Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka lëshuar një deklaratë në mediat sociale pas sulmit rus me dron dhe raketa gjatë natës, duke thënë “heshtja e Amerikës dhe heshtja e të tjerëve në botë vetëm sa e inkurajon Putinin”.
Zelensky filloi duke falënderuar ekipet e shpëtimit që punojnë në 30 qytete dhe fshatra të Ukrainës pas sulmit, i cili është një nga më të mëdhenjtë që nga fillimi i luftës.
Ai tha se objektivat ishin Kievi dhe 11 rajone të tjera, dhe theksoi se viktimat përfshinin fëmijë.“Çdo sulm i tillë terrorist nga Rusia është një arsye e mjaftueshme për sanksione të reja kundër Rusisë”, tha ai, duke përsëritur komentet e tij pas sulmit të mëparshëm gjatë natës.“Vendosmëria ka rëndësi tani – vendosmëria e Shteteve të Bashkuara, vendosmëria e vendeve evropiane dhe e të gjithë atyre në botë që duan paqe”, shkroi ai.
Tag: sulmit
-

Sulmet në Ukrainë/ Reagon Zelensky: Heshtja e Amerikës dhe të tjerëve në botë po e inkurajojnë Putinin
-

Zelensky: Heshtja e Amerikës dhe ndërkombëtarëve po e inkurajojnë Putinin
Volodymyr Zelensky ka lëshuar një deklaratë në mediat sociale pas sulmit rus me dron dhe raketa gjatë natës, duke thënë “heshtja e Amerikës dhe heshtja e të tjerëve në botë vetëm sa e inkurajon Putinin”.
Presidenti ukrainas filloi duke falënderuar ekipet e shpëtimit që punojnë në 30 qytete dhe fshatra të Ukrainës pas sulmit, i cili është një nga më të mëdhenjtë që nga fillimi i luftës.
Ai tha se objektivat ishin Kievi dhe 11 rajone të tjera, dhe theksoi se viktimat përfshinin fëmijë.
“Çdo sulm i tillë terrorist nga Rusia është një arsye e mjaftueshme për sanksione të reja kundër Rusisë”, tha ai, duke përsëritur komentet e tij pas sulmit të mëparshëm gjatë natës.
“Vendosmëria ka rëndësi tani – vendosmëria e Shteteve të Bashkuara, vendosmëria e vendeve evropiane dhe e të gjithë atyre në botë që duan paqe”, shkroi ai. -

Sulmi rus që la pas 12 të vdekur në Ukrainë, Zelensky: Heshtja e Amerikës dhe ndërkombëtarëve po e inkurajojnë Putinin
Volodymyr Zelensky ka lëshuar një deklaratë në mediat sociale pas sulmit rus me dron dhe raketa gjatë natës, duke thënë “heshtja e Amerikës dhe heshtja e të tjerëve në botë vetëm sa e inkurajon Putinin”.
Presidenti ukrainas filloi duke falënderuar ekipet e shpëtimit që punojnë në 30 qytete dhe fshatra të Ukrainës pas sulmit, i cili është një nga më të mëdhenjtë që nga fillimi i luftës.
Ai tha se objektivat ishin Kievi dhe 11 rajone të tjera, dhe theksoi se viktimat përfshinin fëmijë.
“Çdo sulm i tillë terrorist nga Rusia është një arsye e mjaftueshme për sanksione të reja kundër Rusisë”, tha ai, duke përsëritur komentet e tij pas sulmit të mëparshëm gjatë natës.
“Vendosmëria ka rëndësi tani – vendosmëria e Shteteve të Bashkuara, vendosmëria e vendeve evropiane dhe e të gjithë atyre në botë që duan paqe”, shkroi ai.Top Channel
-

Incident i rëndë në një shkollë fillore të Berlinit/ Fëmija plagoset me thikë, i dyshuar një bashkëmoshatar
Një incident i rëndë ka ndodhur të enjten paradite në një shkollë fillore në lagjen Wilhelmstadt të Berlin-Spandau, Gjermani.
Si pasojë, siç raportojnë mediat e huaja, një djalë 11-vjeçar është plagosur rëndë me thikë.
Autoritetet kanë bërë të ditur se ngjarja ndodhi rreth orës 11:30 në ambientet e shkollës.
Sipas tyre, viktima është dërguar menjëherë në spital dhe i është nënshtruar një operacioni urgjent dhe aktualisht, gjendja e tij raportohet e qëndrueshme.
Ndërkohë, policia e Berlinit ka identifikuar një 13-vjeçar si autor të dyshuar të sulmit.
Ai është aktualisht në kërkim, ndërkohë që në operacionin e kërkimit janë përfshirë helikopterë dhe njësi me qen nuhatës.
Raportohet se fëmija i dyshuar dhe viktima ishin në të njëjtën klasë në momentin e ngjarjes, dhe se motivi i sulmit mbetet ende i paqartë.
Pas sulmit, rreth 20 fëmijë të shkollës janë trajtuar për gjendje shoku nga ekipet e emergjencës dhe ekipet e thirrura në vendngjarje.🇩🇪11-YEAR-OLD STABBED AT BERLIN SCHOOL—SUSPECT STILL ON THE RUN
A brutal knife attack at Weinmeisterhorn Elementary School in Berlin-Spandau left an 11-year-old boy seriously injured today.
The victim, a sixth grader, was stabbed during an argument in the school’s gym locker… https://t.co/fKOMKNMUkh pic.twitter.com/VQdQNIvyzz
— Bayyinah Network (@BayyinahNetwork) May 22, 2025Top Channel
-

Vrasja e punonjësve të ambasadës izraelite në SHBA, “zbulohet urdhri” i Netanyahut
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ka njoftuar rritjen e masave të sigurisë për të gjitha përfaqësitë diplomatike izraelite në botë, pas sulmit me armë zjarri në Uashington, ku u ekzekutuan dy punonjës të ambasadës së Izraelit.
Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e Kryeministrit, thuhet se Netanjahu ka zhvilluar një bisedë me Prokuroren e Përgjithshme të Shteteve të Bashkuara, Pam Bondi, për të marrë informacion mbi rrethanat e sulmit dhe identitetin e viktimave. Viktimat janë identifikuar si një çift i ri, i cili kishte planifikuar të fejoheshin në një të ardhme të afërt.
Prokurorja Bondi, sipas njoftimit, ka shprehur ngushëllimet e saj për qeverinë izraelite dhe ka theksuar se autoritetet amerikane po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ajo shtoi gjithashtu se autori i dyshuar i sulmit do të përballet me drejtësinë.
Zyra e Kryeministrit bëri të ditur se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është informuar mbi situatën dhe po ndjek nga afër zhvillimet, duke kontribuar në menaxhimin e saj.
Autoritetet izraelite nuk kanë dhënë ende detaje shtesë mbi natyrën e masave të reja të sigurisë apo kohëzgjatjen e tyre. Hetimet për incidentin në Uashington janë ende në vazhdim. -

Interi sheh nga merkatoja e sulmit, 35 mln euro për ‘dështimin’ e Premier League
19 Maj 2025
18:22
Telesport
Paris Saint-Germain është rivali i fundit i Interit këtë sezon për të kuptuar nëse zikaltrit e kanë bërë kapërcimin e madh, apo do të mbeten një skuadër tipike italiane: cilësore, por jo edhe aq për futbollin europian.
Në Milano duan të rriten dhe për këtë duhet merkato e fuqishme.
Me largimin e pritshëm të Marko Arnautovic dhe Joaquin Correa, drejtuesit duan të transferojnë një sulmues të klasit botëror.
Simone Inzaghi pëlqen sulmuesin Joshua Zirkzee. 23-vjeçari sezonin e kaluar shkëlqeu te Bologna. Aktualisht luan te Manchester United, ku ka dështuar. Të paktën deri tani. Interi shpreson ta huazojë me të drejtë blerjeje për 35 mln euro. -

Burri që tentoi të vriste Salman Rushdie dënohet me 25 vite burg, të fshehtat e sulmit të tmerrshëm
Të premten, gjykata e qarkut Chautauqua dënoi Hadi Matar, 27 vjeç, nga New Jersey, i cili ishte shpallur fajtor për tentativë vrasjeje të shkallës së dytë, pasi sulmoi shkrimtarin Salman Rushdie në vitin 2022.
Dënimi i tij erdhi pas një gjyqi të gjatë dhe intensiv, ku Rushdie, 77 vjeç, përshkroi momentin e sulmit dhe shqetësimin e tij se do të vdiste.
Rushdie ishte plagosur rëndë në sulmin që ndodhi gjatë një ngjarje letrare në shtetin e Nju Jorkut, ku ai u godit me thikë dhe humbi syrin e djathtë.
Deklarata e Matarit në gjykatë
Para se të merrte dënimin, Matar dha një deklaratë në gjykatë, ku shprehu arsyet e tij për sulmin:“Salman Rushdie dëshiron të mos respektojë njerëzit e tjerë, të jetë një ngacmues. Unë nuk pajtohem me këtë.”
Matar gjithashtu u dënua me shtatë vjet burg për plagosjen e Ralph Henry Reese, një moderator, i cili gjithashtu u godit gjatë sulmit. Prokurori i qarkut Chautauqua, Jason Schmidt, tha se dënimet do të bëhen njëkohësisht, pasi të dy viktimat u plagosën në të njëjtën ngjarje.
“Ai e projektoi këtë sulm për të shkaktuar sa më shumë dëme, jo vetëm ndaj Rushdie-t, por edhe ndaj këtij komuniteti, ndaj atyre 1,400 njerëzve që ishin atje për ta parë atë,” tha Schmidt.
Avokati i Matarit, Nathaniel Barone, argumentoi se klienti i tij kishte një dosje të pastër penale dhe kundërshtoi që të merreshin parasysh efektet e ngjarjes në publik. “Ky rast ka qenë një sfungjer publiciteti ndërkombëtar,” tha Barone.Ai shtoi se Matar nuk kishte pasur kurrë mundësinë për të shpallur pafajësinë e tij që nga fillimi.
Detajet e sulmit dhe dëmet
Rushdie, i cili dëshmoi në gjykatë, përshkroi momentin e sulmit, duke thënë: “U bëra i vetëdijshëm për një sasi të madhe gjaku. Ndjesia ime e kohës ishte mjaft e turbullt, kisha dhimbje në sy dhe dorë, dhe mendova se po vdisja.”Në total, Matar e kishte goditur Rushdien 15 herë me thikë, duke i shkaktuar lëndime të rënda në syrin e djathtë, mëlçinë dhe zorrët. Pas sulmit, Rushdie pësoi dëmtime të përhershme në syrin e tij të djathtë.
Motivimi i sulmit
Sipas aktakuzës, Matar e kreu sulmin në emër të një fjalimi të mbajtur nga shefi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, në vitin 2006, ku ky i fundit mbështeti një fetva (urdhër dënimi me vdekje) të lëshuar kundër Rushdie nga udhëheqësit fetarë iranianë për romanin e tij të famshëm Vargjet Satanike. Matar pranoi se kishte lexuar vetëm “disa faqe” të librit dhe nuk ishte njohur mirë me përmbajtjen e tij, por e veproi për shkak të ndikimit të liderëve fetarë.
Rushdie më vonë përshkroi përvojën e tij të tmerrshme dhe rrugën e gjatë të rimëkëmbjes në librin e tij Thike: Meditations After an Attack Murder.Top Channel
-

Video tronditëse fut në telash sulmuesin e Inter: “U sulmova nga Marcus Thuram. Kam mavijosje në trup, më zvarriti nëpër shtëpi”
Marcus Thuram , sulmuesi i Interit dhe djali i kampionit legjendar të botës Lilian, është gjendur në qendër të një stuhie mediatike pasi influencuesja Charlotte Lavish postoi një video në TikTok në të cilën e akuzon hapur atë për dhunë në familje. Faktet datojnë që nga maji i vitit 2022, kur francezi luajti për Borussia Monchengladbach . Historia, jashtëzakonisht e detajuar dhe e shoqëruar me imazhe video dhe shenja të dukshme në trup, ka shkaktuar një valë reagimesh në rrjetet sociale dhe në publik, por për momentin nuk ka marrë ende një përgjigje zyrtare as nga futbollisti dhe as nga shoqëruesit e tij.
Historia e sulmit
Në videon, të cilën Lavish thotë se e ka xhiruar 24 orë pas sulmit, influencuesja thotë se ishte e mbyllur brenda shtëpisë së futbollistit, me pasaportën dhe valixhet e vjedhura. “Kur e regjistrova këtë video, isha mbyllur në shtëpinë e tij për një kohë,” thotë ajo, “ai më sulmoi, më mori telefonin dhe fshiu videon e tij duke më sulmuar.”
Sipas dëshmisë së saj, sulmi fizik ishte veçanërisht i dhunshëm. «Ai më tërhoqi zvarrë rreth shtëpisë së tij nga kyçi i këmbës, fqinjët më dëgjuan duke bërtitur dhe thirrën policinë », shpjegon ajo. Lavish tregon mavijosje në krahë dhe kyçe të këmbëve dhe thotë se po çalon për shkak të lëndimeve. “Mavijosja në krahun tim të majtë po errësohet gjithnjë e më shumë. Nuk mbaj mend kur më tërhoqi zvarrë nga krahu im i djathtë, por e mbaj mend shumë mirë kur më goditi me të majtën”.
Konteksti i udhëtimit dhe kërcënimet
Gruaja rrëfen gjithashtu dinamikën e udhëtimit që i parapriu sulmit. Ajo thotë se këmbënguli të dilte për darkë në vend që të kishte një shef kuzhine që të gatuante për të në shtëpi, dhe se e gjithë vizita në Dusseldorf ishte menduar të ishte një kohë për të ndarë gjërat. Megjithatë, gjërat do të ndryshonin shpejt. Pasi u kthye, Lavish thuhet se shprehu dëshirën për të mos pasur një marrëdhënie intime. “Ai po sillej çuditshëm, kështu që vendosëm të shihnim një film. Atëherë ai më hodhi poshtë. Kur fillova të më kapte paniku, ai vazhdonte të thoshte: ‘Mos u shqetëso, do të shkoj në bankë nesër”.
Lavish thotë se u shtir sikur ishte e qetë për të shpëtuar veten: “E dija që askush nuk do të më besonte. U përpoqa të veproja, vetëm për të dalë shëndoshë e mirë nga ajo situatë .” Por makthi, sipas rrëfimit të saj, vazhdoi të nesërmen, kur Thuram ia sekuestroi përsëri dokumentet dhe më pas e sulmoi. Në një fragment video të treguar nga Lavish, gruaja dëgjohet duke thënë “më dhemb “, ndërsa francezi përgjigjet me një ton agresiv: “Mos më filmo”. -

Netanyahu kërcënon Iranin pas sulmit të Huthëve, premton hakmarrje: Do t’u përgjigjemi udhëheqësve të terrorizmit!
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu premtoi sot hakmarrje kundër rebelëve Huthi të Jemenit, pas një sulmi me raketë në zonën e Aeroportit Ben Gurion, pranë Tel Avivit.
“Sulmet e Huthit vijnë nga Irani. Izraeli do t’i përgjigjet sulmit të Huthit në aeroportin tonë kryesor dhe udhëheqësve të terrorit iranianë”, shkroi Netanyahu në platformën X, duke ripostuar një mesazh Presidenti i SHBA-së Donald Trump, (i postuar në muajin mars), i cili gjithashtu fajësoi Teheranin për sulmet nga Jemeni.
President Trump is absolutely right!
Attacks by the Houthis emanate from Iran. Israel will respond to the Houthi attack against our main airport AND, at a time and place of our choosing, to their Iranian terror masters. pic.twitter.com/eO4hyUzNsI
— Benjamin Netanyahu – בנימין נתניהו (@netanyahu) May 4, 2025Në një video në aplikacionin Telegram, Netanyahu tha se Izraeli do t’u përgjigjej Huthive: “Ne kemi vepruar kundër tyre në të kaluarën dhe do të veprojmë (gjithashtu) në të ardhmen, por nuk mund të jap detaje kjo nuk do të kalojë me ‘një bum të vetëm’, por do të ketë ‘shumë bum’.”
Kujtojmë se në mars, Donald Trump urdhëroi sulme në shkallë të gjerë kundër Huthëve për t’i penguar ata të synonin anijet tregtare në Detin e Kuq.Top Channel
-

Tronditëse në Itali! Burri plagos rëndë me thikë gruan dhe më pas vdes në një aksident
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e 2 majit qytetin San Secondo Parmense në Itali, ku një grua u godit me thikë nga bashkëshorti i saj brenda banesës së tyre.
Autor i dyshuar i sulmit është një 53-vjeçar me origjinë nga Afrika e Veriut, i cili humbi jetën pak minuta më vonë në një aksident të rëndë rrugor, teksa përpiqej të largohej nga vendngjarja.
Sipas raportimeve të para, ishin dy fëmijët e vegjël të çiftit, të moshës 6 dhe 8 vjeç, që dhanë alarmin.
Pas sulmit ndaj nënës së tyre, ata dolën me vrap në rrugët e lagjes dhe kërkuan ndihmë, duke thirrur: “Ndihmë, mami është e sëmurë.”
Një fqinj ndërhyri menjëherë dhe gjeti gruan në gjendje të rëndë, e shtrirë në një pellg gjaku. Ajo u transportua me urgjencë në spital, ku vijon të qëndrojë në gjendje kritike për jetën.
Ndërkohë, dy fëmijët e vegjël janë vendosur në një strukturë të mbrojtur, ndërsa dy fëmijët e tjerë të çiftit, të cilët janë adoleshentë, ndodheshin në shkollë në momentin e ngjarjes.
Pas njoftimit të autoriteteve, karabinierët nisën menjëherë kërkimin për autorin e dyshuar. Vetëm disa minuta pas sulmit, burri u përfshi në një aksident të rëndë rrugor në rrugën provinciale të Kremonës, vetëm pak qindra metra larg banesës. Një përplasje mes një furgoni dhe një makine rezultoi fatale për 53-vjeçarin, i cili humbi jetën në vend. Dy persona që ndodheshin në furgon u plagosën rëndë.
Autoritetet po hetojnë për të zbardhur plotësisht motivet e ngjarjes, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e një gjesti ekstrem nga ana e autorit. Hetimet vijojnë.