Më shumë se 31 njerëz janë vrarë të dielën nga një sulm rus me raketa në qytetin Sumi të Ukrainës, njoftuan zyrtarët.Shërbimi Shtetëror i Emergjencave i Ukrainës tha se numri i viktimave është rritur, pasi autoritetet lokale kishin raportuar fillimisht për 21 të vdekur.
Në mesin e të vrarëve janë dy fëmijë. Të paktën 84 njerëz të tjerë janë plagosur, përfshirë 10 fëmijë.Ushtria ruse i hodhi dy raketa balistike në qendër të qytetit rreth orës 10:15 të mëngjesit, në kohën kur njerëzit ishin mbledhur për të festuar të Dielën e Palmave, sipas zyrtarëve.
Video të postuara nga vendngjarja në kanale zyrtare shfaqin trupa të shtrirë në tokë mes rrënojave dhe tymit në qendër të Sumit.
“Në këtë të Diel të ndritshme të Palmave, komuniteti ynë ka pësuar një tragjedi të tmerrshme”, tha kryetari në detyrë i qytetit, Artem Kobzar, në rrjetet sociale.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, konfirmoi se ekipet e shpëtimit janë në vendin e ngjarjes dhe tha se “dhjetëra” njerëz humbën jetën nga sulmi me dy raketa.
“Sipas të dhënave paraprake, dhjetëra civilë janë vrarë dhe plagosur. Vetëm ndyrësira të tilla mund të veprojnë kështu – duke ua marrë jetën njerëzve të zakonshëm”, tha ai.
Zelensky gjithashtu bëri thirrje për një përgjigje globale ndaj sulmit.
“Raketat balistike dhe bombat ajrore nuk janë ndalur kurrë përmes fjalëve. Ajo që nevojitet është një qëndrim ndaj Rusisë si ndaj një terroristi”, tha ai.
Sulmi ndodhi më pak se një ditë pasi diplomatët e lartë të Rusisë dhe Ukrainës akuzuan njëri-tjetrin për shkeljen e një marrëveshjeje të përkohshme të ndërmjetësuar nga SHBA për ndaljen e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike, duke theksuar vështirësitë e bisedimeve për t’i dhënë fund luftës trivjeçare.
Ministrat e Jashtëm të të dyja vendeve folën në ngjarje të ndara gjatë Forumit Diplomatik vjetor në Antalia, një ditë pasi i dërguari amerikan, Steve Witkoff, u takua me presidentin rus Vladimir Putin për të diskutuar mbi mundësitë për paqe.
“Ukrainasit na kanë sulmuar që nga fillimi, çdo ditë që kalon, me ndoshta dy ose tri përjashtime”, tha ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, duke shtuar se Moska do t’i paraqesë SHBA-së, Turqisë dhe organizatave ndërkombëtare një listë të sulmeve të Kievit gjatë tri javëve të fundit.
Homologu i tij ukrainas, Andrii Sybiha, e kundërshtoi ashpër atë pretendim, duke thënë të shtunën se Rusia shkrepi “gati 70 raketa, mbi 2.200 dronë dhe mbi 6.000 bomba ajrore në Ukrainë, kryesisht ndaj civilëve”, që nga marrëveshja për ndaljen e sulmeve./REL
Tag: sulmi
-

Mbi 30 të vdekur nga sulmi rus me raketa në Sumi të Ukrainës
-

Rusia godet me raketa qytetin ukrainas, 31 të vrarë, mes tyre fëmijë
UKRAINË – Të paktën 31 persona, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë pas një “sulmi raketor ndaj civilëve” sipas kryebashkiakut në detyrë të qytetit Sumy, Artem Kobzar.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se “raketat ruse goditën një rrugë të zakonshme të qytetit, shtëpi, institucione arsimore, makina në rrugë” dhe se një operacion shpëtimi tani është duke u zhvilluar.
Presidenti bën thirrje për “një reagim të ashpër nga bota”.Zelensky tha se Rusia goditi qendrën e Sumy-t “në ditën kur njerëzit shkojnë në kishë – të Dielën e Palmave, festën e hyrjes së Zotit në Jerusalem”.
“Shtetet e Bashkuara, Evropa, të gjithë në botë që duan t’i jepet fund kësaj lufte dhe vrasjesh të reagojnë. Rusia dëshiron pikërisht këtë lloj terrori dhe po e zvarrit këtë luftë. Pa presion mbi agresorin, paqja është e pamundur”, thotë Zelensky.Ai shton se “bisedimet nuk i kanë ndalur kurrë raketat balistike dhe bombat ajrore”.
Sipas ministrit të Brendshëm të Ukrainës Ihor Klymenko, nga sulmi janë plagosur 83 persona, përfshirë fëmijë.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, ka dënuar sulmin: “Nisja e një sulmi të tillë në një festë të madhe të krishterë është e keqe absolute”.Ai gjithashtu kritikon Rusinë për refuzimin e një propozimi të SHBA-së për armëpushim dhe u kërkon partnerëve të Ukrainës të rrisin presionin ndaj Moskës.
“Forca është gjuha e vetme që ata mund të kuptojnë dhe mënyra e vetme për t’i dhënë fund terrorit të tmerrshëm.”
Sulmi raketor në Sumy vjen pasi i dërguari i SHBA Steve Witkoff u takua me Presidentin rus Vladimir Putin në Shën Petersburg të premten.Kremlini tha se takimi zgjati më shumë se katër orë dhe u fokusua në “aspekte të një zgjidhjeje të luftës në Ukrainë”.
Takimi, i treti i Witkoff me Putinin këtë vit, u përshkrua nga i dërguari i posaçëm Kirill Dmitriev si “produktiv”.
Trump, presidenti amerikan, ka shprehur zhgënjimin për ecurinë e bisedimeve. Të premten, ai shkroi: “Rusia duhet të lëvizë. Shumë njerëz po vdesin, mijëra në javë, në një luftë të tmerrshme dhe të pakuptimtë.”/vizionplus.tv -

Berisha deklaroi se do e shkrijë, Elezi: Sulmi ndaj SPAK për interesa personale
Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore drejtuar nga PD çeli këtë të premte zyrtarisht fushatën elektorale nga sheshi “Nënë Tereza”.
Aktivisti politik Ibsen Elezi gjatë komentit të tij në “Edicioni Qendror” në ABC News, u shpreh se në PD nuk janë respektuar normat dhe rregullat. Gjithashtu nënvizoi se në deklaratat e tij ish-kryeministri Sali Berisha e ka thënë hapur që do të shkrijë SPAK, që tashmë siç tha ai është kthyer në institucionin më të besueshëm të shqiptarëve.
“Kandidimi i zotit Sula ka qenë shumë i rëndësishëm dhe ka treguar se edhe pse unë i marr votat për qëndrimet e mia dhe ky mosrespektim tregon që këta nuk i respektojnë normat dhe rregullat. Qëndrimi i këtyre ndaj SPAK është i thjeshtë. Këta kanë frika ndaj SPAK sepse edhe rrugëtimi është drejt goditjes së tyre. Sulmi ndaj SPAK ka të bëjë me interesa personale. Zoti Berisha ka thënë që do e shkrijë”, u shpreh ndër të tjera Elezi. -

Të paktën 9 të vdekur nga sulmi me armë në një qendër rehabilitimi droge në Meksikë
Nëntë persona u vranë në një sulm të armatosur në një klinikë rehabilitimi nga droga në Sinaloa, në veriperëndim të Meksikës, thanë autoritetet lokale.
Sulmi u krye në Culiacan, kryeqyteti i shtetit, ku përleshjet e ashpra që nga shtatori midis dy fraksioneve të kartelit Sinaloa kanë lënë qindra të vdekur dhe të zhdukur.
Fillimisht, tetë persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën kur një grup personash të armatosur thyen dyert e klinikës dhe hapën zjarr ndaj njerëzve brenda, sipas një raporti zyrtar. Disa orë më vonë, njëri nga të plagosurit ka ndërruar jetë.
Ky është sulmi i shtatë në qendrat e rehabilitimit të drogës në Sinaloa që nga shtatori, kur filluan armiqësitë midis dy fraksioneve rivale të kartelit famëkeq.
Deri në janar, ky konflikt vlerësohet të ketë shkaktuar të paktën 750 të vdekur dhe 900 të zhdukur. Megjithatë, intensiteti i tij u përkeqësua pas vendosjes së forcave të forta të sigurisë në shtet.
Karteli Sinaloa u themelua nga Joaquín “El Chapo” Guzmán, i cili po vuan dënimin e përjetshëm në një burg të sigurisë maksimale në Shtetet e Bashkuara, dhe Ismael “El Mayo” Zamada, i cili u arrestua në Teksas në korrik.
Ndjekësit e Mayo akuzojnë djemtë e Chapos, ose “Chapitos” për organizimin e dorëzimit të tij tek autoritetet amerikane.Top Channel
-

“Ç’duan t’na trembin me 2 mijë euro?”,Ngjela:Sulmi ndaj SPAK dështoi, aty ku hyn Uashingtoni, nuk hyn dot askush tjetër
Gjatë përfundimit të intervistës për një emision televiziv, avokati Spartak Ngjela ka komentuar edhe sulmin e ditëve të fundit në email-et e SPAK.
Sipas tij, ishte një sulm i dështuar që nuk pati akses në të dhëna të rëndësishme, të cilat mund të cenojnë sigurinë kombëtare.
“Sulmi, më thanë, ka qenë i dështuar. Dosjet hetimore janë legale, doni t’jua sjell? Ata nuk morën dot platformën e brendshme, raportin midis Kosovës dhe Shqipërisë apo raportin midis Kosovës dhe Perëndimit. Morën diçka që mund ta paguaje dhe 2 mijë euro. Nuk merren ato, se aty ku hyn Uashingtoni, nuk merret dot asgjë tjetër.”- theksoi Ngjela. -

Të paktën 14 të vrarë nga sulmi rus në qytetin e lindjes së Zelenskyt
Të paktën 14 njerëz janë vrarë, përfshirë gjashtë fëmijë, si pasojë e një sulmi raketor rus në një zonë banimi në qytetin qendror të Ukrainës, Krivi Rih, të premten, njoftoi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.Ky është njëri prej sulmeve më vdekjeprurëse të Rusisë në Ukrainë këtë vit.
Sulmi në qytetin e lindjes së Zelenskyt, i cili ndodhi në një kohë kur preisdenti amerikan Donald Trump po përpiqet t’i japë fund luftës, dëmtoi ndërtesat e banimit dhe shkaktoi zjarr, tha guvernatori rajonal Serhiy Lysak, në Telegram.Trupat e të vdekurve dhe të plagosurit mund të shiheshin të shtrirë në trotuare në video të paverifikuara që po qarkullonin në Telegram.
Të paktën 50 njerëz u plagosën në këtë sulm, thanë shërbimet e emergjencës, duke shtuar se numri mund të rritet. Më shumë se 30 prej tyre, përfshirë një foshnjë tre muajsh, janë dërguar në spital, tha Lysak.
Zelensky tha se operacionet për shpëtim janë duke vazhduar dhe u bëri thirrje vendeve perëndimore të ushtrojnë më shumë trysni ndaj Moskës.
“E gjithë bota e sheh këtë. Çdo raketë, çdo dron dëshmon se Rusia kërkon vetëm luftë”, shkroi ai në Telegram.
Shtetet e Bashkuara thanë javën e kaluar se ishin pajtuar me Rusinë dhe Ukrainën për ndaljen e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike të njëra-tjetrës.
Megjithtatë, të dyja palët e kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes.
Kievi thotë se kishte rënë dakord më parë me një propozim të SHBA-së për një armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar prej 30 ditësh, por Rusia e kishte refuzuar një hap të tillë në bisedime të veçanta me zyrtarët amerikanë.
“Duhet t’i japim fund këtij terrori, t’i mbrojmë njerëzit dhe ta detyrojmë Rusinë drejt paqes”, tha ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha.
Forcat ruse e përdorën një raketë balistike për sulmin, tha Avokati i Popullit, Dmytro Lubinets.
Armë të tilla arrijnë shënjestrën brenda minutash dhe është e vështirë t’i rrëzosh, nëse nuk ke mbrojtje ajrore më të avancuar.
Rusia e mohon se synon civilët, por mijëra civilë janë vrarë dhe plagosur që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës në vitin 2022./rel -

Policia tregon si ndodhi sulmi me armë që i mori jetën një zyrtari policor, në Kaçanik
Policia tregon si ndodhi sulmi me armë që i mori jetën një zyrtari policor, në Kaçanik.
Zyrtari policor, M.Lika, mori plagë të rënda nga arma e zjarrit, të cilave fatkeqësisht nuk iu mbijetoi.
Rasti e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, që pohojnë se incidenti ka ndodhur rreth orës 23:00, në rrugën “Idriz Seferi”.
Viktima Lika ishte duke hyrë ndërtesën ku banon, në momentin kur ndodhi sulmi me armë.
“Në vendngjarje, përveç njësive policore, ka dalë edhe ekipi i emergjencës së Kaçanikut, të cilët e kanë transportuar në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik.
Si pasojë e plagëve të marra pjesëtari i policisë ka ndërruar jetë, kjo është konstatuar nga mjekët në këtë qendër”, deklaron policia.Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.JOQ Sondazh
-

Shpërthimi në Zveçan, Kurti: Sulmi tinëzar i atyre që nuk sundojnë më në veriun e Kosovës
Kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me shpërthimin e ndodhur në zyrën postare në Zveçan të Mitrovicës së Veriut.
Përmes një reagimi në rrjete sociale, Kurti e ka cilësuar këtë sulm me elemente terroriste.Kurti shkruan se lënia në liri e Millan Radoiçiq dhe mosdorëzimi i tij në autoritetet e Kosovës, është pengesë për drejtësinë dhe se inkurajon veprimet destabilizuese në vend.
Rikthyer sulmit të ndodhur në postën e Kosovës, kryeministri Kurti shkruan se zyra do të vijojë me punën e saj, e se dëmet materiale të shkaktuara nga shpërthimi do të rikuperohen. Ai e cilësoi ngjarjen si një përpjekje dëshpëruese e gjithë atyre që nuk mund të sundojnë në veri të Kosovës.
Sakaq, Albin Kurti thekson se po vijojnë hetimet ndaj rastit për të vënë para drejtësisë personin/at përgjegjës të sulmit.Kujtojmë se sulmi ndodhi mbrëmjen e djeshme në një postë në Zveçan, pak minuta pas mesnate, kur shpërtheu një granatë dore. Në ambientin e zyrës ishin hedhur dy granata, njëra e cila shpërtheu, ndërsa tjetra u shpërthye nën monitorimin e forcave speciale dhe me evakuimin e banorëve të zonës, për të mos shkaktuar dëme njerëzore.