Tag: sulmuar

  • “U sulmuan pa asnjë motiv”/ Incidenti në Fier, reagon BKH: Agjentët po kryenin detyrën!

    “U sulmuan pa asnjë motiv”/ Incidenti në Fier, reagon BKH: Agjentët po kryenin detyrën!

    Byroja Kombëtare e Hetimit ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur mbrëmjen e së martës në Fier, ku agjentët e këtij institucioni janë sulmuar nga disa persona.

    BKH shprehet se hetuesit dhe efektivët e Policisë së Shtetit janë sulmuar teksa po kryenin detyra hetimore të deleguara, në kuadër të një hetimi të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
    “Mbështetur në informacionin e përcjellë nga Drejtoria  Vendore e Policisë, Fier (DVP) dhe verifikimet e kryera, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20 minuta, në aksin Fier – Patos. Ndërsa hetuesit e BKH-së dhe oficerët e Policisë së Shtetit po kryenin detyrën, janë sulmuar pa asnjë motiv nga persona tashmë të identifikuar dhe shoqëruar në DVP, Fier.
    Të  gjitha veprimet hetimore dhe proceduriale lidhur me ngjarjen janë duke u kryer nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier.
    SPAK nënvizon se të gjitha veprimet e ndërmarra nga BKH janë në përputhje me ligjin dhe nën vëzhgimin direkt të prokurorëve të posaçëm.
    SPAK u bën thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë me institucionet e drejtësisë dhe të respektojnë autoritetin e hetuesve dhe Policisë së Shtetit që veprojnë në zbatim të detyrës së tyre. Integriteti dhe siguria e hetuesve të BKH-së dhe efektivëve të Policisë së Shtetit është thelbësore në angazhimin tonë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”-njofton BKH.

    Top Channel

  • Debatet e ashpra me Jozin, Gerta: Keni përdorur për sulm faktin që jam nënë

    Debatet e ashpra me Jozin, Gerta: Keni përdorur për sulm faktin që jam nënë

    “Ethet” e finales duket se kanë zënë të gjithë banorët, të cilët po luftojnë për dy vendet e fundit.

    Jozi është njëri prej tyre, i cili në katër ditët e fundit ka ndezur debate me një pjesë të madhe të shtëpisë, përfshirë dhe Gertën.

    Kjo e fundit është ndjerë e ofenduar nga fakti që Jozi i ka përmendur faktin që ajo është nënë, duke e cilësuar si një objekt për ta sulmuar.

    Gerta: Si t’i bëj ‘skip’ fjalës nënë këtu?!

    Jozi: Ti më thua se je nënë. Pse e luan Big Brother-in tani?

    Gerta: Në fund të thashë pse gra të moshës time të mos inspirohen nga mua.

    Jozi: Ta kanë përmendur të gjithë në shtëpi dhe ti thoje që nuk ke ardhur për nënë këtu.

    Gerta: Sepse më ka sulmuar e gjithë shtëpia.

    Laerti: Askush s’të ka sulmuar.

    Rozana: Fakti që i përdor fjalët dhe nuk ia di kuptimin…

    Gerta: Fakti që jam nënë, ju ma keni përdorur për sulm.

  • Rusia: Ukraina ka sulmuar një ndërtesë industriale

    Rusia: Ukraina ka sulmuar një ndërtesë industriale

    Një ndërtesë industriale në rajonin e Mordovias në Rusi është goditur nga dronët e Ukrainës më 5 prill, tha guvernatori i këtij rajoni përmes një deklarate në Telegram.Guvernatori Artyom Zdunov tha se ekipet emergjente kanë dalë në vendngjarje, por ai nuk tregoi se cila ndërtesë industriale është sulmuar apo nëse ka viktima nga sulmi.
    Baza, një kanal në Telegram që ka lidhje me forcat ligjzbatuese ruse, tha se është sulmuar një fabrikë e fibrave optike në qytetin Saransk, 820 kilometra larg nga kufiri me Ukrainën.

  • Egli largohet nga intervista në “BB Radio” prej sjelljes së Gjestit? Çfarë ndodhi mes tyre?

    Egli largohet nga intervista në “BB Radio” prej sjelljes së Gjestit? Çfarë ndodhi mes tyre?

    Më pas vëmendja shkoi tek Gerta, e cila u pyet se si ndihej në këtë javë që ndodhet në nominim kokë më kokë për finale me Rozana Radin. Dhe gjithashtu nëse e sheh veten si finalistja e parë e edicionit. Përgjigja e saj ishte:
    Këtë nuk e them dot… unë e shikoj veten përpara Rozanës. Për të gjithë atë çka kam dhënë në shtëpi. Si një lojtare pak ngacmuese, por kam qenë e drejtë, nuk kam bërë skema. E mirë e keqe, me gjithë situatat e mia, ku jam sulmuar shumë dhe nga banorët e shtëpisë… Më kanë sulmuar për profesionin, ka qenë Rozana. Më kanë sulmuar tek familja, sërish Rozana kjo… më bënte presion.
    Biseda ka vijuar më pas tek Egli, e cila është pyetur nëse ka patur një strategji në lojën e saj. Banorja është shprehur se:
    Biseda ime e parë, ka qenë nga frika për të hyrë… Se e kam marrë ftesën dhe në vite të tjera. Këtë vit kisha një thirrje, thashë pse jo, hapja derën një mundësie të re. Autoren e pyeta çfarë të bëj unë aty?!
    Ajo pohoi se i është thënë që të jetë vetëvetja dhe ashtu ka vepruar. Duke nënkuptuar që nuk ka bërë asnjë lojë apo strategji. Nuk kam qenë personi që ndiqte “Big Brother” 24h. Në atë moment, Gjesti ka ndërhyrë duke i kujtuar se i është bërë vetëm një pyetje e thjeshtë, duke treguar se Egli po zgjatej shumë me përgjigjen e saj.
    Banorja iu drejtua duke i thënë se ishte një moderator i pasjellshëm dhe se u ndje e ofenduar nga reagimi i tij. Kështu ajo vendosi të largohej nga intervista.
    “Kjo është hera e dytë që me ke ofenduar në një intervistë, me gjithë respektin për Top Albania Radio dua të largohem, sepse një herë e kam bërë gabimin… Ishte përgjigja e parë që dhashë që kur jam ulur dhe më ndërpreve pa respekt, nuk ta lejoj”

  • Bandat në Haiti sulmojnë burgun dhe lirojnë 500 të dënuar

    Bandat në Haiti sulmojnë burgun dhe lirojnë 500 të dënuar

    Bandat në Haiti kanë sulmuar qytetin Mirebalais të hënën dhe kanë liruar nga burgu rreth 500 të burgosur, transmeton “BBC”.

    Një zëdhënës i Policisë së Haitit ka thënë se janë dërguar forca shtesë në qytetin që gjendet rreth 50 kilometra në verilindje të kryeqendrës Port-au-Prince.

    Policia thotë se ka rimarrë kontrollin e Mirebalaisit, por në mediat lokale raportohet se ende nuk janë kapur të burgosurit që janë liruar.

    Bandat e armatosura janë nën kontroll të gati gjithë kryeqendrës, por së fundi po shënjestrojnë edhe qytetet tjera.

    Persona të armatosur kanë djegur ndërtesa dhe po ashtu vetura, ndërsa kanë sulmuar edhe një stacion policor e gjithashtu një burg, ku po mbaheshin rreth 500 të burgosur.

    Raportohet se sulmuesit ishin të dy bandave – “400 Maëoso” dhe “Taliban” – që formojnë pjesë të koalicionit të bandave Viv Ansam dhe kontrollojnë pjesën veriore të Port-au-Prince.

  • Flet babai i 17-vjeçarit të plagosur: Djalit i bënin presion, më gënjeu mua dhe policinë

    Flet babai i 17-vjeçarit të plagosur: Djalit i bënin presion, më gënjeu mua dhe policinë

    Prej ditës së premte, 17-vjeçari i përfshirë në një sherr adoleshentësh në Sarandë, po trajtohet në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën, pasi thika nuk ka prekur organet jetësore. I riu ka marrë tre goditje me thikë, në stomak dhe në këmbë.
    I ati tregon se konflikti ka nisur më 22 mars, kur ai është sulmuar me levë nga të njëjtët persona. Megjithatë, nga frika e kërcënimeve, ai u kishte thënë familjarëve dhe policisë se ishte rrëzuar nga shkallët.

    “Njiheshin, jetojnë në të njëjtën lagje. Djali fillimisht e fshehu të vërtetën nga frika, pasi autorët i bënin presion. Nëse nuk kapet autori i dytë nga policia, unë do të mar masa ndaj tij,” shprehet një i afërm i të plagosurit.
    Sipas tij, ditën e djeshme, më 27 mars, i riu është sulmuar sërish nga të njëjtët agresorë, duke u goditur kësaj here me thikë. Familjarët kërkojnë që policia e Sarandës të arrestojë të gjithë personat e përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.