Tag: sulmet

  • Sulmet ruse në Ternopil të Ukrainës, të paktën 25 të vrarë, mes tyre edhe fëmijë

    Sulmet ruse në Ternopil të Ukrainës, të paktën 25 të vrarë, mes tyre edhe fëmijë

    Raketat ruse goditën dy ndërtesa banimi në qytetin perëndimor ukrainas të Ternopilit, duke vrarë të paktën 25 persona, përfshirë tre fëmijë, teksa Rusia kreu sulme me dronë dhe raketa gjatë natës që lanë të plagosur dhjetëra persona në mbarë Ukrainën.

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i quajti valën e sulmeve “një sulm ndaj jetës së përditshme”.
    Mediat ukrainase raportuan se shpërthime u dëgjuan në orët e para të 19 nëntorit në rajonet e Ternopilit, Kmelnitskijt, Ivano-Frankivskit, Rivnes, Lvivit dhe Dnipropetrovskut, teksa sulmet shënjestruan lindjen dhe perëndimin e Ukrainës.
    Shërbimet e Emergjencës së Ukrainës njoftuan se dy ndërtesa të larta banimi u goditën në qytetin e Ternopilit, duke lënë të paktën 25 të vdekur, tre prej të cilëve fëmijë. Më shumë se 92 persona u plagosën nga sulmi, përfshirë 18 fëmijë.
    Një zyrtar ushtarak tha se njëra nga ndërtesat mund të jetë goditur nga një raketë lundruese e lëshuar nga ajri.
    “Çdo sulm kundër jetës së përditshme dëshmon se presioni ndaj Rusisë ende është i pamjaftueshëm”, tha Zelensky në një postim në X.
    “Sanksionet efektive dhe ndihma për Ukrainën mund ta ndryshojnë këtë. Prioriteti kryesor është mbrojtja ajrore, raketat mbrojtëse, sisteme shtesë, kapacitete të zgjeruara për aviacionin tonë luftarak dhe prodhimi i dronëve për të mbrojtur jetë. Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për veprimet e saj dhe ne duhet të jemi të përqendruar në gjithçka që na forcon dhe na mundëson të rrëzojmë raketat ruse, të neutralizojmë dronët rusë dhe të ndalim sulmet”.
    Kryetari i qytetit të Lvivit në Ukrainën perëndimore, Andriy Sadovy, u bëri thirrje banorëve të strehohen duke paralajmëruar përmes një postimi në Telegram se “armiku po sulmon Ukrainën perëndimore me dronë. Mos e injoroni alarmet për sulme!”.
    Ministria e Energjisë së Ukrainës tha se sulmet shkaktuan ndërprerje të menjëhershme të energjisë elektrike në disa rajone, duke shtuar se ekipet e mirëmbajtjes po punojnë për të rikthyer furnizimin aty ku munden.
    Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj objekteve energjetike të Ukrainës teksa po afrohen muajt e dimrit, duke shkaktuar frikë për mungesa të energjisë elektrike teksa pritet që temperaturat të bien.
    Moska ka goditur rregullisht zona civile në Ukrainë, megjithëse ajo mohon se shënjestron caqe të tilla./REL

    Top Channel

  • Vijojnë sulmet ruse në Ukrainë, 1 viktimë dhe 9 të plagosur në rajonin e Kharkivit

    Vijojnë sulmet ruse në Ukrainë, 1 viktimë dhe 9 të plagosur në rajonin e Kharkivit

    Sulmet me raketa nga forcat e armatosura ruse vranë një vajzë 17-vjeçare dhe plagosën nëntë të tjerë në rajonin e Kharkivit, në pjesën verilindore të Ukrainës, tha një zyrtar lokal në orët e para të mëngjesit.

    “Armiku nisi sulme me raketa në qytetin e Berestinit”, raportoi fillimisht guvernatori rajonal i Kharkivit Oleh Sinekhubov nëpërmjet Telegram, duke shtuar më vonë se “një vajzë 17-vjeçare që u plagos rëndë ndërroi jetë nga plagët në spital”, ndërsa nëntë persona të tjerë u plagosën, shtatë prej të cilëve u shtruan në spital dhe janë nën kujdesin e mjekëve.

    Top Channel

  • Rumania ngre alarmin për sulmet/ Qëllohet me dron anija që transportonte gaz në kufi me Ukrainën, evakuohet gjithë fshati

    Rumania ngre alarmin për sulmet/ Qëllohet me dron anija që transportonte gaz në kufi me Ukrainën, evakuohet gjithë fshati

    Autoritetet rumune urdhëruan evakuimin e banorëve në një fshat afër lumit Danub, që formon kufirin me Ukrainën, pasi një dron thuhet se ka goditur një anije që transportonte gaz të lëngshëm natyror në anën ukrainase të lumit.

    Në një deklaratë të publikuar më 17 nëntor, Ministria e Mbrojtjes tha se sistemet e saj të monitorimit dhe mbikëqyrjes me radar gjithashtu kanë zbuluar dhe ndjekur objekte në hapësirën ajrore ukrainase pranë fshatit rumun.
    Me rrezikun e vazhdueshëm të shpërthimeve, Departamenti për Situata Emergjente tha se disa persona janë evakuuar dhe po mbahen në ndërtesën e komunës derisa të zgjidhet problemi. Zyrtarët e fshatit u shprehën se ekipet lokale të emergjencës po ndihmojnë në evakuimin e njerëzve dhe kafshëve drejt zonave më të sigurta.
    Ndërkaq, Ministria tha se nuk ka pasur inkursione të paautorizuara të aeroplanëve në hapësirën ajrore rumune, por sulmet ruse ndaj porteve ukrainase në rajonin e Danubit kanë shkaktuar që të lëshohen disa alarme në shtetin anëtar të NATO.
    Inkursionet e dronëve rusë në Rumani dhe Poloni, së bashku me hyrjen e avionëve ushtarakë rusë në hapësirën ajrore të Estonisë, kanë detyruar NATO-n të nisë iniciativën e saj “Roja Lindore” për të forcuar mbrojtjen ajrore.

    Top Channel

  • Ushtria amerikane kryen sulmin e 21-të ndaj një anijeje të dyshuar për drogë, vriten 3 persona

    Ushtria amerikane kryen sulmin e 21-të ndaj një anijeje të dyshuar për drogë, vriten 3 persona

    Pentagoni kreu të shtunën sulmin e 21-të të njohur ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge, njoftoi të dielën Komanda Jugore e SHBA-së.

    “Inteligjenca konfirmoi se anija ishte e përfshirë në kontrabandë të paligjshme të narkotikëve, duke kaluar tranzit përgjatë një rruge të njohur të trafikimit të drogës dhe duke transportuar narkotikë”, postoi Komanda Jugore në mediat sociale. “Tre narko-terroristë meshkuj në bordin e anijes u vranë.”

    “Anija po trafikonte narkotikë në Paqësorin Lindor dhe u godit në ujëra ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

    Sulmi i fundit e çon në 83 numrin e përgjithshëm të njerëzve të vrarë nga sulmet e ushtrisë amerikane ndaj anijeve të dyshuara të drogës. CNN ka raportuar se ushtria po përdor një sërë avionësh luftarakë, dronësh dhe anijesh luftarake për të kryer sulmet gjatë fushatës, të cilat zyrtarët thonë se kanë për qëllim të ndërpresin rrjedhën e drogës në SHBA.

    Sulmi vjen disa ditë pasi një zyrtar i Departamentit të Mbrojtjes tha se SHBA-të kryen sulmin e 20-të ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge javën e kaluar.

    Departamenti i Drejtësisë i ka thënë Kongresit se administrata nuk ka nevojë për miratimin e tij për të kryer sulmet, të cilat disa ekspertë kanë thënë se mund të shkelin ligjin amerikan dhe atë ndërkombëtar.

    Fushata e vazhdueshme ka filluar gjithashtu të nxjerrë në pah tensionet me aleatët; Mbretëria e Bashkuar ka ndaluar ndarjen e informacionit me SHBA-në, në lidhje me anijet e dyshuara për trafik droge për të shmangur përfshirjen në sulme, raportoi CNN javën e kaluar, të cilat Mbretëria e Bashkuar i beson të paligjshme.

    Presidenti i Kolumbisë tha gjithashtu javën e kaluar se i kishte urdhëruar vendit të tij të pezullonte ndarjen e inteligjencës me SHBA-në derisa të ndalonin sulmet./ CNN.

  • Tri raketa Kinazhal mbi Ukrainë, Rusia nuk ndal sulmet, 9 viktima në 24 orë

    Tri raketa Kinazhal mbi Ukrainë, Rusia nuk ndal sulmet, 9 viktima në 24 orë

    Rusia lëshoi 3 raketa balistike mbi Ukrainë në një valë sulmesh gjatë natës, teksa bilanci I viktimave përgjatë 24 orëve të fundit shkoi në 9.  Dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur sipas autoriteteve rajonale. Sulmet ruse kanë vijuar nga e premtja në të shtunë, me lëshimin e 3 raketave Kinzhal Kh-47M2 e po ashtu rreth 135 dronëve përfshirë Shahed.
    Sipas forcave të armatosura të Ukrainës 2 raketa balistike dhe 91 dronë armiq ishin interceptuar. 13 lokacione raportohet të jenë goditur nga dronët e tjerë dhe një prej raketave, ndërsa mbetjet e dronëve të shkatërruar shkaktuan dëme në disa zona.
    Vala e re e sulmeve vjen pas bombardimeve të së premtes mbi kryeqytetin Kiev, që shkaktuan 7 viktima dhe plagosën 36 të tjerë duke shkaktuar dëme në 9 lagje të kryeqytetit. Sulmet pati edhe në rajonin jugor të Kherson, ku u raportua një viktimë.
    Një person u vra në distriktin e Nikopol, ndërsa në Donjetsk u shënua një I plagosur. Sulme gjatë nates përjetuan edhe rajonet e Sumi dhe Harkiv.

  • Rriten sulmet ruse ndaj hekurudhave ukrainase, qytetarët dhe transporti ushtarak në rrezik

    Rriten sulmet ruse ndaj hekurudhave ukrainase, qytetarët dhe transporti ushtarak në rrezik

    Sulmet ndaj rrjetit hekurudhor të Ukrainës janë trefishuar që prej korrikut të këtij viti, sipas zyrtarëve ukrainas, ndërsa Rusia synon të pengojë një nga sistemet kryesore logjistike të Kievit. Zëvendëskryeministri Oleksii Kuleba tha se sulmet e këtij viti kanë shkaktuar dëme që arrijnë në 1 miliard dollarë dhe mbi 3 mijë objekte hekurudhore janë dëmtuar.

    “Që nga fillimi i vitit janë kryer 800 sulme dhe sulmet kanë synuar edhe drejtuesit e trenave”, tha Kuleba.

    Hekurudha është jetike për Ukrainën, duke transportuar mbi 63% të mallrave dhe 37% të pasagjerëve, përfshirë transportin e ndihmave ushtarake. Me aeroportet civile jashtë funksionit që prej fillimit të pushtimit të plotë rus, shumica e udhëtarëve dhe vizitorëve të huaj përdorin trenin.

    Përveç sulmeve masive, Rusia ka përdorur edhe dronë të saktë Shahed për të goditur lokomotivat individuale. Për të mbrojtur rrjetin, trenat janë pajisur me sisteme elektronike kundër dronëve dhe janë ngritur ekipe mbrojtjeje ajrore nga stafi hekurudhor.

    Stacioni i Lozovës në rajonin e Kharkivit ka pësuar dëme të mëdha nga një sulm me dron, duke shkatërruar platforma dhe pjesë të godinës kryesore.

    “Sulmet synojnë stacionin dhe lokomotivat. Ata duan të prishin linjat dhe energjinë elektrike”, tha Tetyana Tkachenko, drejtore e stacionit.

    Oleksii Kuleba shtoi se Rusia ka tre objektiva: shkatërrimin e logjistikës në jug, pengimin e trafikut hekurudhor pranë frontit dhe shkatërrimin e zonave industriale në Donbas. Ekspertët paralajmërojnë se trenat janë veçanërisht të prekshëm ndaj dronëve për shkak të lëvizjes së ngadaltë dhe itinerarit të parashikueshëm, dhe nëse sulmet vazhdojnë, mund të mbeten shinat, por pa trenat që të lëvizin mbi to.

  • Hakerat kinezë kryejnë një nga sulmet më të mëdha kibernetike, vodhën të dhëna në 30 vende

    Hakerat kinezë kryejnë një nga sulmet më të mëdha kibernetike, vodhën të dhëna në 30 vende

    Startapi amerikan i inteligjencës artificiale Anthropic ka zbuluar dhe ndalur një nga fushatat më të avancuara të spiunazhit kibernetik, e cila është kryer pothuajse tërësisht nga një sistem IA. Sulmi i është atribuuar grupit GTG-1002, një njësi e mbështetur nga shteti kinez.
    Sipas raportit të kompanisë, hakerat përdorën chatbot-in “Claude” të Anthropic dhe mjetin e tij të programimit, Claude Code, për të spiunuar dhe vjedhur të dhëna nga rreth 30 objektiva në vende të ndryshme. Në shënjestër ishin kompani të mëdha teknologjike, institucione financiare dhe agjenci qeveritare.
    Anthropic thotë se sulmet u zhvilluan me një shpejtësi të pamundur për t’u arritur nga njerëzit, pasi pjesa më e madhe e veprimeve u krye në mënyrë autonome nga IA.
    Grupi arriti të anashkalonte mekanizmat e sigurisë duke e bindur sistemin se ishte duke kryer kontrolle legjitime të sigurisë kibernetike.
    “Kjo shënon një ndryshim të madh në mënyrën se si kriminelët kibernetikë përdorin inteligjencën artificiale,” theksoi kompania, duke shtuar se këtë herë sulmuesit nuk kufizoheshin te këshillat teknike, por manipuluan robotin për të kryer sulmet vetë.

  • Sulmet ndaj Pastorit/ Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar në mbështetje të Akil Panos

    Sulmet ndaj Pastorit/ Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar në mbështetje të Akil Panos

    Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar me anë të një deklarate, shpreh mbështetjen ndaj Pastrorit Akil Pano, pas sulmeve dhe gjuhës denigruese të përdorur ndaj tij ditë e fundit.
    Në deklaratën e bërë, Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar thotë se çdo formë diskreditimi apo kërcënimi ndaj klerikëve cenon parimet demokratike dhe të drejtat e njeriut.
    Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar bën thirrje për institucionet kompetente të monitorojnë situatën.
    Deklarata
    Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar Elbasan
    Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar Elbasan shpreh mbështetjen e saj institucionale për Koalicionin Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës dhe për Pastor Akil Panon, në lidhje me sulmet dhe gjuhën denigruese të bëra publike së fundmi në media dhe rrjete sociale.
    Si një qendër e angazhuar për dialogun dhe harmoninë ndërfetare, ne shprehim shqetësim të thellë për nxitjen e gjuhës së urrejtjes ndaj një përfaqësuesi të klerit dhe një institucioni që mbron vlerat themelore të familjes, jetës dhe lirisë së besimit. Çdo formë kërcënimi apo diskreditimi publik ndaj klerikëve përbën cenim të parimeve demokratike dhe të të drejtave themelore të njeriut.
    U bëjmë thirrje institucioneve kompetente që të monitorojnë me seriozitet situatën dhe të garantojnë standardet e mbrojtjes së dinjitetit dhe lirisë së shprehjes së përfaqësuesve fetarë në vend.
    Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar Elbasan mbetet e përkushtuar në promovimin e paqes, dialogut dhe respektit të ndërsjellë ndërmjet komuniteteve të ndryshme të vendit.
    Me respekt,
    Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar Elbasan

  • Rritet bilanci/ 3 të vrarë dhe mbi 26 të plagosur

    Rritet bilanci/ 3 të vrarë dhe mbi 26 të plagosur

    Kievi është goditur sërish nga një valë sulmesh me dronë dhe raketa gjatë natës, duke shkaktuar viktima, zjarre dhe dëmtime të rënda në infrastrukturë.

    Zyrtarët ukrainas konfirmuan se tre persona kanë humbur jetën, ndërsa të paktën 26 të tjerë janë plagosur, shkruan BBC.

    Kryebashkiaku i Kievit, Vitaliy Klitschko, i përshkroi sulmet si “masive”, ndërsa shpërthime të mëdha goditën ndërtesa banimi në disa zona të qytetit. Një pjesë e infrastrukturës energjetike u dëmtua, duke lënë pa ngrohje lagje të tëra në verilindje të kryeqytetit.

    Kreu i administratës ushtarake të Kievit, Timur Tkachenko, njoftoi se sulmet prekën “pothuajse çdo rreth” të qytetit.

    Përmes Telegramit, ai paralajmëroi qytetarët të kërkonin strehim vetëm një minutë pas mesnatës, duke shkruar: “Është zhurmë në Kiev”.

    Shërbimet e emergjencës raportuan se mbeturinat e dronëve dhe raketave shkaktuan zjarre dhe dëme në disa ndërtesa të larta banimi, një spital, një shkollë dhe një ndërtesë administrative.

    Ndërkohë më shumë se 40 persona u shpëtuan, përfshirë 14 vetëm nga një ndërtesë në lagjen Desnyanskyi, ku humbi jetën një person. Një tjetër u gjet i gjallë nën rrënoja.

    Nëntë të plagosur po trajtohen në spital, ndërsa një burrë raportohet në gjendje jashtëzakonisht të rëndë.

    Probleme me energjinë dhe ngrohjen

    Rrjeti i ngrohjes së kryeqytetit është dëmtuar, duke rritur rrezikun e ndërprerjes së energjisë dhe furnizimit me ujë, bëri të ditur Klitschko.

    Forcat ajrore paralajmëruan se dronët dhe bombat e drejtuara goditën gjithashtu rajone të tjera të vendit, përfshirë Sumy.

    Sulmet e fundit vijnë më pak se një javë pas një ofensivë tjetër ruse që shkaktoi gjashtë viktima dhe dëmtime në infrastrukturë energjetike.

  • Franca përkujton sulmet/ Një dekadë nga terrori i 13 nëntorit, mbi 130 viktima dhe 400 të plagosur

    Franca përkujton sulmet/ Një dekadë nga terrori i 13 nëntorit, mbi 130 viktima dhe 400 të plagosur

    Franca përkujton këtë të enjte sulmet terroriste  të Shtetit Islamik të 13 nëntorit të vitit 2015, ku u vranë më shumë se 130 persona dhe u plagosën rreth 400 të tjerë.

    Këto ishin sulmet më vdekjeprurëse në vend që nga Lufta e Dytë Botërore dhe sollën terror dhe frikë në të gjithë Francën, duke nxitur masa emergjente sigurie, disa nga të cilat u kthyen në ligje.

    Një kopsht përkujtimi i vendosur pranë Bashkisë së Parisit, hapet për të nderuar ata që humbën jetën dhe ata që mbijetuan.

    Emrat e viktimave të gdhendur në gurë graniti janë vendosur rreth kopshtit, ndërsa një pemë ulliri është mbjellë në hyrje të tij.

    Sulmi filloi me shpërthime vetëvrasëse me bomba jashtë stadiumit Stade de France, ku Presidenti i atëhershëm Francois Hollande dhe ministri i jashtëm gjerman po shikonin një ndeshje miqësore futbolli, dhe vazhdoi me persona të armatosur që hapën zjarr në pesë vende të tjera në qendër të Parisit.

    Pak më vonë, persona të armatosur filluan të qëllonin bare dhe restorante në lagje të mëdha të kryeqytetit francez.

    Ndërkohë në orën 9:40 të mbrëmjes, një grup xhihadistësh mbërriti në Bataclan, një teatër dhe vend argëtimi parizien. Makthi zgjat gati tre orë, derisa ndërhyjnë forcat speciale. 90 persona u vranë dhe 350 mbetën të plagosur. Nga të mbijetuarit e Bataclan, dy kryen vetëvrasje më pas si pasojë e traumave të forta.

    Dhjetë vjet më vonë, kërcënimi i sulmeve të tilla në Francë është i ndryshëm. Sipas burimeve të sigurisë, grupet militante xhihadiste si Shteti Islamik nuk kanë më të njëjtat mjete për të koordinuar sulmet në tokën franceze.

    Por propaganda online e grupit është ende efektive dhe në gjendje të radikalizojë të rinjtë e terhequr nga dhuna në mediat sociale. Prokurorët e antiterrorizmit këtë javë nisën një hetim ndaj ish-partneres të autorit të vetëm të mbijetuar të sulmeve, I cili aktualisht ndodhet në burg.