Tag: sulmi

  • Eksploziv lokalit në Berat, sulmi besohet se ishte paralajmërim për djalin e pronarit të biznesit

    Eksploziv lokalit në Berat, sulmi besohet se ishte paralajmërim për djalin e pronarit të biznesit

    Një sasi eksplozivi është hedhur gjatë natës në një lokal në lagjen ‘Çlirimi’ në qytetin e Beratit.
    Tritoli shpërtheu në orët e para të mëngjesit, në biznesin në pronësi të Sali Fetiut, duke tronditur banorët e zonës.Lexo edhe :Related Posts
    Sipas policisë, sasia e lëndës plasëse ishte e vogël dhe fatmirësisht shkaktoi vetëm dëme materiale. Ndërkohë, lokali prej 2 vitesh ka qenë i mbyllur.

    Dyshohet se sulmi me tritol ishte një paralajmërim për djalin e pronarit të lokalit, 37-vjeçarin Asllan Fetiu. Ky i fundit, në muajin mars ka plagosur me thikë një klient 85-vjeçar.
    Burimet policore bëjnë me dije se plagosja e dy muajve më parë nuk është pista e vetme ku po hetohet, por po verifikohet gjithashtu edhe prishja e pazareve të drogës.

    /vizionplus.tv

  • 18 të plagosur nga sulmi në Hamburg/ 6 persona në rrezik për jetën

    18 të plagosur nga sulmi në Hamburg/ 6 persona në rrezik për jetën

    6 nga 18 personat e plagosur në një sulm me thikë në stacionin hekurudhor të Hamburgut pasditen e së premtes janë në rrezik për jetën.
    Autoritetet thanë se edhe 3 të tjerë janë në gjendje më të rëndë, por të stabilizuar. Autore e sulmit është një 39-vjeçare gjermane e cila u vu në pranga nga policia dhe pritet të dërgohet në gjykatë.
    Hetuesit janë duke sqaruar motivet e saj, por për momentin nuk ka të dhëna që sulmi të ketë prapavijë politike, etnike apo fetare. Dyshimet janë se gruaja e cila ka vepruar e vetme vuan nga probleme të shëndetit mendor.
    Stacioni në Hamburgun qendror, qyteti i dytë më i madh i Gjermanisë, është një qendër kryesore për trenat lokalë, rajonalë dhe të distancave të gjata. Sulmi bëri që të pezulloheshin një sërë udhëtimesh ndërsa të tjera u devijuan. Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se sulmi ishte “tronditës” dhe falenderoi shërbimet e emergjencës në terren për “ndihmën e tyre të shpejtë”.
    Ky është i fundit në një serie sulmesh të dhunshme në Gjermani në muajt e fundit. Më i rëndi ishte ai i dhjetorit të kaluar kur 6 persona u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën pasi një makinë u përplas me një turmë në një treg Krishtlindjesh në qytetin lindor të Magdeburgut.

  • Rusia sulmon Kievin, Zelensky: Bota të bindet se shkaku i zgjatjes së luftës është Moska

    Rusia sulmon Kievin, Zelensky: Bota të bindet se shkaku i zgjatjes së luftës është Moska

    Qindra dronë me rreze të gjatë veprimi dhe 14 raketa balistike u lëshuan në Kiev gjatë natës, duke plagosur të paktën 15 civilë si edhe shkatërruar ndërtesa banimi, makina dhe biznese.
    Në një reagim pas sulmit rus, presidenti Volodymyr Zelenskyy tha se sulmi tregon arsyen e qartë e zvarritjes së luftës ndërsa bëri thirrjë për më shumë presion ndaj Rusisë.
    “Me çdo sulm të tillë, bota bëhet gjithnjë e më e sigurt se shkaku i zgjatjes së luftës qëndron te Moska. Duhet të ushtrohet një presion shumë më i fortë ndaj Rusisë për të marrë rezultate dhe për të nisur diplomaci të vërtetë”, tha ai.
    Presidenti ukrainas, shton se sipas tij, sanksione të mëtejshme nga SHBA-ja, Evropa dhe pjesa tjetër e partnerëve të Ukrainës do ta detyronin Moskën të binte dakord për t’i dhënë fund luftës.
    Zelenskyy tha se sulmi kishte në shënjestër civilët dhe se rajonet e Odesës, Vinnicës, Sumit, Kharkivit, Donetskut, Kievit dhe Dnipros.
    Sulmi erdhi disa orë pasi Rusia dhe Ukraina morën pjesë në një shkëmbim të të burgosurve, të arritur në marrëveshje pas bisedimeve midis zyrtarëve të të dy vendeve në Turqi.

  • Sulmi me thikë në stacionin hekurudhor në Gjermani, arrestohet autorja e dyshuar, plagosi 12 persona

    Sulmi me thikë në stacionin hekurudhor në Gjermani, arrestohet autorja e dyshuar, plagosi 12 persona

    Një sulm me thikë ka ndodhur në stacionin hekurudhor të Hamburgut.

    12 persona raportohet se u plagosën, 4 prej të cilëve në gjendje të rëndë. Një grua thuhet se është arrestuar nga policia federale. Ajo dyshohet se fillimisht përhapi panik duke bërtitur midis pasagjerëve që prisnin në platformën hekurudhore, ndërsa më pas nisi të godasë kalimtarë të rastit.
    Sipas gazetës gjermane “Bild”, sulmi ndodhi pranë platformave 13 dhe 14 të stacionit qendror të Hamburgut. Të plagosurit në gjendje kritike besohet se janë një i mitur dhe tre të rinj të tjerë që tentuan ta neutralizonin gruan. Motivi i sulmit është ende i paqartë, ndërsa fillimisht u raportua për tetë të plagosur, më pas policia saktësoi se numrin i të lënduarve ishte 12 dhe se mund të rritej në orët në vijim, sepse mund të ketë të dëmtuar edhe nga kaosi që u shkaktua për t’u larguar nxitimthi nga stacioni hekurudhor.
    Tre ditë më parë 3 persona u qëlluan me thikë në qytetin Hallen, ndërsa muajt e fundit Gjermania vazhdimisht është tronditur nga sulme të tilla, ku më të rëndat kanë qenë ato të 21 shkurtit dhe 22 janarit, ku mbetën disa persona të vrarë.

    Top Channel

  • Nuk ka paqe në horizont! Rusia sulmon me dron autobusin në Ukrainë, 9 civilë humbën jetën

    Nuk ka paqe në horizont! Rusia sulmon me dron autobusin në Ukrainë, 9 civilë humbën jetën

    Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me dron rus ndaj një autobusi pasagjerësh në verilindje të Ukrainës, kanë bërë të ditur autoritetet lokale.

    Sipas Administratës Ushtarake Rajonale të Sumyt, sulmi ndodhi në orët e mëngjesit të së shtunës në qytetin Bilopillia, ku u raportuan gjithashtu katër persona të plagosur.
    Ekipet mjekësore, shërbimet e emergjencës dhe forcat e rendit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të ndihmuar të mbijetuarit dhe për të sqaruar rrethanat e sulmit.
    Ky sulm vjen vetëm disa orë pas zhvillimit të bisedimeve të para direkte për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës që prej vitit 2022, të mbajtura të premten në Stamboll, Turqi.
    Megjithëse nuk pati ndonjë marrëveshje konkrete për t’i dhënë fund konfliktit, palët ranë dakord për shkëmbimin e nga 1,000 të burgosurish lufte në ditët në vijim.

    Top Channel

  • India dhe Pakistani shkëmbejnë sulme me artileri të rëndë

    India dhe Pakistani shkëmbejnë sulme me artileri të rëndë

    Ushtarët indianë dhe ata pakistanezë kanë shkëmbyer sulme të mëdha artilerie përgjatë kufirit në rajonin e diskutueshëm të Kashmirit gjatë natës mes së enjten dhe premtes, duke shkaktuar vdekjen e të paktën pesë civilëve.
    Përshkallëzimi mes dy vendeve fqinje vjen pas një sulmi ndaj turistëve në pjesën e kontrolluar nga India në Kashmir.
    Në Pakistan, një natë e pazakontë me shkëmbime të sulmeve të ashpra shkaktoi vdekjen e katër civilëve dhe plagosjen e 12 të tjerëve në afërsi të Vijës së Kontrollit që ndan Kashmirin, tha zyrtari lokal i policisë, Adeel Ahmad.
    Banorët e zonave kufitare thanë se të shtënat vazhduan deri në mëngjesin e së premtes.
    “Jemi mësuar me shkëmbime zjarri në kufi, por ajo që ndodhi mbrëmë ishte jashtë çdo norme”, tha Mohammad Shakil, një banor i sektorit Chakothi, pranë kufirit.
    Në anën indiane, zyrtarë ushtarakë thanë se trupat pakistaneze i bombarduan me artileri, mortaja dhe armë zjarri postet e tyre në disa zona. Forcat indiane u kundërpërgjigjën me intensitet, duke shkaktuar përleshje të ashpra deri në agim.
    Në sektorin Uri të Indisë, një grua humbi jetën dhe dy civilë të tjerë u plagosën, sipas policisë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave civile në Indi në 17 që nga dita e mërkurë.
    Tensionet mes dy fuqive bërthamore janë rritur ndjeshëm që pas një sulmi më 22 prill në një zonë turistike në Kashmirin e kontrolluar nga India, ku mbetën të vrarë 26 civilë, kryesisht turistë hindu nga India.
    Qeveria e Indisë fajësoi Pakistanin për mbështetjen e këtij sulmi, por Islamabadi e ka mohuar përfshirjen.
    Të mërkurën, India kreu sulme ajrore ndaj disa objektivave në territorin pakistanez, që i cilësoi si strehë të militantëve. Zyrtarët pakistanezë thanë se nga sulmet mbetën të vrarë 31 civilë, ndërsa gjithashtu raportuan rrëzimin e pesë avionëve luftarakë indianë.
    Të enjten, të dy shtetet raportuan sulme me dronë ndaj njëri-tjetrit, por secila palë i mohoi akuzat. Deri tani, këto incidente nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur./REL

  • Hakmerret Izraeli/”Breshëri” raketash në Jemen, aeroporti i Sanaas jashtë funksionit

    Hakmerret Izraeli/”Breshëri” raketash në Jemen, aeroporti i Sanaas jashtë funksionit

    Forcat izraelite kanë kryer sulme ajrore që synonin Aeroportin Ndërkombëtar të Sanaas në Jemen dhe disa vende të tjera, sipas një raporti të raportuar për herë të parë nga televizioni Al Masira i lidhur me rebelët Huthi.
    Sulmi, i cili ndodhi pak para orës 16:00 u konfirmua pak më vonë nga ushtria izraelite, e cila tha në një deklaratë se sulmoi edhe fabrikën e betonit al-Imran në veri të Sanaas. Sulmi ndaj fabrikës së çimentos “i jep një goditje ekonomisë së regjimit Houthi dhe forcimit të tij ushtarak”, sipas IDF-së.
    “Operacioni u miratua nga komandanti i Forcave Ajrore dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm”, thuhet në deklaratën e cituar nga Al Jazeera.
    Ushtria izraelite shtoi se do të “vazhdojë të veprojë dhe të godasë me forcë” çdo grup që përbën kërcënim për Izraelin.
    Ndërkohë, videot e publikuara nga sulmi tregojnë tym të dendur mbi kryeqytetin e Jemenit. Pas njoftimit të IDF-së, të cituar nga Times of Israel, raportohet se aeroporti i Sanaas është tani “plotësisht jashtë shërbimit” pas sulmeve nga avionët luftarakë.
    Ata shtuan se aeroporti është përdorur nga Huthit për të transportuar armë dhe luftëtarë dhe operohet rregullisht për qëllime terroriste.
    IDF shtoi se përveç aeroportit dhe fabrikës, ata sulmuan edhe disa termocentrale pranë Sanaas që përdoreshin nga Huthit. Më herët gjatë ditës Izraeli u bëri thirrje civilëve të largoheshin menjëherë nga zona e aeroportit të Sanaas, një ditë pas sulmit të parë izraelit në Jemen, që ishte hakmarrje për lëshimin e një rakete nga rebelët Huthi në aeroportin “Ben Gurion” pranë Tel Avivit.
    “Ju bëjmë thirrje që të evakuoni menjëherë zonën përreth aeroportit dhe të siguroheni që kushdo që ndodhet aty pranë të bëjë të njëjtën gjë dhe të largohet nga zona. Nëse nuk largoheni, mund të jeni në rrezik”, shkroi zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichai Andrai, në një mesazh në rrjetet sociale.

  • Parandalohet sulmi më bombë në koncertin e Lady Gaga-s në Brazil

    Parandalohet sulmi më bombë në koncertin e Lady Gaga-s në Brazil

    Autoritetet braziliane kanë parandaluar një sulm më bombë të planifikuar për koncertin e Lady Gaga-s në plazhin Copacabana në Rio de Janeiro.
    Policia e Shtetit të Rio de Janeiros, në koordinim me Ministrinë e Drejtësisë, tha se të dyshuarit kishin rekrutuar pjesëmarrës për të kryer sulme duke përdorur eksplozivë të improvizuar dhe plani kishte për qëllim të fitonte famë në mediat sociale.
    Personi përgjegjës për planin u arrestua dhe një adoleshent u arrestuan dje, postoi policia në një deklaratë në X.
    Zyrtarët thanë se një turmë prej më shumë se dy milionë njerëzish u mblodhën për koncertin, pjesëmarrja në të cilin ishte falas.

  • Sulmi ndaj rebelëve Huthi/ Mbretëria e Bashkuar i bashkohet SHBA-së për herë të parë që nga rizgjedhja e Trump

    Sulmi ndaj rebelëve Huthi/ Mbretëria e Bashkuar i bashkohet SHBA-së për herë të parë që nga rizgjedhja e Trump

    Mbretëria e Bashkuar i është bashkuar forcave amerikane në sulmin ndaj një objektivi të rebelëve Huthi në Jemen për herë të parë që kur Donald Trump u rizgjodh.

    Ministria e Mbrojtjes konfirmoi se sulmet u zhvilluan të martën si pjesë e përgjigjes së qeverisë ndaj sulmeve të rebelëve Huthi ndaj anijeve ndërkombëtare në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit, sipas Sky News.
    Ministria tha se analiza e kujdesshme e inteligjencës identifikoi një grumbull ndërtesash të përdorura nga Houthi-t për të prodhuar llojin e dronëve që përdoren për të sulmuar anijet, të vendosura 15 milje në jug të kryeqytetit Sanaa.
    Aeroplanët RAF Typhoon FGR4 kryen sulme ndaj disa ndërtesave duke përdorur bomba të drejtuara me precizion Paveëay IV.
    Aeroplanët kishin mbështetje për furnizim me karburant nga ajri nga anijet cisterna Voyager.
    Ministria tha se sulmi u krye gjatë natës për të zvogëluar mundësinë e pranisë së civilëve në zonë.

    Top Channel

  • Rriten tensionet Indi–Pakistan pas masakrës në Kashmir! Qeveria pakistaneze paralajmëron një sulm ushtarak

    Rriten tensionet Indi–Pakistan pas masakrës në Kashmir! Qeveria pakistaneze paralajmëron një sulm ushtarak

    Tensionet midis Indisë dhe Pakistanit janë rritur pas një sulmi të përgjakshëm në Kashmirin e administruar nga India, që la të vdekur 26 turistë javën e kaluar.

    Qeveria pakistaneze ka paralajmëruar se India mund të ndërmarrë një sulm ushtarak brenda 24 deri në 36 orëve të ardhshme, një pretendim që rrit ndjeshëm frikën për përshkallëzim të konfliktit në një nga rajonet më të ndjeshme në botë.
    Ministri i Informacionit i Pakistanit, Attaullah Tarar, deklaroi se “ka informacione të besueshme” që sugjerojnë se India synon të përdorë sulmin si një “pretekst të rremë për aventurizëm ushtarak”.
    Ai theksoi se çdo veprim i tillë “do të marrë përgjigje të vendosur nga ana e Pakistanit”.
    Deklaratat e tij pasojnë akuzat e Nju Delhit, që pretendon se sulmi në qytetin turistik të Pahalgamit është kryer nga militantë të mbështetur nga Pakistani, një akuzë që Islamabadi e ka hedhur poshtë.
    Pahalgami, një destinacion i njohur turistik në veriperëndim të Indisë, u trondit të premten nga sulmi më vdekjeprurës ndaj civilëve në më shumë se 20 vjet. Viktimat ishin kryesisht turistë hindu. Shumë të mbijetuar thanë se autorët i kishin shënjestruar burrat hindu në mënyrë të drejtpërdrejtë.
    India ka identifikuar tre nga katër sulmuesit e dyshuar, dy prej tyre shtetas pakistanezë dhe një vendas nga Kashmiri i administruar nga India. Për sulmuesin e katërt nuk ka ende të dhëna të sakta.

    Top Channel