Tag: sulmi

  • Sulmi me 11 të plagosur në Britani/ Publikohen pamjet tronditëse, momenti kur neutralizohet sulmuesi në tren

    Sulmi me 11 të plagosur në Britani/ Publikohen pamjet tronditëse, momenti kur neutralizohet sulmuesi në tren

    Momente paniku janë regjistruar në stacionin e Huntingdon, ku pas një sulmi të rëndë me thikë në një tren të linjës LNER, policia britanike ka neutralizuar dhe arrestuar dy të dyshuar.

    Daily Mail ka publikuar pamjet, ku shfaqet momenti kur një prej dy të arrestuarve, njëri i moshës 32 vjeç dhe tjetri 35 vjeç, me thikë në dorë po përpiqej të largohej nga treni, ndërsa oficerët i vunë prangat pasi e paralizuan.

    Sulmi ndodhi mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 19:42 (ora lokale), ndërsa treni sapo kishte lënë Peterborough-in. Sipas autoriteteve, 11 persona u dërguan në spital, dy prej tyre në gjendje kritike.
    Një prej udhëtarëve tregon se një burrë i moshuar ndërhyri për të mbrojtur një vajzë të re dhe u plagos rëndë në kokë e qafë. “Gjithçka ishte e mbuluar me gjak, njerëzit bërtisnin dhe vraponin”, tregon ai.
    Brenda pak minutash, dhjetëra oficerë të armatosur mbërritën në vendngjarje. Dy britanikë të moshës 32 dhe 35 vjeç u arrestuan në vendngjarje nën akuzën e tentativës për vrasje. Policia konfirmoi se nuk ka asnjë tregues se bëhet fjalë për akt terrori, ndonëse fillimisht u aktivizua protokolli “Code Plato” për sulm të armatosur, i cili më pas u anulua.
    Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e motiveve, ndërsa stacioni dhe zona përreth mbeten të bllokuara nga forcat e rendit.
    Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që kanë informacion ose pamje nga ngjarja të kontaktojnë policinë.
     

    Top Channel

  • Nëntë të plagosur në Londër/ Sulmi me thikë në një tren, dyshohet për terrorizëm

    Nëntë të plagosur në Londër/ Sulmi me thikë në një tren, dyshohet për terrorizëm

    Nëntë persona janë plagosur pas një sulmi me thikë në një tren që udhëtonte nga Doncaster drejt stacionit King’s Cross në Londër të shtunën mbrëma.

    Policia ka arrestuar dy burra në lidhje me ngjarjen, ndërsa hetimet po mbështeten edhe nga policia kundër terrorizmit.
    Sipas policisë britanike, sulmi ndodhi rreth orës 19:30, pranë stacionit të Huntingdon në Cambridgeshire. Oficerët e armatosur ndërhynë menjëherë, ndaluan trenin dhe arrestuan dy persona në vendngjarje. Shërbimi i ambulancës vendosi një përgjigje emergjente në shkallë të gjerë, duke transportuar disa të plagosur në spital.
    Kryeministri Keir Starmer e cilësoi incidentin “të tmerrshëm dhe thellësisht shqetësues”, ndërsa falënderoi shërbimet e emergjencës për reagimin e shpejtë
    Dëshmitarë të ngjarjes kanë përshkruar skena paniku në tren, ku pasagjerët vraponin për t’u larguar nga sulmuesi. Njëri prej tyre tha për mediat britanike se pa një burrë “të mbuluar me gjak” që kërkonte ndihmë.
    Shërbimi hekurudhor konfirmoi ndërprerje të mëdha në itinerarin e saj, ndërsa stacioni i Huntingdon mbeti i mbyllur për shkak të hetimeve. Ndërprerjet pritet të zgjasin deri të hënën.
    Policia u ka bërë thirrje dëshmitarëve që të raportojnë çdo informacion në lidhje me ngjarjen përmes linjës 101, duke cituar incidentin nr. 495 të datës 1 nëntor.

    Top Channel

  • “Heronjtë e Kharkivit/ Shpëtuan 48 fëmijë gjatë një sulmi rus, gjenerali ukrainas: Janë sfida që duhen kaluar për të fituar

    “Heronjtë e Kharkivit/ Shpëtuan 48 fëmijë gjatë një sulmi rus, gjenerali ukrainas: Janë sfida që duhen kaluar për të fituar

    Fotoja e gjeneralit ukrainas, Oleksandr Volobuev duke mbajtur një fëmijë të vogël të mbështjellë me pallton e tij, me dy këpucë të vogla rozë që duken jashtë saj, është bërë virale dhe është bërë një simbol i trimërisë dhe rezistencës.

    Incidenti ndodhi në kopshtin Honey Academy në Kharkiv, pas një goditjeje të drejtpërdrejtë nga një dron rus.
    Thirrja për ndihmë
    “Na njoftuan se kishte një sulm ndaj kopshtit, duke e ditur se do të kishte fëmijë atje, ne u nisëm menjëherë”, tha gjenerali.
    Me 48 fëmijë të bllokuar në bodrumin e klasës së shkatërruar, ekipet e shpëtimit arritën t’i nxirrnin të gjithë në mënyrë të sigurt, pavarësisht zjarrit, çative të dëmtuara dhe tymit.

    A Russian drone strike hit a kindergarten in Kharkiv – after a massive attack overnight. Unfortunately, one person has been killed – my condolences to the bereaved family. As of now, seven people have been injured and are receiving medical care. All the children have been… pic.twitter.com/J6PGx0u7ZZ
    — Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) October 22, 2025
    Rreziqet dhe reagimi heroik
    Ekipet e shpëtimit u përballën jo vetëm me zjarrin dhe gërmadhat, por edhe me frikën e një sulmi të mundshëm dytë, një strategji që ukrainasit e quajnë “trokitje e dyfishtë”. Një ditë pas sulmit në kopsht, një goditje e tillë vrau një zjarrfikës dhe plagosi pesë të tjerë në një fshat pranë.
    Fedir Uhnenko, një oficer shtypi për Shërbimin e Mbrojtjes Civile, gjithashtu mori pjesë në shpëtim, duke mbajtur një djalë përmes tymit dhe rrënojave. “E qetësoja vazhdimisht, duke i thënë se gjithçka do të shkonte mirë”, përshkroi ai.
    Sulmi dhe pasojat
    Edhe pse të gjithë fëmijët u shpëtuan, të paktën një i rritur u vra dhe nëntë u plagosën, përfshirë një rëndë me djegie dhe një me këputje të këmbës.
    “Nuk ka asnjë justifikim për një sulm ndaj një kopshti fëmijësh. Rusia po bëhet gjithnjë e më provokuese”, shkroi Zelensky në X.
    Shpirti i shpëtimtarëve ukrainas
    Pavarësisht përvojës, shpëtimtarët ruajnë vullnetin dhe besimin e tyre. “Që nga fillimi ndjeva vetëm se duhet të kalojmë nëpër të gjitha këto dhe të fitojmë”, tha Volobuev.
    “Sigurisht, vetëm jetë të mira dhe të lumtura. Por jo vetëm fëmijët tanë. Dua që të gjithë fëmijët të jetojnë në paqe”, përfundoi një nga “heronjtë e Kharkivit”.

    Top Channel

  • Eurodeputeti apel Vuçiç: Arresto Radoiçiçin, pa njohje të Kosovës, s’ka BE

    Eurodeputeti apel Vuçiç: Arresto Radoiçiçin, pa njohje të Kosovës, s’ka BE

    “Pa normalizim të plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, nuk do të ketë integrim të plotë të të dyja vendeve në BE”.

    Kështu është shprehur eurodeputeti Tonino Picula, në një intervistë ekskluzive për Klan Kosova.

    Ai më tej tha se integrimi në BE i të dyja vendeve është i lidhur ngushtë me dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.

    Sipas tij, ky proces do të duhej të përfundonte me një ujdi ligjërisht obliguese, gjithëpërfshirëse për normalizimin raportesh mes dy shteteve.

    Ndonëse dialogu u ripërtëri më 2023, ai tha se “në vend që kapet momentumi, erdhi te një seri e vërtetë të krizave, që më seriozja ishte sulmi i forcave paramilitare serbe në veri të Kosovës”.

    Deputeti i Parlamentit Evropian tha se sulmi i para dy viteve në Banjskë nga formacioni paramilitar serb, me në krye Millan Radoiçiqin, “paraqet cenimin më serioz të paqes në Kosovë”.

    Ai tha se PE-ja i ka dënuar rreptë kryesit e këtij sulmi dhe i ka bërë thirrje pushtetit serb që t’i sanksionojnë sulmuesit.

    “Për më tepër ne kemi kërkuar që raportet e Beogradit ndaj sulmuesve në Banjskë të jetë njëri nga kriteret për vlerësimin e plotë situatës në Serbi dhe aftësisë së e Beogradit që të ec në rrugën evropiane”.

    “Edhe zyra e BE-së në Kosovë, mendoj rishtazi i ka thënë autoriteteve në Beograd se pret së shpejti  arrestimin dhe procedimin e atyre që kryen sulmin në Banjskë, e të cilët ndodhen në Serbi. Për fat të keq, Beogradi edhe më tutje injoron kërkesat për trajtimin e kësaj çështjeje. Mendoj se këtu kemi të bëjmë me pengim të procesit gjyqësor që pritet dhe ka shumë gjasë që kjo po ndodh me urdhrin e kreut shtetëror”, potencoi ai.

    Tutje, ai foli edhe për marrëdhënien e BE-së ndaj presidentit të Serbisë, Alleksandar Vuçiq.

    “Më duhet të them se paraprakisht, Serbia në këtë rast Vuçiqi, kishin përkrahje të veçantë të ish-kancelares gjermane, Angela Merkel, por jo vetëm të saj por edhe të disa liderëve të disa vendeve anëtare të BE-së. Sot ky raport gradualisht po ndërron, dhe këtë javë, në seancën e Parlamentit Evropian në Strasburg kemi votuar Rezolutën për polarizimin dhe represionin në rritje në Serbi”, deklaroi ai.

    Picula deklaroi se koncepti i asaj që quhet “Bota Serbe” nuk është tjetër veç tentim për rehabilitimin e këtij procesi në këto kushte të reja gjeo-politike.

    “Në Ballkanin Perëndimor, nuk mund të bashkëjetojnë ideja e ‘Botës Serbe’ dhe integrimeve evropiane. Njëra përjashton tjetrën, sepse pas programit revizionist është dhe ambicia e Rusisë agresive që kurrë nuk ndaloi ta imponojë ndikimin e saj në këtë Evropën Juglindore”, deklaroi ai, duke potencuar se zgjidhja është anëtarësimi i shteteve të rajonit në BE, dhe për ato që duan në NATO

  • ‘Sulmi terrorist në Banjskë s’mund të injorohet’, Kurti: Përparimi i Kosovës, nën hijen e kërcënimit nga Serbia

    ‘Sulmi terrorist në Banjskë s’mund të injorohet’, Kurti: Përparimi i Kosovës, nën hijen e kërcënimit nga Serbia

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti gjatë fjalës së mbajtur në Samitin e Londrës, theksoi se vendi vijon të mbetet nën hijen e kërcënimeve dhe agresionit të vazhdueshëm nga fqinji verior, Serbia. 
    “Sulmi terrorist në Banjskë nuk mund të injorohet. Milan Radoiçiq ka pranuar përgjegjësinë, megjithatë drejtësia ende nuk është vënë në vend. Fqinjit tonë armiqësor në veri nuk duhet t’i lejohet të veprojë me pandëshkueshmëri, pasi kjo nxit inkursione të reja dhe dërgon një sinjal të rrezikshëm se sulmet ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës mund të mbeten të pandëshkuara”, tha Kurti. 
    Kurti foli edhe në lidhje me problemet e emigracionit. 
    “Kosova nuk është burim migracioni, por vetëm një pikë tranziti me numra relativisht shumë të ulët”, tha në fjalën e tij, kryeministri Albin Kurti. 
     
     

  • Një skenar si në filma/ Çfarë fshihet pas grabitjes misterioze të autobusit shqiptar në Gjermani?

    Një skenar si në filma/ Çfarë fshihet pas grabitjes misterioze të autobusit shqiptar në Gjermani?

    Sulmi ndaj një autobusi me targa shqiptare natën e së hënës në landin e Bavarisë në Gjermani mbetet misterioz. Pavarësisht jehonës së madhe mediatike dhe thirrjeve të shumta për dëshmitarë, ende nuk ka asnjë gjurmë të autorëve

    Nga Jochen Dannenberg, MITTELBAYERISCHE

    Policia kriminale po heton me intensitet të lartë, por hetimet janë të vështira. Secili nga pasagjerët e autobusit duhet të merret në pyetje. Për këtë nevojiten përkthyes, pasi pjesa më e madhe e pasagjerëve thuhet se janë shtetas shqiptarë. Ata supozohet se ishin rrugës për t’u kthyer në vendin e tyre. Përkthimi i intervistave kërkon shumë kohë. Por jo vetëm problemet e përkthimit po e vështirësojnë hetimin.

    Sipas raportimeve, sulmi ndaj autobusit ndodhi të hënën rreth orës 3:30 të natës. Sipas të dhënave aktuale, tre persona të panjohur, që udhëtonin me një VW të bardhë, kanë detyruar autobusin të ndalojë në dalje të Aiglsbach duke përdorur sinjale.

    Tre të dyshuarit zbresin dhe pretendojnë se po kryejnë një kontroll. Të tre ata dyshohet se kanë pasur armë dhe kanë vjedhur para të gatshme dhe dokumente të pasagjerëve. Pas kësaj, autorët largohen me minibusin e vogël në autostradë drejt Mynihut.

    Minibusi i vogël dyshohet se ka targa gjermane. Operacionet e menjëhershme për gjetjen e mjetit, pas njoftimit, deri tani kanë qenë pa rezultat. Asnjë pasagjer nuk u lëndua apo kërcënua gjatë incidentit.

    Rasti, që policia kriminale po heton që nga e hëna, paraqet disa momente të pazakonta. Policia deri tani është shumë e kujdesshme me deklaratat publike.

    Duhet të sqarohet nëse sulmi ka ndodhur realisht ose ndoshta detajet janë të ndryshme. Vetë policia duket se ka dyshime nëse ngjarja ka ndodhur siç e kanë rrëfyer pasagjerët e autobusit.

    Kështu nis njoftimi i zyrës së policisë së Niederbayern, përgjegjëse për komunikimin me publikun: “Në autostradën A93 pranë daljes Aiglsbach, të hënën më 20.10.2025, rreth orës 3:30 të natës, një autobus udhëtimi dyshohet se është sulmuar nga persona të panjohur”.

    Në të vërtetë, sulmet ndaj autobusëve janë të rralla, madje jashtëzakonisht të rralla. Pse dikush do të zgjidhte pikërisht këtë autobus, i mbushur kryesisht me persona nga ish-Jugosllavia, për ta sulmuar? Kush kishte interes për portofolat dhe dokumentet e identitetit?

    Ekziston mundësia që në të vërtetë nuk bëhej fjalë për para dhe dokumente. Kështu ka ndodhur, për shembull, në prill 2022, kur një autobus nga Ruhrgebiet udhëtonte për në Serbi. Autorët kishin menduar se autobusi kishte shumë para të fshehura. Në fakt, sipas aktakuzës, në autobus kishte vetëm një çantë me rreth 10.000 euro. Por ata menduan se kishte shumë më tepër para.

    Pika e çuditshme e këtij sulmi të dyshuar në A93 pranë Aiglsbach është edhe koha mes ngjarjes dhe njoftimit publik nga policia dhe nisjes së kërkimit publik. Mes ngjarjes dhe njoftimit kaluan pothuajse 14 orë.

  • Witkoff: Unë dhe Kushner ndiheshim pak të tradhtuar nga sulmi izraelit në Katar

    Witkoff: Unë dhe Kushner ndiheshim pak të tradhtuar nga sulmi izraelit në Katar

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ndjeu se “izraelitët po dilnin pak jashtë kontrollit” pas sulmit të dështuar të Izraelit më 9 shtator ndaj udhëheqjes së Hamasit në Doha, tha dhëndri i tij dhe këshilltari i lartë Jared Kushner në komentet e transmetuara të premten.

    Komenti erdhi gjatë një interviste të përbashkët me të dërguarin special të SHBA-së, Steve Witkoff, në emisionin 60 Minutes të CBS. Intervista me dy arkitektët e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza dhe pengjeve do të transmetohet e plotë të dielën.

    «Mendoj se unë dhe Jaredi ndiheshim, thjesht ndihemi pak të tradhtuar», tha Witkoff për sulmin e Izraelit ndaj udhëheqësve të Hamasit të mbledhur në kryeqytetin e Katarit, një ndërmjetës kyç në negociatat e armëpushimit.

    “Pati një efekt metastazues sepse katarianët ishin kritikë për negociatat, ashtu si edhe egjiptianët dhe turqit”, tha Witkoff. “Ne kishim humbur besimin e katarianëve. Dhe kështu Hamasi kaloi në fshehtësi dhe ishte shumë, shumë e vështirë të arrije tek ata.”

    Kushner, duke iu referuar Izraelit, tha se sulmi e bëri Trumpin të kuptonte “se kishte ardhur koha të ishte shumë i fortë dhe t’i ndalonte ata të bënin gjëra që ai mendonte se nuk ishin në interesin e tyre afatgjatë”.

    Trump tha në atë kohë se ishte “shumë i pakënaqur” me Izraelin, në lidhje me sulmin ndaj aleatit “të fortë” të SHBA-së, dhe se nuk mori një paralajmërim paraprak kuptimplotë nga Izraeli.

    Që atëherë, ai e ka angazhuar SHBA-në të mbrojë Katarin në rast të një sulmi të ardhshëm dhe është siguruar që Kryeministri Benjamin Netanyahu t’i kërkojë falje Katarit për sulmin, i cili nuk arriti të vriste asnjë nga objektivat e tij, por vrau disa anëtarë të nivelit të ulët të Hamasit, si dhe një roje katariane.

    Me miratimin e Netanyahut, Katari i dërgoi Hamasit në Gaza miliona dollarë në para të gatshme çdo muaj për vite me radhë derisa grupi terrorist sulmoi Izraelin jugor më 7 tetor 2023, për të vrarë rreth 1,200 njerëz dhe për të marrë 251 pengje, duke shkaktuar luftën në Gaza.

    Ndihmësit kryesorë të Netanyahut janë gjithashtu nën hetim për lidhje të dyshuara kriminale me shtetin e Gjirit, me të cilin Izraeli nuk ka lidhje formale./ Times of Israel.

  • Rama në konferencën e NATO-s: Sistemet e Shqipërisë sulmohen çdo 3 minuta

    Rama në konferencën e NATO-s: Sistemet e Shqipërisë sulmohen çdo 3 minuta

    Shqipëria është vendi mikpritës i delegacioneve nga 32 vendet anëtare të Aleancës, të përfaqësuara nga ministritë e jashtme, të mbrojtjes dhe ambasadorëve të kibernetikës.
    Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama u ndal te sulmi kibernetik që goditi Shqipërinë përpara disa kohësh, duke theksuar se është investuar për kapërcimin dhe lënien pas krahëve të këtij sulmi. Më tej Rama tha se sistemet e Shqipërisë përballen me sulme kibernetike çdo tre minuta, ndërsa përgjatë vitit të fundit 48 sulme kanë lënë gjurmë në sistem, por që nuk kanë arritur të shkaktojnë dëme serioze.

    “Nuk është vizionare, është diçka që lind nga nevoja me elementare e mbijetesës. Sot përballemi mesatarisht me një sulm kibernetik në çdo 3 minuta. Por, ia dalim t’i zmbrapsim tërësisht. Kur bëhet fjalë për sulme që lënë gjurmë, kemi pasur 48 të tilla gjatë gjithë vitit të fundit. Kanë lënë gjurmë, por nuk kanë bërë asnjë dëm të konsiderueshëm.

    Kur vjen fjala për infrastrukturën tonë shtetërore, digjitale apo fizike, jemi mes më të mirëve.Kjo sepse kemi qenë mes të parëve që kombinuan mbrojtjen kibernetike me inteligjencën artificiale dhe inteligjenca jonë artificiale punon 24 orë në ditë 7 ditë të javës për të zbuluar në faza shumë të hershme potencialin e sulmeve të dëmshme. Kjo është vetëm një anë e historisë. Në sektori privat duhet ë bëjmë shumë më tepër për ta përfshirë këtë sektor dhe për të ndërgjegjësuar që ashtu si vdekja, që nuk është thjeshtë një zë i pakonfirmuar, sulmi kibernetik është real dhe dëmi që mund të bëjë është real.

    Mund t’ju them si kanë ecur gjërat me bankat. Pasi kaluam sulmin dhe mbijetuam nga një bandë që na vinte në shënjestër sistematikisht, por tani jemi shumë më mirë për ta përballuar. Dolën bankat dhe thanë që jemi në shënjestër të një aktori të madh. Ne i ofruam ndihmën dhe e morën shumë lehtë. Një prej tyre u desh të përballej me këtë gjë dhe e kuptuan që ishte vërtet shumë keq. Tani mund të themi që kur vjen fjala të sektori bankar, niveli i mbrojtës është i lartë ashtu si dhe në sektorin energjetik. Por ka shumë më tepër për të bërë”, tha Rama.

  • Vrasje e dyfishtë në Kalamata të Greqisë, një prej viktimave shqiptar

    Vrasje e dyfishtë në Kalamata të Greqisë, një prej viktimave shqiptar

    Një ngjarje e rëndë me pasoja fatale ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë qytetit të Kalamatës, në Greqi, ku dy persona humbën jetën pas një sulmi me armë zjarri.
    Sipas burimeve nga mediat lokale, viktimat janë një shtetas grek, rreth 70 vjeç, që ishte pronar i një kampingu në zonën ku ndodhi krimi, dhe një shtetas shqiptar rreth të pesëdhjetave, i cili, sipas raportimeve, është qëlluar nga pas, teksa përpiqej të largohej për t’i shpëtuar atentatit.
    Raportimet e para flasin për një autor të vetëm, një i ri që dyshohet se u afrua në mënyrë të papritur dhe hapi zjarr ndaj dy viktimave, nga një distancë e afërt.
    Ndërkohë, mësohet se pronari grek i biznesit kishte qenë më parë objekt i një sulmi, por nuk kishte identifikuar ndonjë të dyshuar përpara autoriteteve.