Tag: sulmuar

  • Vrasja e Charlie Kirk, Hillary Clinton kritikon republikanët: Po e përdorin për të sulmuar kundërshtarët e tyre politikë

    Vrasja e Charlie Kirk, Hillary Clinton kritikon republikanët: Po e përdorin për të sulmuar kundërshtarët e tyre politikë

    Ish-Sekretarja e Shtetit dhe kandidatja për Presidente e SHBA, Hillary Clinton, ka shprehur shqetësimin e saj mbi reagimin e udhëheqësve amerikanë pas vrasjes së personazhit konservator, Charlie Kirk, duke e cilësuar këtë si një “model autoritar”.

    Në një intervistë të parë televizive që nga zgjedhjet e vitit 2024, Clinton theksoi se kjo ngjarje po shfrytëzohet për të sulmuar kundërshtarët politikë, duke theksuar se udhëheqësit në kohë të tilla duhet të përpiqen të bashkojnë popullin, por, sipas saj, po ndodhin përçarje më të mëdha.
    Në intervistën e saj, Clinton e cilësoi pezullimin e shfaqjes së Jimmy Kimmel si një “shembull shumë të qartë” të censurës shtetërore, duke aluduar se ky ishte një veprim që nuk kontribuoi në unitetin e kombit, por e përkeqësoi situatën.
    “Përkundër dhimbjes dhe trishtimit që një ngjarje e tillë shkakton, liderët duhet të mbështesin unitetin dhe të shmangin përçarjet që po thellohen”, tha ajo.
    Komentet e Hillary Clinton vijnë në një periudhë të tensionuar politike në SHBA, ku përplasjet ideologjike janë bërë më të dukshme pas zgjedhjeve të vitit 2024.

    Top Channel

  • Rusia: Ukraina ka sulmuar një kompleks për përpunimin e naftës

    Rusia: Ukraina ka sulmuar një kompleks për përpunimin e naftës

    Dy dronë ukrainas kanë sulmuar kompleksin për përpunimin e naftës dhe petrokimikateve, Gazprom Neftekhim Salavat, që është një nga komplekset më të mëdha në Rusi, që gjendet në rajonin Bashkortostan të Rusisë, tha kreu rajonal, Radiy Khabirov.
    Ukraina ka intensifikuar sulmet me dronë ndaj infrastrukturës ruse të naftës dhe gazit që nga gushti, pasi në Kiev është rritur zemërimi lidhur me bisedimet e paqes lidhur me luftën që Rusia nisi kundër Ukrainës më 2022.
    Kremlini vlerëson se përpjekjet për paqe janë pezulluar.

    “Po e vlerësojmë dëmin. Aktualisht jemi duke e shuar zjarrin dhe të gjitha ekipet emergjente kanë dalë në terren”, tha Khabirov.
    Ai tha se nga ky sulm nuk ka viktima dhe shtoi se sigurimi i kompleksit ka hapur zjarr ndaj dronëve.

  • Gjykimi ndryshe për më të fundit gjykatës të sulmuar nga Rama,

    Gjykimi ndryshe për më të fundit gjykatës të sulmuar nga Rama,

    Avokati i njohur Jordan Daci ka tjetër gjykim për Marko Boshkon, sulmuar së fundi nga Rama në lidhje me një vendimmarrje ndaj një zyrtari shtetëror të shkarkuar.
    Sipas njeriut të mbrojtjes, kolegu verdiktdhënës është shembull në drejtësi e jo siç thotë kryeministri për të.
    “Ne avokatët dhe palët shkojmë kot në gjykatat tona sidemos  ato administrative përsa kohë Kryeministri i merr me emer dhe me foto, sa herë nuk i pëlqen një vendim që është i ankimueshëm!
    Sot e kishtë radhën Gjyqtari Marko Boshko, një gjyqtar shumë i përgatitur, me intengritet të pashoq, i ri dhe pa asnjë barrë mbi vete, përveç peshës së detyrës.
    Unë nuk flas kurr për gjyqtarë, por ky magjistrat i ri (sikurse as të tjerët), nuk meriton të linçohet publikisht nga askush. Për mua ndaç si profesor, ndaç si avokat, ndaç si jurist dhe ndaç si qytetar, ai është modeli i shpresës për një gjyqësor të pavarur, profesional, të përgjegjshëm dhe pa njollë!
    Dhoma e Avokatëve të Shqipërisë duhet të reagojë me urgjencë, sepse kështu prania jonë në procese është e kotë. Sa për KLGJ dhe KLP, uroj që kësaj here të thonë ‘Mjaft’.
    Pa gjyqtarë të pavarur dhe të mbrojtur, drejtësia nuk ekziston dhe në Shqipëri drejtësia po kthehet në lluks!”, shkruan Daci. /tesheshi.com/

  • Ujku sulmon 5-vjeçaren nga Serbia në plazhin grek

    Ujku sulmon 5-vjeçaren nga Serbia në plazhin grek

    Një ngjarje tronditëse është shënuar në plazhin e Agios Nikolaos të Halkidiki, Greqi, ku një ujk ka sulmuar një vajzë 5-vjeçare.

    Sipas mediave greke, vajza është me origjinë nga Serbia, e ndodhej aty për pushime së bashku me të ëmën.

    Mendohet se vajza ka qenë duke luajtur e vetme në plazh, pak më tutje çadrës ku ajo rrinte me prindin e saj, e më pas është sulmuar nga ujku. Ka qenë nëna e vajzës, që me një gur sulmuoi ujkun për ta larguar nga vajza 5-vjeçare.

    Ujku arriti ta kafshonte dhe ta gërvishte fëmijën në shpinë, por fatmirësisht ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Sakaq, Organizata Mjedisore për Jetën e Egër dhe Natyrën, ka konfirmuar prezencën e ujqervë dhe çakejve në zonë, teksa janë vendosur dhe kamera përreth për të regjistruar sjelljen e kafshëve.

  • Rebelët Huthi: Izraeli ka sulmuar kryeqytetin e Jemenit

    Rebelët Huthi: Izraeli ka sulmuar kryeqytetin e Jemenit

    Rebelët jemenas Huthi thanë se Izraeli po kryen sulme të rënda ajrore në kryeqytetin e Jemenit, Sana.
    Ende është e paqartë se çfarë caqesh po sulmohen ose nëse ka viktima.
    Anees al-Asbahi, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë të udhëhequr nga rebelët, dhe zëdhënësi ushtarak, Yahya Saree, konfirmuan sulmet e 10 shtatorit.

    Izraeli ende nuk ka reaguar për këto raportime.
    Izraeli edhe në të kaluarën ka kryer sulme në përgjigje të sulmeve të kryera nga rebelët jemenas, Huthi – të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – me raketa dhe dronë drejt Izraelit.
    Rebelët Huthi mbështeten nga Irani. Ky grup jemenas, mbështet Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – dhe palestinezët në Rripin e Gazës.
    Që kur ka nisur lufta në Gazë në tetor të vitit 2023, rebelët jemenas kanë gjuajtur raketa dhe dronë drejt Izraelit, por edhe kanë sulmuar anije në Detin e Kuq./REL

  • Rebelët Huthi thonë se Izraeli ka sulmuar kryeqytetin e Jemenit

    Rebelët Huthi thonë se Izraeli ka sulmuar kryeqytetin e Jemenit

    Rebelët jemenas Huthi thanë se Izraeli po kryen sulme të rënda ajrore në kryeqytetin e Jemenit, Sana.

    Ende është e paqartë se çfarë caqesh po sulmohen ose nëse ka viktima.

    Anees al-Asbahi, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë të udhëhequr nga rebelët, dhe zëdhënësi ushtarak, Yahya Saree, konfirmuan sulmet e 10 shtatorit.

    Izraeli ende nuk ka reaguar për këto raportime.

    Izraeli edhe në të kaluarën ka kryer sulme në përgjigje të sulmeve të kryera nga rebelët jemenas, Huthi – të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – me raketa dhe dronë drejt Izraelit.

    Rebelët Huthi mbështeten nga Irani. Ky grup jemenas, mbështet Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – dhe palestinezët në Rripin e Gazës.

    Që kur ka nisur lufta në Gazë në tetor të vitit 2023, rebelët jemenas kanë gjuajtur raketa dhe dronë drejt Izraelit, por edhe kanë sulmuar anije në Detin e Kuq./REL

  • ‘Revolucioni fillon më 16 shtator nga ‘të mëdhenjtë’ e heshtur, debila dhe servila’

    ‘Revolucioni fillon më 16 shtator nga ‘të mëdhenjtë’ e heshtur, debila dhe servila’

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka shpërthyer në kritika dhe akuza kundër Sali Berishës duke u shprehur përmes një reagimi në rrjetet sociale se nuk ka mbajtur premtimet e dhëna pas lirimit nga arresti i shtëpisë.
    Murrizi ka rikujtuar deklaratën e bërë nga ish-kryeministri në nëntor të 2024, kur në hyrje të selisë blu ai u tha mbështetësve të tij se: “Zoti ka thënë pastroni shtëpinë që unë të kthehem, dhe ne do ta pastrojmë shtëpinë tonë”.
    Sipas tij, Berisha filloi të spastrojë nga strukturat e PD-së pikërisht ata që e kishin mbështetur ndër vite, teksa afroi pa votë persona që më parë e kishin sulmuar dhe kishin lobuar te ndërkombëtarët kundër tij.
    Postimi i plotë i Myslim Murrizit:
    Revolucioni imagjinar ngeli ne versionin 3 D ose “mund”te filloj me 16 shtator diten e konferences se Pezes
    Ne nentor 2024 kur Berisha u lirua nga arresti i shtepis ne hyrje te selis se PD ju tha militanteve se:
    ZOTI KA THENE PASTRONI SHTEPIN QE UN TE KTHEHEM
    DHE NE DO TA PASTROJME SHTEPIN TONE
    Por ne fakt pas kesaj deklarate fillove ta pastrosh PD nga ATA qe te kane qendruar e mbeshtetur Doktorr duke ulur ne “ qoshe” ata qe te kan share e sulmuar qe lobuan per te shpallur non grata e qe te raportonin neper ambasada per te qena e te pa qena
    Solle pa vote ne kupolen e PD ata qe nuk lane gje pa thene prej 9 shtatorit 2021  e qe te vune dajakun me 8 janar 2022 Ty Doktorr dhe DEMOKRATEVE
    Lufta ndaj SORROSIT nese e ke seriozisht qe mua nuk me duket fare se e ke seriozisht nuk behet as me deklarata boshe as me konferenca shtypi monotone por me veprime konkrete
    Por kur shoh qe ne grupin parlamentar ke 17 deputet kelysh te sorrosit dhe mbi 10 antare kryesie dhe nuk ke kellqe te maresh asnje nisme per ti “ pastruar” ateher e gjitha “ lufta” demagogjike kundra sorrosit shfyhet si tullumbace Doktorr se as Presidenti TRUMP as administrata e Tij nuk jane si ata servil qe duartrokasin ne çdo mbledhje e nuk lene kusur pa te shar ne çdo takim me te huajt
    Politika nuk behet me deklarata fallco Doktorr pa asnje veprim konkret per çfar deklaron
    A E “ PASTRON” dot shtepin Doktorr??????
    Mua me duket qe jooooo
    Joooo se nuk te lene as ata qe te kane rrethuar as ata qe te kane shar e sulmuar e as ata qe te duket sikur te kane “ ndihmuar”
    Kjo bote eshte bere e hapur, e lexueshme, e kuptueshme dhe informacionet nuk jane me monopol i nje grushti njerezish te vegjel Doktorr qe duan te duken te medhenj duke heshtur se jane debil e servil
    Komunikimi dhe informacionet e kane “ zvogeluar” shum kete bote Doktorr sa askush nuk mund te mashtroj me te njentin “ stil” per nje koh te gjate
    Morali i politikes nuk jane bashkim numerik frymoresh por bashkim vlerash rreth kauzave qe nuk shiten ne pazar e qe nuk “ falen” kurre per çfardo halli apo interesi.

  • Dronët ukrainas godasin sërish naftësjellësin në Druzhba të Rusisë

    Dronët ukrainas godasin sërish naftësjellësin në Druzhba të Rusisë

    Bota E Diel, 7 Shtator 2025 12:49
    Linjat e prodhimit të naftës ruse në Druzhba është sulmuar sërish mes natës së 6 dhe 7 shtatorit në rajonin rus Bryansk.
    Kjo është bërë e ditur nga Robert “Magyar” Brovdi, komandant i forcave ukrainase, transmeton Telegrafi.

    “Linja që prodhon dhe transferon naftën 8-N në Naytopovichi është sulmuar sërish”, shtoi Magyar në një postim në rrjetet sociale.
    Sipas ukrainasve kjo është një pikë e rëndësisë strategjike, pasi përmes saj furnizohet me derivate makineria vrastare ruse.
    Një ditë më parë një pikë tjetër kyçe e naftës ruse është goditur me dronë kamikaz nga ushtria ukrainse – duke i shkaktuar probleme të mëdha kësaj industrie në Moskë. /Telegrafi/

  • “Revolucioni imagjinar ngeli ..”/Murrizi kritika Berishës: Ule në qoshe ata që të shanin nëpër ambasada

    “Revolucioni imagjinar ngeli ..”/Murrizi kritika Berishës: Ule në qoshe ata që të shanin nëpër ambasada

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka ardhur së fundmi me një postim për kreun e të djathtëve, Sali Berishën, duke e akuzuar atë se nuk ka mbajtur premtimet e dhëna pas lirimit nga arresti i shtëpisë.
    Murrizi ka rikujtuar deklaratën e bërë nga ish-kryeministri në nëntor të 2024, kur në hyrje të selisë blu ai u tha mbështetësve të tij se: “Zoti ka thënë pastroni shtëpinë që unë të kthehem, dhe ne do ta pastrojmë shtëpinë tonë”.
    Sipas tij, Berisha filloi të spastrojë nga strukturat e PD-së pikërisht ata që e kishin mbështetur ndër vite, teksa afroi pa votë persona që më parë e kishin sulmuar dhe kishin lobuar te ndërkombëtarët kundër tij.
    “Solle pa votë në kupolën e PD-së ata që nuk lanë gjë pa thënë prej 9 shtatorit 2021 e që të vunë dajakun më 8 janar 2022 ty doktor dhe demokratëve”, shkruan Murrizi ndër të tjera, teksa në vijim ka kritikuar retorikën e Berishës kundër fondacionit Soros dhe mënyrën e ndjekur nga ai për t’i “pastruar”.
    Postimi i plotë i Myslim Murrizit:
    Revolucioni imagjinar ngeli ne versionin 3 D ose “mund”te filloj me 16 shtator ditën e konferencës se Pezës
    Ne nëntor 2024 kur Berisha u lirua nga arresti i shtëpisë ne hyrje te selis se PD ju tha militanteve se:
    ZOTI KA THENE PASTRONI SHTEPIN QE UN TE KTHEHEM
    DHE NE DO TA PASTROJME SHTEPIN TONE
    Por ne fakt pas kësaj deklarate fillove ta pastrosh PD nga ATA qe te kane qëndruar e mbështetur Doktorr duke ulur ne “ qoshe” ata qe te kan share e sulmuar qe lobuan per te shpallur non grata e qe te raportonin neper ambasada për te qena e te pa qena
    Solle pa vote  ne kupolën e PD ata qe nuk lanë gjë pa thënë prej 9 shtatorit 2021  e qe te vunë dajakun me 8 janar 2022 Ty Doktorr dhe DEMOKRATEVE
    Lufta ndaj SORROSIT nëse e ke seriozisht qe mua nuk me duket fare se e ke seriozisht nuk behet as me deklarata boshe as me konferenca shtypi monotone por me veprime konkrete
    Por kur shoh qe ne grupin parlamentar ke 17 deputet këlysh te sorrosit dhe mbi 10 anëtarë kryesie dhe nuk ke këllqe te maresh asnjë nisme për ti “ pastruar” atëherë e gjitha “ lufta” demagogjike kundra sorrosit shfryhet si tullumbace Doktorr se as Presidenti TRUMP as administrata e Tij nuk janë si ata servil qe duartrokasin ne çdo mbledhje e nuk lene kusur pa te sharë ne çdo takim me te huajt.
    Politika nuk behet me deklarata fallco Doktorr pa asnjë veprim konkret për çfarë deklaron
    A E “ PASTRON” dot shtëpinë Doktorr??????
    Mua me duket qe jooooo
    Joooo se nuk te lëne as ata qe te kane rrethuar as ata qe te kane sharë e sulmuar e as ata qe te duket sikur te kane “ ndihmuar”
    Kjo bote është bere e hapur, e lexueshme, e kuptueshme dhe informacionet nuk janë me monopol i një grushti njerëzish te vegjël Doktorr qe duan te duken te mëdhenj duke heshtur se janë debil e servil
    Komunikimi dhe informacionet e kane “ zvogëluar” shumë këtë bote Doktorr sa askush nuk mund te mashtroj me te njëjtin “ stil” për një kohë te gjate
    Morali i politikes nuk janë bashkim numerik frymorësh por bashkim vlerash rreth kauzave qe nuk shiten ne pazar e qe nuk “ falen” kurrë për çfarëdo halli apo interesi.