13 Tetor 2025
11:52
Alfred Lleshi
Në Festivalin e Sportit në Trento, Mario Balotelli zbuloi top-3 sulmuesit më të mirë italianë të të gjitha kohërave: “Duhet të vendos Riva, patjetër. Baggio gjithashtu, pastaj jam i ndarë mes Del Piero dhe Totti. Sigurisht do të ishte edhe Vieri, nuk është e lehtë të zgjedh tre. Po vendos Totti”.
Ai foli edhe për marrëdhënien me Zlatan Ibrahimovic: “Më pëlqente shumë Tevez, edhe Zlatan nuk ishte keq. Pastaj kam luajtur me Figo, Kakà, Gerrard, Pirlo…, ndoshta harroj dikë. Ibra? Pak ‘i bezdisshëm’, por vetëm me ata që i do. Donte që të jepja më të mirën në çdo ndeshje dhe stërvitje. Si i ri, ndonjëherë zgjohesha me humor të keq dhe ai më përgatiste, por ishte mënyra e tij për të më dhënë dashuri”.
Balotelli komentoi edhe largimin e papritur nga kombëtarja: “Arsyeja e vërtetë? Nuk e di as vetë. Mund ta imagjinoj, por nuk mund të jem i sigurt. A ka lidhje me pak afinitet me botën e Juventusit? Ndoshta po. Gjithsesi, nuk kam pasur asnjë konflikt, gjithmonë kam shkuar mirë me të gjithë. Thjesht janë marrë vendime të ndryshme duke dëgjuar persona të caktuar, kaq”.








