Tag: sulmuesit

  • Barcelona gjen sulmuesin e nevojshëm në Serie A, nisin kontaktet me 25-vjeçarin

    Barcelona gjen sulmuesin e nevojshëm në Serie A, nisin kontaktet me 25-vjeçarin

    9 Dhjetor 2025

    17:42

    Telesport

    Prej kohësh, Barcelona është vënë në kërkim të një sulmuesi të ri, i cili do të jetë zëvendësuesi i Robert Lewandowski-t, pasi polaku do të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit.
    Edhe pse janë përmendur disa emra “big” si Julian Alvarez apo Erling Haaland, në të vërtetë Barcelona po kërkon një sulmues me kosto të ulët, për shkak të situatës jo të mirë financiare.
    “Calciomercato” zbulon se drejtuesit e Barcelonës janë takuar me agjentin e Moise Kean, sulmuesit te Fiorentinës, i cili sezonin e shkuar pati statistika të jashtëzakonshme: 25 gola në 44 ndeshje. Ndërsa këtë sezon po vuan shumë, duke shënuar vetëm 2 gola në 16 ndeshje në të gjitha kompeticionet deri tani.
    Duke ditur situatën aspak të mirë që po kalon Fiorentina, Barcelona kërkon të përfitojë dhe të sigurojë transferimin e mundshëm të sulmuesit 25-vjeçar. Keane u transferua në vitin 2024 te Firoentina për 13 milionë euro dhe sot kaluzola e largimit të tij është 45 milionë euro. Katalanasit synojnë të arrijnë marrëveshjen për një shifër jo më shuëm se 25 milionë euro.

  • “Lautaro, një nga sulmuesit më të mirë në botë. Nico Paz, e ardhmja është e tij”

    “Lautaro, një nga sulmuesit më të mirë në botë. Nico Paz, e ardhmja është e tij”

    6 Dhjetor 2025

    9:52

    Alfred Lleshi

    Juan Sebastián Verón, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, komentoi ndeshjen Inter-Como dhe duelin mes Lautaro Martínez e Nico Paz. Për kapitenin zikaltër tha: “Lautaro shënon në çdo mënyrë, luan për skuadrën dhe në zonë është vdekjeprurës. Ta markosh është shumë e vështirë. Tani ka edhe staturën e liderit, është një nga sulmuesit më të mirë në botë, bashkë me Haaland, Mbappé, Vinicius dhe Lamine Yamal”.
    Për Nico Paz u shpreh: “Është gjithmonë në vendin e duhur, në momentin e duhur. Kjo do të thotë se di ta lexojë aksionin dhe e ka futbollin në gjak. Në moshën 21-vjeçare nuk është e lehtë të jesh kaq i gatshëm. E ardhmja është e tij, por edhe tani është një lojtar që imponohet. Pa e ekzagjeruar, jemi përballë një talenti që mund të bëhet fuoriklas”.
    Verón përjashtoi krahasimet personale: “Nuk më pëlqejnë krahasimet, sidomos mes epokave të ndryshme. Unë isha më shumë mesfushor, ai më shumë sulmues. Ka diferencë”.

  • Barcelona nuk heq dorë nga Harry Kane, “9”-shi anglez paska edhe klauzolë dimërore

    Barcelona nuk heq dorë nga Harry Kane, “9”-shi anglez paska edhe klauzolë dimërore

    2 Dhjetor 2025

    10:17

    Alfred Lleshi

    Harry Kane (32 vjeç) është një nga sulmuesit që figuron në listën e objektivave të Barcelonës për ta forcuar skuadrën sezonin e ardhshëm. Klubi po kërkon një golashënues të nivelit të lartë për të zëvendësuar Lewandowskin, i cili e përfundon kontratën në fund të sezonit dhe do të mbushë 38 vjeç në gusht. Emri i sulmuesit anglez po fiton terren si kandidat.
    Një nga faktorët që e bëjnë Kane tërheqës për Barcelonën është mundësia e largimit nga Bayern Munich me një çmim të caktuar. Kontrata e tij skadon më 2027, por ka një klauzolë lirimi që mund të aktivizohet në rast marrëveshjeje me lojtarin. Vlerësohet se klauzola është 65 milionë euro, një shifër e përshtatshme krahasuar me top-sulmuesit aktualë.
    Nga Bayerni konfirmojnë se kjo klauzolë vlen edhe për merkaton dimërore. Uli Hoeness, presidenti nderi i bavarezëve, deklaroi: “Ka pasur një klauzolë lirimi deri në fund të janarit çdo vit, por supozojmë se do ta përmbushë kontratën deri në 2027. Nëse është për ne, do t’ia rinovonim kontratën. Familja e tij ndihet shumë rehat në Bavari”.
    Kane tha javën e kaluar se është “i lumtur në Mynih” dhe nuk e konsideron ndryshimin e ambientit sezonin e ardhshëm, por nuk ka nisur ende negociata për rinovimin e kontratës. Barça do të vendosë nëse do ta tentojë nënshkrimin e sulmuesit anglez, që vazhdon të tregojë efikasitet të jashtëzakonshëm.

  • Bayern punon për të ardhmen, vë në shënjestër dy talentet e Brazilit

    Bayern punon për të ardhmen, vë në shënjestër dy talentet e Brazilit

    24 Nëntor 2025

    13:05

    Telesport

    Bayern Munich thuhet se i ka vënë syrin sulmuesit të Vasco da Gama, Rayan, me “Bild” që shkruan se kampionët gjermanë po përpiqen të sigurojnë një nga sulmuesit e rinj më premtues të Brazilit.
    19-vjeçari është shfaqur si një nga lojtarët më të spikatur në Serinë A braziliane këtë sezon, duke gjetur portën 12 herë në 31 paraqitje, dhe rritja e tij e shpejtë nuk ka kaluar pa u vënë re në të gjithë Europën.
    Rayan nuk është i vetmi brazilian në listën e Bayern-it. Klubi po monitoron gjithashtu Souzën, mbrojtësin e majtë 19-vjeçar nga Santos, i vlerësuar shumë.
    Mbrojtësi është krahasuar herët me Marcelo-n për shkak të talentit të tij sulmues dhe stilit teknik, duke e bërë atë një tjetër talent emocionues në konsideratë, ndërsa Bayern po shqyrton përforcime afatgjata në skuadër.

  • Rashica nuk fal para portës, por goli i ish-sulmuesit të Skënderbeut vlen sa për stastika

    Rashica nuk fal para portës, por goli i ish-sulmuesit të Skënderbeut vlen sa për stastika

    Ermir Rashica ka gjetur golin sot me Metalist 1925, ndërsa skuadra e tij u vendos përballë Zoria Luhansk. Ishte minuta e 31-të, kur Rashica mori përsipër penalltinë dhe e dërgoi topin në rrjetë.
    Goli i ish-sulmuesit të Skënderbeut vendosi baraspeshën 1-1. Më pas miqtë shënuan dy gola për të shkuar të sigurt drejt fitores në javën e 12-të.

    Metalist 1925 sapo është ngjitur në elitën ukrainase. Është i njohur edhe si klubi ku aktivizohen Kristian Mba, Itodo Mandela dhe Baton Zabërgja.
    Për Rashicën ishte goli i dytë, ndërsa ka asistuar edhe dy të tjerë. Në të njëjtën kuotë golash ndodhet edhe Itodo Mandela.

  • E ardhmja e Icardit, agjenti “tremb” Galatasarayn

    E ardhmja e Icardit, agjenti “tremb” Galatasarayn

    Kontrata e sulmuesit Icardi me Galatasaray-n skadon në fund të sezonit dhe me interes të madh pritet të mësohet e ardhmja e sulmuesit argjentinas.
    Agjenti i lojtarit, Pino, ka ngjallur polemika me deklaratat e fundit.

    “Do të presim deri në dhjetor, pastaj do të ndihemi të lirë të marrim vendime të tjera. Askush nga klubi nuk na ka kontaktuar ende.
    Kapiteni i Galatasaray-t mezi pret deri në fund të sezonit për të ditur qëllimet e klubit. E them këtë me respektin më të madh dhe theksoj se Galatasaray mbetet përparësia jonë.”

  • Guardiola i kënaqur me rikthimin e sulmuesit nga dëmtimi dhe për golin: Kemi nevojë për të

    Guardiola i kënaqur me rikthimin e sulmuesit nga dëmtimi dhe për golin: Kemi nevojë për të

    30 Tetor 2025

    12:24

    Telesport

    Trajneri Pep Guardiola ishte i kënaqur që Omar Marmoush më në fund shënoi golin e tij të parë sezonal me Manchester City. Sulmuesi egjiptian shënoi dje në fitoren 3-1 të “qytetarëve” ndaj Swansea në Carabao Cup.
    Marmoush u vendos në rolin e sulmuesit kryesor në këtë ndeshje, ndërsa Erling Haaland u la pushim. “Po bëhet gjithnjë e më mirë. Jam i lumtur për të sepse një sulmues ka nevojë për gola dhe për vetëbesimin e tij kjo do të jetë e rëndësishme”, tha Guardiola.
    “Ai ka qenë i lënduar për një kohë të gjatë dhe sigurisht që të luash në pozicionin e Erling është e rëndësishme. E dimë që në shumë ndeshje kemi nevojë për dy sulmues dhe është shumë mirë ta kemi atë përsëri”, shtoi Pep Guardiola.
    “Shumë ekipe kundërshtare luajnë me një sistem me 5 mbrojtës, ndaj Marmoush e di si të jetë i duruar. Ai është i aftë të lëvizë në hapësira të vogla, të jetë konsistent dhe më pas të vrapojë në prapavijë. Kemi nevojë për të”, tha trajneri spanjoll.

  • Po ”kalbet” në stol te Real Madrid, Milan gati të ”shpëtojë” karrierën e sulmuesit të ri

    Po ”kalbet” në stol te Real Madrid, Milan gati të ”shpëtojë” karrierën e sulmuesit të ri

    28 Tetor 2025

    18:08

    Telesport

    I konsideruar si zbulimi i Xabi Alonso-s, gjatë Kupës së Botës për Klube, ku debutoi dhe shënoi golat e parë me fanellën e Real Madridit, Gonzalo Garcia nuk po gjen dot hapësirë në sulm dhe aktivizimi i tij është shumë i pakët.
    Sipas të gjitha gjasave, 21-vjeçari do të largohet nga ”Los Blancos” gjatë merkatos së janarit. Për të ka interes të madh nga disa klube në Premier League, por së fundmi është futur në garë edhe Milan.
    ”Defensa Central” raporton se kuqezinjtë do të kërkojnë huazimin e sulmuesit deri në fund të sezonit me të drejtë blerje. Vlera e karton it të tij llogaritet diku te 20 milionë euro. Transferimi në Serie A mund të ishte një lëvizje e mirë për Goncalo Garcia, ku mund të fitojë eksperiencën e nevojshme për të pasur më shumë minuta në këmbë te Real Madridi.

  • E BUJSHME NGA GJERMANIA: Zëvendësuesi i Harry Kane te Bayern mund të jetë një shqiptar

    E BUJSHME NGA GJERMANIA: Zëvendësuesi i Harry Kane te Bayern mund të jetë një shqiptar

    27 Tetor 2025

    20:06

    Telesport

    Në sezonin e tij të parë në Bundesligë me fanellën e Hoffenheim, Fisnik Asllani po shkëlqen duke shënuar 5 gola dhe ka dhënë 1 asist në 9 ndeshjet e para.
    Forma e mirë e sulmuesit të Kosovës ka ngjallur interesimin e shumë klubeve për të. Prej ditësh përflitet për një interes të Barcelonës, ndërsa pak minuta më parë, Florian Plettenberg për Sky Sport Germany, raporton se Bayern ka shtuar në listën e merkatos së ardhshme verore emrin e Fisnik Asllanit.
    Klubi bavarez e sheh Asllanin si një zëvendues të mundshëm për Harry Kane. Sipas raportimit në fjalë, Bayern është informuar për klauzolën e largimit të sulmuesit dardan dhe mund të arrijë marrëveshjen para verës.
    Një gjë mund të thuhet me plot gojën, me formën e treguar deri tani, largimi i Asllanit nga Hoffenheim drejt një ekipi të madh gjatë verës së ardhshme është i sigurt.

  • Milan në rrezik, ofertë 100 milionë euro për Rafa Leao-n

    Milan në rrezik, ofertë 100 milionë euro për Rafa Leao-n

    26 Tetor 2025

    17:47

    Telesport

    Rafael Leao ka treguar që është një futbollist jetik për Milanin, por e ardhmja e sulmuesit portugez mund të jetë larg kuqezinjve. Mediet angleze raportojnë se Manchester United është gati të ofrojë 100 milionë euro për të sjellë në “Old Trafford” sulmuesin portugez.
    Ruben Amorim e sheh Leao-n si njeriun e duhur për të udhëhequr sulmin e “Djajve të Kuq”. Në anën tjetër, edhe pse drejtuesit e Milanit e vlerësojnë shumë një lojtar si Leao, do ta kenë të vështirë t’i rezistojnë ofertave tunduese që do vijnë për të në verën e ardhshme.
    Po ashtu vendimtare mund të jetë edhe dëshira e vetë sulmuesit për të provuar një aventurë të re. Përveç United, për Leao-n ka interes edhe nga klubet e tjera të Premier League si Chelsea dhe Man. City, por deri tani “Djajtë e Kuq” janë më afër shifrës së kërkuar nga Milan që është 90-100 milionë euro.