Tag: sulmuesit

  • Bayern nuk i ndahet Premier League, nis bisedimet me Chelsea për sulmuesin francez

    Bayern nuk i ndahet Premier League, nis bisedimet me Chelsea për sulmuesin francez

    15 Gusht 2025

    12:48

    Telesport

    Bayern Munich ka hapur bisedimet me skuadrën e Chelsea për transferimin e sulmuesit, Christopher Nkunku. Lajmi është konfirmuar sot nga “talkSPORT”.
    Kampionët e Bundesligës u interesuan për lojtarin ndërkombëtar francez edhe në janar, por çmimi i kërkuar nga Chelsea, prej 60 milionë eurosh, asokohe u konsiderua shumë i lartë dhe bisedimet u mbyllën shpejt.
    Ndërkohë që, këtë herë, ideja e bavarezëve është një huazim me opsion blerjeje, që do të kishte një kosto më të përballueshme nga kampionët e Gjermanisë.
    Gjithsesi, ideja për një marrëveshje e përhershme nuk është përjashtuar ende, pasi te Chelesa janë të përgatitur për një largim të mundshëm të sulmuesit, që erdhi në vitin 2023 për 52 milionë euro.

  • Publikohet lista, këta janë 5 sulmuesit më të paguar në Premier League

    Publikohet lista, këta janë 5 sulmuesit më të paguar në Premier League

    12 Gusht 2025

    17:37

    Telesport

    Premier League krenohet me disa nga sulmuesit më të mirë në botë dhe rrjedhimisht këta janë ndër më të paguarit.
    Kush janë sulmuesit më të paguar në ishull, aty ku thuhet se luhet futbolli më atraktiv në planet? Lista nis me Erling Haaland dhe mbaron me Gyokeres. Më poshtë, shifrat javore bruto:
    1. Erling Haaland – 619,500 euro në javë2. Omar Marmoush – 348,100 në javë3. Kai Havertz – 330,400 euro në javë4. Gabriel Jesus — 312,700 euro në javë5. Viktor Gyokeres – 236,000 euro në javë

  • “Daku është një nga dy sulmuesit më të mirë të kampionatit”, lojtari malazez: Mirlindi mund të luajë për Real Sociedadin në La Liga

    “Daku është një nga dy sulmuesit më të mirë të kampionatit”, lojtari malazez: Mirlindi mund të luajë për Real Sociedadin në La Liga

     Mirlind Daku e ka nisur në mënyrë pozitive sezonin e ri. Sulmuesi shqiptar tundi rrjetën e Zenitit në minutën e 90, duke i dhënë barazimin 2-2 Rubinit të Kazanit. I pyetur për lojtarin e Kombëtares kuqezi, “Business Online” citon se Igor Vujaçiçi ka deklaruar se ai është një nga dy sulmuesit më të mirë të kampionatit. Sipas mbrotjësit malazez, Daku mund të luajë pa problem në një skuadër të ligës elitare spanjolle.
    -A ishte Daku në një humor të veçantë para ndeshjes me Zenitin? “Jo, ai është sulmuesi ynë, ka cilësi të mira. Thjesht duhet të presësh momentet që ai do të realizojë. Mbrojtësit e Zenitit luajtën mirë kundër tij. Ishte e vështirë për të, iu desh të vepronte shumë pa top. Por në pjesën e dytë ai menjëherë e kuptoi momentin e tij. Kjo është forca e tij”.
    – A është Mirlindi sulmuesi më i mirë në kampionatin rus?“Po, mendoj se është ai dhe Xhon Kordoba”.
    – Në cilin kampionat do të ishte në gjendje të luante Mirlindi?“Ndoshta në Spanjë”.
    – Cili ekip?“Real Sociedad”, ka thënë Igor Vujaçiçi./Sport Ekspres

  • Chelsea i prerë, pretendon minimumi 80 milionë paund për kartonin e sulmuesit

    Chelsea i prerë, pretendon minimumi 80 milionë paund për kartonin e sulmuesit

    Ka shumë thashetheme rreth Nicolas Jackson dhe largimit të tij të mundshëm nga Chelsea.
    Enzo Maresca nuk preferoi të fliste për këtë temë gjatë Kupës së Botës për Klube, por me blerjen e Delap dhe hapësirën e kufizuar në sulmin e Blues, mund të ketë një largim të mundshëm.

    Megjithatë, diskutimi rreth të ardhmes së sulmuesit senegalez është më i ndërlikuar nga sa mund të imagjinohet.
    Për më tepër që, Nico Jackson ka nënshkruar një kontratë tetëvjeçare, që zgjat deri në vitin 2033,
    Në sezonin e kaluar, lojtari në 37 paraqitje ia doli që të realizoi 13 gola dhe dhuroi 6 asiste.
    Chelsea e vlerëson kartonin e sulmuesi midis 80 dhe 100 milionë paund.

  • Simone Inzaghi-t i vjen “oreksi” tek Al Hilal, 120 milionë euro për një nga sulmuesit më të mirë në botë

    Simone Inzaghi-t i vjen “oreksi” tek Al Hilal, 120 milionë euro për një nga sulmuesit më të mirë në botë

    19 Korrik 2025

    13:47

    Telesport

    Përveç Liverpool-it, në garë për të transferuar Alexander Isak ka hyrë fuqishëm edhe Al-Hilal. Klubi arab është gati të dorëzojë ofertën e parë në drejtim të Newcastle, e cila do të jetë 120 milionë euro, shifra më e madhe e ofruar deri tani për sulmuesin suedez.
    Pasi u refuzuan në mënyrë të vazhdueshme nga Victor Osimhen, i cili ka zgjedhur të transferohet te Galatasaray, klubi i drejtuar nga Simone Inzaghi është hedhur i gjithi në sulm për të transferuar Alexander Isak.
    Suedezi shkëlqeu në sezonin e kaluar ku shënoi 27 gola dhe aktualisht mund të konsiderohet si një nga sulmuesit më të mirë në botë, ndaj dhe interesimi për të ka ardhur duke u shtuar.
    Ndërkohë, burime të ndryshme nga Anglia tregojnë se Isak jo vetëm që e ka dëgjuar ofertën saudite, por ka miratuar edhe negociatat e transferimit, një vendim që mund të përshpejtojë rezultatin e një prej marrëveshjeve më të shtrenjta të kësaj vere.

  • E ardhmja e sulmuesit të Realit në dyshim, shumë shpejt takimi vendimtar

    E ardhmja e sulmuesit të Realit në dyshim, shumë shpejt takimi vendimtar

    E ardhmja e Rodrygos te Real Madridi është në dyshim dhe një pikë kthese mund të vijë së shpejti.
    Gazetari i njohur, Fabrizio Romano shpjegon se një takim midis palëve në lidhje me brazilianin do të mbahet javën e ardhshme, duke qenë se Los Blancos janë të hapur për ta lënë të largohet.

    Gjithsesi, në Madrid janë të sigurtë për një gjë, Rodrygo nuk do të bashkohet me Al Nassr.
    Klubi mbetet plotësisht i përqendruar në Evropë, me Arsenalin që po punon për t’i sjellë Artetës një përforcim yll në sulm.

  • Liverpool “i fiksuar” pas sulmuesit, gati oferta mostruoze

    Liverpool “i fiksuar” pas sulmuesit, gati oferta mostruoze

    Emri i Hugo Ekitike, një nga sulmuesit më të përfolur në arenën ndërkombëtare, po qarkullon përsëri në Premier League.
    Francezi, në pronësi të Eintracht Frankfurt, ka pasur një sezon të shkëlqyer, duke shënuar 22 gola dhe duke dhuruar 12 asiste në të gjitha garat. Këto shifra, siç e përmendëm, kanë bërë që disa ekipe të ndjekin lojtarin.

    Në javët e fundit, Manchester United kishte shfaqur gjithashtu interes për lojtarin, por më pas e zhvendosën fokusin në objektiva të tjerë.
    Liverpool duket se dëshiron seriozisht të nënshkruajë me Ekitike, pasi është gati të ofrojë të paktën 75 milionë euro për të Eintracht Frankfurtin për të lënë të lirë lojtarin.
    Vlen të theksohet se 23-vjeçari ishte blerë tashmë nga Paris Saint-Germain nga Stade Reims në vitin 2023 për 28.5 milionë euro, vetëm për t’ia rishitur atë “Eagles” një vit më vonë.

  • Juventusi drejt akordit, gjen sulmues klasi me… 10 mln euro komision!

    Juventusi drejt akordit, gjen sulmues klasi me… 10 mln euro komision!

    24 Qershor 2025

    17:05

    Telesport

    Juventusi ka nisur bisedimet me agjentët e sulmuesit Jonathan David, një nga sulmuesit absolutisht më të kërkuar në merkaton e kësaj vere.
    Klubi torinoz po shqyrton opsionet për afrimin e tij në mënyrë urgjente, duke qenë se ai vjen me kosto zero (pa kontratë).
    25-vjeçari e mbylli sezonin e kaluar me 25 gola dhe 12 asistime. Ai është një lojtar premtues për të ardhmen.

    Ka disa klube që kanë shfaqur interes për kanadezin: Napoli, Interi, Liverpool dhe Barcelona. Flitet se komisioni që ai kërkon për transferimin nuk i kalon 10 mln eurot. Shifër mjaft e mirë për një lojtar të këtij kalibri.

  • Milan i tregon derën sulmuesit, nga 1 korriku mund të shkojë ku të dojë

    Milan i tregon derën sulmuesit, nga 1 korriku mund të shkojë ku të dojë

    22 Qershor 2025

    17:13

    Telesport

    Aventurës së Luka Jovic te Milan i ka ardhur fundi. Drejtuesit e klubit kuqezi kanë vendosur të mos i rinovojnë kontratën sulmuesit serb, e cila skadon në fund të këtij muaji. Nga 1 korriku, Luka Jovic është lojtar i lirë dhe mund të transferohet ku të dojë.
    Dikur i konsideruar si një nga sulmuesit më premtues të moshës së tij, në kohën kur ishte pjesë e Eintracht Frankfurt, karriera e tij mori tatëpjetën pas transferimit te Real Madrid për 65 milionë euro në verën e vitit 2019. Më pas filloi saga e huazimeve në disa ekipe, tek asnjëra prej tyre nuk arriti të rigjente formën e dikurshme.
    “Marca” raporton se e ardhmja e sulmuesit serb pritet të jetë larg Europës, dy pistat konkrete janë: Cruz Azul në Meksikë dhe Botafogo në Brazil. Si lojtar i Milanit, Luka Jovic shënoi 13 gola në 2 sezone. Duke parë rendimentin e tij në fushë dhe formën e dobët, drejtuesit e Milanit i kanë bërë përfundimisht dalje.