Tag: sulmin

  • BE: Autorët e sulmit në Banjskë të Kosovës të përballen me drejtësinë

    BE: Autorët e sulmit në Banjskë të Kosovës të përballen me drejtësinë

    Kosova E Mërkurë, 24 Shtator 2025 16:22
    Bashkimi Evropian ka përsëritur thirrjen që autorët për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit të përballen me drejtësinë. “Ne presim që autoritetet në Serbi të arrestojnë dhe ndjekin penalisht ata që gjenden në Serbi me akuza përkatëse para një gjykate në Serbi”, tha Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në një përgjigje dërguar Radios Evropa e Lirë në dyvjetorin e sulmit në Banjskë.
    Më 24 shtator 2023, një grup i serbëve të armatosur sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Gjatë përleshjeve që pasuan u vranë edhe tre sulmues serbë. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit. Autoritetet në Kosovë kërkojnë ekstradimin e tij në Serbi. Radoiçiq gjendet në Beograd dhe sipas autoriteteve serbe ai duhet të paraqitet dy herë në muaj.

    Vitin e kaluar, Kosova ngriti aktakuzë kundër 45 të dyshuarve për sulmin në Banjskë, ndërsa vetëm tre nga këta të akuzuar janë duke u gjykuar në Prishtinë, pasi të tjerët janë të paarritshëm për autoritetet kosovare. Që të tre i mohojnë akuzat. BE-ja tha se vazhdon të jetë “e shqetësuar me raportimet për pjesëmarrjen e sulmuesve të dyshuar të Banjskës në protestat” në Serbi. Në protestat antiqeveritare, që po organizohen nga studentët, gjatë kësaj vere u panë edhe persona të dyshuar për sulmin në Banjskë. Ata u panë “duke ruajtur” vendin e punës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë protestave masive antiqeveritare.

    Zyra e BE-së në Kosovë tha po ashtu se në tetor të vitit 2023, përfaqësuesi i posaçëm i bllokut në Kosovë ka dërguar një kërkesë për ndihmë të ndërsjellë juridike nga autoritetet e Kosovës tek ato serbe për këtë rast. “Ende nuk kemi pranuar një përgjigje nga autoritetet serbe. Ne presim që Serbia të bashkëpunojë për këto kërkesa përmes kanalit për ndihmë të ndërsjellë juridike”, tha BE-ja.

    “Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas, e ka ngritur këtë çështje me presidentin [e Serbisë, Aleksandar] Vuçiç. Ajo do të vazhdojë ta ngrehë këtë çështje në takimet që do të ketë me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor në Nju Jork”. Kosova e fajëson Serbinë për sulmin, të cilin e konsideron terrorist dhe akt agresioni. Beogradi mohon se ka gisht në të. Në përvjetorin e dytë të sulmit në Banjskë, autoritetet kosovare përsëritën thirrjet për ekstradimin nga Serbia të të akuzuarve për këtë ngjarje. Kosova i ka kërkuar vazhdimisht bashkësisë ndërkombëtare që të bëjë trysni mbi Serbinë, por Beogradi nuk pranon t’i ekstradojë të akuzuarit, duke thënë se ata do të gjykohen në Serbi. Megjithatë, deri më tani Serbia nuk ka ngritur ndonjë aktakuzë për këtë rast. /REL/

  • Berisha dënon sulmin me tritol ndaj banesës së Mziut: Akt terrorizmi shtetëror

    Berisha dënon sulmin me tritol ndaj banesës së Mziut: Akt terrorizmi shtetëror

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një konferencë për mediat, ku dënoi vendosjen e lëndës plasëse në banesën e deputetit demokrat Xhelal Mziu.
    Berisha e cilësoi sulmin si një akt terrorizmi që synon të mbyllë gojën e opozitarëve dhe paralajmëroi se kryeministri Edi Rama do të mbajë “përgjegjësi maksimale” për ngjarjen.
    Kreu i PD shtoi se ngjarja është tërësisht politike e organizuar nga qeveria.
    “Sot unë jam këtu me deputetin Xhelal Mziu për të denoncuar një akt terrorizmi shtetëror ndaj tij dhe familjes së tij. Banesa e deputetit, duke qenë brenda, është sulmuar me tritol nga banditë shtetërorë. Masa e eksplozivit ka qenë e konsiderueshme dhe ka krijuar dëme edhe në zonën përreth. Ky akt ka vetëm një synim, të mbyllë gojën e opozitarëve. Për të gjitha këto, e garantoj Edi Ramën se do mbajë përgjegjësi maksimale”, tha Berisha.
    Ai theksoi gjithashtu mosbesimin e tij ndaj policisë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje me prapavijë politike.
    “Është iluzion të besosh se policia do zbardhë krimin politik. Po u rikujtoj rastin e zyrës elektorale sekrete të PS në Pekisht, ku u gjetën fletë votimi, para dhe dokumentacion, dhe polici u ndëshkua për detyrën e kryer. Nuk mund të them se çdo segment i policisë është i infiltruar nga krimi, por të besosh se do zbardhin krimin politik është një iluzion,” tha Berisha.

  • Gjenden armë në veri të Kosovës, dyshohet se i përkasin një të akuzuari për sulmin e Banjskës

    Gjenden armë në veri të Kosovës, dyshohet se i përkasin një të akuzuari për sulmin e Banjskës

    Policia e Kosovës ka deklaruar se gjatë kontrollit në veriun e vendit ka gjetur pajisje ushtarake, që dyshohet se i përkasin një personi në kërkim për sulmin në Banjskë.Policia ka bërë të ditur se nuk ka persona të arrestuar, duke shtuar se ky rast është nën hetim.
    Më 24 shtator 2023, në Banjskë të Zveçanit, një grup serbësh të armatosur sulmoi Policinë e Kosovës, duke vrarë një oficer. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u vranë edhe tre nga pjesëtarët e grupit të armatosur serb.
    Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit.

    Kosova fajëson Serbinë, por Beogradi mohon të ketë lidhje direkte me ngjarjen.
    /vizionplus.tv

  • Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmin izraelit ndaj Katarit

    Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmin izraelit ndaj Katarit

    Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dënuan sulmin izraelit ndaj Katarit dhe u bënë thirrje të gjitha palëve të “shfrytëzojnë mundësinë për paqe”.
    “Anëtarët e Këshillit të Sigurimit shprehën dënimin e tyre për sulmet e fundit në Doha, territorin e një ndërmjetësi kyç, më 9 shtator”, thuhet në një deklaratë të anëtarëve të Këshillit, në të cilën është shprehur “keqardhje e thellë për humbjen e jetës civile”.
    “Anëtarët e Këshillit nënvizuan rëndësinë e deeskalimit dhe shprehën solidaritetin e tyre me Katarin”, shtoi deklarata.

    Duke theksuar mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të Katarit, më tej në deklaratë thuhej: “Anëtarët e Këshillit rikujtuan mbështetjen e tyre për rolin jetësor që Katari vazhdon të luajë në përpjekjet e ndërmjetësimit në rajon, së bashku me Egjiptin dhe Shtetet e Bashkuara”.
    Ajo theksoi nevojën për lirimin e të gjithë të burgosurve në Rripin e Gazës dhe përfundimin e vuajtjeve në enklavë si një “prioritet kryesor” për agjendën e Këshillit.
    “Në këtë drejtim, ata përsëritën rëndësinë e përpjekjeve të vazhdueshme diplomatike të Katarit, Egjiptit dhe SHBA-së, dhe u bënë thirrje palëve të shfrytëzojnë mundësinë për paqe”, thuhet në deklaratë.
    Aeroplanët luftarakë izraelitë kryen një sulm ajror që synonte udhëheqjen e Hamasit në kryeqytetin e Katarit të martën. Pesë anëtarë të Hamasit dhe një pjesëtar sigurie i Katarit u vranë në sulm.
    Anëtarët e Këshillit do të takohen gjithashtu më vonë për të trajtuar sulmin izraelit me pjesëmarrjen e kryeministrit të Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani.

  • Sulmi izraelit ndaj udhëheqësve të Hamasit në Doha dënohet nga ndërkombëtarët, Trump: Nuk jam i kënaqur

    Sulmi izraelit ndaj udhëheqësve të Hamasit në Doha dënohet nga ndërkombëtarët, Trump: Nuk jam i kënaqur

    Izraeli kreu një sulm ndaj udhëheqësve të Hamasit në Doha të Katarit të martën pasdite.
    Mediat izraelite raportuan se sulmi u krye duke përdorur 15 avionë luftarakë izraelitë. Dëshmitarët në Doha thanë se dëgjuan deri në tetë shpërthime të ndara.
    Hamasi tha se pesë nga anëtarët e tij u vranë, por pretendon se udhëheqja e saj e lartë mbijetoi.

    Çfarë kanë thënë Izraeli, Katari dhe Hamasi për sulmin?
    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se kjo ishte “plotësisht e justifikuar” sepse shënjestroi udhëheqësit e lartë të Hamasit që organizuan sulmin e 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit, i cili shkaktoi luftën në Gaza.
    Hamasi tha se sulmi ishte “një krim i urryer, një agresion i hapur dhe një shkelje flagrante e të gjitha normave dhe ligjeve ndërkombëtare”.
    Katari tha se sulmi ishte një “shkelje flagrante” e ligjeve ndërkombëtare, si dhe një “kërcënim serioz” për ata në Katar.
    Reagimi ndërkombëtar
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se nuk është i kënaqur me situatën.
    “Nuk jam i kënaqur me të gjithë situatën. Nuk është një situatë e mirë, por do të them këtë, ne duam që pengjet të kthehen, por nuk jemi të kënaqur me mënyrën se si ndodhi sot. Nuk habitem kurrë nga asgjë, veçanërisht kur bëhet fjalë për Lindjen e Mesme”, deklaroi Trump.
    Ai tha se mësoi për sulmin nga ushtria amerikane ndërsa sulmet ishin duke u zhvilluar. Trump tha gjithashtu se eliminimi i Hamasit “është një qëllim i denjë”.
    Udhëheqësit e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe OKB-së e kanë dënuar sulmin.

  • Izraeli sulmoi edhe Katarin, si kaloi papritmas nga negociatat në bombardim

    Izraeli sulmoi edhe Katarin, si kaloi papritmas nga negociatat në bombardim

    Në njërën anë shfaqet ai, Benjamin Netanyahu, në këmbë dhe me kravatë, brenda sallës së komandës në Tel Aviv: në xhaketë ka një simbol të verdhë për pengjet, vështrimin të përqendruar mbi hartë, pas tij ministri i Mbrojtjes Israel Katz dhe krerët e shërbimeve sekrete.
    Në anën tjetër, në Doha, gjashtë burra të ulur, me këmisha të hapura në qafë, në një sallë të dekoruar me trëndafila dhe shishe uji, pranë një pikture të madhe abstrakte dhe shumëngjyrëshe, të pavetëdijshëm se ajo që po zhvillohej do të kthehej në një “Samit Zjarri“. Këto janë fotot e fundit para ferrit.
    Takimi ishte thirrur për të diskutuar një armëpushim në Gaza dhe një tjetër propozim amerikan. Por, pikërisht në këtë moment, kryeministri izraelit Netanyahu vendos të shkatërrojë negociatat për Gazën. Dhe përpiqet, ndoshta pa sukses, të eliminojë drejtuesit e Hamasit.
    Rreth mesditës, dhjetë avionë luftarakë izraelitë shfaqen papritur në qiell. Të gjithë nxitohen të theksojnë: “Nuk kanë kaluar në hapësirat tona ajrore”, thonë Jordania, Arabia Saudite, Kuvajti dhe Emiratet.
    “Radarët tanë nuk i zbuluan”, thotë Katari. Po kështu edhe aeroplanmbajtëset amerikane në Gjirin Persik thonë se nuk kanë parë asgjë. Sipas raportimeve, SHBA-të ishin informuar disa orë më parë, dhe Netanyahu e pranoi sulmin si një “operacion plotësisht i pavarur”, për të cilin Izraeli merr përgjegjësinë e plotë. Disa burime akuzuan Katarin se “kishte dijeni”, por Doha i mohoi menjëherë këto pretendime.
    Emiri i Katarit, së bashku me shumicën e vendeve arabe, OKB-në dhe disa vende evropiane, e quajtën sulmin një akt të “paprecedentë, burracak dhe shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare”. Katari u ndje i goditur si një aleat i SHBA-ve dhe si një nga vendet që më shumë kishte ndihmuar në përpjekjet për paqe në Gaza.
    Operacioni zgjati shumë pak. Avionët izraelitë përdorën “municion preciz dhe informacione të inteligjencës”, por ndoshta jo me saktësinë e operacionit të vitit të kaluar në Teheran, kur u vra Ismail Haniyeh. Këtë herë në shënjestër ishin drejtuesit që sipas Izraelit kishin organizuar sulmin e 7 tetorit dhe po udhëheqin luftën kundër Izraelit.
    Shpërthime të fuqishme tronditën lagjen Al Qatara në Doha, një zonë pa shumë ndërtesa të larta. Raportohet për shtatë të vrarë, përfshirë një agjent sigurie. Avionët goditën dy shtëpi dhe vranë djalin e Khalil Al Hayya, një figurë e lartë e Hamasit në mërgim, si dhe shefin e stafit, Jihad Labad.
    Në foton e fundit të delegacionit mungonte Khaled Meshaal, udhëheqësi politik i Hamasit jashtë Gazës, ndoshta ai dhe drejtues të tjerë si Zaher Jabarin (i afërt me Iranin) dhe kryetari i parlamentit, Muhammad Darwish, i shpëtuan sulmit.
    Pas sulmit, rrjetet sociale u mbushën me video, pluhur, ulërima dhe mesazhe të dëshpëruara. Komenti i parë nga vetë të mbijetuarit: “Na tërhoqën në kurthin e negociatave për të na goditur.”
    Në shënjestër ishin sidomos Hayya dhe Jabarin, të cilët cilësoheshin si më të ashpër dhe kundërshtarë të çdo kompromisi, madje të kritikuar edhe nga banorët e Gazës për jetën luksoze që bënin në Katar, në krahasim me vuajtjet ekstreme të popullit palestinez.
    Ushtria izraelite (IDF) tha se qëllimi përfundimtar është të negociojë drejtpërdrejt me komandantin e terrenit Izz Al Haddad, duke e krahasuar këtë sulm me atë të vitit 1982 në Liban, kur bombardimet e bënë Yasser Arafatin të vetmin bashkëbisedues të mundshëm.
    Presidenti amerikan Donald Trump, fillimisht mbështetës i sulmit, më pas tha: “Një incident i pafat që ndoshta mund të sjellë një mundësi për paqe.”
    Por negociatat në Doha përfunduan këtu. Tavolina është shkatërruar, dhe drejtuesit e Hamasit janë në panik, pasi lufta në Gaza po shtrihet edhe në Gjirin Persik.
    Netanyahu deklaroi se vendimi për sulmin u mor të hënën, pas një sulmi në një autobus në Jerusalem dhe vrasjes së katër ushtarëve në Gaza.
    Familjarët e pengjeve izraelite janë më të shqetësuarit. “Tani kthimi i tyre është më i pasigurt se kurrë,” thonë ata. Einav Tsengauker, babai i një pengu, shprehet: “Dridhem nga frika… A është e mundur që kryeministri të ketë vrarë djalin tim?”
    Në Gaza, shpresa është thuajse zhdukur. Pas urdhrit të Netanyahut për evakuim, banorët e qytetit të Gazës po ikin masivisht drejt jugut, ku janë krijuar zona të ashtuquajtura “humanitare”.
    Rreth 1 milion palestinezë duhet të zhvendosen. Ata që nuk munden, të plagosur ose të uritur, kërkojnë transport, por një vend në makinë kushton deri në 1 mijë dollarë, shumë e papërballueshme për shumicën.
    Spitali Shifa mbetet i hapur, për shkak të pacientëve që nuk mund të transportohen. Kampet e refugjatëve janë të mbushura plot.
    Për disa orë, bombat ranë edhe mbi Katar. Nga qielli, ushtria izraelite hedh fletushka për palestinezët që po ecin drejt jugut: “Hamas po përpiqet t’ju ndalojë! Denonconi barrikadat dhe kërcënimet e tij!”Ka edhe një numër telefoni për të raportuar: 0529625830 – por, kush ka më një telefon?
    Shkrim nga Corriere Della Sera

  • Sulmi izraelit në Katar, BE: Shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar!

    Sulmi izraelit në Katar, BE: Shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar!

    Bashkimi Evropian ka dënuar sulmin ajror të Izraelit kundër udhëheqësve të Hamasit në Dohë.
    Në një postim në rrjetet sociale, BE e ka cilësuar sulmin si një shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe integritetit territorial të Katarit, teksa  paralajmëroi për rreziqet e përshkallëzimit të mëtejshëm të dhunës në rajon.
    “Shprehim solidaritet të plotë me autoritetet dhe popullin e Katarit, një partner strategjik i Bashkimit Evropian,” tha zëdhënësi i Kaja Kallas, shefes së politikës së jashtme të BE-së, në një postim në rrjetin social X.

    Ai theksoi se çdo përshkallëzim i luftës në Gaza duhet të shmanget, pasi nuk është në interes të askujt.
    “Ne do të vazhdojmë të mbështesim të gjitha përpjekjet drejt një armëpushimi në Gaza,” u shpreh zyrtari i BE-së.

  • BE dënon sulmin izraelit në Katar: Shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar

    BE dënon sulmin izraelit në Katar: Shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar

    Bashkimi Evropian ka dënuar sulmin ajror të Izraelit kundër udhëheqësve të Hamasit në Dohë, duke e cilësuar atë si një shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe integritetit territorial të Katarit.

    Në një deklaratë të lëshuar të martën vonë, BE paralajmëroi për rreziqet e përshkallëzimit të mëtejshëm të dhunës në rajon.
    “Shprehim solidaritet të plotë me autoritetet dhe popullin e Katarit, një partner strategjik i Bashkimit Evropian,” tha zëdhënësi i Kaja Kallas, shefes së politikës së jashtme të BE-së, në një postim në rrjetin social X.
    Ai theksoi se çdo përshkallëzim i luftës në Gaza duhet të shmanget, pasi nuk është në interes të askujt. “Ne do të vazhdojmë të mbështesim të gjitha përpjekjet drejt një armëpushimi në Gaza,” u shpreh zyrtari i BE-së.
    Ky sulm ka ngritur shqetësime serioze ndërkombëtare, ndërsa tensionet në rajon vazhdojnë të jenë të larta.

    Top Channel

  • Sulmi izraelit, Katari hedh poshtë pretendimet e SHBA: Nuk u lajmëruam paraprakisht

    Sulmi izraelit, Katari hedh poshtë pretendimet e SHBA: Nuk u lajmëruam paraprakisht

    Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al-Ansari, deklaroi se Katari nuk kishte marrë asnjë njoftim paraprak për sulmin izraelit që u zhvillua në Doha.

    Ai tha se informacioni nga një zyrtar amerikan arriti vetëm gjatë momentit të shpërthimeve, duke e bërë komunikimin shumë të vështirë.
    Kjo bie ndesh me deklaratën e mëparshme të Shtëpisë së Bardhë, e cila kishte konfirmuar se administrata amerikane kishte informuar Katarin për operacionin para nisjes së tij. Në një komunikatë të fundit, u theksua se ish-presidenti Trump kishte urdhëruar menjëherë dërguarin e posaçëm, Steve Witkoff, që ta njoftonte Katarin për sulmin, gjë që sipas Shtëpisë së Bardhë u bë.
    Situata mbetet e tensionuar ndërmjet palëve, ndërsa mosmarrëveshjet për transparencën e këtij operacioni ushtarak theksojnë tensionet në rajon.

    Top Channel

  • OKB dënon sulmin në Doha: Shkelje flagrante mbi sovranitetin dhe integritetin territorial të Katarit

    OKB dënon sulmin në Doha: Shkelje flagrante mbi sovranitetin dhe integritetin territorial të Katarit

    Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka dënuar sulmin izraelit mbi Doha të Katarit duke thënë se përbën “shkelje flagrante të sovranitetit dhe integritetit territorial të Katarit”.
    Duke folur në një konferencë për shtyp pak çaste pas sulmit ndaj udhëheqësve të Hamas në Katar, Guterres e ka përshkruar Katarin si “një vend që ka luajtur një rol shumë pozitiv për të arritur një armëpushim dhe lirimin e të gjithë pengjeve”.
    Ai kërkoi nga palët të punojnë për të arritur një armëpushim të përhershëm dhe jo për ta shkatërruar atë.
    “Të gjitha palët duhet të punojnë për të arritur një armëpushim të përhershëm, jo për ta shkatërruar atë”, tha shefi i OKB-së.