Tag: sulmojë

  • Kuçana: Nuk do e sulmojë kurrë SPAK-un! Qiraxhi: Por e bën lideri jot!

    Kuçana: Nuk do e sulmojë kurrë SPAK-un! Qiraxhi: Por e bën lideri jot!

    Anëtarja e Këshillit Kombëtar, Ilirjana Kuçana, tha nga studio e Quo Vadis në Vizion Plus, nën moderimin e Pranvera Borakajt, se nuk do e sulmojë kurrë SPAK-un.
    Por kjo deklaratë solli një debat me Migen Qiraxhin nga “Qëndresa Qytetare”, teksa i përmendi se lideri i saj, Sali Berisha, sulmon vazhdimisht Prokurorinë e Posaçme.
    Sipas Kuçanës, alarmante është fakti që tatimet nuk raportojnë në SPAK paratë e drogës që qarkullojnë në vendin tonë.

    Pjesë nga biseda:
    Qiraxhi: Pavarësisht se është kaq keq situata, ti nuk je në gjendje akoma të fitosh.
    Kuçana: Unë futem te politikania që nuk do e sulmoj kurrë SPAK-un.
    Qiraxhi: E sulmon lideri jot.
    Kuçana: Unë jam Ilirjana. Altin Dumani tha se sot në Shqipëri po lëvizin çdo ditë paratë e drogës, por tatimet nuk raportojnë te ne. E kupton çfarë këmbane është kjo?
    Borakaj: Si nuk arrin opozita ta përkthejë në frymë gjithë këtë revoltë të qytetarëve.

  • Rama: Rusia s’do të sulmojë Europën, BE duhet të ketë një plan paqeje për Ukrainën

    Rama: Rusia s’do të sulmojë Europën, BE duhet të ketë një plan paqeje për Ukrainën

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka minimizuar shqetësimet perëndimore mbi rrezikun e një zgjerimi të konfliktit rus në Europë, duke deklaruar se Moska “nuk do të sulmojë” asnjë vend të NATO-s apo të Bashkimit Europian. Në një intervistë për Al Jazeera, gjatë konferencës Berlin Global Dialogue, Rama u shpreh se një agresion rus ndaj vendeve të aleancës do të ishte “plotësisht absurd”, pasi NATO mbetet “forca ushtarake më e fuqishme në botë”.
    Rama pranoi se shtetet kufitare me Rusinë po përballen me provokime të vazhdueshme, përfshirë incidente me dronë që prej shtatorit, por theksoi se Shqipëria nuk ka raportuar asnjë rast të tillë. “Ne nuk kemi frikë. Nuk ka hapësirë për armiqësi ruse në Shqipëri, sepse nuk ka simpati për Rusinë”, tha ai.
    Megjithatë, kryeministri kritikoi mungesën e një plani të qartë paqeje nga ana e BE-së për konfliktin në Ukrainë. Ai tha se, ndërsa SHBA po përpiqet të ndërmjetësojë një armëpushim, “është shumë e çuditshme që BE nuk ka një plan paqeje”, duke i bërë thirrje Brukselit të aktivizojë diplomacinë e vet dhe të gjejë mënyra reale dialogu me Moskën.
    Deklaratat e Ramës vijnë në një moment kur tensionet me Rusinë në Europë janë rritur ndjeshëm, ndërsa paralajmërimet e inteligjencës gjermane sugjerojnë se Kremlini synon të zgjerojë ndikimin e tij drejt Perëndimit me metoda hibride dhe provokime të vazhdueshme.
    Në pjesën tjetër të intervistës, Rama vlerësoi afrimin e politikave të BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor pas nisjes së luftës në Ukrainë. Kjo u pasqyrua edhe në deklaratat e presidente­s së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila gjatë vizitës në Tiranë më 25 tetor tha se Shqipëria është “në rrugën e duhur drejt BE-së”, falë progresit të shpejtë të viteve të fundit.
    Sipas Ramës, hapja e re e Bashkimit Europian ndaj rajonit është një mundësi historike që vendet e Ballkanit duhet ta shfrytëzojnë me seriozitet.

  • “Jam shqiptar, nuk kam frikë”, Rama: Moska nuk do sulmojë asnjë vend të BE, Shqipëria s’ka simpati për rusët

    “Jam shqiptar, nuk kam frikë”, Rama: Moska nuk do sulmojë asnjë vend të BE, Shqipëria s’ka simpati për rusët

    Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën gjeopolitike të Evropës, sulmet ruse në Ukrainë si dhe mundësinë e ndonjë sulmi të ri të Moskës ndaj vendeve që janë anëtare të NATO-s.
    Në një intervistë për Al Jazeera, Rama shprehet se BE po provokohet shumë nga Rusia, teksa shtoi Shqipëria nuk është në planet e Moskës për tu sulmuar.
    “Rusia nuk do ta sulmojë Shqipërinë dhe Rusia nuk do të sulmojë asnjë vend tjetër evropian. NATO është gati për çdo lloj agresioni. NATO nuk ka askënd dhe asgjë për t’u frikësuar, sepse është ushtria më e fortë në botë deri më tani. BE-ja po provokohet shumë nga Rusia. Vendet në kufi me Rusinë po provokohen çdo ditë… BE-ja po mbron veten dhe po mendon të mbrohet më mirë.”, ka thënë kryeministri Rama.

    Kryeministri, më tej shtoi:
     “Fakti që BE-ja nuk ka një plan paqeje më duket shumë i çuditshëm. Duhet të mendojë për të pasur diplomacinë e vet në veprim për të promovuar vizionin e saj të paqes. Zyrtarët e BE duhet të gjejnë një mënyrë për të folur me rusët”.
    Rama pohoi se Shqipëria, e cila nuk ka raportuar asnjë pamje të droneve ruse, ndjen pak presion pavarësisht inkursioneve të dukshme, pasi vendet e Evropës Lindore që kufizohen me Rusinë janë në gatishmëri të lartë sigurie.
    “Unë jam shqiptar. Nuk kemi frikë… Nuk ka vend për armiqësi ruse në Shqipëri sepse nuk ka simpati për Rusinë”, shtoi kryeministri./vizionplus.tv

  • Luftanija kalon dhe nga Shqipëria, CNN zbardh planet/ Trump mund të sulmojë brenda Venezuelës

    Luftanija kalon dhe nga Shqipëria, CNN zbardh planet/ Trump mund të sulmojë brenda Venezuelës

    Lufta amerikane ndaj narkotrafikut mund të kalojë dhe brenda Venezuelës. CNN, duke cituar 3 zyrtarë të ndryshëm amerikanë, raporton se presidenti Donald Trump po planifikon të sulmojë lokacione të bandave të kokainë dhe rrugët e trafikut të drogës në shtetin e drejtuar nga Nicolas Maduro. 
    Pavarësisht raportimeve, burimet sqarojnë se Trump nuk e ka marrë ende vendimin nëse do t’i zbatojë ato plane, ndërsa qasja diplomatike nuk është përjashtuar akoma. Zyra e Kombeve të Bashkuara për Krimin dhe Drogën thekson se Venezuela nuk është një vend prodhues domethënës të Kokainës. Ushtria amerikane ka shënjestruar prej javësh anijet e dyshuara me drogë në Karaibe, përcjell A2 CNN. Sulmi i fundit vrau 6 persona, ndërsa ishte mjeti lundrues i dhjetë që hidhej në erë. Ndërkohë, administrata amerikane ka akuzuar shpesh presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, se është i lidhur drejtpërdrejtë me trafikun e drogës. 
    Por OKB thotë se shumica e përbërësit kryesor të kokainës, vjen nga Kolumbia, Peruja dhe Bolivia. Megjithatë, Trump ka dërguar një grup me luftanije sulmuese në Karaibe, ndërsa shton presionin ndaj Venezuelës. Pentagoni sqaron se qëllimi është “të shkatërrojë organizatat kriminale transnacionale dhe të luftojë narko-terrorizmin”. Grupi sulmues Gerald R Ford është pranë Kroacisë, mbi 5 mijë milje larg Karaibeve. Do të duhen ditë që të bëhet gati në pozicione luftuese, ndërsa gjatë lundrimit do të kalojë dhe pranë Shqipërisë. 
     

  • ‘33 apartamente dhe 20 prona sekuestruara’, Xhaferri: Edvin Diella mbron kartelet e drogës, gati të linçojë prokurorët

    ‘33 apartamente dhe 20 prona sekuestruara’, Xhaferri: Edvin Diella mbron kartelet e drogës, gati të linçojë prokurorët

    Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale për sulmet e bëra nga kryeministri Rama ndaj gjyqtarëve.
    Xhaferri shkruan se Rama do të nisë të sulmojë dhe prokurorët apo gjyqtarët që marrin vendime për sekuestrimin e pronave të trafikantëve.
    Më tej, deputeti i PD u ndal dhe te sekuestrimi i pasurive i bërë sot nga Prokuroria e Durrësit, ku tha se nuk do të jetë çudi që Rama të sulmojë prokurorin që kërkoi sekuestrimin.
    “Edvin Diella, gardiani i gjyqtares me tre mbiemra do nisë të sulmojë edhe Prokurorë e Gjyqtarë që marrin vendime për të sekuestruar pronat e trafikantëve të drogës!
    Prokuroria e Durrësit sot sekuestroi 33 apartamente dhe 20 prona të tjera të një trafikanti droge , duke legjitimuar alarmin e ngritur nga DASH për kthimin e Shqipërisë në oazin e pastrimit të parave të Narkotrafikut me bekimin e Arkitektit të kanabizimit të vendit.
    Nuk do jetë çudi që Edi (Diella) gardiani i gjyqtares me tre mbiemra e të dënuar në Greqi, në turin e sulmeve ndaj gjyqtarëve e prokurorëve të linçojë  dhe këtë prokurorin që ka kërkuar sekuestrimin e 33 pasurive të një trafikanti, vendim që ishte një poshtërim dhe për SPAK.
    Edi (Diella) prej kohësh ka nisur një tur linçimi publik ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe është në të drejtën e tij ta bëjë sa kohë asnjë Prokuror nuk merr guximin ta thërrasë për lejet e ndërtimit për drejtues të karteleve të drogës, fenomen për të cilin dhe Departamenti Amerikan i Shtetit ka vënë kujën”, shkruan Xhaferri.

  • Polonia në alarm: Rusia do na sulmojë në vitin 2027

    Polonia në alarm: Rusia do na sulmojë në vitin 2027

    Evropa dhe Polonia duhet të jenë të përgatitura për një konflikt të mundshëm të madh me Rusinë që në vitin 2027. Alarmin e ka ngritur Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk. Qeveria e tij do t’i shfrytëzojë maksimalisht dy vitet e ardhshme për të stabilizuar situatën në Poloni dhe për të siguruar sigurinë. Tusk e njoftoi këtë në një takim në bashki në qytetin Pabianice pranë Lodzit, siç raportohet nga mediat gjermane Die Welt.
    Kreu i qeverisë polake përmendi një vlerësim të ngjashëm nga Komandanti i ri Suprem i NATO-s, Alexus Grynkevich, me të cilin kishte folur pak më parë. Sipas këtij vlerësimi, Rusia dhe Kina mund të bëhen aq të forta deri në vitin 2027 sa të kërkojnë një përballje të koordinuar me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara.
    Në dritën e luftës së Rusisë kundër Ukrainës, ekspertët ushtarakë perëndimorë po qarkullojnë vlerësime të ndryshme se kur agresioni mund të drejtohet kundër shteteve të tjera në Evropë. Viti 2027 është afati më i shkurtër kohor i përmendur deri më tani. Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius (SPD) parashikon vitin 2029. Shtetet e BE-së po riarmatosen dhe duan të jenë në gjendje të zmbrapsin një sulm rus deri në vitin 2030.
    Rusia po zgjeron gjithashtu forcat e saj të armatosura. Megjithatë, udhëheqja e Moskës e quan të pakuptimtë sugjerimin se territori i NATO-s duhet të sulmohet. Gazeta ruse Komsomolskaya Pravda kohët e fundit e përmbysi këtë narrativë dhe sugjeroi se NATO synon të sulmojë Rusinë në vitin 2027.

  • “Presidenti ynë nuk ka ndërmend të sulmojë NATO-n”, zyrtari i lartë rus: Perëndimi po zhvillon luftë në shkallë të plotë kundër Rusisë

    “Presidenti ynë nuk ka ndërmend të sulmojë NATO-n”, zyrtari i lartë rus: Perëndimi po zhvillon luftë në shkallë të plotë kundër Rusisë

    Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev tha sot se Perëndimi po zhvillon një luftë në shkallë të plotë kundër Rusisë, kështu që nëse është e nevojshme, Moska duhet të përgjigjet plotësisht dhe të nisë sulme parandaluese.

    “Ne duhet të veprojmë në përputhje me rrethanat. Të përgjigjemi plotësisht. Dhe, nëse është e nevojshme, të nisim sulme parandaluese”, tha Medvedev, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS.
    Medvedev, tani nënkryetar i Këshillit të fuqishëm të Sigurisë së Rusisë, i hodhi poshtë si të pakuptimta deklaratat e zyrtarëve perëndimorë se Rusia mund të sulmojë Evropën.
    “Më lejoni t’ju kujtoj se presidenti ynë ka deklaruar qartë se Rusia nuk ka ndërmend të luftojë NATO-n ose të sulmojë Evropën”, tha ai.

    Top Channel

  • Trump telefonon Netanyahun: Izraeli nuk do ta sulmojë Iranin, të gjitha avionët e tij do të kthehen pas

    Trump telefonon Netanyahun: Izraeli nuk do ta sulmojë Iranin, të gjitha avionët e tij do të kthehen pas

    Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu zhvilluan një bisedë telefonike të martën pasdite, në kulmin e tensioneve mes Izraelit dhe Iranit, pas shkeljes së raportuar të armëpushimit nga ana e Teheranit.

    Sipas mediave izraelite, biseda vjen pasi Trump shprehu publikisht pakënaqësinë e tij për planet e Izraelit për një sulm të mundshëm hakmarrës ndaj Iranit, duke e cilësuar si një veprim që do të minonte marrëveshjen e arritur mes dy vendeve.
    Burime pranë qeverisë izraelite nuk e përjashtojnë mundësinë e një sulmi “simbolik”, megjithatë pas telefonatës me Netanyahun, Trump u shpreh qartë:

    “Izraeli nuk do ta sulmojë Iranin. Të gjithë avionët izraelitë do të kthehen në atdheun e tyre”, deklaroi presidenti amerikan përmes një postimi në rrjetin e tij Truth Social.
    Deklarata e Trump vjen në një moment kritik, ku ndërhyrja diplomatike shihet si kyç për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit në Lindjen e Mesme.
    /vizionplus.tv