Tag: sulmit

  • Grida Duma shkon në Banjskë, tregon prapaskenat e sulmit terrorist të serbëve

    Grida Duma shkon në Banjskë, tregon prapaskenat e sulmit terrorist të serbëve

    Aktualitet E Hënë, 8 Shtator 2025 21:27

    Një kapitull i ri po shkruhet në historinë e Kosovës. Veriu nuk është më i ndarë mes frikës dhe strukturave paralele serbe. Grida Duma ishte në Banjskë, duke sjellë prapaskenat e sulmit terrorist të serbëve.

     

    ETIKETA Grida Duma

  • ‘Ne po mbështetemi në një përgjigje të fortë të SHBA-së’/ Zelensky reagon pas sulmit rus mbi Ukrainë

    ‘Ne po mbështetemi në një përgjigje të fortë të SHBA-së’/ Zelensky reagon pas sulmit rus mbi Ukrainë

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se priste një “përgjigje të fortë” nga Shtetet e Bashkuara pas sulmit masiv ajror rus që goditi Ukrainën mbrëmjen e djeshme.

    Në reagimin e tij, Zelensky theksoi se ‘është e rëndësishme që partnerët t’i përgjigjen në mënyrë gjithëpërfshirëse këtij sulmi. Ne po mbështetemi në një përgjigje të fortë nga Shtetet e Bashkuara’.

    Ndërkohë, Ukraina pretendon se ka sulmuar përsëri tubacionin Druzhba në rajonin e Bryansk të Rusisë, i cili furnizon gjithashtu naftë ruse në Hungari dhe Sllovaki, duke shkaktuar “dëme të gjera për shkak të zjarrit”.

    Komandanti i forcave ukrainase të dronëve, Robert Brovdi, pretendon se është goditur tubacioni që furnizon me naftë bruto në Budapest dhe Bratislavë, të cilat vazhdojnë të blejnë energji nga Rusia edhe pse BE vendosi të ndërpresë rrjedhat.

    Pretendimi i Brovdi-t, nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur dhe Rusia nuk ka komentuar mbi sulmin, por i është referuar asaj që e quan një sulm të veçantë në rafinerinë e naftës Ilsky në Krasnodar./ Sky News/

     

  • Danielle Mason shokon rrjetin: ndan imazhet tronditëse pas sulmit nga ish-i fejuari

    Danielle Mason shokon rrjetin: ndan imazhet tronditëse pas sulmit nga ish-i fejuari

    Aktorja e njohur Danielle Mason, 42 vjeçe, ka akuzuar publikisht ish-të fejuarin e saj, Lee Dopson, 45 vjeç, për një sulm fizik që sipas saj ndodhi pas festës së fejesës në nëntor të vitit 2024. Ylli britanik, e njohur gjithashtu si motra nga nëna e aktores së “EastEnders”, Jessie Wallace, ka ndarë në Instagram një foto të fytyrës së saj të dëmtuar dhe një seri postimesh ku flet për betejat ligjore me Lee-n.
    Sipas asaj që tha për Daily Mail, incidenti ndodhi pas një feste luksoze në hotelin DoubleTree By Hilton St Anne’s në Wokingham. Ajo ka siguruar një urdhër ndalimi ndaj Lee-t javën e kaluar nga Gjykata në Slough.
    Danielle u ndje e detyruar të reagojë publikisht pasi Lee publikoi një video me shenja të dukshme në fytyrë, duke pretenduar se ishte ai viktima. Por Danielle theksoi se dëmtimet e tij ishin pasojë e vetëmbrojtjes së saj gjatë sulmit.
    Çifti nisi lidhjen në vitin 2023, pasi u njohën në një supermarket gjatë shoqërimit të fëmijëve të tyre në shkollë. Të dy kanë fëmijë nga lidhje të mëparshme. Danielle ka dy fëmijë me ish-bashkëshortin Tony Giles, me të cilin ka marrë pjesë në emisionin “My Big Fat Gypsy Wedding”.
    Ajo theksoi se nuk dëshironte të ekspozohej në rrjete sociale, por ndjeu nevojën të tregonte të vërtetën për shkak të deklaratave publike të ish-të fejuarit.

  • Pamje të frikshme! Mediat izraelite publikojnë videon nga sulmi i Hamasit, babai ekzekutohet në sy të fëmijëve të mitur

    Pamje të frikshme! Mediat izraelite publikojnë videon nga sulmi i Hamasit, babai ekzekutohet në sy të fëmijëve të mitur

    Një video e publikuar nga autoritetet izraelite tregon momentet dramatike të sulmit terrorist të Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor 2023, ku Gil Taasa u vra para syve të dy fëmijëve të tij të mitur.

    Në momentin e sulmit, Taasa ishte në shtëpi me dy djemtë e tij. Ai i çoi djemtë në një vend të sigurt për t’i mbrojtur, por terroristët e identifikuan shpejt dhe e qëlluan me një granatë, duke e vrarë në vend përpara fëmijëve të tij.

    Sipas mediave izraelite, fëmijët u rrëmbyen nga sulmuesit, të mbuluar me gjak dhe në lot. Njëri prej tyre bërtiste se donte të vdiste dhe kërkonte ndihmë, ndërsa një terrorist i pyeste në mënyrë të ftohtë nëse donin lëng apo verë.

    Top Channel

  • “Vrisni Donald Trump”/ Detaje nga sulmi në shkollën katolike, autoritetet amerikane: Është një transgjinor!

    “Vrisni Donald Trump”/ Detaje nga sulmi në shkollën katolike, autoritetet amerikane: Është një transgjinor!

    Autoritetet në SHBA kanë identifikuar autorin e sulmit shokues ndaj një shkolle katolike në Minneapolis, ku humbën jetën dy fëmijë.

    Sipas tyre, agresori që më pas vrau veten, është një transgjinor, i cili mbante me vete edhe një lloj manifesti ku shkruhej “Vritni Donald Trumpin”. Robin Westman hapi zjarr përmes xhamave të pikturuar të dritarëve të Shkollës së Ungjillizimit, ku edyhe vetë nëna e tij kishte punuar nga viti 2016 deri në 2021-shin. 23 vjecari kishte lënë në internet shënime vetëvrasjeje, një letër faljeje drejtuar familjes së tij dhe një skicë të shkruar me dorë të planimetrisë së brendshme të një kishe.
    Westman u identifikua si transgjinor, sipas raportimeve të mediave amerikane që citojnë rrjetet e tij sociale. Në moshën 17 vjeçare, ai kishte kërkuar leje për të ndryshuar emrin e tij nga Robert në Robin, që në Shtetet e Bashkuara mund të përdoret si për mashkull, ashtu edhe për femër. Në një video shqetësuese, që besohet të jetë postuar prej tij shihej slogani “për fëmijët”, i shkruar në karikatorët e armëve. Video të tjera të postuara në YouTube tregojnë armë të ndryshme, duke përfshirë një pushkë gjysmëautomatike dhe një pushkë me pompë, dhe zbulonin se ai ishte fiksuar pas të shtënave masive si dhe atentatorin e sulmit të rëndë të një shkolle fillore te Sandy Hook, Adam Lanza.
    Vetë arma e përdorur gjatë sulmit mbante shkrime anti-semitike dhe kundër Izraelit. Policia po heton nëse videot, të shpërndara në internet orë para të shtënave, janë vërtet të lidhura me vrasësin.

    Top Channel

  • Ngjarja e rëndë në Minneapolis/ Përdori tre armë gjatë sulmit, kush ishte autori 23-vjeçar

    Ngjarja e rëndë në Minneapolis/ Përdori tre armë gjatë sulmit, kush ishte autori 23-vjeçar

    Robin Westman, 23 vjeç, është identifikuar si personi që hapi zjarr në Kishën e Shkollës Katolike Annunciation në Minneapolis, duke vrarë dy fëmijë dhe duke plagosur të paktën 17 të tjerë.

    Westman, i njohur më parë si Robert, qëlloi përmes dritareve me xham të pikturuar drejt fëmijëve që ishin ulur në stolat e kishës rreth orës 8:30 të mëngjesit sipas orës lokale të mërkurën, dhe më pas ktheu armën ndaj vetes, thanë zyrtarët.

    Autori i të shtënave, i cili u rrit në Richfield, e ndryshoi emrin e tij në Robin në vitin 2020, kur ishte 17 vjeç, raportoi KARE 11. Nëna e tij, e cila punonte në shkollë para se të dilte në pension në vitin 2021, ishte pjesë e komunitetit shkollor.

    Dy fëmijë të moshës tetë dhe 10 vjeç u vranë në sulm, ndërsa të paktën 17 viktima të tjera – 14 fëmijë dhe tre të rritur – u plagosën, sipas autoriteteve. Identiteti i autorit u konfirmua fillimisht nga media lokale KSTP. Zyrtarët thanë se po hetojnë motivin e tij, por theksuan se ai nuk ka një të kaluar kriminale të gjerë të njohur. Një llogari në YouTube, tashmë e fshirë dhe që besohet se i përkiste Westman, postoi disa orë para sulmit një video 20-minutëshe shqetësuese, që dukej të ishte një manifest. Videoja përmbante një vizatim të një kishe dhe tregonte një burrë që e godiste vizatimin disa herë me thikë, ndërsa thoshte me zë të ulët: “Do të vras veten”.

    Klipet e tjera të postuara në llogarinë e YouTube përfshinin pjesë armësh – një pushkë gjysmëautomatike dhe një pushkë gjahu – të cilat kishin emrat e autorëve të tjerë të vrasjeve masive të shkruar mbi to. Policia tha se personi i armatosur kishte parkua makinën pranë shkollës dhe se do ta hetonin atë si pjesë të hetimit. Zyrtarët njoftuan se Westman ishte i armatosur me tre armë – një pushkë, një pushkë gjahu dhe një pistoletë – dhe qëlloi me të tre armët gjatë sulmit.

    Shefi i Policisë së Minneapolis, Brian O’Hara, tha se Westman iu afrua anës së kishës dhe qëlloi përmes dritareve drejt fëmijëve që ishin ulur në stola. Nuk është e qartë nëse ai qëlloi me ndonjë nga armët nga brenda kishës apo e kreu të gjithë të shtënat jashtë përpara se të hynte brenda. Policia tha se të paktën dy nga dyert e kishës duket se ishin bllokuar nga dy me katër dyer para të shtënave, duke sugjeruar se personi i armatosur donte të fuste njerëzit brenda në kurth.

    Nxënësit në shkollën fillore katolike kishin filluar shkollën të hënën dhe po ndiqnin meshën kur personi i armatosur sulmoi kishën, e cila është e lidhur me shkollën. E themeluar në vitin 1923, Shkolla Katolike e Ungjillëzimi kishte 391 nxënës të regjistruar për vitin shkollor 2023-24, duke mbuluar klasat nga parashkolla deri në klasën e tetë.

    Hennepin Healthcare, spitali kryesor i traumës në Minneapolis, njoftoi se kishte pranuar 10 pacientë, përfshirë tetë fëmijë të moshës 6 deri në 14 vjeç dhe dy të rritur, ndërsa shtatë prej tyre konsideroheshin në gjendje kritike. Ngjarja ka tronditur thellë komunitetin lokal dhe ka hapur hetime intensive nga autoritetet për të kuptuar motivet e sulmit, mënyrën se si ndodhi dhe rrethanat që çuan në këtë tragjedi.

  • Detaje nga sulmi në SHBA, dy fëmijë të vdekur! Autori kishte me vete tre armë zjarri

    Detaje nga sulmi në SHBA, dy fëmijë të vdekur! Autori kishte me vete tre armë zjarri

    Dy fëmijë të mitur, të moshës tetë dhe dhjetë vjeç, janë viktimat e sulmit të armatosur që ndodhi këtë të mërkurë, 27 gusht Minneapoli. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë një shkolle katolike, në jug të qytetit.
    Shefi i policisë, Michael O’Hara, gjatë një deklaratë për mediat tha se sulmuesi ishte i armatosur me tri armë, një pushkë automatike, një armë gjahu dhe një pistoletë. Ai hapi zjarr në mënyrë të papritur, duke krijuar panik dhe viktima në pak sekonda. Autoritetet konfirmojnë po ashtu se autori i sulmit ka ndërruar jetë.
    “Dy fëmijë të vegjël, të moshës tetë dhe dhjetë vjeç, u vranë aty ku ishin ulur në banka. Prindërit e tyre janë njoftuar për humbjen tragjike,” tha O’Hara, i cili e cilësoi sulmin si akt brutal.
    Në total, sipas autoriteteve, 17 persona janë plagosur, prej të cilëve 14 janë fëmijë. Dhjetë prej të cilëve ndodhen në gjendje kritik. Ngjarja ka shkaktuar reagime të ashpra në mbarë vendin. Presidenti i Shteteve të Bashkuara.
    Në një postim në Truth Social, Trump shkruan se është “plotësisht i informuar” për situatën dhe se FBI ka shkuar në vendngjarje.
    “Shtëpia e Bardhë do të vazhdojë të monitorojë këtë situatë të tmerrshme. Ju ftoj të bashkoheni me mua në lutje për të gjithë personat e përfshirë,” tha Trump.

  • Raketa ukrainase shkatërron anijen ushtarake ruse pranë Khersonit, Shërbimet Sekrete publikojnë videon e sulmit

    Raketa ukrainase shkatërron anijen ushtarake ruse pranë Khersonit, Shërbimet Sekrete publikojnë videon e sulmit

    Shërbimet Sekrete Ukrainase kanë kryer një sulm ndaj një anijeje ushtarake ruse në Detin e Zi.

    Operacioni ndodhi dje në një zonë detare pranë portit të Zalizny në Kherson.
    Sipas ukrainasve, anija ruse u godit nga një raketë ajri, duke rezultuar në shkatërrimin e saj të plotë. Të pesë anëtarët e ekuipazhit në bord u vranë gjatë sulmit.
    Shërbimet Sekrete Ukrainase publikuan videon e sulmit dhe shkatërrimit të anijes ruse. Sulmi vjen pas ofensivës ruse me dronë e raketa në perëndim të Ukrainës.

    On August 20, 2025, Warriors from the Defense Intelligence of Ukraine destroyed a Russian military boat in the Black Sea near the temporarily occupied Zaliznyi Port in Kherson region with an air-launched missile. All five members of the Russian occupation crew were eliminated.… pic.twitter.com/SF444nzyeR
    — Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) August 21, 2025

    Top Channel

  • Donald Trump: Unë dhe Netanyahu jemi heronj lufte

    Donald Trump: Unë dhe Netanyahu jemi heronj lufte

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e quajti veten “hero lufte” të martën duke iu referuar sulmit ajror që urdhëroi kundër objekteve bërthamore të Iranit.

    Gjatë një interviste në emisionin radiofonik të prezantuesit konservator Mark Levin, Trump tha se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ishte gjithashtu “një hero lufte” për shkak të bashkëpunimit mes tyre.
    “Ai është një hero lufte. Mendoj se edhe unë jam”, tha Trump.

    “Askush nuk interesohet. Por edhe unë jam. Dua të them, unë i dërgova ato aeroplanë.”
    Presidenti dukej se po i referohej sulmit që urdhëroi ndaj objekteve bërthamore nëntokësore të Iranit në qershor, në një përpjekje për të zhdukur programin bërthamor të Teheranit.
    Netanyahu ka qenë subjekt i një urdhër-arresti nga Gjykata Ndërkombëtare Penale që nga nëntori i kaluar për krime të dyshuara lufte në Gaza.
    Më shumë se 60,000 palestinezë janë vrarë në enklavën bregdetare të rrethuar gjatë ofensivës së ushtrisë izraelite, e cila filloi pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023 ndaj Izraelit, ku u vranë rreth 1,200 persona./vizionplus.tv

  • Dhunë ndaj uniformës blu/ Arrestohet i dyshuari kryesor, pas sulmit ndaj zyrtarëve policorë

    Dhunë ndaj uniformës blu/ Arrestohet i dyshuari kryesor, pas sulmit ndaj zyrtarëve policorë

    I dyshuari fillimisht nuk i kishte respektuar urdhërat e policëve teksa më pas i ka sulmuar ata, transmeton KosovaPress.
    Një person është arrestuar në Prishtinë pas sulmit ndaj zyrtarëve policorë. Zyrtarët policorë kanë pranuar tretman mjekësor, teksa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
    Njoftimi i Policisë:
    “Prishtinë 07.08.2025 – 02:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka kanosur dhe sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”