Raporti i Washington Post mbi një sulm të ushtrisë amerikane në shtator ndaj një anijeje të dyshuar për trafikun e drogës në Karaibe ka ngjallur shqetësim bipartisan në Kongres mbi rolin e Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth.
Të enjten në mëngjes, kongresmeni republikan Mike Turner tha se ligjvënësit po dyshonin për saktësinë e informacionit të dhënë nga administrata Trump. Megjithatë, pas takimeve informuese me zyrtarët e lartë ushtarakë, përfshirë Gjeneralin Dan Caine dhe Admiralin Frank Bradley, si dhe pas shqyrtimit të materialit filmik, ndasitë partiake u rikthyen shpejt.
Republikanët mbrojtën Hegseth dhe operacionin, ndërsa demokratët e kritikuan atë, duke ngritur shqetësime morale dhe ligjore. Në qendër të debatit është fushata anti-drogë e administratës Trump në Karaibe, përfshirë klasifikimin e trafikantëve si “organizata terroriste” dhe përdorimin e forcës vdekjeprurëse pa mbikëqyrje juridike të jashtme. Që nga sulmi i parë në shtator, janë kryer të paktën 22 sulme të ngjashme, me mbi 80 të vrarë.
Washington Post raportoi se gjatë një sulmi, dy mbijetues nga sulmi i parë u vranë në ujë gjatë sulmit të dytë, pasi Hegseth thuhej se kishte urdhëruar “vritini të gjithë”. Hegseth tha se kishte qenë prezent gjatë sulmit të parë, por kishte lënë sallën para sulmit të dytë. Ligjvënësit e informuar nga takimet nuk gjetën prova që ai kishte dhënë këtë urdhër.
Demokratët, si Jim Himes nga Connecticut, e përshkruan sulmin e dytë si “thellësisht shqetësues”, ndërsa republikanët, përfshirë Senatorin Tom Cotton, e cilësuan operacionin si “ligjor dhe i nevojshëm”.
Presidenti Trump ka shprehur mbështetjen për publikimin e videos së sulmit të dytë. Nëse publikohet, ajo mund të ndikojë në opinionin publik, aktualisht të ndarë sipas linjave partiake.
Për momentin, pozicioni i Hegseth duket i qëndrueshëm. Një raport i inspektorit të Pentagonit e ka liruar atë nga akuzat për transmetim të informacionit sekret gjatë kontestit të njohur si “Signalgate”, megjithëse theksoi se ai kishte rrezikuar personelin dhe objektivat duke diskutuar material të ndjeshëm në një aplikacion të pasigurt.
Ndërkohë që dy histori potencialisht të dëmshme janë qetësuar për momentin, Hegseth mund të përballet sërish me vëmendjen publike në të ardhmen e afërt.
Tag: sulmit
-

Hegseth shpëton në takime, por video e sulmit në anije mund të trondisë opinionin
-

Izraeli shkarkon disa gjeneralë për shkak të sulmit të 7 tetorit
Ushtria izraelite njoftoi se ka shkarkuar tre gjeneralë dhe ka ndërmarrë masa disiplinore ndaj disa zyrtarëve të tjerë të lartë lidhur me dështimin e tyre për të parandaluar sulmin e tetorit të vitit 2023 nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – që është sulmi më vdekjeprurës në historinë e vendit.
Njoftimi vjen dy javë pasi shefi i ushtrisë izraelite, Eyal Zamir, bëri thirrje për një “hetim sistematik” lidhur me dështimet që çuan te sulmi, edhe pse Qeveria ende nuk e ka themeluar një komision shtetëror hetimor pavarësisht presionit publik.
Lista e gjeneralëve të shkarkuar përfshin tre komandantë divizionesh, njëri nga të cilët ka shërbyer si shef i inteligjencës ushtarake.Në deklaratën e ushtrisë izraelite u tha se të tre mbajnë përgjegjësi personale për dështimin e forcave të armatosura për të parandaluar sulmin e nisur nga Hamasi.
Shkarkimet vijnë pasi të tre gjeneralët veçse kishin dhënë dorëheqje nga postet e tyre, përfshirë kreun e komandës jugore, gjeneralin Yaron Finkelman.
Ndërkaq, masa disiplinore u tha se janë ndërmarrë ndaj kreut të marinës dhe forcave ajrore si dhe ndaj katër gjeneralëve dhe disa zyrtarëve të lartë.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, vazhdimisht ka përsëritur se dështimet që çuan deri te sulmi i 7 tetorit duhet të adresohen pasi lufta në Gazë të përfundojë. Qeveria e tij deri më tani nuk e ka formuar një komision hetimor, i cili do të përcaktonte se kush mban përgjegjësinë për mosparandalimin e sulmit.
Gjatë sulmit, Hamasi vrau afër 1.200 persona dhe rrëmbeu 251 të tjerë, duke nxitur luftën në Gazë.
Si pasojë e sulmeve hakmarrëse të Izraelit, në Gazë u vranë më shumë se 69 mijë persona, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë – shifra që Kombet e Bashkuara i konsiderojnë të besueshme./rel -

Dalin pamjet e sulmit fatal të shqiptarit ndaj grekut: Nuk doja ta vrisja, po të mos më spërkaste me spraj…!
Videoja e rrahjes brutale për vdekje të një 58-vjeçari grek në Neos Kosmos të Athinës, është zbuluar nga mediat.
Pamjet e “Protothema”, të marra nga një kamera sigurie në zonë, tregojnë 29-vjeçarin shqiptar, tashmë të arrestuar, duke rrëfyer se e ka goditur viktimën, pas një grindjeje për të drejtën e kalimit në rrugë, duke e ndjekur 58-vjeçarin dhe goditur atë për vdekje.
29-vjeçari është akuzuar tashmë për vrasje të paqëllimshme, kurse në dëhsmi ai ka pranuar dinamikën e ngjarjes dhe autorësinë, por pa qëllim vrasjen e 58-vjeçarit.
Pas ndjekjes penale, i akuzuari çohet para një hetuesi të rregullt, nga ku pritet të kërkojë një afat për të përgatitur mbrojtjen e tij. Një dëshmitar që pa skenën e krimit i rrëfeu policisë dinamikën dhe rrethanat.
Në deklaratat e tij, avokati i 29-vjeçarit, Ioannis Glykas, deklaroi se pa veprimet e viktimës, nuk do të kishte pasur autor. Kjo do të thotë se nëse 58-vjeçari nuk do ta kishte spërkatur 29-vjeçarin me sprej, ky i fundit nuk do ta kishte sulmuar. Së fundmi, ai deklaroi se asgjë nuk justifikon marrjen e jetës.
Duhet theksuar se 29-vjeçari është arrestuar tre herë në të kaluarën, por siç theksuan burime kompetente të prokurorisë, këto arrestime kishin të bënin me vepra penale që janë në nivelin e kundërvajtjes, për të cilat nuk parashikohet ndalimi i përkohshëm i të akuzuarit.
Gjithashtu në qeli janë edhe babai i shqiptarit që fshehu motoçikletën e të birit pas krimit dhe 2 shokët e tij që ndodheshin në vendngjarje gjatë konfliktit dhe sulmit fatal.
-

Sulmi me dronë ukrainas në fabrikën ruse prek prodhimin e gazit në Kazakistan
Një sulm me dronë ukrainas ndaj një fabrike gazi në Orenburg të Rusisë – një nga objektet më të mëdha të këtij lloji në botë – vazhdon të ndikojë në prodhimin e gazit në Kazakistanin fqinj, ndërkohë që Bashkimi Evropian po përgatitet të heqë dorë nga importet e gazit rus deri në fund të vitit 2027.
Sipas Ministrisë së Energjisë së Kazakistanit, sasia e gazit në objektin kazak u pezullua pas sulmit të 19 tetorit – i pari i raportuar ndaj kësaj fabrike, që është pjesë e kompleksit gazo-kimik të Orenburgut, të operuar nga gjigandi shtetëror rus i energjisë, Gazprom.
Agjencia Reuters citoi burime më 20 tetor që thanë se, për shkak të sulmit, prodhimi në fushën kazake Karachaganak ra për 25 deri në 30 për qind. Fabrika përpunon rreth 37.5 miliardë metra kub gaz në vit.Zyrtarët në Kiev kanë konfirmuar se Ukraina qëndron pas sulmit, të cilin presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e përshkroi si dëshmi të “rritjes, si në shtrirje ashtu edhe në saktësi, të sulmeve tona me rreze të gjatë ndaj Rusisë”.
“Pothuajse çdo ditë ose çdo dy ditë, rafineritë e naftës ruse po goditen. Dhe, kjo ndihmon për ta kthyer Rusinë në realitet”, shtoi ai.
Në muajt e fundit, Kievi ka intensifikuar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Rusisë, të cilat duket se po shkaktojnë mungesa karburanti dhe rritje çmimesh brenda vendit.
Një depo nafte në Novokuibyshevsk u godit gjithashtu muajin e kaluar, dhe Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës raportoi dëme të mëdha në infrastrukturën e saj.
Ndërkohë, ministrat e energjisë të BE-së miratuan një plan që parashikon heqjen graduale të importeve të gazit dhe naftës ruse drejt bllokut deri në janar 2028, pavarësisht kundërshtimeve nga Sllovakia dhe Hungaria, të cilat mbeten të varura nga furnizimet ruse.
Plani, së bashku me sanksionet ndaj Rusisë, u nxit nga lufta e Moskës kundër Ukrainës dhe është pjesë e një strategjie më të gjerë të bllokut prej 27 shtetesh.
“Edhe pse kemi punuar shumë dhe jemi përpjekur ta largojmë gazin dhe naftën ruse nga Evropa vitet e fundit, ende nuk e kemi arritur plotësisht”, tha Lars Aagaard, ministri i Energjisë së Danimarkës, e cila mban presidencën e radhës të BE-së. -

Liverpool nuk ka ndërmend të ndalet, 80 mln paundë për “bishën” e sulmit
13 Tetor 2025
20:24
Telesport
Pavarësisht shpenzimeve marramendëse që bëri në merkaton e fundit, e sidomos në repartin e sulmit, Liverpool nuk duket plotësisht i kënaqur nga këto transferime dhe po planifikon një goditje tjetër të bujshme në repartin ofensiv.
Objektivi i radhës i Liverpool është sulmuesi ganez i Bournemouth, Antoine Semenyo, i cili duket se po përjeton deri tani sezonin më të mirë në karrierë, pasi ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 3 asiste në 7 javët e para.
Semenyo është një sulmues tejet i fuqishëm, ka një instikt të fortë për golin dhe i aftë për të krijuar hapësira për shokët e sulmit. Bournemouth e vlerëson sulmuesin 80 milionë paundë, shumë që Liverpool mesa duket është i gatshëm ta paguajë.
Kampioni në fuqi i Premier League do tentojë transferimin e Semenyo që në merkaton e janarit, në rast se nuk ia del dot, do provojë gjatë merkatos së verës. -

Tensionet marrin fund/ Goditet topi i parë në ndeshjen Shqipëri-Serbi e vlefshme për botërorin
Shqipëria luan ndeshjen më të rëndësishme të kësaj fushate kualifikuese, ku në Leskovc përballet me Serbinë, një duel direkt për vendin e dytë në Grupin K që të dërgon në “Play Off”-et e Botërorit.
Sipas asaj që mëson gazetari Endi Tufa, Sylvinho i ka besuar rreshtimit të tij “bazë” 4-3-3, formacion që u zyrtarziua më vonë nga vetë FSHF.
Në portë do të jetë Strakosha. Mbrojtja do të përbëhet nga Hysaj, ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj. Në mesfushë është treshja Asllani, Laçi dhe Shehu. Ndryshimi i vetëm vjen nga krahu i majtë i sulmit, aty ku nuk do të jetë as Bajrami dhe as Hoxha, por Myrto Uzuni, ndërsa krahu i djathtë i është besuar Brojës. Në majën e sulmit do të jetë sërish Manaj. -

Zbulohet rreshtimi i Kombëtares shqiptare për Serbinë, Sylvinho zgjedh një emër surprizë në sulm
Vetëm pak orë na ndajnë nga ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë në Leskovc, aty ku kuqezinjtë do të luajnë shanset e fundit për një vend në “Play Off” të Botërorit 2026.
Sipas asaj që mëson gazetari Endi Tufa, Sylvinho i ka besuar rreshtimit të tij “bazë” 4-3-3.
Në portë do të jetë Strakosha. Mbrojtja do të përbëhet nga Hysaj, ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj. Në mesfushë është treshja Asllani, Laçi dhe Shehu. Ndryshimi i vetëm vjen nga krahu i majtë i sulmit, aty ku nuk do të jetë as Bajrami dhe as Hoxha, por Myrto Uzuni, ndërsa krahu i djathtë i është besuar Brojës. Në majën e sulmit do të jetë sërish Manaj.
Sfida do të startojë në orën 20:45 dhe të gjithë shqiptarët do të kenë mundësinë ta ndjekin live dhe ekskluzivisht në DigitAlb. -

Kryetarja e bashkisë gjermane në gjendje kritike pas 13 goditjesh me thikë, e bija 17-vjeçare e dyshuara kryesore
Në Gjermani, një ngjarje tronditëse ka shkaktuar reagime të forta politike dhe shoqërore. Kryebashkiakja e zgjedhur e qytetit Herdecke, Iris Stalzter, ndodhet në gjendje kritike pas një sulmi brutal me thikë në banesën e saj. 57-vjeçarja u gjet e plagosur rëndë me 13 goditje me thikë në bark dhe shpinë dhe u transportua me helikopter në një spital në Bochum, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje të gjatë kirurgjikale.
Fillimisht, i biri raportoi se nëna ishte sulmuar nga disa persona të panjohur në rrugë, por policia nuk gjeti asnjë provë që mbështet këtë pretendim. Hetimet u fokusuan menjëherë te familja, pasi nuk kishte shenja thyerjeje apo hyrjeje me forcë në banesë. Dy fëmijët e adoptuar të viktimës, përkatësisht 15 dhe 17 vjeç, ndodheshin në shtëpi në momentin e sulmit dhe u morën në pyetje nga autoritetet.
Gjatë hetimeve, dyshimet kryesore u përqendruan te vajza 17-vjeçare, e cila tashmë konsiderohet si autorja kryesore e sulmit. Mediat gjermane raportojnë se ajo kishte pasur edhe më parë episode dhune në familje dhe në shkollë, përfshirë një incident me thikë një vit më parë. Një tjetër përplasje e dhunshme mes saj dhe nënës thuhet se ka ndodhur edhe gjatë verës.🚨 UPDATE: Iris Stalzer Stabbing Case – New Details from Herdecke
Following our last post on the 17-year-old adopted daughter’s possible role (and the family’s earlier knife incident), here’s the latest from police and witnesses. This points to a family conflict, not outsiders.… https://t.co/gX1ssU88cL pic.twitter.com/jInUne98C4
— InfactoWeaver (@InfactoWeaver) October 7, 2025Ndërkohë, autoritetet nuk kanë gjetur asnjë provë që të sugjerojë një motiv politik pas sulmit, megjithatë, për shkak të funksionit të viktimës si zyrtare e zgjedhur, çështja po ndiqet nga autoritetet federale. Reagimet në Gjermani kanë qenë të shumta, me kancelarin Friedrich Merz që e dënoi ngjarjen si “të tmerrshme dhe çnjerëzore”, ndërsa u bëri thirrje institucioneve të garantojnë më shumë mbrojtje për zyrtarët publikë.
Rasti i Stalzter vjen në një kohë kur dhuna ndaj politikanëve lokalë në Gjermani është në rritje. Vetëm në vitin 2024, thuajse 60% e tyre kanë raportuar kërcënime apo sulme, duke rritur shqetësimin për sigurinë e përfaqësuesve publikë në vend.
/vizionplus.tv -

Berlin, policia ndalon protestën pro-Palestinë në përvjetorin e sulmit të Hamasit ndaj Izraelit
Me rastin e dyvjetorit të sulmit vdekjeprurës të Hamasit në Izraelin jugor, një ftesë për një demonstratë të martën (10/7) në mbështetje të Palestinës në sheshin qendror të Berlinit, Alexanderplatz, qarkullonte në internet që nga mbrëmja e së dielës (5/10), ndërsa të hënën (6/10) ngjarja u raportua në polici.
Konkretisht, policia e kryeqytetit gjerman lëshoi një deklaratë zyrtare për “X” duke dënuar dhe ndaluar demonstratën që ishte planifikuar për këtë pasdite.
“Për shkak të përvojave të ditëve të fundit, pritet një zhvillim jo paqësor i tubimit”, sqaroi policia, ndërsa theksoi se “forcat tona janë në gatishmëri për të zbatuar ndalimin”.
Posteri i protestës, i postuar në mediat sociale, shkruante “Brez për brez. Deri në çlirimin e plotë”, dhe tregonte disa njerëz të mbuluar me shami koke palestineze (kefiya). Shihet edhe një parashutist, ndoshta një referencë e drejtpërdrejtë për incidentin tragjik në festivalin e muzikës Supernova.Sulmi, në të cilin u vranë 1,195 persona dhe u rrëmbyen 251 të tjerë, përshkruhet në ftesën për demonstratë si një “kryengritje e guximshme” dhe një “arratisje heroike nga burgu”. Populli i Gazës, siç thuhet në ftesë, më pas çau muret e “burgut më të madh”.
Deklarata e detajuar e Policisë së Berlinit: “Demonstrata që ishte njoftuar në Alexanderplatz u ndalua nga autoritetet, pasi një ftesë në rrjetet sociale për në Alexanderplatz kishte çuar tashmë në hapjen e një hetimi penal dhe nuk mund të përjashtohet mundësia e një lidhjeje midis dy ngjarjeve. Për shkak të përvojave të ditëve të fundit, pritet një zhvillim jo paqësor i tubimit.Aplikimet alternative për tubime që lidhen me protestat pro-palestineze konsiderohen në këtë kontekst si ngjarje zëvendësuese për sot dhe janë të ndaluara në parim.
“Forcat tona janë në gatishmëri për të zbatuar ligjin.”Top Channel
-

Nxënësi sulmon me thikë mësuesin gjatë orës së mësimit në Francë
Një mësues muzike në një shkollë fillore në lindje të Francës u godit me thikë në fytyrë sot gjatë orës së mësimit dhe ndodhet në gjendje kritike, raporton BFM TV.
Sulmi ndodhi në shkollën “Robert Schumann” në Benfeld, jo shumë larg Strasburgut. Mësuesi 66 vjeç, viktima e sulmit, u shtrua në spital dhe është në gjendje kritike.
Sipas BFMTV, sulmuesi është një nxënës 14-vjeçar dhe u arrestua menjëherë pas sulmit.
Xhandarmëria njoftoi se sulmuesi u përpoq të arratisej dhe se e kishte qëlluar edhe veten me thikw gjatë arrestimit . I riu u transferua me helikopter në një spital lokal dhe është në gjendje kritike, mësoi BFM TV nga një burim pranë hetimit.
Sipas raportimeve, i dyshuari është një nxënës i cili ishte vendosur në një shtëpi dhe ishte i njohur në shkollën e tij për shkrimin e grafiteve naziste.
Arsyeja e sulmit është ende e panjohur.
Nxënësit e shkollës fillore “Robert Shuman” u evakuuan dhe u mblodhën në një sallë menjëherë pas sulmit.
Ata janë nën mbrojtjen e xhandarmërisë dhe prindërve të tyre u është thënë se mund të vijnë të marrin fëmijët e tyre. Ministrja e Arsimit Kombëtar dhe Rinisë e Francës, Elizabeth Bourne, e dënoi ashpër këtë sulm.