Tag: sulmi

  • Atentatet tashmë bëhen hapur në Kolumbi! U qëllua me plumb në kokë, si paraqitet gjendja e kandidatit presidencial

    Atentatet tashmë bëhen hapur në Kolumbi! U qëllua me plumb në kokë, si paraqitet gjendja e kandidatit presidencial

    Kolumbia është përfshirë nga tronditja dhe pasiguria pas një sulmi të rëndë ndaj kandidatit presidencial dhe senatorit të njohur konservator, Miguel Uribe Turbay.

    Ai u qëllua tre herë, dy herë në kokë, gjatë një tubimi elektoral në një park në kryeqytetin Bogota.
    Senatori 39-vjeçar, pjesë e partisë opozitare Centro Democrático, ndodhet aktualisht në kujdes intensiv dhe në gjendje kritike për jetën, pas ndërhyrjeve kirurgjikale të kryera në spitalin Santa Fe.
    Sulmi ndodhi të shtunën pasdite, përpara dhjetëra mbështetësve të tij.
    Sipas autoriteteve, një adoleshent 15-vjeçar u arrestua në vendngjarje, pasi ishte qëlluar në këmbë nga oficerët gjatë ndjekjes.
    Gruaja e Uribes, Maria Claudia Tarazona, bëri thirrje për lutje kombëtare, ndërsa presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, shprehu solidaritet në një mesazh:
    “Sot është një ditë dhimbjeje. Ka dallime politike mes nesh, por kjo nuk ka rëndësi tani. Le të bashkohemi të gjithë për jetën e Miguel Uribes.”
    Qeveria e Petro-s dhe partia Centro Democrático e dënuan ashpër sulmin, duke e cilësuar si një kërcënim ndaj demokracisë.
    Ministri i Mbrojtjes Pedro Sanchez ofroi një shpërblim prej 3 miliardë pesos (rreth 730,000 dollarë) për çdo informacion që mund të ndihmojë hetimin.

    Top Channel

  • Paralajmërimi i SHBA: Hakmarrja ruse ende s’ka ndodhur, pritet sulm i pamëshirshëm

    Paralajmërimi i SHBA: Hakmarrja ruse ende s’ka ndodhur, pritet sulm i pamëshirshëm

    Raprezalja e paralajmëruar e Vladimir Putin kundër Ukrainës, pas sulmeve me dronë të fundjavës së kaluar nuk ka ndodhur ende. Kështu besojnë Shtetet e Bashkuara, të cilat paralajmërojnë një sulm të rëndësishëm e të tejzgjatur.
    Sipas një zyrtari amerikan të cituar nga Reuters, koha e kundërpërgjigjes ruse është e paqartë, edhe pse mendohet se mund të ndodhë gjatë ditëve në vijim. Një burim i dytë pretendon se raprezalja me gjasë do të përfshijë lloje të ndryshme kapacitetesh ajrore, mes të cilave raketa e dronë.
    Zyrtarët qe folën në kushte anonimiteti nuk detajuan objektivët e mundshëm të Rusisë. Njëri prej tyre tha se sulmi I Moskës do të jetë asimetrik, çka nënkupton se qasja dhe objektivët e shënjestruar nuk do të përputhen me sulmet e Kievit kundër avionëve rusë të luftës.
    Moska ndërmori një valë intensive sulmesh me raketa e dronë ndaj kryeqytetit ukrainas të Kievit ditën e premte, me ministrinë e mbrojtjes në rusi qe tha ato ishin në përgjigje të akteve terrorite të Ukrainës, siç i cilësoi. Sipas një burimi diplomatik perëndimor, raprezalja e Rusisë mund të ketë nisur por ajo me shumë gjasë do të intensifikohej më tej, kundër shënjestrave simbolike ukrainase, të tilla si godinat qeveritare, në një përpjekje për të përcjellë mesazh të qartë për Kievin.
    Një tjetër zyrtar perëndimor paralajmëroi se sulmi i Moskës do të jetë i madh, i egër dhe i pamëshirshëm.
    Ukraina tha se sulmi i guximshëm i fundjavës së shkuar, përfshiu 117 dronë të cilët u lëshuan në thellësi të territorit rus në një operacion të koduar, si “Rrjeta e merimangës”. Sipas vlerësimeve të SHBA, 20 avionë lufte të Moskës u goditën, dhe rreth 10 prej tyre u shkatërruan.

  • Gjermani/ Dyshohej për planifikim të një sulmi terrorist, arrestohet 14-vjeçari

    Gjermani/ Dyshohej për planifikim të një sulmi terrorist, arrestohet 14-vjeçari

    Një 14-vjeçar është arrestuar sot në Këln, Gjermani, nën dyshimet për planifikimin e një sulmi terrorist dhe lidhje të mundshme me organizatën terroriste ‘Shteti Islamik’.

    I riu, i identifikuar si Emirhan A., me nënshtetësi gjermane, dyshohet se kishte në plan të kryente një sulm në emër të ISIS-it, ndoshta në një treg Krishtlindjesh në fund të vitit. Prokuroria e Këlnit po heton për veprat penale të përhapjes së propagandës për organizata antikushtetuese dhe pjesëmarrjes në një grup terrorist.

    Sipas autoriteteve, Emirhan A. nuk kishte qenë më parë në vëzhgimin e shërbimeve gjermane të sigurisë.

    Dyshimet lindën pas publikimit të një videoje në llogarinë e tij në TikTok, ku ai shprehte besnikëri ndaj ‘Shtetit Islamik’, e shoqëruar me komentin: “Para se të jetë tepër vonë”.

    Hetimet zbuluan disa profile të tjera të tij në rrjete sociale me përmbajtje radikale. Në njërën prej tyre, ai kishte ndryshuar emrin e përdoruesit në ‘Bombardues vetëvrasës/Martir’ dhe në përshkrim kishte shkruar: “Po ec drejt vdekjes”.

    Megjithatë, autoritetet theksojnë se ende nuk është e qartë se në çfarë faze përgatitjeje ndodhej ai për një sulm të mundshëm. Hetimet janë në vazhdim. Syri.net-CNN.gr.

  • Lufta merr kthesë të re, Ukraina sulmon nga qielli dhe deti! Shënjestra e radhës, ura e Putinit

    Lufta merr kthesë të re, Ukraina sulmon nga qielli dhe deti! Shënjestra e radhës, ura e Putinit

    Në shënjestër objektiva si strategjikë ashtu edhe me vlerë të lartë simbolike. Ura e Krimesë ishte goditur tashmë dy herë që nga fillimi i pushtimit rus, në 2022 dhe 2023.

    Kievi, në pritje të një sulmi të mundshëm rus ndaj llogoreve të veta, ka nisur një fazë të operacioneve speciale – në të gjitha frontet. Fillimisht me sabotime të mundshme të trenave, duke goditur një mjet logjistik thelbësor për makinën ushtarake të Kremlinit.
    Më pas, sulmi i shumëfishtë me dronë ndaj katër bazave të bombarduesve strategjikë, ku shumë avionë u përfshinë nga flakët. Dje, sulmi ndaj urës së Kerçit, simbol “politik” dhe linjë e rëndësishme lidhëse për Krimenë.
    Duke parë ritmin, është e mundur që shërbimet sekrete të SBU-së të kenë gati lëvizje të reja për të ushqyer një fushatë që nga njëra anë tregon efikasitetin e njerëzve të tyre dhe nga ana tjetër nxjerr në pah dobësitë e superfuqisë ruse.
    Në krye të listës
    Ukrainasit e kanë vendosur urën në krye të listës së objektivave me vlerë të lartë dhe për këtë arsye kanë kërkuar ta nxjerrin jashtë funksionit me çdo mënyrë dhe me çdo mjet – një sfidë brenda sfidës.Më 8 tetor 2022, provuan “nga sipër”, duke përdorur një kamion-bombë që shpërtheu në mes të rrugës: shpërthimi u dokumentua me video dhe u realizua pas një pune të durueshme të inteligjencës.
    Përpjekja e dytë më 17 korrik 2023, këtë herë me një dron-kamikaz detar që u përplas me shpejtësi ndaj kolonave mbajtëse. Edhe në këtë rast “vetëtima” u regjistrua nga kamerat e sigurisë. Struktura u desh të riparohej por më pas u rikthye funksionale falë përpjekjeve të mëdha të punëtorëve dhe inxhinierëve.
    Kundërsulmi
    Këmbëngulja e Ukrainës e ka shtyrë Moskën të shtojë masat e mbrojtjes. Ushtarakët kanë vendosur platforma për të krijuar një pengesë, kanë shtuar mbrojtjet, kanë përforcuar patrullimet me helikopterë dhe kontrollin e thelluar duke vendosur edhe “bllokada”. Në periudha të caktuara kanë vendosur kufizime për kalimin e varkave dhe madje edhe të sërfistëve.
    Të gjitha këto elementë ishin (dhe janë) pjesë e një mburoje kundër kërcënimeve të ndryshme. Ushtria ruse druhet nga sabotime të reja përmes mjeteve lëvizëse, akte përgjatë rrugës, por sidomos nga kërcënimi “detar”, pasi Kievi ka vazhduar zhvillimin e varkave të telekomanduara, të pajisura me ngarkesa shpërthyese dhe shumë të shpejta.
    Mjete që lëvizin mbi sipërfaqen e ujit, duke manovruar për t’i shpëtuar zjarrit të mitralozëve derisa të arrijnë objektivin: ata kanë disa modele, të përditësuara me kalimin e kohës në përputhje me reagimin e armikut. Pikërisht një prej këtyre mjeteve arriti të fundosë anijen Moskva në Detin e Zi – anija flamurtare e flotës ushtarake ruse – shenjë e parë e aftësisë së ukrainasve në këtë drejtim.
    Një taktikë — e avancuar — që kujton atë të varkave të vogla italiane gjatë Luftës së Dytë Botërore. Vetëm se atëherë pilotoheshin nga një ushtar që hidhej në det para përplasjes, ndërsa sot teknologjia luan rol vendimtar.
    Dronët nënujorë
    Rreziku tjetër vjen nga dronët nënujorë — të konceptuar rishtas — me kokë shpërthyese. Dhe në këto orë, disa kanë përmendur përdorimin e modelit “Marichka”, me një rreze veprimi rreth një mijë kilometra dhe gjatësi prej gjashtë metrash.
    Nëse është kështu, kjo do të thotë se ukrainasit kanë arritur të thyejnë “rrjetën” ose kanë shfrytëzuar një hapësirë për të goditur një kolonë të jashtme. Shpërthimi ishte i fuqishëm, por jo mjaftueshëm për të paralizuar trafikun.
    Në një komunikatë, SBU konfirmoi përdorimin e një ngarkese prej 1.100 kilogramësh, një detaj i dhënë nga Vasyl Malyuk, komandanti i inteligjencës, i konsideruar si regjisor i aksioneve të njëpasnjëshme të ditëve të fundit.
    Moska ka reaguar duke njoftuar arrestimin e një sabotuesi të dyshuar, i rekrutuar për të vendosur eksplozivë në Sevastopol. Një nga shumë “infiltruesit” e angazhuar për të vepruar në prapavijë — pasqyrë e saktë e asaj që bëjnë edhe rusët në frontin tjetër.

    Top Channel

  • Sulmi në Kolorado gjatë protestës në mbështetje të Izraelit, Trump: Radikalët e paligjshëm do të deportohen

    Sulmi në Kolorado gjatë protestës në mbështetje të Izraelit, Trump: Radikalët e paligjshëm do të deportohen

    Bota E Hënë, 2 Qershor 2025 20:12
    Presidenti i Amerikës, Donald Trump dënon sulmin e ndodhur në Bolder të Kolorados, ku 8 persona u plagosën të dielën si pasojë e bombës që hodhi një 45-vjeçar duke bërtitur “Liri për Palestinën” gjatë një në kujtim të pengjeve izraelite që vazhdojnë të mbahen në Gazë. Trump shkruan se sulmi i tmerrshëm nuk do të tolerohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
    ”Ai erdhi në pushtet nëpërmjet Politikës qesharake të Kufijve të Hapur të Bidenit, e cila e ka dëmtuar kaq keq vendin tonë. Ai duhet të largohet sipas Politikës “TRUMP”. Aktet e Terrorizmit do të ndiqen penalisht në masën më të plotë të Ligjit.

    Ky është një tjetër shembull pse duhet t’i mbajmë kufijtë tanë të SIGURTË dhe të deportojmë radikalët e paligjshëm antiamerikanë nga atdheu ynë. Zemra ime është me viktimat e kësaj tragjedie të tmerrshme dhe me Popullin e Madh të Boulder, Colorado”.

  • “Tani lufta ka mbërritur edhe te ne”, rusët flasin pas sulmeve me dronë nga Ukraina

    “Tani lufta ka mbërritur edhe te ne”, rusët flasin pas sulmeve me dronë nga Ukraina

    Për më shumë se tre vjet, shumica e qytetarëve në Rusi e kanë parë luftën – e nisur nga pushtimi në shkallë të gjerë i Ukrainës nga Kremlini – si një realitet të largët.
    Tani, pas një sulmi të guximshëm nga Ukraina, i cili përfshiu dërgimin e dhjetëra dronëve tinëz në territorin rus, dhe përdorimin e tyre më 1 qershor për të shkatërruar dhjetëra aeroplanë bombardues me rreze të gjatë veprimi, disa thonë se lufta ka ardhur në pragun e shtëpisë së tyre.
    Në rajonet Irkutsk, Murmansk, Riazan dhe Ivanovo, dronët goditën bazat ajrore, duke tronditur autoritetet dhe qytetarët rusë.
    “Ishte një ferr i zjarrtë”, thanë banorët e rajonit Irkutsk për Radion Evropa e Lirë (REL).
    Në Siberi, rreth 4.000 kilometra larg vijës së frontit, banorët u dukën të tronditur.
    “Tani lufta ka mbërritur edhe te ne”, thanë disa për Siberia Realities të REL-it.
    Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) deklaroi se dhjetëra aeroplanë bombardues me rreze të gjatë veprimi u sulmuan në të gjithë Rusinë, me dronë që ishin futur tinëz përmes kamionëve, dhe ishin lëshuar nga pika të afërta.
    Presidenti Volodymyr Zelensky e quajti këtë operacion si një “rezultat absolutisht i shkëlqyer”, i cili ishte përgatitur për më shumë se një vit e gjysmë.
    Sipas dëshmitarëve okularë, dronët janë lëshuar nga një kamion që ishte ndalur në autostradën R-255 “Siberia”. Kjo informatë u konfirmua edhe nga guvernatori rajonal, Igor Kobzev, i cili tha se ky ishte sulmi i parë me dron në Siberi.
    Në bazën ushtarake Belaja, në fshatin Sredni të rajonit Irkutsk, një sulm me dronë shkatërroi të paktën një aeroplan transporti, sipas një dëshmitari, i cili tha se sulmi zgjati të paktën një orë e gjysmë.
    “E pashë të gjithë tmerrin përmes dylbive – ishte një pamje vërtet e frikshme”, i tha REL-it një burrë që u prezantua si Roman.
    “Së pari dëgjuam një shpërthim dhe pamë një shtëllungë të madhe tymi. Në fillim mendova se ishte rrëzuar një tjetër aeroplan – para dy muajsh një bombardues ishte rrëzuar nga ky aerodrom.
    “Pastaj, pashë qartë katër shpërthime të fuqishme. Sepse, pas secilit shpërthim, filloi të dilte tym gri… Dhe, kur goditën aeroplanin transportues, i gjithë aerodromi u duk sikur ishte në flakë”, shtoi ai.
    Një dëshmitar tjetër nga qyteti Buret, afër aerodromit, tha: “Shtëpia jonë u trondit disa herë nga vala e shpërthimeve”.
    Sulmi i 1 qershorit shihet si një tjetër poshtërim i madh për ushtrinë dhe shërbimet inteligjente të Rusisë, teksa Ukraina duket se po zhvillon një fushatë të fshehtë dhe të nivelit të ulët brenda territorit rus prej muajsh.
    Kievi zakonisht nuk merr përgjegjësi për këto sulme – që përfshijnë përdorimin e dronëve dhe ndoshta të forcave speciale për të goditur depo karburanti, tubacione dhe objekte të tjera pranë kufirit me Ukrainën.
    Raportet për sulmet e 1 qershorit me dronë u shfaqën vetëm pak orë pas dy incidenteve që dëmtuan infrastrukturën hekurudhore në Rusinë perëndimore, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 8 personave.
    Nuk ishte menjëherë e qartë nëse këto dy incidente, që ndodhën më 31 maj në Briansk dhe në orët e para të 1 qershorit në Kursk, kishin lidhje me njëra-tjetrën. Komiteti Hetues Kombëtar fajësoi “ndërhyrjen e paligjshme”, pa dhënë më shumë detaje.
    Në Irkutsk, guvernatori Kobzev bëri thirrje për qetësi në mesin e banorëve të rajonit, por disa thanë se ishin lodhur nga lufta.
    “Lufta është në vitin e katërt, çfarë do të ndodhë në të pestin? Nëse nuk dini të luftoni, bëni paqe, mos u turpëroni më tej”, tha një grua që u prezantua si Marina.
    Edhe të tjerë filluan të vënë në dyshim aftësinë e autoriteteve për t’i mbrojtur, sidomos kur një kamion mund të depërtonte kaq thellë në territor dhe të përdorej në një operacion të tillë – çka nënkupton se nuk do të jetë sulmi i fundit.
    “Si? Si është e mundur? Si i lanë të kalojnë këta kamionë? Ka shumë pyetje”, tha një grua, që u prezantua si Svetlana.
    Në rajonin Murmansk, guvernatori Andrei Chibis konfirmoi një tjetër sulm me dronë, të cilët u lëshuan nga një kamion i parkuar pranë qytetit Olenegorsk.
    Dëshmitarët nga zona thanë për Siberia Realities se panë të paktën 10 shpërthime në bazën ajrore.
    “Lufta ka filluar në Olenegorsk. Tymi nga shpërthimet po ngrihet pas pyllit”, tha një dëshmitar, duke shtuar se shoferi i kamionit, që mund të kishte transportuar dronët, ishte arrestuar nga policia./rel

  • Operacioni “Rrjeta e Merimangës”: Si u inskenua për 18 muaj sabotimi i bazave ruse nga Ukraina

    Operacioni “Rrjeta e Merimangës”: Si u inskenua për 18 muaj sabotimi i bazave ruse nga Ukraina

    Pamje nga sulmi

    KIEV- Po publikohen detaje se si u organizua sulmi ukrainas ndaj të paktën katër bazave ajrore ruse të dielën herët në mëngjes, duke shkatërruar më shumë se 40 avionë luftarakë rusë. Sipas burimeve nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU), operacioni është i koduar “Rrjeta e Merimangës” dhe është planifikuar në fshehtësi për gati një vit e gjysmë, nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të vetë Volodymyr Zelenskyy-t. Në fakt, shefi i shtabit të Zelenskyy-t, Andriy Yermak, bëri një referencë në dukje të rëndësishme për operacionin e kryer me dronë. Yermak postoi një emoji në formë rrjete merimange si në kanalin e tij Telegram ashtu edhe në X të dielën, duke shwnuar kwshtu njw referencw tw dukshme pwr operacionit. 
    Drone brenda kontejnerëve prej druri
    Siç raportojnë të njëjtat burime, vala e parë e dronëve FPV u dërgua në territorin rus nga kontejnerë të lëvizshëm prej druri. Pasi mbërritën në tokën ruse, dronët u fshehën në këto kontejnerë të cilët ishin vendosur në kamionë. Në kohën e sulmit, kontejnerët u hapën me telekomandë, duke u lejuar dronëve të ngriheshin dhe të godisnin bazat ajrore aty pranë. Videoja që qarkullon në mediat ukrainase tregon dronë që dalin nga çatia e një kontejneri.
    Shikoni videon:

    Dëmet mbi 2 miliardë dollarë
    Pala ukrainase vlerëson se dëmi i shkaktuar bazave ruse tejkalon 2 miliardë dollarë. Midis objektivave të goditura ishin bombarduesit strategjikë TU-95, bombarduesit supersonikë TU-22M3 dhe avionët e paralajmërimit të hershëm A-50, kritikë për aftësitë operacionale të Forcave Ajrore Ruse. Po ashtu, komandanti i forcave tokësore të Ukrainës, gjeneralmajor Mykhailo Drapati, paraqiti dorëheqjen e tij.
    Vendimi i tij erdhi disa orë pas një sulmi me raketa balistike ruse në një kamp stërvitjeje të ushtrisë ukrainase, i cili vrau 12 ushtarë.
    Dorëheqja e Drapatit shihet nga disa si një shenjë e marrjes së përgjegjësisë, në një periudhë humbjesh të mëdha ushtarake.
    Moska akuzon Kievin për “sulm terrorist”
    Nga ana e saj, Ministria ruse e Mbrojtjes akuzoi Ukrainën për një “sulm terrorist” kundër aeroporteve në rajonet Murmansk, Irkutsk, Ivanovo, Ryazan dhe Amur. Në të njëjtën kohë, diplomacia vazhdon. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka konfirmuar se Ministri i Mbrojtjes Rustam Umerov do të marrë pjesë në bisedimet e paqes me Rusinë që do të zhvillohen në Turqi. Gjatë një takimi, Zelenskyy përshkroi qëndrimet e vendit përpara takimit në Stamboll. Sipas tij, Ukraina do të hyjë në dialog duke kërkuar, së pari, një armëpushim të plotë dhe pa kushte, së dyti, lirimin e të burgosurve dhe së treti, kthimin e fëmijëve të rrëmbyer./ZËRI

  • Rusia sulmon Ukrainën me 472 dronë para bisedimeve në Stamboll, 12 ushtarë të vrarë

    Rusia sulmon Ukrainën me 472 dronë para bisedimeve në Stamboll, 12 ushtarë të vrarë

    Ushtria ukrainase pësoi humbje të mëdha të dielën kur një raketë ruse goditi një bazë ushtarake, duke vrarë të paktën 12 ushtarë dhe duke plagosur më shumë se 60 të tjerë, tha Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës në një deklaratë.

    Vendndodhja e sulmit nuk u zbulua për arsye sigurie, ndërsa sipas njoftimit zyrtar, nuk kishte grumbullim masiv të ushtarëve në zonë në kohën e sulmit.
    Siç deklaroi zëdhënësi i Forcave Tokësore, Vitaly Saratchev, “në momentin që ra alarmi i sulmit ajror, personeli ishte strehuar në zona të mbrojtura, përveç disave që nuk kishin kohë të arrinin në strehimore”.

    Sipas New York Times, Ukraina zakonisht shmang zbulimin zyrtar të humbjeve të saj ushtarake, pasi shifrat konsiderohen sekret shtetëror dhe mbeten një çështje jashtëzakonisht e ndjeshme për shoqërinë dhe udhëheqjen politike.
    Raporti i sotëm konfirmon ashpërsinë e goditjes, por edhe faktin se ngjarjet ndodhën brenda kontekstit të një sulmi më të gjerë dhe të koordinuar rus.
    Sulmi më i madh natën që nga fillimi i luftës
    Sulmi në bazë ndodhi disa orë pas sulmit më të madh ajror gjatë natës kundër Ukrainës deri më sot.
    Forcat Ajrore Ruse lëshuan 472 dronë dhe 7 raketa gjatë natës, ndërsa Forcat Ajrore Ukrainase raportuan se kapën 385 objektiva, përfshirë 210 dronë dhe 3 raketa lundrimi, ndërsa 172 dronë u zhdukën nga radari pa shkaktuar ndonjë dëm./vizionplus.tv

  • Kallas paralajmëron Pekinin: Nuk do t’i tolerojmë aksionet armiqësore

    Kallas paralajmëron Pekinin: Nuk do t’i tolerojmë aksionet armiqësore

    Bashkimi Evropian është i gatshëm ta ndëshkojë Kinën, si përgjigje ndaj një sulmi kibernetik të kryer ndaj institucioneve të Republikës Çeke.
    Deklarata është bërë nga Përfaqësuesja e Lartë, Kaja Kallas, e cila ka theksuar se sulmi përbën një shkelje të papranueshme të normave ndërkombëtare.
    “BE nuk do t’i tolerojë veprimet kibernetike armiqësore dhe qëndron në solidaritet të plotë me Republikën Çeke”, ka thënë Kallas.
    Komentet e saj kanë ardhur pak pasi Praga zyrtare zbuloi se kishte identifikuar Republikën Popullore të Kinës si shtetin përgjegjës për një fushatë kibernetike që kishte vënë në shënjestër rrjetet e Ministrisë së Jashtme çeke, e konsideruar si “infrastrukturë kritike”.
    Sipas dikasterit përgjegjës për diplomacinë, fushata filloi në vitin 2022 dhe ishte përgatitur nga grupi APT-31, një grup hakerësh të kontraktuar se mblidhnin informacione për llogari të Pekinit.
    APT-31 është lidhur me disa mijëra sulme të sofistikuara dhe të vështira për t’u gjurmuar, që synonin të komprometonin punën e agjencive qeveritare, organizatave ushtarake dhe kompanive private. Grupi është i lidhur me Ministrinë kineze të Sigurisë.
    “Një sjellje e tillë minon besueshmërinë e Republikës Popullore të Kinës dhe bie ndesh me deklaratat e saj publike”, ka deklaruar ndërkohë Ministria e Jashtme çeke.
    Ndërsa Kallas, në vijim të deklaratës ka bërë të ditur se Brukseli e ka ngritur shqetësimin e sulmeve kibernetike kineze që prej vitit 2021.
    “U bëjmë thirrje të gjitha shteteve, përfshirë Kinën, që të përmbahen nga një qasje e tillë dhe të respektojnë ligjin, normat dhe parimet ndërkombëtare, të caktuara nga statuti i OKB-së”, ka shtuar Kallas.

  • Zelenskyy e dënon “heshtjen e Amerikës” pas bombardimeve vdekjeprurëse nga Rusia

    Zelenskyy e dënon “heshtjen e Amerikës” pas bombardimeve vdekjeprurëse nga Rusia

    Foto ilustruese

    SHBA- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, i ka kritikuar Shtetet e Bashkuara se “po heshtin”, pasi Rusia kreu të dielën bombardime të pandërprera me dronë dhe raketa në Ukrainë për natën e dytë radhazi, duke i vrarë të paktën 12 njerëz dhe duke i plagosur dhjetëra të tjerë.
    “Heshtja e Amerikës, heshtja e vendeve të tjera të botës, vetëm sa e nxisin [presidentin rus Vladimir] Putinin”, shkroi Zelenskyy në rrjetet sociale të dielën.
    Kjo ishte nata e dytë e sulmeve të pareshtura ruse në kryeqytetin ukrainas, Kiev, dhe rajone të tjera të vendit. Shkalla e këtij sulmi ishte tronditëse, sepse Rusia goditi Ukrainën me 367 dronë dhe raketa, që nënkupton se ky ishte sulmi më i madh gjatë luftës mbi trivjeçare, sipas Yuriy Ihnat, zëdhënësit të Forcave Ajrore të Ukrainës. Në përgjithësi, Rusia i përdori 69 raketa të llojeve të ndryshme dhe 298 dronë, përfshirë dronët e dizajnuar nga Irani, të njohur si Shahed, tha Ihnat për Associated Press.
    Ishte “sulmi më i madh në aspektin e numrit të armëve ajrore në territorin e Ukrainës që nga fillimi i pushtimit të plotë në vitin 2022”, theksoi Ihnat. Sulmi ndodhi në ditën e tretë të këmbimit të paraparë të të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës. Në bisedimet e para që nga fillimi i pushtimit – të mbajtura në Stamboll në fillim të këtij muaji – Kievi dhe Moska u pajtuan t’i këmbenin secili nga 1.000 të burgosur lufte.
    Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se mbrojtja e saj ajrore i rrëzoi 110 dronë ukrainas gjatë natës. Zhurma e shpërthimeve u dëgjua gjatë gjithë natës në Kiev dhe në zonat përreth, derisa Forcat Ajrore të Mbrojtjes së Ukrainës për orë të tëra bënin përpjekje t’i rrëzonin dronët dhe raketat e armikut. Të paktën katër njerëz u vranë dhe 16 u plagosën vetëm në Kiev, sipas Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës.
    “Një mëngjes i vështirë i së dielës në Ukrainë pas një nate pa gjumë. Sulmi më i madh ajror rus në shumë javë zgjati gjithë natën”, tha Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, në X.
    Zjarre shpërthyen në shtëpi dhe biznese, të shkaktuara nga copëzat e dronëve të rrëzuar.
    Në rajonin Zhitomir, në perëndim të Kievit, u vranë tre fëmijë të moshave 8, 12 dhe 17 vjeçe, sipas shërbimit të emergjencës. Dymbëdhjetë persona u plagosën në sulme, tha shërbimi. Të paktën katër njerëz u vranë në rajonin Hmelnitski, në Ukrainën perëndimore. Një burrë u vra në rajonin Mikolaiv, në jug të vendit.
    Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, tha se një konvikt studentor në distriktin Holosivski u godit nga një dron dhe një nga muret e ndërtesës ishte përfshirë nga flakët. Në distriktin Dniprovski, një shtëpi private u shkatërrua dhe në distriktin Shevçenkivski, u thyen xhamat e një ndërtese banimi.
    Sulmet gjatë 48 orëve të fundit ishin ndër sulmet më të fuqishme ajrore ruse ndaj Ukrainës që nga pushtimi i plotë në shkurt 2022.Ndërkohë, këmbimi i fundit i të burgosurve të luftës sipas marrëveshjes triditore pritet të ndodhë më vonë të dielën.
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, dhe Ministria e Mbrojtjes e Rusisë thanë se Moska dhe Kievi këmbyen secila nga 307 ushtarë të shtunën.
    Të premten, këto dy vende liruar secila nga gjithsej 390 ushtarë dhe civilë. Në bisedimet e para që nga fillimi i pushtimit – të mbajtura në Stamboll në fillim të këtij muaji – Kievi dhe Moska u pajtuan t’i këmbenin secili nga 1.000 të burgosur lufte.
    Këmbimi i 1.000 të burgosurve nga secila palë do të përbënte këmbimin më të madhin të të burgosurve që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia. Këmbimet e mëparshme nuk kanë sjellë përparim të dukshëm drejt përfundimit të luftës, e cila nisi në shkurt 2022./REL