Tag: sulmi

  • Izraeli sulmoi liderët e Hamasit në Katar? Reagime të forta: Akt burracak

    Izraeli sulmoi liderët e Hamasit në Katar? Reagime të forta: Akt burracak

    Udhëheqësit kryesorë të Hamasit kanë mbijetuar pas një serie sulmesh ajrore të Izraelit në kryeqytetin e Katarit, Doha, të martën e 9 shtatorit.
    Një burim i afërt me lëvizjen palestineze i tha Middle East Eye se të gjithë drejtuesit e lartë të shënjestruar, përfshirë Khalil al-Hayya, Khaled Meshal dhe Zaher Jabarin, kanë mbetur gjallë. Ata po mbanin një takim për të diskutuar propozimin më të fundit të SHBA-ve për armëpushim në Gaza.
    Ende nuk është e qartë nëse ka pasur viktima të tjera. Sipas raportimeve mediatike, rreth 12 sulme ajrore kanë goditur ndërtesa banimi në Doha rreth orës 16:00 me orën lokale. Ushtria izraelite konfirmoi sulmet, duke deklaruar se kishte në shënjestër udhëheqësinë e lartë të Hamasit.
    Katari e dënoi ashpër sulmin izraelit. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Dr. Majed Al Ansari, e cilësoi sulmin si “kriminal dhe burracak”, duke theksuar se përbën “një shkelje të hapur të të gjitha ligjeve dhe normave ndërkombëtare” dhe një kërcënim serioz për sigurinë e qytetarëve dhe banorëve të Katarit.
    Autoritetet e sigurisë dhe shërbimet e emergjencës nisën menjëherë punën për të menaxhuar pasojat e ngjarjes dhe për të garantuar sigurinë e banorëve dhe zonave përreth. Ministria e Jashtme theksoi se Katari nuk do të tolerojë sjelljen e papërgjegjshme të Izraelit dhe çdo akt që cënon sigurinë dhe sovranitetin e tij.
    Katari, së bashku me Egjiptin dhe SHBA-të, ka ndërmjetësuar prej muajsh mes Hamasit dhe Izraelit, por sulmi i fundit pritet të minojë edhe më tej negociatat.
    Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi se sulmi në Doha ishte “një operacion plotësisht i pavarur i Izraelit”.
    “Izraeli e nisi, Izraeli e kreu dhe Izraeli merr përgjegjësinë e plotë”, thuhet në njoftimin e publikuar në rrjetet sociale.
    Kreu i opozitës, Yair Lapid, e përshëndeti sulmin, duke e cilësuar si “një operacion të jashtëzakonshëm për të penguar armiqtë”.
    Ndërkohë, në Izrael ka pasur edhe reagime kritike. Nëna e ushtarit të kapur nga Hamasi më 7 tetor 2023, Matan Angrest, shkroi në X se ka “frikë se sulmi në Doha i ka vulosur fatin të birit”, duke shkatërruar mundësinë për një marrëveshje armëpushimi.
    “Mund të ndodhë që në këtë moment kryeministri në fakt ka vrarë Matanin tim, i ka vulosur fatin. Kushdo që vendos me vetëdije të rrezikojë jetën e tij, po e vret. Pse këmbëngul të shkatërrojë çdo shans për një marrëveshje? Bëhet fjalë për jetën e fëmijës tim!”, shkroi ajo, duke shtuar: Kryeministri po saboton marrëveshjen herë pas here. Mjaft!
    Sulmi u dënua ashpër edhe nga OKB-ja dhe disa shtete të rajonit, përfshirë Turqinë, Iranin, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordaninë dhe të tjera.

  • Sulmi izraelit, reagon Katari: Nuk do t’i tolerojmë sjelljet kriminale e të turpshme

    Sulmi izraelit, reagon Katari: Nuk do t’i tolerojmë sjelljet kriminale e të turpshme

    Shteti i Katarit ka dënuar me ashpërsi sulmin izraelit që goditi ndërtesa banimi në kryeqytetin Doha, ku ndodheshin disa anëtarë të Byrosë Politike të Hamasit. Në një deklaratë zyrtare të shpërndarë në rrjetin social X, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al Ansari, e cilësoi këtë akt si një “sulm kriminal të turpshëm” dhe një shkelje flagrante të të gjitha ligjeve dhe normave ndërkombëtare, përcjell A2 CNN.
    Al Ansari theksoi se sulmi përbën një kërcënim serioz për sigurinë dhe jetën e qytetarëve të Katarit, si dhe të rezidentëve të huaj në vend. Ai konfirmoi se forcat e sigurisë, mbrojtja civile dhe autoritetet përkatëse reaguan menjëherë për të menaxhuar pasojat dhe për të garantuar sigurinë e banorëve dhe zonave përreth.
    “Katari nuk do të tolerojë sjelljen e papërgjegjshme të Izraelit, as cenimin e sigurisë dhe sovranitetit të tij. Ky akt përbën një rrezik të madh për stabilitetin rajonal”, thuhet në deklaratë.
    Autoritetet e Katarit kanë nisur hetime në nivelin më të lartë dhe kanë paralajmëruar se detaje të tjera mbi incidentin do të bëhen publike sapo të jenë të disponueshme.

  • Sulmi rus ndaj qeverisë ukrainase, ambasadorja e BE në Kiev: Putini e di saktësisht çfarë po bën

    Sulmi rus ndaj qeverisë ukrainase, ambasadorja e BE në Kiev: Putini e di saktësisht çfarë po bën

    Ambasadorja e Bashkimit Europian në Ukrainë, Katarina Mathernova, ka deklaruar se Rusia ka goditur qëllimisht një ndërtesë qeveritare në Kiev me raketë balistike Iskander, e cila përmbante municion thërrmues, një lloj armësh të ndaluara gjerësisht për shkak të rrezikut ndaj civilëve.

    Deklarata e fortë e diplomates europiane erdhi gjatë një vizite që ajo zhvilloi në ndërtesën e kabinetit të ministrave të Ukrainës, ku ndodhi sulmi. Së bashku me diplomatë të tjerë ndërkombëtarë, ajo u njoh nga afër me dëmet.
    “E pashë me sytë e mi: Putini e di saktësisht se çfarë po bën. Raketa ishte e drejtuar pikërisht në zemër të qeverisë së Ukrainës”, tha Mathernova.
    Ajo theksoi se falë një defekti në shpërthimin e plotë të raketës, ndërtesa nuk u shkatërrua tërësisht.
    “Na treguan mbetje të raketës dhe copëza të shumta thërrmuese të ngulitura në mure dhe dysheme. Vetëm për fat të mirë, raketa nuk shpërtheu plotësisht”, shtoi ajo.
    Mathernova theksoi se sulmi është një dëshmi e qartë se Rusia po synon qëllimisht strukturat shtetërore dhe jetike të Ukrainës.
    “Provat e kësaj beteje ekzistenciale janë para nesh: Putini po godet qeverinë, energjinë, popullin e Ukrainës” thekson ambasadorja e Bashkimit Europian në Ukrainë.
    Sulmi i fundit ngre alarmin për një eskalim të rrezikshëm të taktikave ushtarake ruse, në një kohë kur lufta po hyn në një tjetër fazë të ashpër.

    Top Channel

  • Sulmi më i madh ajror i Rusisë në Ukrainë, prej nisjes së luftës. Goditi kryeministrinë

    Sulmi më i madh ajror i Rusisë në Ukrainë, prej nisjes së luftës. Goditi kryeministrinë

    Sulmi më i madh ajror i Rusisë në Ukrainë, prej nisjes së luftës, i ka vënë zjarrin njërës prej ndërtesave kryesore të Qeverisë ukrainase në Kiev, dhe i ka lënë të vdekur tre persona, përfshirë një foshnje, trupi i së cilës është nxjerrë nga rrënojat, kanë thënë zyrtarët ukrainas të dielën.
    “Për herë të parë është dëmtuar ndërtesa qeveritare nga sulmet e armikut, kulmi dhe katet e larta”, ka thënë kryeministrja e Ukrainës, Yulia Svyrydenko, përmes një njoftimi në Telegram.

    “Ekipet e shpëtimit janë duke shuar zjarrin”.
    Dëshmitarët kanë treguar se katet e larta të ndërtesës së Qeverisë janë djegur dhe është parë tym i madh pak pas lindjes së diellit.
    Forca ajrore e Ukrainës ka bërë të ditur se Rusia i ka nisur 805 dronë përgjatë natës në drejtim të Ukrainës, si dhe 13 raketa.
    Mbrojtja ukrainase i ka rrëzuar 751 dronë dhe katër raketa.
    Ky është numri i madh i dronëve të nisur nga Rusia prej nisjes së luftës në shkurt të vitit 2022.
     

  • Xhihadistët vranë të paktën 63 persona, përfshirë pesë ushtarë, në një qytet në verilindje të Nigerisë

    Xhihadistët vranë të paktën 63 persona, përfshirë pesë ushtarë, në një qytet në verilindje të Nigerisë

    Bota E Diel, 7 Shtator 2025 08:36
    Xhihadistët vranë të paktën 63 persona, përfshirë pesë ushtarë, në një qytet në verilindje të Nigerisë, ku banorët ishin kthyer së fundmi nga një kamp zhvendosjesh, tha guvernatori i shtetit të shtunën. Banorët thanë se dhjetëra luftëtarë mbërritën me motoçikleta, duke qëlluar me pushkë sulmi dhe duke djegur shtëpi.Xhihadistët vranë të paktën 63 persona në verilindje të Nigerisë , ndërsa sulmuan një qytet, banorët e të cilit ishin kthyer nga një kamp zhvendosjesh, tha guvernatori i shtetit.
    Sulmi i së premtes në mbrëmje goditi qytetin Darul Jamal, i cili strehon një bazë ushtarake në kufirin Nigeri-Kamerun në një zonë të shkatërruar nga sulmet xhihadiste.

    Babagana Zulum, guvernatori i shtetit të sulmuar Borno, tha se pesë ushtarë ishin midis të vdekurve, një shifër e konfirmuar për AFP-në nga një burim sigurie.
    Sulmi i fundit ngre pyetje në lidhje me përpjekjet e Nigerisë në vitet e fundit për të mbyllur kampet për personat e zhvendosur brenda vendit dhe për të kthyer banorët e tyre në fshat.
    “Është shumë e trishtueshme, ky komunitet u zhvendos disa muaj më parë dhe ata vazhduan punën e tyre normale”, u tha Zulum gazetarëve në vendin e sulmit.
    “Deri më tani, konfirmojmë se 63 persona kanë humbur jetën, si civilë ashtu edhe ushtarë.”
    Ndërsa dhuna xhihadiste është zbehur që nga kulmi i kryengritjes së Boko Haram , nga viti 2013 deri në vitin 2015, militantët, përfshirë Shtetin Islamik, Provincën Afrikane Perëndimore (ISWAP), vazhdojnë të nisin sulme në zonat rurale në verilindje.
    “Forca numerike e ushtrisë nigeriane nuk është e mjaftueshme për të kontrolluar situatën”, tha Zulum, duke shtuar se një forcë e sapokrijuar e quajtur Rojet e Pyllit do të shtojë personelin e sigurisë në rajon.
    Banorët thanë se sulmi filloi rreth orës 8:30 të mbrëmjes (19:30 GMT), kur dhjetëra luftëtarë mbërritën me motoçikleta, duke qëlluar me pushkë sulmi dhe duke djegur shtëpi.
    “Ata erdhën duke bërtitur, duke qëlluar këdo që i gjetën”, i tha AFP-së Malam Bukar, i cili iku në fshat me gruan dhe tre fëmijët e tij. “Kur u kthyem në agim, trupat ishin kudo.”

  • Rusia sulmon për herë të parë selinë e qeverisë së Ukrainës, në një sulm rekord dronësh

    Rusia sulmon për herë të parë selinë e qeverisë së Ukrainës, në një sulm rekord dronësh

    Kiev

    UKRAINË- Një zjarr ka shpërthyer në një grup ndërtesash ku ndodhet kabineti qeveritar i Ukrainës në qendër të Kievit, për shkak të një sulmi masiv me dron rus në kryeqytet.
    Rusia lëshoi ​​një numër rekord prej 805 dronësh dhe 13 raketash në qytetet ukrainase, sipas forcave ajrore ukrainase.
    Mbetjet e dronit rus goditën gjithashtu ndërtesa banimi katërkatëshe në lagjet Sviatoshynskyi dhe Darnytskyi të Kievit, sipas kryebashkiakut Vitallii Klitschko, me sulmin në tërësi që vrau dy persona, përfshirë një fëmijë 1-vjeçar.
    “Për herë të parë, ndërtesa qeveritare u dëmtua nga një sulm armik, duke përfshirë çatinë dhe katet e sipërme”, tha kryeministrja e Ukrainës , Yulia Svyrydenko.
    Shërbimi Shtetëror për Emergjencat raportoi se të paktën dy persona u vranë dhe 18 të tjerë u plagosën në sulmet ajrore. Një ndërtesë apartamentesh nëntëkatëshe në lagjen Sviatoshynskyi të Kievit u shkatërrua pjesërisht në sulme.
    Sulmi i së dielës është sulmi i dytë masiv rus me dronë dhe raketa që synon Kievin brenda dy javësh, ndërsa shpresat për bisedime paqeje po veniten./ZËRI

    image

    68bd07db3878dimage

  • U sulmua nga peshkaqeni në Sydney, humb jetën sërfisti nga Greqia

    U sulmua nga peshkaqeni në Sydney, humb jetën sërfisti nga Greqia

    Një sërfist humbi jetën tragjikisht pasi u sulmua nga një peshkaqen në ujërat e Sydney-t.

    57-vjeçari Mercury Psilakis ishte emigrant grek dhe sërfist me përvojë, sipas mediave greke.
    Ai pësoi lëndime të rënda nga sulmi në plazhin Dee Why pak pas orës 10:00 të mëngjesit të së shtunës me orën lokale, ndërsa po bënte sërf me miqtë rreth 100 metra larg bregut. Ai u nxor në breg nga miqtë, por humbi një sasi të madhe gjaku dhe nuk mundi të mbijetojë.
    Dy pjesë të dërrasës së tij të sërfit janë dërguar për ekzaminim, njoftoi policia.
    Deri më tani, nuk është përcaktuar se cila specie peshkaqeni kreu sulmin, që i detyroi autoritetet të mbyllin disa plazhe sot.
    Ky është sulmi i parë fatal nga një peshkaqen në qytetin më të populluar të Australisë që nga vdekja e një instruktori 35-vjeçar britanik të zhytjes në shkurt të vitit 2022 në Little Bay. Sulmi i mëparshëm vdekjeprurës nga një peshkaqen në Sydney u regjistrua në vitin 1963.

    Top Channel

  • SHBA vret në det 11 trafikantë nga Venezuela, Trump: Të shërbejë si paralajmërim për këdo që sjell drogë në vendin tonë

    SHBA vret në det 11 trafikantë nga Venezuela, Trump: Të shërbejë si paralajmërim për këdo që sjell drogë në vendin tonë

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë të ditur se ushtria amerikane ka vrarë 11 trafikantë droge nga Venezuela gjatë një sulmi në ujërat ndërkombëtare të Detit të Karaibeve, një zhvillim që vjen mes tensioneve të rritura me regjimin e Nicolás Maduros në Caracas.
    Gjatë një deklarate në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se sulmi kishte në shënjestër një anije që transportonte drogë drejt SHBA-ve.
    “Ka shumë drogë që vërshon në vendin tonë,” tha presidenti, duke paralajmëruar për veprime të mëtejshme.
    Më vonë, në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump publikoi pamje të operacionit dhe e përshkroi incidentin si një sulm ndaj “terroristëve të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge”, të cilët sipas tij po udhëtonin drejt SHBA-ve.
     
     
    “Më herët këtë mëngjes, Forcat Ushtarake Amerikane kryen një sulm kinetik kundër narkoterroristëve të identifikuar pozitivisht në Tren de Aragua në zonën e përgjegjësisë së SOUTHCOM. TDA është një Organizatë e Huaj Terroriste e përcaktuar, që vepron nën kontrollin e Nicolas Maduro, përgjegjëse për vrasje masive, trafik droge, trafikim seksual dhe akte dhune dhe terrori në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe Hemisferën Perëndimore. Sulmi ndodhi ndërsa terroristët ishin në det në ujërat ndërkombëtare duke transportuar lëndë narkotike të paligjshme, duke u drejtuar për në Shtetet e Bashkuara. Sulmi rezultoi në 11 terroristë të vrarë në veprim. Asnjë Forcë Amerikane nuk u lëndua në këtë sulm. Ju lutem le të shërbejë kjo si paralajmërim për këdo që mendon të sjellë drogë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. KUJDES! Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!!!!!!!!!!”, shkroi Trump.

  • Po merrnin ujë në një zonë të sigurt, nëntë persona humbin jetën nga sulmi izraelit në Gaza, mes tyre dhe fëmijë

    Po merrnin ujë në një zonë të sigurt, nëntë persona humbin jetën nga sulmi izraelit në Gaza, mes tyre dhe fëmijë

    Të paktën nëntë persona, mes tyre pesë fëmijë, kanë humbur jetën pas një sulmi izraelit në zonën al-Mawasi në jug të Gazës, e cila nga vetë Izraeli ishte shpallur si “zonë e sigurt”.

    Sipas mjekëve të spitalit al-Nasser, trupat e pajetë të fëmijëve u sollën në morg, ndërsa në vendngjarje mbetën bidonët e ujit të mbuluar me gjak.
    Sulmi ndodhi vetëm pak orë pasi Ushtria izraelite u kishte bërë thirrje banorëve të largoheshin nga Gaza City drejt al-Mawasi, në prag të ofensivës së paralajmëruar për marrjen e qytetit. Ndërkohë, Izraeli ka urdhëruar mobilizimin e 60 mijë rezervistëve të rinj dhe ka shtyrë shërbimin për 20 mijë të tjerë. Operacioni, i quajtur “Karrocat e Gideonit II”, parashikon përfshirjen e pesë divizioneve dhe mund të zgjasë deri vitin e ardhshëm.
    Në 24 orët e fundit, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze, 76 persona janë vrarë nga bombardimet dhe shkëmbimet e zjarrit në të gjithë Rripin e Gazës.
    Kriza humanitare sa vjen e përkeqësohet. Vetëm të martën, 13 persona – mes tyre tre fëmijë – humbën jetën nga uria, duke e çuar në 361 numrin e viktimave nga kequshqyerja gjatë 23 muajve të fundit. Organizata ndërkombëtare të ndihmës kanë paralajmëruar se një ofensivë e re në Gaza City dhe shpërngulja e detyruar e afro 1 milion banorëve do të ketë pasoja katastrofike.
    Në skenën ndërkombëtare, presioni ndaj Izraelit po rritet. Belgjika shpalli të martën njohjen e shtetit të Palestinës dhe vendosi embargo mbi mallrat e prodhuara në vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor. Përveç kësaj, shpalli persona non grata disa liderë të Hamasit, kolonë të dhunshëm izraelitë dhe dy ministra të ekstremit të djathtë në qeverinë izraelite.
    “Ky vendim nuk është kundër popullit izraelit, por kundër politikave që shkelin ligjin ndërkombëtar dhe humanitar,” tha ministri i jashtëm belg Maxime Prévot, duke bërë thirrje edhe për pezullimin e marrëveshjes tregtare të BE-së me Izraelin.
    Sipas shifrave më të fundit, të paktën 63,633 palestinezë janë vrarë në Gaza gjatë 23 muajve të luftës, e nisur pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023, ku humbën jetën rreth 1,200 persona në Izrael dhe u morën peng 251 të tjerë.

    Top Channel

  • VIDEO/ U vranë nga sulmi izraelit javën e kaluar, mijëra të pranishëm në funeralin e udhëheqësve të grupit të Houthive

    VIDEO/ U vranë nga sulmi izraelit javën e kaluar, mijëra të pranishëm në funeralin e udhëheqësve të grupit të Houthive

    Mijëra të pranishëm morën pjesë në një funeral në xhaminë më të madhe në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa, të hënën për 12 figura të larta të grupit Houthi, përfshirë kryeministrin e tyre, të cilët u vranë nga një sulm izraelit.

    Sulmi i së enjtes së kaluar, i pari që vrau zyrtarë të lartë, goditi një numër të madh njerëzish që ishin mbledhur për të parë një fjalim televiziv të regjistruar nga udhëheqësi i lartë i Huthit, Abdul Malik al-Houthi dhe la shumicën e anëtarëve të kabinetit të grupit të vdekur.
    Reuters raporton se të pranishmit brohoritën sloganin e Huthit “Zoti është i Madh, Vdekje Amerikës, Vdekje Izraelit, Mallkim mbi Hebrenjtë, Fitore Islamit”, ndërsa Mohammed Miftah, tani kreu de facto i qeverisë së lidhur me Iranin në Sanaa, u zotua për hakmarrje, si dhe një goditje të brendshme të sigurisë kundër spiunëve.

    Thousands mourn at Al-Shaab Mosque in Sanaa, Yemen, at Houthi PM & ministers’ funeral ceremony
    The group’s top officials were killed in an Israeli airstrike last week pic.twitter.com/sWNMlHj0on
    — RT (@RT_com) September 1, 2025

    “Ne po përballemi me perandorinë më të fortë të inteligjencës në botë, atë që shënjestroi qeverinë, të gjithë entitetin sionist, që përfshin administratën amerikane, arabët sionistë dhe spiunët brenda Jemenit”, i tha Miftah turmës së të pranishmëve në xhaminë Al Saleh.
    Miftah u bë kreu i përkohshëm i qeverisë së Houthi-ve të shtunën pas vdekjes në sulmin izraelit të kryeministrit, Ahmad Ghaleb al-Rahwi. Al-Rahwi ishte kryesisht një figurë dhe jo pjesë e rrethit të brendshëm të pushtetit.
    Miftah më parë kishte qenë zëvendësi i tij.
    Një bastisje në zyrat e Kombeve të Bashkuara në Sanaa të dielën çoi në arrestimin e të paktën 11 persona të personelit të OKB-së, tha organi. Houthi-të nuk kanë dhënë asnjë arsye për bastisjen, por ata kanë mbajtur një numër punonjësish jemenas të OKB-së dhe agjencive të tjera të ndihmës në të kaluarën me dyshimin për spiunazh.
    Izraeli tha të premten se sulmi i tij ajror kishte synuar shefin e shtabit të Houthi-ve, ministrin e mbrojtjes dhe zyrtarë të tjerë të lartë dhe se po verifikonte rezultatin.
    Fati i ministrit të fuqishëm të mbrojtjes të Houthi-ve, Mohamed al-Atifi, i cili drejton Grupin e Brigadave të Raketave, mbetet i paqartë pasi ai nuk është shfaqur që nga sulmi.

    Top Channel