Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike, bën me dije se ka analizuar një skedar keqdashës të llojit wiper (fshirës), i identifikuar si “Display_10.exe”, pas sulmit kibernetik në bashkinë e Tiranës. Sipas AKSK-së, ky virus përdor teknika të avancuara për të fshirë të dhëna dhe për të prishur sistemin operativ Windows. AKSK njofton se në këtë dokument përfshihen indikatorët e komprometimit, veprimet shkatërruese të skedarit dhe rekomandime konkrete për rritjen e sigurisë.
Menjëherë pas marrjes së sinjalizimit për rastin, AKSK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka ndërmarrë të gjitha hapat e parashikuara nga procedurat operative të reagimit ndaj incidenteve, duke ngritur një grup të posaçëm pune, i përbërë nga ekspertë të sigurisë kibernetike.
Ky grup nisi menjëherë punën në terren, në bashkëpunim të ngushtë me stafin teknik të bashkisë Tiranë, për të kryer analizën fillestare të komprometimit të infrastrukturës dhe identifikimin e pikave të hyrjes së sulmit; izoluar dhe kufizuar përhapjen e ndikimit në sistemet e tjera të ndërlidhura; ndërmarrë masat e para për rikthimin e funksionimit të sistemeve të goditura dhe hartuar rekomandimet e para për përmirësimin e sigurisë dhe forcimin e mekanizmave mbrojtës në infrastrukturat përkatëse.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike dënon çdo akt që cenon infrastrukturat kritike të informacionit dhe mbetet i përkushtuar në garantimin e integritetit, konfidencialitetit dhe disponueshmërisë së sistemeve të teknologjisë së informacionit në Republikën e Shqipërisë.
Tag: sulmit
-

Virusi ‘fshirës’ goditi Bashkinë e Tiranës, AKSK zbulon analizën pas sulmit kibernetik
-

Virusi “fshirës” goditi Bashkinë e Tiranës, AKSK zbulon analizën pas sulmit kibernetik
Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike, bën me dije se ka analizuar një skedar keqdashës të llojit wiper (fshirës), i identifikuar si “Display_10.exe”, pas sulmit kibernetik në bashkinë e Tiranës.
Sipas AKSK-së, ky virus përdor teknika të avancuara për të fshirë të dhëna dhe për të prishur sistemin operativ Windows.
AKSK njofton se në këtë dokument përfshihen indikatorët e komprometimit, veprimet shkatërruese të skedarit dhe rekomandime konkrete për rritjen e sigurisë.
Menjëherë pas marrjes së sinjalizimit për rastin, AKSK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka ndërmarrë të gjitha hapat e parashikuara nga procedurat operative të reagimit ndaj incidenteve, duke ngritur një grup të posaçëm pune, i përbërë nga ekspertë të sigurisë kibernetike.
Ky grup nisi menjëherë punën në terren, në bashkëpunim të ngushtë me stafin teknik të bashkisë Tiranë, për të kryer analizën fillestare të komprometimit të infrastrukturës dhe identifikimin e pikave të hyrjes së sulmit; izoluar dhe kufizuar përhapjen e ndikimit në sistemet e tjera të ndërlidhura; ndërmarrë masat e para për rikthimin e funksionimit të sistemeve të goditura dhe hartuar rekomandimet e para për përmirësimin e sigurisë dhe forcimin e mekanizmave mbrojtës në infrastrukturat përkatëse.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike dënon çdo akt që cenon infrastrukturat kritike të informacionit dhe mbetet i përkushtuar në garantimin e integritetit, konfidencialitetit dhe disponueshmërisë së sistemeve të teknologjisë së informacionit në Republikën e Shqipërisë. -

Shqetësimi i të kuqve para Europës, Partizani në garë me kohën
Partizani ka zyrtarizuar katër lojtarë në këtë merkato, si dhe ka rinovuar me Bintsukën. Bie në sy se Skuka, Isgandarli, Garsia dhe Bintsuka i përkasin repartit të sulmit. Në anën tjetër Martinez plotësoi boshllëkun në krahun e djathtë të mbrojtjes. Nëse reparti ofensiv nuk lë vend për emra të tjerë apo mbrojtja po merr formë, e njëjta gjë nuk mund të thuhet në mesfushë.
Partizanit i mungojnë dy lojtarë të rëndësishëm nga paraqitjet e sezonit të kaluar në Europë. Bëhet fjala për Maget dhe Rrapajn, që udhëhiqnin skuadrën drejt repartit ofensiv. Nga grupi që mbylli kampionatin, janë larguar po ashtu Taipi dhe Mintongo. Në anën tjetër, Shala dhe Ismaili qëndrojnë të dëmtuar. Kështu, mesfusha nuk ka aktualisht alternativa me eksperiencë.Sembene po preferohet në atë repart, ndërsa Mehmeti është duke u provuar për mbrojtjen. Mungesa e alternativave ka bërë që Tedi Malaj të luajë dy ndeshje miqësore në mesfushë. Futbollisti i talentuar faktikisht luan në repartin e sulmit. Nga formacioni titullar në miqësoret me Rabotniçkin dhe Dinamon, vetëm Kote ka pozicionin natyral në mesfushë.
Koha tashmë është kundër, pasi sfida me Kaljun qëndron 10 ditë larg. Lojtari që do të përforconte mesfushën, ka humbur fazën përgatitore. Te Partizani nuk janë nxituar me zgjedhjen e mesfushorit, sepse duhet të jetë lider i vërtetë në fushë. Mbetet për t’u mësuar në korrik se cili lojtar do zyrtarizohet për përgjegjësinë e madhe. -

Me bastun, zyrtari i lartë iranian ‘ringjallet’ pas sulmit ajror izraelit, homazhe në funeralin e udhëheqësve të lartë ushtarakë
Lajmet shtetërore iraniane transmetuan të shtunën një intervistë me Ali Shamkhani-n — një ndihmës i ngushtë i udhëheqësit suprem të Iranit, i cili më parë ishte raportuar i vdekur si nga mediat izraelite ashtu edhe nga ato iraniane.
Misteri u shtua rreth fatit të Shamkhanit në ditët pasi ai u raportua i vdekur pas sulmeve ajrore të Izraelit ndaj Iranit më 13 qershor.
Të premten e kaluar, disa media iraniane – përfshirë IRNA, Tasnim dhe Fars – pretenduan se Shamkhani nuk kishte vdekur, por përkundrazi ishte “plagosur rëndë dhe ishte shtruar në spital” në sulm. Megjithatë, ato nuk publikuan foto të reja të tij.
Pastaj Shamkhani u shfaq në fotografi nga nga media shtetërore gjatë funeralit shtetëror të së shtunës për udhëheqësit e lartë ushtarak të vrarë gjatë konfliktit 12-ditor me Izraelin.
اولین تصویر از علی شمخانی در مراسمجنازه گردانی فرماندهان سپاه؛ شمخانی همراه با عصا در مراسم تشییع کشتهشدگان حملات اسرائیل، در تهران دیده میشود اما حرکتی نمیکند. pic.twitter.com/W28vjnCRQW
— Iran Briefing (@irbriefing) June 28, 2025Po atë ditë, agjencia shtetërore iraniane e lajmeve IRIB transmetoi atë që e cilësoi si intervista e parë televizive e Shamkhanit me median shtetërore iraniane që nga sulmi.
CNN nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur identitetin e tij ose datën e regjistrimit të intervistës.
Shamkhani shfaqet duke mbajtur një bastun ecjeje dhe duke përdorur një aparat frymëmarrjeje. Ai i referohet një sulmi izraelit në shtëpinë e tij, duke thënë se mbeti i bllokuar nga rrënojat për tre orë pas sulmit.
«E bëra lutjen e mëngjesit, ndërsa isha nën rrënoja», tha ai.
IRIB publikoi gjithashtu pamje të asaj që tha se ishte shtëpia e Shamkhanit, e shkatërruar nga betoni dhe armaturat e thyera.
«Në fillim mendova se ishte tërmet. Por kur dëgjova zhurmën e automjeteve, kuptova se nuk ishte», tha ai në intervistë, duke shtuar se pësoi lëndime të brendshme gjatë sulmit dhe se i ishte thyer kafazi i brinjëve.
«E di pse më vunë në shënjestër, por nuk mund ta them me siguri», shtoi ai.
CNN ka kontaktuar autoritetet izraelite për koment./ CNN.
-

Bombardimi i centralit bërthamor të Iranit, Pentagoni publikon momentin e sulmit nga SHBA
Pentagoni ka publikuar pamje të sulmit amerikan ndaj centralit bërthamor Fordow të Iranit.
Sulmi ndodhi natën e 21-22 qershorit. Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth dhe Kryetari i Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë, Gjenerali Dan Caine, dolën para shtypit për të treguar videon.
(VIDEO)
Në këto pamje shfaqet ndikimi i njërës prej gjashtë bombave “shkatërruese të bunkerëve” të hedhura dhe shpërthimin e madh që pasoi.Top Channel
-

Probleme teknike pas sulmit kibernetik në faqen e Bashkisë Tiranë/ Afati i regjistrimit në çerdhe dhe kopshte shtyhet
Është zgjatur deri më fund të muajit qershor afati për regjistrimin e fëmijëve në çerdhet dhe kopshtet publike në Tiranë, për shkak të sulmit kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë më datë 20 Qershor 2025.
Bashkia Tiranë njofton se platforma e-femijet.tirana.al nuk eshte ende në funksion, ndaj prindërit në datat 25, 26, 27 dhe 30 Qershor 2025 mund të paraqiten në Drejtorinë e Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve, te Rruga “Barrikadave”, për të kryer aplikimet për regjistrimin e fëmijëve dhe kalimet nga çerdhja në kopsht.
Njoftimi:
Te nderuar qytetare,
Per shkak të sulmit kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë më datë 20 Qershor 2025 Platforma e Aplikimeve për Regjistrimin e Fëmijëve në Çerdhet dhe Kopshtet Publike e- femijet.tirana.al nuk eshte ende në funksion.
Për sa më lart, ju informojme se ne datat 25, 26, 27 dhe 30 Qershor 2025 mund te paraqiteni në Drejtorinë e Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve (Adresa: Rruga “Barrikadave”) për të kryer aplikimet për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe, kopshte dhe kalimet nga çerdhja në kopsht për të gjithë ju që nuk arritët të aplikonit në platformë në datat 02-20 Qershor 2025.
Bashkëngjitur gjeni kriteret dhe dokumentacionin e duhur.
Ju mirepresim! -

Katari reagon pas sulmit iranian në bazën amerikane në Doha: Nuk ka viktima, sipas ligjit ndërkombëtar mund të përgjigjemi
Katari ka reaguar pas sulmit iranian ndaj bazës amerikane në Doha, dukë thënë se nuk ka viktima.
Sipas SkyNews, Katari tha se shteti i tyre rezervon të drejtën për t’u përgjigjur drejtpërdrejt dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar.
“Jemi të sigurt se mbrojtja ajrore e Katarit e pengoi sulmin dhe i ka kapur me sukses raketat iraniane”, thotë deklarata e Katarit.
Sakaq, ata lajmëruan se, një tjetër deklaratë që sqaron rrethanat e sulmit do të lëshohet më vonë nga Ministria e Mbrojtjes.Top Channel
-

Pamjet/ SHBA largoi avionët nga baza ajrore në Katar para sulmit iranian, imazhet satelitore tregojnë pistat bosh
Një imazh satelitor i datës 19 qershor tregon se avionët amerikanë janë larguar nga baza ajrore Al Udeid në Katar, duke lënë pistat pothuajse të zbrazëta. Kjo lëvizje ka ndodhur para sulmit me raketa të Iranit ndaj kësaj baze, i kryer këtë të hënën në përgjigje të sulmeve ajrore të SHBA-së mbi objektiva bërthamore iraniane gjatë fundjavës.
Sipas dy zyrtarëve të mbrojtjes, që kanë folur për CNN, zhvendosja e avionëve është pjesë e strategjisë së Pentagonit për të mbrojtur asetet dhe pajisjet amerikane në Lindjen e Mesme, në kuadër të tensioneve të përshkallëzuara mes Iranit dhe Izraelit.
Në të njëjtën kohë, të gjitha anijet luftarake të Marinës Amerikane që ishin të vendosura përpara në bazën detare Naval Support Activity Bahrain, baza detare amerikane në Bahrein, janë larguar nga porti javën e kaluar. Deri më tani nuk dihet destinacioni i avionëve dhe anijeve të zhvendosura. -

Dalin pamjet e para nga impianti bërthamor ‘Fordow’ në Iran pas sulmit të SHBA
Një imazh satelitor tregon pasojat e sulmit amerikan mbi impiantin bërthamor të Fordow, duke nxjerrë në pah pikën e mundshme të hyrjes së bombave në kompleks.
Presidenti amerikan theksoi se ndaj objektit të Fordow, të njohur si “mali bërthamor”, avionët B-2 të Forcave Ajrore Amerikane hodhën bomba “bunker-buster” (sipas CNN 14 të tilla) me peshë 14 ton secila.
Ndërkohë, ndaj impianteve të Natanz dhe Esfahan janë përdorur 30 raketa Tomahawk, të lëshuara nga nëndetëse amerikane nga një distancë prej 650 kilometrash.