Tag: sulmi

  • Sulmi ndaj Gardës Kombëtare/ Trump iu vuri “vizën” emigrantëve të botës së tretë, reagojnë afganët: Është akt i vetëm një personi

    Sulmi ndaj Gardës Kombëtare/ Trump iu vuri “vizën” emigrantëve të botës së tretë, reagojnë afganët: Është akt i vetëm një personi

    Afganët që jetojnë në SHBA kanë dënuar sulmin vdekjeprurës tragjik të së mërkurës në Uashington DC, ndërsa theksojnë se i dyshuari, i cili u transferua në SHBA nga Afganistani katër vjet më parë, nuk i përfaqëson ata.

    29-vjeçari Rahmanullah Lakanual, hyri në Amerikë sipas një programi që ofronte mbrojtje të posaçme për imigracionin për afganët që punonin me SHBA-në pas tërheqjes së trupave nga Afganistani në vitin 2021.
    Anëtarja e Gardës Kombëtare Sarah Beckstrom, 20 vjeç, u vra në të shtënat e së mërkurës, dhe një koleg, Andrew Wolfe, 24 vjeç, thuhet se po lufton për jetën e tij.
    Në përgjigje, Presidenti amerikan Donald Trump ka ndaluar përpunimin e të gjitha kërkesave për emigracionin nga afganët, ka urdhëruar një rishikim të kartave të gjelbra të lëshuara për individë nga 19 vende dhe ka kërcënuar me një goditje më të gjerë ndaj migrantëve nga ato që ai i quan “vende të botës së tretë”.
    Koalicioni i Komunitetit Afgan të Shteteve të Bashkuara shprehu ngushëllimet për familjet e e të vrarës dhe plagosurit, duke bërë thirrje për një “hetim gjithëpërfshirës”, por duke i kërkuar qeverisë amerikane të mos vonojë ose pezullojë kërkesat e afganëve për emigracion.
    “Njëzet vjet partneritet afgano-amerikan nuk duhet të harrohen“, thuhej në deklaratën e koalicionit, duke iu referuar përpjekjes prej dy-dekadash të nisur nga SHBA-të në vitin 2001 për të përmbysur sundimtarët talebanë të Afganistanit dhe për të vendosur sigurinë në vend.
    Afganët që jetojnë në Amerikë i thanë BBC-së se ishin tmerruar nga sulmi në Uashington DC dhe theksuan se ishte akt i vetëm një personi.

    Top Channel

  • Peshkaqeni sulmon pushuesit në Australi, humb jetën 20-vjeçarja, në gjendje të rëndë shoqëruesi i saj

    Peshkaqeni sulmon pushuesit në Australi, humb jetën 20-vjeçarja, në gjendje të rëndë shoqëruesi i saj

    Një vajzë ka humbur jetën dhe një djalë është plagosur rëndë pas sulmit të peshkaqenit në plazhin e Kylies në shtetin australian të Uellsit të Ri Jugor.

    Sulmi ndodhi herët të enjten në mëngjes, ndërsa të dy viktimat po notonin në ujrat e Parkut Kombëtar Crowdy Bay, rreth 300 kilometra në veri të Sidneit.
    Vajza vdiq në vendngjarje, ndërsa djali, i cili është gjithashtu në të 20-at, u dërgua me helikopter në spital në gjendje kritike.
    Sulmi ndodhi gjatë një dite të zakonshme në plazh, por kalimtarët reaguan shpejt për të ndihmuar viktimat.
    Sipas autoriteteve, sulmi ka të ngjarë të jetë kryer nga një “peshkaqen i madh dem”, një lloj peshkaqeni që gjendet shpesh në ujëra të ëmbla dhe të kripura.
    Peshkaqenët e këtij lloji janë konsideruar të rrezikshëm për njerëzit dhe janë të tretët në listën e peshkaqenëve më vdekjeprurës për njerëzit, sipas Muzeut Australian.

    Top Channel

  • Artan Hoxha non-grata në Greqi, Bido: Sulmi përmes shpalljes “non-grata” përbën abuzimin më të madh me vlerat evropiane

    Artan Hoxha non-grata në Greqi, Bido: Sulmi përmes shpalljes “non-grata” përbën abuzimin më të madh me vlerat evropiane

    Deputeti i PS-së Ardit Bido ka reaguar lidhur me ndalimin e gazetarin Artan Hoxha në kufirin shqiptaro – grek.

    Gazetari Hoxha u shpall non grata nga autoritetet greke. Bido nënvizon se është e papranueshme që që në shekullin e 21-të, autoritetet e një shteti evropian të vijojnë të ndikohen nga grahmat e fundit të nacionalizmit.

    Gjithashtu shton se sulmi përmes shpalljen non grata, përbën abuzimin më të madh me vlerat evropiane.

    “Ndalimi i Artan Hoxhës në kufirin shqiptaro-grek përbën rastin e dytë në pak vite që gazetarët shqiptarë ndalohen në kufi për shkak të raportimit dhe të bindjeve të tyre. Është e papranueshme që në shekullin e 21-të, autoritetet e një shteti evropian të vijojnë të ndikohen nga grahmat e fundit të nacionalizmit. Kërkimi i të drejtave të shqiptarëve të Çamërisë, përballja me nacionalizmin politik të fenomeneve Agimi i Artë, Beleri etj., si dhe mbrojtja e të drejtave kombëtare të shqiptarëve, nuk janë opsion, por detyrim i çdo gazetari dhe i çdo shqiptari. Ndaj, sulmi ndaj tyre, përmes shpalljes “non grata” përbën abuzimin më të madh me vlerat evropiane”, thotë Bido.

  • Izraeli shkarkon disa gjeneralë për shkak të sulmit të 7 tetorit

    Izraeli shkarkon disa gjeneralë për shkak të sulmit të 7 tetorit

    Ushtria izraelite njoftoi se ka shkarkuar tre gjeneralë dhe ka ndërmarrë masa disiplinore ndaj disa zyrtarëve të tjerë të lartë lidhur me dështimin e tyre për të parandaluar sulmin e tetorit të vitit 2023 nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – që është sulmi më vdekjeprurës në historinë e vendit.
    Njoftimi vjen dy javë pasi shefi i ushtrisë izraelite, Eyal Zamir, bëri thirrje për një “hetim sistematik” lidhur me dështimet që çuan te sulmi, edhe pse Qeveria ende nuk e ka themeluar një komision shtetëror hetimor pavarësisht presionit publik.
    Lista e gjeneralëve të shkarkuar përfshin tre komandantë divizionesh, njëri nga të cilët ka shërbyer si shef i inteligjencës ushtarake.

    Në deklaratën e ushtrisë izraelite u tha se të tre mbajnë përgjegjësi personale për dështimin e forcave të armatosura për të parandaluar sulmin e nisur nga Hamasi.
    Shkarkimet vijnë pasi të tre gjeneralët veçse kishin dhënë dorëheqje nga postet e tyre, përfshirë kreun e komandës jugore, gjeneralin Yaron Finkelman.
    Ndërkaq, masa disiplinore u tha se janë ndërmarrë ndaj kreut të marinës dhe forcave ajrore si dhe ndaj katër gjeneralëve dhe disa zyrtarëve të lartë.
    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, vazhdimisht ka përsëritur se dështimet që çuan deri te sulmi i 7 tetorit duhet të adresohen pasi lufta në Gazë të përfundojë. Qeveria e tij deri më tani nuk e ka formuar një komision hetimor, i cili do të përcaktonte se kush mban përgjegjësinë për mosparandalimin e sulmit.
    Gjatë sulmit, Hamasi vrau afër 1.200 persona dhe rrëmbeu 251 të tjerë, duke nxitur luftën në Gazë.
    Si pasojë e sulmeve hakmarrëse të Izraelit, në Gazë u vranë më shumë se 69 mijë persona, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë – shifra që Kombet e Bashkuara i konsiderojnë të besueshme./rel

  • Izraeli shkarkon disa gjeneralë: Dështuan të parandalonin sulmin e 7 tetorit

    Izraeli shkarkon disa gjeneralë: Dështuan të parandalonin sulmin e 7 tetorit

  • Sulmi me pesë viktima në Bejrut, Hezbollahu: Izraeli ka kaluar një vijë tjetër të kuqe

    Sulmi me pesë viktima në Bejrut, Hezbollahu: Izraeli ka kaluar një vijë tjetër të kuqe

    Mahmoud Qomati, një zyrtar i lartë i Hezbollahut ka komentuar sulmin izraelit në Bejrut.
    “Izraeli ka kaluar një vijë tjetër të kuqe”, tha ai, duke konfirmuar se “një figurë e rezistencës” ishte shënjestruar, por se rezultatet e bastisjes nuk dihen ende.
    Të paktën pesë persona u vranë nga sulmi izraelit që goditi tre kate të një ndërtese 10-katëshe në lagjen Haret Hreik në Bejrutin jugor.

    Pas sulmit ndaj shefit të shtabit të Hezbollahut në Bejrut, Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, përsëriti qëndrimin e prerë të Izraelit.
    “Ne do të vazhdojmë të veprojmë me forcë për të parandaluar çdo kërcënim ndaj banorëve të veriut dhe ndaj Shtetit të Izraelit. Kushdo që ngre dorë kundër Izraelit do të ndërpritet”, kërcënoi Katz, duke iu referuar drejtpërdrejt sulmit ndaj shefit të përkohshëm të shtabit të organizatës terroriste Hezbollah dhe njërit prej zyrtarëve të tij.

  • Sulmi rus në Ukrainë, 20 të vrarë/ Polonia e Rumania ngrenë avionët bombardues!

    Sulmi rus në Ukrainë, 20 të vrarë/ Polonia e Rumania ngrenë avionët bombardues!

    Në njërin prej sulmeve më të egra e më masive të kohëve të fundit ndaj Ukrainës, Rusia ka lëshuar drejt vendit fqinj me dhjetëra raketa hipersonike, kruz dhe balistike të lëshuara nga avionë bombardues, nga toka e nga anije.

    Goditja e forcave të Moskës shënjestroi rajone të ndodhura pranë kufirit me Poloninë, çka e vuri në alarm Varshavën. Gjatë natës, Forcat e saj ajrore kryen operacione parandaluese brenda hapësirës ajrore të vendit, e kjo për shkak të sulmit të Federatës Ruse ndaj objektivave të vendosura në territorin ukrainas”, sipas Komandës Operacionale të Forcave të Armatosura Polake.
    “U aktivizuan avionë bombardues, ndërsa sistemet e mbrojtjes ajrore tokësore dhe të zbulimit me radar arritën gatishmërinë maksimale”, thuhet në një postim të saj në rrjetet sociale.
    Polonia ka mbyllur përkohësisht aeroportet e saj në Rzeszóë dhe Lublin, në juglindje të vendit. Suipas autoriteteve vendase, ky hap u ndërmor për shkak të nevojës për të siguruar lirinë operacionale të aviacionit ushtarak, në mbrojtje të kufijve të vendit.
    Sulmi i fundit i forcave rusë në Ukrainë ka shkaktuar 20 të vrarë e 66 të plagosur, es të cilëve 16 fëmijë, çka e bën një nga më vdekjeprurësit që nga fillimi i luftës shkurtin e vitit 2022.
    Pas Polonisë, edhe Rumania ngriti avionët luftarakë mes njoftimeve se një dron shkeli hapësirën e saj ajrore gjatë një sulmi rus kundër infrastrukturës ukrainase pranë kufirit. Ministria tha se radari së pari kapi sinjalin e një droni 8 kilometra brenda hapësirës ajrore kombëtare, pranë dy fshatrave në qarkun Tulcea. Sinjali i dronit u zhduk nga radari para se të rishfaqej herë pas here për 12 minuta pranë fshatrave në qarkun Galati, thuhet në njoftim. Rumania, shtet anëtar i Bashkimit Europian dhe NATO-s, e ndan një kufi prej 650 kilometrave me Ukrainën. Ajoa ngriti dy avionë Eurofighter – pjesë e misioneve gjermane të kontrollit ajror në Rumani – dhe më pas dy avionë luftarakë rumunë F-16, si dhe paralajmëroi qytetarët në qarqet juglindore Tulcea dhe Galati që të kërkonin strehim.

    Top Channel

  • SHBA, arrestohen dy të dyshuar për planifikim të një sulmi terrorist në Michigan

    SHBA, arrestohen dy të dyshuar për planifikim të një sulmi terrorist në Michigan

    Prokurorët federalë kanë ngritur akuza ndaj dy të dyshuarve për planifikimin e një sulmi terrorist në Michigan të SHBA-së, sipas një dokumenti gjyqësor të zbuluar sot.

    Mohammed Ali dhe Majed Mahmud janë dy nga pesë të rinjtë e arrestuar për planifikimin e një sulmi të frymëzuar nga grupi xhihadist i Shtetit Islamik (ISIS) gjatë festës së Halloween-it. Në muajt e fundit, ata kishin blerë armë, përfshirë pushkë sulmi AR-15 dhe kishin marrë pjesë në biseda online që sugjeronin se kishin një plan specifik sulmi në mendje, sipas FBI-së.

    🚨 BREAKING: Suspects identified in alleged Dearborn, Michigan, terror plot; Mohmed Ali and Majed Mahmoud accused of stockpiling weapons for ISIS-inspired attack, according to FBI affidavit pic.twitter.com/5HWD4oQ2UD
    — Fox News (@FoxNews) November 3, 2025

    Të dyshuarit dyshohet se përdorën platforma mesazhesh të koduara dhe faqe të mediave sociale për të ndarë përmbajtje që lidhet me ISIS-in dhe inkurajimin e sulmeve terroriste.
    Sipas FBI-së, dy të pandehurit praktikuan përdorimin e armëve të zjarrit në poligonet e qitjeve dhe dyshohet se zgjodhën 31 tetorin si ditën për të kryer sulmin.

    Top Channel

  • Sulmi me thikë në tren/ Britani, rëndohet bilanci, 2 nga 11 të lënduarit janë në luftë me jetën

    Sulmi me thikë në tren/ Britani, rëndohet bilanci, 2 nga 11 të lënduarit janë në luftë me jetën

    Nga 11 të plagosurit, dy persona janë duke luftuar me jetën, pasi një sulm masiv me thikë në një tren i nisur nga veriu i Anglisë drejt stacionit King’s Cross në qendër të Londrës.

    Sulmi ka ndodhur në mbrëmjen e së shtunës.
    Policia britanike e Transportit njofton se vetëm pas 8 minutash nga marrja e njoftimit nga publiku trupat e armatosura kanë ndërhyrë për të neutrailzuar dy persona me thike dhe të gjakosur të cilët janë në të tridhjetat, të lindur në Britani, njeri me ngjyrë dhe tjetri me origjinë nga Karaibet. Sulmi vlerësohet se nuk ka zgjatur më shumë se 1 deri në 15 minuta.
    Polica në Londër u detyrua të jap identitetet e sulmuesve pa dhënë emrat e tyre, ende, pas spekulimeve në mediat sociale. Deri më tani, hetuesit e anti-terrorit thonë se nuk ka tregues se sulmi është kryer për motive terroriste. Madje edhe niveli i gatishmërisë në Britani pas këtij sulmi mbetet i pandryshuar. Treni në te cilën ndodhi sulmi masiv, është ende në platformën e stacionit, ku u ndalua, stacion i paplanifikuar për ndalesë në itenerar, dhe është ende skenë krimi.
    Në këtë linje, Ministri britanik i Mbrojtjes dhe bashkëshortja e tij, kanë  udhëtuar  mbrëmë drejt shtëpisë së tyre vetëm disa orë më parë kryerjes së këtij sulmi të cilësuar nga kryeministri Sir Keir Starmer, dhe Mbreti Charls si shokues.

    Top Channel

  • Sulmi me thikë në një tren/ Britani, rëndohet bilanci, 2 nga 11 të lënduarit janë në luftë me jetën