Tag: sulmuesi

  • Isak kërcënohet nga tifozët, blen qen 35 mijë euro për t’u mbrojtur. Doberman i trajnuar në nivel të lartë

    Isak kërcënohet nga tifozët, blen qen 35 mijë euro për t’u mbrojtur. Doberman i trajnuar në nivel të lartë

    23 Nëntor 2025

    11:46

    Alfred Lleshi

    Alexander Isak do të shtojë së shpejti një anëtar të ri në familje. Sulmuesi i Liverpool-it ka blerë një qen roje pasi mori kërcënime me vdekje nga tifozët e Suedisë. Në Angli po rriten ndjeshëm vjedhjet dhe sulmet ndaj lojtarëve, ndaj shumë futbollistë po adoptojnë kafshë të trajnuara për të mbrojtur shtëpitë e tyre. Isak ka zgjedhur një doberman të trajnuar profesionalisht nga një kompani e specializuar për qen roje elitare.
    Sulmuesi suedez po kalon muaj të vështirë. Gjatë verës u përfshi në një “telenovelë” merkatoje, duke bojkotuar edhe stërvitjet me Newcastle për të shkuar te Liverpool-i. Së fundi, tifozët e Suedisë e kanë sulmuar rëndë pas vendit të fundit në grupin e kualifikueseve të Botërorit 2026, duke i dërguar kërcënime me vdekje atij dhe familjes.
    Sipas “The Sun”, ai ndoqi shembullin e shumë lojtarëve të Premier League. Një burim pranë tij tha: “Ai dëshiron të ndihet rehat edhe jashtë fushës, një qen roje është thelbësor për këtë”. Edhe Walker e Grealish kanë zgjedhur së fundi qen të tillë roje për sigurinë personale dhe familjare.

  • Rikthimi në shtëpi i sjell fat, Barcelona gjen veten në avantazh pas 4 minutash lojë (video)

    Rikthimi në shtëpi i sjell fat, Barcelona gjen veten në avantazh pas 4 minutash lojë (video)

    22 Nëntor 2025

    16:34

    Telesport

    Pas një periudhe shumë të gjatë, ku Barcelona i luajti ndeshjet në shtëpi në stadiumin olimpik të Katalonjës dhe në atë të ekipit të dytë, stadiumi “Johan Cruyff”, i cili ka një kapacitet prej 600 vendesh, sot ekipi katalans është rikthyer në mitikun “Camp Nou”, në sfidën ndaj Athletic Bilbao.
    Katalanasit kanë zhbllokuar shifrat që në minutën e 4-të me Robert Lewandowski-n, sulmuesi polak shënon me një goditje të bukur me të majtën. Pavarësisht zërave për një largim në fund të sezonit, sulmuesi polak po tregon që është ende i aftë të udhëheqë më së miri sulmin e Barcelonës.
    Në rast fitoreje sot, Barcelona merr kryesimin me 31 pikë, po aq sa Real Madridi, i cili luan nesër ndaj Elche.
    SHIKOGOLIN

  • Lajme të mira për Brojën/ Sulmuesi rikthehet në Angli

    Lajme të mira për Brojën/ Sulmuesi rikthehet në Angli

    Armando Broja u detyrua të linte fushën e lojës i dëmtuar në ndeshjen ndaj Anglisë, aty ku u duk se pësoi një dëmtim të rëndë.
    Në fakt, gjërat nuk duken aq keq sa u menduan në fillim dhe mediat angleze, raportojnë se paraditen e djeshme Broja është rikthyer te Bërnlei. Sulmuesi shqiptar ka kryer një kontroll mjekësor me mjekët e klubit e më pas është planifikuar për të kryer ekzaminime të tjera mjekësore, ku edhe do të shihet dëmtimi.
    Por bëhet fjalë për një ndrydhje të gradës së parë dhe mungesa e tij në fushë, pritet që të jetë vetëm disa ditë e më pas do të rikthehet në skuadër, për të tentuar të fitojë minuta me ekipin anglez të Bërnelit.

  • Qetësohen të gjithë, Broja ka ndrydhur këmbën, rikuperohet brenda javës

    Qetësohen të gjithë, Broja ka ndrydhur këmbën, rikuperohet brenda javës

    Adriatik BALLA
    Lajmet e këqija duket se po ua lënë vendin lajmeve të mira, e kjo merr vlerë për sulmuesin kuqezi, Armando Broja, i cili rezultoi krejt i pafat në duelin me Anglinë në “Arena Kombëtare” e Tiranës dy ditë më parë. Në fakt, Armando Broja edhe në ditët e tij jo të mira, për të mos thënë më të këqija të karrierës, është një personazh që mbetet në qendër të vëmendjes. Në këtë përballje me Anglinë, ai ishte pika e diskutimit edhe për gazetarët anglezë duke qenë një lojtar i Premier League. Sulmuesi i Bërnli u aktivizua vetëm në minutën e 75-të në ndeshjen ndaj 3 Luanëve ku në ato minuta që u aktivizua, u duk shumë i motivuar, për të bërë një figurë të mirë. Por me sa duket gjendja e tij psikologjike, për momentin, nuk është më e mira dhe është ajo që ndoshta po i kthehet në pengesë. Si për të konfirmuar momentin e keq të tij, Broja nuk arrin as ta mbyllë ndeshjen, pëson një dëmtim që e nxjerr nga fusha me barelë dhe me ankthin se cili do të ishte problemi i tij i ri fizik. “Top Channel” ka mësuar se për fatin e mirë, nuk do të ketë asgjë për t’u shqetësuar, pasi kontrollet e mëtejshme ndaj tij konfirmojnë për një ndrydhje të kaviljes, që do ta mbajë atë vetëm pak ditë jashtë fushe. Po sipas këtyre burimeve, bëhet fjalë për një dëmtim që rikuperohet brenda 4-5 ditësh. Kështu që, Broja do të mund të jetë në dispozicion të trajnerit të Bërnlit shumë shpejt për të vazhduar sezonin normalisht.
    Mirlind Daku gjithnjë e më pak në fushë
    Në përfaqësuesen kuqezi një nga lojtarët që ka humbur disi terren është dhe sulmuesi Mirlind Daku, i cili nuk ka qenë kurrë titullar me Shqipërinë në këto eliminatore, ku ka luajtur në 4 ndeshje duke qëndruar vetëm pak minuta në fushë. Në total, 59 minuta të cilat të shpërndara në 4 sfida, e shohin atë shumë larg asaj që mund të cilësohet aktivizim i rregullt apo efikas. Me pak fjalë, roli i tyre në Shqipërinë e Silvinjos është ndjeshëm i reduktuar dhe fakti që të dy mbetën në stol në sfidat vendimtare të nëntorit, jep një sinjal të qartë se trajneri ka ndryshuar këndvështrimin ndaj tyre gjatë këtyre viti
    Shanset që Shqipëria të përballet me Italinë vetëm në ndeshjen e dytë të marsit
    Italia ka mbyllur fazën e grupeve të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026 dhe tashmë është në pritje të shortit të “play-off”-it, i cili do të hidhet, më 20 nëntor. Pavarësisht humbjes 4-1 ndaj Norvegjisë në ndeshjen e fundit, azzurrët e kanë siguruar vendin në fazën eliminatore dhe do të jenë në grupin e ekipeve të renditura më lart. Në gjysmëfinale, Italia do të luajë në shtëpi kundër njërit prej këtyre kundërshtarëve: Suedisë, Rumanisë, Irlandës së Veriut ose Maqedonisë së Veriut. Ndeshja zhvillohet, më 26 mars 2026. Fokusi kryesor për tifozët shqiptarë është mundësia që në finalen e “play-off”-it, Italia të përballet me Shqipërinë. Kuqezinjtë janë në listën e kundërshtarëve potencialë të finales së 31 marsit, së bashku me: Uellsin, Skocinë, Sllovakinë, Republikën Çeke, Irlandën, Bosnjë e Hercegovinën dhe Kosovën. Nëse të dyja kombëtaret kalojnë gjysmëfinalet, përballja Itali–Shqipëri mund të vendosë njërin prej vendeve evropiane në Kupën e Botës 2026.
    Euro-2026/ Kombëtarja U17 mundet nga moshatarët e Kazakistanit
    Kombëtarja U-17 luajti sot ndeshjen e tretë dhe të fundit në raundin e parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2026 ndaj Kazakistanit. Takimi i zhvilluar në “SRP Trate Nedelishe”, në Nedelishe, u fitua nga Kazakistani U-17 me rezultatin 2-1. Trajneri Fatjon Tafaj e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Simon Lleshi (GK), Kostantinos Varesi (C), Xhoel Mezani, Denis Pierro, Petro Marku, Dion Vata, Kledi Qosja, Matias Allasufi, Armend Muslika, Frensi Mali, Sokol Uldedaj. Kazakistani U-17 zhbllokoi rezultatin në minutën e 21-të me sulmuesin Çernomorets. Pjesa e parë u mbyll 1-0. Në fraksionin e dytë, Kazakistani U-17 gjeti sërish rrjetën në minutën e 58-të me Zhilkaidar, duke e çuar rezultatin në 2-0. Pavarësisht rezultatit, në pjesën më të madhe të ndeshjes Kombëtarja U-17 ishte në kontroll të lojës dhe krijoi disa mundësi të mira. Nga minuta e 76-të, Shqipëria mbeti me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të sulmuesit Himallari. Kuqezinjtë nuk u dorëzuan dhe në fund të takimit në kohën shtesë shënuan gol me Armend Muslikën, megjithatë asgjë nuk ndryshoi dhe ndeshja u mbyll me fitoren 2-1 të Kazakistanit U-17.
    Basketboll/ Liga Unike nis sot, 8 skuadra në garë për trofeun
    Liga Unike e meshkujve nis sezonin e ri, duke vijuar misionin e saj për të bashkuar basketbollin e Kosovës dhe Shqipërisë në një garë të strukturuar gjithnjë e më konkurrente. 8 skuadra, 4 nga secili vend, do të garojnë në edicionin 2025/26. Janë dy grupe. Dy më të mirat nga secili grup sigurojnë vendin në Final 4, ku përcaktohet kampioni. Ekipet pjesëmarrëse janë Bora, Vëllaznimi, Golden Eagle dhe GO Peja nga Kosova, si dhe Apollonia, Teuta, Besëlidhja dhe Vllaznia nga Shqipëria.
    Sulmuesi/ Asani ka humbur besimin e Silvinjos, tani ngroh stolin
    Jasir Asani po kalon moment të vështirë në Kombëtare. Ai ftohet, por nuk i jepen minuta. Në fakt, sulmuesi i krahut Asani e nisi edicionin kualifikues të Botërorit si titullar, për t’u zëvendësuar në minutën e 78 të ndeshjes së parë ndaj Anglisë në “Uembli”. Që atëherë, trajneri duket se ka humbur besimin te futbollisti duke mos i rezervuar më asnjë minutë në kualifikuese anësorit i cili me golat e tij ishte një emrat kryesorë që çuan Shqipërinë drejt finaleve të Euro 2024.
    Superiore/ Elbasani synon ta mundë sërish Dinamon
    Superiorja do të kthehet në fundjavë me duelet e xhiros së 12-të. Elbasani shkon drejt sfidës me Dinamon me qetësi, vetëbesim dhe një grup të plotë e të motivuar. Një fitore do të konsolidonte kreun dhe do të vazhdonte një seri historike për verdheblutë, një shans që skuadra e di mirë se nuk duhet ta lërë të ikë. Në kampin verdheblu mbizotëron optimizëm. Katër fitoret radhazi kanë ndryshuar krejtësisht moralin dhe psikologjinë e ekipit. Elbasanasit këtë sezon synojnë Europën.

  • Betejë për miliona! “Telenovela” PSG-Mbappe nuk ka të mbaruar… vijon në gjykatë

    Betejë për miliona! “Telenovela” PSG-Mbappe nuk ka të mbaruar… vijon në gjykatë

    17 Nëntor 2025

    20:01

    Telesport

    Në Gjykatën e Punës në Paris, ka nisur sot beteja ligjore që parashikohet të jetë shumë e gjatë mes PSG-së dhe ish-yllit të tyre, Kylian Mbappe.
    Sipas palës mbrojtëse të PSG-së, klubi parizien ndihet i “mashtruar” nga sulmuesi i cili iu kishte premtuar që nuk do të largohej falas dhe në vitin 2023 refuzoi të transferohej tek Al-Hilal për 300 milionë euro. Duke qenë se Mbappe u largua falas drejt Real Madridit në verën e vitit 2024, klubi parizien pretendon për një dëm të madh financiar. Për këtë arsye kërkon si dëmshpërblim shifrën 180 milionë euro, e njëjtë shifër që pagoi kur sulmuesi u transferua nga Monaco te klubi kryeqytetas.
    Në anën tjetër, përfaqësuesit e lojtarit kërkojnë si dëmshpërblim 240 milionë euro për prishje imazhit dhe mos respektim të kontratës, si dhe të bonusit që i takonte nga rinovimi që bëri në vitin 2022.

  • Karrica operohet në Finlandë, mungon ‘gjysmë’ viti te Vora

    Karrica operohet në Finlandë, mungon ‘gjysmë’ viti te Vora

    Sulmuesi pasi mbylli ndeshjen me Bylis nuk u shfaq në fushë ndërsa klubi shkruan se Bernard Karrica i’u nështrua operacionit në muskujt hamstring teksa pritet të mungojë rreth pesë muaj.

    Njoftimi i Vorës:

    “Sulmuesi ynë Bernard Karrica i është nënshtruar me sukses operacionin në muskujt hamstring dhe pritet të mungojë rreth 5 muaj.

    Një falënderim i veçantë për Dr. Lasse Lempainen dhe gjithë stafin e Pihlajalinna Hospital Turku – Finlandë për profesionalizmin, përkushtimin dhe kujdesin e jashtëzakonshëm gjatë gjithë procesit.

    Klubi dhe bashkëlojtarët janë të lumtur që gjithçka ka shkuar mirë dhe i urojnë shërim të shpejtë Bernardit, të cilin mezi presim ta shohim sërish në fushë edhe më të fortë!”

  • Uzuni drejt Serisë A, sulmuesi i Kombëtares bëhet gati t’i japë lamtumirën SHBA-së

    Uzuni drejt Serisë A, sulmuesi i Kombëtares bëhet gati t’i japë lamtumirën SHBA-së

    Myrto Uzuni shumë shpejt mund të bëjë një hap shumë të rëndësishëm në karrierën e tij dhe të përfundojë në Serinë A. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, edhe pse ka pak muaj që i është bashkuar klubit të Austin në MLS, po mendon kthimin në Europë.
    Sipas mediave italiane, futbollisti shqiptar ka gjetur një klub të interesuar të sigurojë firmën e tij. Bëhet fjalë për Kaljarin në Serinë A, një klub i cili është në kërkim të një përforcimi në repartin e sulmit për pjesën e dytë të sezonit ku ka si objektiv mbijetesën.
    Ideja është që ai të huazohet për pjesën e dytë të sezonit e më pas të diskutohet transferimi përfundimtar i Uzunit nga Austin. Në favor të kësaj marrëveshje është fakti që MLS është pushim deri në muajin mars dhe klubi amerikan mund të lejojë që lojtari të vazhdojë të luajë rregullisht gjatë këtyre muajve.

  • Tre pista për të ardhmen e Lewandoski-t, agjenti i tij mohon lajmin e hidhur

    Tre pista për të ardhmen e Lewandoski-t, agjenti i tij mohon lajmin e hidhur

    Robert Lewandowski u rikthye me një hat-trick ndaj Celta Vigo, pas dëmtimit që e la jashtë për në muaj. Sulmuesi polak është në dilemë të madhe për të ardhmen.
    “SPORT” raporton se Lewandowski ka në tavolinë tre pista. Së pari vetë sulmuesi dëshiron të qëndrojë edhe një vit tjetër te Barcelonë, madje për këtë gjë është i gatshëm të pranojë edhe uljen e rrogës.
    Pista e dytë është transferimi diku tjetër brenda Europës, pasi sulmuesi nuk preferon të shkojë në Arabinë Saudite apo në Amerikë, ku interesi për të është shumë i madh. Në ligat elitare, deri tani është përfolur për një interesim të madh nga Milan.
    Mundësia e tretë është tërheqja përfundimtare nga futbolli, në rast se nuk gjen asnjë pistë që i përshtatet jetës dhe karrierës së tij.
    Menjëherë pas këtij lajmi të publikuar nga “SPORT”, ka reaguar dhe agjenti i polakut, Pini Zahavi, duke e hedhur poshtë mundësinë e tërheqjes në fund të sezonit.
    “Ai është një sulmues i nivelit të lartë, por ende nuk ka asnjë përditësim në lidhje me rinovimin e kontratës së tij ose të ardhmen me Barcelonën”, ka thënë Zahavi në një reagim të shkurtër.

  • Kualifikueset e Botërorit 2026 / Tuci flet nga grumbullimi: I lumtur për rikthimin, asnjë nënvlerësim Andorrës

    Kualifikueset e Botërorit 2026 / Tuci flet nga grumbullimi: I lumtur për rikthimin, asnjë nënvlerësim Andorrës

    Kombëtarja shqiptare vijon grumbullimin në Barcelonë, në prag të dy ndeshjeve të fundit të fazës kualifikuese ndaj Andorrës dhe Anglisë, të vlefshme për Botërorin 2026.
    I gjithë ekipi është i fokusuar në ndeshjen e parë ndaj Andorrës, e cila vlerësohet si shumë e rëndësishme nga stafi dhe lojtarët.Sulmuesi Indrit Tuci, në një prononcim për fshf.org u shpreh i lumtur për rikthimin në Kombëtare dhe theksoi që Andorra nuk është një kundërshtar që duhet nënvlerësuar.

    “Të them të drejtëm ndihem shumë mirë, ndihem shumë i lumtur që u ktheva në Kombëtare, sepse është një arritje e madhe për çdo futbollist të jetë pjesë e Kombëtares, sidomos kur kemi një mundësi më shumë për të shkuar në Botëror. Do jap maksimumin tim, çunat më pritën shumë mirë dhe shpresoj të bëjmë mirë në këto dy ndeshje” – u shpreh sulmuesi Tuci.
    “Atmosfera më duket shumë e mirë, të gjithë shoqërohemi me njëri-tjetrin, ka harmoni grupi dhe përgatitjet janë shumë intensive për Andorrën. Për momentin po mendojmë vetëm për Andorrën, pasi ta kalojmë Andorrën do mendojmë për Anglinë. Po i analizojmë shumë mirë, kemi parë disa video se çfarë mund të bëjnë ata për të na penalizuar neve dhe shpresoj që dëshirat që ka trajneri t’i realizojmë në fushë dhe mos ta zhgënjejmë” – shtoi më tej ai.
    “Më e rëndësishme është ndeshja e parë me Andorrën dhe nuk duhet t’i nënvlerësojme, pasi ata dinë të penalizojnë, sepse kanë lojën e tyre që nuk i pëlqen asnjë ekipi, të cilët mbrohen me çdo kusht që të mos pësojnë gol. Shpresoj të arrijmë ta fitojmë ndeshjen e parë dhe pastaj për të dytën do flasim më tej” – theksoi sulmuesi i Kombëtares, Indrit Tuci.
     

  • “Konkurrenca na bën mirë”, Ekitike: Ja çfarë na duhet në sulm

    “Konkurrenca na bën mirë”, Ekitike: Ja çfarë na duhet në sulm

    Sulmuesi i Liverpool, Hugo Ekitike, u shpreh se e mirëpret konkurrencën për një fanellë si titullar te skuadra e “reds”. Sipas tij, kjo do t’i ndihmojë të gjithë lojtarët të përmirësohen, në një sezon që nuk ka nisur aspak mirë.
    Kampionët e Premier League shpenzuan shumë gjatë verës për të sjellë Ekitike, Alexander Isak dhe Florian Wirtz në klub, duke i shtuar një reparti sulmues që tashmë përfshinte lojtarë si Mohamed Salah dhe Cody Gakpo.
    Skuadra e Arne Slot ende nuk është aktivizuar plotësisht këtë sezon, por Ekitike është e bindur se kombinimet mund të funksionojnë, pasi sulmuesit e Liverpool të kenë pasur kohë të mësojnë lojën e njëri-tjetrit. “Ne luajmë për të njëjtën skuadër”, tha Ekitike.
    “Natyrisht, ka vetëm disa vende në fushë, por luajmë për të njëjtën skuadër, kështu që rritemi së bashku, ndajmë fushën dhe thjesht e shtyjmë njëri-tjetrin për t’u përmirësuar. Kështu e shoh unë konkurrencën”, shtoi sulmuesi francez.
    Më tej, ai tha: “Duhet pak kohë për të parë cilësinë. Ne vijmë nga klube të ndryshme, duhet të gjejmë lidhje, të luajmë së bashku. Duhet kohë për të pasur ekipin perfekt në aspektin e lojës dhe kolektivit. Duhet të stërvitemi së bashku, të luajmë së bashku dhe do të përmirësohet”.