujtojmë se Chelsea nesër përballet me Betis në finalen e Conference League, një mundësi e mirë për ta mbyllur këtë sezon me trofe.

  • Ish-sulmuesit bëhen arkitektët e së ardhmes! Çfarë pritet nga bashkëpunimi mes Igli Tares dhe Ibrahimovicit te Milani

    Ish-sulmuesit bëhen arkitektët e së ardhmes! Çfarë pritet nga bashkëpunimi mes Igli Tares dhe Ibrahimovicit te Milani

    Igli Tare dhe Zlatan Ibrahimovic do të ndajnë të njëjtin ambient pune te AC Milan, në një fazë të re për klubin kuqezinj. Edhe pse me role të ndryshme, të dy do të jenë të pranishëm në takimet operative dhe vendimmarrjet strategjike, ndërsa nis instalimi zyrtar i Tares në strukturat drejtuese të klubit.

    Në pamje të parë, nuk shfaqen shenja për ndonjë përplasje të mundshme mes tyre. Përkundrazi, pritet që dy ish-sulmuesit – me karakter të fortë dhe një etikë pune të pakompromis – të gjejnë gjuhë të përbashkët për të çuar përpara projektin e Milanit.
    Të dy kanë një histori të ngjashme: karriera të suksesshme në fushë, të ndjekura nga kalimi në role menaxheriale menjëherë pas tërheqjes nga futbolli. Tare u bind nga Lotito të merrte drejtimin sportiv te Lazio, ndërsa Ibrahimovic u afrua nga pronari Gerry Cardinale për të qenë pjesë e bordit strategjik të Milanit.
    Ndryshimi i vetëm i dukshëm mes tyre është brezi që i ndan: Tare ka lindur në vitin 1973 dhe ndaloi së luajturi në 2008, ndërsa Ibra, i lindur në 1981, i dha fund karrierës vetëm në moshën 41-vjeçare. Në kohën kur Tare u tërhoq, Ibra ishte duke dominuar me Interin dhe sapo kishte fituar titullin.
    Tare vjen si një drejtor me përvojë të thellë në menaxhimin sportiv, i rritur në një ambient sfidues si ai i Lotitos te Lazio. Ibrahimovic, në anën tjetër, ndodhet në fazën e parë të përfshirjes së tij si drejtues dhe ka pasur një sezon të vështirë, si në aspektin profesional, ashtu edhe personal.
    Megjithatë, që nga takimi i tyre i parë në Londër, në mars, duket se ekziston një respekt i ndërsjellë dhe një gatishmëri për të bashkëpunuar. Qartësimi i rolit të secilit dhe përcaktimi i balancave të brendshme në klub mbeten hapa kyç për fazën që vjen.
    Me dy figura të tilla në krye, Milani përfiton nga përvoja, karizma dhe një qasje serioze ndaj futbollit, që mund të shndërrohet në forcë lëvizëse për rikthimin në majat e futbollit europian.

    Top Channel

  • Vlahovic drejt La Liga-s, ja shuma që kërkon Juventus për sulmuesin

    Vlahovic drejt La Liga-s, ja shuma që kërkon Juventus për sulmuesin

    19 Maj 2025

    15:00

    Telesport

    Atletico Madrid po shqyrton mundësinë e transferimit të sulmuesit të Juventus-it, Dusan Vlahovic.
    Sipas La Gazzetta dello Sport , Juventus-i është i përgatitur të marrë në konsideratë ofertat për lojtarin serb këtë verë.
    Atletico është në kërkim të një sulmuesi të ri, pavarësisht suksesit të Alexander Sorloth këtë sezon.
    Dhe Vlahovic po shfaqet si një objektiv kryesor për gjigantët spanjollë.
    Kontrata e sulmuesit me Juventus-in zgjat deri në verën e vitit 2026 dhe bardhezinjtë janë të përgatitur ta shesin për rreth 40 milionë euro.

  • Arsenal, gati oferta e majme për të fituar garën për 75  milionëshin

    Arsenal, gati oferta e majme për të fituar garën për 75  milionëshin

    13 Maj 2025

    15:01

    Telesport

    Arsenal-i është gati t’i ofrojë sulmuesit të Sporting, Viktor Gyokeres, një rritje të madhe të pagës, ndërsa përpiqet ta largojë atë nga një transferim te Manchester United.
    Sipas një raporti nga A Bola, Topçinjtë janë gati t’i ofrojnë 26-vjeçarit një rrogë 7 milionë sterlina në sezon, e cila vetëm sa e nxeh garën për sulmuesin, i cili ka shënuar 52 herë dhe ka kontribuar me 12 asiste në 50 ndeshje për skuadrën portugeze këtë sezon.
    Kujtojmë se Gyokeres fiton aktualisht 3.8 milionë euro në sezon.
    Lojtari suedez ka tërhequr vëmendjen e Premier League, me Arsenalin që thuhet se po kryeson garën pavarësisht interesit nga United, të cilët kanë lidhje të forta me sulmuesin përmes trajnerit Ruben Amorim.
    Vlera e sulmuesit në merkato është 75 milionë euro.

  • VIDEO/ Marash Kumbulla bën rolin e sulmuesit, tund rrjetën përballë Getafes

    VIDEO/ Marash Kumbulla bën rolin e sulmuesit, tund rrjetën përballë Getafes

    Marash Kumbulla ka rilindur në Spanjë. Përpos paraqitjeve pozitive në mbrojtje, lojtari shqiptar po jep kontributin e tij edhe në fazën e sulmit. Futbollisti i Kombëtares shqiptare ka tundur rrjetën përballë Getafes. Kumbulla bëri rolin e sulmuesit në zonë, ku pas një goditjeje nga këndi në minutën e 39 e dërgoi topin në rrjetë.
    E majta e tij ishte e saktë dhe i dha epërsinë Espanjolit. Pjesa e parë ka përfunduar me shifrat 1-0 në favor të bardhebluve, ndërsa në lojë janë edhe 45 minuta të tjera për t’u zhvilluar./Sport Ekspres/

  • Sulmuesit e majtë më të kushtueshëm në botë, vetëm 2 janë në treg për t’u shitur

    Sulmuesit e majtë më të kushtueshëm në botë, vetëm 2 janë në treg për t’u shitur

    6 Prill 2025

    15:17

    Telesport

    Kush janë sulmuesit e majtë më të kushtueshëm në botë? Transfermarkt ka përditësuar së fundmi vlerat e tyre dhe renditja ka pësuar ndryshime fare të vogla.
    I pari renditet Vinicius Junior me vlerë 200 mln euro, ndjekur nga Luis Diaz (85 mln) dhe Khvicha Kvaratskhelia (80 mln euro).
    Renditja vijon me Raphinha (80 mln), Rafael Leão (75 mln euro), Nico Williams (70 mln euro), Bradley Barcola (70 mln euro) dhe Cody Gakpo (70 mln euro).
    Për klubet e mëdha që interesohen për të ndërhyrë në këtë pozicion, mund të thuhet se opsionet janë vetëm dy, ylli i Milanit dhe ylli i Athletic Bilbao.
    Leão ka disa oferta, por deri tani asgjë nuk duket konkrete. Nico Williams, ndërkohë, pritet të kalojë tek Arsenali. Lojtarët e tjerë janë të pamundur për t’u shitur, me përjashtim të rasteve kur ofertat vijnë nga Arabia Saudite.

  • Gafa e sulmuesit të Real Madrid, ngatërron të dashurën me lojtarin e Arsenalit

    Gafa e sulmuesit të Real Madrid, ngatërron të dashurën me lojtarin e Arsenalit

    Një gafë e sulmuesit të Real Madrid, Endrick, e ka bërë atë më të përfolurin e momentit në rrjetet sociale.Futbollisti brazilian është shumë aktiv në rrjetet sociale, ndërsa së fundmi ka zgjedhur të publikojë disa foto me partneren e tij, Gabrieli Miranda.
    Megjithatë, Endrick duket se është nxituar në etiketimin e personit në foto, duke e ngatërruar partneren e tij me futbollistin e Arsenalit, Gabriel Martinelli.Në foton e partneres së Endrick, për pak minuta, figuronte emri i Martinellit, me këtë të fundit që nuk i kurseu shakatë.
    Sulmuesi i Arsenal, komentoi në foton e Endrick, duke i dhënë se ka gabuar person. “Je fenomen, por mendoj se ke etiketuar personin e gabuar”, shkruan Martinelli.
    Kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale të shpërndahet me shpejtësi ky moment.