Tag: sulmuesi

  • E bujshme nga Turqia, ja gjiganti i Serie A që interesohet për Immobile. Sulmuesi, gati për t’u rikthyer në Itali

    E bujshme nga Turqia, ja gjiganti i Serie A që interesohet për Immobile. Sulmuesi, gati për t’u rikthyer në Itali

    2 Prill 2025

    13:10

    Alfred Lleshi

    E ardhmja e Ciro Immobile është ende e pasigurt. Sipas asaj që raporton portali turk “Fanatik”, sulmuesi i Besiktasit po shqyrton mundësinë për ta lënë “Super Lig” në fund të sezonit dhe i ka dhënë mandatin agjentit të tij për t’i gjetur një ekip të ri. Një nga ekipet që ka shfaqur interes për lojtarin e lindur në vitin 1990 është Interi, i cili e ka vlerësuar pozitivisht këtë opsion dhe ka dhënë dritën jeshile për rikthimin e tij në Itali.
    Në një intervistë të fundit për “Radio TV Serie A”, ai foli kështu për Simone Inzaghin: “Ajo që e karakterizon më shumë trajnerin zikaltër është fakti që arrin të kombinojë obsesionin taktik me aspektin e unitetit të skuadrës. Për mua është thelbësore të krijohet një kimi mes lojtarëve.
    Nuk po them që duhet të jenë miq, por kalon gjithë sezonin me shokët e skuadrës dhe, nëse nuk ekziston ajo kimi, ajo dëshirë për të fituar së bashku dhe ndihmuar njëri-tjetrin, bëhet e vështirë. Simone Inzaghi në këtë aspekt është me të vërtetë i jashtëzakonshëm”.

  • Hubner këshillon Shpendin: Duhet të godasësh portën, mos u trego altruist

    Hubner këshillon Shpendin: Duhet të godasësh portën, mos u trego altruist

    Sulmuesi shqiptar Kristjan Shpendi po vuan prej tre muajsh thatësirën para portës në Serinë B. Shpendi e nisi mirë sezonin, por që nga një dëmtim që pësoi, nuk po gjen më rrjetën, duke u kthyer në një problem për të dhe për ekipin.
    Megjithatë, ish-sulmuesi i njohur i kësaj skuadre, Dario Hubner, i cili u shpall golashënuesi më i mirë i Serisë A në vitin 2002, insiston se Shpendi mund të kthehet përsëri të jetë vdekjeprurës në zonë nëse ndërron pak mënyrën e lojës.
    “Ai punon shumë për skuadrën, shpenzon energji, por shumë jashtë zonës. Duhet shërbyer më shumë, duhet të gjuajë në portë dhe shënojë. Unë kam falënderuar gjithmonë shokët e skuadrës që më lejonin të bëja gola duke më vendosur në kushte më të mira për t’i tentuar. Unë e shoh djaloshin si shumë altruist, luan shumë jashtë zonës, bën sponda, por duhet shërbyer më shumë në 25 metrat e fundit dhe kështu do të kthehet të shënojë, pasi ka gjithçka duhet për të bërë mirë”, tha ish-sulmuesi i njohur italian.

  • Rei Manaj bën çfarë të dojë në Turqi, 2 gola dhe 2 asist në 90 minuta me Sivasporin

    Rei Manaj bën çfarë të dojë në Turqi, 2 gola dhe 2 asist në 90 minuta me Sivasporin

    Sivasspor ka arritur një fitore të thellë 5-1 ndaj Adana Demirspor në ndeshjen e vlefshme për kampionatin turk të futbollit, Superligën, ku futbollisti shqiptar, Rey Manaj, ishte protagonist kryesor. Ky sukses erdhi falë një performance të jashtëzakonshme nga sulmuesi, i cili kontribuoi në katër gola të skuadrës së tij, duke shënuar dy gola dhe dhënë dy asist.
    Manaj, që ka bërë një fillim të mirë të sezonit, tregoi të gjithë aftësitë e tij teknike dhe shkathtësinë në fushë. Në minutën e 13 dhe 17 Manaj do të shënonte dy golat e parë të ndeshjes, ndërsa në dy golat e fundit, sulmuesi shqiptar do të asistonte. /Sport Ekspres/

  • 8 metra qeli, pak futboll dhe punë të ndryshme. Ja si po i kalon Robinho ditët në burgun brazilian

    8 metra qeli, pak futboll dhe punë të ndryshme. Ja si po i kalon Robinho ditët në burgun brazilian

    Robinho, ish-sulmuesi i Real Madridit dhe Milanit, ka kaluar më shumë se një vit në burgun e Tremembés, në Brazil, duke vuajtur dënimin prej 9 vitesh heqje lirire. Koka bën, koka pëson… thotë një fjalë e urtë.
    Pikërisht këtë gjë po vuan edhe ish-sulmuesi brazilian, i cili është gjetur fajtor për përdhunim në grup të një vajze të re shqiptare, ngjarje e ndodhur në vitin 2013 në Milano. Meqenëse Brazili nuk e lejon ekstradimin e qytetarëve të tij, ai po e vuan dënimin në vendin e lindjes, në një strukturë të destinuar për të burgosurit “specialë”.
    Robinho, 41 vjeç, ndan një qeli prej 8 metrash katrorë me një të ri të dënuar për nxitje në vetëvrasje. Vizitat janë të kufizuara vetëm për anëtarët e afërt të familjes një herë në muaj, përfshirë djalin e tij 17-vjeçar, i cili së fundi iu bashkua akademisë së Santosit.
    Gjatë qëndrimit në burg, ish-futbollisti merr pjesë në disa aktivitete për të fituar ulje të dënimit: kujdeset për kopshtin, riparon pajisje elektronike dhe ndjek kurse formimi, përfshirë një program elektronik prej 600 orësh. Ai gjithashtu është pjesë e një klubi leximi dhe merr pjesë herë pas here në ndeshje futbolli me të burgosur të tjerë, mes të cilëve politikanë dhe sipërmarrës.
    Robinho i ka mohuar gjithmonë akuzat, duke këmbëngulur se marrëdhënia me “viktimën” ka qenë konsensuale. Dënimi i tij, i konfirmuar nga Gjykata e Lartë Braziliane, pas vendimit të gjykatave italiane, mbetet përfundimtar.
    Së fundmi, çështja është rikthyer në vëmendje për shkak të vetëvrasjes në moshën 46-vjeçare të Rudney Gomes, ish-truprojës dhe mikut të Robinhos, emri i të cilit kishte dalë në hetim, ndonëse nuk ishte dënuar. Lajmi është raportuar nga “TyC Sports”.

  • Manchester United në kërkim të një sulmuesi dhe një mesfushori, ja emrat në listën e Amorim

    Manchester United në kërkim të një sulmuesi dhe një mesfushori, ja emrat në listën e Amorim

    Skuadra e Manchester United është duke eksploruar tregun për gjetjen e një sulmuesi të ri verën e ardhshme. Sipas mediave britanike, Viktor Gyokeres i Sporting dhe Victor Osimhen, që luan si i huazuar te Galatasaray, janë dy objektivat kryesorë.
    Gyokeres është favorit, pasi trajneri aktual Ruben Amorim e njeh mjaft mirë, duke qenë se e ka trajnuar para se të vinte në “Old Trafford”. Trajneri portugez do të dilte garant për këtë transferim, duke qenë se kushton edhe më pak se Osimhen.
    Gjithsesi, drejtuesit anglezë po eksplorojnë edhe surprizat nga Bundesliga. Sulmuesi Benjamin Sesko që luan me Leipzig është një emër në listë. Ai mund të largohet nga klubi për shkak të klauzolës së tij të lirimit (80 milionë euro).
    Sulmuesi tjetër për të cilin janë të interesuar është Hugo Ekitike, një lojtar i talentuar francez, që gjithashtu luan në Gjermani. Ai do të largohet nga Eintracht Frankfurt verën e ardhshme, por ata do të kërkojnë 80 milionë euro.
    United është gjithashtu në kërkim të një mesfushori të ri, kryesisht me tipare sulmuese dhe Kenan Yuldiz i Juventus është një nga emrat që ata po shohin. Një tjetër emër është Xavi Simons nga Leipzig, por gjermanët kërkojnë 80 milionë euro edhe për të.