Tag: sulmet

  • Sulmet ndaj Ambasadorit të BE/ Sali Berisha përjashtohet 10 ditë, nga punimet e Kuvendit

    Sulmet ndaj Ambasadorit të BE/ Sali Berisha përjashtohet 10 ditë, nga punimet e Kuvendit

    Sulmet ndaj ambasadorit të BE në Tiranë, Silvio Gonzato do t’I kushtojnë Berishës 10 ditë përjashtim nga punimet e Kuvendit. Vendimi u mor këtë të hënë nga Komisioni i Etikës, pas kërkesës së PS e cila kërkonte përjashtimin e kreut të PD deri në 60 ditë nga punimet e Kuvendit.
    Sipas tyre, deklaratat e Berishës ndaj diplomatit të Brukselit, të cilit i përmendi edhe orientimin seksual, ishin fyese, denigruese duke cënuar dinjitetin personal të Gonzatos dhe imazhin e Kuvendit të Shqipërisë.
    Çfarë deklaroi Berisha në Kuvend ndërsa diskutohej ligji për barazinë gjinore:
    “I kërkoj të nderuarit ambasador të nxjerrë cila direktivë e BE e kërkon një gjë të tillë.”
    Zotëri ne absolutisht ne respektojmë orientimin seksual të gjithsecilit, por përpjekjet tua për t’i imponuar shoqërisë shqiptare standarde të përkatësisë së shumëfishtë gjinore, të gjinisë në diversitet të gjerë, përveç asaj binare, dhe i them këtu, edhe në statusin tënd je binar.

  • Ukraina në errësirë/ Rusia sulmon infrastrukturën energjetike, Lavrov: Gati të takohem me Rubion

    Ukraina në errësirë/ Rusia sulmon infrastrukturën energjetike, Lavrov: Gati të takohem me Rubion

    Energjia elektrike u ndërpritet për tetë deri në 16 orë në shumicën e rajoneve të Ukrainës këtë të diel, pasi sulmet ruse goditën infrastrukturën energjetike dhe ulën kapacitetin prodhues të vendit në nivele minimale.

    Moska, e cila ka përshkallëzuar sulmet ndaj infrastrukturës së Ukrainës në muajt e fundit, lëshoi ​​qindra dronë në objektet energjetike në të gjithë vendin nga e premtja deri të shtunën, të cilat vranë të paktën shtatë persona, sipas zyrtarëve ukrainas, raporton The Guardian.
    Sulmet ruse kanë ndërprerë furnizimin me energji elektrike, ngrohje dhe ujë në disa qytete ukrainase.
    Ndërsa situata është stabilizuar disi, rajonet duke përfshirë Kievin, disa qytete të tjera mund të vazhdojnë të përjetojnë ndërprerje të energjisë edhe gjatë ditëve të javës, ka thënë ministri i energjisë i Ukrainës.
    “Armiku shkaktoi një sulm masiv me raketa balistike, të cilat janë jashtëzakonisht të vështira për t’u rrëzuar. Është e vështirë të kujtohet një numër kaq i madh sulmesh të drejtpërdrejta në objektet e energjisë që nga fillimi i pushtimi”, ka thënë ministri i mbrojtjes, Denis Shmihal.
    Reagoi edhe Rusia nëpërmjet ministrit të jashtëm Sergei Lavrov, i cili tha se sulmet do të vazhdojnë për sa kohë nuk ka një marrëveshje paqe, por saktësoi se është i hapur të takojë sekretarin e shtetit, Marco Rubio.
    “Unë dhe Rubio e dimë se sa e rëndësishme është që të komunikojmë rregullisht për të krijuar kushtet e duhura për bisedime serioze dhe frytdhënëse. Jam i lumtur që së fundmi Shtetet e bashkuara kanë dhënë garanci se Zelensky nuk do të pengojë negociatat  për paqen. Ky është hap i mirë”, deklaroi Lavrov.
     

    Top Channel

  • Ukraina godet infrastrukturën energjitike të Rusisë, mbi 20 mijë banorë pa energji elektrike

    Ukraina godet infrastrukturën energjitike të Rusisë, mbi 20 mijë banorë pa energji elektrike

    Dy rajone ruse në kufi me Ukrainën po përjetojnë ndërprerje të energjisë elektrike.
    Të paktën  20,000 banorë kanë mbetur pa energji pas sulmeve ukrainase në infrastrukturën energjetike, thanë autoritetet lokale ruse.
    Në rajonin e Belgorodit, i cili shpesh është shënjestër e zjarrit ukrainas, guvernatori, Vyacheslav Gladkov, tha në një postim në Telegram se “rrjeti i energjisë elektrike dhe i ngrohjes është dëmtuar rëndë”.

    “Disa lagje janë prekur nga problemet e furnizimit me energji elektrike. Më shumë se 20,000 banorë janë pa energji elektrike”, shtoi ai.
    Në rajonin e Kurskut , gjithashtu në kufirin me Ukrainën, “një zjarr shpërtheu  në një nga objektet energjetike në fshatin Korenevo”, duke lënë 10 komunitete pa energji elektrike, njoftoi guvernatori i rajonit, Alexander Khinstein, në një postim në Telegram.
    Gjithashtu në Voronezh, në Rusinë jugperëndimore, një sulm me dron ukrainas gjatë natës shkaktoi probleme të përkohshme me energjinë elektrike dhe ngrohjen në qytet, sipas guvernatorit të rajonit, Alexander Gusev.
    Ukraina ende nuk ka komentuar për këtë çështje. Kievi ka shtuar sulmet me dronë dhe raketa brenda Rusisë, duke goditur rafineritë e naftës, depot dhe qendrat e furnizimit që thotë se ushqejnë makinën e luftës së Kremlinit.
    Moska i quan sulmet terroriste, ndërsa Kievi thotë se sulmet janë vetëmbrojtje legjitime në luftën që Rusia nisi kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022./vizionplus.tv

  • Izraeli sulmon Libanin, tre të vrarë dhe disa të plagosur

    Izraeli sulmon Libanin, tre të vrarë dhe disa të plagosur

    Sulmet ajrore izraelite në Liban kanë vrarë tre persona dhe kanë plagosur disa të tjerë më 8 nëntor, sipas Ministrisë libaneze të Shëndetësisë.

    Ndërkaq, Izraeli njoftoi se një nga sulmet goditi trafikantë të armëve nga një grup i lidhur me Hezbollahun.
    Hezbollahu është shpallur grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka në listën e zezë krahun ushtarak të grupit libanez, por jo edhe partinë politike.
    Agjencia shtetërore e lajmeve në Liban raportoi se dy vëllezër nga qyteza Sheba u goditën nga sulmet teksa po udhëtonin në një rrugë rrëzë malit Hermon në juglindje të Libanit, “duke bërë që makina e tyre të përfshihej nga flakët, gjë që rezultoi me vdekjen e tyre”.
    Ushtria izraelite konfirmoi se ka kryer sulme afër Shebës dhe tha se ka vrarë dy trafikantë nga Brigada për Rezistencë Libaneze, një grup i lidhur me Hezbollahun.
    “Terroristët ishin të përfshirë në trafikimin e armëve që përdoren nga Hezbollahu dhe aktivitetet e tyre përbënin shkelje flagrante të mirëkuptimit mes Izraelit dhe Libanit”, tha ushtria izraelite duke iu referuar armëpushimit që i dha fund mbi një vit armiqësi mes Izraelit dhe Hezbollahut, grup që mbështetet nga Irani.
    “Ushtria izraelite do të vazhdojë të operojë në mënyrë që të eliminojë çdo rrezik që i kanoset shtetit të Izraelit”, paralajmëroi ushtria.
    Ministria libaneze e Shëndetësisë konfirmoi numrin e viktimave në Sheba dhe më vonë raportoi se gjatë një sulmi tjetër ajror ndaj një makine në fshatin Barashit në jug të Libanit u vra edhe një person dhe u plagosën katër të tjerë.
    Një sulm i ngjashëm ajror izraelit goditi mëngjesin e së shtunës edhe një makinë tjetër pranë një spitali në Bint Jbeil, duke plagosur shtatë persona, tha Ministria e Shëndetësisë.
    Sulmet e fundit vijnë teksa Bashkimi Evropian shprehu shqetësime lidhur me sulmet e vazhdueshme izraelite pavarësisht armëpushimit të arritur nëntorin e vitit të kaluar.
    “Fokusi i të gjitha palëve duhet të jetë në ruajtjen e armëpushimit dhe përparimin e arritur deri më tani”, tha zëdhënësi për çështje të jashtme i Komisionit Evropian, Anouar El Anouni.
    Izraeli argumenton se Libani po vepron shumë ngadalë për të çarmatosur Hezbollahun dhe insiston se ka të drejtë të kryejë operacione për të mbrojtur kufijtë e tij dhe qytetarët nga sulmet.
    Të enjten, Izraeli kreu një sërë sulmesh ajrore në jug të Libanit dhe paraprakisht paralajmëroi civilët që të evakuoheshin nga zonat që do të shënjestronte. /REL

    Top Channel

  • Izraeli vret dy persona në Liban, BE i bën thirrje të respektojë armëpushimin

    Izraeli vret dy persona në Liban, BE i bën thirrje të respektojë armëpushimin

    Dy vëllezër janë vrarë në një sulm ajror izraelit ndaj një automjeti midis qyteteve juglindore libaneze Ain Ata dhe Shebaa, sipas raportimeve të mediave vendase.

    Në një sulm të shtunën, një dron izraelit goditi një makinë pranë Spitalit Salah Ghandour në qytetin jugor të Bint Jbeil, duke plagosur shtatë persona, tha Ministria e Shëndetësisë e Libanit.

    Sulmi me dron izraelit, i treti brenda ditës, goditi më vonë një makinë në zonën Baraachit, raportoi Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit.

    Ndërkohë, ushtria izraelite pretendoi se sulmet kishin për qëllim objektivat e Hezbollahut, pa dhënë prova.

    Pavarësisht armëpushimit të nëntorit 2024, Izraeli ka vazhduar sulmet pothuajse të përditshme ndaj fqinjit të tij verior.

    Hezbollahu pohon se mbetet i përkushtuar ndaj armëpushimit, por këmbëngul se nuk do të çarmatoset ndërsa Izraeli pushton territorin libanez dhe vazhdon sulmet e tij.

    Sakq, Bashkimi Evropian dënoi sulmet e fundit izraelite në një deklaratë të shtunën dhe bëri thirrje për respektim të menjëhershëm të armëpushimit.

    “BE-ja i bën thirrje Izraelit të ndërpresë të gjitha veprimet që shkelin rezolutën 1701 dhe marrëveshjen e armëpushimit të arritur një vit më parë në nëntor 2024”, tha zëdhënësi i BE-së për çështjet e jashtme, Anouar El Anouni.

    Ai i kërkoi gjithashtu  Hezbollahut dhe grupeve të tjera libaneze të “përmbahen nga çdo masë ose përgjigje që mund ta përkeqësojë më tej situatën”.

  • Izraeli ndalon sulmet ndaj Hezbollahut në Libanin jugor

    Izraeli ndalon sulmet ndaj Hezbollahut në Libanin jugor

    Bota E Premte, 7 Nëntor 2025 11:48
    Ushtria izraelite ka njoftuar përfundimin e operacioneve ushtarake kundër objektivave të Hezbollahut në jug të Libanit,  pas një serie sulmesh të kritikuara nga paqeruajtësit e OKB-së.
    Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) deklaruan se kanë përfunduar sulmet ndaj njësisë elitare “Radwan” të Hezbollahut,  duke shënjestruar depot e armëve të ndërtuara,  sipas tyre,  në zona të banuara nga civilë. Para ndërhyrjes,  IDF-ja kishte paralajmëruar banorët të largoheshin nga pesë zona të caktuara në jug të vendit.

    Presidenti libanez Joseph Aoun e cilësoi sulmet si një “krim flagrant” nga ana e Izraelit,  ndërsa burimet e sigurisë raportuan se zonat e prekura përfshinin fshatrat Taybeh,  Tir Dabba dhe Ayta al-Jabal.

    Sipas Ministrisë së Shëndetësisë libaneze:  Një person u plagos në Tayr Debba dhe një i vdekur dhe tetë të plagosur u raportuan në një sulm pranë qytetit port të Tiros.

    Tensionet mes Izraelit dhe Hezbollahut janë intensifikuar javët e fundit,  me Izraelin që kërkon çarmatimin e plotë të milicisë së mbështetur nga Irani. Edhe pse një armëpushim teknikisht është në fuqi që nga fundi i nëntorit 2024,  Izraeli akuzon Hezbollahun për riarmatosje dhe ka kryer sulme të vazhdueshme.
    I dërguari amerikan Tom Barrack,  së bashku me zyrtarë izraelitë,  kanë paralajmëruar për masa shtesë nëse Hezbollahu nuk çarmatoset, duke shtuar presionin diplomatik dhe ushtarak në rajon.

  • Rama kërkon ndjesë për sulmet ndaj ambasadorit Gonzato

    Rama kërkon ndjesë për sulmet ndaj ambasadorit Gonzato

    Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një kërkesë për falje Komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian,Marta Kos, e cila dënoi sulmet e Sali Berishës për ambasadorin Silvio Gonzato, lidhur me orientimin e tij seksual.
    Postimi i plotë i Edi Ramës: 
    Kërkojmë ndjesë për mënyrën fyese me të cilën një ligj shumë fisnik — plotësisht i përafruar me parimet e BE-së për barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin — është keqpërdorur për të shtrembëruar perceptimin publik, si dhe për mënyrën se si Ambasadori i BE-së është shfrytëzuar për një qëllim kaq të ulët.
    Megjithatë, siç themi ne në shqip: Le të lehin qentë, karvani ecën përpara.

  • Sulmet e Berishës ndaj Gonzatos, Kos: E papranueshme! Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi, pjesë integrale e ligjit të BE

    Sulmet e Berishës ndaj Gonzatos, Kos: E papranueshme! Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi, pjesë integrale e ligjit të BE

    Komisionerja për Zgjerimin e BE, Marta Kos, ka reaguar për sulmet e Sali Berishës ndaj ambasadorit Silvio Gonzato, lidhur me orientimin e tij seksual.
    Postimi i Marta Kos:
    Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së.
    Përputhja me të është pjesë e procesit të pranimit në BE.
    Kjo nuk është një kërkesë private e Ambasadorit të@EUinAlbania
    Çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm.
     

  • SHBA mund të sulmojë bazat ushtarake të Maduros

    SHBA mund të sulmojë bazat ushtarake të Maduros

    Mediat amerikane raportojnë se sulmet ajrore ndaj bazave ushtarake të regjimit të Nicolas Madurós mund të jenë “çështje ditësh, madje orësh”.

    Sipas këtyre mediave, administrata e presidentit Donald Trump ka marrë tashmë vendimin për të goditur objektivat ushtarake brenda Venezuelës, në kuadër të asaj që në Uashington cilësohet si faza e dytë e fushatës kundër trafikut të drogës.

    Megjithatë, vetë Trump, duke folur me gazetarët në bordin e Air Force One, mohoi se ka urdhëruar ndonjë operacion të tillë, ndonëse la të hapur mundësinë për veprime të mëtejshme nëse Venezuela vazhdon të jetë kërcënim.

    Sipas burimeve ushtarake amerikane, në Karaibe po qëndron një formacion i fuqishëm detar, i përbërë nga 14 anije luftarake dhe rreth 10 mijë trupa, ndër të cilat edhe aeroplanmbajtësja më moderne e marinës amerikane, USS Gerald Ford. Analistët e mbrojtjes theksojnë se një dislokim kaq i madh nuk mund të jetë vetëm për luftën kundër trafikut të drogës në det të hapur.

    Ndërkohë, presidenti venezuelian Nicolas Maduro i është drejtuar me një letër homologut rus Vladimir Putin, duke kërkuar ndihmë ushtarake për të forcuar mbrojtjen e vendit. Burime në Karakas konfirmojnë se janë bërë kërkesa të ngjashme edhe ndaj Kinës dhe Iranit.

    Në Shtetet e Bashkuara, autoritetet e rendit akuzojnë disa nga zyrtarët më të lartë të regjimit venezuelian për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës. Organizata e Kombeve të Bashkuara e ka cilësuar “të papranueshme” sulmet amerikane të ditëve të fundit ndaj mjeteve të dyshuara për trafik droge në ujërat ndërkombëtare.

  • Sulmet ndaj nënstacioneve elektrike, Kievi akuzon Rusinë për ‘terrorizëm bërthamor’

    Sulmet ndaj nënstacioneve elektrike, Kievi akuzon Rusinë për ‘terrorizëm bërthamor’

    Kievi dhe autoritetet ndërkombëtare i kanë dënuar sulmet e Rusisë ndaj sektorit civil të energjisë, ndërsa Ukraina e ka akuzuar Moskën për “terrorizëm bërthamor” pas sulmeve në nënstacione që janë thelbësore për furnizimin e termocentraleve bërthamore me rrymë.

    “Sulmet e qëllimshme ndaj objekteve civile të energjisë, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në funksionimin e sigurt të instalimeve bërthamore, bartin shenjat e terrorizmit bërthamor dhe përbëjnë shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare humanitare”, tha Ministria e Jashtme e Ukrainës më 31 tetor.Ministria iu referua një deklarate të një dite më parë nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), e cila përmendi sulme ushtarake që “kanë shkaktuar dëme në nënstacione jetike për sigurinë bërthamore në Ukrainë”. Agjencia bërthamore e OKB-së tha se incidentet pranë termocentraleve bërthamore të Ukrainës jugore dhe Hmelnitski i kanë shkëputur këto objekte nga linjat e jashtme të energjisë elektrike.

    Ajo shtoi se një stacion i tretë, ai në Rivne, ishte detyruar ta ulte prodhimin në dy nga katër reaktorët e tij për shkak të sulmeve. “Rreziqet për sigurinë bërthamore mbeten shumë reale dhe të vazhdueshme. Edhe një herë bëj thirrje për përmbajtje maksimale ushtarake në afërsi të objekteve bërthamore”, tha drejtori i përgjithshëm i IAEA-së, Rafael Grossi.

    Tensione të larta rreth centralit të Zaporizhjas
    Vëmendja kryesore është përqendruar në centralin bërthamor të Zaporizhjas, në juglindje të Ukrainës, ku po zhvillohen punime për riparimin e dëmeve nga sulmet e mëparshme. “Ne po punojmë intensivisht për të krijuar kushtet e nevojshme që këto riparime shtesë të nisin. Rikthimi i kësaj linje të energjisë është thelbësor për përmirësimin e situatës së brishtë të sigurisë bërthamore në këtë vend”, tha Grossi.

    Ky central – më i madhi në Evropë – është nën kontrollin rus që prej fillimit të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska në shkurt të vitit 2022. Ai ka punuar me gjeneratorë rezervë me naftë që prej 23 shtatorit, kur u ndërprenë linjat e jashtme të energjisë. Gjashtë reaktorët e centralit të Zaporizhjas janë të mbyllur tash e tri vjet dhe nuk prodhojnë më energji elektrike, por iu nevojitet rryma për sistemet e sigurisë, siç janë pompat ftohëse, për ta shmangur ndonjë aksident bërthamor.

    Rusia mohon se e godet infrastrukturën civile, pavarësisht provave të shumta që e dëshmojnë të kundërtën. Ukraina i është kundërpërgjigjur Moskës duke goditur objekte me rëndësi ushtarake, shpesh thellë brenda territorit rus.

    Më 31 tetor, Kievi njoftoi se kishte kryer rreth 160 sulme ndaj objekteve të industrisë së naftës ruse gjatë vitit 2025, duke synuar një burim të rëndësishëm financimi për luftën e Moskës.

    Vendet perëndimore kanë vendosur gjithashtu sanksione ndaj sektorit energjetik rus, duke e kufizuar më tej rrjedhën e parave drejt Kremlinit.