Tag: sulmi

  • Sulmi izreaelit në Katar, Trump “mes dy zjarresh”, reagon Shtëpia e Bardhë: Nuk dinim gjë

    Sulmi izreaelit në Katar, Trump “mes dy zjarresh”, reagon Shtëpia e Bardhë: Nuk dinim gjë

    Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt deklaroi se administrata Trump u njoftua vetëm këtë mëngjes nga ushtria amerikane për sulmin e Izraelit në Katar.

    Ajo refuzoi t’i përgjigjet pyetjeve nëse ushtria amerikane u informua sakaq nga Izraeli apo nëse e zbuloi vetë sulmin.
    “Hamasi, për fat të keq, ishte i vendosur në një pjesë të Dohas”, tha ajo.
    “Bombardimi i njëanshëm brenda Katarit, një komb sovran dhe aleat i ngushtë i SHBA-së që po punon shumë fort duke marrë me guxim rreziqe me ne për të ndërmjetësuar paqen, nuk i çon përpara qëllimet e Izraelit apo të Amerikës”, shtoi Leavitt, sipas të cilës megjithatë, “eliminimi i Hamasit, i cili ka përfituar nga mjerimi i atyre që jetojnë në Gaza, është një qëllim i denjë”.
    Sipas zëdhënëses, presidenti amerikan i siguroi udhëheqësit e Katarit se një sulm i tillë nuk do të ndodhte përsëri. Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF), njoftuan një ditë më parë se kishin kryer sulme që kishin në shënjestër “udhëheqjen e lartë të organizatës terroriste Hamas”.
    Sulmi u tha se është realizuar në bashkëpunim me shërbimin sekret Shin Bet në Doha, vunë në dukje forcat e armatosura. Katari reagoi i indinjuar dhe deklaroi se do të hiqte dorë nga roli i ndërmjetësit për paqen.
    Kanali televiziv i lajmeve Al-Arabija njofton, se gjatë sulmit sipas informacioneve paraprake është vrarë Khalil al-Haja, por konfirmim për vdekjen e al-Hajas apo të tjerë funksionarëve të Hamasit ende nuk ka.
    Agjencia e lajmeve Reuters duke iu referuar burimeve të Hamasit pohoi se ekipi negociator i ka mbijetuar sulmit.
     

    Top Channel

  • Polonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s, Moska: Nuk ka prova që janë dronët tanë! Reagojnë ndërkombëtarët

    Polonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s, Moska: Nuk ka prova që janë dronët tanë! Reagojnë ndërkombëtarët

    Kryeministri polak Donald Tusk thotë se Polonia do të aktivizojë Nenin 4 të NATO-s, duke kërkuar konsultime zyrtare brenda aleancës, një veprim i rënë dakord midis tij dhe presidentit Karol Nawrocki.
    Neni përcakton një mekanizëm për konsultime midis palëve në traktat në rast të një kërcënimi për integritetin territorial, pavarësinë politike ose sigurinë e njërës prej palëve.
    “Konsultimet me aleatët kanë marrë formën e një kërkese zyrtare për të aktivizuar Nenin 4 të NATO-s”, shpjegoi kryeministri polak Donald Tusk në një fjalim para Sejmit, dhomës së ulët të parlamentit polak.
    “Sulmi me dron përfaqëson një moment të paprecedentë në historinë e NATO-s, por edhe në historinë e kohëve të fundit të Polonisë”, tha Presidenti polak Karol Nawrocki, duke specifikuar se kishte qenë në kontakt të rregullt me ​​vendet aleate dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte.
    Ndërkohë i ngarkuari me punë i Rusisë, Andrei Ordash, në Varshavë është thirrur nga Ministria e Jashtme polake.
    “Ne besojmë se akuzat janë të pabaza. Nuk është paraqitur asnjë provë që këto dronë janë me origjinë ruse”, tha, Andrei Ordash, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA Novosti.
    Polonia e ka cilësuar të paprecedentë sulmin me dronën në hapësirën e saj ajrore, ndërsa kanë ndërkombëtarët kanë shprehur solidaritet me Varshavën.
    Gjatë fjalimit për Gjendjen e Unionit në seancën plenare të Parlamentit Evropian, Ursula von der Leyen tha se Evropa qëndron me Poloninë.
    Fjalët e saj u pasuan nga duartrokitje të zgjatura nga salla e Strasburgut, shumica e të cilëve u ngritën në një shfaqje solidariteti me Varshavën pas sulmeve me dronë rusë mbrëmë.
    Edhe presidenti francez Emmanuel Macron tha se dronët në hapësirën ajrore polake janë të papranueshëm.
    “Inkursioni i dronëve rusë në hapësirën ajrore polake gjatë një sulmi rus ndaj Ukrainës është krejtësisht i papranueshëm. E dënoj atë me fjalët më të ashpra. I bëj thirrje Rusisë t’i japë fund këtij sulmi të pamëshirshëm. E përsëris solidaritetin tonë të plotë me popullin polak dhe qeverinë e tyre”, shkroi Presidenti francez Emmanuel Macron në X. Macron shtoi se “së shpejti do të ketë një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte” dhe përfundoi: “Ne nuk do të bëjmë kompromis për sigurinë e Aleatëve”.
    Solidaritet me Poloninë për sulmin tregoi edhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kryeministri hungarez Viktor Orban.

  • Sulmi izraelit ndaj udhëheqësve të Hamasit në Doha dënohet nga ndërkombëtarët, Trump: Nuk jam i kënaqur

    Sulmi izraelit ndaj udhëheqësve të Hamasit në Doha dënohet nga ndërkombëtarët, Trump: Nuk jam i kënaqur

    Izraeli kreu një sulm ndaj udhëheqësve të Hamasit në Doha të Katarit të martën pasdite.
    Mediat izraelite raportuan se sulmi u krye duke përdorur 15 avionë luftarakë izraelitë. Dëshmitarët në Doha thanë se dëgjuan deri në tetë shpërthime të ndara.
    Hamasi tha se pesë nga anëtarët e tij u vranë, por pretendon se udhëheqja e saj e lartë mbijetoi.

    Çfarë kanë thënë Izraeli, Katari dhe Hamasi për sulmin?
    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se kjo ishte “plotësisht e justifikuar” sepse shënjestroi udhëheqësit e lartë të Hamasit që organizuan sulmin e 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit, i cili shkaktoi luftën në Gaza.
    Hamasi tha se sulmi ishte “një krim i urryer, një agresion i hapur dhe një shkelje flagrante e të gjitha normave dhe ligjeve ndërkombëtare”.
    Katari tha se sulmi ishte një “shkelje flagrante” e ligjeve ndërkombëtare, si dhe një “kërcënim serioz” për ata në Katar.
    Reagimi ndërkombëtar
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se nuk është i kënaqur me situatën.
    “Nuk jam i kënaqur me të gjithë situatën. Nuk është një situatë e mirë, por do të them këtë, ne duam që pengjet të kthehen, por nuk jemi të kënaqur me mënyrën se si ndodhi sot. Nuk habitem kurrë nga asgjë, veçanërisht kur bëhet fjalë për Lindjen e Mesme”, deklaroi Trump.
    Ai tha se mësoi për sulmin nga ushtria amerikane ndërsa sulmet ishin duke u zhvilluar. Trump tha gjithashtu se eliminimi i Hamasit “është një qëllim i denjë”.
    Udhëheqësit e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe OKB-së e kanë dënuar sulmin.

  • Reagon presidenti i parlamentit izraelit: Sulmi në Doha është një mesazh për gjithë Lindjen e Mesme

    Reagon presidenti i parlamentit izraelit: Sulmi në Doha është një mesazh për gjithë Lindjen e Mesme

    Presidenti i Knesset-it, parlamentit izraelit, Amir Ohana, ka reaguar publikisht pas sulmit ajror në Doha, duke e cilësuar operacionin si një “mesazh për gjithë Lindjen e Mesme”.
    Në një postim në median sociale X, Ohana ka shpërndarë videon e bombardimeve ajrore të ndërmarra nga Forcat e Mbrojtjes izraelite (IDF), që kishin në shënjestër drejtues të lartë të Hamasit të strehuar në kryeqytetin e Katarit.
    Një zyrtar i Hamasit i tha transmetuesit Al Jazeera se udhëheqja e grupit militant i mbijetoi sulmit të Izraelit në Doha.
    Nga ana tjetër, Izraeli është gjithnjë e më optimist se sulmi i tij ndaj udhëheqjes së Hamasit ishte i suksesshëm.
    “Duket mirë, e dinim që Hamasi do të përpiqej ta fshihte atë që ndodhi atje”, citon Radio Army të ketë thënë një zyrtar i mbrojtjes.
    Mediat arabe raportojnë se pesë persona u vranë në një sulm në Katar.
    Raportimet thonë se ata ishin anëtarë të Hamasit, por jo pjesë e udhëheqjes.

  • Sulmi izraelit në Doha, vriten 6 anëtarë të Hamasit

    Sulmi izraelit në Doha, vriten 6 anëtarë të Hamasit

    Grupi palestinez Hamas ka konfirmuar se gjashtë anëtarë të tij janë vrarë gjatë sulmit izraelit të kryer në Doha, Katar, përfshirë një anëtar të forcave të sigurisë së Katarit.
    Mes viktimave është edhe djali i udhëheqësit të Hamasit, Khalil Al-Hayya, si dhe tre punonjës nga stafi i tij personal, shkruan Sky News.
    “Netanyahu dhe qeveria e tij nuk duan të arrijnë marrëveshje për paqe”, tha Hamasi përmej një deklarate.

    Hamasi ka reaguar ashpër pas sulmit, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara janë bashkëpërgjegjëse për aktin. Sipas tyre, qëllimi i sulmit ishte goditja e delegacionit negociator, por tentativa ka dështuar.
    Situata vjen në një kohë tensioni të lartë në rajon, ndërsa përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi mbeten të ngrira.
    Tensionet në Lindjen e Mesme u përshkallëzuan më tej pas sulmiy ajror të Izraelit në kryeqytetin e Katarit, Doha, me qëllim goditjen e udhëheqësve të lartë të Hamasit.
    Sipas Hamasi, nga sulmi humbën jetën gjashtë persona, përfshirë edhe një anëtar të forcave të sigurisë së Katarit, por ekipi udhëheqës i Hamasit i mbijetoi sulmit.
    Pamjet e publikuara pas ngjarjes tregojnë dëme të rënda në një ndërtesë në pjesën veriore të Dohas.
    Katari, vendi ku po zhvilloheshin negociatat indirekte mes Izraelit dhe Hamasit, ka reaguar ashpër, duke e cilësuar sulmin si një “shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar.”
    Nga ana tjetër, Ushtria izraelite (IDF) ka deklaruar se kreu një “sulm të saktë”, ndërsa Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se “nuk do të ketë imunitet për udhëheqësit e Hamasit, kudo që të jenë.”
    Sipas analistëve ndërkombëtarë, sulmi tregon se Izraeli po e mbyll derën e bisedimeve dhe po ndjek një strategji përshkallëzimi të drejtpërdrejtë.

  • Sulmi në Katar, Papa Leoni XIV: Situata është shumë serioze!

    Sulmi në Katar, Papa Leoni XIV: Situata është shumë serioze!

    Papa Leoni XIV ka reaguar pas sulmit izraelit në Doha. Ai ka shprehur shqetësim për këto sulme duke nënvizuar se situata është shumë serioze.
    Papa Leoni XIV bën thirrje që të ndalen sulmet, ndërsa thekson se qytetarët po vuajnë pasojat.
    Nga ana e tij Izraeli mori përgjegjësinë për sulmin duke thënë se sulmi ishte kundër udhëheqësve të Hamasit në Katar. Ushtria izraelite tha se para sulmit u morën masa për të minimizuar dëmin ndaj civilëve dhe u përdorën municione precize.
    Ndërsa mediat izraelite raportuan se Presidenti amerikan Donald Trump i dha Izraelit miratimin e tij për sulmin ndaj udhëheqjes së Hamasit në Katar.

    /vizionplus.tv
     

  • Sulmi në Doha, Shtëpia e Bardhë: Ishim njoftuar për goditjen

    Sulmi në Doha, Shtëpia e Bardhë: Ishim njoftuar për goditjen

    Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar për BBC- se administrata Trump ishte “njoftuar” për sulmin izraelit në Doha përpara se të ndodhte.

    Deklarata u bë nga një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë.
    Sulmi i Izraelit ndaj Katarit, një aleat i madh jo-NATO për SHBA-në, ngriti menjëherë pyetje në lidhje me nivelin e ndërgjegjësimit dhe përfshirjes së SHBA-së, veçanërisht duke pasur parasysh afërsisht 10,000 personel ushtarak amerikan që janë të stacionuar në vend.
    Pritet që lidhur me sulmin të flasë edhe vetë presidenti amerikan, Donald Trump i cili do të paraqitet në Zyrën Ovale lidhur me një vendim për shëndetësinë.

    Top Channel

  • Sulmi izraelit në Katar, e pranon Shtëpia e Bardhë: Ishim njoftuar për goditjen

    Sulmi izraelit në Katar, e pranon Shtëpia e Bardhë: Ishim njoftuar për goditjen

    Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar për BBC- se administrata Trump ishte “njoftuar” për sulmin izraelit në Doha përpara se të ndodhte.
    Deklarata u bë nga një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë.
    Sulmi i Izraelit ndaj Katarit, një aleat i madh jo-NATO për SHBA-në, ngriti menjëherë pyetje në lidhje me nivelin e ndërgjegjësimit dhe përfshirjes së SHBA-së, veçanërisht duke pasur parasysh afërsisht 10,000 personel ushtarak amerikan që janë të stacionuar në vend.
    Pritet që lidhur me sulmin të flasë edhe vetë presidenti amerikan, Donald Trump i cili do të paraqitet në Zyrën Ovale lidhur me një vendim për shëndetësinë.

  • Rritet bilanci i viktimave nga sulmi rus në qendrën e shpërndarjes së pensioneve në Ukrainë

    Rritet bilanci i viktimave nga sulmi rus në qendrën e shpërndarjes së pensioneve në Ukrainë

    Rritet bilanci i viktimave nga sulmi ajror rus në një qendër për shpërndarjen e pensioneve në Ukrainë.
    Mediat e huaja raportojnë se numri i të vrarëve ka shkuar në 23.
    Lajmi është konfirmuar nga autoritetet ukrainase, teksa Presidenti Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për një reagim të menjëhershëm nga komuniteti ndërkombëtar, duke kërkuar më shumë presion ndaj Moskës për t’i dhënë fund luftës.

    “Drejtpërdrejt te njerëzit. Njerëz të zakonshëm. Pikërisht në momentin kur po jepeshin pensionet”, shkroi Zelensky në një postim në platformën X.
    Sipas tij, sulmi ndodhi vetëm 24 kilometra larg qytetit të Slovianskut, një zonë strategjike disa kilometra pas vijës së frontit. Ai publikoi gjithashtu një video që tregon trupat e viktimave të shtrirë pranë një furgoni të dëmtuar të shërbimit postar ukrainas.

  • Sulmi në Katar, reagon Izraeli: Amerika ishte e informuar

    Sulmi në Katar, reagon Izraeli: Amerika ishte e informuar

    Bota E Martë, 9 Shtator 2025 16:21
    Një zyrtar izraelit tha se Shtetet e Bashkuara ishin informuar paraprakisht për sulmin që u zhvillua në Doha të Katarit këtë të martë. Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar mbi sulmin. Izraeli bombardoi disa zona në Doha dhe tha se objektivi ishin zyrtarë të lartë të Hamasit. “Para sulmit, u morën masa për të zbutur dëmin ndaj civilëve, duke përfshirë përdorimin e municioneve të sakta dhe inteligjencës shtesë”, tha ushtria në një deklaratë.
    Shteti i Katarit ka dënuar me ashpërsi sulmin izraelit që goditi ndërtesa banimi në kryeqytetin Doha, ku ndodheshin disa anëtarë të Byrosë Politike të Hamasit. Në një deklaratë zyrtare të shpërndarë në rrjetin social X, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al Ansari, e cilësoi këtë akt si një “sulm kriminal të turpshëm” dhe një shkelje flagrante të të gjitha ligjeve dhe normave ndërkombëtare.

    Al Ansari theksoi se sulmi përbën një kërcënim serioz për sigurinë dhe jetën e qytetarëve të Katarit, si dhe të rezidentëve të huaj në vend. Ai konfirmoi se forcat e sigurisë, mbrojtja civile dhe autoritetet përkatëse reaguan menjëherë për të menaxhuar pasojat dhe për të garantuar sigurinë e banorëve dhe zonave përreth. “Katari nuk do të tolerojë sjelljen e papërgjegjshme të Izraelit, as cenimin e sigurisë dhe sovranitetit të tij. Ky akt përbën një rrezik të madh për stabilitetin rajonal”, thuhet në deklaratë.